PARLAMENTI EUROPIAN KERKON MARRJEN E MASAVE KUNDER “LAJMEVE FALSO” RUSE/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/
Ne rezoluten qe u miratue, thuhet se Kremlini e ka shtyue propaganden e tij kunder Bashkimit Europian, qe nga koha qe Rusia, ne menyre jo te ligjeshme, mori nen kontroll Krime nga Ukraina me 2014.
Parlamenti Europian paralajmeroi se “propaganda anmiqsore.” e Rusise kunder Bashkimit Europian po shtohet, dhe si rrjedhim, u ka kerkue vendeve antare te shtojne perpjekjet kunder lajmeve jo te verteta.
Rezoluta ne fjal shkaktoi nji reagim te ashper nga presidenti Putin, i cili e akuzoi Parlamentin Europian se po i jep mesim Rusise rreth demokracise.
Ligjvenesit e Parlamentit Europian votuen me 23 Nanduer, ne favor te nji plani, ne baze te cilit do te ndeshkohen mediat shtenore ruse, si per shembull stacioni televiziv RT dhe agjencia Sputnik e lajmeve, te cilat po tejtojne lajme,”absolutisht falso” (rrena diten me dill).
Ata thane se Kremlini po perdor shume menyra dhe mjete tuej perfshi, grupe mendimtaresh, radio stacione qe transmetojne ne gjuhe te ndryshme, stacione radiofonike falso, dhe rrjetin shoqnor(social), per te perhap, lajme jo te verteta, kunder vlerave demokratike, per te perca Europen.
Ne ate rezolute thuhet se Kremlini e ka shtue veprimin propagandistik, kunder Bashkimit Europian, qe nga koha qe Rusia aneksoi Krimene me 2014-te.
Ligjvenesit i kerkuen Bashkimit Europian qe te zmadhoje entin “teper te vogel” te komunikimit, qe ekziston tashti, dhe te investoje ma shume, keshtu qe te shtohet perkujdesja ne pergjithsi, te aktivizohen ma teper mediat vendase(lokale),rrjeti i gazetarise hetuese dhe mengreca e informimit. Ata theksuen se ishin “shume te shqetsuem” nga shtimi i shpejte i propagandes nga ana e Kremlinit kunder Bashkimit Europian, tuej pershi genjeshtrat dhe propaganden, qe synojne te mbajne ose shtojne ndikimin rus, per te dobsue e perca Bashkimin Europian.
Putini u tha gazetarve ne Moske, se rezoluta tregon “perdhosjen e ideve politike dhe parimeve demokratike te sistemit shoqnor perendimor.”
Rezoluta e naltpermendun u miratue nga 304 ne favor, 179 kunder dhe 208 abstenuen.
Parlamenti Europian paralajmeroi gjithashtu rreth propagandes nga grupet ekstremiste Shteti Islamik, Alkueida, dhe grupe te tjera, jo-shtetnore.