Nga Bedri Blloshmi/Eleni Rrodhe e bija e deputetit dhe tregtarit më të madh të qytetit të Korçës, vatranit të orëve të para, (Kol Rrodhe, i cili dha shpirt në burgun e Burrelit) pushoi së rënkuari. Zhuli do mbaronte për mësuesi dhe fati e hodhi në shkretëtirat e Librazhdit, si mësuese. Në atë shkollë u njoh me një djalë nga Bërzeshta, Genc Bardhi Leka edhe ky mësues. Njohja dhe biografia bëri që këta dy të rinj të krijojnë familje. Forcimi dhe egërsia e luftës së klasave, që zhvillohej ndaj klasës sonë të përmbysur nga orteku i kohës, bëri që të dy të pushohen nga arsimi, në vitin 1967. Të heshtur e kokë ulur, duke iu bindur fatit të zi dhe të pafuqishëm për ta ndryshuar, bënë çdo punë të rëndomtë për një intelektual. Grykësia komuniste bashkë me sigurimin gjakatar, ju vunë këmba – këmbës Gencit që nga viti 1959 deri ditën që e arrestuan më 31gusht 1976. Eleni lindi dy fëmijë, Petrikën dhe Eglantinën. “Kuajt” e Komitetit Qëndor vendosën që Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, do i pushkatonin duke u lënë të parit dy fëmijë dhe të dytit një fëmijë jetim. Mbas 17 korrikut 1977 ditën që Zhulit ia copëtuan, shkatërruan jetën duke pushkatuar Gencin, iku nga sytë këmbët duke marrë nën sqetull fëmijët jetimë si klloçka që merr zogjtë. Duke qarë dhe ulëritur e duke shkulur flokët për hatanë që e gjeti, vendoset në qytetin e lindjes në një kthinë pa çati. Aty jetoi si gjarpri nën gurë pa ia dhënë dorën askush. Ashtu nën brengën, nën dhimbjen e vuajtjet që i shtoheshin përditë, shpesh kjo grua me një shall dhe shami të zezë e me dy fëmijë kapur përdore, merr rrugën për tek varrezat e Librazhdit. Aty nga mesi i parcelës të binin në sy dy varre gati të përbashkët dhe mbi pllakën e ftohtë të mermertë janë dy fotografi me emrat e tyre. Genc Leka lindur më 23 mars 1941 dhe pushkatur më 17 korrik 1977. Krahë kësaj fotografie është dhe fotografia tjetër Vilson Blloshmi, lindur më 18 mars 1948 dhe pushkatur më 17 korrik 1977, pra kanë të përbashkët fundin e tyre. Zhuli mbasi i përkëdhel të dy fotografitë me dorë, u pastron pluhurin, ulet përballë tyre e vazhdon të fshijë lotët që i bien mbi buzët e thara e i dridhen vazhdimisht. Qëndron e heshtur dhe pa iu përgjigjur pyetjeve që i bëjnë fëmijët, sepse nuk ka dëshirë, mbasi ata janë akoma të vegjël për të mësuar tragjedira të tilla, që janë vënë në skenë në regjimin diktatorial. Për t`ju shmangur, ngrihet me fëmijët për dore e largohet me shikimin nga mbrapa, derisa shikimin ja zë një kodër e zhveshur dhe e rrjepur nga erozioni i viteve. Para më shumë se një vit kjo zonjë e plakur nga pesha e halleve, nuk e merr më rrugën për të ardhur më e ta shohë apo të bisedojë me njeriun që lidhi jetën dhe krijoi familjen dhe komunistët e dërguan në dhe para kohe, sepse i vuri shpatullat shtratit, për të mos u ngritur më. Lëngoi e lëngoi, ashtu zvarrë – zvarrë vjen me shpirt ndër dhëmbë, për të fundit herë me disa tufa me lule, i vendos dhe i mbulon me lule. Në krah të varrit të bashkëshortit të saj, është dhe një varr tjetër me fotografinë e një zonje, mbuluar gjysmën e ballit me një sharp të zi. Shikimi i kësaj hallëmadheje, tretet e tretet me një vëmendje që duket se pret një përgjigje. Ky shikim është drejt njeriut të saj të dashur, bashkëshortit Bardho Leka, i cili ka ndërruar jetë në korrikun e vitit 1968 dhe prehet në varrezat e Prizrenit, nën krahët e pishave shekullore. Ja pra se si e pësuan familjet atdhetare, që deshën dhe luftuan për vendin e tyre, shumë nga këta atdhetarë patriotë shqipëtarë të zhuritur për mallin dhe dhimbjen e familjeve të tyre, treten në largësi marramendëse, larg deteve e oqeaneve dhe me sigurinë që kurrë nuk do të kthehen më në vendlindje. Eh histori? Si thua, do i shkruash, do i thuash ndonjëherë këto të vërteta? Ngrije zërin dhe thuaje të vërtetën, e mos i lër më nën pluhurin e harresës.
Bedri: “Mbrëmë më vdiq nëna. E tretur, e rrudhosur nën rënkimin e sëmundjes, na thirri pranë krevatit e me ballë të djersitur na shikonte me rradhë, mua, Tinën dhe dy fëmijët e mi. I përqafoi. i puthi, më bëri shenjë me vetullat e lodhura. Me sa kuptova unë duhet ta ngrija nga pozicioni që ishte. E ngritëm, i vendosëm një jastëk tek koka e krevatit, mbas shpine. Mbasi e rregulluam, duke menduar se do gjenta rehat në atë pozicion, e pyeta: hë mama, je mirë kështu? Ajo nuk po rënkonte më dhe nuk ktheu asnjë përgjigje… . e përqafova përsëri kur vura buzët tek faqet e rrudhosura,ato kishin filluar të ftoheshin. Të gjithë sa ishin filluan të qanin”.
Po, Zhuli ishte larguar nga kjo botë e zhgënjyer . . .
dori says
shume prekes asht ky tregim.bemat e enver vampirit skan te sosur dhe me e keqja asht se asnji sjep llogari per to sot.
Nazmi Seitaj says
z. Nazmi Seitaj, i cili i ka njohur mirë dy poetët, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin; madje ka shkruar edhe një libër për kalvarin e tyre, me titullin Ngadhnjimi i shpirtit. Letrën po e përcjell në vijim (me lejen e autorit, të cilin e falënderoj përzemërsisht), së bashku me materialin që i bashkëngjitet. 2Xh]
Lexova shkrimin Retorika lëndon dhe ndjehem i prekur nga ndjesitë e shkrimit tuaj të sinqertë e të kthjellët, por ndjehem edhe i tronditur nga ajo e vërtetë që ju përmendni : Nëse poetët martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi do t’i rezistojnë apo jo kohës. Meqënëse këta dy poetë kanë qënë miqtë e mi më të dashur ndjehem i përkushtuar t’ju shkruaj me një respekt të thellë për shqetësimin që shprehni. Për këta poetë me fat tragjik është folur shumë por ndonjëherë ngre krye falsiteti dhe hipokrizia. Ndonjë nga politikanët mundohet të fitojë prej tyre kredo politike, ndërsa ndonjë shkrimtar i thekur i monizmit shkruan për ata që të afirmohet si demokrat kur as i regëtinte sado pak zemra ndërsa vriteshin poetët e rinj e të pafajshëm. Ka prej tyre që kanë ngritur kartonat për t’i dënuar dhe sot u thurin lavde. Kësisoj të vjen ndërmend Noli ynë kur shkruan për Franc Shubertin se: na e vranë të gjallë, na e monopolizuan dhe të vdekur.
E vërteta e hidhur e memorialit të tyre në qytetin e Librazhdit i cili nga dita në ditë rrënohet dhe asgjësohet, rrëfen më së miri edhe harresën ndaj tyre dhe kjo ka të bëjë me kujdesin e shtetit ndaj martirëve por edhe me kulturën njerëzore të një vendi. Por ajo që është edhe më shumë për të ardhur keq, sipas perceptimit tim, forma dhe ideja e memorialit nuk është e realizuar.
A do të harrohen poetët? Edhe pse ata u ndanë nga jeta të rinj dhe jetuan në kushtet e një skllavërie e tiranie nga më të egrat e më barbaret krijuan shumë por ua asgjësuan dhe i vetasgjësuan ato në kushtet e terrorit gjatë kohës së kontrollit nga hetuesia, para se t’i arrestonin. E megjithëkëtë disa nga krijimet e tyre mbetën. Nga ato rrënoja që mbetën ne mundemi të shohim madhështinë e tyre. Jeta e tyre dhe arti i tyre për ato vlera që kanë mendoj se do të mbeten në kujtesën e njerëzve me ndjesi të veçanta. Ata nuk e meritojnë harresën.
MBI TË VËRTETËN E PUSHKATIMIT TË POETËVE GENC LEKA DHE VILSON BLLOSHMI
Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, djem të lindur në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, i pari në mars të vitit 1941 dhe tjetri në mars të vitit 1948 ishin kushërinj të parë. Të dy mundën të kryenin vetëm arsimin e mesëm (shkollën pedagogjike Elbasan). Për më tepër, nuk iu dha mundësia, mbasi ata ishin cilësuar nga partia në pushtet si elementë me “biografi të keqe”.
E vërteta është se në Bërzeshtë, si fisi i Lekajve ashtu edhe ai i Blloshmëve, kishin qënë veprimtarë të lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Por mbas çlirimit i ati i Genc Lekës, Bardho Leka, financier me arsim të mesëm pedagogjik, u arratis në Jugosllavi në vitin 1951, ndërsa ishte në marrëdhënie pune si shef finance në ndërmarrjen tregtare shtetërore të qytetit të Librazhdit. Arsyeja e arratisjes ishte se Bardho Leka, përpara se të vinte sistemi komunist, për arsye të disa grindjeve e ofezave që i patën bërë nja dy kapadainj, i vrau ata me armën e tij dhe nga meraku i ndonjë dënimi të mundshëm ai zgjodhi alternativën e arratisjes.
Fill mbas kësaj ndaj gruas së tij Nergjize Leka dhe tre fëmijëve, Gencit dhe dy motrave të tij, filloi një persekutim i egër. Nergjizja, nëna e Gencit, vinte nga një familje nacionaliste nga Mokra e Pogradecit dhe njërin prej vëllezërve e kishte të arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nergjizen e internuan në kampet e Tepelenës e Lushnjes, ndërsa fëmijët i shpërndanë tek të afërmit e tyre, që t’i mbanin për mëshirë.
Babai i Gencit, Bardhua, edhe pse u arratis, pati ardhur në fshatin e tij të Bërzeshtës me qëllim që të merrte në arrati gruan dhe fëmijët, por nuk mundi ta realizonte këtë për arsye të rezistencës që pati hasur nga e shoqja e cila kishte merakun se mund t’i kapnin dhe kjo do tu shkaktonte atyre pasoja më të rënda. Bardho Leka, duke dashur t’u bënte sfidë forcave të ndjekjes, u linte letra në vende të dukshme ku u shkruante se e kishte shkelur kufirin por ata nuk ishin të zotë që ta zinin. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhte, ata e ndiqnin, e rrethonin por nuk mundën ta vinin në çark. Për këtë arsye pushtetarët patën deklaruar se këpucët që po grisnin duke ndjekur Bardhon do t’i paguante i biri, Genc Leka…
Një nga strehuesit dhe mbrojtësit e Bardho Lekës kur ai vinte e shkelte kufirin ishte Hasan Blloshmi, xhaxhai i Vilson Blloshmit i cili e kishte Bardhon dajën e tij. Hasan Blloshmi, edhe pse kishte qenë partizan gjatë luftës dhe ndjekës i bandave antikomuniste mbas çlirimit, për shkakun se kishte mbajtur të strehuar Bardho Lekën, u dënua me njëzet vjet burg politik nga regjimi i E. Hoxhës. Vite më vonë u dënua me burg politik edhe babai i Vilsonit për agjitacion e propagandë. Kësisoj fisit të Blloshmëve iu vu damka e kulakut dhe armikut të klasës dhe iu mohua triska e të qenit Anëtar të Frontit Demokratik. Si rrjedhim tashmë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u renditën në kampin e armiqëve të klasës dhe do të luftoheshin sistematikisht nga pushteti në fuqi.
Genc Lekës iu rëndua edhe më biografia e tij e kur u martua me Zhulieta Robon, një arsimtare dhe kolege e tij, e cila ishte e bija e Koli Robos, ish prefektit të Korçës gjatë regjimit të Mbretit Zogu i Parë. Koli Robo ishte burgosur fill mbas çlirimit dhe vdiq nga torturat në burgun politik të E. Hoxhës.
Genc Leka punoi arsimtar nëpër fshatrat e thella të Librazhdit nga viti 1960 deri në muajin mars të vitit 1966, ndërsa Vilson Blloshmi edhe pse kishte mbaruar arsimin pedagogjik, nuk punoi as dhe një ditë në mësuesi. Ai provoi vetëm punët më të rënda në kooperativën bujqësore dhe atë të minatorit në galeritë e thella të minierave të Prrenjasit. Ndërsa Genci, si e hoqën nga arsimi punoi në ndërmarrjen bujqësore shtetërore të Librazhdit. Të dy këta poetë i dërguan të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak në brigada të rëndomta pune, ku punonin punë të rënda krahu pa të drejtën për të mbajtur armë luftarake.
Gjatë këtyre viteve të rënda të persekutimit të tyre ata me një stoicizëm të pashembullt lexonin, studionin dhe krijonin në mënyrë intensive gjatë orëve të natës duke dëmtuar dukshëm shëndetin e tyre.
Përralla se ata bënin sabotime ekonomike në kooperativë duke hedhur grurin e sapo shirë në lumin e Shkumbinit e profka të tjera si këto, nuk janë veçse një skenar banal e trashanik për t’i dënuar e asgjësuar ata fizikisht. Vetë gjykatësja të cilës ju ngarkua gjykimi i këtij ‘‘krimi’’ nuk pranoi t’i gjykonte ata djem dhe bëri dorëheqjen nga ai proces i sajuar. Pas kësaj, gjykimi ju ngarkua një gjykatësi tjetër i cili pranoi të ecte në gjurmët e skenarit të realizuar nga një grup pune i Komitetit të Partisë në rrethin e Librazhdit.
Shkëndijë e parë për arrestimin e poetëve u bë martesa e Vilson Blloshmit me një vajzë nga Tirana. Të braktiste kryeqytetin një vajzë e të shkonte për t’u martuar në një fshat të largët malor me një punëtor krahu të deklasuar ishte e padëgjuar. Pushtetarët e Librazhdit nuk i mbante vendi. Kjo martesë e Vilsonit, talenti i poetëve në fushën e artit dhe studimeve shkencore të tyre i bënte pushtetarët xhelozë dhe ata ishin të gatshëm për t’u shtypur kokat. Partisë në pushtet i duhej ta mbante popullin të nënshtruar e të sundonte ngado në atë epokë kur vendi përjetonte një krizë të thellë ekonomike e politike. Nuk duhet harruar se atëherë vendi ishte në vazhdën e luftës kriminale e absurde që bënte Partia ndaj grupit të ashtuquajtur puçist në ushtri të kryesuar nga ministri i mbrojtjes Beqir Balluku e të tjerë. Jemi në atë kohë kur pati viktima ngado; në kuadrot e ekonomisë, politikës e në fushën e artit. Uragani i së keqes ishte një zjarr që do të digjte me përmasa të mëdha. Po përgatitej prishja e marrëdhënieve me R. P. të Kinës e pas kësaj do të eliminohej kryeministri i vendit. Lufta e klasave po merrte përmasa të papara. Populli duhej të përgatitej për të gjitha këto duke u bashkuar rreth Partisë me një unitet të çeliktë. Vendi ynë i vogël socialist duhej ti bënte sfidë kampit kapitalist e njëkohësisht kampit revizionist. Vetëm duke e parë në këtë këndvështrim do të kuptohet me qartësi eliminimi i grupit armiqësor të Bërzeshtës dhe pushkatimi i poetëve Leka e Blloshmi. Ndërsa duke e parë si një ngjarje të veçantë e të shkëputur do të na duket si diçka gati absurde dhe e pakuptimtë. Ashtu si ata me poste e me pushtet, Partisë i duheshin edhe viktima të tjera qofshin ata pa pushtet por thjesht të deklasuar ashtu siç ishin Genc Leka e Vilson Blloshmi, mjafton që t’i vihej fre popullit e të mbahej i nënshtruar. I ashtuquajturi “ revolucion socialist” ishte i pamëshirshëm.
Disa herë Instituti i Gjuhësisë dhe i Let:ersisë në Tiranë i pat kërkuar rrethit të Librazhdit që G. Lekës, i cili po linte një krijimtari të madhe e me vlera, t’i krijoheshin kushte për punët studimore në gjuhësi, por kjo refuzohej me egërsi nga kuadrot e larta të rrethit. Genci kërkohej edhe nga Radio Televizioni si folës në ekranin e vogël, mbasi kishte konkurruar dhe komisioni ishte mahnitur nga zëri i tij i jashtëzakonshëm, por përsëri nga rrethi i Librazhdit vinte i njëjti refuzim.
Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit.
Ajo që është shkruar e shkruhet shpesh se G. Leka e V. Blloshmi u pushkatuan thjesht për poezitë që shkruanin nuk është veçse një pjesëz e së vërtetës. Por le të shpresojmë për më të mirën.
Përshëndetje të sinqerta, Nazmi Seitaj.
Miro says
Zoti Ilirjan Selman Blloshmi ke respektin e gjith shqipetarve kudo qe ndodhen,Bedriu eshte shume i lig shpirtzi, por ka dhe gruan te quajtur Nora nga Turani i Korçes eshte me e lig me shpirtkazem superinjorante injorante.Zoti juve Ilirjan ua befte drite qe shkruajte nje pjese te poshtersirave te Bedriut.Fate i madh qe larguan kete delenxhi kete te pabese ke te imoral nga puna Bedri Blloshmin shume i lig dhe i pandershem.
lulashi says
Zoti Gjelosh Prela Tropoja ish sigurims ne bllok para 1990,para se ta arrestonin ne vitin 1996 informohet nga Bedri Blloshmi,dhe largohet drejte Amerikes ky eshte Bedri Blloshmi shfrytezoj besimin qe kishte Berisha te ky tip i poshter.Zoti Gjelosh Prela a jeni ju aktualisht sot ne Amerike?Ju keni te drejte qe e mbroni se ne prag te arrestimit Bedriu ju njoftoj dhe ju iket ne Amerike kete ka bere Bedriu per ju.Ju Gjelosh i falet shtepin qe kishe te garda e republikes.Shtepin qe mori Bedriu ne emer te Vilsonit e ka aktualisht te dhene me qira.Dokumentat qe ka mare keto dite jane fallco.Nora Blloshmi qe altualist punon ne Kryeministri i ka mare rregullisht 10 vjet mbasi Nadire Sadik Blloshmi kishte vdekur.
Gezim Gazheli says
Bedri Blloshmi eshte shkak i vrasjes se dy poeteve-
Gjithcka filloi ne mars 1976.Bedri Blloshmi kishte zene te hasdisej me magazinjeren e Quksit dhe ju duke vetja si me i bukuri fshatit.Filloi ti vardisej të bijës së kryetarit të këshillit të fshatit,që kishte një baba kokoroç,që e thirri Bedriun për sqarime në zyrën e tij.
Aty i dha një dajak ku të dhëmb e ku të djegë,ashtu fshatce,sa Bedriu ulërinte si gomar-Boll,se do të tregoj kush e shan partine në fshat!
Gjate një mbledhje më kuadrot e partise në Librazhd,ky kryetar keshilli i thotë kryetarit të degës se puneve te brendshme i quajtur Merdar Hasa :- Shiko,se keni një thesar të pazbuluar në Bërzheshte! E therrasin Bedrinë për zbor,e mbajtn me të ngrëne e te pirë dy muaj rrjesht në hotel-turizmin e Librazhdit,sa u rrefye mire,jo vetëm për të vëllane Wilson Blloshmin dhe kusheririn e tij Genc Leka,por edhe për magazinjerën rruspien me gjithë të shoqin që vidhnin,kafsharët ,që hidhnin plehun në përrua,ca sharrxhinj trupash në Stravaj.Si u zbërthye mire Bedriu,u arrestuan dy poetet dhe grupi i sabotatoreve,
Dy poetet,që përmbushnin kushtet politike si kryetarë grupi u pushkatuan,ndërsa Bedriu si bashkëpunetor dhe të tjerët si ordinere,u burgosën me afate të ndryshme.Se si shkoi historia e ketij gjyqi dihet mire nga librat dhe dokumentaret e botuar.Bedriu i futi në burg