Dom Nikë Ukgjini/
Lezhë – Mërqi, 15 janar 2024
Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me ipeshkvin e Lezhës, më 15 janar, 2024, sollën në kujtese 321-vjetorin e Kuvendit të Arbrit, një nga ngjarjet të rëndësishme kombëtare, kulturore e fetare të popullit të Arbenit. Ky Kuvend i mbajtur në Mërqi të Lezhës, me 14 -15 janar 1703, i cili bashkojë prelatët e lart kishtare të Kishës Katolike nga të gjitha trevat Arbërore, nga Shkupi e Tivari, ka shërbyer si një themel i fortë për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar. Në veprimtarin përkujtimore, morën pjesë, autoritetet lokale: nënkryetari i Bashkisë, Ermal Pacaj e prefekti i Qarkut te Lezhe, z. Gjergj Prendi; përfaqësues të klerit katolik, sekretari i ipeshkvisë së Lezhës, Dom Gjovalin Krygja, ndërsa nga Shkodra, famullitari i Katedrales së Shkodrës, Dom Vlash Palaj dhe organizuesi i punimeve restaurues në Kishën e Kuvendit te Arbnit, Dom Nikë Ukgjini. Në këtë event ishte i pranishëm dhe konsulli i Nderit te Austrisë z. Gjergj Leqejza dhe banor të zonës që kanë kontribuua në mënyrë modeste në rindërtimin e kësaj qendre të rëndësishme kombëtare. Folësit vlerësuan, punimet e kryera më shumë profesionalizëm, me fonde private në këtë objekte gjatë vitit 2022 – 2023, si dhe rëndësinë e Kuvendit të Arbrit, i mbajtur nga Kryeipeshkvi i Tivarit, Imzot Vincenz Zmajevich, i cili mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kombin dhe bëri një serë analizash në aspektet e brendshme kishtare: administrimin e Sakramenteve e kremtimin e riteve liturgjike, lirinë fetare e të kultit, reformën e zakoneve e tjera dhe në anën tjetër gjendjen e popullsisë në realitetin shoqëror, nën sundimin otoman, më të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë, e sidomos me rrezikun e humbjes së identitetit kombëtar e të gjuhës shqipe. Imzot Zmajevichu iu kujtonte ipeshkvijve pjesëmarrës të Kuvendit të Arbrit, detyrën për ringjalljen e jetës fetare të popullit, siç ka qenë në kohen para pushtimeve të perandorisë osmane.
Ky Kuvend i nxitur nga vet Papa, Klementit XI, – Gjon Françesk Albanit, (1700 -1721) me prejardhje shqiptare, mori në shqyrtim dhe mbrojte çështjet më jetike për shqiptarët: identitetin kombëtar, historinë, e jetën fetar të shqiptarëve të kohës së Gjergj Kastriotit.
Kisha ku më ketë rast është zhvilluar aktiviteti, kësi herë në vete përmbante një shkëlqim të jashtëzakonshëm! Nga brenda më shtatoren e Papa Albanit e Imzot Zmajevichut, dritaret xhami më vitrazhe të tipit klasike, më imazhin e pajtorit të dioqezave pjesëmarrëse të Kuvendit të Arbrit, etj; ndërsa jashtë më oborrin e mirë sistemuar, e ku në qendër dominon simboli madhështor i Kuvendit të Arbrit dhe zëri i kambanës duke na ftuar në lutje, rrëfime e reflektime neve si besimtar dhe të tjerët që e duan dhe e kanë për zemër, Zotin e kombin Arbërorë.
Ky përkujtim u begatua më lajmin se, skulptori i njohur nga Mërqia, Gjergj Kola, i cili vepron e punon në Itali, ka bëre enkas dy piktura kuadër, më dimension 80 x 60 cm vaj, akrilikë në kanavace më anë të cilave paraqitet ngjarja e Kuvendit të Arbrit, si, ardhja e klerikëve të lart më shoqëruesit në Kishën të Gjon Pagëzuesit dhe momenti e mbajtjes së këtij Kuvendi. Këto dy piktura dhuratë, së shpejti në vendosen në Kishën mesjetare të Mërqisë, të cilat do qëndrojnë me dinjitet krahas orendive të tjera artistike që gjenden brenda këtij objekti të rëndësishëm sakral.
Organizatoret shprehen, falënderime të sinqerta për të gjithë të pranishmit, të cilët nderuan me prezencën e tyre këtë aktivitet, i cili e meriton të shpallet Festë zyrtare Kombëtarë.