Shkruan:Prof.Dr. Mehdi Hyseni/
Ne me kroatët jemi në aleancë që nga shekulli XII, si dhe kemi të njëjtën gjenezë ilire. Ndaj, nuk na duhen kurrfarë aleancash të reja, sepse kemi mirëbesim dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin (edhe në luftëra mbrojtëse, edhe në paqe, edhe në shkencë, edhe në kulturë edhe në art etj.). Sa i respektojmë dhe sa i duam kroatëtë, këtë e dëshmuam me pushkë në një front të përbashkët në luftën mbrojtëse kundër agresorit të përbashkët çetniko-fashist serb për çlirimin, për pavarësimin dhe për lirinë e Kroacisë (1990-1995).
*** Praktika e marrëdhënieve ndërkombëtare ka provuar se, krijimi i aleancave ndërshtetërore bëhet në kushte dhe në rrethana shumë specifike dhe të jashtëzakonshme, kur rrezikohet sovraniteti territorial i ndonjë shteti, ose kur për hir të interesave hegjemoniste dhe kolonialiste vjen në shprehje përputhja e interesave gjeopolitike, strategjike dhe ushtarake e disa shteteve.
Shumë çudi e madhe, në kohë paqeje, politika dhe diplomacia e jashtme e Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj në krye, po nxitojnë për lidhje aleancash me ballkanikët, mirëpo, në kohë lufte, kur digjej Kosova dhe 2 milionë gjysmë shqiptarë, Shqipëria nuk pati pranuar të hynte në Aleancën ushtarake me UÇK-në për ta mbrojtur Kosovën nga terrori dhe gjenocidi i Serbisë (189-1999), e tash po duaka “aleancë sepeciale” me Kroacinë, kinse për ta “zbatuar njëfarë strategjie të përbashkët”, gjoja për ta frikësuar Serbinë. Mirëpo, nuk ka pse të formohet aleanca me Kroacinë, kur Shqipëria është në Aleancë me Serbinë.
Megjithatë, i lutem Zotit, që ajo farë “strategjie e përbashkët” të mos e prek Kroacinë, se do ta gjente i njëjti fat sikurse Kosovën më 1999, që e lanë në zjarin dhe në gjenocidin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Objektivi parësor i politikës së jashtme strategjike të Kosovës-ADEMRIMI NË OKB, jo në aleancat e moçaleve ballaknike antishqiptare !
Pranmdaj, kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, duhet ta refuzojë propozimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, kinse për formimin e një alence të re me Kroacinë, sepse nuk është koha e krijimit të aleancave, të antantave dhe të pakteve ballkanike, por aderimi i Kosovës në OKB, në Aleancën e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian (BE). Ky duhet të jetë objektivi parësor strategjik nacional dhe shtetëror i politikës dhe i diploamcisë së Republikës së Kosovës.
Për më tepër, Kosova nuk duhet të aderojë në asnjë aleancë, JASHTË AMERIKËS, NATO-s dhe BE-së.
Si mund të hyjë Kosova në një aleancë me Shqipërinë, qoftë kur është fjala edhe për Kroacinë, kur Shqipëria tanimë ka hyrë në aleancën e quajtur Minishengeni Ballkanik me Serbinë dhe me Maqedoninë e Veriut?
-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta pengojë iniciativën e minsitrit të Jashtëm Gent Cakaj për hyrjen në aleancë të Shqipërisë dhe të Kosovës me Kroacinë.
Aleancat krijohen vetëm kur shteti rrezikohet nga ndonjë agreson dhe invadim i huaj
Mirëpo, hëpërhë as Kosova e as Shqipëria nuk kërcënohen nga një ivadim i tillë, sepse janë të mbrjtura nga Amerika dhe nga Aleanca e Atlantikut Verior-NATO.
Prandaj, as minishengeni i Ramës, as iniciativa propozuese e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj për hyrjen në aleanca me shtetet ballkanike, nuk duhet pranuar as Kosova e as Shqipëria, sepse janë të dëmshme për interesat naconale komplementare me aleatët evro-perëndimorë të tyre.
Kosova ka pasur nevojë për ALEANCËN E MADHE HISTORIKE ME AMERIKËN DHE ME NATO-n, sepse u rrezikua nga agresioni dhe gjenocidi i Serbisë. Kështu që, kjo aleancë evro-perëndimore ishte plotësisht e pranueshme edhe nga shqiptarët; e ligjshme edhe nga Amerika, edhe nga OKB-ja, edhe nga NATO-ja (1999), sepse shpëtuan 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga masakrat dhe nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
Mirëpo, sot, shqiptarëve nuk iu nevojiten kurrfarë minialeancash e as mbialeancash me vendet ballkanike, sepse, tanimë janë në ALEANCË me AMERIKËN, me NATO-n dhe me BE-në. Ndërkaq, çdo aleancë tjetër e Shqipërisë dhe e Kosovës me shtetet rajonale, është një zero e madhe dhe, një gabim i pariparueshëm politik, diplomatik, strategjik, kombëtar dhe shtetëror. Me një fjalë, JASHTË ALEANCËS EVRO-PERËNDIMORE, të gjitha minialeancat e tjera hibride ballkanike të shqiptarëve, janë “dushk për gogla” sa për të tretur energji të kotë (duke harxhuar para të buxhetit, për të shetitur poshtë-lart nëpër “metropolet” e aleanacave ballkanike, kinse nëpër “samite me interes të përbashkët strategjik”?) dhe për të shteruar burimet dhe mjetet ekonomike dhe fiannciare,duke u shpërqëndruar nga interesat, nga bashkëpunimi dhe nga bashkëveprimi reciprok strategjik afatgjatë me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në.
Pse aleancë mbi aleancë me Kroacinë, kur Tirana dhe Zagrebi, tanimë që nga viti 2009 janë në Aleancën e Atlantikut Verior-NATO-n dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Pse aleancë mbi aleancë, kur Kroacia është anëtare e BE-së, dhe, së shpejti pritet që edhe Shqipëria, do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian sikurse Kroacia?
Gjithashtu, pse aleancë mbi aleancë ballkanike si Aleanca e Minishengenit Ballkanik (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore) e kryeministrit Edi Rama, dhe, tani, së fundi nga “polli” ideja, edhe për një alancë mbialeancë: Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, të “dizajnuar” nga ministrii i Jashtëm, Gent Cakaj, gjë që kjo iniciativë absurde dhe naïve është përgjigje direkte (gjoja alternativë) Minishengenit Ballkanik (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore) të “arkitektit” Edi Rama, mbase Aleanca (Shqipëri, Kosovë, Kroaci), do të jetë e pranueshme për strategjinë politike dhe diplomatike shtetërore të Republikës së Kosovës, në krahasim me hedhjen poshtë të Minishengenit Rama-Zaev-Vuçiq (2019).
Kjo farë iniciative naïve dhe komike, është bërë sa për të bërë cirk dhe lojëra të pakufijshme me diplomacinë e Tiranës dhe të Prishtinës, gjoja për ta pajtuar Edi Ramën me përfaqësuesit zyrtarë të Kosovës, domethënë, se në këtë mënyrë perfide alladiplomatike, ata të lëshojnë pe, dhe të pranojnë strategjinë antikombëtare dhe antishtetërore të Minishengenit Ballkanik serbomadh.
Gjithashtu, ata liderë politikë dhe diplomatë shqiptarë (Edi Rama dhe Gent Cakaj… etj. me aleancat e tyre) që shohin ëndrra në diell për të krijuar aleanca të reja me shtete ndryshme balkanike, keq mashtrohen se do të mund të zbatojnë ndonjë “ojektiv unik strategjik” JASHTË OBJEKTIVAVE DHE KORNIZAVE GJEOSTRATEGJIKE të Aleancës së NATO-s, të Uashingtonit , sepse Shqipëria si anëtare e tyre nuk ka asnjë shans që të zbatojë ndonjë “strategji të përbashkët” speciale me Kroacinë, ose me ndonjë vend tjetër rajonal, JASHTË ALEANCËS EVROPIANE PERËNDIMORE.
Aleancat e vendeve të vegjël janë një zero në skenën e marrëdhënieve politike ndërombëtare
Në kuptimin e zbatimit të rregullave, të normave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara derisa një shtet ka marrëdhënie normale dhe miqësore diplomatike(de fakto dhe de jure) me një shtet tjetër, sikur që është rasti i Shqipërisë dhe i Kosovës me Kroacinë, nuk ekziston kurrfarë arsye, që të “lodhet aq shumë” ministri Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke propozuar një Aleancë të re ndërshtetërore me Kosovën dhe me Kroacinë, kinse “për t’i thelluar marrëdhëniet dhe për t’i zbatuar objektivat e përbashkëta strategjike”.
-Pse atfarë “thellimi të marrëdhënieve” mes dy vendeve, nuk ka paska mundësi që ta bëjnë ambasadat në Tiranë dhe në Zagreb, por, sipas G. Cakajt, po u dashka një aleancë jashtë protokollit të marrëdhënieve ndërshtetërore diplomatike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, apo mes Shqipërisë dhe Serbisë, siç është aleanca e “Minishengenti Ballkanik”?!
-S’ka çfarë të “thellohen” , as të ngushtëhen e as të zgjerohen marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë-Kroaci jashtë rregullave, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, duke krijuar ALEANCA dhe MINISHENGENE të copëtuara dhe të shemtuara ballkanike, që të kujtojnë historinë e hidhur të ALEANCAVE dhe të ANTANTAVE SLLAVE, që sollën luftërat ballkanike (1912-1914), Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore (1939-1945), ku më së keqi pësuan shqiptarët dhe Shqipëria Etnike ngase u copëtuan, u ankesuan dhe u kolonizuan me gjencid nga shtetet fqinje sllave me ndihmën e fuqive të mëdha të Evropës.
Shqiptarët duan shkolonizim dhe bashkim, jo alenaca dhe mbialeanca të tandemit Rama- Cakaj !
Mirëpo, kryeministri Edi Rama dhe Gent Cakaj duan aleanca edhe me Serbinë, edhe me Maqedoninë, edhe me Kroacinë. –Pse gjithë këto aleanca me ballkanikët?!
Ja, edhe inicijativa më e re e Gent Cakajt (ministër i Jashtëm i Shqipërisë: “Pas bisedave me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, së bashku me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Goran Grlië-Radman, kemi vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës”. (https://www.kosova-sot.info/lajme/448714/themelohet-aleanca-kosove-shqiperi-kroaci-ndash-cakaj-tregon-per-takimin-e-pare/).
Çfarë absurdi, “për të thelluar marrëdhëniet dhe për bashkëpunim, duam aleancë me Kroacinë”?!
-Po, atëherë, çfarë roli po luakanë ambasadat në Tiranë dhe në Zagreb?!
-JO, jo, nuk kemi nevojë për aleancë të re me Kroacinë, sepse shqiptarët janë në lidhje të lashtë historike aleatore dhe miqësore me kroatët, që nga Republika e Dubrovnikut (1358). Kështu që, sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, nuk ekziston kurrfarë arsyeje për lidhjen e ndonjë Aleance të Re me Kroacinë, sepse me shekuj jemi pranë njëri-tjetrit, duke qenë se kemi një gjenezë të përbashkët ilire (histori, kulturë, shkencë, art etj.).
Prandaj, kjo “filozofi matematikore” e G. Cakajt, disa shekuj, është e vonuar dhe jashtë kohe. Mirëpo, është “interesante”, se përputhet me diplomacinë e kryeministrit të vet, Edi Rama, i cili e ka futur Shqipërinë në Alencën e Minishengenit Ballkanik me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore (2019).
-Pse tash, MBIEALEANCË me Kroacinë?
– Në sa aleanca, do ta fusni Shqipërinë?
–Kjo strategji e hyrjes në shumë aleanca, është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme si për inetresat vitale kombëtare, ashtu edhe për ato shtetërore, kur dihet se Shqipëria është në ALEANCË ME AMERIKËN, ME NATO-n DHE, NDOSHTA, NESËR EDHE ME BASHKIMIN EVROPIAN.
Vetëm në këtë sfond aleator dhe të partnerizmit amerikan dhe evropian perëndimor, politika dhe diploamcia e Shqipërisë dhe e Kosovës, mund ta realizojnë strategjinë e tyre të përbashkët, e jo kurrsesi në minialeanca rajonale dhe ndërajonale qoftë me Serbinë, qoftë me Kroacinë, qoftë me Greqinë, qoftë me Maqedoninë, apo me Malin e Zi.
Sipas ministrit Cakaj, qëllimi i formimit të kësaj Aleance të re (Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci) qenka “ Thellimii i marrëdhënieve mes vendeve tona, por edhe zbatimi i objektivave të përbashkëta strategjike veçanërisht në fushën e politikës së jashtme”. (Po aty, “Kosova Sot”).
Mirëpo, Kosova dhe Shqipëria si anëtare e NATO-s kanë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me Republikën e Kroacisë si anëtare e NATOs dhe e BE-së (politikë, ekonomi, tregti, diplomaci, kulturë dhe shkencë).
Prandaj, është nonsens diplomatik të kërkohet ndonjë “lidhje speciale”, apo aleancë me Kroacinë tonë mike shumëshekullore, kur dihet se Shqipëria ka marrëdhënie normale dhe të shkëlqyera diplomatike me Republikën e Kroacisë.
–Çfarë aleance e re nevojitet në këtë rast?
– Gjoja për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve…” !?
– Po, de fakto dhe de jure këto marrëdhënie diplomatike ekzistojnë mes Tiranës dhe Zagrebit, qëkur Shqipëria e ka njohur Republikën e Kroacisë (1992).
–Çfarë ka këtu, të “thellohet më shumë” , (madje, edhe të lidhet njëfarë aleance me Kroacinë!?) në kuptimin e zhvillimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisës sipas normave dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.
-Vërtet, nëse kemi parasysh rëndësinë dhe prioritetin e vënies në jetë të objektivave strategjike afatgjata kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe të gjithë shqiptarëve në Ballkan, atëherë, as Shqipëria e as Kosova nuk kanë asnjë arsye, që të aderojnë në aleanca me asnjë shtet tjetër ballkanik, sepse, tanimë ndodhen në aleancat e tyre-Amerikën dhe NATO-n (1999-2020).
Prandaj, kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca nuk duhet të pranojë një propozim të tillë naiv dhe absurd të homologut të tij në Tiranë, Gent Cakaj, sepse ka për qëllim pajtimin dhe riafrimin e kryemiistrit Edi Rama me qeverinë e Kosovës, duke qenë se ia pat huqur me krijimin e aleancës së Minishengenit Ballkanik (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore), me ç’rast u vetizolua nga Kosova.
Shqiptarët nuk janë superfuqi si Amerika, që të krijojnë aleanca në mbarë botën
Ne, duhet t’ia dimë hallin vetes, si dhe t’i kemi parasysh obligimet dhe përgjegjësitë që i kemi ndaj partnerëve tanë, siç janë Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, të mos thyejmë qafën nëpër disa aleanca mini , apo makro shengene ballkanike, sepse kjo është vetëm bjerrje kohe, që nuk shpie në Evropën Perëndimore, por vetëm në stagnimin dhe në fundosjen shekullore të “ujërave të amullta” ballkanike.
Realisht, derisa shqiptarët kanë hyrë në aleancë me Amerikën, me NATO-n dhe, po pretendojnë të hynë edhe në BE, është e absurde, qesharake, iracionale dhe krejtësisht e panevojshme që të shumëfishohen aleancat e Shqipërisë dhe të Kosovës, përkatësisht të shqiptarëve në Ballkan.
Shqipëria e as Kosova nuk kanë nevojë për Aleancë të re me Kroacinë, sepse gjenezën dhe fatin e kanë të përbashkët që nga shekulli i mesjetës
Derisa Shqipëria dhe Kroacia janë aleatë të NATO-s, si dhe të Amerikës, nuk ka asnjë nevojë që Shqipëria dhe Kosova, të lidhin Aleancë të re me Kroacinë, sepse historikisht dihet që shqiptarët dhe kroatët kanë pasur lidhje të ngushta bashkëpunimi dhe kanë bashkëjetuar me shekuj, që nga themelimi i Republikës Raguza (Dubrovniku) më 1358 e deri më sot në dekadën e dytë të shekullit XXI). Këtë afërsi, mirëbesim dhe miqësi me popullin kroat, së fundi e vërtetoi edhe pjesëmarrja e qindra shqiptarëve në luftën mbrojtëse të Kroacisë kundër Serbisë agresore dhe gjenocidale (1990-1995).
Prandaj, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë pse të lidhin “aleancë të re” me Kroacinë, sepse ne jemi në aleancë dhe miq me kroatët shumë shekuj më parë.
Pra, shikuar historikisht, shqiptarët dhe kroatët , jo vetëm që kanë pasur, por edhe sot kanë pikëpjekje afrie dhe bashkëpunimi kulturor, shkencor, politik, diplomatik, ekonomik e tregtar, mbase shumica pej tyre kanë edhe të njëjtën gjenezë ilire sikurse shqiptarët . Këtë të vërtetë historike me veprat e tij shekncore, e dëshmoi edhe akademiku dhe shkencëtari kroat me prejardhje shqiptare, Aleksandar Stipçeviq, ilirolugu më i shquar në Ballkan.
Sa më sipër, Shqipëria dhe Kosova, realizimin e objektivave dhe të interesave të tyre gjeostrategjike, gjeopolitike , gjeoekonomike, të zhvillimit, të mbrojtjes, të sigurisë, të bashkëpunimit, të paqes dhe të mirëbesimit reciprok me Kroacinë mike, duhet t’i kërkojnë në kuadrin e partneritetit dhe të bashkëpunimirt me të në BE, në NATO, në OKB, në OSBE dhe në Amerikë, si faktori më relevant aleator dhe miqësor i shqiptarëve në Ballkan.