NGA HASAN KOSTRECI/
Po të vëmë re, është bërë zakon, se në çdo çrregullim apo ngjarje negative që ndonjëherë tek ne na paraqiten, fajin do t’ia vëmë gjithmonë popullit dhe natyrës së tij për të krijuar turbullira dhe nuk marrim mundimin të analizojmë se ku është shkaku i këtij fenomeni dhe pse të ndodhë. Është provuar se ngjarjet e ndryshme historike ndikojnë mjaft në formimin e karakterit të një shoqërie apo të një kombi dhe si vënd i vogël që kemi qënë, njëkohësisht dhe pa përkrahje të ndonjë shteti të madh, siç ndodh përshëmbull me fqinjët tanë Greqinë dhe Sërbinë, të cilët kurdoherë janë mbështetur; e para nga Britania e Madhe dhe e dyta nga Rusia, jo vetëm që u kemi dalë të vetëm përpara çdo fatkeqësie që na ka dalë, por edhe historia shpesh s’ka qëne me neve, bile mund të thuash se na ka dënuar. Fakti që nga Perandoria Osmane u shkëputëm të fundit, vërteton atë që thamë, por edhe kur arritëm të mëvehtësohemi e të shpallim pavarësinë, u përballëm me pasojat e dy luftërave të mëdha, siç qe ajo Ballkanike dhe e Parë Botërore, ku jo vetëm që u dogjëm dhe u shkelëm me këmbë nga mjaft ushtëri të huaja, por në përfundim, për të kënaqur orekset e disa shteteve të quajtura fituese, na shkëputën edhe mjaft territore, siç qe rasti i Kosovës, Çamërisë e i mjaft tokave të tjera.Vetëm gjatë periudhës së Mbretërisë, mund të thuhet se morëm pak a shumë formën e një shteti me kufij tashmë të përgjysmuar, por ligjorë dhe me një orientim të sigurtë për nga perëndimi, por ky shtet shpresëdhënës, për fat të keq, nuk funksionoi gjatë, sepse një tjetër pushtim na erdhi më tridhjet e nëntën, pra ai fashist, që shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe bashkë me të dhe të mjaft turbullirave të tjera, që ndoqën njëra tjetrën dhe përfunduan duke na prurë si peshqesh kolerën e kuqe komuniste, e cila nuk na u shqit për gati pesë dekada me radhë.
Por në të gjitha këto ngjarje të vështira që shkurtimisht thamë, nuk mund të lesh pa përmëndur shpirtin patriotik të këtij populli dhe sidomos të asaj elitë drejtuese të ndershme e përfaqësuar nga shtresa fisnike shqiptare, e cila bëri të mundur mos asimilimin tonë, siç historia e ka provuar në mjaft raste dhe vlerësimi që me rastin e këtij “100 Vjetori të Pavarësisë” iu bë mjaft figurave, të cilët në këtë periudhë kohore, kanë luajtur një rol aq të rëndësishëm, shënon edhe fillimin e një kapitulli të ri të historisë sonë, i cili deri më dje ka qënë i manipuluar me gënjeshtra dhe fallsifikime, ku të bardhën e kemi quajtur të zezë dhe të zezën të bardhë. Prandaj mendoj, se është po aq e rëndësishme dhe e domosdoshme njëkohësisht edhe zbardhja sa më parë e periudhës së egër dhe barbare pesëdhjet vjeçare komuniste, nga dyzet e katra e këtej, e cila i shkaktoi vëndit tonë një katastrofë të pallogaritëshme, bile më të madhe edhe nga vetë pushtuesit, sepse nëqoftëse fashizmi apo nazizmi na okupuan vëndin, komunizmi okupoi shpirtin e njeriut dhe e transformoi atë në robot; Nëqoftëse ata, për qëllimet e tyre u munduan si e si që t’i afronin sa më afër intelektualët, komunizmi bëri të kundërtën, pra i azgjësoi ata. dhe duke hunbur inteligjencën, e cila është edhe koka e një kombi, u zhbë edhe kultura, edukata, personaliteti, besa e deri besimi fetar. Quhej ofenduese, po të na kujtohet, të përdoreshin në atë kohë shprehjet; Zotni, Zonjë, Të lutem, apo Më fal, sepse “Fituesit” e zbritur me flamurin e bolshevizmit në dorë, nuk e duronin dot atë fjalor të trashëguar dhe klasik, i cili sipas tyre, i përkiste vetëm borgjezisë. Dhe ky fenomen vazhdoi deri në krijimin e “Njeriut të Ri”, i xhveshur nga çdo normë dhe me dimensionet e projektuara prej atyre vetë. Duke e përdorur më pas këtë kontigjent edhe si instruktorë, për “të edukuar” gjeneratat e reja, shënoi edhe degradimin përfundimisht të shoqërisë sonë.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera nuk ikin aq kollaj dhe pa lënë gjurrmë në natyrën dhe karakterin e popullit ne tonë dhe kjo dukuri, vihet re edhe në politikë, ku ende deputeti e shikon kolegun e vet jo si bashkëpuntor, por si rival dhe nëqoftëse atëhere aplikohej eleminimi fizik, sot dëgjon aq sharje dhe akuza ndaj njëri tjetrit, sa bindesh se ajo lloj kulture dhe ai mentalitet i trashëguar, është akoma egzistues.
Ndoqëm para pak ditësh direkt, në ekranet televizive apo edhe në interrnet zhvillimin e ceremonive me rastin e festës së madhe të pavarësisë, por për çudi opinioni si në Shqipëri, ashtu edhe këtu në diasporë, u përqëndrua më tepër tek momenti i shpërndarjes së asaj torte të bukur dhe gjigande, e cila natyrisht, për mos organizim dhe aq të mirë, krijoi një skenë jo dhe aq të këndëshme, por jo ama për t’u tallur, sepse jo shumë larg, por vetëm dy dekada më parë, ne kemi qënë ata, që shtyheshim përpara dyqanit të bulmetit për të marë një kilogram gjizë dhe fjalori që përdornim ndaj njëri tjetrit në ato çaste, të vjen turp sot që t’i kujtosh. Pra, e përsëris që këto çfaqje negative që ne shohim, e kanë një zanafillë, të cilat janë ngulur mjaft thellë, sa do kohë që të pastrohen, por kjo nuk do të thotë që ne të tolerojmë apo të qëndrojmë ndaj tyre indiferent, sepse kështu ne nuk e ndihmojmë asnjëherë demokracinë. Nuk duhet qëndruar indiferent gjithashtu edhe ndaj procesit për marrjen e kandidaturës për t’u futur në Europë, i cili është kthyer në një legjendë, që nuk shpresohet të ketë ndonjëherë fund. dhe për këtë përsëri nuk fajësohet populli, por vetëm politika. Shkaqet gjithashtu që nxirren, janë aq qesharake, sa të vjen turp që t’i përmëndësh, por mos ndofta kjo është lojë dhe ne vazhdohet që të manipulohemi, apo realisht egziston vërtet një forcë negative, e cila qëllimisht na e pengon këtë rrugë. Sido që të jetë, viktima mbetet gjithmonë populli dhe po interesat e tij njëkohësisht dëmtohen.