
Bujar Leskaj/
78 vite më parë, heroi kombëtar shqiptar, Prek Cali doli në “besë të komunistëve të pabesë”, të cilët pak javë më pas, së bashku me 13 shqiptarë të tjerë, e ekzekutuan në Zall të Kirit në periferi të Shkodrës. Ekzekutimi u drejtua nga Petar Bulatoviç.
Prek Cali e kaloi tërë jetën e tij duke luftuar kundër pushtuesve, duke përfshirë osmanët dhe më së shumti serbo-malazezët kundër të cilëve ai mbrojti integritetin territorial të Shqipërisë së bashku me luftëtarë të tjerë kelmendas. Më vonë në vitin 1945, ai udhëhoqi kryengritjen antikomuniste të Kelmendit.
Mehmet Shehu pas prangosjes së Prek Calit, i thotë: “T’u thafshin krahët Prek që nuk bashkëpunove me ne, se do e kishe mbyllur historinë tënde me shkronja ari”.
Por Prek Cali, ia ktheu me fjalë, të cilat vite më vonë u vërtetuan katërcipërisht: “S’ka çfarë më duhet jeta nën hijen e Trobojnicës (Flamuri Malazez), ma mirë me u kalbë në dhe’, e historia një ditë ka me na nderue, por ti atëherë Mehmet ke me qenë turpi i saj, ndërsa Malësorët ndera e saj”.
Respekt dhe mirënjohje kryengritjes antikomuniste te Kelmendit dhe prijësit Prek Cali, 137 të vrarë, 345 të burgosur dhe 41 familje të internuara.