Fushatën mediatike mbi reformën në Drejtësi do e kishte zili dhe Goebbels. Për muaj të tërë politikanët dhe ndërkombëtarët e çdo rrace, gazetarë, intelektualë dhe analistë mbollën në ndërgjegjen sociale përrallën e reformës në drejtësi.Por si thotë Arendt, diktaturat ndryshojnë format, por jo përmbajtjen.
Shqiptarë të dëshpëruar shihnin se kësaj here, kasta dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë e kishin marrë seriozisht për të vënë drejtësi në vendin më të varfër dhe të korruptuar të Europës. Ishin penduar për mëkatet e tyre dhe do hiqnin dorë prej privilegjeve të çdo lloji.
Dhe shumë njerëz të gozhduar para televizionit, kishin dëshirë të besonin, të ëndërronin.
Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto magjike. Për 26 vite me radhë, populli televiziv beson ende, se normalizimi i vendit vjen po te heqësh ata që janë në krye. Se e mira rrjedh nga sipër dhe thjesht ai duhet të presë që ta shijojë. Por kjo nuk ka funksionuar në asnjë vend dhe nuk do funksionojë kurrë, as thjesht duke hequr politikanët aq më pak duke hequr magjistratët.
Zgjidhja është shumë më e vështirë por njëkohësisht dhe shumë më e lehtë, mjafton të reflektosh e mos të veprosh me instikte si në botën kafshërore.
Nëse keni pak durim do mundohemi ta shpjegojmë.
Alain Badiou në analizat e tij, ndaj rrëshqitjes së shoqërive të sotme drejt totalitarizmit, thekson se: “retorika segmentare ndaj korrupsionit ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice që përqendron çdo pushtet në pak duar”.
Modeli i sukseshëm i shteteve perëndimore për dekada të tëra pas luftës së dytë botërore sot po goditet nën sulmin e elitave financiare transnacionale. Shoqëritë e ngritura mbi demokracinë, ku politikën e bënin qytetarët sot i ka lënë vendin elitave që vendosin për jetët e miliona njerëzve; shtetit social që kuronte interesin e përgjithshëm, që siguronte shërbime sociale, që krijoi një shtresë të mesme dhe zhduku varfërinë, po çmontohet sistematikisht. Destabilizimi i njeriut dhe shoqërive është garancia e vetme për krijimin e këtij rendi të ri që po anullon të gjitha fitoret e iluminizmit dhe humanizmit evropian. Në mënyrë jo shumë paradoksale, kapitalizmi ultrafinanciar, pa frena po shndrrohet në një totalitarizëm të ri po aq i rrezikshëm për Njerëzimin sa dhe totalitarizmi komunist.
Po ç^hyn këtu Shqipëria?
Shqipëria nuk është më një ishull i izoluar si në kohën e monizmit. Shqipëria sot është një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga rendi i ri që po sajohet.
Në këtë drejtim, Shqipëria është gjithashtu një eksperiment i gjallë sepse nuk ka asnjë antikorp për një rezistencë minimale ndaj këtyre forcave gërryese të sovranitetit. Ngrehina e shtetit shqiptar është një lodër e sajuar me kujdes nga lobet ndërkombëtare, që mbështesin këtë kastë prej 26 vitesh për të realizuar reformat e tyre në dëm të interesit publik shqiptar. Dorëzimi i sektorëve strategjikë, banka e pasuri kombëtare në duart e të huajve, deindustralizimi i vendit dhe kthimi në ekonomi koloni; shkatërrimi i ushtrisë, diplomacisë, shkollës dhe shëndetësisë ka për qëllim të vetëm, defunksionalizimin e shtetit shqiptar që mos të kurojë dot interesat vitalë të qytetarëve të tij.
Nëse kemi të qartë këtë vizion, gjërat fillojnë dhe marrin sens ngadalë.
Sot, Shqipëria, ndryshe nga ajo çfarë trumbeton media apo konferencat peudoshkencore, nuk ka një korrupsion sektorial, por një sistem të tërë të ngritur mbi korrupsionin dhe privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesa lobiste që punojnë kundër interesit të përgjithshëm.
Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit, politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindakal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit sovran. Ato ricikolohen dhe mbështesin njëra tjetrën në një skemë autoreferenciale.
Demokracia pluraliste, njësoj si demokracia popullore enveriste, mbetet thjesht në letër sepse vendimet nuk merren kurrë nga populli, i cili duhet të kënaqet 1×4 vjet duke noterizuar çfarë partia ka vendosur pavarsisht se çfarë ai dëshiron. Kontrata sociale, njësoj si çdo kontratë tjetër, flaket pa u tharë boja.
Në këto kushte kur populli është shpërvetësuar nga mundësia për të vendosur fatet e vendit, ku çdo mekanizëm kontrollohet nga sistemi dhe nuk sjell ndryshim, e vetmja mundësi për shpëtim ka qenë dhe është Revolucioni. Jo një revolucion i parafabrikuar nga kasta, por një i vërtetë demokratik, ku populli merr në kontroll shtetin e tij, që formohet dhe kontrollohet nga qytetarët dhe jo partitë apo lobet!
Por kush e dëshiron këtë gjë?
A dëshiron kasta të humbasë pushtetin që e riciklon mes veti prej 26 vitesh?
A e dëshirojnë ndërkombëtarët, që humbasin influencën mbi këtë kastë të koruptuar dhe të shantazhuar?
A e duan bankat e huaja që grabisin depozitat e shqiptarëve për ti investuar jashtë vendit sesa të kreditojnë biznesin shqiptar?
A e duan monopolistët e importit që paralizojnë prodhimin vendas dhe helmojnë konsumatorin shqiptar?
A e duan mediat dhe pronarët e tyre kriminalë që flirtojnë me pushtetin për privilegje pa fund?
A duan “intelektualët” organikë që janë akomoduar diku në një cep të halesë me bekimin e partisë, apo ata mijëra të rinj dhe të reja që studjojnë realisht?
A e duan padronët që kanë zaptuar avokatinë, mjekësinë, arkitekturën e çdo gjë, ndërsa kuadrot e vërtetë mezi mbijetojnë në një sistem pervers?
A e do bota e krimit që bashkëjeton me politikanët dhe shefat e policisë pavarisht rrënimit të vendit si Kolumbia?
Sigurisht që jo!
Kjo nuk është një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve si kasta e paraqet! Jo!!!
Kjo është një betejë kundër një pakice që ka zaptuar qendrat e pushtetit dhe mban peng zhvillimin normal të vendit duke sakrifikuar interesin publik.
Prandaj, kjo luftë nis nga poshtë, nga qytetarët, nga jashtë sistemit, sepse bëhet për të kthyer normalitetin për shumicën e heshtur të këtij vendi, sepse zgjidhja nuk vjen kurrë nga brenda pallatit të pushtetit, si tentoi Ramizi apo çdo diktator në fund të regjimit.
Ajo që duhet të rekuperojmë është interesi publik. Ontologjikisht interesi publik nuk ruhet dhe kurohet nga elitat, por nga mekanizma që sigurojnë aksesin dhe kontrollin e vetë publikut, vetë qytetarëve në mbrojtje të interesave të veta.
Këto mekanizma higjenizuese për shtetin dhe shoqërinë krijohen vetëm në një sistem që quhet: Demokraci! Aty ku qytetarët vendosin dhe kontrollojnë makinën shtetërore në çdo moment!
Pavarsisht klithmave të kastës dhe inflacionit verbal, demokracia nuk u vendos kurrë, ashtu sikundër nuk u vendos shteti i së drejtës dhe shteti social.
Demokracia është një projekt racional, ku gjërat nuk funksionojnë nga mirësia apo bujaria e njeriut por nga lloji i insitucioneve që ndërtohen. Nëse këto institucione ndërtohen dhe kontrollohen nga partitë dhe lobet, ato nuk mund të kurojnë kurrsesi interesin e përgjithshëm por ato klienteliste.
Prandaj, ky revolucion nuk duhet thjesht të përmbysë fytyrat dhe maskat, por të ndërtojë ato institucione që nuk lejojnë krijimin e oligarkive. I vetmi garant për këtë, në të mirë dhe të keqe, është vetëm populli sovran.
Por çfarë bëri reforma në drejtësi, a e hapi sistemin demokratikisht, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ku institucionet nuk formohen nga elitat por nga qytetarët? A pranoi që Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, Avokati i Popullit të zgjidheshin vetë nga qytetarët? A lejoi juritë qytetarë brenda pallatit?
Jo!
Nëse qytetarët hyjnë brenda pallatit, privilegjet mbarojnë si për oligarkët brenda ashtu dhe për ata jashtë!
Por, nga ana tjetër, kasta arriti edhe njëherë të bindte popullin se ndryshimi do vijë përsëri nga brenda pallatit.
Njësoj si dje, zyrtarët e lartë do të zgjidheshin përsëri nga brenda kastës si tradita e nomenklaturës e kërkon prej 70 vitesh.
Kësaj here, rotacioni nuk mjafton më në politikë por do kryhet edhe në drejtësi. Parlamenti i hajdutëve (nga shantazhimi i ambasadorëve se do i tregonte të vërteëtn popullit për vjedhjet këto dekada), vendosi unanimisht që do pastronte drejtësinë pa u pastruar vetë më parë.
Armata e vampirëve me çekiç nuk erdhën nga hiçi, por kaluan të njëjta kanale të kontrolluara nga kjo kastë, që pozicionon njerëzit e saj kudo. Vetëm me këtë kryqëzim postesh, ne politikë, drejtësi, akademi, ekonomi etj, oligarkët ruajnë reciprocikisht privilegjet.
Devijimi i vëmendjes (drejt magjistratëve), si e keqja madhore, është teknika klasike e çdo dikature për të shpëtuar privilegjet dhe vonuar Revolucionin.
Edhe pse jetojnë e vuajnë prej vitesh në këtë vend, njerezit e kanë të vështirë të mendojnë me mendjen e tyre nën furinë e mediave të kudondodhura.
Nëse të këqijat më të mëdhaja këtij vendi i kanë ardhur nga ligji që bëjnë politikanët apo devijimi i ligjit që bëjnë magjistratët?
Shkatërrimi i pronës në Shqipëri, u realizua pikërisht me ligj nga politikanët, komisione pa fund, dhe pastaj nga gjyqtarët, sekserët dhe larva të ndryshme.
Importimi i plehrave të gjithë Europës në Shqipëri, nuk e vendosën gjykatësit duke shkelur ligjin por vetë ligji i aprovuar nga kjo klasë politike dje dhe sot.
Betonizimi dhe shkatërrimi i kryeqytetit, i qyteteve, bregdetit etj, janë bërë me akte ligjore të politikanëve dhe më pas nga hienat me çekiç në dorë dhe kuletë në brezë.
Deindustralizimi i vendit, privatizimet e pasurive të popullit për 50 vjet për një lek u kryen me akte ligjore nga klasa politike dhe mandej nga magjistratët.
Dorëzimi i sektorërve stratetegjikë të huajve, që nga bankat, minierat, nafta, siguracionet, telekomunikacioni etj, nuk i realizuan magjistratët por politikanët me akte ligjore.
Krijimi i monopoleve që po asfiksojnë ekonominë e vendit, realizohen me akte ligjore dhe nënligjore dhe jo devijime nga ligji prej magjistratëve
Mbushja e parlamentit, administratës me kriminelë, hajdutë e injorantë nuk ndalet dot nga magjistratët sepse listat i plotëson shefi i partisë dhe emisarët e tij.
Shkatërrimi i shkollës, privatizimet e spitaleve, degradimi i kulturës, artit dhe sportit nuk janë bërë nga magjistratë duke shkelur ligjin por nga vetë politikanët me akte ligjore.
Çmontimi i ushtrisë shqiptare dhe aseteve të saja, shkollës së aviacionit, marinës, instituteve shkencore nuk i realizuan magjistratët por vetë këta politikanë më akte ligjore të porosituar nga lobet ndërkombëtare.
Prandaj, lufta e këtij populli nuk duhet drejtuar kundër “devijuesve të ligjit” por në radhë të parë kundër “prodhuesve të ligjit”.
Për këtë qytetarët duhet të shtinë në dorë, “fabrikën” e ligjit!
Vetëm në këtë mënyrë ligji do pasqyrojë dhe kurojë interesin e përgjithshëm dhe vullnetin e popullit, ashu si iluministët evropianë mësuan 3 shekuj më parë.
Këtë “fabrikë” si çdo gjë tjetër të rëndësishme, sot e ka në dorë partia!
Nesër do e kenë qytetarët!
Vetëm kështu qytetarët do arrijnë të vendosin vetë, pas 100 vitesh shtet, fatet e Shqipërisë si një Zvicër e dytë.
Prandaj, kjo reformë dhe vetingjet e saj të importuara, mund të vonojnë por jo të ndalojnë Revolucionin Demokratik, dëshirën e një populli për të jetuar denjësisht në nje vend normal si popujt e tjerë të këtij kontinenti.
Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë, ata që besojnë se Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët, ashtu si ka bërë ndër shekuj pavarsisht vemjeve të brendshme dhe larvave të jashtme.
Jakov says
Ky shkrim qe duhet lexuar e rilexuarme mend ne koke ,ne gishtin ne plaget e shoqerise shqiptare qe per 26 vjet ,fatkeqesisht nuk po nxjerre mesime nga gabimet e nje pasnjeshme –vetem britma e ovacione me dy gishtat lart qe spo kuptoje se po i fusin ne dysyte dhe po i verbojne perdite e me shume .Populli eshte bere pre e mashtrimit pasi ja shplajne trurin keta qeveritare nuk flejne as dy dite ne muaj me grate e tyre mpor u rane kembet fshatrave duke mashtruar fshataret injorante qe me sy bualli shohin e degjojne fjalimet paradoksale te Rames dhe pasuasve te tij qe kane ngritur godinen absurde te mashtrimeve te perditeshme .Aty i kini parasyve cdo dite para ekraneve duke na treguar prralla me mbret .Keta pasues te nje pushteti te rene ,jane bere po aq te rrezikshem ,ne mos me teper se te paret e tyre ,,djemte e sekretareve te Partive ne rrethe ,,niprit e tyre qe po rriten me kujdesin ateror te partise se PS me ne krye djalin e atij qe nuk la bust pa ngritur per Dullen dhe te asaj qe kercente maje tavolinave te Varshaves ne vitet ..60 ,mbeses se shen spiridhonit qe pronesoi gjithe Dhermiun .Mos luani shah me ta ,por keputuni koken gjarprinjeve ne se doni prosperitet te vendit tuaj .