Dr. Zekri Palushi, Australi
(Kërkimet e reja shkencore kanë treguar se kemoterapia zgjon nga gjumi qelizat e fjetura kanceroze, dhe ndihmon që sëmundja të shpërndahet në qeliza dhe organe të shëndosha, duke inkurajuar kështu rikthimin e kësaj sëmundje, bile edhe në një formë më e fuqishme)!
Në botën e trajtimit të sëmundjeve kanceroze lajmet ecin me shumë avashllëk. E them këtë, sepse kanë kaluar 12 vjet nga koha që kërkues të ndryshëm shkencor, arritën të demonstrojnë se kemoterapia (chemotherapy), në të vërtetë ndihmon si në rritjen, ashtu dhe shpërndarjen e kancerit, dhe këtë e bën nëpërmjet invadimit të qelizave të shëndosha që rrethojnë zonën kanceroze. Pesë vjet më vonë, punonjës të tjerë shkencorë gjetën se mekanizmi riparues i ilaçeve kemoterapeutike, i ndihmon qëlizat kanceroze që të rikthehen, bile edhe më të fuqishme.
Duke u bazuar në praktikën e tyre të përditëshme, edhe vetë mjekët onkolog, kanë arritur në të njejtin konkluzion me çfar thamë më sipër, por megjithatë, ata prap se prap vazhdojë t’ju japin ilaçe kemoterapeutike pacientëve të tyre, dhe këtë e bëjnë jo vetëm në pacjentët me kancer aktiv, por e japin, apo e rrekomandojnë edhe në pacien të shëndoshë. Për shembull: Gratë me kancer të gjirit edhe pse, pas ndërhyrjes kirurgjikale konsiderohen të sheruara, (heqja kirurgjikale, për një kancer të pa metastatizuar, konsiderohet si standard i artë trajtimi), prap se prap, atyre në shumicën e rasteve u jepet një kurs kemoterapie!
Le të shohim shkurtimisht se çfar thonë disa punime shkencore për kemoterapinë.
Për shembull: Një grup studiuesish, në Qendrën Fred Hutchinson të kancerit, në Seattle të Washingtonit (Fred Hutchinson Cancer Research Centre), ka zbuluar se kemoterapia inkurajon prodhimin e proteinës WNT16B, e cila ndihmon qelizat kanceroze jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për rritur. Po kështu, kjo proteinë bashkvepron me qeliza të tjera kanceroze, duke i nxitur ata që jo vetëm të rriten, por edhe të invadojnë qelizat e shëndosha, dhe si pasoj e këtij veprimi, ky kancer bëhet rrezistent ndaj trajtimit të më vonshëm që mund ti bëhet.
Pra, sipas këtij studimi, llogjika të thotë se kemoterapia është një trajtim krejt i pa arsyeshëm, një gjë që është konfirmuar që nga viti 2012, por që është injoruar, dhe vazhdon të injorohet edhe sot.
Vlen të përmendet se edhe pësë vjet më parë, punonjës të tjerë shkencorë, arritën në të njëjtin konkluzion, duke thënë se: Me ilaçe kemoterapeutike mund të arrihet një “fitore” e shpejtë kundra kancerit, por, po këto ilaçe, në të njëjtën kohë, aktivizojnë edhe një proces tjetër që, jo vetëm e lejojnë rikthimin e këtij kanceri, por edhe e ndihmojnë atë që të metastasizohet, pra të përhapet edhe në organe të tjera.
Ndërsa, Punonjësit Shkencor, të Kolegjit Mjekësor Albert Einstein, në New York, gjatë testimit të efekteve të kemoterapisë në qelizat kanceroze të gjirit, kanë gjetur se këto ilaçe aktivizojnë një mekanizëm riparues, i cili mundëson jo vetëm rikthimin e qelizave kanceroze, por i bënë ata edhe më të fuqishme. Përveç kësaj, kemoterapia ndihmon për të krijuar atë që njihet si Tumor Microenvironments of Metastasis (TMEM), e cila, i lejon qëlizat kanceroze që të shpërndahen edhe në organe të tjera.
Po ky grup shkënctarësh, mendon se këto efekte, kemoterapia i shkakton jo vetëm në kancerin e gjirit, por edhe në format e tjera kanceroze.
Pothujse e njëjta gjë konfirmohet edhe nga grupi shkencor i Universitetit Emory, në Atlantë, të Georgias (USA). Ata, thonë se kemoterapia ndihmuese (adjuvant chemotherapy), është një arsye e madhe pse kanceri i gjirit rikthehet. Për shembull, TAXANES, (një nga ilaçet më të shpeshta të kemoterapisë), zgjon nga gjumi qëlizat e fjetura, (të cilat më parë ishin kanceroze), dhe në të njëjtën kohë, dëmton qëlizat e shëndosha që gjenden rreth zonën kanceroze. Po ky grup, testoj influencën e taxanes mbi qelizat stromale kanceroze, (që gjenden në indin lidhorë), -dhe mbi qelizat e shëndosha. Në këto raste, ata gjetën se ky ilaç (DOCETAXEL, një lloj TAXANE), edhe në doza të vogla, kishte arritur të dëmtojë qelizat stromale, por jo qelizat kanceroze. Dhe për më keq, qelizat e fjetura, jo vetëm që ishin ririkthyer në qëliza kanceroze, (një fenomen, që shkencëtarët e përshkruajnë si “escaping from dormancy”), por edhe kishin filluar të fragmentoheshin (të ndaheshin). Dhe ky proces kishte ndjekur “efektin domino”, një fenomen, që unë, për shkak të kompleksitetit të tij teknik po e thjeshtëzoj: Pra, qëlizat më parë të shëndetëshme, dëmtohen nga përdorimi i kemoterapisë, e si rrezultat çlirojnë dy molekula qelizore sinjalizuese, të cilat kanë aftësi që të rrisin inflamacionin G-CSF (granulocyte colony stimulating factor), duke aktivizuar kështu edhe palcën e kockave, -e cila nga ana e sajë çliron qeliza stemike (stem cells), dhe IL-6 (Interleukin-6), që është një molekulë me atribute pro, dhe anti-infamatore. Pra, edhe një herë u vërtetua se këto procese stimulonin qelizat e fjetura, duke i kthyer ato, përsëri në gjendjen e tyre të mëparshme, kanceroze.
Tashmë dihet se këto dy molekula ndihmojnë për shpërndarjen e kancerit, dhe për aktivizimin e tij, mjafton edhe një dozë e vetme kemotherapie. Për më tepër, ky grup shkencor, vuri re se kemoterapia ri-programonte qëlizat kanceroze, në atë mënyrë, që ata ti rrezistonin mjekimit kemoterapeutik. Ndërsa, në eksperimentet me minj, ata gjetën se përgjigja e sistemit të tyre imunitar shëndërrohej: nga luftimi kundër kancerit, në promotor të rritjes së tij.
Duke u njohur me këto të dhëna shkencore, si dhe, duke ditur vuajtjet ekstreme që pacjentët përjetojnë gjatë sesioneve kemoterapeutike, duke përfshirë ketu dhe efektet anësore që ata shkaktojnë, (si problemet e zemrës, neuropatitë e ndryshme,leukemitë, rikthimin e kancerit, etj., etj.,) atëherë natyrshëm del pyetja: A ja vlen marrja e kemoterapisë?
Kjo pra, për mendimin tim, duhet të ishte në epiqendrën e diskutimeve doktorr-pacient, dhe nga këto diskutime, duhet të dalë edhe përgjigja e pyetjes sime.
*Në një shkrim tjetër, do të flasim për mundësitë e trajtimit jo-kemoterapeutik të kancerit.
Referencat: 1- NatMed, 2012; 18(9): 1359-68. 2- Sci TransMed, 2017; 9(397): eaan0026. 3- PloS Biology, 2023; 21(9): e3002275. 4- Kathy Katella, “Do You Still Need Chemo for Breast Cancer? Oct4, 2022, yalemedicine.org. 5- NewEng J Med, 2015; 372(2): 134-41
Dr. Zekri Palushi, Australi, 4 Gusht, 2024