BAJAME HOXHA(ÇELIKU)/
VALLË Ç’U BËNË/
Kujtoj ty/
E kujtoj natën,/
Kujtoj hënën/
kujtoj datën,/
Kujtoj lotët/
Ku na vajtën,/
Kujtoj zemrat/
që i mbartën…/
Kujtoj ty
si yll mëngjesi,
Kujtoj veten
porsi hënë,
Kujtoj zjarrin
që na ndezi,
Vallë ku vanë?
Vallë ç’u bënë?!
UNË NUK IKI…
Dashuri, o të kam dhënë
Ç’ke me mua, pse më vret?
Pse me fjalë si gurë rrufeje
Më qëllon e më godet?!
Shajmë e vramë, unë nuk iki,
Ditë e natë me ty do jem,
Në më ndjen apo s’më ndjen,
Në një shtrat të dy do flemë…
Ëmbëlsinë e buzës tënde,
Do ta marr për veten time,
Që mos të të mbetem borxh,
Do të jap nga buza ime!
ENDRRAT QË MI VRANË
Kur u zgjova atë mëngjes vere
Ndjeva
Një dhimbje
Në kraharorin tim,
Diçka qe pa bitisur në shpirtin tim
Dhe kur dola në rrugë e frikësuar
A kuptova,
Të gjithë më shikonin
Dhe unë kullova lot,
Më kishin vrarë ëndrrat e mia!