-Kosova në Rio 2016, në Brazil, për herë të parë merr pjesë si shtet në lojëra olimpike dhe vëtë pjesëmarrja vlerësohet si fitorja e parë olimpike e shtetit të ri/
PRISHTINË, 22 Korrik 2016/ Në Lojërat Olimpike Rio 2016 më shumë se 100 shtete të botës kanë më pak sportistë në krahasim me Kosovën, e cila përfaqësohet me 8 garues, dy mes tyre, xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar me normë olimpike dhe nga ato më së shumti pritet sukses.
“Norma olimpike tregon se kanë kapacitet për të fituar medalje. Ato janë në mesin e 14 më të mirave në botë. Reale janë pritshmëritë që ata që shkojnë me normë olimpike dalin me medalje. Majlinda është favorite dhe shumë shpresojmë që edhe Nora të na befasojë këndshëm”, ka thënë Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës mbrëmë në KTV. Sipas tij, ka gjasa të mëdha që të paktën një medalje olimpike të vijë në Kosovë.
Kosova në Rio 2016, në Brazil, për herë të parë merr pjesë si shtet në lojëra olimpike dhe vëtë pjesëmarrja vlerësohet si fitorja e parë olimpike e shtetit të ri./b.j/