• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, lehtësira kufitare për mërgimtarët

July 7, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës, rezolutë që lehtëson procedurat e kontrollit të mërgimtarëve në vendkalimet kufitare të vendit/

 

1 Kuvendi

-Zgjedhen tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari /

PRISHTINË, 6 Korrik 2018/ Kuvendi i Kosovës miratoi sot një rezolutë që lehtëson procedurat e kontrollit të mërgimtarëve në vendkalimet kufitare të vendit.

Me rezolutën e harmonizuar mes grupeve parlamentare kërkohet që heqja e procedurave të rregullta të aplikohet nga 15 korriku deri më 15 shtator 2018 dhe gjatë kësaj kohe të dyfishohen kapacitetet e punës në të gjitha pikat kufitare.

Gjatë punimeve sot, Kuvendi i Kosovës  zgjodhi me votim të fshehtë tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Remzie Istrefin-Pecin, Safet Hoxhën dhe Nexhmi Rexhepin, të cilët ia propozoi presidentit për emërim.

“Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj”, është shprehur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kuvendi i Kosovës  në fillimin e punimeve sot shtyu votimin e një rezolute, në pritje të harmonizimit mes grupeve parlamentare,  pas interpelancës së zhvilluar dje të kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës nga opozita, VV-së e LDK-së, në lidhje me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel&Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Më pas, që në fillim seanca shkoi në pushim 15 minutësh, zgjati më shumë, pasi në një votim pjesëmarrja ishte më pak se gjysma dhe nuk mund të kalonte mocioni nga maxhoranca që si pikë e parë sot të renditet ajo që ishte e 14-ta – Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Mocioni kaloi pas pushumit në një votim të përsëritur.

Kuvendi i Kosovëa miratoi një rezolutën për kontrollin e mërgimtarëve në kufi, që lehtëson procedurat, e harmonizuar në mes të grupeve parlamentare.

Me këtë rezolutë kërkohet heqja e procedurave të rregullta të aplikohet nga 15 korriku 2018 deri më 15 shtator dhe gjatë kësaj kohe të dyfishohen kapacitetet e punës në të gjitha pikat kufitare.

Kuvendi i Kosovës u rimblodh sot në seancën plenare të nisur dje me 20 pika në axhendë, mes të cilave shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME) 2014-2020”.

“Me këtë ligj hapet rruga që Kosova dhe bizneset në Kosovë të përfitojnë nga ky program zhvillimor i Bashkimit Evropian”, ka theksuar qeveria në mbledhjen e miratimit në 29 maj 2018.

Në axhendë janë edhe 8 projektligje: Për efiçiencë të energjisë;  për mbrojtjen e të dhënave personale; për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete; për shërbime postare; për masat mbrojtëse në importe;  për trajtimin e ndërtimeve pa leje; për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Seanca e Kuvendit vijon me shqyrtimin e raportve për vitin 2017 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale.

Një pikë tjetër e axhendës, është shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni.

Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, janë poashtu në axhendën e seancës së sotme të Kuvendit, që përfundon me propozimin e grupit parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, Emigrantet Lehtesira, Kuvendi

Kosovë-Raport për dialogun me Serbinë

July 6, 2018 by dgreca

 

 

-Për herë të parë që kur ka nisur dialogu teknik me Serbinë, Zyra e Kryeministrit ka prezantur para kabinetit qeveritar Raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, i cili është dorëzuar në takimin e dytë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës nga Grupi i veçantë për normalizim/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 6 Korrik 2018/ Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, për herë të parë që kur ka nisur dialogu teknik me Serbinë, Zyra e Kryeministrit ka prezantur para kabinetit qeveritar Raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, i cili është dorëzuar në takimin e dytë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës nga Grupi i veçantë për normalizim.

Raporti evidenton të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut të zhvilluar në Bruksel me autoritetet e Beogradit si dhe hapat dhe sfidat në realizimin e këtyre marrëveshjeve. Ky raport paraqet tërësinë e të dhënave të pranuara nga ekipet teknike që kanë qenë të përfshira në procesin e dialogut, përkatësisht shpreh gjendjen aktuale në procesin e dialogut.

Raporti do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës dhe do të publikohet në mënyrë që të jetë i qasshëm edhe për publikun në të gjitha gjuhët zyrtare në Kosovë.

Të dielën e 24 qershorit 2018 është zhvilluar takimi i parë i fazës finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel.

Në dialogun në Bruksel Kosovë-Serbi për presidentin Thaçi, të inauguruar në muajin prill 2016, dhe presidentin Vuçiç, të inauguruar në qershor 2017, takimi i  të dielës së 24 qershorit 2018 do jetë i katërti, ndërsa i 23 marsit 2018 ishte i treti, pas të parit në 3 korrik e të dytit në 31 gusht 2017, ku në fokus ishte një fazë e re e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në 2017-tën kishte edhe dy takime të tjera në Bruksel në nivelin e lartë. Në 1 shkurt Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin e dytë brenda një jave, në vazhdimësi të takimit të 24 janarit, me pjesëmarrje edhe të presidentëve bashkë me krerët e qeverive pas 30 raundeve kryeministore të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Në këto dy raunde presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me atëherë presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç. Realizimi i marrëveshjeve dhe dhënja fund situatave tensionuese e retorikave ishte në fokus të ketyre dy takimeve që u zhvilluan ndërkohë që kishte kaluar një vit pa asnjë raund të nivelit të lartë, që nga takimi i 30-të kryeministor, por i vetmi në 2016-tën i zhvilluar në 27 janar dhe i fundit që nga i pari në 19 tetor 2012.

Para pesë vitesh, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut,   të ndërmjetësuesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton, kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike.

Në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave atëherë Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dialogu, Kosove-Serbi

PRIZREN-DOKUFEST SHPALL PROGRAMIN, 100 FILMA GARUES

July 6, 2018 by dgreca

2 Prizren-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/1 DokuGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/4 Prizren

PRIZREN, 6 Korrik 2018/  DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 03 – 11 gusht në Prizren, Kosovë.7 Priz

Festivali do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Të gjithë filmat tjerë që shfaqen në festival do të kenë premierën kosovare.3 Prizren

Organizatorët deklaruan sot në Prizren se, filma dokumentarë të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni. Një numër i filmëbërësve do të rikthehen të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival, ndërsa programi përfshinë edhe filmëbërës të rinjë, puna e të cilëve prezantohet nëpër seksionet garuese.

Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World si dhe programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘Reflektimi’.

“Të guximshëm dhe avanturistikë, kështu do t’i etiketoja shumë prej filmave dhe regjisorëve pas tyre”, tha Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit.

“DokuFest vazhdon të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë dhe ne jemi të kënaqur që edhe njëherë jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërërit e ri dhe mjeshtërat e kinemasë”, shtoi ai.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

 

PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA KOMBËTARE 

 

Filed Under: Featured Tagged With: 100 Filma, Behlul Jashari, Doku, Prizren

Rilindja para 28 viteve: Okupim klasik i Kosovës

July 5, 2018 by dgreca

 -Kalendari Historik i Gazetës DIELLI/

2 Korrik Kuvendi1 nenshkrimi2 RilindjaRILINDJA

LEGJENDA E FOTOS: Në mbledhjen e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 gazeta historike Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës dhe një pjesë e ballinës së saj shihet në këndin djathtas poshtë të fotos. Në foto janë delegatët me nënshkrimet në Deklaratën për Pavarësi të Kosovës./

 Rilindja para 28 viteve: Okupim klasik i Kosovës/

PRISHTINË, 5 Korrik  2018/ Korrespondenti i Gazetës DIELLI në Kosovë, Behlul Jashari, sot përkujton:

 Para 28 viteve, masat e dhunshme të Serbisë e goditën edhe gazetën tradicionale të Kosovës Rilinda, në ditën e 5 korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës.Me titull  “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i fuqishëm i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 korrikut 1990. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë.
Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës.

Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e flotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Pas pak më shumë se një muaji, në 7 gusht 1990 gazeta Rilindja u ndalua natën me forcë në shtypshkronjë nga Serbia që e kishte okupuar Kosovën, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën.

 Autori Behlul Jashari -Kryeredaktor i gazetës Rilindja nga fillimi i vitit 2002 kur në 21 shkurt UNMIK e mbylli me dëbim nga Pallati i Rilindjes dhe në vijim i botimeve të jashtëzakonshme-protestuese të kohëpaskohëshme deri në numrin e fundit – 30 dhjetor 2008. Në vitin 1990 redaktor.

Filed Under: Fejton Tagged With: Behlul Jashari, Kalendar, Rilindja-Dielli

Provokon Beogradi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, mbledhje të jashtëzakonshme

July 5, 2018 by dgreca

-Është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për  gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend/

1 Ramo Siguri1 Qev Siguria

 -Institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë/

PRISHTINË, 5 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Këshilli i Sigurisë së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, të ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj, në të cilën është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për  gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.Kryeministri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës në një konferencë për gazetarë, përkitazi me këtë temë ka thënë se sulmet dhe shantazhet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë që këta të fundit të kërkojnë lirim nga shërbimi në FSK.

 “Raportohet edhe në media për sulme me armë dhe mjete shpërthyese që e rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të serbë të FSK-së. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri, pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera, por së fundi ka rezultuar me kërkesën për lirim të FSK-së nga një numër i pjesëtarëve serbë, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast”, tha kryeministri Haradinaj duke shtuar se shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin direkt të ushtruar nga autoritetet e Beogradit zyrtar.Më tej kryeministri Haradinaj tha se presionet janë të natyrave të ndryshme qoftë gjatë udhëtimeve në Serbi, ndalimi dhe marrja në pyetje, kërcënimet për jetën dhe për familjet e tyre e deri të instrumentet tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizmat tjerë të institucioneve paralele që operojnë në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo situatë nuk ndikon në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë.I pyetur nga gazetarët nëse sulmet tek pjesëtarët e komunitetit serb lidhen me paralajmërimin nga ana e serbëve që nuk pranojnë që në të ardhmen të jenë pjesë e FSK-së pas shndërrimit në ushtri, kryeministri Haradinaj tha se vite më herët ka pasur një qasje nga Beogradi zyrtar që serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës.“Sot serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe marrin pjesë në jetën politike, institucionale, qeverisëse dhe shoqërore në vend. Ky presion i tillë është i pakuptimtë, të cilit i ka dalë koha, sepse këto metoda kanë ndodhur para 10 vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje e tillë, e padrejtë”, tha kryeministri Haradinaj.Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se me këto veprime, dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, të rinjve, të rejave dhe familjeve të tyre. “Është kundër konventave, kundër të drejtave të njeriut, është kundër jetës së sigurisë së këtyre qytetarëve dhe ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë me kohë ato veprime, si në planin e brendshëm edhe të jashtëm, që të sqarohet ky veprim i papranueshëm i tillë”, tha kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, qeveria, Siguria Kombetare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 245
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT