• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ÇDO GJË I PËRKET JETËS”

August 25, 2013 by dgreca

POETI IBRAHIM ABEDINI NJË ZË I VECANT I MËRGATËS SHQIPTARE NË SUEDI/

”Ç`duhet bërë për të kuptuar jetën?/

Jetën duhet afruar, asgjë më shumë”/

Thotë poeti Strugan Ibrahim Abedini në përmbledhjen e ti me poezi/

Shkruan: Sokol Demaku/

Kjo përmbledhje poetike e autorit Ibrahim Abedini, është ndarë në katër cikle poetike n ga vet autori, e ku sejcli cikël ngërthen në vete një temë sa me vlerë dhe interesante per lexuesin. Cikli i pare mban titullin”Atdheu që shkakton dhimbje” në të cilin janë përmbledhur 43 poezi e motiv i tyre është mërgim, atdheu, vuajtja, gjendja e rendë në vendlindje, vendlindja, ndërsa cikli i dytë është pagëzuar me titull ”Dashuria – luftë e pashpallur” e cila ka ne vete 40 poezi idilike, të cilat shprehin vrullin djaloshar dhe rinor dhe cikli i tretë dhe i fundit me titull ”Jeta nuk është vetëm valle”24 poezi me tematikë shoqërore dhe sociale.

”Çdo e bukur që ndihet në rruzullin tokësor, është homogjene me bukurinë e shpirtit”. (De Rada)

          Poeti Ibrahim Abedini me prejardhje Strugane e me vendbanim në Landvetter – Suedi është i etur, i pangopur, kurreshtar, me një diapazon të gjerë kur kemi të bëjme me kultivimin e poezisë. Një njeri i thjashtë që do të di çdo gjë, jo vetëm nga vendlindja e pandarë por edhe nga ambienti që e rrethonë dhe ku jeton e vepron, nga e përditshmja që jeta i ofronë dhe që realiteti ia dikton. Një njeri që nuk mund të ri i qetë kur atë që e sheh dhe e dëgjonë, ta lëshoj të mbytet pa e paraqitur përpara të tjerëve, si thotë vet poeti, e këtë ai e bënë përmes prozës por më shumë përmes poezisë.

          Çdo gjë që ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e popullit, ka lënë gjurmë të thella edhe në rrjeshtat e poezisë së Ibrahim Abedinit. Jeta Shqiptare në veçanti dhe jeta si tërësi e pandarë e të gjithëve të kësaj bote më të mirat dhe të këqiat, domosdo që  kanë pasur ndikim në Ibrahim Abedini të shkruaj.

Krijimtariae tij është e frymëzuar nga vetë jeta, jeta nuk ka vetëm një motiv dhe një temë. Dhe nga kjo jetë më shumë motive janë krijuar edhe veprat e tia.

Frymëzimi kryesor i poezive janë jeta, e kaluara historike, vuajtjet dhe preokupimet e popullit në shekuj dhe në ditët e sotme. Me vuajtjet e popullit ka vuajtur edhe vet poeti dhe kur populli ka kënduar, ka kënduar edhe poeti në prozë dhe në poezi, edhe kur populli ndjeu të vështirën njashtu edhe poeti ishte pjesë e etij. Por nuk mungon asnjëherë dashuria në tema dhe subjekte të ndryshme që ka trajtuar me dashuri dhe respekt.

Poezia e Ibrahim Abedinit është një  instrument për çlirimin e shpirtit nga ndjenjat dhe nga mekati qe ndoshta ai ka bërë me rastine largimit nga atdheu, e jo vetëm të tij por edhe të shume bashkëkomabsve te tij që morën rrugën e mërgimit, e ku peoti thotë  në poezinë e tij ”Atdhe”

Në gjumë të natës të lashë, e u arratisa…

Atdhe, dashuria ime, dhimbja ime më e madhe,

Si dhëndri që thyen betimin në natën e martes¨se

Të përtypa si koren e thatë të bukës, të gëlltita.

Pra mërgimi një plagë shekullore e shqiptarëve është tema e ciklit të parë të poezive të këtij libri, e që për mrekulli Ibrahim Abedini e pasqyron përmes vargut të tij.

Por është e madhe nostalgjia për vendlindjen, për njerzit e vendit ku ke lindurë, e njerëzve të rendomt, të cilët cdo mëngjes ke takua dhe kanë hapur zemren ndaj teje, ke dëgjua fjalët e tyre dhe ke pirë kafen e  mëngjesit me ta, e këtë lexuesi do ndjej kur lexon poezinë e radhës ”Të mos mbesë dëshirë”

Të mos habitemi kur s`do të shihemi

Mëmgjeseve të bukura në verë,

Ulur te trekëndëshi I kafeneve

Në Strugë, pran ë drinit gjarpëror

Ose duke shëtitur shpateve malore.

Ibrahim Abedini është një zë i veçantë në poezinë e mërgatës shqiptare në Suedi. Krijimtaria e tij letrare, poezitë, janë një dëshmi e gjallë e optimizmit dhe dashurisë ndaj njeriut e që në të vërtetë janë parimet elementare të poezisë së tij në këtë vëllim.

Kujdesi që poeti tregon për njeriun, për mërgimtarin janë në qendër të penës së tij e këtë e përshkruan me mallëngjim perms pershkrimit të ikjes nag vendlinsja, marrjes së rrugës së pa rrugë, rrugës sëpakthim, rrugës së kurbetit që edhe në fillim e potencova është nje vragë shekullore e jona. Këtë më së miri lexuesi e përjeton tek poezia “Shebo Shumi”

Ku ta linte pas Shebo ziu fushën që do bleronte,

Livadhet e qytetit, krastën, vreshtën e fushëvishnjës?

Kush do t`i ofronte ujë burimi, kafe turke me xhezve,

Si do të futej nën jorgan kur të dashurën s`dota kishte?

Pra një plagë shekullore që edhe sot po përcjellë kombin është mërgimi dhe lënja bjerë e vendlindjes, të cilën plagë e ndjen në shpirt edhe poeti dhe e pasqyron me mjaft kujdes në këtë vëllim. Por është interesant se gjatë leximit të kësaj buqete poetikie të Ibrahim Abedinit e kur kemi të bëjme me temen e mmërgimit dua te nthem  edhe me siguri se edhe kritika do e thotë fjalën e saj, por kësaj rradhe tek ky do gjejmë një mënyrë të theshtë të pershkrimit të ndjenjes.

Misioni i shkrimtarit është fisnik, është i madh, e ai duhet të jetë ai i cili do bejë rimarrjen e vetëvetës, si dhe përfitimi i betejave të humbura nga koha përmes vargut të tij. Ky është misioni i shenjtë i poetit, një detyrim që e obligon dhe nderon.  Ibrahim Abedini ndjet sa i zhgenjyar po aq edhe i fortë kur kemi të bejmë me plagën tonë shekullore, me siguri kjo vjen nga ajo se edhe poeti vet ka perjetuar neëshpirt këtë plagë e thotë tek peozia: “Shtëpi të lëna”

Vjeshta e pasur e shtatorit më shtyri larg,

Më rrëmbeu kokë e këmbë, në një fshat mëzbriti,

Më shëtiti, më rrëfeu, më gostiti, në fund më theu

Si njëdashnore gënjeshtare që nuk premton ardhmeri.

…….

Trokita në portat e shtëpive të shumta pa njerës.

Asnjë nuk u hap gjëkundi, anjë zë fëmije s`u dëgjua.

Jashta pragjeve të tyre të drunjëta e të hekruta

Gështënja, arra dhe kokra rrushi grumbullova.

Dhe vazhdon me poezinë “Ikja”

Ne ikim dhe mbi kurriz na rëndon një gur

Apo një grusht dhe na mungon

Në kujtimet tona

Të rënda si bora mbi mmale.

Ibrahimi Abedini krijon me engjëj të vërtetë të shpirtit të tij. Këtë lexuesi e vëren që në ciklin e dytë (”Dashuria – luftë e pashpallur”), të këtij vëllimi, cikël i cili krykpëput i kushohet dashurisë, asaj dashurisë së pastër rinore. I tërë vëllimi merr titullin nga peozia idilike e tij ”Dashuria – luftë e pashpallur”, e cila është një ndër peozitë me më ndjenjë për poetin dhe lexuesin kur thotë:

Poshtë kalasë

Krëzë Ohrit plak

Në truallin e motcëm ilirik,

Në vendin e përsosur idilik

Ku hapësirën e zënë ethet nga

Përplasjet e valëve të liqenit

Dhe trimërohet mali i Thatë,

Atje, edhe dielli vetë u skuq,

Edhe zogjtë, edhe era e fushës

Shpejtuan të mos i zinte nata.

….

Ishte vonë …

Dallgët e liqenit e kuptuan mirë, se

Dashuria e vertetë është luftë e pashpallur.

Vargjet e tij janë margaritarë të ndritshëm në jetën e të dashuruarëve, ato thonë atë cka e thotë zemra dhe shpirti i të dashuruarëve, por dashuria ka edhe sakrificat e  saj, ka edhe mundimin dhe lehtësimin në jetë. Këto janë fillozofia e poezisë idilike të Ibrahim Abedinit, të cilat na paraqesin pesimizëm në jetë por që në cdo fund kemi në përfundim optimist dhe pozitiv. Ja një poezi me përmbajtje të tillë: “Edhe loti di të qesh”

Durimi u humb. Priotjen e zunë ethet atë ditë

Jo shumë larg qytetit, aty, në breg të liqenit.

Në një pasdite të zvarritur qielli i zi rënkoi

Rëndë u prek qerpiku i zi, syri lot lëshoi.

….

U hap vrimë në retë e shpeshta, të natërruara,

Shpresë gëzimi vezulloi mbi qiellin e kaltër

Lotit i rodhi buzëqeshja faqeve…

Në botë ka dhe dritare që është e pamundur të hapen!

Kjo është një thënje e menqurë, e cila do zë vend edhe ne ditët bashkëkohore, pra edhe sot është aktuale, por tek peoti permenda edhe me lart na vjen në shprehje në fund të vargut edhe optimizmi i cili është shumë vullgar sepse “Lotit i rodhi buzëqeshja…”

Poezia në fjalë më duket si një dritë në rrugëtimin poetik të Ibrahim Abedinit, e thjeshtë, e qartë, komunikuese me lexuesin. Emocioni arrin te lexuesi pa vështiresi, me figuracion modern e pa komplikacione stukturale, e cila i jep peshë dhe vlerë poezisë.

Në lirikën e dashurisë, të peotit Ibrahim Abedini,  dhëmbja është e  pranishme ngado, e shfaqur hapur por edhe e  nënkuptuar,  kjo shërben ndonjëherë për të hyrë në shtegun e zhvillimeveinteresante dhe të spikatura në vargun peotik të tij. Lirike si poezi shkon kështu në rrjedhën e fateve të tij, ku motivet nga vendlinjda janë ndër më të spikaturat në poezinë idilike të tij si tek peozia “Idila në Udenicë”

Nëpër qilizimën e punuar të vreshtëve kalohej,

Shtypej, shkretohej nga gjurmët fieri i vrazhdë.

Këmbëzbathur shkelej mbi barin e livadheve

Për të shuar etjen, për të larë djersën.

Drejt lumit të shushicës rruga të drejtonte.

…..

Vetëm lumi i Shushicës di të ringajll jetën,

Të krijoj idilën e pastër në shpirtin e Udenicës

Kur shushurima vë natën në gjumë

Dhe gurgullima e zgjonë mën gjesin.

Lirika e tij buron nga filozofia popullore, ajo filozofi të cilën, me mjeshtri prej vargëtari të rryer Ibrahim Abedini e përshtat për kohë në të cilën jetojmë. E autori ndalet tek vet njeriu dhe këte ai e  hyjnizon tek peozia me titull “Do dal të të pres” peozi si vet autori thotë ” e veshur me motive popullore”:

Oh, si më vërtitet mëndja e gjumi nuk më merr

Jashtë se c`u err, u bë skëterrë

Duke të pritur ty, që s`dukesh, që s`vjen

Sytë më përendijnë e gjumi nuk më zë.

 

Nëse vjen, të lutem, eja rrugës kryesore, asaj me kalldrëm,

Shqigjeve të arave mos eja, nmgushticave qorre mos u fut

Se mali ka shumë të papritura, se mali ka plot hajdutë

Dhe nuk të lënë pa të gënjyer, se ti ke zemër e shpirt të butë.

…..

Dhe po nuk erdhe sonte, vonë do të pres,

Dhe po nuk të nditi hëna, qiri do të ndez,

Dhe sa te zbardhi drita herët në mëngjes,

Dy lumenjtë ku takohen, do dal të të pres.

Poezia e Ibrahim Abedinit është metafora origjinale e jetës, idilës nga vendlinjda, kohës bashkëkohore me të priturat dhe pa priturat e saj, ku në harmoni të plotë me kërkesat e artit të vërtetë, vështrimi i botës vjen njëkohësisht me zjarrin përveluesë të zemrës.

                  Jeta është dicka që të gjithë duhet ta provojnë se paku njëherë.
                                                                     Henry J. Tillman

Në këtë buqetë poetike të Ibrahim Abedinit shoh një shpërthim në përcjelljen e cdo krijimi përmes lirizmit të vargut, të cilin shpirti i ngarkuar në emocione, nuk e mban dot më në akumulimin ndijor, andaj si një tërmet e kthen sizmikën e pulsit në art, me poezi të prekshme, të rrjedhshme,  të etshme e të ngrohtë si dielli qe cdo lule e kthen ne ylber duke i dhenë castit jetë, frymë dhe ngrohtësi. Këte lexuesi e ndjen e përjeton gjatë leximit të vargut të Ibrahim Abedinit në përmbledhjen e tij”ÇDO GJË I PËRKET JETËS”.

Poezia nga cikli i tretë “Fate të harruara”është labirinth i ndjeshmërisë reale, të jetës dhe kohës në të cilën jetojmë! Kur poeti thotë:

Dielli lind dhe përendon si gjithnjë,

Bukuria zgjat një kohë dhe mbaron.

Ti dhe une, ju dhe ata, që të gjithë ne

S`bindemi se e vërteta shkakton dhimbje.

Lexuesi nuk nguron  aspak nga ajo qe ndjenë, por ecë me ritmin, rimën  dhe muzikalitetin poetik dhe më nje lirikë të hapur, që poeti shprehë nga brendia e shpirtit. Sepse filozofia e jetës e poetit shprehetë aq mirë dhe hapurë në poezinë e tij të fundit “Më në fund” kur autori thotë:

Sesi një ndjenjë e pallogaritur

I largoi shpirit gjumin,

Si në botën e iluzioneve

Vetja e ndjeu vetn të huaj.

Një pyetje rrëshqiti nga brendia e shpirtit:

Si duhet përgjigjur kuptimit të jetës?

-Jeta është si një vepër e madhe

Që përgatitet në heshtjen e shpirtit.

Pra Ibrahim Abedini na vjen më librin e tij më të ri ”ÇDO GJË I PËRKET JETËS” si një dhuratë lexusit i cili nuk mund të ndahet se lexuari terë buqetën poetike edhe pse poeti këtë e ka ndarë në tri cikle të ndryshme, por kur se lexuari fillon i duket se ngjarjet janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën e dhe atëhere ato bëhen edhe më te lexueshme dhe interesante.

Krijimtaria e Ibrahim Abedinit shprehë brengë, optimizëm, filozofinë e jetës dhe dashurinë si një idilë kohe e këto ne mund ti quajmë edhe parimet elementare në krijimtarinë e tij.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Cdo gje i perket jetes, Ibrahim Abedini, Sokol Demaku

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT