• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CARRIE HOOPER ME POEZI PER PRANVEREN NE SOFREN E DIELLIT

March 27, 2015 by dgreca

NGA CARRIE HOOPER/
Arritja e pranverës/
Ka ardhur pranvera/
Dhe bora ka shkrirë!/
Po ngroh dielli/
Tokën e ngrirë./

Kalimin e dimrit/
Të gjithë festojnë,/
Dhe nëpër lëndina/
Gjallesat vallëzojnë./

Lodhja zhduket,/
Kemi prapë energji./
Luajmë dhe qeshim/
Porsi fëmijë!/

Këtë ditë/
Gjatë kemi pritur/
Dhe tani brohoritim,/
Pranvera ka arritur!/

Jargavanët/

O jargavanë,
Nga aroma jote
Që flladi pranveror sjell me vete,
me kënaqësi dehem!
Gishtërinjtë e mi,
Sa dëfrehen të përkdhelin
Gonxhet e tua delikate
Që Si rruaza ari varen.
Bashkë me ekstazin,
Një valë pikëllimi më pushton
Se bukuria jote e brishtë
Shumë shpejt do të venitet.
Vetëm një kujtim Do të mbetet.
Prandaj në këtë rruzullim të ëmbël
Dua të qëndroj.
Këtë çast të papërsëritshëm
Dua ta zgjas
Sa të mundem!

Këngë e shpresës

Kur të ka pushtuar zhgënjimi,
Kur dhe shpresa të mungon,
Kur të ka mbuluar trishtimi,
Mbaj mend që Zoti të do.

Vetëm në rrugë ai s’të ka lënë.
Edhe pse nuk e kupton tani,
Një derë tjetër do të hapet.
Ka për ty një plan të ri.

Si pas stuhisë pëson qetësia
Dhe pas natës dita agon,
Kështu pas dëshpërimit gufon gëzimi’
Lart ngre kokën dhe jeta vazhdon!

Këngë për natyrën

Male ngrihen në madhështi.
Gurgullojnë lumenj në pastërti.
Ngjyrat e Luleve tok6n pikturojn6.
Pyjet ëmbëlsinë e tyre lëshojnë.

Qielli si zjarr xixëllon,
Fusha dhe lëndina ndriçon.
rrezet e diellit fort shkëlqejnë.
Lotët e shiut pemët ushqejnë.

Më magjeps kjo bukuri.
Mbështjellem me paqe dhe harmoni.
Kur barra e jetës më rëndon,
Natyra përherë më ngushëllon.

Koncerti i pranverës
(E shkruar pasi një shoqe e mirë më përshkruajti praninë e pranverës në kopshtin e saj)

Shfaqet koncerti i pranverës
Në të gjitha kopshtet.
Në puhinën e ëmbël
Na dëfrejnë
Me vallet e tyre
Drunjtë dhe lulet.
Zogjtë cicerojnë,
Gëzuar pranverën!

Lule e vogël

Lule e vogël,
Pas gjumit dimror
Kokën tënde
po ngre.

Rrezet e mëngjesit
Të ledhatojnë dhe puthin,
Dhe në çeljen tënde
Buzëqesh pranvera.

Lule e vogël,
Mezi të vëren
Turma që nxiton
Dhe të anashkalon,
Ah, po të dinte
Se gjërat më të vogla
Shfaqin bukurinë
Më madhështore!

Një ditë vere

dielli ngroh faqet e mia.
Erën e ëmbël të luleve
Frymëzoj thellë.

Zogjtë me këngët e tyre
Zotin lavdërojnë.
Fryn një erë e lehtë,
Shushurijnë drujntë.

Në oborr qeshin dhe luajnë fëmijët.
Ah, i them vetes,
Sa shijohnë jetën me gjithë qejf!
Nuk mund të mos këndojë zemra ime:
Lavdi Zotit!

Në qetësinë
Që qenien time përshkon,
Reflektoj se si jeta
Si dhe vera
tepër shpejt kalojnë.

Pra Të çmojmë çdo çast si fëmijë!
Në ngjarjet e zakonshme
Të vëmë re mrekullitë!
për njeri-tjetrin jetojmë!
Të njohim shpirtin e Zotit në të gjithë!

sa shpesh këto mësime të thjeshta harrojmë
Duke kthyer verën në dimrin
Me urrejtjen tonë,
Me fjalë të ashpëra,
Me luftëra dhe vrasje,
Me ndotjen e tokës
Që në marrëzinë tonë
Pretendojmë të pronojmë.

Kjo ditë vere më kujton
Sa tepër e çmueshme
Dhe e shkurtër është jeta
Për ta humbur kështu.

Një stuhi

Vapa frymëvjedhëse
Në furrën e saj
Na pjek.
Qetësia e tendosur
Para shfaqjes së natyrës.

Përnjëherresh
Shkëndijet e vetëtimës
Qiellin elektrifikojnë.
Shiu mbi çatitë
Dhe dritaret
Si një ushtri gjëmon.

Tamburi i bubulimës
Plaset dhe buçet.
Pasditen paqësore godet.

Zotin fuqiplot
Ky spektakël natyror paraqet.
Na kujton
Se vetëm kokrra
Në gjithësinë e madhe jemi.

Për një përrua

Përrua, mor përrua,
Ku po shkon?
Udhëtimin tënd vazhdon
Pa ditur
Fundin e tij.

Përrua, mor përrua,
Kur rruga e jetës
Na çon
Në drejtime të papritura,
Na mëso
Të mos druhemi.
Na gurgullo besimin fëmijëror
Se rrjedhjen tonë,
Ashtu si rrjedhjen tënde,
Zoti vetë drejton.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: carrie hooper, cikel poetik, pranvera

PJETER JAKU NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

September 12, 2014 by dgreca

Pjeter Jaku/
Te pakten pak…/
(cikel poetik)/

Emigrantët/

Në çantën e shpines i moren udhët/
Malet, mungesat dhe andrrat/
Në sy i moren kullat dhe pemët./
Shtigjet dhe krojet ua lane nënave/
Grave u lanë foton e martesës/
Në dhomën e gjumit,/
Pa gjumë t’i linin./
Motrave ua moren lotin./
Kudo që shkuan,/
S’e humben kthimin!/

Drita dhe Dita dhe Dielli…

Dita nxori diellin nga gjoksi
Shenjtorin e parë, që thonë
U lind nga brinjët tona
Për t’u rritur në sy
Drita dhe Dita dhe Dielli
U bënë Dashuri!

Kronikë ardhjesh

Se si vjen ti nganjëherë
Si një stinë në sytë e mi
Herë më sjellë dimër në verë
Herë më sjellë një vjeshtë me shi
Hera – herës bubullimen
E takoj n’ veshtrimin tënd
Sa t’ia kthej mengjesit shpinën
Vjen mesdita të më dhemb
Luleve që nuk kanë lindur
U kujton një stinë t’acartë
Kur vjen ti më ngrohin syrin,
Sa të shoh më digjen fjaltë!

Fjala

Ra fjala n’fjalë e s’u mbyt
N’vesh ra fjala
E desh u bë plumb
N’mendje ra fjala,
Ajo e përcolli te shpirti.
At’herë shpëtoi
Sizifi!

Thirrja e Mares

Përtej muzikes dhe haresë
Që shtypte naten lajkatare
Papritmas udhëtoi një ftesë
Që e denonte fjalen ndarje.

Atje kish natë e kish vall’zim,
Por Mara hiç nuk ndjehej mirë
Tërbohej mbrëmja në tërbim
Kur kish menduar të më thirr!

E gati-gati në të qarë
Ma shprehu Mara një merak:
“Sa mirë do ishte t’kishe ardhë
Me ne të ishe këtë natë!”

Ndodhej Mara në Atdhe
Për herë të parë me njërin prind
Aspak e lehtë s’ishte për të
Për një të lindur në Amerikë!

Ngjitje

Varem mjegulles që puth Munellen
I dehur si dita në mëngjes
Sikur të kisha fjetur me hënën
Nga froni ëndrëën mos ta zbres!

T’u ngjitem pishave gjer në majë
Mbi degë të bredhave të fle
Mbi supe natën do ta mbajë
Të mos pendohem për këtë.

Një ditë vere do trokas
Në gjoksin tim, ndoshta që nesër
Gjinkalla kokën do ta plasë
Në gjoksin zjarr të Munellës!

Të dehur ketrat nga bim’sia
Kur gurët nata s’i përgjumë
Do ndalen krojeve të jeshilta
Duke kërcyer udhë pa udhë!

Do t’i kreh pishat frymë e lehtë,
Kur merr Munellën për t’u ngjit
Nuseve në mëndje se ç’u shkrep
Ta shpallin shtratin Republikë!

Ngashmëri

Vargjeve po u bjenë flokët
Si dhëmbët e kohës së ligë
Vit për vit e filluam vitin
Me një ditë,
Vit për vit me një datë
Shekujve u dhamë frymën tonë
Futyrën tone kohës ia dhamë
E bëm kalendarë!

Lëngata e krymbave

(Sipas Azem Shkrelit)

Sapo fillojnë me çue kryet
zhvendosin koken në bisht
Ecja së prapthi
Është e vetmja mundësi të leviz!
Në sojin dhe fenë e tyre
Duan të ndjehen mbretër,
Edhe në i ndafsh në mes
Secila gjysëm ecen….
Vijnë përherë nga ligësia
Tkurren e mblidhen si gisht
E desin tuj hangër veten
Nga lëngata e të cofunit
Krymbërisht!

Të paktën pak…

Të paktën më dërgo pak qetësi
Këtë natë bubullimash pa shkak
Një tufë më fjalë të ëmbla m’i dërgo,
Të paktën pak!

M’i nis dy tri vetëtima si të tuat
I meritoj dy tri puthje, i kam hak
Dy tri shpresa i pres sonte,
Të paktën pak!

M’a nis një lajm të mirë nga Shqipëria
Jo veç fyrje, vrasje dhe gjak
Çdokush si unë pret më tepër
Por, të paktën pak!

Gusht, 2014

Nuk e di

Nuk e di s e ku është mendja jote tani
Në kërkim të Odiseut apo të heroit,
Pal Ndue Shkembi:
Në pritje për t’i hequr qyshkurjen e dhimbjes,
Në pritje për t’i larë këmbët
Si dikur Kanuni e thonte!
Nuk e di a të sillet në rretheçarkjen e mendjes
Edhe kur trurin e ka pushtuar gjumi
Mbledhur këmbët si për t’u mbrojtur nga
Toreaodrët…
Pash Zotin më thuaj se nuk e di:
Pali me Nduen
Dhe me Shkëmbin
Kur do të mbrri?!

Ç’është Atdheu?

Teritor gjeografik në trupin e çdo njeriu
Me lumenj që vrapojnë nga lindja në vdekje
Në damarët tonë nga veriu në jug
Iniciale në shkallen më të lartë të zvogëlimit
Identitet rilevues i një statusi të posaçëm
Që ka vetëm një emër!

Pllajë livadhore si një fletë e bardhë,
Ku secili shkruan vetëm në gjoksin e tij
Një hartë precize me detaje historike
Ditëlindjen e çdo levizjeje!

Shkëmb qendrese në kufirin e secilit pol
Mbartur në ëndrrën e secilit lis
Si guri i shpresës duke kërkuar shpëtim
Përherë drejt vendit tënd u rrokullis!

Në dasmën e Ditës

Mbytet dita në gërnetë
Krejt për qef n’ qefin e vet
Pelcet nata copa-copa
Rr’zohet kanga, ngrihet hopa
Bie daullja në t’aguar
Ngrihet vallja fluturuar
S’dihet në është ditë a natë
Në do vij mëngjesi prapë
Pambarim po vallëzon nata
Zot na i ruj vdekjet nga kanga!

Porosi

Sinqeriteti i hijes,
Rrëzimi i maleve,
Kohë e gjunjëzuar,
Letër Mark Munellës,
Plasja e vetëtimes,
Bujaria e lisit dhe
Rezoluten e revoltave
Do t’ua lë porosi
Lisave të mi.
Mund të jenë
Palna gjethemëdha
Ku në secilien
Mund të shkruash
Një histori,
Pisha dhe ahe
Të gjatë
Si pena që shkruajn
Në qiell,
Nuk i dua dëllinja
Qerdhe lepujsh
Frikacakë.

Pishtari

Një shkëmb i ndezur udhëtonte
Shtigjeve të Munellës.
Si një kaproll i vetmuar
I printe ngjitjes.
Majë më majë
Një pishë e ndezur
Në kërkim të drites!
Brënda brinjëve
Të shkëmbit
Përflakët flaka.
Asnjëherë në Munellë
Nuk mbrrin nata!

Vitet

Sot era m’i solli gjethet brenda
Si vitet e ngrëna
Nga hëna dhe mbrëmja
Disa të grisura të gjitha të rëna
Nga s’di se ku, nga s’di se ç’pemë
Edhe pse ballkonin e pastrova mbrëmë,
Ato u mplaken dhe nuk e dine,
Që paskan rënë!

Frika e dehjes

Dionisi vdiste kur shtypej rrushi
Vetëm nga frika e dehjes
Atë e vriste më shumë se nata
Arratia e mendjes!

Kur të plakem

Kur të plakem, thëm, u plaksha porsi gjethja përmbi degë
Marrsha ngjyrat që natyra i falë vjeshtës shegë më shegë
Bardhë u befshin floktë e bardha, ku s’ka mbetë një fije e zezë
Si një pishë që ruan malet, si një yll që qiellin ndez!…

Pse si unë ka çelur dardha, e veshtroj e rri e pres…
Që dhe vitet t’i mumëroj e më pas të mund t’i zbres
S’e mbaj mend se si u ngjita, gjer ketu si paskam ardhur?…
Te pasqyra u habita, që kaq befas qenkam zbardhur..

Me të vetmen gjë që di, qenkam bërë më i pashem.
Rrotull meje, gjithsesi, flasin qeshin, plot të ngjashëm…
Më i pari, Xhip Ejupi, nuk po di se nga t’ia mbajë,
A ta marrë,ta çojë te klubi, sa mëngjesi se ka parë.

Kur shoh shokët thëm më vete, sa të plakur qënkan bërë
Thua dhe ata për mua t’njëjtën gjë ta kenë thënë!
Dhe pastaj mendojmë të shkojmë dhe atje ku s’kemi qënë
Ditë për ditë e gjithë javën. nga e hëna në të hënë.

Do mundohem sa të mundem, t’mos rrëzohem asnjëherë
Se kur isha krejt i ri gjunjët kurrë s’më janë prerë
Do të bëhëm Odise, po jo kurrë Homer i verbër
Si shkrimtari Mark Twen s’do të shkoj në botën tjetër.

Të mendoj si Baca Keqë pleqëria vjen si gjumë
Do t’i bindesha Bibles, edhe për një jetë më shumë
Me poet Mensurin shpesh bisedojmë gjërë e gjatë
Se si mund të vij pleqëria, pa u ndjerë e pa u plak.

Se do jemi kur s’do t’ jemi, se s’do thahemi si lumë
Kur vjen vapa përcëlluese e tenton të ulë në gjunjë
Prapë se prapë e përsëri them më vete ndonjëherë
E dua plakjen si rininë, n’moshën time le të bjerë.

Me pak dhimbje të durueshme, jo më vuajtje të pacak
Sepse dhimbja edhe vuajta janë dy përrenj që i lag
Që i lag edhe i mbush me dekada mosha jonë
Me qendresën për të mbetë me të gjallët përgjithëmonë.

Por e por e por të lodhur, do të plakemi e do shkojmë
N’kemi bërë gjë të mirë, disa vjet do na kujtojnë!

Kur të plakemi…Kur të shkojmë!

Thyerja e gotes

Nuk u thye se une desha
Copë me copë u bë se qesha
Dy tri herë mes miqsh e ndesha
Me dy fjalë të mira e vesha
Ish dhjetori i acartë…
Gota thyhet bash si gratë!

Rikthim

Në parcelën 21 të fermës në Rrilë
Në verën e nxehtë të një viti pa emër
Kisha harruar emocionet e një ditë të gjatë
Përherë e më shumë mendoja se kisha harruar krahtë!

Atje harrova ditën e paharruar tek kthehesha me Floren
Atje lashë dhe mendjen, atje harrova dhe doren
Tek shtërngoja gishtat e saj me një vibrim të ndjeshëm
Të një dashurie që vetëm ashtu ditem e u deshëm!

Ishte viti iks në një muaj vere, në një ditë të gjatë
Po mbytej në ikjen e shpejtë, në perëndimin e zjarrtë
Pa thënë asnjë fjalë, pa e puthur as ajrin, as buztë
Kur mosha na rrinte si një bluz e ngushtë!

Bash për këtë u riktheva njëherë në po atë vend
Më shumë se dyzet vjet më vonë, një ditë të lodhur
Në një verë të shurdhët që rëndonte si shkëmb
Në një perëndim naiv, sikur asgjë s’kish ndodhur…

Floren s’e pashë, nuk e gjeta ku e kisha lënë atëherë
Bari ishte , thujase i njëjte, me të njëjtën ngjyrë
Ndoshta dhe toka mbante nxehtësinë e së njëjtës vlerë
Të përjetimit tonë të rrallë që patëm atë ditë.

Mbuluar sytë nga turpi , për çka kurrë nuk bëmë
Floren e kishte shtrirë vdekja me fytyrë nga dielli
Si një lule e mbjellur së prapthi, krejt si një pemë
Më veshtronte nga lart e sikur zbriste nga qielli…
“Patriotizem” i vonuar

Sa e lënë Atdheun,
U kujtohet Flamuri.
Me një mundim shekullor,
Duke kapur lirinë,
Flamurin torturojnë!
E vënë në gjoks e në shpinë
Të gjorin e gjorë!

Shkruajn për veten
Dhe askush për ta,
Se si ua “thyen” dhëmbët,
Kokat dhe brinjtë!
Vishen e zhvishen me flamur,
Pa e pasë një dhëmb të thyer
Pa u lënduar kurrë!

Ngarkuar me ëndrra çalamane
Zbresin historisë së tyre
Si heronj të harruar!
Me foto demostratash
Nëpër duar!

Teprica patriotike e tyre
Shihet veç larg atdheut.
Në xhaketat extra large
E me kollaret burgosur
Fle frymëmarrje tërbuese
Qe shfryn histori banale,
Të cilat s’mund të jenë
As subjkete t’një andrre!

Marrin frymë me dhimbje deklaratash
Duke udhëtuar monopatesh me tërbim
U duket se fluturojnë majave
Të denuar me vet’harrim!

Qeshin ditët dhe datat, dhe udhët
Duke kërkuar të vetmen plagë nën brinjë
Që kur të vdesin deshmitë dhe ditët
Në fronin patriotik të vijnë…
Mos o Zot,
Amin!

“Fabulisti”

Një qose i lëmuar,
Me flokë të galtë,
Të shkruaj ka filluar
E t’i tredhë fjaltë.

Në një moshë të vonë
E një mendje të zezë
Mendonte me lapsin
Te vrasë e të presë.

Kurrë s’u bë shqiponjë
Shpend i mirë kurrë
Ma sa një bullar
Nuk u bë as burrë!

E pra hiqej tepër,
Si një gurë i rëndë
S’kishte lind ende
Të na shiste mend!

Alkimi e tij
Turli farë përzjerjesh
S’i dha kurrë mundësi
T’u printe të tjerësh!

Krejt si korb i lodhur
Zi edhe më zi
Fliste veç me veten
Për “vepren” e tij!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: cikel poetik, Pjeter Jaku

I BASHKON SOFRA POETIKE E DIELLIT

March 3, 2014 by dgreca

Neki Lulaj, Agim Gashi, Rrustem Geci, Kozeta Nushi, Arjan Kallco, Bajram Muharrem Bistrica, se bashku ne Sofren Poetike te DIELLIT/

Neki Lulaj/Gjermani/

LUGINA E KRENARISË/

Ato ditë/

Isha si në endërr/

Zjarr pas zjarri e ëndërr pas ëndrre/

Në Muzeun e Arteve Historike/

Preka me buzë shpatën e stërgjyshit në Vienë/

Në shtëpinë e Lidhjes plaku nga Ulqini po kthen

Në qytetin e konsujve të Alfabetit të Manastirit

Gjuha ime po dritëron si hyjneshë e bekuar

U çmalla gjatë në Rrugën e Kombit kreshnik

Dhe pushova në pragun e folesë së Flamurit

Nga duart e Nënës së Shejtë mora bekimin

Në Velani pranë shallit të shekullit të urtë

Bëra betimin

Erdha me Bogdanin në Luginën e Krenarisë

E bartëm gurin e ndarjes nga rrasa e Kosharës

U ndalëm ne Devë e në Gllogjan

Uruam jetëgjatësi dëshmorve në Likoshan

Konakun e bëmë në Kullën e Jasharajve

Në Oborrin e Krenarisë së Kombit

Mbi secilin mermer shkruante nga një epigram

Lavdi atyre që i dhuruan Atdheut

Pajën e shpirtit – testamentin e Skënderbeut

 

 

ME DASHURI

 

Dikurë u mboll fara hyjnore

Në tokën e babës, gjyshit, babëgjyshit

Dhe stërgjyshit plak

E ujitën farën shpirtërore

Me ujin e bekuar o im at

Nga ai fryt u gatuan

Bogdani e Fishta dhe Kadareja

Agani Tereza e Rugova

E shumë e shumë të tjerë

Ajka e kombit urtak la nderë

Kohërat u strukën nën hijet e fisit

Me sytë e shqiponjës e fjalët si flori

Zërin e patën krismë pushke e buzëqeshjen ylber

Mendjen teh shpatë qëndrimin gacë bungu

Kurrë si plaku koha Rilindësit tanë

Ndale o lumë vrapimin ndale o kohë shtegtimin

Ta shuajnë etjen krojet buzë bregut në stom

Jeta ka baticat si deti uturimat e shungullimat

Jemi shkëmbinj të thepisur atje buzë detit Jon

 

 

IMAZHE KUJTIMESH

 

Imazhe mbi shkronja

Zanoret po m’i mbyllin shtigjet e vetmisë

Mbi shtratin e faqeve të librit

Po i kullos sytë mbi shkronja e vargje

E shpirti shpesh po thehet si xham i zifisë

Historia e pasuroi me brumin e lavdisë

Këto po më sjellin kështu si një trok kali

Sa në Krujë Lezhë Vlorë Prishtinë e Janinë

Herë në Prevezë, Preshevë e Jeni Pazar

Mes valëve të Detit të tërbuar bubullimë

Atje mbi gjysmë shekulli zërat po vijnë

67 vjet notojnë katërmijë lulëkuqe gjaku

Në Tivarn e heshtur pa lapidar në monopati

Nuk u ngopa me librin e Barletit

Kur më përforcoi heroizmi i shkodranëve të mi

Përjetimet prekëse të engjëjve që vdiqën si njerëz

Të atyre që qëndruan si truproje të At Zef Plumit

Më solli në Boston Nasho Jorgaqi i pavdekshëm

Që të çmallem me At Fan Nolin e përjetshëm

Dhe me Vatranët e vyer të Nju Jorkut

Imazhe kujtimesh për miqtë e mi

 

 

ADOLESHENCË RINIE

 

U deshëm atëherë

Sepse ishte koha për dashuri

Duke i dhuruar njëri-tjetrit

Buzëqeshjen e brishtë

E diçka më shumë kur ishim të ri

Dje i besuam vetëvetes

Se jemi të pjekur para kohe

Për shtigjet e mundimshme

Që i sjellë jeta bashkë me marshue

Gabuam sa keq ishim mashtrue

Dje ishim shumë të lumtur

Fluturonim si zogjtë e lirë

Në qiellin pa re

Fantazuam papra

Që çerdhen e ëndërrave

Ta bejmë Kala

E jeta ka fantazmat e veta

Me lugetër e muza dhe zana

Që e ndërtuam në kohë studimesh

Para shërbimit ushtarak

Na i rrënoi ndarja si një plak

E ti qanë e qanë moj zanë

Unë qeshë e kënaqem

Se tradhëtia më ke pas thënë

Një herë, herët apo vonë

“Pret gjyqin e Dantes”

 

Agim Gashi

MOJ KOSOVË

Moj Kosovë e mjera ti
Spo t´blun ma asnji mulli, 
Politikajt parat në çanta
Popullata koken n´kanta!

Hajmedet për këtë shtet, 
Na mjel mirë haraç na qet, 
Sa shumë shtohet kjo varfëri
Milionerat përditë tuj bi.

Po qan populli nga varfënia
Mbretnon krimi dhe hajnia, 
Nuk ka barna në spitale
Shtohen firmat që mbjellin varre.

Po qohu ma popull i shkretë
Se për vete je Zoti vetë, 
Kerko buk, kerko liri, 
Udhëheqës të drejtë e jo mafi.

Sa të rrish kështu si je
Kan me të lanë edhe pa atdhe, 
Kan me të lënë pa buk e kryp
Çdo gjë kombtare t´u ta mbytë.

Kan ngulfat jetën e re
Lëngon keq i lumi atdhe, 
Kërkon popullin ku ka mbetë
Krenaria ku i ka tretë?

03.03.2o14
Düren-

Cikel poetic nga RRUSTEM GECI/Gjermani/

 

Himni për token

Shqipëri në çdo shtëpi
është detyrë e shtëpisë
është arbërim i të folmes
është përparim i shkrimit

Ky zë i afsht për gjuhën
që ka zënë në çdo shtëpi
krahët i ka nga sintaksa
dhe zemrën nga flamuri

Shqipëri në çdo shtëpi
është betimi për gjuhën
është çasti ynë i sotëm
për një shqipe poetike

Shqipëri në çdo shtëpi
është urdhër kulturimi
dhe detyrë e çdoditshme
për gjithsecilin shqiptar

Trojeve të mia

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
ujë i bardhë i maleve
ujë i bardhë i borës

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
ujë i dhéut të zemrës
ujë me Shkup e Iliri

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
uji ynë i përëndishëm
ujë që derdhet ilirisë

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i kombit
ujë i réve të rimta
ujë i shkriftë i gurrave

LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të rritem
gjaku im të mos thajë

Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellë
brenda kam disa këngë
gjyshi im i ka shkruar

Toka ime, shumë të dua
më prano të vde s këtu
të betohem kam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

Çamëri o zemra ime
zëri i nënës më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!

Trokitje Çame

Këngëve me Çamëri
fjalës i bien drithma
djersë të ftohta kohe
të rëna të përgjakëta

Këngëve me Çamëri
populli i vogël çam
çdo ditë i bie daulles
se popull i saj s´ flë

Në këngët me Çamëri
të trojeve të ilirisë
çami tregon Greqinë
lirinë e tij të shkelur

Këngëve me Çamëri
prej ku nis Çamëria
Plot lule të gjakut
me këngë Çame çelin

Ç A M Ë R I

Shqipe e vendit Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet bar me ves
Tek ulliri po të pres

Shqipe e vendit Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të vjela në një lëmë!

Shqipe e vendit Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur

Shqipe e vendit Çamëri
ti je moj njëmijë hijeshi
kënga çame s´do të thaj
gjaku ynë do ta mbaj

Gjuha në luftë

Unë flas gjuhën shqipe
i pat thënë mikut të tij
Aristidh Kola – Arbani
para se grekët ta vrisnin

Asgjë nuk ka mbaruar
më duhen 4 shekuj jetë
për ta kthyer mbarë, të
kaluarën tonë të shkelur

Nën atë qiell të Greqisë
të të vërtetave përmbys
gjuha bën luftën e saj
Çamëria të mos bjerë

Homeri shkruante shqip
në shqipen e pellazgëve
O ju, ndihmojeni çamin
gjuhën mbajeni në luftë!..

Mali i gjyshit

Te lisi i gjyshit në Thevi
tek ullinjtë e plagosur
çami ka 13 mijë vjet
që e mbjellë tokën e tij

Bijë e kuqe e gjakut
bijë e kuqe e betejave
trokitjet tuaja për liri
i kam thellë në zemër

Çamëri o tokë e çamit
në u plagostë kënga jote
Gjuha do të jet në luftë
që çami të vetmbrohet

O diell i lashtë i çamit
O Iliri e para Krishtit
Çamëria s´ di të jepet
Çamëria s ´ di të falet!..

P R E V E Z A

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Zot të fatit të jemi vetë

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Shqipëri jam tokë e det

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Babë dielli dhe flamuri
Çamërisë i japin shëndet

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
S´ ka Greqi në Çamëri
Tokë e Çamit Shqipëri!..

Kënga e K´lumshtit

Mëmë e gjakut
Mëmë Shqipëri
Zemra më digjet
Të jem me ty

Loti i diellit
Në pemë pikon
Çami e çamja
Gjëmë lëshojnë

Qiellit të gjerë
Ndodhë ka re
Jo rrallë erërat
Fshehin rrufe

Në tokën çame
Homerit plak
Emri e sytë
I kullojnë gjak

2 )

Shkruan Janina
jam Prishtinë
jem Tiranë
e jem një himn

Trapi i çamit
traget me nam
mijëra vjet
lundron n´këto anë

Qan Janina
gjakun e saj
nën Greqi
pema do thaj

Dheu i çamëve
një dhe flori
sa jam Çam
aq jam Shqipëria e bashkuar

Aristidh Kola

Tek një lis në T h e v i
Aristidhi mblodhi veten
ndezi një q i r i në gur
në kujtim të gjyshërve

Bari i çamit në Thevi
foli sikur të ish njeri
ai mirëpriti birin e saj
d j a l i n mendjeshumë

O i bukuri A r b a n i t
o biri im i Çamërisë
këndoma këngën trim
që bari të bëhet pemë

Jam gjak i juaj o Thevi
Jam gjak i pastërt çam
unë i kam dy z e m r a
të dyja i kam Shqipëri

GJUHA SHQIPE

Jam nënë e disa gjuhëve
mëmën e kam pellazge
ajo mua më trashëgoi
të jem e gjithmonshme

Ky mesazh i shekujve
10 mijë vjet pellazgji
dhe 3 mijë vjet Iliri
është gjuha jonë shqipe

Kosovë, Iliridë, Çamëri
flamuj të gjuhës shqipe
me ju unë jam shqiptar
me ju unë jam Shqipëri

Jam nënë e disa gjuhëve
folni bija të gjuhës sime
Sa gjuhë nga gjuha jonë
u bënë gjuhë më vete

R I L I N D J E

Rend Prishtinë rend
Rend shpirt i kombit
Rend Prishtinë rend
Rend e mos pusho

Rend Prishtinë rend
Me flakët në gji
Rend Prishtinë rend
Flamurit Kuq e Zi

Rend Prishtinë rend
Me Preshevën rend
Rend Prishtinë rend
Me Tetovën rend

Rend Prishtinë rend
Me T i r a n ë n rend
Rend Prishtinë rend
Rend atdheut tënd

ÇKA THA LIRIA ?

Zemrën e kam të fortë
po trupin në pesë pjesë
e v r o p a t më copëtuan
kur Evropa s´ish e drejtë

Kosovës shumë po flitet
se bisedat s ´ janë mirë
Kosovën e duam tamam
pa pranga e pa mynxyrë

Imja është kjo tokë
foli liria, vetëtima e saj
unë jam e juaja, sa të më
mbroni, dhe të më mbani

Zemrën e kam të fortë
po trupin në pesë pjesë
më shumë se një shekull
jam nën degë të rrufesë!..

Konti i Roganës

Poeti e thotë me gojë
shkruan edhe në letër
se poezia do të rrojë
aq sa do të rrojë njeriu

Krijimet me shkronja
mbetet maja e gjuhës
pasqyra e pëjetimeve
udha nga duhet të eci

Ky diell në gjelbërim
është nga duart tona
është një diell vendas
që banon te gjithsecili

Poeti e thotë egzaktë
të bukurën gjeje vetë
jam Konti yt i këngës
Jam konti yt i fjalës

AMANETI I PRINDËRVE

Pjesë të tokës së pushtuar
toka të Shqipërisë së lashtë
të mbytura nga fqinjët tanë
na thërrasin ti shpëtojmë

Pellazgji, jam mbetja jote e
lashtë, Jam n´tokën që më
ka mbetë. Jam 13 mijë vjeç
në dhéun tim të zvogëluar

Në këtë truall të atdheut
një flamur në diell e kam
m´u në kodër ku veton
m´u në kodër ku bubullon

Shqipëri, Kosovë, Çamëri
trashëgimtare të të lashtëve
amanet tokat e pushtuara
amanet, bëjeni vet gjeniun!..

 

Cikli : Kontradikta jete nga ARJAN KALLCO

 

DRITA E PAVARËSISË

Po bien lodrat e kushtrimit

Anembanë Kosovës,

po bien,

Por jo më për luftë! Ajo tashmë

Ka mbetur një fjalë e dalë

Nga fjalori edhe pse zhurma

E saj ende krejt nuk është shuar.

Fillikate  tingëllon në memorien

E zhveshur nga harrimi që në çdo

Përvjetor zgjohet gjithmonë e para

Dhe  jep lajmin e madh të lirisë.

E pas saj në një paradë të përndritur

Rrethuar me aureola lavdie,

Krah për krah, ecin heronjtë e heshtur

Në figurat e gjalla mes portretesh

Dhe bijtë e tyre të paepur.

Etër e bij, siç e do zakoni ynë

I të parëve, në një rresht bashkuar.

Jo ky nuk është mort, nuk është

Përlotje e zakontë! Një jetë

E dhuruar për atdheun

Vlen me mijëra jetë nën robëri.

Koha do të fluturojë mes pëllumbash

Të bardhë që sillen rrotull, mbi ty Kosovë,

Engjëll mbrojtës në  pavarësi.

 

Kështjella e Selanikut

 

Shekullore sot dergjesh e harruar

majë kodrës, e plagosur rëndë,

kështjellë e pamposhtur ngadhnjimtare,

që pushtuesit  rrob dot  s’të bënë.

Muret e tua, ah sa keq,

s’janë më veç  një grumbull gurësh

mbetur në këmbë,

nga tërmetet e kohës së shkuar

që i goditën furishëm, e

verbërisht  skërmitën dhe dhëmbët.

Tashmë nuk kanë as forcë të flasin,

janë tepër të lodhur nga heshtja e gjatë,

që copëza jete martirësh të tregojnë,

që betejave të ashpra shpatat vringëlluan,

e bëmat e tyre i ngjizën në këngë.

E këngët, janë vetëm për heronjtë,

që trupat e tyre i derdhën në mure,

e zotër të saj u bënë.

Dëshmimtar i gjallë është ai,

deti përballë,

ku hija e saj edhe pse rrënojë e çalë,

si fantazmë e përjetshme vigjilente,

ngrihet madhështore mbi valë.

Të mposhtësh një komb,

duhet të shëmbësh muret e gurtë

në fillim,

që thellë kanë ngritur në zëmër.

 

Rruga Egnatia

 

Kjo rrugë tash llamburit

nga dritat shumëngjyrshe

që mes vezullimesh të kristalta xhamesh

të mbajnë pre’ tundimesh nga

reklamat luksoze dhe

mallrat firmato.

Përgjumja nuk i ka më hije

në kohët moderne.

Dikur zbrazëtia e udhëtarëve

që në të vozitnin rrallë

fshihej pas tingujve të zileve

kapriçoze të kuajve që shpesh

trokisnin me jehonë,

shpërndanin jehonë kobndjellëse

kur hapat e lodhur zvarriteshin

mbi dhe’ e të hareshme kur

troku melodioz

të shtynte jashtë dere që

heshtur ta shijoje.

E mora dikur edhe unë

këtë rrugë nga larg me trastën

e kohës ngarkuar

se historia nuk është zonjë leone

e papërvojë

që lind për herë të parë,

por matkë e pafat shenjtore.

Hiseja e saj kurrë ka fund,

e vetme qëndron e hipur mbi kalë.

Errësira është maska e ndarjes

nga dita dhe udhëtarët s’janë

më të parët.

 

Bisedë e heshtur me Harkun

 

Edhe pse pamja jote e cunguar

duket sikur s’i jep kuptim

Triumfit,

nuk të bën të pashpresë.

Pa më thuaj, prej sa vitesh

qëndron aty i patundur?

Epokat erdhën, ikën,

ndërtuan tempuj të shumtë.

Ndoshta më joshës.

Sot ku janë? Ku shkoi krenaria

e tyre e përkohshme? Po prepotenca

foshnjarake veshur me naivitet?

Varrosur diku

nën këmbët e tua gjigande,

të tretur si dhe’,

përbuzur nga lavdia boshe

që dot s’të rrëzoi,

por që e qetë nuk fle.

Dhe vetë ringjallja ka mbetur e ve,

pa asnjë thirrje grishëse legjendash,

pa të lartin atdhe.

Fati s’merret me gurë,

plagët koha t’i shëron,

edhe sikur bota të vidhiset,

idealet e shenjtë nuk shuhen,

aty pranë teje, në këmbë,

do të mbretëroni gjithmon’.

 

 

Në ditën e shenjtërimit

Skënder Sallakut
Provoni t’ia hiqni lirinë një populli, por dijeni,

herët a vonë do ta kërkojë derisa ta arrijë.

Provoni t’ia hiqni humorin, e

do të shihni se shpirti do të plaket plotësisht.

Nëse nuk e kërkon në sheshe si liria, Zoti

i plotfuqishëm qoftë me të,

u preftë përgjithmonë në paqe.

Ylli i agimeve
(Kryebilbileshës sonë)

Lajmi i hidhur
prej dheut të huaj
ma zbardhi mëngjesin e përlotur
të shkurtit shtatanik.
Një zë i dashur u arratis
prej rrumbullakësisë së burgosur
mes shtresash të pajeta
që të kumbojë i lirë në hapësirë.
Nuk e duronte më
robërinë hipokrite të qytetërimeve
në asfiksim e që tash po i mbyt
vetë bijtë e saj.
Një këngë e largët më vjen
ndërmend në këtë vajtim
për yjet që kurrë s’perëndojnë, e

sytë më njomen me lotë.
Edhe 1000 bilbila që dot s’pushojnë

janë në zi, ndërsa po thurrim qindra vargje
dhe dhurojmë miliona karafila.

6 shkurt…..

 

Meditim…

Pak aromë miqsh
po e marr me vete në udhëtim,
pa emra të bujshëm, pa piedestale.
Eh, do të vijë ndoshta ajo kohë,
kur njëri-tjetrin do ta kërkojmë
në labirinthet e letrave, të fshehur

diku nëpër rafte bibliotekash,
në të vërtetat e paprekshme universale.

 

Pa Cicërimat e tua…

Cicërimat e ëmbla të klarinetës
në këtë të dielë të ftohtë janari,
tash që më shumë se kurrë
kishim nevojë për ngrohtësi të shpirtit,
ashtu papritur na braktisen. Na thanë
një lamtumirë të përlotur dhe drejt një
udhëtimi të pavdekshëm po flatërojnë.
Në buzët që dridhen prej vajit
të qindra klarinetave që ti i mësove
si të cicërojnë, notat e tua buçasin.
Tingujt i shpërthyen akujt e pathyeshëm
të akullnajave gjigande të pandjeshme,

zërin tonë në një këngë të vetme e bashkuam.
Bilbilat plot vesë mund të rrinë të qetë
në vendet ku kanë shtegtuar.

26 janar 2014

Jeta nuk është lodër

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Sot duhet të heshtë, asnjë
Zhurmë të mos e zgjojë gjëmën
Që shqiptarisht e ngritën në kurth
Bajlozë të sakatosur e të pangopur.
Bulevardi sot duhet vetëm
Të kujtojë të shkuarën e afërt,
Të vajtojë jetën që si një lodër
E përdorën.
Eh, Bulevardi.. sot duhet larë me lot,
Po, po, me lot të tharë, sepse
Edhe këtë herë historinë
Dot s’e kuptuam. Mbetëm
Fanatikë të instikteve djallëzore,
Kujtuam se heronjtë
Duhen vetëm një herë, e, më pas,
Paqja do të mbretërojë.
Fati është shpagimi i sakrificave
Në emër të dinjitetit.
21 janar 2014

 

Muzgu në lartësi

Sa shumë u enda muzgjeve magjike
Në tokën tonë:

Lindje – Veri – Jug – Perëndim
Për të kapur sensin e së natyrshmes.
Sa më shumë i afrohesha dogmës
Ajo papritur më largohej, si për të thënë
Se gjetiu duhet ta kërkoja, diku lart
Në qiejt e ndarë në kufij, ku njeriu dot
Nuk u qas. Nuk gabonte në profecinë
e vet, tek po përskuqeshin horizontet e zbehta
Dhe retë e egërsuara lundronin mbi çdo breg.
Poshte toka po ngrysej me hap të penguar
Kalërimi, Hëna e pakët si kandili në shterim
Këtu sipër duket objekt i pavlefshëm;
Retë ia kanë zënë rrugën ku të
Shihet, ku të nazetojë mbi të kaltrin det.
E kur dita në këtë pjesë
Të universit po merr fund, ditënata nuk
Merr më të tjera koloritë, pika loti e lagin
Ajrin, e takimin e nesërm pret.
Me qindra muzgje do më shoqërojnë

Në rrugën tonë të panjohur, por

Muzgu në qiejt lart mbetet përrallor, e duke ecur

Si këmbësor i pangopur mbi re

Vetja të duket mbret.

1 shkurt 2014, në lartësi

Koha që s’na u bë mike

Vesa ambrore m’i trazojnë kujtimet
e një kohe që asnjëherë s’u bë
mikja jonë. Më mirë ta kemi
kundërshtare tek ikën fodulle,
vitet pa na i kursyer. Mike
le ta bëjnë frikacakët që për
të mos u harruar, i lëpihen çdo ditë
në foltoret memece të historisë. Në skajet
e zhurritura të xhaketës, fijet e zhderitura
nga përplasjet e paevitueshme, valëviten të lodhura,
si kallinjtë e thatë qe mezi
presin drapërin e pastaj të përfundojnë
në ndonjë hambar të mykur, ku askujt
s’i bie ndërmend t’i bluajë, megjithatë
miell do të përfundojë në ndonjë magje,
por nikoqiret e mira duart s’do t’i ndyjnë
e me kot do të presë të bëhet bukë,
askush s’ka për ta gatuar.

20 shkurt….

 

Mjegull

 

Mjegulla e bardhë mbi liqen

Si retë puplore tek derdhen

Vrapthi në qiellin e ngrysur

I lëpihet vjedhurazi sipërfaqes

Në përpjekjen që t’i shqitet sadopak

Pasqyrës së shëmtuar

Që për çudi nuk ia tregon më fytyrën.

Nëpër mjegull kudo heshtje, asnjë peshkatar

Asnjë rrjetë hedhur, bile dhe

Peshqit nuk e kryejnë më krcimin hopthi

Për pak ajër të mjegulluar. E qetë mbi liqen

Një pulëbardhë e pashqetësuar

Po fluturon qorrazi.

 

Janar 2014

 

Pak frymëzim prej tëndit

(Migjenit në këtë përvjetor)

 

Jehona e lashtësisë së klithjeve

E lutjeve të dëshpëruara të njerëzve

Për pak bukë në tryeza që kurrë

Të mos mungonte, e kishte grishur

Etjen tënde për një botë të re.

Edhe lotët e fëmijëve tek qanin

Lagjeve të varfëra të kontinenteve

Duke ecur këmbëzbathur ,

Ta kishte mprehur shikimin,

Ta kishte sosur durimin. Diku më afër

Një tjetër këmbanë alarmi binte

Në mendjen tënde, i godiste fort

Në zemër ndjenjat dhe i shkundte

Shpirtat e trazuar mes “ të birve

Të  shekullit të ri”,

Në kacafytjet e përditëshme

Me Fatin tonë të mbrapshtë që s’donte

Të na shqitej dot.

Këmbanat shqiptare s’e ndalnin vajin

Të tërhequr zvarrë nga pas

Në shekuj, gjithmonë e më të ngjirur, dhe

Si për çudi askush nuk e dëgjonte më.

Barqe të stërmëdhenj çaheshin

Nga lukset e shfrenuara nëpër lokale nate

Dendeshin ngijshëm shtëpive madhështore

Por prej tyre nuk tepronte asgjë.

Po ti, barqet e vegjëlisë nuk i le të thaheshin

Të rrudheshin dhe rreshkeshin më kot:

I ushqeve me tjetër bukë, me tjetër dashuri.

Me to mjerimi e pa dritën e shpëtimit të agonte

Me to skamja foli shqip.

 

12/10/2013

Bajram Muharrem Bistrica

MUHARREM BISTRICA I HYPI ”ATIT”

(Gjyshit tim-Muharrem Bistricës)

Trim e burra ka pasë Kosova!

Kanë qenë shtyllë në votrat toan,

Trima në luftë, n`oda për pleqni,

Janë mbetë emna në histori!

 

Krejt këta burra Kosovar

Të gjithë me zemër e shpirt-shqiptar

Si pikësynim dhe qëllim të parë,

E kanåe pasë bahkimin Kombëtar!

 

Ka pasë ”krenë” e ”bajraktar”

Si n`cdo vend ku ka shqiptarë,

Në shpirt e zemer e kanë ruajt traditën,

Janåe frikësuar mos p okoriten!

 

Ruajtën fortë traditën e shqiptarit,

E quen në vend amanetin e t`parit,

Djalë mbas djali e korë mbas kore,

Kurrë Kosovën pa e lkëshue prej dore!

 

Ndër këta trima e burra të kosovës,

Shtyllë e vendit dhe e votrës

I ka takue gjithmonë “Balli I Odës”

Sherif Vocës prej ”Shalës Bajgorës”!

 

Ky burr-trim zemër bujari!

Djalë maësorje e bir shqiptari,

N`mexhlis* t`burrave ishte i par

Për Komunë t`Shalës-kryetar.

 

Me shkrue krejt për këtë njeri,

Pak një libër, po një histori,

Po tregojmë për një vaki,

Që i ka ban ë jetëne  tij!

 

Hic Sherifi nuk është kujtue,

Ka dashtë miqt`me I nderue,

“Selamin” e tyne n^vend m`I cue,

E ka nijet n`dasmë me shkue!

 

Sherfi Voca I hypi “atit”,

Ja dha majës ja dha shpatit,

Frenin ”atit” ja kish hstërngue

Gojë t`atit

Ka mësy Llapin në dasmë me shkue!

 

N`derë të mikut kur ka mbërrijt`

I dalin përpara burrat m`prit`

T`tanë të zgjedhun burra ”llapjan”

-Mirë se vjen o burrë ”shaljan”!

 

Sherif Voca si djalë petriti

Mirë se ju gjejë, jut ha Sherifi,

Prej zinxhisë kambën e hici,

Këcej prej shale e  n`tokë zbriti.

 

U fal`me burra dorë për dorë

I prinë përpara e cuen në Odë,

E ulën Sherifin në ”Ballë të oxhakut”

Ishte vendim I t`zotit t`konakut!

 

”Përhajr” dasmën Sherifi po ja u ban,

I qitën kafe dhe duhan,

Po e dvesin e po e llafojnë

Një adet t`dasmës po ia kallxojnë!

 

Këtë ”adet” Llapi e ka trashegue,

”bakshishin e dasmës” për me fitur?

Kush din “atit” me I ndejt “binxhi”

”Shtate zjarmie” duhet me i kapercy!

 

E kuptoj Sherifi ”adetin llapjan”

Burrë I mëncur Sherifi a kan`

I ra n`mend për një djalë ”shaljan”

Me shkue e m`i marrë, Sherifi kërkon!

 

Sherfi Voca në këmbë u cue,

Nja dy djem më m`I shtërngue,

Deri n^Bistricë ata kanë me shkue,

Muharrem Bistricën këtu me ma pru`!

 

Du djem`llapjan`i kanë shtërngue,

Mirë Sherifi ua ka kallxue,

Deri në Bistricë ju me shkue

”Selamin” Muharremit me ja cue.

 

–Sherfi Voca po pret në Lllap,

Hypi atit e hajde vrap

 

Dogri djemt n`Bistricë janë shkue!

Shpin`e Muharremit e kanë kërkue,

Muharrem Bistricën e kanë takue,

Fjalët e Sherfiti ja kanë kallxue:

 

Me ”selam” Sherifi na ka cue,

N`mujsh ma shpejt, mos me na vonue

Betë Sherifi na I ka mbledh`për krye!

Pa tu n`Llap s`guxojmë me u kthye!

 

Hala fjalët ata pa I marue,

Mirë Muharremi i ka kuptue!

OPritmni djem`vec dy dakika,

Shkova shpejt ”atit” i hypa!

 

S`vonoi hic, Muharremi erdh`

Drejt për Llap, ata janë dredh`

Aman Zot “atat” tuj nga,

Tim e mjegull, s`shihte gja!

 

Ati I Muharremit, me t`mëdhajat hapa,

Dy llapjant`mbte¨ne shumë mprapa,

I vinte keq se ishin me ta miq,

Se nuk pat me i pritë hic!

 

Krejt ai ”milet” po bajnë cudi,

”Pa hesap shpejt djemt`janë kthy`

Muharremi n e muerr n`gryk Sherifi!

Dhe ia nisi me I kallxue:

 

Këtë #adet” Llapi e kish trashëgue,

“Bakshishin e dasmës” për me e fitue?

Kush din “atit” me I ndje “binxhi”

”Shtate zjarrmie” duhet me i kapercye

 

Po ja ban Muharremi me sy,

Sherif Aga dert mos ki!

 

Ja nisën “llpajant” tuj u lavdue,

T`tanë me rtend ”atat” tuj i ladrue,

Merrshin turr se jo mahi,

Po asnjo`zjarmet s`mujti me i kapërcy`

 

Fill mbas tyne edh do si t`parë,

Disa ”kren” e shumë ”bajraktar”

T`tanë me ”ata” turr tuj marrë,

I ngajshin ”atat” si t`pakrye,

Asnj`zjarmet me i kapercye.

 

Muharrem Bistrica mbet ma i mrami,

Po viket sa i mujti zani!

Muharremi ky djal dai

Bertet t`madhe, o ju tupanxhi!

Rrehne, rrehne fort tupanin,

Tash e shihni ju ”shaljanin”!

 

Ja ka shtërngue ” atit” frenin t`atit,

U skejuan e ja lëshuan vendin,

Aman Zot`”ati” tuj e nga

Thojshe fryma me t`u da,

Kur iu afrua zjermit t`parë,

Sa fuqi “atit” I ka ardhë

Përmbi zjarmie ”ati” a gjue,

Thojshe ti tuj fluturue!

Porta e “ t`shtati zjarm” a fërëllue.

 

Sherfi Aga, dert mos ki

Po t`baj be në perendi

“Shtatë zjarmie” t`I kam kapercye

Ja s`i tham vetit ” binxhi”!

S´ta marr ftyrën në këtë mledhi.

Për fjalë t`ande, une n`zjarm hi!

Se koriti veten as ty!

S`e unë jam nji djalë shaljanë,

Kan me m^gjoftë sod këta llapjanë!

Histori n`Llap kem`me lanë!

Fort sherifit p ona i vjen mirë,

Për q`ata i kam cue me t`thirrë!

Mire e di, që ti sna koritë,

Nji za të madh në Shalë m`i qitë!

Ta marrin vesh këta llapjanë

S`e cfarë miku kanë t`shaljanë!

 

Nuk vonoi e erdh`” vakti”

Tash po i vjen Muhharemit ”sahati”

Muharremi po bahet gati

I gjue n`shpinåe q`ati ”ati”

Ishin mbledh populli ”bytevi”

Po bajnë dajre shume dajrexhi

Po I bijnë tupanave do tupanxhi

Ish ba ai vend me t`ardhë cudi!

I kishin kale “shtatë truca zjarmi”

 

Ja nisën ”llapjant`” tuj u lavdue,

T`tanë mer end ”atat” tuj i ladrue,

Merrshin turr se jo mahi,

Po asnjo`zjarmet s`mujti me I kapërcy`

Filla mbas tyne edhe do si t`parë,

Disa ”kren´” e shumë ”bajraktar`”

T`tan me ”ata” turr tuj marrë

I ngajshin ”atat” si t`pa krye,

Asnjo`zharmet me i kapërcye!

 

 

Muharrem Bistrica mbet ma i mrami,

Po viket sa i mujti zani!

Bertet t`madhe, o ju tupanxhi!

Rrehne, rrehne fort tupanin,

Tash e shihni ju ”shaljanin”!

Ja ka shtërngue ” atit” frenin t`atit

U skejuan e ja leshuan vendin,

Aman Zot` ”ati” tuj e nga,

Thojshe fryma me t`u da,

Kur iu afrue zjermit t`parë,

Sa fuqi “atit” I ka ardhë

Përmbi zjarmie ” ati” a gjue,

Thojshe ti tuj fluturue!

Perte  “t`shtati zjarm” a färfëllue,

Muharremi djal drangue,

Frenin “ atit” j aka shtërngue,

Se dojke ” ati” me fluturue!

 

Krejt ai popull po bajke seri

Qysh ”shtatë zjarmie” i kapërcei kly njeri!

Fluturojke me ”at” si zog skyfteri,

S`kemi pa n`Llap kësi beteri.

Kësi beteri s`ska ba vaki,

S`kemi pa kurrë me sy!

Me I kapërcye “shtatë zjarmi”

Sherif Voca u gëzue shumë,

E po ban për veti lum,

Asnje fjalë s`po e flet`,

Nxuerr mamxerrën përpjetë po qet!

 

Krejt ai ”hallk” po bajne cudi,

Kurrë në Llap s`ka ba vaku

Muharrem Bistrica ky djalë i ri,

Sod në Llap bani t`madhen cudi!

I kapërcej me at`”shtatë zjarmi”

Le ta dijn ë pleq`e t`ri

Nji djalë shaljanë bani n`Llap histori!

Muharrem Bistrica po i thoijshin atij!

Fluturojke me krah`ati I tij!

Me pas kanë edhe ”shtatë zjarmi” tjera

I kish kapërcy`Muharremi me arin si era!

 

Kush janë kanë aty janë kapë për kry`

Thojshin: Q`esi dragoni s`kemi pa me sy!

Si vetëtima I kapërcej “shtatë zjarmi”!

E fitoj ”Bakshishin e t`zotit të shtëpisë”

Ia zbradhi fytyrën Sherif Agë-Zotnis!

Muharrem Bistricës, aferim I qoftë

Sa Bjeshët e Shalës Muharremi rrnif`!

Sa t`jenë jeta mos u harroft`!

Sa për n`fund, edhe kjo lavdi!
Sherif Voca, o burrë dai!

I lumi ti për këta djemni`

Që në Llap bajnë histori!

Sod krejt Llapi ndiejnë kënaqësi

Me ”shaljanë” që kanë miqësi

 

KOZETA NUSHI/ BRESCIA – ITALY/

 

ME DIELLIN NË QIELLIN E ZOTIT U NGRITA

NJë ditë iku me shiun.

U çudita.

Një ditë iku me bardhësinë dhe Diellin.

Psherëtita.

Një ditë iku me dashurinë.

Ulërita.

Një ditë iku me harresën e gjakut

Të derdhur për Kosovën dhe Çamërinë.

Me Diellin në qiellin e Zotit u ngrita

duke folur me vargjet e të parëve të mi:

Zgjohuni politikan, prej gjumit, zgjohuni!

Me shkrimet e Prof.Dr. Eshref Ymerit bashkohuni!

Dhe mos shikoni kolltuqe e salltanete!

Se Nëna Shqipëri shumë po vuan.

Dhe ka shumë derte.

Dhe nëse me bekimin e Zotit

Do ta doni si Ai lirinë

Në piedestal do ta ngrinit veten dhe Shqipërinë.

26 SHKURT 2014

 

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Gashi, Arjan Kallco, Bajram Muharrem Bistrica, cikel poetik, Kozeta Nushi, ne sofren e Diellit, neki Lulaj, Rrustem Geci

NE SOFREN POETIKE TE “DIELLIT” PERPARIM HYSI

January 27, 2014 by dgreca

Vdiq Mbreti i klarinetës/

    ( elegji)

 Nga Përparim   Hysi

Vdiq Mbreti i klarinetës

Vallë, do rrijë mbi fron  një tjetër?

Jam ballë së vërtetës

Nuk shkruaj kot, se jam i vjetër.

Kur i binte klarinetës

Zogjtë këngën e pushonin
Ëmbëlsinë e mjaltit të bletës

Ndaj rrinin e dëgjonin.

Klarinetës kur i binte

Njerëzit mbesnin me gojëhaptë
Se në shpirt njerëzve u shpinte
Veç gëzim, hare dhe  mjaltë.

Ku nuk shkeli këmba e tij

Klarineta përmbi buzë
Eh, ç’muzikë! se ç’melodi!
Ndizej shpirti zjarr e shpuzë.

Po kur mirrte një kaba

A gjëkund një valle dyshe

Të shpinte në tjetër dynja
Se më kot “Mbret” më ishte!

Dhe ky”Mbret” me shpirt të dlirë
Që kënaqi aq dëgjues
Rroj fisnik e vdiq i tillë
Një Përmet për të dëshmues.

Ishte Mbret në klarinetë
Dhe me shpirt ishte Zotëri
Ai do të rrojë për jetë
Se nuk vdes, Laver Bari!

 Tiranë, 27 janar  2014

 2- Kasollja

Ndodh  që një kasolle  me kashtë
Të bëhet e shtrenjtë e të jepë ngrohtësi
Se kjo kasolle na mbrojti nga një shtrëngatë
Kur na zuri, befas, në rrugë që të dy.

Vrapuam të dy të zënë për dore
Kasollja? Më e shtrenjtë se një shtëpi
E mbaj mënd: pallat më qe, moj kasolle!

Po të të harroja as që do isha njeri.

E hodhëm lumin dhe nuk e shajmë kalin
Sa herë që shkoj rrugës, sytë hedh atje
Oh, s’e harroj çastin! Ndaj shpreh mallin
Për atë kasolle që në rrezik, na u bë strehë.

 3- Kronikë e zezë

Po kur do zhdukesh, moj kronikë e zezë?
E zezë si vdekja! Ma shpall, ma shpif.
Kur një kronikë të tillë do ta futim në varrezë
Do ngopemi me gaz, me  jetë, me dritë.

4-  Tek mendoj…

Tek mendoj të vrarët e pas nëntëdhjetë e  shtatës

NJë hije e zezë: e gjitha më pushton.
U “mboll” hasmëria si pema e mandatës
Që kokrra vdekjeprurëse,pa pra, lëshon.

As ka krahasim me të rënët në luftë
( Plaga e të rënëve tërë jetës më dhëmb)
Por kjo gjakmarrje si çiban a lungë
Është si një plagë që rrjedh sa më çmënd.

Të vritesh me tjetrin për hiç mos gjë
(Mjerisht, kjo ndodh veç në Shqipëri!)
Si mos  alarmohesh? Dhimbja hiç s’më lë
Por ç’ më duhesh fare, o moj qeveri?…

 5- Ngyra e kuqe

I kuq është gjaku- gjenerator i jetës
I kuq faji që skuq faqen time
I kuq flamuri ku bëj besa-besën
Në se dikush prek tokën time. *

I kuq dhe trëndafili i dashurisë

E kuqe lulkuqa që mbin në ara
Por si ajo e kuqja përballë fajësisë
Nuk ka. Atë vë përpara.

 6-Letër juristëve

Ju që hartoni kodin penal
Ju lutem mos e bëni elastik
Se,pastaj, gjykatësit bëjnë rrumpall

E “tërheqin” a e “mbledhin” si të jetë llastik.

Bëjeni ligjin si diçka të ngurtë

Ku keqbërësit veç t’i bien murit me kokë

Nuk duhet që  ata t’i “rrahim” me pambuk
Se ndodh që për  5- lekë, të çojnë në tjetrën botë.

Sidomos i ngurtë të jetë ligji që mbron jetën

( Mos lini vënd për pandehma a rrethanë lehtësuese?!)
Kur një të pafajshmi shkon dhe i  merr jetën,

Në burg për tërë jetën( pa  të drejtë rekurse)

Se vetëm kështu nuk do ketë vrasje,

Se vetëm kështu në rrugë s’do ketë maska
Do mendohet mirë qoft dhe për gjakmarrje

Se do mbesë për tërë jetën në pranga.

Kush merr një jetë, nuk ka pse bën apel

Pa u mëdyshur, tërë jetës në qeli

Ata që vetmbrohen ( me tjetër “defter”)
Se ndodh që për krimet,vihet barazi

Juristë! Ju lutem!

    Florida, janar- shkurt  2003

 

7-Më rreh zëmra

Si një mëkat i fshehtë që më mundon

Më rreh zëmra dhe e ka një shkak:

Ndodh kështu kur dashuron

Po është pak çudi,se tani jam plak.

8- Lëmshi i flokëve

Nën lëmshin e zi të flokëve të  tu
Seç feks një qafë e hollë dhe e gjatë
Një kokë prej Diane që kini ju
Të them  të drejtën:  më le gojëhaptë.

Vështrimin sensual që të bën për vete
Buza që qeshë që vetëm të ndjellë
Unë zë e “dridhem” si të kem ethe
Po le të dridhem sa të shkoj në esfel.

 9- Ç’qe ky verbim?

Ç’qe ky verbim i beftë

Që ma dha syri i kaltër

Mos zbrite vallë nga retë

Që mbeta i shushatur?!

Se goditja qe si vetëtimë

Sa gati mua më qorroi
Jam tani si në vidhimë:

– Syri  i kaltër më verboi.

9-  Sytë e tu

Sytë e tu si dy thëngjinj ndezur nën hi

Flasin për një bukuri,tash, si të perënduar

Po unë që dikur vdisja për ata sy,

Kam po atë dobësi si moteshkuar.

10-Dikush që më tha:- Jo!

A e di se, kur më  the:-Jo!

M’u duk sikur më godite me shpatë
Nuk di në besoni  a jo ?

Ajo ditë e tëra m’u kthye  natë.

11- Atë atmosferë të bukur femërore

Atë atmosferë të bukur femërore

Pa të cilën, gati, unë nuk rroj dot
Ma hoqi mua kurbeti, prore;

Kurkund më s’e gjej dot.

Dhe jam tani si një murg i ngratë

Mbyllur diku në një manastir

Kam katandisur tamam si një sakat

Kurbet! Je i pështirë…

12- Janë ca gjëra mjaft intime

Janë ca gjëra mjaft intime
Që më vijnë dhe më ngasin

Dhe më futin në mendime
Për një kohë që t’hu ma qasin.

Për një kohë që t’hu  ma qasin
Pse më bëhet si  tani?
Dhe ma shtojnë mua marazin
Tash që jam dhe pleqëri.

13- Kur të zhvesh me sy

Kur të zhvesh me sy

Dhe hedh vështrimin nga këmbët tek koka

E humb pusullën: nuk ka se si?

Se ti je më e mira që ka bota.

Florida, 2003

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: cikel poetik, Ne sofren poetike et Diellit, perparim Hysi

IDAJET JAHAJ I FTUAR NE SOFREN E “DIELLIT”

November 21, 2013 by dgreca

PATI EDHE NJE KOMB TE VOOOGEL,TE VOGEL/

Cikel poetik nga Idajet JAHAJ/

Pati  edhe  kombe/

të mëdhenj, të mëdhenj/

plot diej e kaltërsi,/

plot rreze e stuhi,/

plot…shpirtësi./

Rreth e rreth planetit

në vijë.

Dhëmbi  i peshkut të madh

i çau më dy!

Pati edhe një komb

të voooogël,të vogël,

në një pikëz të planetit,

në një cep  të  tij,

si zemër e  tij,

thërrime, qiri,

dritë,pellazgji,…

 

E ndanë më katërsh,

e ndanë më tri !

Kaq gjak,

kaq  gjak të ëmbël

paske patur, Shqipëri ?!

 

SE  ESHTE METAFORA…

…Se është metafora-mbretëresha  e tropeve,

Se është poezia – princesha e letërsisë,

Se është Homeri – mbreti  i  poetëve,

 

Se është  zhgaba – mbretëresha e zogjve,

Se është luani – mbreti  i kafshëve,

Se është balena-mbretëresha e peshqve…

Se është  Amerika –mbretëresha e shteteve,

Se është njeriu-mbreti i planetit,

Se është dielli-mbreti i sistemit…

Se është Toka – diamanti i qiellit,

Se është shqipja-diamanti i gjuhëve,

Se është arësyeja – diamanti  i gjithësisë…

Se është metafora –mbretëresha e tropeve…

 

REXHEP QOSES

 

Fare rrallë

Për Naimët e gjallë.

Perëndia

s’e vdiq Naimin,

e hodhi farë

nën  dhe.

 

E prej tij

mbitë  Ju,-

o Rexhep Qose,

besnik-Naim.

O fjalë-lotuari

bubullim,

O mjekër -treturi

i vendit tim,

 

Që hedh firmën

yll-pranverë:

 

-Ti,Shqipëri

më jep nder,

 

Që skuq firmën

Zjarr  e valë:

 

-Shqipëri,

të qofsha falë !…

 

JETE E FLAKTE

 

Avduli  rrojti-

53 vjet,

Naimi  rrojti

54 vjet,

Samiu rrojti

54 vjet.

 

Nga një gjysmë jete,

nga një jetë e paktë,

etje-flaktë,

 

si ujët e paktë,

por i bekuar,

pi  i përrallës,

 

por që  i çeli sytë kombit…

 

F E N I K S …

 

…Copë dheu

ku,edhe eshtrat e tij

besojnë ende

nëringjallje.

 

Veshur me zjarre

shekujsh të  përzhitur.

 

Dhe lis

çarë nga vetëtimat

e qiellit ëgërsuar

 

Ku

nga kopaçi i kalbur

harbohet një filiz…

PERPARA PORTRETIT TE DE RADES

 

Sytë-të tretur

nga malli i Arbërisë,

 

Nofullat- të   futura

nga meraku i largësë,

 

Buzët-të mekura

nga loti i dashurisë,

 

Mishrat –të holluara

nga  erozioni i pleqërisë.

 

Dhe tani

duket sikur thotë:

-Sikur  edhe vetëm

kockat të më mbeten,

do  t’i zvarrit ato

drejt  Shqipërisë !…

 

VITI  -QEN

 

1913-ta  -qen!

Kafshoi kombin

në mes

Ndau :

Gjysmën e dheut,

gjysmën e gjuhës,

gjysmën e gjakut,

gjysmën e qiellit.

Prej  njëqind vjetësh-

borë urrejtjeje,

stuhi  vullkanesh,

stinë  tërmetesh.

Gjaku pikoi

nga thelbi i  qiellit,

loti valoi

nga syri i diellit,

Po shpresa ndriti

në kupë të qiellit,

E, pas 100 vjetësh

u ul  mes  nesh

në sofrën e diellit…

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: cikel poetik, Idajet Jahaj, Pati dhe nej Komb te voogel

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT