• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRUKET E NARKOTRAFIKANTËVE

November 17, 2016 by dgreca

PËRDORIMI I MBIFARËRAVE DHE KULTIVIMI NË TUNELET E NËNDHESHME./

marijuana-siShkruar nga Leonard  Berberi/ “Corriere della Sera” e enjte, 17 nëndor 2016/

Misionet e para në helikopter të Rojes së Financës mbi plantacionet e trafikantëve shqiptarë u pritën me të shtëna kallashnikovi. Sot aeroplani hi-tech i Flakëve të Verdha mbikqyr 20 % të territorit në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë e Tiranës. Regjistrimi ka vërtetuar se Shqipëria është serra evropiane e mariuhanës, me 213 mijë hektarë të mbuluar nga serra të paligjëshme : bimët e shkatërruara nga policia do të kishin siguruar fitime më të mëdhha se dy miliard euro, pothuajse një e katërta e PPB të Shqipërisë. Por edhe trafikantët përsosin teknikat për t’i u ikur kontrolleve : mbjellje në tunele dhe drone spiunë.

Harta e mariuhanës në Shqipëri është e gjitha në dhjetë faqe të një dosjeje të fshehtë. E kanë shkruar autoritetet vendore në sajë të ndihmesës italiane e gjermane. Ai dokument thot se në Vënd janë, së paku, 363 zona ku janë të pranishëm plantacione tëcannabis sativa. Jo vetëm në Jugë, zemra e dukurisë, por edhe në Qendër e në Verì. Përgjatë lumenjve, në kodrina, në mal, brënda kopshteve shtëpijake ose në copa toke, me kohë të kthyera në tokë të askujt. “Mbjellin deri nëntokë në tunele – tregojnë, për Corriere-n, funksionarë të policisë shqiptare – ose në laboratorë të stërholluar. Ndihmohen edhe nga trafikantë që sjellin nga jashtë farëra aq të përpunuara saqë gjethet rriten shumë shpejt. “Farëra që vijnë nga Vietnami e që janë në gjëndje t’a kryejnë ciklin jetësor në 45 ditë” përcakton dosja.

Që nga fillimi i vitit janë shkatërruar së paku 1,5 milion bimë. “Është një bilanc i përafërt, shpesh shkohet me vlerësime mbi bazën e shtrirjes së plantacioneve”, sqarojnë nga Tirana. Nënvizojnë faktin se tashmë organizatat kriminale shërbehen edhe nga dronë e, jo vetëm nga armët, për të kontrolluar çdo anë. Herën e parë ndodhi jo shumë larg Krujës. “I përdorin edhe për të kuptuar kush hyn e del nga fushat e mbjella”shkruan një dokument.

Për qeverinë të dhënat tregojnë se lufta kundër kannabisit po shkon mirë. Për opozitën e qëndrës së djathtë, shifrat vërtetojnë se ekzekutivi i kryeministrit socialist Edi Rama ka dështuar. Për specialistët statistikat e fundit tregojnë se dukuria është shumë më e shtrirë dhe po bëhet madje më e përparuar dhe e fshehtë. E gjithë kjo megjithë operacionin ushtarak të nisur më 16 qershor 2014 e të mbaruar një muaj më vonë në fshatin e Lazaratit, “kryeqytetit të mariuhanës”, pak km. nga Girokastra ; 900 policëtë zotuar për të luftuar rrugë më rrugë, 133.567 bimë të shkatërruara, 4395 kg. farash të sekuestruar, 51 t’arrestuar e 308 të paditur.

Për pak javë tregu dukej i shkatërruar. Por bandat këmbyen strategjitë e tyre. U shtynë nga Veriu, filluan të shfrytëzojnë zonat e shumta të pabanuara mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Pushtuan madje edhe pjesë pyjesh, ku Shteti nuk ve këmbë. Ose morën kapanone industriale të braktisura e i kanë kthyer në laboratorë me sistem ngrohjeje e ndriçim. Kështu u kalua muri i njëmijë tonëve të mariuhanës të eksportuar në një vit.

“Trafikantët janë çvendosur nga anët e Shkodrës, një zonë më e vështirë për t’u kontrolluar” ve në dukje dosjeja shqiptare, që citon të dhënat e përcjella nga Roja e financës italiane : nëse në 2013 plantacionet në gjithë Vendin ishin rreth 305 dhe bimët e mbjella 81.300, në 2014 u kalua përkatësisht në 815 dhe 165 mijë, për t’arritur në vitin e shkuar në të cilin plantacionet u katërfishuan kundrejt 2013-ës, duke kaluar kuotën  1200 ndërsa bimët e shkatërruara kanë qenë 243 mijë. “Në 2015 15,83 % e territorit shqiptarështë përdorur për mariuhana” llogarit raporti i autoriteteve vendore.

Shqetësimi më i madh vjen nga zonat më të varfëra : “Shumë të ndaluar janë fshatarë të thjeshtë që përdornin tokat e tyrepër të patur ndonjë lek për të blerë diçka për të ngrënë” shkruajnë funksionarët. Dhe dokumenti shpjegon se ku përfundon mariuhana. Një pjesë trasportohet me gomone në Itali ose,  – në këmbë apo me makina – në Greqi, prej nga më pas shpërndahet në Hollandë, Francë, Austri. Pjesa m’e madhe merr rrugët malazeze, serbe e hungareze për të përfunduar drejt në Gjermani.

“Corriere della Sera” e enjte, 17 nëndor 2016

Përktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Filed Under: Ekonomi Tagged With: “Corriere della Sera”, Eugjen Merlika, leonard Berberi, TRUKET E NARKOTRAFIKANTËVE

KUFIJTË E PAKËNAQËSISË SONË

May 11, 2016 by dgreca

Nga Gian Antonio Stella/

“Corriere della Sera”/- Përkthyer nga Eugjen Merlika/

Ose janë sharlatanë shkencëtarët që studjojnë demografinë, ose janë të tillë ata që gjejnë lehtë zgjidhje të lehta. “Nëse ëndërra e disave do të sendërtohej, dhe Vendet e pasura do të “blindonin” kufijtë e tyre”, shkruajnë në esenë e tyre “Gjithshka që nuk ju kanë thënë kurrë mbi imigracionin” (Laterza), Stefano Allievi dhe Gianpiero della Zuanna, duke cituar të dhënat zyrtare të Population Division të Kombeve të Bashkuara, “në krye të njëzet viteve banorët e tyre, në moshë pune do të kalonin nga 753 në 664 milionë”. Tetëdhjetë e nëntë milionë më pak. Pak a shumë sa popullsia në moshë pune e Gjermanisë dhe Italisë, të marra së bashku.

Në rastin tonë, “në njëzet vitet e ardhëshme, për të mbajtur të qëndrueshme popullsinë në moshë pune (20 – 64), çdo vit duhet të hyjnë në Itali 325 mijë punonjës të mundshëm, një numur i afërt me ata që kanë hyrë në fakt në njëzetvjetorin e shkuar. Përndryshe, në krye të vetëm njëzet viteve, punonjësit e mundshëm do të bien nga 36 në 29 milionë.” Me përfundime shkatërruese që nga  prodhimi industrial deri tek barazpesha e pensioneve. Vlen kjo dhe për Austrinë që don të mbyllë Breneron : pa të mërguar të rinj, në 2035 popullsia në moshën 20 – 64 do të pakësohej me 16%, nga 5,3 në 4,4 milionë. Me atë që pason. E thjeshtë të mbyllesh : po pastaj ? Kush don mundet edhe të mallkojë kohët, po pastaj ?

Atëherë, skërmitet ndonjeri, “duhet të marrim të gjithë ata që arrijnë?”. Aspak. Do të ishte e pamundur, edhe sikur në mënyrë paradoksale, do të pranonim. Nëse do t’ishin Vëndet e varfëra të mbylleshin papritmas, në fakt “në krye të njëzet viteve popullsia në moshë 20 – 64, do të shtohej me 850 milion njerëz ose më shumë se 42 milion në vit.” Dridhma.

Askush nuk ka formulën magjike për të zgjidhur këtë problem epokal. Askush nuk mund t’a nxjerrë nga historia. Njerëzit shpërngulen, siç shpjegon filozofi dhe evolucionisti Telmo Pievani, “që prej gati dy milion vitesh”. Por kurrë më parë kishte qënë një cunami demografik i këtij lloji. Kjo është çështja : nëse do të mbajmë nervat e forta dhe të vetëdijësohemi me realizëm për vështirësinë e gjetjes këtu e shpejt të zgjidhjeve shpëtimtare, ashtu sikurse shkenca luhatet me dyshim para viruseve të reja, por është e pamundur t’i nënështrohemi disa zakoneve të këqija. Prej kësaj rrjedh arnimi i përditshëm e i mundimshëm i gjëndjeve të jashtzanshme me shpërndarjen e t’ardhurvet tek njëri apo tjetri pronar hoteli (madje pa skrupuj) pa një projekt me frymëmarrje të gjërë. Prej kësaj ulurimat kundër të ikurvet nga uria e nga luftërat me nxitjen për të ndaluar valën e pamasë duke shtrirë rrjeta dhe tela me gjemba. Dhe asnjë copë shtetari që të sigurojë shoqëritë tona të lemerisura, duke treguar se janë në lartësinë e sfidës biblike.

Një raport i OKB-së thotë se “kush le një Vend  më të varfër për një më të pasur, mesatarisht ka një shtesë 15 herë më të madhe se rroga e tij dhe një pakësim 16 herë të vdekshmërisë foshnjore” : cilido prej nesh, në vendin e tyre, do të ishte i gatshëm të rrezikonte lëkurën për të “gjetur fatin” siç thonin gjyshët tanë mërgimtarë venetë. Edhe se, Zoti mos e dhëntë, do të na shtinin me armë. Aq më tepër, duke ditur që n’Evropë dhe n’Itali, në sajë të një rrjete familiare dhe një ndihme shoqërore që, sidoqoftë, siguron atë minimum jetësor të pamendueshëm gjetiu, ka ende hapësirë për kë është i gatshëm të kryejë “dddjobs”, punët “dirty, dangerous and demeaning” (të ndyra, të rrezikëshme e poshtëruese), të papranuara nga ai që priste diçka më të mirë.

Nuk do të mjaftonte as edhe një shpejtim mrekullues në t’ardhmen : në Kaliforninë e Google-t dhe Apple-t kujtojnë akoma Allievi e Dalla Zuanda, “çdo dy vende pune të reja high tech lindin pesë të tjera të një profesionalizmi t’ulët : dikush duhet të hekurosë këmishët e të pasurvet, të punojë kopshtet e tyre, të kujdeset për të moshuarit e tyre”. Krejt tjetër nga kurset e formimit për baristë akrobatikë.

Si do të dalim nga kjo gjëndje ? Zgjidhje të shpejta “me çelsa në dorë”, për inat të gjithë demagogëve, nuk ka. Do të duhet kohë, durim, vendosmëri, largpamësi. Megjithatë disa gjëra në rrëmujën janë të qarta.

Pika e parë, askush nëse mund të jetojë ku ka lindur, nuk përballet me shpenzimet, mundimet, rreziqet dhe poshtërimet e një farë soji udhëtimesh : duhet pra “t’i ndihmojmë në shtëpinë e tyre” seriozisht e jo me hipokrizi, jo me lëmosha të vogla (G8 e Akuilës i dha Afrikës 13 të mijtat e fondit të dhënë bankave për krizën), me dhuratat diktatorëve apo me bashkëpunimin ndërkombëtar të viteve Tetëdhjetë, që mbaroi i përlarë nga skandalet (të paharrueshme siloset veroneze të shkrira nën diellin sudanez), mbasi Gianni de Michelis kishte pranuar në Dhomën e Deputetëve se 97% e financimeve për Botën e Tretë përfundonte (shpesh nëpërmjet marrëveshjesh private) në sipërmarrjet italiane që donin porosi për jashtë shtetit.

Kurrë më. Më mirë të ndryshohen rregullat e tregëtisë ndërkombëtare, të cilat, për të mbrojtur gjëndjen e Perëndimit, i gozhdojnë Vëndet në zhvillim të mos rriten. Citojmë Kofi Annan-in : “Bujqit e Vendeve të varfëra nuk duhet vetëm të konkurojnë me financimet e prodhimeve ushqimore t’ eksportit, por duhet të kalojnë pengesa të mëdha për importimet. (…) Tarifat doganore të BE mbi prodhimet e mishit arrijnë maja të barabarta me 826%. Sa më shumë i shtojnë vlerën prodhimeve të tyre Vëndet në zhvillim duke i përpunuar, aq më shumë shtohen taksat doganore.” Gjëndja nuk ndryshon mbas ndonjë viti.

E dyta : mjaft me trafiqet e armëvet drejt Vendeve në luftë. Sa eritreas që vijnë me barkat ikin nga shtëpitë e tyre, mbasi kanë provuar mbi fshatrat e mbi familjet e tyre “mirësinë” e armëvet të shitura regjimit të Isaias Afewerki-t edhe nga firma italiane dhe evropiane, siç vërtetoi Ekspresi , edhe se kishte një embargo ? Mëtojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e njëkohësisht të humbasin ndjenjat duke blerë armët tona ?

E treta : krahas një strategjie të shpejtuar për t’i krijuar kushtet italianëve të lindin më shumë fëmijë, gjithënjë e më tepër të domosdoshëm, duke filluar nga një rigjallërim i vërtetë i rolit edukativ të shkollës edhe në këtë drejtim, është e ngutëshme të arrijmë, më së fundi, në rregullat e reja të nënshtetësisë. Ndoshta do të duhen dhjetëvjeçarë për të sendërtuar ëndrrën e Mamelit (“Të shkrihemi së bashku ora tingëlloi”), të zgjeruar drejt shumë italianëvet të rinj që duan të ndihen italianë, por sigurisht nuk është e lehtë të mëtohet që të jetë një qytetar i mirë ai që ka shumë të mundimëshme të bëhet qytetar.

“Corriere della Sera” 1 maj 2016         

  Përkthyer nga Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: “Corriere della Sera”, E PAKËNAQËSISË SONË, Gian Antonio Stella, KUFIJTË

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT