• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Detroit, shënohet 108 vjetori i Kryengritjes së Malësisë

April 8, 2019 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Detroit në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, e cila i parapriu ngritjes së Flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912:

-Duke ruajtur kodet e jetës së të parëve, ne arritëm ta ruajmë identitetin tonë/

-Shqiptarët miqësi të përhershme me ShBA dhe kombin bujar amerikan/

-Shqiptarët kudo që janë do të jenë përjetësisht mirnjohës Amerikës dhe amerikanëve dhe e ndjejnë si obligim shpirtëror të jenë përjetësisht krah tyre, si një komb euro-atlantik/

DETROIT, 7 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Shqiptarët kahdo që janë, përditë angazhohen për vazhdimësinë, kultivimin dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në dhe kombin bujar amerikan.

Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, në shënimin e 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

 “Luftëtarët shqiptarë të lirisë, të të gjitha kohërave, deri te UÇK-ja, janë shenjtorët tanë dhe vetë historia jonë. Ata janë gurët e themelit të kësaj shtëpie të përbashkët, që ka shekuj që po mundohemi t’ia qesim kulmin, e përmbi Flamurin e Gjergj Kastriotit, Heroit Kombëtar që ishte dhe vazhdon të mbetët shpirt unifikues i njerëzve dhe krahinave si dhe fryma jonë e shenjtë që na lidhë përhershëm me Perëndimin, dje, sot dhe nesër”, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se sot ndihet jashtëzakonisht i nderuar që e ndajnë këtë kohë bashkë duke theksuar se bashkëkryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së Flamurit në Vlorë nga Ismail Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.

“Malësorë të dashur, sot është ‘Dita e Flamurit të Dedë Gjo’ Lulit”, strategut të Malësisë së Madhe, dita e 6 prillit të 11-ës, kur luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe Nikë Gjelosh Luli ngriti Flamurin kuq e zi, në afërsi të majës së Deçiqit. Jam sot me ju, si shqiptar dhe për ta nderuar simbolikën e traditës për të qenë bashkë, në lutje e festa dhe për respekt ndaj hyjnores, sipas fjalëve të Shën Palit Apostull ‘…nga Jerusalemi e rreth e përçark deri në Iliri’, aq më tepër kur këto lutje bëhen shqip e për shqiptarë”, shtoi ai.

Kryeministri Haradinaj theksoi se toleranca unike ndërfetare tek shqiptarët dhe solidariteti ishin dhe mbeten norma shembullore dhe mënyrë dominante e bashkëjetësës në mes njerëzve dhe komuniteteve të tërë botës moderne dhe kjo dëshmohet se shqiptarët e krishterë e myslimanë identifikohen e krenohen me të Shenjten Nënë Terezën.

Në nderim të kësaj date dhe gjithë rrugëtimit historik të popullit shqiptar për liri dhe, në nderim të rolit dhe kontributit të ShBA-së po në këtë rrugëtim, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me përfaqësues të shumtë të organizatave shqiptaro-amerikane dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.

Kryeministri Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të ShBA-së.

SHQIPTARËT MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHBA DHE KOMBIN BUJAR AMERIKAN

Fjala e plotë e Kryeministrit  të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Detroit, në shënimin e 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë:

Të dashtur motra e vlëllezër, shqiptarë të Komunitetit Katolik Shqiptar – Shën Pali në Detroit;

Të dashur malësorë, motra e vëllezër nga do që vini;

Të dashur Prijës të Kishës sonë, këtu në Michigan, Dom Fred Kalaj dhe Nik Gjonaj;

Malësorë të dashur, sot është ‘Dita e Flamurit të Dedë Gjo’ Lulit”, strategut të Malësisë së Madhe, dita e 6 prillit të 11-tës, kur luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe Nikë Gjelosh Luli ngriti flamurin kuq e zi, në afërsi të majës së Deçiqit.

Jam sot me Ju, si shqiptar dhe për ta nderuar simbolikën e traditës për të qenë bashkë, në lutje e festa dhe për respekt ndaj hyjnores, sipas fjalëve të Shën Palit Apostull “…nga Jerusalemi e rreth e përçark deri në Iliri”, aq më tepër kur këto lutje bëhen shqip e për shqiptarë!

Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjës së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljës së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.

Sot kur kujtojmë 108-vjetorin e Malësisë, dua të përmend prijësit që i prinë asaj, Dedë Gjo Lulin që i priu Hotit, Dedë Nikë Martinin e Grudës, Dodë Prëçin e Kastratit, Palë Lucën e Këlmendit, Gjon Ucin e Vuklit, Gjon Sokolin e Nikçit, Tomë Nikën e Shkrelit, Mehmet Shpendin e Shalës dhe Prëtash Zekën e Kojës.

Për me e ditë se kush jemi ne shqiptarët dhe me i njoftë rrënjët tona të thella në histori duhet ta kujtojmë lidhjen tonë si mishi me thonin, sepse atëbotë edhe autoritetet osmane u shpërndanë shqiptarëve myslimanë të atyre trevave rreth 4 mijë armë, për me nxitë konflikt ndërmejt shqiptarëve të të njëjtit gjak. Por popullsia shqiptare e besimit mysliman e priti me shpërfillje këtë propagandë, siç i shpërfilli gjatë tërë historisë së re pykat e përçarjës.

Toleranca unike ndërfetare tek shqiptarët dhe solidariteti ishin dhe mbeten norma shembullore dhe mënyrë dominante e bashkëjetësës në mes njerëzve dhe komuniteteve të tërë botës moderne dhe kjo dëshmohet se shqiptarët e krishterë e myslimanë identifikohen e krenohenme të Shenjten Nanën tonë, Terezen!

Duke ruajtur kodet e jetës së të parëve për shtëpinë e shqiptarit që është  e Zotit, e mikut dhe e shtegtarit, si përkujtim të përpjekjeve tona ndër shekuj, ne arritëm ta ruajmë identitetin tonë Dardan-arbnor dhe të bëjmë miq të mëdhenj, përtej Atlantikut, edhe këtu në tokën amerikane.

Dhe sot, i madh e i vogël, shqiptarët kahdo që janë, përditë angazhohen për vazhdimësinë, kultivimin dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në dhe kombin bujar amerikan.

ShBA-ja dhe aleatët e saj europianë, mbështetur në vlerat e përbashkëta, parandaloi gjenocidin në Kosovë. Për këtë shqiptarët kudo që janë do të jenë përjetësisht mirnjohës Amerikës dhe amerikanëve dhe ata e ndjejnë si obligim shpirtëror të jenë përjetësisht krah tyre, si një komb euro-atlantik.

Duke e dëshmuar këtë moment, në këtë Tempull të Zotit dhe njeriut që flet shqip, sot, nuk mundem e të mos përmend martirizimin tonë që nga Dardania antike, Shën Florin e Laurin nga Ulpiana afër Prishtinës, martirizimin e shqiptarëve të krishter, nën regjimin komunist e deri në Kosovën e sotme, duke mbrojtur tokën e të parëve tanë dhe identitetin tonë Perëndimor, përmes sakrificave të mëdha në çdo cep të atdheut, dhe pikërisht këto ditë po i kujtojmë martirët e Kosovës të masakruar 20-vjet më parë.

Luftëtarët shqiptarë të lirisë, të gjitha kohrave, deri te UÇK-ja, janë shenjtorët tanë dhe vetë historia jonë, ata janë gurët e themelit të kësaj shtëpie të përbashkët, që ka shekuj që po mundohemi t’ia qesim kulmin e përmbi flamurin e Gjergj Kastriotit, Heroit Kombëtar që ishte dhe vazhdon të mbetët shpirt unifikues i njerëzve dhe krahinave si dhe  fryma jonë e shenjt që na lidhë përhershëm me Perëndimin, dje, sot dhe nesër…

Lavdi e përjetshme të gjithë brezave të luftëtarëve shqiptarë! Hiri i Hyut qoftë me Ju!/b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Detroit-Kryengritja e Malesise

Artikujt e fundit

  • It’s a privilege to serve this community…
  • Shkodra Elektronike, “Prometeu” që çoi “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Bazel, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca në finalen e madhe të Eurovision Song
  • Shenjtërimi i pejsazhit dhe atdheu…
  • Në vendin ku të gjithë i dinë të gjitha…
  • Thank you to Baba Eliton Pashaj…
  • PËR FEHMI AGANIN…
  • KUR VDEKJA I JEP JETES DRITE …
  • VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
  • ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912
  • Më 13 maj 1944 u krijua “Lidhja Shkodrane”
  • EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË – VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR
  • Deklarata e gjeneral Teodoros Pangallos mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të drejtat e minoriteteve (1925–1926)
  • “NEOSHQIPTARIZMI” – RILINDJA E NJË IDEALI KOMBËTAR NË EPOKËN GLOBALE
  • FERIT PASHË VLORA (RILINDASI I FSHEHUR) ËSHTË NJËRI NGA BURRËSHTETASIT MË TË FAMSHËM SHQIPTARË TË TË GJITHA KOHËRAVE
  • GJON MILI: REQUIEM PËR BERTOLT BRECHT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT