• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PSE MUNGON FJALA E FUNDIT ?!

May 13, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1DON DEDË MALAJDOSJA  2199: DON  DEDË MALAJ ka thanë pa Ju tute syni e pa Ju marrë goja, diten e parë që u hap gjyqi kunder Tij, në kinema “Republika” në Shkoder, këto fjalë:“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të mbarojë  komunizmi”. Hyni në sallë gjeneral Hilmi Seiti me ambasadorin jugosllav…

Filloi gjyqi dhe prokurori Rapi Mina, mbasi lexoi akt-akuzën e përgatitun me aq kujdes ju drejtue të parit kryetarit të grupit Don Dedës, me këtë pyetje: “Që, kur, je armik i komunizmit?” Në sallë ra një heshtje…Per ne që ishim nder rruga dukej se u shkëputen altoparlantët… Por jo! U ndigjue Don Deda, që iu përgjegj: – “Qysh se jam kenë 9 vjeç pikërisht, atëherë, kur kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem Don Alfons Tracki, aty mora vesht prej Tij këtë emën dhe, prej asaj ditë nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithë jetën e kam urrejtë dhe kam punue me të gjitha forcat e mija, aqsa më ka lejue Feja kundër tij.” Mbas Don Dedës foli edhe frati At Konrrad Gjolaj O.F.M. Nder ato  banka qëndronin me ballin nalt edhe vllaznit Lazër e Gjon Simon Parubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Ndërsa, në një qoshe strukej si langue Lulash Toma… Një gjyq që nuk u harrue kurrma nga Shkodra e Malësitë e saj.

Me datën 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vëndimin:Don Dedë Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj, me 25 vjet burg. Lazër Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon Simon Parubaj, vëllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg. Gjeto Luc Budashi me 10 vjet dhe Lulash Toma me 5 vjet.

Atë mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypën në një kamjon “zis”, një turmë policësh e ulën galuc. Ndërmjet dy rrypave të drrasës mbi spondë kujtoj, dy sytë e Tij të bamë kuq. Nuk shihej fare as e bardha e as bebja e synit e kaltërt, vetëm dy njolla gjaku që asnjëherë nuk mund ti harroj n’ atë portret Burri të Maleve tona!..

12 maji 1959, u ekzekutue vendimi. Don Dedë Malaj u pushkatue në një fushë buzë liqenit të Shkodrës. Pra, 14 ditë para vizitës së Nikita S. Hrushovit në Shkodër!..

DOSJA 2199 Asht një Dosje që flet ma shumë se të gjitha tjerat që kam mujtë me pa në vitin 1998, mbas njohjes së të Ndjerit Don Dedë Malaj, mbas perfundimit të punës nga At Konrrad Gjolaj të librit “Çinarët”, botimit të tij(1997) dhe, mbas një shikimi të ma shumë se dhjetë Dosjeve të Personave të pushkatuem PA FAJ para Don Dedë Malaj.

Dosja e “cungueme” e Don Dedës tregon kjartë se kush ishin drejtuesit e famshem të “Seksionit Katolik pranë Degës së Mbrendshme të Shkodres” i themeluem në 1946.

Dosja 2199 asht një pasqyrë e kjartë e Urrejtjes së Enver Hoxhës per Klerin Katolik të Popullit Shqiptar dhe të gjithë bashkpuntorëve të Tij, të cilët ruejten në Gjakun e vet të gjitha cilsitë brilante të Prijsit të Pavdekshem nder shekuj Gjergj Kastriotit Skenderbeu.

Dosja e Don Dedë Malaj asht treguesi ma i saktë i bashkpunimit të tradhtarëve të dy, tre, e tridhjetë udhëheqësve që i sherbejnë UDB, KGB dhe Sigurimit të Shtetit Shqiptar, per eleminimin e kenjes së Atdhetarëve të perkushtuem e besnikë në Token Arbnore.

Dosja operative, e hetuesisë, e gjykatës dhe e Kuvendit Popullor, me të gjitha firmat e pushkatimit të Don Dedë Malaj (me grupin e Tij), ku nga rreshti i parë dhe deri tek i fundit mungojnë provat e akuzës së gjykatës “Armik i Popullit Shqiptar” per të cilen Ai u pushkatue, asht një nga shembujt e saktë dhe të padiskutueshem të një vrasjes së kryeme PA FAJ, perderisa i akuzuemi Don Dedë Malaj nuk ka asnjë fakt se ka krye faj ose krim kunder Shtetit vet dhe Popullit Shqiptar, të cilin e donte me gjithë Shpirt.

Dosja e Don Dedës tregon edhe një djallëzi të Enver Hoxhës me gruen e tij, e cila nuk nderhyni per “falje jete, kur ju lut e Mbesa e Don Dedës tek tribuna e 1 Majit e 1959”, se të dy i kanë sherbye Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit, kur ishte fjala per Klerin Katolik.

Don Dedë Malaj ishte një kurban i zgjedhun para vizitës së Hrushovit në Shqipni!

E këte kurban ua dhuronin dy vllazen terroristë e bashkpuntorë që ishin në sallen e gjyqit, Hilmi Seiti dhe Ambasadori i Jugosllavisë së Titos, pranë katilit Enver Hoxha…

Por, edhe pushkatimi i Don Dedës, me 12 Maji në kopshtin e një Burri Musliman buzë Liqenit të Shkodres, dhe ruejtja e Eshtnave të Don Dedës nga ana e Tij, janë edhe një tregues ma shumë per mardhanjet vllaznore të trashigueme në mes të Besimeve tona.

DOSJA 2199 e Don Dedë Malaj, duhet lexue… Duhet rilexue dhe duhet rikujtue thanja e Tij e pashlyeshme në kujtesen tonë: “E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të mbarojë  komunizmi!”

Sa Burra të Mëdhaj ka nxjerrë kjo Tokë e pangopun me gjak Atdhetarësh…

Melbourne, 10 Maji 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: DON DEDË MALAJ, Fjala e fundit, Fritz radovani, Pse mungon

Jo-ja nuk është fjala e fundit

July 7, 2015 by dgreca

Pas dorëheqjes së Ministrit të Financave Varoufakis Greqia kërkon një fillim të ri në negociatat me kredidhënësit. Por pozicionet janë ngurtësuar./
Nga Jani Padimitriou/
Që dy orë pas mbylljes së lokaleve të zgjedhjeve ishte e qartë: në bazë të rezultateve paraprake të Ministrisë së Brendshme të Athinës, në këtë kohë kampi-Jo ndodhej me 61 përqind të votave shumë përpara dhe mori thuajse në çdo zonë elektorale shumicën e votave.
Pasoi një festë në qendrën e Athinës të mbështetësve të Jo-së, deri në orët e para të mëngjesit. Kjo në një kohë kur të gjitha sondazhet e ditëve të fundit patën sugjeruar një garë kokë më kokë. Kryeministri Alexis Tsipras, i cili e thirri referendumin për propozimet e kursimit duket më i fortë në pozicionin e tij.
Numri i nevojshëm i pjesëmarrësve, prej 40 përqind që referendumi të shpallej i vlefshëm, u tejkalua mjaft me shifrën 65 përqind. “Edhe vetëm pjesëmarrja e madhe e njerëzve e largon çdo dyshim për ligjshmërinë e referendumit”, deklaron Nikos Filis, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partisë së majtë Syriza, në intervistë me televizionin grek Mega.
Arsyeja për këtë deklaratë: të gjithë gjykatësit kushtetues dhe jo së fundi Këshilli i Evropës patën shprehur para referendumit dyshim nëse referendumi ishte në përputhje me ligjet – para së gjithash për shkak të pyetjeve të paqarta dhe shumë komplekse, si dhe kohës jashtëzakonisht të shkurtër të fushatës elektorale.
Pas fitores së qartë të papritur të kampit-Po, në shtypin e Athinës janë shtuar spekulimet për një Grexit, për daljen e Greqisë nga Eurozona. “Dakordim ose Grexit” është pyetja që shtrohet tani e tutje, bën të ditur gazeta ekonomike liberale Kathimerini. “Reforma ose Grexit”, është titulli i shkrimit të gazetës Ta Nea. Një interpretim tjetër bën Avgi, gazeta partiake e të Majtëve grekë: “61 përqind i thonë jo politikës së rreptë të kursimeve.”
“Populli ynë mund të rezistojë”
Megjithë reagimet e ashpra nga vendet e BE, qeveria Tsipras e kupton referendumin jo si një fund, përkundrazi, si një fillim të ri të negociatave me kredidhënësit. “Ne punojmë që të arrijmë një dakordim. Populli ynë ka treguar se ai mund të rezistojë”, deklaroi Ministri i Brendshëm, Nikos Voutsis të dielën në një intervistë televizive.
Dhe shtoi: “Një javë të tërë duruan njerëzit në Greqi, me siguri që do të durojnë edhe disa ditë më shumë”, një aludim për mbylljen e bankave me urdhër të qeverisë të hënën e kaluar (29.6.), hap që ndoshta, në mungesë ta parave do të zgjatet.
Ekonomisti Kostas Stoupas beson se qeveria greke ndodhet në një rrugë pa krye dhe do të konfrontohet me pasoja të pakontrollueshme javët dhe muajt e ardhshëm për shkak të mbylljes së bankave. Sipas mendimit të tij kërcënon zvarritja e pagesave në shërbimet publike, si dhe mungesë ushqimesh, medikamentesh dhe e benzinës. Stoupas është i sigurtë: “Fitorja e Jo-së në referendum e vështirëson pozicionin e negociatave të Greqisë.”
Kthim në tryezën e negociatave
Qeveria e Athinës e sheh këtë ndryshe: përfundimi i referendumit nuk është porosi për t’u prishur me donatorët, deklaroi Kryeministri Tsipras në një fjalim televiziv të dielën në darkë. Ka padyshim zgjidhje të qendrueshme, megjithatë me kredidhënësit duhet folur edhe për një ristrukturim të borxheve greke.
Vetëm pas referendumit grek nis “pjesa substanciale e negociatave”, tha zëdhënësi i qeverisë, Gavriil Sakellaridis. Prej kohësh kryeministri Tsipras ka premtuar se do të arrihet një dakordim me donatorët “brenda 48 orëve pas referendumit”.
Disfata e papritur e rëndë e kampit të Po-së ka pasoja jo së fundi edhe për opozitën në Athinë: para një takimi krize të të gjithë drejtuesve të partive me Presidentin e shtetit Prokopis Pavlopoulos të hënën (06.07.) dha dorëheqjen udhëheqësi i opozitës konservatore dhe ish-kryeministri Antonis Samaras. Kryetar i ri i përkohshëm i partisë do të bëhet ish-Presidenti i Parlamentit Vangelis Meimarakis, i cili i ka kërkuar Kryeministrit Tsipras ta realizojë tani premtimin për “dakordim brenda 48 orësh.”

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Fjala e fundit, Jo-ja nuk është, Kriza greke

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT