Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim!Arianita Hoxha ka lindur në qytetin e Tiranës. Që në fëmijërinë e saj të hershme përjetonte me gëzim perëndimet mahnitëse të diellit buzëmbrëmje, qartësinë e malit të Dajtit në ditët e kthjellta të dimrit dhe entusiazmin e pa harruar të festave vjetore. Me nostalgji kujton sot ngrohtësinë e familjes së saj, një familje që e quan të bekuar prej fatit ku mbretëronte dashuria e pa fund . Kujton sot kur teksa priste të ikte mamaja në punë, i ulte motrat në divanë e bëhej modele me veshjet e mamasë. Ëndërronte të bëhej piktore, por shpejt u bind se mes vizatimit të saj nuk lindi ai filing i bukur si premtim për të ardhmen. Por shpejt ëndrra e saj do të merrte jetë nëpërmjet poezisë. Poezia ishte mrekullia që iluminoi kujtimet e Anitës. Poezia e saj e parë ” Për ty nëna ime “ fitoi çmimin e parë në konkursin e poezisë mes shkollave të kryeqytetitpër moshat 11-12 vjeç. Në vitet që do të pasonin poezia e saj do të ngrihej dhe do të prekte të tjera konfiguracione letrare. Ajo thotë me gëzim se janë 73 shtete nga të gjitha kontinentet dhe ku për çdo shtet janë me dhjetra qytete nga ku artëdashës të poezisë lexojnë rregullisht poezitë e saj. Shpesh mrekullohet ! Sapo i poston poezitë në blog, shikon të hyjnë vizitorë edhe deri në pesë shtete të ndryshme në botë në të njëjtën minutë. E gjitha e gëzon,i shton ndjesinë dhe ndërgjegjësimin se poezia sot është mënyra më e mirë për të komunikuar idetë me njerëz që nuk i njohim personalisht.
Poezia për Arianitën është dëshmitare e ditëve, orëve, stinëve dhe netëve të saj . Poezia është mrekullia që i krijon mundësinë të ndodhet kudo dhe në çdo moment, mundësia për të thënë një fjalë të vetme, një fjalë e njohur dhe e përbashkët për të gjithë por që askush nuk mundet ta thotë më bukur dhe më fort se poezia. Poezia është shtëpia e saj e dytë diku thellë një pylli të bukur ku ajo shpesh e ndjen veten fëmijë, herë prind e herë mik! Shpesh mendon si do të ishte jeta e saj pa poezinë dhe përgjigjen e gjen gjithmonë tek poezia.
Komunikumi saj behet nëpërmjet bllogspotit http://anitahoxha.blogspot.com.