• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pika e vlimit

January 8, 2016 by dgreca

Nga Gazmend Abrashi/
Janë dy tregime që mbizotërojnë këtë fillim vit në Kosovë.
I pari është ai i bllokut opozitar dhe mbështetësve të tij, sipas të cilit kjo qeveri është e paaftë, e korruptuar dhe pa vullnetin për ndryshime. Me këto tri vese, ajo po i bën dëm Kosovës përtej çdo rekuperimi. 
Tregimi tjetër është ai i Qeverisë, sipas së cilës, asaj nuk po i jepet kohë për të marrë rezultatet e reformave.
Kush ka të drejtë? Kalimi i kohës veç sa u jep të drejtë të parëve (bllokut) dhe i dëshmon gabim të dytët (qeveritarët).
Kushtetuesja e tha fjalën e saj. Marrëveshja për Asosiacionin e negociuar nga Qeveria, ka thyer parime kushtetuese. 
Qeveria gjermane publikoi të dhënat e azilkërkuesve: shqiptarët janë në vendin e parë.
Nga Shqipëria afro 56 mijë kërkesa, nga Kosova 37 mijë, shqiptarët këndej dhe andej kufirit përbëjnë grupin më të madh të të larguarve, më shumë se sa irakianët apo afganët. E nëse shifra duket më e lartë për Shqipërinë, mos u gaboni. Në raport me numrin e popullsisë, kosovarët zenë vendin e parë. Viti 2015 ka qenë pa precedent në historinë e braktisjes së atdheut. Përpjekja për ta lënë Kosovën na solli ndërmend skenat e eksodit të vitit 1999, veçse këtë rradhë, u varfëruam ne në burime njerëzore dhe u pasuruan kontrabandistët e njerëzve. Me qindra milionë ka qenë fitimi i tyre: krejt këto para të ikura nga Kosova. Asgjë nuk ka mundur ta kompensojë këtë hemoragji monetare . Tani që flasim, remitancat janë në pikën më të ulët të dhjetë viteve të fundit.
Ne diasporës i japim vetëm këngë për ndeshjet e Kombëtares, por asnjë nxitje biznesi që do të të sillte investime në Kosovë. Agjencioni për promovimin e investimeve nuk është i vetmi fajtor. Sa për krahasim, ata janë ‘infermierët’ , jo ‘mjekët’. Diagnoza duhet bërë nga mjekët, në këtë rast nga Qeveria, e cila nuk ka asnjë diagnozë dhe terapi për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore. Kosovarët kanë qenë më të varfër në 2015 sesa në 2014. Ekonomia ka trend përkeqësimi në 2016 (që do ti trajtoj së shpejti në një shkrim ndaras).
Investimet serioze të premtuara rrezikojnë të dështojnë, siç po ndodh në rastin e kompleksit të Brezovicës, me ç’rast ekipi i ekspertëve që fituan tenderin, nuk gjetën investitorë të gatshëm të rrezikojnë në Kosovë. Po ashtu, veçanërisht pas marrëveshjes së Parisit për klimën kur e gjithë bota po lëviz në drejtim të energjisë së pastër, me lider Gjermaninë dhe strategjinë ‘Energiewende’ , ne bëjmë një investim në teknologji te vjetëruara që prodhojnë veçse ndotje në shtetin më të ndotur të Europës.
Brukseli e tha fjalën e vet: nuk ka liberalizim të vizave ende, pa përmbushjen e kritereve të domosdoshme. Edhe pse, dorën ne zemër, personalisht kam frikën se liberalizimi do ti jepte nxitje impulsit për boshatisjen e Kosovës, për shumë të rinjë e të reja ai do të jetë frymëmarrje europiane, shpresë, liri dhe emancipim. 
Rrëfimi tjetër është ai i Qeverisë dhe mbështetësve të saj. Sipas këtij grupi, Qeverisë nuk po i jepet koha për të marrë rezultatet e reformave. 
Kjo nuk është aspak e vërtetë. Duhet thënë me zë të lartë derisa të kuptohet, se kjo Qeveri nuk ka një vjet jetë. Pëkundër ndërrimit të partnerit të koalicionit, PDK po hyn në vitin e tetë të qeverisjes dhe implementimit të politikave të saj të dështuara. Askush nuk pret sot të marrë një vend pune apo një tender pa mbyllur ujdi me zyrtarë të lartë të korruptuar. Kosovarëve u ka shkuar thika në palcë. PDK hapi vend në pushtet për LDK-në sepse i duhej një bashkëfajtor.
Ky popull ka mbrri në pikën e vlimit, ndaj nuk do ketë qetësi e mirëqenie pa largimin e kësaj qeverie super të paaftë e të korruptuar.
9 janari është dita e përpjekjes sonë për me ndryshu për mirë rrëfimin për Kosovën dhe njerëzit e saj.  

Filed Under: Opinion Tagged With: Gazmend Abrashi, Pika e vlimit

Për dialog duhen dy palë!

November 23, 2015 by dgreca

Nga Gazmend Abrashi*/
Kuvendi apo parlamenti është vendi i fjalës, vendi ku kuvendohet. Disa qytetarë u shqetësuan se opozita zëvendësoi fjalën me aksionin. Unë e kuptoj këtë shqetësim, por dua të kujtoj se kuvendimi ka rregulla. Rregulli i parë është komunikimi. Kjo qeveri me kokëfortësi e shtyu për një kohë të gjatë komunikimin në Kuvend të dy marrëveshjeve të kundërshtuara – bashkësisë së komunave serbe dhe marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, përkundër shumë argumenteve të pasqyruara nga opozita.
Kuvendimi kërkon që tjetri të dëgjohet e të merren në konsideratë shqetësimet e tij.
Kjo qeveri, që kontrollon shumicën në Kuvend, nuk ka shfaqur vullnet për të reaguar ndaj shqetësimeve të shprehura nga opozita. Argumentimi nga ana e opozitës se përse marrëveshjet përbëjnë rrezik nacional, zgjati ditë, javë e muaj, përpara se arroganca e pushtetit të na heqë mundësinë për tu shprehur përmes fjalëve. E detyra më e lartë e një deputetit, të zgjedhur nga populli, është të mbrojë interesin nacional.
U desh që më në fund të shpalosen hartat nga ekspertët, në emisionin Rubikon, që marrëveshjen ta kundërshtojnë edhe deputetë të shumicës.
Situata sot është pasojë e vendimit për ta krijuar qeverinë me dy partitë më të mëdha në vend. Ky vendim ia pamundësoi Kosovës të vazhdojë rrugën demokratike. Sot, pozita vendos vetë, miraton vetë, zbaton vetë, pa kurrfarë konsiderate ndaj mendimit ndryshe. Në rrethana të këtilla, nuk ka dialog. Kuvendimi, apo parlamentarizmi është asgjësuar nga shumica.
Këtë ne e kuptuam si opozitë.
Reagimi i deputetëve tanë është kundërshtuar nga disa, kurse është mbështetur nga të tjerë. Eshtë e qartë se taktikat do duhen ndryshuar. Është e qartë se Kuvendit duhet t’ i kthehet kuvendimi. Mirëpo mesazhi është dhenë qartë – kjo nuk është rrugë me një kalim. Për dialog duhen dy palë. Qeveria nuk mund të vazhdojë kësisoj, pa u konsultuar e duke anashkaluar opozitën për çështje me interes kapital për vendin.
Po, kuvendit duhet t’i kthehet kuvendimi. Mirëpo qeveria duhet të ndalet nga (keq)përdorimi i policisë dhe drejtësisë për të mbrojtur interesat e veta. Donika Kadaj Bujupi është shembulli se si është keqpërdorur policia dhe drejtësia. Ajo është politikane, është deputete. Donika nuk ka nevojë për kuotën gjinore për të hyrë në Parlament sepse ka boll mbështetje në elektorat. Donika përfaqëson elektoratin që e ka zgjedhur, ajo është një nga deputetët e opozitës që shprehën kundërshtimin e tyre me aksion, e jo vetëm me fjalë. Mirëpo ajo është e vetmja që sot gjendet në burg. Së fundmi Donika është nënë. A mundet dikush nga kjo qeveri t’ua shpjegojë fëmijëve të saj se pse nëna e tyre është e vetmja deputete në burg? Me këtë logjikë pushteti ishte dashur ti burgosë të gjithë deputetët e opozitës pa dallim pasi që të gjithë rend i janë bashkërenditur qëndrimeve të saj.
Donika Kadaj Bujupi duhet të lirohet menjëherë! Asaj i duhet dhënë më së paku mundësia të mbrohet në liri. Sjellja ndaj Donika Kadaj Bujupit do jetë sinjal i kësaj qeverie se a e ka ndryshuar apo jo qasjen ndaj institucioneve që garantojnë demokracinë në vend, njëri prej të cilëve institucione është Kuvendi.
* Nënkryetar i AAK-së

Filed Under: Analiza Tagged With: Gazmend Abrashi, Për dialog duhen dy palë!

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT