• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Berat, ku gjen Abrahamin e Davidin …

February 5, 2014 by dgreca

*  Faqe nga libri hebraik i Beratit/

*Intervistë me publicistin dhe studiuesin Simon Vrusho /

 Nga Sulo Gozhina/

Berati është shquar në shekuj për qytetërimin e tij, për traditat, për vlerat kulturore, historike, shpirtërore, etj. , por një vend të veçantë zë dhe virtyti  i mikpritjes, i bujarisë, që është manifestuar dhe ndaj hebrenjve, të cilët për shekuj me radhë kanë pasur në Berat lagjen e tyre, mëhallën e çifutëve në pjesën qendrore të qytetit, aty ku sot lexojmë rruga „Hebrenjtë“.

Por një kontribut i shquar i Beratit është dhe ai i strehimit të hebrenjve në Luftën II Botërore, në kohën e Holokaustit, kur Berati strehoi  mbi 600 hebrenj, një numër i konsiderueshëm nga numri i  përgjithshëm i  tyre,  të strehuar e të shpëtuar në Shqipëri e për këtë akt mjaft familje beratase janë nderuar me medalje mirënjohjeje  nga shteti izraelit. Për këto tradita është shkruar, është folur, është botuar. Janë organizuar konferenca, janë botuar libra e qindra shkrime.

Këto tradita duhen kujtuar e freskuar here pas here, me informacione, të dhëna e këndvështrime të reja, sikundër duhen përforcuar e shumëfishuar lidhjet, kontaktet, bashkëpunimet me investitorët izraelitë, me kompanitë turistike, që turistët izraelitë të jenë të pranishëm në Berat në të katër stinët.

Prefekti i Beratit, z. Selfo Kapllani,  ka ide konkrete sesi mund të jenë më rezultative këto lidhje, këto kontakte. Ndoshta ai do ta lëvizë më tej  edhe idenë e binjakëzimit të Beratit me qytetin izraelit, Kamielin, duke e konkretizuar atë, binjakëzim për të cilin është folur jo pak vitet e fundit.

Në këtë kontekst, në prag të Ditës së Kujtesës, Memory Day, 27 Janarit, zhvilluam një bisedë me publicistin, studiuesin Simon Vrusho, i cili në dekadën e fundit e ka trajtuar gjërësisht këtë temë në referime, shkrime e në botimin e  librit „Hebrenjtë e Beratit“.

 

*   *   *

 

-Z. Vrusho, vitet e fundit është shkruar e botuar jo pak për praninë hebraike në Berat gjatë shekujve, artikuj, libra, studime, kumtesa, janë organizuar konferenca, emisione televizive etj. Vend të posaçëm ka zënë strehimi e shpëtimi në Berat i mbi 600 hebrenjve në Luftën II Botërore, në kohën e Holokaustit…

-S. Vrusho: Po. Është një prani shumë shekullore, e shtrirë në hapësirë e në kohë, në histori e në gjeografi, një prani e gjerë, e gjendur dhe në kujtesën qytetare, sidomos me strehimin e hebrenjve në Berat e rrethinat e tij gjatë Luftës së Dytë. Në këtë këndvështrim historiku i Beratit nuk ka thjesht një faqe hebraike, por ka një libër të tërë, që mund të titullohet „Libri hebraik i Beratit“.

Simbolikën hebraike në Berat e gjen kudo e gjithandej …Në rrugë ( Rruga “Hebrenjtë” në qendër të qytetit, ku dikur ishte lagjia e hebrenjve dhe dyqanet e tyre);  në dyer ( porta me yllin e Davidit ); në dysheme ( tek kishat në kala, ku thuhet se ka pasur dhe një sinagogë ), tek teqeja e helvetinjve, në tavane;  e gjen tek kutia relikte, që hebrenjtë Samel e Joakim  kanë lënë tek familja e Mehmet Xhezos,  kuti ku është gdhendur ylli i Davidit nga njëra anë  dhe sinagoga në tjetrën, e gjen   në faqe muresh, në afresket me kapele izraelite apo me portretin e Abrahamit, në toponime “Varri i Çifutit” ( Bilçë),  në një tapi të vitit  1931 referuar ullishteve në rrethinat e Beratit “Qafa e Çifutit” (Duhanas), Davidin e gjen dhe  në emra e në mbiemrat e banorëve: Davidi e Avrami janë të shpeshtë në kronikat historike, etj., e gjen  në hollin e bibliotekës së qytetit, tek vitrina e librave me tematikë Berati gjen të ekspozuar librat që flasin për hebrenjtë e Beratit; e gjen në studion e skulptorit të talentuar Nezir Ago ku sheh maketin e memorialit me shandanin hebraik, ideuar për t’u vendosur në parkun e qytetit, etj. Por sot, tej simbolikës,  ka dhe një prani konkrete turistësh izraelitë, që gjithsesi duhet të ishin edhe më të shumtë në numër e më të shpeshtë në kohë.

Para ca kohësh në galerinë e arteve “Edward Lear” Berat u çel, nën  përkujdesjen e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit,  ekspozita fotografike ” Afreskët e Çetirëve: një rrugëtim nga stili pasbizantin në atë laik.”  Në Berat e Myzeqe kanë qenë artistët e familjes Çetiri nga Grabova,  piktorët e fundit pasbizantinë që të parët huazuan frymën laike si një mënyrë shprehëse në pikturën murale të kishave. Në afreske ka mjaf detaje hebraike: -“Shpirtrat e brengosur” që enden në Had…-„Fshikullimi i Krishtit“, një skenë, ku grupi i vogël muzikor  u bie daulleve që të poshtërohet Krishti… Njerëzit e thjeshtë të popullit të Jeruzalemit nuk ndryshojnë, thuajse fare, nga fshatarët vendës ose nga grupet e vogla muzikore të Myzeqesë. -„ Nëna e përjetshme Shën Mëri“…-Një shenjtor i ri…-„Shën Gjergji në kalë“ me shtizën që vret kuçedrën…-„Lindja e Krishtit“…-Apostujt  Pjetër e Pal…Dhe ja një tablo tjetër, vërtetë mbresëlënëse:  „Abrahami në parajsën imagjinare“.(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Interviste Tagged With: faqe nga libri hebraik, i Beratit, Simon Vrusho, Sulo Gozhina

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITOI FEDERATËN VATRA
  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT