• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tegu kombëtar i shqiptarëve

September 21, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Webe dhe ithtarë të Edi Ramës kanë filuar të hedhin ca foto nga i ashtuquajturi stadiumi kombëtar Qemal Stafa. Punimet janë në përfundim e sipër dhe gjithçka po merr formë. Kjo si sukses i radhës në atë luftën frenetike të pushtetit me institucionet e ”degraduara” apo të mbytura nga shurra dhe merimangat. Mirëpo kur ndalesh e u hedh një sytë fotove, sikur të dhëmbin brinjët, a sikur të mbydhet syri vet a sikur të hyn një halë mu aty, bash në zemër të vështrimit. Dhe vetiu të del nga goja ajo shprehja e vjetër e plakave, pika mendjes tënde, mendjes tuaj, pse stadium i thoni ju këtij? Dhe ta marrësh me mend atë olen rrethore të shkallëve nëpër stadiumet e botës kur luajnë ekipet e mëdha, ku zhurmon bota e futbollit. Ajo e tilla që sot është bërë medikament, një lloj përtëritësi për jetën, duke mundur deri katastrofat botërore si luftrat. Po i ka mundur me pjesëmarrjen njerëzore dhe deliruar për mirë në ca orë entuziazmi që quhet jetë. Pas kësaj që shohim i bije që oleja e shqiptarëve kur të shënojë kombëtarja e tyre, do përplaset pas mureve të tegut mbi kokë, që duket sikur po i rrëzohet barit përsipër etj. Sado që në botë sot shpallen qartasi përpjekjet për modernizimin a ndërthurjen me tregun, prapë në masën 99% stadiumet janë nën konteksin e tyre klasik. Madje edhe ata që kanë sfumuar pistën e garave të vrapimit a elementeve të tjerë të kulturave sportive, kam parasysh këtu lojrat olimpike etj., prapë e kanë ruajtur formën tradicionale, atë rrethoren e olesë. E për më tepër kur bëhet fjalë për një simbol kombëtar. Nuk e di se nga na buron kjo ndjenja e bastardimit, aq sot të ndodh të mbytesh nga malli për atë atmosferë kur kombëtarja nën një qiell të hapur mundte Belgjikën, shënonte Arben Minga, dhjetori i vitit 1984. Mjerë ai komb që ka fatin t’i bjeri për pjesë një arkitekt i cili përpara se të skicoj një arenë kombëtare, nuk shikon ndeshjet më kulmore të vendit. Asaj kohe një unazë rrethore njerëzish horiste dhe brenda zemrave tona nanuritej hapja me botën dhe si bota. Kishim kohë që ishim të mbyllur dhe një mendje administrative na kish dënuar të mos luanim me fqinjët se na turpëronin me gola. Prandaj e thashë më sipër se futbolli, stadiumet kanë mundur deri dështimet sociale botërore. Tek ne kontribuoj fuqishëm në freskimin e plagëve shekullore nga otomanizmi, luftrat, dasimet dhe gërrëvërret perverse politike.

Kësisoj turpërohej partia, prishej imazhi. Sado modernitet të hedhim, sado xhama, ajo atmosferë njerëzore nuk ka për tu përsëritur më, nuk e ka shancin, a e dini përse, sepse vetvrasja kombëtare është bash mision po aq frenetik i pinjollëve faqe parruar me poture dhe ppp-të e pordhëve të plevitosura. Të paktën ata arkitektët e diktaturës e ruajtën me fanatizëm tërësinë e kulturave a bërjen të mundur të aplikimit të sporteve të tjera. Tek ky ta gëzoni, futboll, hoteleri, zyra, tavolina birre serhixhinjë me byzylykë floriri. Nga kjo të lë të kuptosh se një masakrim po kaq tegçe e pret edhe teatrin kombëtar. Si rrjedhojë investimet bajate të shtetit shqiptar nuk janë asgjë tjetër, por mure dasimesh. Stadium kombëtar?! Se si më duket, shtrembërohem kur e shoh, sikur më mbyllet një sy vetiu etj. Po jetojmë një kohë që realitetin e kemi veç tek memorja e kokës. Një kohë që po na mbyt me budallenjtë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Tegu kombëtar- i shqiptarëve

Artikujt e fundit

  • GURËT E KULTIT QË QAJNË, PLAGOSJA E SHKUPIT SHQIPTAR
  • UNESCO duhet ta njohë edhe Malin e Tomorit
  • KUR SHKRIMTARIA I NGJAN NJË LUTJEJE PËR LIRI
  • “IDENTITETI PA MBROJTJE INSTITUCIONALE”
  • Heshtja e elitës intelektuale shqiptare: krizë e guximit, e institucioneve apo e besimit?
  • Dialogu Strategjik me SHBA-në dhe bllokada institucionale, Kosova nuk guxon ta humbë momentin strategjik
  • Tezat e kryeministrit…
  • Portreti politik e diplomatik i Skënderbeut
  • 𝐎𝐒𝐁𝐄-𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐥𝐞𝐣𝐞̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐠𝐮𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈
  • Kandidate për Këshillin Bashkiak në Oshawa, Ontario, Kanada, Danjeza Danglli: ” Shqiptarët janë të suksesshëm dhe me kontribute të çmuara në jetën publike, ekonomike dhe shoqërore”
  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT