• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA” PËRCJELL NGUSHËLLIMET MË TË THELLA PËR IMZOT RROK MIRDITËN

December 7, 2015 by dgreca

Me idhnim të thellë morëm lajmin e vdekjes së parakohëshme të Shkelqesës së Tij Imzot Rrok Mirdita, sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Titanë. Familjarët dhe farefisi humbin njeriun e tyne të dashtun, kurse Arkidioceza Tiranë-Durrës humbë prijsin e vet dhe bota shqiptare një klerik i cili i shërbeu Kishës Katolike dhe kombit me përkushtim fetar e atdhetar, në frymën e harmonisë ndërfetare të trashigueme nga paraardhësat e tij. Imzot Mirdita shërbeu shume vjet sifamullitari Kishës Katolike Shqiptare në New York, ku “Vatra” pat bashkepunim dhe respekt të ndërsjelltë në komunitet. Ma vonë, mbas ramjes së diktaturës ateiste, shkoi në Shqipni dhe ndimoi në rimëkamjen e besimit dhe rindërtimin e objektevet fetare, përkrahi dhe ndimoi nevojtarët pa dallim besimi, mbështeti dhe frymezoi zhvillimet shoqnore në klimen e tolerancës politike të bashkëpunimit në humnerën e shkatrrimit shpirtnor që la komunizmi. Ai zen nji vend të nderuem ndër figurat me vlerë të madhe kombëtare të kohës sonë.
Familjarëvet, Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës e besimtarëvet dhe klerit shqiptar në përgjithësi, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Kryetari i Vatres
Dr. Gjon Bucaj
New York,7 dhetor 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, percjell ngushellimet, Vatra

Imzot Rrok Mirdita kaloi ne amshim!

December 7, 2015 by dgreca

NJOFTIM PËR SHTYP I ARKIDIOQEZËS METROPOLITANE TIRANË – DURRËS/

*Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkev Metropolit i Arkidioqezes Tirane – Durres kaloi ne amshim! Pushofsh ne paqe Imzot Rroku!/

Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës me shumë dhimbje njofton se sot me datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14.30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës. Qysh me datë 4 dhjetor 2015 Imzot Mirdita ka pësuar një insult cerebral. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrje kirugjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirigjisë ku ka vazhduar në gjëndje kome. Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirigjisë, gjëndja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë.

Kush ka qenë Imzot Rrok Mirdita?

Mons. Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.
U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic. Deri në 1973 ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të dioqezës së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij Në Neë York për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronks (Bronx).
Në përkim me Arqipeshkvin e Tivarit Eminenca e Tij Card. Terence Cook, Arqieshkvi i Neë York,
me një dekret të 19 qershorit 1981 e inkardinon në dioqezën e tij duke e ngarkuar me veprimtarinë baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në 1985 Eminenca e Tij Kradinal O’Connor Arqipeshkëv i Neë York-ut e emëron administrator të qendrave Katolike Shqiatare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “Shën Pali”.

Në 28 shtator 1989 emërohet nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.

Gjatë viteve në Neë York do të merret me përkushtim të veçantë me çështjen e të larguarve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndan dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, të cilët i trajtojnë si tradhëtarë.

Në 1991 viziton Shqipërinë, që e kishte njohur përmes emigranëve shqiptarë të Sh.B.A-së dhe solidarizohet me plagët e këtij vendi të martirizuar.

Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës – Tiranë. Pas këtij emërimi largohet për tu vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit besuar kujdesit të tij baritor.

Më 24 prill 1993shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri , në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Të njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në dioqezë së bashku me Atin e Shenjtë.

Në vitet 1994-2000 është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet fuqishën në lehtësimin e vuajtjeve të shkatuara nga lufta e Kosovës. Më 29 mars 1999 i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t’iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen me efktshmëri shumë prej tyre.

Në vitin 1996 zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapo themeluar.

Në vitin 2000 Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë ad honorem duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh.

Në vitin 2002 përfundon ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.

Në janar të vitit 2005 Papa Gjon Pali i II e lartëson në rangun e Arqipeshkvit Metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit Platinium e Metropolit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i jep titullin Qytetar Ndrei, duke vlerësuar ndihmesën e jashtakonshme të Arqipeshkvit për zhvillimin e harmonisë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njëjtin titull i jep edhe Kryetari i Bashkisë Rrëshen për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare.
Për më se 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike më Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme, t’i vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë.
Për këtë arsye i ka nxitur misionarët që të angazhohen në fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore ( fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe një qendër për rekuperimin e të rinjve të prekur nga droga, dhe e gjithë kjo pa bërë diskriminime fetare e shoqërore.

Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i ka akorduar “Urdhërin Nënë Tëreza” me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmedjen e veçantë të dialogut ndërfetar; për nagazhimin në themelimin einstitucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme”.

Në maj 2006 asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë e zgjedh rishtas Kryetar të saj.

Ne vitin 2010 presidenti i Republikes Z. Bamir Topi i akordon urdherin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 13 maj 2013 Akademia Ndekombetare Bonifaci 8 i akordon titullin Akademik Nderi.(E percolli: Dom Gjergj Meta)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, kaloi ne amshim

Imzot Rrok Mirdita : Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes

December 24, 2014 by dgreca

Imzot Rrok Mirdita uron Krishtlindjet: Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes/
TIRANË- Imzot Rrok Mirdita, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve, duke dhënë mesazhin e faljes, bujarisë dhe drejtësisë. “Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë”, thotë Imzot Rrok Mirdita.
“Sonte të Krishterët përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit, birit të Hyjit në Betlehemin e Judesë. Çdo gjest dashurie e miqësie që shfaqet në jetën tonë është vezullimi i dritës që çon drejt Betlehemit. Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë. Festa e Krishtlindjes është festa e gëzimit. Për secilin nga ju, Hyji e ka ndezur një yll, për tju mbushur me gëzim e për tju udhëhequr në takimin me Krishtin. Ai yll ndriçoftë sonte e përgjithmonë jetën tuaj në familjet tuaja. Për shumë vjet Krishtlindjet, të gëzuar e të lumtur vitin e Ri 2015!”, ka uruar kreu i Kishës Katolike të Shqipërisë.(News 24)

Filed Under: Kronike Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, uron Krishtlindjet:

Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopi Janullatos Urojnë Pashkët

April 20, 2014 by dgreca

Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos,nëpërmjet mesazheve i kanë uruar besimtarët katolikë dhe ata ortodoks të festojnë në paqe e harmoni Pashkët kristiane. Në ditën e rinjgjalljes së Krishtit ata i kanë uruar besimtarëve të udhëhiqen nga drita, të kenë paqe dhe më shumë mirëkuptim në mes tyre. Të festojnë fitoren e Zotit dhe ditën që duhet të na fuqizojë besimin reciprok. Duke i ftuar të besojnë tek Ngjallja e Krishtit, Imzot Rrok Mirdita, Primati i kishës katolike shqiptare, adresoi mesazhin: “Në shoqëritë tona nuk mungojnë dhimbjet, vuajtja e të pafajshmëve, por kujtohuni se i rinjgjalluri thotë sot mos kini frikë.
Festojmë sot fitoren e Zotit. I themi çdo burri dhe çdo gruaje mos kini frikë! Krishti i Ringjallur i mbushtë me shpresë jetët e gjithësecilit”.
Ndërkohë qëKryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos lëshoi këtë mesazh urimi:
” Krishti tha:”Kështu le të ndrisë drita juaj para njerëzve që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të falënderojnë Atin tuaj në qiell.Kjo dritë paskale e tërëbardhë, me të gjitha ngjyrimet e saj, le të na zgjojë gjatë gjithë periudhës së sivjetshme paskale dhe le të udhëheqë, besimtarë dhe besëpakë, në një përpjekje të re, për më shumë mirëkuptim të ndërsjellë, pajtim, vëllazërim dhe ecuri krijuese…!”

Filed Under: Kulture Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, Kryepeshkopi janullatos, urojne Pashket

Festohet lindja e Krishtit, Imzot Rrok Mirdita uron besimtarët

December 25, 2013 by dgreca

25 dhjetori është dita më e shënuar në besimin e Krishterë. Ajo shënon Lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Mijëra besimtarë u mblodhën në mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të kremtuar meshën më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës, i cili uroi të gjithë besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin.

Imzot Rrok Mirdita kërkoi në mesazhin e tij për festën që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.

Katedralja  e “Shën Palit” në Tiranë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën deri në ambientet  e jashtme për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Pas ceremonisë, besimtarët u shpërndanë duke ndarë mesazhe për shumë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e vizitave.

***

Mesha e shenjte e celebruar ne katedralen e Shen Nikolles ne qytetin e Lezhes, ka hapur siparin per kremtimin e Krishtlindjeve.

Qindra besimtare u mblodhen ne katedralen e Lezhes, per te kremtuar meshen e shenjte e cila u mbajt nga arqipeshki i dioqezes se Lezhes Imzot, Ottavio Vitale, i cili uroI te gjithe besimtaret per me shume paqe, miresi dhe dashuri me njeri-tjetrin.

Katedralja e “Shën Nikollolles” në Lezhe ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve, te cilet kryen ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Edhe ne Gjirokaster besismtaret ortodokse kane festuar Krishtlindjet, duke u drejtuar prane te gjitha kulteve fetare te qytetit ku jane organizuar edhe meshat perkatese me rastin e kesaj dite te shenuar, e cila simbolizon Lindjen e Krishtit.

Me qindra besimtare kane marre frymen dhe driten e shenjte duke uruar per njeri-tjetrin, paqe,miresi dhe dashuri.Festimet ne kete dite te shenuar per komunitetin ortodoks priten te vazhdojne edhe ne oret ne vijim,ku ato do te perqendrohen me se shumti ne Dropull.

Besimtaret e krishtere jane drejtuar drejt katedrales ne qytetin e Korçes per te ndjekur nga afer meshen fetare dhe festuar ne te njejten kohe festen e Krishtlindjeve.

Edhe ne Vlore me qindra besimtare kane festuar diten e Krishtlindjeve, duke kembyer me njeri-tjetrin urimet e perzemerta te cilat jepen ne mbare boten me rastin e Krishtlindjeve. Besimtaret kane ndjekur me ore te tera meshen dhe ceremonine e organizuar me kete rast.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festohet krishtlindja, Imzot Rrok Mirdita, Ipeshkevi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT