• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës: Karizmatik, dinamik, apo teknokrat?

May 22, 2017 by dgreca

1 Kryeministri kosoveNe Foto: Kandidatët për kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti/

Nga Anton Konushevci/Evropa e Lire/Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, tre kandidatë vlerësohet të jenë “kryesorët” për të fituar postin e kryeministrit: Ramush Haradinaj nga koalicioni parazgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën;

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Kosovën e Re dhe Alternativën; Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, sa në të vërtetë dallojnë apo ngjasojnë këta kandidatë mes vete?

Imer Mushkolaj, analist politik, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se dallimet në mesin e kandidatëve janë evidente.”Në garë nga tre pretendentët për kryeministër, kemi ndër ata që janë njerëz që kanë qenë në pushtet, në menaxhimin e qeverisë ose të institucioneve qeveritare në periudha të caktuara, në ndërkohë që kemi edhe nga ata që nuk e kanë pasur këtë mundësi. Po ashtu nëse flasim me terma të tjerë, kemi kandidatë karizmatikë, kemi kandidatë që janë shumë dinamikë dhe kemi kandidatë që janë shumë teknokratë, të cilët nuk është se reflektojnë dinamizëm, por kjo nuk do të thotë se nuk e kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Mushkolaj.

Qytetarët thonë se nuk shohim shumë dallime.

Hajdar Pasha, profesor i pensionuar, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë janë të njëjtë, përfshirë edhe kandidatët që garojnë për postin e kryeministrit.-“Si t’ju them, këta janë lojtarë të vjetër në lojë. Nuk e di se si do ta çojnë përpara vendin. Kosova pa ekonomi e pa fabrika. Unë nuk kam besim tek asnjëri, veç te të rinjtë, të cilët ende nuk po vijnë në shprehje. Të rinjtë nuk po i lenë të vinë në pah [ata të vjetrit], i kanë shpërndarë në disa parti dhe i kanë lënë të pafuqishëm”, tha Pasha.

Antigona Shala, studente në Universitetin e Prishtinës, tha se është pak optimiste për ndryshimet politike në të ardhmen dhe se kandidatët e partive politike për kryeministër kanë dallime.-“Bëjnë dallime; Albin Kurtin nuk e kemi parë kurrë në krye të qeverisë dhe nuk do të thosha për të. Por, po mundohem të bëj një dallim ndërmjet Haradinajt dhe Hotit. Hoti e përfaqëson LDK-në dhe LDK-ja nuk ka bërë diçka deri tash. Kurse, te Ramush Haradinaj kam besim, duke u bazuar në 100-ditëshin që ka punuar në kohën e Rugovës”, tha Shala.

Qëllimet politike nuk arrihen me emocione, por me vizion të qartë, shkathtësi dhe guxim politik, tha Kushtrimi, një banor i Prishtinës me profesion inxhinier i ndërtimtarisë.

“Sa i takon shkollimit, Avdullah Hoti është më i ngritur se dy kandidatët e tjerë, Ramushi është më trim dhe Kosovës tash për tash i duhet një trim për t’i shtyrë përpara disa procese dhe pastaj duhet të ecim përpara. Kurse, Vetëvendosje e ka pasur mundësinë që ta tregojë veten në Komunën e Prishtinës; thuhet se e ka ndalur korrupsionin, por qytetarët duan t’i shohin gjërat”, u shpreh Kushtrimi.

Partitë politike nuk dihet ende se çfarë kanë në programet e tyre qeverisëse, pasi që ende nuk ka nisur fushata elektorale dhe prezantimi i programeve.

Në fakt, të tre kandidatët kanë dallime në idetë e tyre mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në dialogun që duhet zhvilluar ose jo me Serbinë, por kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe çështje tjera, që kryesisht karakterizojnë çdo fushatë zgjedhore në Kosovë, fjalori midis tyre tingëllon pak a shumë njësoj.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Kosove, Kryeministri i ardhshem, teknokrat

Artikujt e fundit

  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj
  • Poezi nga Emine S.HOTI
  • LEGJENDA E DUKATIT DERVISH ALI AJANI 1794-1851

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT