• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NYJEN GORDIANE NUK MUND TA ZGJIDHIN DEPUTETET E KUVENDIT TE SHQIPERISE! SHKAKTARET KANE UZURPUAR DREJTESINE, GJYKATATA, PROKURORIN…

July 21, 2015 by dgreca

PYETJE:Ku ndodhen shkaktarët e këtyre masakrave të përbindëshme në ditët tona?/
PERGJIGJE: Mos u çudisni por, jo pak prej tyre, dhe midis tyre, edhe gjykatësi, që dënoi tre të rinjtë e sipërpërmendur, i gjen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit, gjykatat e shkallës së parë, Prokurorinë e Përgjithëshme dhe prokuroritë e rretheve, madje edhe deri në Ministrinë e Drejtësisë dhe funksione të tjera të larta të vendit./
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë-Dega Tiranë/
Nr. 5 Prot.Tiranë, më 20.07. 2015/
Lënda: Mbi reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin/
Drejtuar:Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi/
Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin/
Për dijeni:Zotit Donald Lu Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
Zonjës Romana Vlahutin Ambasadore e Bashkimit Europian/
Tiranë/
Nje zhurmë e madhe po bëhet këto ditë në vendin tonë mbi këto dy çështje që kanë zaptuar opinionin e gjerë publik të vendit tonë. Madje janë krijuar edhe komisione parlamentare që, prej muajsh, po punojnë për zgjidhjen e saj. Në këto çaste na lind një pyetje:
-A janë, me të vërtetë këta deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që mund ta zgjidhin këtë nyje gordiane? Kush janë ata?
Na duket e pamundur përgjigjja e kësaj pyetjeje. Përse, do të thoni ju. Për t’iu përgjigjur kësaj duhet të kthehemi shumë prapa, në ato kohët e errëta të asaj periudhe mizore që kishte gllabëruar vendin tonë, viktimat e së cilës jemi edhe ne. Ata që i kanë kaluar të pesëdhjetat, e njohin fare mirë atë periudhë. Njohin diktaturën e proletariatit në përgjithësi, por njohin gjithashtu edhe ato që quheshin levat e tij, levat e diktaturës dhe pikërisht për këto leva do të flasim.
Kush ishin ato?Ishin organet e Sigurimit të Shtetit dhe ato të drejtësisë. Një mori individësh si, për shembull, hetuesat dhe operativët e Sigurimit, gjykatësit dhe prokurorët, bashkëpuntorët e ndryshëm të këtyre organeve dhe të tjerë të këtij kallëpi ishin zotërit e vërtetë të këtij vendi në atë kohë. Ishin pikërisht hetuesat dhe operativët që kurdisnin lloj-lloj intrigash të paskrupullta që i çonin njerëzit e pafajshëm para hienave të tjera, prokurorve dhe gjykatësve, të cilët pa hezituar i syrgjynosnin nëpër burgjet e tmerrshme, madje nje pjese jo të vogël të tyre, ua prisnin fare fillin e jetës. Ishin bashkëpuntorët e sigurimit ata që shërbenin si manekinë të ndyrë në duart e mjeshtërve të errësirës.
Na lejoni t’ju sjellim një shembull fare të vogël nga proceset gjyqësore falso të asaj periudhe, proces i zhvilluar në fundin e vitit 1989 kur komunizmi kishte marrë rrokullimën në të gjithë vendet e lindjes. Mendoni si kanë qenë këto procese në periudhat e mëparshme kur dikatura ishte në kulmin e saj. Bëhet fjalë për Vendimin Nr. 261, datë 16.11.1989 të Gjykatës Rrethit Durrës. Po e japim të plotë këtë vendim:
Gjykata e rrethit Durrës më 15-16.11.1989, shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale nr.253 që i përket:
Të pandehurve:
1.Adnan Balla, i biri i Tasimit dhe Dritës, datëlindja 1963, lindur e banues në Durrës, pa parti,i pa dënuar,i pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, beqar, me punë në Portin Detar “Enver Hoxha”, i arrestuar (ndaluar) më 25.7.1989
2. Kastriot Mara, i biri Halitit dhe Lumes, datëlindja 1960, lindur e banues në Durrës, pa parti,i padënuar,i padekoruar, me arsim të mesëm profesional,me punë në NI Goma, i arrestuar më 27/7/1989, mbrojtur nga këshilltarja ligjore Vasilika Sotiri.
3. Agron Fico, i biri Avdullajt dhe Meremes, datëlindja 1961, lindur e banues në Durrës, me origjinë e gjendje punëtor,i pa dënuar, pa parti, i pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, i martuar me një fëmijë, me punë në NIQ Durrës, arrestuar më 16.8.1989, mbrojtur nga këshilltari ligjor Rustem Syziu.
Të akuzuar:
* I pandehuri Adnan për moskallzimin e krimit të tradhëtisë ndaj atdheut, neni 11/2 K.Penal.
* Të pandehurit Kastriot dhe Agron për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut kryer në
bashkëpunim neni 47/gj – 31/b K.Penal
Gjykata pasi shqyrtoi materialet e denoncuara nga hetuesia, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit dhe prokurorin që kërkoi:
* Të deklarohet fajtor i pandehuri Adnan Balla për veprën penale të moskallëzimit të një krimi kundër shtetit dhe sipas nenit 112/2 K.Penal të dënohet me një vit heqje lirie
* Të deklarohet fajtor i pandehuri Kastriot Mara për nenin 47/gj, 31/b K.Penal, dhe të dënohet me gjashtë vjet heqje lirie.
* Të deklarohet fajtor i pandehuri Agron Fico për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes dhe sipas nenit 47/gj, 31/b K.Penal, të dënohet me shtatë vjet heqje lirie.
VENDOSI
Të deklarojë fajtor dhe të dënojë për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes kryer në bashkëpunim:
* Të pandehurin Agron Fico, sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 5 (pesë) vjet heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 16.8.1989.
* Të pandehurin Kastriot Mara sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 27.7.1989.
* Të pandehurin Adnan Balla për veprën penale të moskallëzimit të një krimi kundër shtetit dhe në bazë të nenit 112/2 të K.penal e dënon atë me një vit heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 25.7.1989.
Por ky proces nuk ishte i vetmi. Një numër i madh prej tyre zhvillohej në atë kohë në vendin tonë. Midis tyre ka patur edhe nga ato procese që përfundonin me likujdimin fizik të viktimës, siç ndodhi me rastin e poetit martir Havzi Nela në gushtin e vitit 1988 që e çoi atë në Litar. Por ne nuk do të zgjatemi më me to por duam të përqëndrohemi në ditët tona, ku realiteti është krejt ndryshe nga i së kaluarës.
Ku ndodhen shkaktarët e këtyre masakrave të përbindëshme në ditët tona. Mos u çudisni por, jo pak prej tyre dhe midis tyre edhe gjykatësi që dënoi tre të rinjtë e sipërpërmendur, i gjen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit, gjykatat e shkallës së parë, Prokurorinë e Përgjithëshme dhe prokuroritë e rretheve, madje edhe deri në Ministrinë e Drejtësisë dhe funksione të tjera të larta të vendit.
Kanë kaluar 25 vjet nga përmbysja e sistemit diktatorial dhe politika shqiptare vazhdon të mbështetet ende në elementet më famëkeq të asaj periudhe. Përse? A nuk ka kuadro të reja, qofshin ata socialistë apo demokratë që mund t’i zëvendësojnë? A mos vallë janë të paktë të rinjtë tanë që kanë mbaruar shkollat më të mira të botës perëndimore duke fituar madje edhe tituj shkencorë? Nuk janë të pakta rastet kur universitete të njohura të botes perëndimore u ofrojnë bursa falas studentëve shqiptarë të shkëlqyer. Bota perëndimore po thith trurin shqiptar. Po politika shqiptare kur do të kujtohet të thithë rininë shqiptare?
Mendojmë se përgjegjësia më e madhe në këtë drejtim u përket pothuajse të gjithë udhëheqësve të forcave kryesore politike që aktualisht janë relativisht të rinj por që ruajnë ende mentalitetin komunist dhe që vazhdojnë ta mbajnë peng vendin me politkanë të ardhur nga bota totalitare. Të tillë politikanë kanë depërtuar në të gjitha sferat e politikës shqiptare dhe madje edhe në komisionet e ngritura për reformën e drejtësisë dhe në atë të dekriminalizimit, ndaj e bëmë pyetjen në fillim të kësaj shkrese Çfarë reforme mund të bëjnë tipa të tillë? Kë do të gjykojnë? Kë do të dekriminalizojnë? Mos vallë veten e tyre? Pasi janë ata që, në rradhë të parë, duhej të dilnin në bangën e drejtësisë.
Ndaj iu bëjmë thirrje atyre që kanë marrë përsipër reformimin e drejtësisë dhe dekriminalizimin e shoqërisë shqiptare, të shkëputen nga mentaliteti i vjetëruar komunist që vazhdon ende dhe të përqafojnë frymën e re demokratike të perëndimit, të gjejnë forca për të hedhur në koshin e plehrave të gjitha mbeturinat e atij sistemi të përmendura më sipër. Një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me ligj. Kjo nuk është një shkelje e të drejtave të njeriut. Është vendosja e një drejtësie bashkëkohore. Ata individë nuk po i burgos apo eliminon njeri, siç kanë vepruar ata me viktimat e tyre. Sistemi i sotëm i lejon të merren me çfarë ta shohin të përshtatshme. Le të ushtrojnë profesionet e tyre ose çdo lloj aktiviteti që mendojnë, por kurrë nuk duhet të jenë në organet drejtuese të shtetit shqiptar.
Le të pastrohet administrata shtetërore nga hienat e së kaluarës! Kjo është “A”-ja e një demokracie të vërtetë.

Për Kryesinë e Degës Tiranë

Sekretari Kryetari

Sejdi Peka Reshat Kripa

Filed Under: Editorial Tagged With: leter, ne Drejtesi, per Reformen, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë

Duhet ngritur “Lidhja Antikomuniste e Djathtë Shqiptare”

June 9, 2015 by dgreca

Ne vend të një letre të hapur për kryetarin e PLL z.Sulejman Gjana/
Nga Hakik Mena/*
I dashtun Sulejman,/
Me lejoni t’ju drejtohem me këtë letër publike, së pari në cilësinë time si zogist, pastaj si kryetar i një dege të PLL, e mandej edhe si shok, mik e bashkëmendimtar i juaji.
Edhe pse i kam thënë më parë, e shoh të arsyeshme përsëri, të ritheksoj, disa pika rreth jush, të cilat po i përmbledh si më poshtë:
E para, të lumtë, për kontributin e dhënë në drejtim të kauzës kombëtare! Ndonëse i lindur dhe rritur jashtë atdheut, ju jeni, ndër rastet më ekzemplare, që sakrifikoni çdo privilegj dhe luks, (fatmirësisht familja dhe natyrisht vendi ku jetoni jua kanë mundësuar), dhe vini në botën e pistë të politikës shqiptare, kryekëput, për t’i shërbyer kombit dhe kauzës në të cilën besoni! Në këtë sens, ju jeni shembull i shkëlqyeshëm dhe model ideal, për mbarë të rinjtë, që lindin dhe rriten jashtë, se si i shërbehet kombit. Madje jo vetëm për ata, por pse jo edhe për mbarë shqiptarët, duke pasë parasysh edhe faktin tjetër, se ju jeni një person i kompletuar në çdo aspekt. Edukimi i shëndoshë familjar, shkollimi perëndimor, mos-përlyerja me komunizmin dhe inteligjenca – dhe për këtë arsye, çdo shqiptar i mirë duhet t’ju vlerësojë.
Së dyti, ju lumtë për impenjimin, qëllimin, kontributin dhe këmbënguljen tuaj konstante në drejtim të potencimit të ideve Zogiste, gjë për të cilën, jam absolutisht i sigurt, që çdo legalist dhe monarkist i vërtetë, e vlerëson pa masë.
Së treti, sinqerisht unë dhe shumë miq e dashamirë legalistë në Amerikë, e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë faktin që ju keni pasë kurajon civile të merrni përsipër drejtimin e PLL-së, vendim, që kërkon një sakrificë dhe mund të jashtëzakonshëm. Aq më tepër, po të kemi parasysh rrënimin total që i është bërë asaj, veçanërisht në dekadën e fundit. Dhe pikërisht, bash për këto arsye të përmendura me lart, unë, së bashku me shumicën dërrmuese të legalistëve në Amerikë, e pritëm shumë mirë lajmin e shpalljes së kandidaturës suaj për kreun e PLL-së, duke menduar se ishit alternativa më e mirë, për ta nxjerrë PLL-në prej batakut, që ndodhej dhe ngritjen e saj në një nivel të dinjitetshëm dhe të meritueshëm.
Ne si degë të mbështetëm haptas dhe fuqishëm, duke pasë besimin, që ju do ta ndryshonit kursin e partisë, nga një parti të katandisur si “seksion” i PD-së, në një parti me identitetin e vet; atë të një Partie Tradicionale Kombëtariste, që mbi gjithçka vë interesat e atdheut dhe që posedon nji platformë të qartë kombëtare. Natyrisht, një ndër vështirësitë më të mëdha, që do të hasnit gjatë detyrës suaj të re, të cilën ne legalistët e vërtetë do ta prisnim me ankth, ishte: qëndrimi i juaj në negociata me partinë aleate tradicionale më të madhe të këtyre 23 viteve tranzicioni të tejzgjatur qëllimshëm, PD-në. Dmth, ankthi ishte, nëse ju, do të ishit një YES MAN, ose nji “lepe peqe” kryetar partie, në bisedat e para elektorale që ju do të zhvillonit, duke pranuar çdo variant që ata do të servirnin, mjafton që ju, me një rreth të ngushtë tuajin, të siguronit ndonji karrige – apo do të shkonit kryenaltë, duke mos pranuar të trajtoheshit si leckë, por si të barabartë, të dinjitetshëm, si përfaqësues të një Partie që ka traditë në bërjen e shtetit-komb, të një partie që ka eksperiencë në qeverisjen e shtetit, të një partie që mbarte vlera tradicionale shqiptare dhe perëndimore, të një partie që ka nxjerrë figura të ndritura kombëtare, si ajo e të pazëvendësueshmit Mbretit Zog dhe e heroit tonë kombëtar Abaz Kupi, të një partie që rrezaton luajalitet, por dhe që e meriton atë, të një partie që elektorati i saj përbëhet prej shtresës më të vuajtur dhe të persekutuar të regjimit sllavo-komunist, të një partie që për hir të zhvillimit të demokracisë, pranon dhe ofron bashkëpunim të sinqertë por kurrsesi nuk pranon të nëpërkëmbet, të një partie që pa diskutim ka bazë reale elektorale e jo të blerë me thasë mielli.
Dhe kur mendon të kaluarën e kësaj partie, që trashëgon një histori të hershme dhe jashtëzakonisht pozitive, natyrshëm, si drejtues i saj, do të kenë shkuar ndërmend, para, gjatë dhe mbas negociatave, ndjesi të tilla, si psh:
a) ajo e të ndjerit krenar që përfaqëson një Parti të tillë, e cila duhet të ketë dhënë forcë e kurajë duke mos ndier as më të voglin kompleks inferioriteti, por përkundrazi dhe
b) atë të përgjegjësisë, madje të dyfishtë, personale dhe kolektive; personale sepse vihet në diskutim personaliteti juaj, për performancën tuaj si lider i saj, dhe kolektive, se përfaqëson interesat e të gjithë simpatizantëve, ithtarëve, idealistëve që besojnë në filozofinë e kësaj partie. Si rrjedhim, kjo krenari dhe përgjegjësi që ju ndieni si kryetar i kësaj partie, ka influencuar natyrshëm, që qëndrimi dhe vendimi juaj së bashku me atë të kryesisë, rreth negociatave me PD-në, të jetë më se transparent, i drejtë, i saktë dhe i dinjitetshëm, thjeshtë ashtu siç duhet të jetë; i PAVARUN, vendim të cilin, në legalistët e Amerikës, dhe mbarë legalistët që të dhanë votën në Kongres dëshironin të shihnin, sepse janë dremitur, zhgënjyer, neveritur me vendimet servile, dallkauke, meskine, perfide të mëparshme.
I dashur Sulejman,
Më në fund, dinjiteti i partisë është në rikthim e sipër, në rrugën e duhur, të paktën bazuar në intervistat, shkrimet dhe deklaratat tuaja më se të sakta dhe tepër dinjitoze, ndryshim që do të dëshironim ta shihnim sa më shpejt dhe në rindërtimin në themel të partisë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për punën e madhe që duhet dhe për vështirësitë që ju së bashku me kryesinë keni përpara, dhe është normale që do të keni pengesa, intriga, bllokada, shkopinj nën rrota, kundërshtime, sajime, keqinterpretime të instruktuara prej ish-it dhe isha-ve drejtues të niveleve nga më të ndryshme, që çdo gjë mund t’i thuash këtij lloji, por legalistë e zogistë jo! Logjikisht idealja do të ishte mos të harxhonim kohë e mund duke u marrë me njëri-tjetrin në parti, sepse nuk e kemi këtë luks, por ja që Katovica na e la peshqesh sabotimin, dhe na duhet me fillu prej zeros. Në fakt, fillimi prej zeros, është si thika me dy presa, ka të mirën dhe të keqen e vet. Të keqen e përmendëm, ndërsa e mira është se – Ke mundësinë, me mbështetjen e kryesisë dhe tagrin e dhënë prej Kongresit, për të bërë një transformim thelbësor në parti.
***
Jam më se i sigurt që ju i keni bërë një studim të hollësishëm anëtarësisë së partisë, anëtarësi të cilën me sa jam i informuar, do ta ndaja në 5 kategori ose grupime.
1). Kategori me elementë të lidhur me komunizmin, që mund të ketë depërtuar në parti dhe duhet të largohen një orë e më parë..
2). Kategori, me elementë të shtresës sonë që janë me dosje, të cilët fatkeqësisht janë peng i tjetërkujt dhe prandaj duhet patjetër të largohen.
3). Kategori, me elementë perfidësh laramanë, që të fusin thikën mbas shpine, por sa t’u dalë një ofertë ekonomike, pavarësisht se prej të cilës palë vjen oferta.
4). Kategori me elementë legalistë të pastër, por u ka ngjarë si Nastradinit, dhe kujtojnë se janë në ëndërr. Kjo kategori është e njëjtë në mentalitet me nji numër bajagi të madh të ish persekutuarish jo-legalistë, që kur vjen puna për ballafaqim faktesh në lidhje me punën, impenjimin, dëshirën që ka bërë dhe ka pasë PD-ja, për këtë shtresë të sakatuar nga sllavo-komunizmi, dhe që ka qenë automatikisht si bllok në favor të PD-së, – kanë të njëjtit argument, si psh: «Më mirë PD-ja, se këta komunistë e kriminelë. Të paktën PD-ja është e deklaruar haptas kundër komunizmit. Ndërsa këta horra akoma besojnë në të. Sido që të jetë, me PD e kemi ndonji tonin diku në ndonji punë!» etj., etj, argumente të këtij lloji. Argumente tashmë të dalë boje, të të kënaqurit me pak, ose në rastin me të mirë, pesimist dhe në rastin më të keq, ngritjen e duarve lart. Argumente që me të vërtetë të bëjnë të ndihesh keq për gjendjen e katandisur të shtresës sonë. Indeks mjaft i qartë për të dëshmuar gjendjen e shtresës antikomuniste, që është kaq e drobitur, e çoroditur, e shkapërdarë, pesimiste, e dremitur, e pa-besim në vetvete, e tromaksur, e shushatur, e pa alternativë, me kompleks inferioriteti ndaj politikës se Katovicës, e pa shpresë, dhe e pa alternativë, e pa iniciativë, aq sa nuk është e zonja të dalë mbi palët e politikës Katoviciane, si bllok së bashku ose qoftë edhe veçantë në politikat që besojnë, por të pavarur ama, e jo si garniturë ose bisht i PD-së. Sepse vetëm në këtë mënyrë do të rrisë reputacionin e vet, duke ringjallur të djathtën, duke rikthyer besimin tek elektorati i vërtetë i djathtë dhe në të njëjtën kohe do t’i shërbente edhe kombit, i cili është fundosur për gati 80 vjet, prej të majtës me rrënjë në sllavo-komunizëm. Shpresojmë, që kjo pjesë shtresës sonë, të shkunden e t’iu dalë kjo ëndërr, ose ky gjumë letargjik.
Me këtë kategori anëtarësie, që pak a shumë mund të përbëjë shumicën dhe që fatkeqësisht këtë pesimizëm e bartin si pasojë e luftës së ashpër që i është bërë shtresës sonë për dekada me radhë, kërkohet një trajtim i kujdesshëm, i matur dhe një taktikë dashamirëse, miqësore dhe vëllazërore që mund dhe duhet t’i bashkangjiten kategorisë së pestë.
5). Kategori, të cilët janë pakicë për momentin, por janë ai grupim që janë më të qartë dhe vendosur politikisht. Janë grupi që nuk ndiejnë as më të voglin kompleks inferioriteti ndaj politikës së Katovicës, janë grupi që për hir të kombit dhe klasës që përfaqësojnë, insistojnë me ngulm dhe me plotësisht të drejtë, të formojnë shtratin e vet, të dalin me fizionominë e tyre, janë grupi që nuk mendojnë thjeshtë për ndonjë kockë, kothere, vend pune, janë grupi që nuk mendojnë shkurt duke u kënaqur me fitimin e ndonjë kandidati, që mund të marrë vota fiktive dhe nesër të fluturojë në mënyrë të paskrupullt në oborrin e të majtëve, janë grupi që preokupim kryesor të partisë kanë rimëkëmbjen e saj, duke shtruar rrugën për të ardhmen. Janë grupi që prioritet kanë; realizimin e bashkimit kombëtar, zgjidhjen e problemit të pronës, zgjidhjen përfundimtare dhe ingranimin total të ish persekutuarve, dekriminalizimin e vendit, ligjin e lustracionit, etj., etj.
Pa diskutim që ky grup meriton të jetë në strukturat drejtuese, në drejtimin e degëve në rrethe, në përfaqësimin e kandidatëve të tashëm të bashkive e në veçanti në përfaqësimin e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhme.
Prandaj, i dashur bashkidealisti im Sulejman, si një prej kryesorëve të këtij grupi që jeni, duhet domosdoshmërisht t’i jepni prioritet këtij formacioni, i cili unë besoj bindshëm që së shpejti do të jetë bërthama, avangarda, elita që do të marrë frenat në dorë, jo vetëm të partisë tonë, por mund të shërbejë, si një dritë në fund të tunelit, për bashkimin e të gjitha partive të tjera tradicionale të djathta, së bashku me të djathtë të pavarur, duke formuar një lidhje që mund të quhet “Lidhja Antikomuniste e Djathtë Shqiptare”, e cila do të plotësonte boshllëkun e mosfunksionimit të një djathte të vërtetë në Shqipërinë Londineze.
***
I dashur Sulejman, me të vërtetë e ke marrë partinë në një situatë tepër të vështirë dhe është krejt normale që për këto zgjedhje lokale nuk ka qenë koha e bollshme për me u pregatitë në formën e dëshirueshme plus fakteve që tashmë ju i keni bërë te qarta, kështu që mua nuk më shqetëson shume fakti i rezultatit të këtyre zgjedhjeve, por çfarë do të më shqetësonte është; nëse do të vazhdohej të bëhej e njëjta politikë jargavitëse si ne periudhën e para Kongresit, nëse nuk do të vazhdohej të mendohej për të ardhmen e partisë dhe nëse në parti do të kishin në dorë frenat 3 grupet e para të përmendura më lart.
I dashur si vëlla Sulejman,
Juve historia do t’ju gjykojë në të ardhmen dhe mundësitë e konkluzioneve të njerëzve në përgjithësi, të nacionalistëve dhe në veçanti të legalistëve do të jenë në 3 vlerësime.
1) Si një kryetar i pa vlerë nëse do të vazhdoje në të njëjtën rrugë si para Kongresit.
2). Si as mish as peshk, nëse do të ndiqje një politikë të përzier para Kongresit me nji politikë tërhiq e mos këput të sotmes.
3). Si një Lider, që do të ngelje në histori të legalistëve, por ndoshta dhe mbarë nacionalistëve po të ndjekësh një politikë bazuar në mendimin e kategorisë së pestë të përmendur më lart dhe unë besoj që je në rrugë të mbarë deri tani dhe dëshiroj të besoj që do ta vazhdosh edhe më tej atë, madje duke e përforcuar edhe më shumë, dhe vetem duke ndjekur këtë rrugë në mënyrë konstante, do të kesh mbështetjen maksimale të idealistëve legalisto-zogistë. Natyrisht, që kjo ka koston e vet mbasi përveç bllokadës së brendshme në parti, do të përballesh edhe me atë të jashtmen; politikën e Katovicës.
Sa për sqarim, për lexuesit mbarë, shpesh herë e përmend PD-në, se shkrimi është si shkak i deklarimeve të Kryetarit të PLL-së Sulejmanit, ndaj problemeve me ta, por me këtë rast dëshiroj që të jemi të qartë me lexuesin mbare se: – ne legalistët e vërtetë antikomunistë, as që nuk e diskutojmë, dmth është absurde qoftë për ta menduar, se mund të ekzistojë mundësia për të bërë aleancë me PS -në, sepse me ata ne na ndajnë lumenj gjaku dhe do të ishte poshtëruese, diskredituese dhe vetëvrasëse për ne te merrnim ndonji vendim te tille. Por, argumenti është që këtë hamendje për të bërë aleancë a jo, në kohë të ndryshme e kemi me një forcë politike, të cilën për të qenë objektivë, nuk mund ta quajmë të njëjtë me PS-në, por nga ana tjetër ajo pretendon që është e djathtë dhe përsëri për të qenë objektivë, nuk rezulton si e tillë, si në program, ashtu edhe në veprime në lidhje me shoqërinë por edhe në marrëdhëniet me partitë aleate të saj, forcë prej të cilës, ne i kemi besuar plotësisht për shkak të zotnillëkut dhe fisnikërisë që na karakterizon. Kemi pretenduar që të paktën mbas nënshkrimeve të negociatave, të mos pritemi në besë prej saj, por fatkeqësisht kemi provuar të kundërtën. Madje ne kemi një eksperiencë të hidhur në të kaluarën si psh; 1993 kthimin e Mbretit Leka I; 1997 prerjen në besë të Mbretit Leke I, duke lejuar ndryshimin e referendumit; 2005, luftën e ashpër që iu bë LZHK-së së krijuar prej Mbretit Leka I-rë dhe sakatimi i votave tona, duke mos lejuar që fryma nacionaliste e drejtuar prej Mbretit, të hynte në parlament. Pra ne legalistët për hir të forcimit të demokracisë, kemi pranuar edhe të dëmtohemi, madje tradicionalisht, megjithëse ky gjest fisnik dhe i pjekur politik nga ana jonë, na është marrë për dobësi. Por çdo durim ka kufi dhe ka ardhë koha që PLL të mos të ndiejë më as me të voglën pendesë dhe presion për vendimet që ajo merr në ndihmë të elektoratit të vet. Dy rrugë ka tashmë ose PLL të rimëkëmbet dhe të kthehet në traditë e të shohë për të ardhmen, se sa për me qenë seksion a bisht i PD-së, më mirë të shkrihet dhe mos të vazhdohet më me iluzione…
Si konkluzion, ndryshimi midis liderit dhe politikanit të zakonshëm, qëndron në marrjen e vendimeve. Lideri merr vendime të guximshme dhe largpamëse, të cilat ndonëse janë utopike për masën, rezultojnë dobiprurëse për të ardhmen e partisë, shoqërisë dhe kombit. Prandaj, mos e humb, i dashtun Sulejman, mundësinë që të është dhënë për t’u skalitur në memorien e legalistëve dhe nacionalistëve!
Eqerem Bej Vlora në nji rast shpjegon shumë bukur çështjen e shfrytëzimit të momentit prej liderëve duke cituar bisedën me Mbretin Zog: “Fati, Eqerem Bej, – më tha ai – është një dem i tërbuar e i verbër, që shpesh herë na shkel me thundra, por ndodh që edhe të na dalë përpara në një vend të volitshëm. I mençur dhe i zoti është pikërisht ai që dallon këtë çast, që e zë demin prej brirësh, e mposht dhe vë në shërbim të tij”. Kështu që mos u dorëzo dhe vazhdo në këtë rrugë që ke vendosur, se ne legalistëve idealistë, na ke mbështetje të fuqishme, për të ringritur dinjitetin tonë.
***
Të dashtun bashkidealista, mbështetjuni PLL-së dhe Kryetarit të saj në këtë mision fisnik që sa po ka nisur, se ky mision nuk është vetëm i tij, por i të gjithë idealistëve. Ai i vetëm nuk mundet me ia dalë, ai ka nevojë për të rinj dhe të reja të shkolluar, që tashme nuk na mungojnë, dmth të pa kosumuar politikisht dhe sidomos pinjollë të familjeve tradicionale kombëtare. Ai nuk është i përjetshëm, më vonë ndonjërit prej jush do i bjerë fati të jetë në këtë pozicion të përgjegjshëm dhe fisnik që ka si qëllim përpjekjen për shtrimin e rrugës politike të klasës sonë. Pra, le të lëmë çdo paragjykim dhe xhelozi mënjanë, e të mblidhemi rreth njëri tjetrit, e të mundohemi edhe për realizimin e një koalicioni gjithëpërfshirës të djathtë, e mos të mbetemi përjetë shërbëtorë të të tjerëve, por të pregatisim terrenin politik për sot e për të ardhmen e fëmijëve tanë. Zoti ju udhëzoftë, ju, i dashtun si vlla Sulejman dhe të gjithë idealistët legalisto-zogistë, klasën tonë dhe mbarë shqiptarët! U bëftë realitet sa më shpejt Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve!
New Jersey, SHBA
6 Qershor 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: hakik Mena, leter, Sulejman Gjana

Letër drejtuar Deputetëve të Dibrës për Rrugën e Arbërit

April 26, 2015 by dgreca

Letër drejtuar Deputetëve të Dibrës për Rrugën e Arbërit/
Shkruan:Dr.Gëzim Alpion/
Të nderuar Deputetë të Dibrës:/
z. Shkëlqim Cani
z. Bedri Hoxha
z. Roland Keta
z. Ulsi Manja
z. Sherafedin Shehu
z. Përparim Spahiu
Po bëhet një vit që nga Tryeza e Rrumbullakët që organizuam në Tiranë për Rrugën e Arbërit ku, katër nga ju dhe një deputet me origjinë dibrane, patët mirësinë ta ndiqni dhe të kontribuoni në diskutime.
Që nga ajo kohë ne nuk kemi pushuar së lobuari për Rrugën. Megjithëse jo gjithmonë nga burime qeveritare, ne vazhdojmë të jemi të mirëinformuar për çështjen e fondeve.
Në mungesë të një marrëveshje përfundimtare me palën kineze, ngurrimi i deritanishëm i Kryeministrit Edi Rama për të na pritur, pavarësisht reagimeve negative që ka ngjallur, deri tani ka qenë deri diku i kuptueshëm nga ana jonë.
Ne i përshëndesim përpjekjet e Qeverisë dhe të z. Shkëlqim Cani, në postin e Ministrit të Financave, për vazhdimin me sukses të negociateve me palën kineze, si dhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për t’i hapur rrugën një marrëveshje të posaçme për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës së Arbërit.
Në këto kushte, ne mendojmë se është në dobi të Rrugës së Arbërit dhe të Qeverisë aktuale që z. Rama të na presë në një kohë të përshtatshme në mënyrë që t’i dorëzojmë formalisht peticionin, i cili tani është përkrahur nga më se 10,000 nënshkrues online dhe në formularë. Peticioni ynë, në një formë, e ka bërë efektin e tij, aq më tepër që ky është peticioni më i gjatë në historinë e Shqipërisë që ka qëndruar larg influencave politike. Në këtë drejtim, peticioni do të ngelet i njëjtë deri në mbylljen e tij, kur të përfundojë me standarde Rruga e Arbërit.
Këtë radhë po ju shkruaj në emër të intelektualëve dibranë, që e kanë mbështetur pa rezerva këtë peticion mbarë popullor, si dhe të të gjithë përkrahësve të shumtë, që ju të ndërmjetësoni një takim me z. Rama. Përveç dorëzimit formal të peticionit, takimi me z. Rama do të jetë një rast shumë i mirë për të ndarë me të disa shqetësime në këtë fazë të finalizimit të marrëveshjes. Ne jemi të gatshëm të kthehemi në Tiranë kurdo që të jetë e përshtatshme për z. Rama deri në fund të vitit në vazhdim.
Ne jemi të hapur për të ndarë mendimet tona edhe me palën kineze po qe se shtrohet nevoja.
Shprehim bindjen se në këtë moment kaq të rëndësishëm, ju do të ngriheni mbi gjithçka që ju ndan politikisht, për të dëshmuar para elektoratit dibran se jeni në lartësinë e duhur për të përmbushur detyrimin tuaj me integritet dhe vendosmëri.
Për ne do të ishte kënaqësi dhe privilegj që në takimin që po kërkojmë të ndërmjetësoni me Kryeministrin të merrni pjesë të gjithë ju Deputetët e Dibrës.
Me respekt,
Gëzim Alpion (Dr)
https://www.facebook.com/DrGezimAlpion
____________
Ju lutemi nënshkruani peticionin për ndërtimin sa më shpejt dhe me standarde të Rrugës së Arbërit
https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit

Filed Under: Opinion Tagged With: deputeteve te Dibres, leter, Rruga e Arberit

Rugovasit në New York, Letër Kuvendit të Kosovës

April 24, 2015 by dgreca

Kujdes Kufirin me Malin e Zi! Jemi kundër cdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me tokat tona. Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë. Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t’i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës”/
BRONX NY : Shoqasta Rugova në Bronx – Nju Jork, e cila thotë se ka si qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore të trevës së Rugovës dhe bartjen e tyre tek brezat e rinj, ka shkruar një letër, e cila i është shpërndar edhe shtypit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, drejtuar, personalisht Kryetarit të Kuvendit Z. Kadri Veseli dhe Deputetëve të Republikës së Kosovës.
Kjo shoqatë shprehet qartë në shqetësimin e madh, si thonë ata mbasi kan përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërishtë atë rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar. Kështu që ata kërkojnë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrevëshje që dëmton trojet e tyre stërgjyshore, thonë rugovasit në Nju Jork.
Rugovasit, në këtë letër shkruajn se “Ne Jemi kundër cdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me tokat tona. Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë. Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t’i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës”.
Në fund të kësaj letre rugovasit, thonë se ne Shqiptaro-Amerikanët që vijmë nga Krahina e Rugovës dhe që çdo herë nuk jemi kursyer për të dhënë kontributin tonë për atdhe, jemi në numër të madh dhe direkt ne dhe familjet tona dëmtohemi nga ky ratifikim.
Andaj thonë Rugovasit në letër se “Ne shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikoi marrëveshjen që dëmton trojet tona”.
LETRA
“Të Nderuar Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës:
Shoqata Rugova në New York me shqetësim të madh përcjellë situatën e fundit të krijuar lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.
Kërkojmë nga Kuvendi dhe deputetët e Republikës së Kosovës që të mos ratifikojnë asnjë marrevëshje që dëmton trojet tona stërgjyshore.
Jemi kundër cdo pazari të bërë me dyer të mbyllura dhe jo transparent mes Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me tokat tona. Tokat e Krahinës së Rugovës u mbrojtën ndër shekuj me gjakun e derdhur te bijve e bijave më të mirë të Rugovës dhe gjithë Shqiptarisë.
Jemi në një kohë kur duhet të tregoheni sa më vigjilent, t’i leni me një anë politikat ditore dhe të përkoni me vullnetin e qytëtarëve te Republikes së Kosovës.
Ne Shqiptaro-Amerikanët që vijmë nga Krahina e Rugovës dhe që cdo herë nuk jemi kursyer për të dhënë kontributin tonë për atdhe, jemi në numër të madh dhe direkt ne dhe familjet tona dëmtohemi nga ky ratifikim.
Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikoi marrëveshjen që dëmton trojet tona.
Sinqerisht,
“Shoqata Rugova”
New York
23 Prill, 2015
(Pergatiti:Beqir Sina)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kuvendit të Kosovës, leter, Rugovasit në New York

LETËR E HAPUR PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME

April 15, 2015 by dgreca

LETËR E HAPUR E ISH-AMBASADORIT TË KOSOVËS, DR. ISLAM LAUKA, PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME, DITMIR BUSHATI/
Zoti Ministër,/
Si shkas për t’ju drejtuar këtë letër shërbeu komunikimi që m`u bë, këto ditë, nga vartësit tuaj për largimin tim nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe pamundësia e një takimi me ju, me ç’rast do t`ua bëja të njohura disa probleme, me të cilat jam ndeshur në karrierën time diplomatike mbi 20-vjeçare në sistemin e MPJ-së.
Midis tyre, kisha menduar të ngrija shqetësimin e diplomatëve të karrierës për vendin e punës; nevojën e mbrojtjes së diplomatëve profesionistë nga ndërhyrjet arbitrare të politikës; ruajtjen e raporteve të drejta midis prurjeve të reja dhe punonjësve me përvojë e karrierë të gjatë diplomatike; rolin e diplomacisë në sendërtimin e bashkimit kombëtar shqiptar.
Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisëi“Ligjit tëri për shërbimin e jashtëm”, me 19.03.2015, i cili, në thelb, përbën një goditje të rëndë për diplomacinë tonë në përgjithësi dhe, diplomatët e karrierës në veçanti, ishte një shtysë tjetër që më bëri,jo vetëm t`ju drejtohem me këtë letër, por edhe ta bëj atë publike.
Me poshtë, po ju paraqes problematikën e takimit tonë të munguar:
Së pari, shqetësim kryesor për diplomatët profesionistë ka qenëdhe mbetet pasiguria e përhershme për vendin e punës. Në rastin tim konkret, pas emërimit në MPJ më 1985, dy herë jam pushuar nga puna, një herë jam detyruar të jap dorëheqje dhe një herë tjetër, pa asnjë arsye,për një vit të tërë, është bllokuar kandidatura ime për ambasador. Nuk është i ndryshëm asfati i kolegëve të tjerë. Si rregull, sa herëqë ndodh ndryshimi i pushtetit politik, apo edhe i titullarit të Ministrisë,brenda të njëjtit mandat parlamentar, institucioni ynë kthehet në “zonë krimi”. Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe po kaq pas tyre, diplomatët presin me ankth, nëse do t`u ruhet vendi i punës në Ministriapo do të degdisen jashtësaj, sitë padëshiruar dhe të pavlefshëm.
Vala e parë e spastrimit përfshin ata që nuk shfaqin ndonjë simpati për udhëheqësit e rinj dhe fillon, menjëherë, pas ndërrimit të pushteteve.Diplomatët e karrierës kalojnë në sitën e “ristrukturimit”, të “shkurtimit të organikës” (që në përfundim tëmandatit rezulton të jetë shumë më e fryrë se në fillim tëtij), tërregulloreve dhe ligjeve “të reja”.Për më të “rrezikshmit” hartohen dosje të paqena dhe trillohen akuza që kurrë nuk vërtetohen, por që realizojnë qëllimin e vënë – spastrimin e dikasterit nga të padëshiruarit.
Ata qëi shpëtojnë valës së parë të spastrimit i nënshtrohen procesit të denigrimit, nëpërmjet emërimeve në postet më të ulëta, apo në sektorë jashtë profilit të tyre. Kush ka mundësi dhe vullnet, si rregull, jep dorëheqje.Ata që nuk e kanë as njërën, as tjetrën, shtrijnë qafën dhe kurrizin, duke gëlltitur në heshtje fyerjet dhe poshtërimet e pronarëve të rinj tëinstitucionit.
Megjithatë, ekziston një kontigjent i kufizuar diplomatësh të karrierës që,për ruajtjen e vendit të punës, paguajnë një haraç tepër të rëndë – heqjen dorë nga mendimi i pavarur profesional dhe kthimin në instrumentë të udhëheqjes politike tëMinistrisë. Kjo specie butakësh dhe butajkash profesioniste, fabrikojnë informacione qëi pëlqejnë shefit, duka ia paraqitur faktet në ngjyrat e porositura prej tij. Uriah Hipë të shekullit të 21-të, symbolë të dinjitetit të nëpërkëmbur profesional dhe integritetit të përdhosur intelektual, ata lëvizin nga një drejtori në tjetrën dhe nga një kryeqytet në tjetrin, të imunizuar nga çdo lloj ndryshimi politik. Kjo është arsyeja që në Ministrinë tonëtë Punëve të Jashtme, raca e diplomatëve të vërtetë të karrierës po kthehet në njëracë në zhdukje. “Ligji iri për shërbimin e jashtëm”, që ju zoti Ministër e mbështetët me shumëpasion por pa asnjë argument, në vend që të merrte në mbrojtje këtë soj të rrezikuar, e hedh atë në kthetrat e egra të politikës, duke legalizuar përjashtimin e diplomatëve profesionistë nga postet drejtuese dhe zëvendësimin e tyre me persona që nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por thjesht janë pjesë e klientelës që merr hisen e vet të përfitimit në mekanizmin e ri të shpërndarjes së të mirave materiale, të krijuar nga pushteti politik i radhës.
Zoti Ministër,
Unë jam përfshirë në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në gjysmën e dytë të viteve `80-të, të shekullit të kaluar. Ajo ka qenë një kohë shumë e vështirë për ne si diplomatë të rinj, por edhe kohëëndërrash dhe shpresash. Në fundin e asaj periudhe, filloi proçesi i depolitizimit dhe departizimit të MPJ-së, që ne të rinjve të atëhershëm nuk kish si të mos na gëzonte.
Tridhjetë vjetë më vonë, tashmëi zbardhur nga thinjat, duke qenë në listë pritjeje për një vend pune, përjetova të kundërtën e atyre viteve të shpresës – politizimin e dikasterit të jashtëm. Me ligjin e ri, hiqet kuota prej 20% që kishte si qëllim kufizimin e emërimeve politike. Nuk është vështirë të parashikohet se çfarë pasojash do të sillte hyrja në fuqi e këtij ligji : protagonizmi hipertrofik i titullarëve të Ministrisë, i nxitur nga njëerozion i papërmbajtur i vlerave kombtare që fshihet pas një fasade false të “vlerave” europiane, me gjasë, do tëçonte në vdekjen e diplomatëve të karrierës, duke i zëvendësuar ata me komisarët e popullit për punët e jashtme. MPJ do të vazhdonte të mbetej “zonë krimi”, por këtë radhë, e mbrojtur me ligj.
Çështja e dytë që dëshiroj të trajtoj është ajo e nevojës së kuptimit të diplomacisë si instrument dhe si art.Është krejt i njohur roli i saj si instrument për zbatimin e politikës së jashtme në mbojtje të interesave shtetërore e kombëtare të vendit.Por shpesh harrohet që, në vetvete, diplomacia është art dhe duhet të vihet në jetë si e tillë.Në të kundërt, ajo dështon edhe si instrument. Mjeshtrit e të artit diplomacisë nuk lindin të gatshëm, por formohen nënjë procestë vështirëpune të gjatë e të mundimshme, me pasion dhe përkushtim të përhershëm. Është mirë që sillet gjak i ri, si kudo, edhe në diplomaci, duke kombinuar energjinë rinore me përvojën e më të moshuarve.Por neofitët e ofruar, kohët e fundit, në kabinet apo në sektorë të tjerë të diplomacisë, nuk japin ndonjë garanci për të qenë optimistë se do të ketë shtim të numrit të diplomatëve profesionistë. Diplomacia virtuale është e paaftë për të zgjidhur probleme madhore të politikës së jashtme, apo për të formuar diplomatë produktivë. Aq më tepër që rishtarët e rekrutuar nga ju, në masë të madhe, kërkojnë që, brenda një nate, të gdhihen milionerë dhe diplomatë me përvojë. Nëse dëshira e parë, në kushtet e mungesës së shtetit ligjor, edhe mund të realizohet, e dyta është thjesht utopi.
Së treti, dëshiroj që t’ju bëj të njohur mendimin dhe shqetësimin tim mbi rolin e diplomacisë sonë në sendërtimin e strategjisë së bashkimit kombëtar shqiptar.
Zoti Ministër,
Këto ditë, kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Kryeminstrit Rama për bashkimin kombëtar, si dhe reagimet e miqve dhe aleatëve tanë strategjikë rreth tyre. Në gjykimin tim, me pavarësimin e Kosovës, çështjes kombëtare shqiptare, të lidhur nyje për mbi një shekull, iështë gjetur filli i zgjidhjes. Si e tillë, ajo nuk ka nevojë për deklarata të “forta” politike, si ato të Kryeministrit, që kungjatin aleatët tanë strategjikë, apo më keq akoma, tundin para syve të BE-sëgogolin e bashkimit kombëtar shqiptar, si alternativë apokaliptike ndaj “indiferencës” së Brukselit për integrimin europian të Shqipërisë. Deklarata të kësaj natyre nuk e afrojnë, por e largojnëbashkimin kombëtar të shqiptarëve.Ato janë shprehje e mungesës së një vizioni dhe politike të qartë dhe afatgjatë, që ngatërron hapat taktikë me qëllimet strategjike dhe anasjelltas.Bashkimi kombëtar është njëçështje e shenjtë që kërkon shumë përgjegjësi dhe që nuk duron retorikë boshe apo veprime aventurore.Parimisht, ajo është njëçështje e drejtë dhe e ligjshme, historikisht, e pashmangshme. Por zgjidhja e saj nuk mund të bëhet me goditje politike, me shantazhe të tipit “ose…ose”, as me djallëzi apo mistrecllëqe ballkanike, por me ndershmëri dhe punë filigrani diplomatike që mund të vihet nëjetë nga diplomatët atdhetarë të karrierës, të cilët duhet të sigurojnë bashkëpunimin, ose, të paktën, mirëkuptimin qoftë edhe në heshtje të aleatëve tanë strategjikë.
Duke përfunduar, zoti Ministër, më lejoni që t’ju sugjeroj që, si hap i parë për këndelljen e diplomacisë sonë, duhet të jetë rishqyrtimi i “Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, gjë që, me të drejtë, u kërkua këto ditë, edhe nga Presidenti i Republikës. Të rikthehen patjetër kuotat ligjore që vendosin kufij të qartë për emërimet politike në diplomaci, si dhe tëfiksohen dispozita të tilla ligjore që do të bënin të mundur kurimin e insuficiensës institucionale aktuale midis Qeverisë dhe Institucionit të Presidentit. Gjithashtu, sugjeroj të shtohen dispozita të reja ligjore për mbrojtjen dhe promovimin e kapaciteteve dhe vlerave më të mira të diplomacisë shqiptare, si pjesë e pasurisë sonë shtetërore dhe kombëtare, për dhënien e vendit që i takon diplomacisë dhe atyre që e kanë pranuar atë si profesion dhe mision jetësor. Jam i bindur se Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka nevojë për shumë më tepër diplomaci dhe shumë më pak politikë.
Me konsideratë,
Dr. Islam Lauka
LETËR E HAPUR E ISH-AMBASADORIT TË KOSOVËS, DR. ISLAM LAUKA, PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME, DITMIR BUSHATI

Tiranë, me 14.04.2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Islam Lauka, leter, Ministri Bushati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT