• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA LIDHJA E PRIZRENIT NË LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT! 

June 17, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

HYRJE 

Që kur kemi filluar të shkruajmë e lexojmë , nga e historia jonë e shkruar kemi mësuar se “Lidhja e Prizrenit” 1878 (e filluar me 10 qershor…), pas Kuvendit të Lezhës ..1444, është organizimi më i madh mbarë-kombetarë shqiptarë, programorë dhe ushtarak ,në mbrojtje të trojeve tona etnike nga prapësitë e Europes Plakë , që kerkonte të knaqte grykesinë në pafundesi të fqinjeve tanë sllavo-grekë.. Per hirë të vertetes duhet thënë se  me gjithë qendresen tonë “doplomatike” dhe luftarake në mbrojtje të trojeve tona ,fqinjet tanë të mbeshtetura fuqishem nga dadoja e tyre Rusia , kishin arritur që të bejnë të “tyre” mjaftë teritore të Shqiperisë Etnike..Këtë hajni të dhunshme teritoriale – ndërshekullore , “diten per diell” ju a kishte lehtesuar mjaftë edhe perandoria turko-osmane , që mbante të pushtuar ketë pjesë të Europes prej  shekujsh .Në këta shekuj pushtimi ,ligjin e bënte  kerbaçi e kulaçi nën “prozhektoret” e errësires aziatike , gjë që e kishte çuar “punen” deri aty sa kjo pjesë e Europes të shikohej nga vetë Europa , jo si teritor i saj , por si një cop Azi në zemren e Europes plakë…Në ketë klimë , Europa nën “moton” të shkyejmë sa më shumë nga teritoret e “Turqisë” , (sa herë që kishte pasur mundësi) ju a kishte hellur nga një “cope” Shqiperi  arinjëve sllav të uritur , të zbritur së voni  nga Uiralet e Karpatet…

“NË PRAG TË LIDHJES TË PRIZRENIT”

Mjerisht në prag të Lidhjes së Prizrenit një pjesë e Europes po “mendonte” që kishte ardhuar koha që edhe ajo “copë”  Shqiperi që kishte “tepruar” ndër shekuj të futej në gojen e uritur të fqinjëve tanë shoven  – sllavë e grekë… Në këto kushte perandoria pushtuese turko-osmane  (per të shpetuar diçka nga vehtja) ishte e gatshem të linte hali teritore shqiptare per të zbutur perseri shpirtin e zuçitur dhe  grykësin e pafashitur  të klysheve të Moskovit në Ballkan… “Sinjalet” ishin dhenë që mbas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë (1867) , me protokollin e Londres (1877), me marrëveshjen e Budapestit (1877), e veçanarisht me nënshkrimin e armëpushimit në Edrene  me 31 janar (1878) , per të “kulmuar” me Traktatin e Shen Stefanit (fshat në afersi të Stambollit) të dates 3 mars 1878 ..(Per ketë historiani anglez William Miller do të theksonte se : ”Traktati i Shën  Stefanit synonte me rregullua simbas interesave ekskluzive të popujve sllav  fatin e një zone të Europes ku kanë interesa edhe kombe të tjerë”). Turqia si humbëse e luftes me Rusinë , kishte pranuar diktatin e Rusisë per të  shkeputur  shumë teritore nga perandoria e vet. Megjithse shumë nga  keto teritore ishin safi shqiptare, emri i Shqiperisë as nuk zihej me gojë..Traktati i Shën Stefanit, perveç autonomisë që parashikonte per disa shtete sllave , ai parashikonte që keto “shtete” të zgjeroheshin edhe me shumë trojeve shqiptare.. Konkretisht kerkohej që Bullgaria të zgjerohej me ;  Korçen , Pogradecin , Strugen , Dibren , Kërçoven , Gostivarin,Tetoven , Shkupin , Manastirin , Kaçanikun e Kumanoven. Ndersa  Serbia kerkohej të zgjerohej me viset veriore të Kosoves  duke perfshirë edhe Prishtinen me krahinat e saj etjer.. Mali i  Zi po ashtu do të zgjerohej  me Ulqinin , Krajen , Ana e Malit , Hotin , Gruden ,Kelmendin , Plaven , Gucinë  dhe Rugoven.. Pra shumica e Shqiperisë do të  ishte nën dominimin sllav… “Grimca” e mbetur Shqiperi momentalisht do ti lihej perandorisë osmane që pritej nga dita në ditë të shembej , dhe ajo çfarë po “tepronte” nga Shqiperia Etnike “shpresohej” se do të mbetej nën keto rrenoja në perjetsi… Vlenë të theksohet se shqiptaret ndonse kishin mbetur “jetim” ata nuk ishin “dorzuar”, por ishin munduar të krijojnë komitete e organizime të tjera me karakter lokal e kombëtarë. Në maj të vitit 1877 ishte formuar një komitet i fshehtë nën kryesinë e Abdyl  Frashërit. Pak muaj më vonë në Shkoder perseri krijohet një komitet tjeter në mbrojtje të trojeve shqiptare , me pjesmarrjen e figurave të rendesishme (perfaqesuese të komuniteteve muslimane dhe katolike) , të qytetit , Malesisë së Madhe e më gjërë. Kryetar i këtij  komiteti u zgjodh Pjeter Gurakuqi (i ati i Luigj Gurakuqit). Ndersa në dhjetor (1877)  në Stamboll formohet komiteti kombetarë me emrin “Komiteti  Qendrorë per mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare”, i cili shkurtimisht  u quajt “Komiteti i Stambollit”. Në ketë komitet të kryesuar nga Abdyl Frasheri bënin pjesë  patriot të njohur si Pashko Vaso, Jani Vreto ,Ymer Prizreni , Sami Frasheri , Zija Prishtina  ,Ahmet Koronica e tjer. Per hirë të vertetes duhet thënë se keto komitete pavaresisht emrave të tyre , kishin një influencë të pamjaftueshme per  të pasur perfaqesim më të gjërë kombetarë…

KUVENDI I  LIDHJES  PRIZRENIT “NË UJRA” TË TURBULLTA !!

Mjerisht në keto kohë të turbullta fqinjet sllav nën “slloganin” e shpalljes dhe fillimit së luftes kunder perandorisë osmane kishin filluar edhe ofensiven ushtarake per pushtimin e trojeve shqiptare , ku Mali i Zi në disa zona kishte  pasur edhe “suksese”, si në Ulqin ,Tivar e tjer.. Ndersa Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878) dhe  disa veprime të tjera pansllaviste të Rusisë me “klyshët” e saj në Ballkan , në disa fuqi Europiane kishin ngjallur shqetsim , pasi  keshtu “vonacaket” sllav po bënin realitet ëndërren hegjemoniste të daljes në detin Adriatik , në atë të Mesdheut e më tej..  Per të kontrolluar këtë hegjemoni kancelari i “hekurt” i Gjermanisë Oto Bismark paralajmronte  thirrjen me ngutë të kongresit në Berlin me 13 qershor 1878.. Patriotet shqiptarë kudo që ndodheshin per t’i dalur para kësaj tragjedie që po luhej në kurriz të trojeve të Shqiperisë Etnike menduan të organizonin me daten 10 qershor 1878 një kuvend në Prizrenin historik, ku do të perfaqesoheshin të gjitha krahinat ,malet apo bajrakët (flamurët) e trojeve shqiptare të ndara në kater copa (vilajete) nga pushtuesi osman ,per interesat e tij sunduese… Lajmi i organizimit të  kuvendit të Prizrenit u perhap (nga Gjakova) në të gjitha  trojet shqiptare , të cilat e perkrahen në pergjithsi një nisëm të till , duke  u treguar të gatëshme të dergonin perfaqesuesit e tyre në daten dhe vendin e caktuar. Edhe Stambolli ketë nisem të patrioteve shqiptarë bëri sikur e perkrahte ,por nga ana tjeter aktivizoi “hafijet” e tij per të “faktorizuar” ketë kuvend në favorin e interesave të veta.. Stambolli së pari njoftoi që të jenë  pjesmarrës në kuvend  shqiptarë turkofil , perfaqesues musliman nga Bosnje-Hercegovina dhe njëkohesisht  organizoi me strukturat e veta shtetrore e ushtarake të Vilajeteve apo Pashalleqeve pengimin e perfaqesuesve të krishterë dhe bashkëvëllezerit e tyre musliman nga trevat heroike e historike të Shkodres , Mirdites , Dukagjinit , Malesisë së Madhe e më gjërë per të shkuar në kohë në Prizren…Valiu i Shkodres Hysen Pasha u bë organizatori i pengeses , që vonoi delegatet  e Vilajetit të Shkodres të cilet nuk ishin prezent  në diten e hapjes së kuvendit të Prizrenit me daten 10 qershor 1878. Në dokumentet e “mbetura” per atë ditë shenohen rreth 110 emra delegatesh pjesmarres.. Shumica e atyre (që muaren pjesë në diten e parë të hapjes kuvendit) ishin nga vilajeti i Kosoves , ku disa nga keta delegatë janë : Iljaz  pashë (Qoku) Dibra , Imer Prizreni ( i cili kishte drejtuar fillimisht kuvendin) , Ali bej Gucia , Ahmet Koronica , Hasan pash  Tetova , Abdyl  Frashri , Shaban bej Prizreni , Zija bej Prishtina , Filip Doda , Sulejman Vokshi , Abdullah pashë Dreni , Shuajp Spahiu , Jashar bej Shkupi , Ali Ibra , Shaban bej Peja e tjer.. Pra siç shihet edhe nga disa titujt “honorifik” dallohet qartë mungesa e madhe e një pjese të palcës së shqiptarisë , gjë që u kishte dhënë zemer turkofilëve sulltanist të kerkojnë haptë ti japin ketij kuvendi karakter Islamiko-Osman deri duke e “emërtuar si Xhemiliati Ihtiliati islam” ( lidhja e muslimaneve lojal).  Kjo “performancë” në fakt ishte e dëshirueshme per sllavet e jugut dhe per atë pjesë të Europes që mbante kryet nga Rusia cariste… Vlen të kujtohet se  kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (ndonse me mungesa e me mjaft veshtirsi) do të arriti të dergojnë në Berlin një delegacion domethenes me në krye Abdyl Frashrin dhe Pashko Vasen , të cilet i “dorzuan” kongresit një protestë energjike per moscenimin e trojeve shqiptare në favor të fqinjëve sllav e grek , dhe nëse kjo ndodhë shqiptaret të bashkuar do të mbrojnë trojet e veta  me armë në dorë me çdo çmim.. Kongresi i Berlinit i filloi punimet me 13 qershor 1878 dhe do të vijonte punen e tij në mes debatesh per rreth një muaj , nga perfqësuesit e fuqive europiane pjesmarrëse. Bismarku , kacelari gjerman (që ishte edhe i zoti i shtepisë të kongresit) thuhet se kur degjoi emrin Shqipëri ai e quajti , thjeshtë një shprehje gjeogarfike , gjë e cila tregonte “klimen” armiqsore të kongresit të Berlinit ndaj shqiptarëve…Në kongresin e Berlinit fuqitë Europiane do të perfaqesoheshin ; Gjermania me kancelarin e saj  Otto Bismark , Franca me ministrin e jashtem Vaddington , Anglia me lordit Beaconsfield,  Austro-Hungaria  me ministrin e jashtem Adrassy , Italia me kontin Korte (Corte) , Rusia me ministrin e jashtem Gorkaçov , ndersa perandoria  Osmane kishte tre perfaqesues , Mehmet Ali Pashen , Karatheodhori Pashen  dhe  ambasadorin e saj në Berlin  Sadulla Pashen…                                       Vendimet e kongresit të Berlinit në pergjithsi u muaren në favor të interesave të fuqive pjesmarrese… Ndersa Serbia nuk u planifikua të zgjerohej në drejtim të Mitrovices  dhe të Priashtines , por ju dhanë krahinat e Pirotit, të Trenit , të Vranjës dhe të Nishit , (që i shin premtuar më parë Bullgarisë..), ndersa per Malin e Zi u plannifikua të zgjerohej me  krahinat e Tivarit , Podgorices , Plaves , Gucisë (ose në vend të tyre të Hotit e Grudes), Rugoves  dhe të Kolashinit. Kongresi mori në shqyrtim edhe kerkesat e Greqisë (që nuk kishte marrë pjesë në luftë kunder perandorisë Osmane), duke vendosur që kufiri i ri në Tesali dhe në Shqiperinë e Poshtme  të caktohej nga një komision  turko-grek.. Si vijë kufitare  rekomandohej vija  që formonin lumenjtë Kalamas dhe Selemvria , duke i dhënë keshtu  Greqisë, perveç tokave  greke që i takonin  edhe treven shqiptare të Çamrisë.. Shqiperia siç shihet  u trajtua thjeshtë si një plaçkë lufte…

“INTERMEXO” NË KUJTIM TË NJË MIKUDHE NJË ARMIKU TË SHQIPTARËVE…

Vlen të kujtohet se perkundër politikes zyrtare të fuqive të atëhershme të Europes , kishte edhe zëra intelektualesh potencial të cilet e shihnin  në sy realitetin historik dhe konkret të trojeve shiptare. Studiuesi britanik  Artur Xhon Evans  botoi “Letrat Ilire” po në vitin 1878 , pasi kishte vizituar (një vit më parë) , Durresin , Shqiperinë Veriore dhe Kosoven me në krye Prizrenin . Pershtypjet e vizitës së tij  ky studiues i permbyllte  me  fjalët : ” Gjithçka më bënë të kujtoj se nuk jam  as në mes të sllavëve  e as në me të turqve. Keta janë me të vertetë bashkëpatriotët  e Skenderbeut  dhe të Aliut të Tepelenes – shqiptarë , trashigimtarë të fortë si shkëmbi ,një racë luftarake  dhe gjithmonë e pamposhtur…”.  Me sa duket fuqitë Europiane të kohes kishin vendosur të mos degjojnë potenciale intelektuale të pa-anshme si studiuesin britanik  Evans , por të “degjonin” Karl Marksin , mikun e sllavëve dhe armikun e shqiptarëve , filozofin e proletarëve ( të atyre që  populli u thoshte horra) i cili ndër të tjera shkruante: “Arnautët (shqiptarët),janë pjesërisht të krishterë  të ritit ortodoks –grek dhe pjesërisht  musliman ,ku duke gjykuar persa i njohim janë pak të pergatitur  per tu qytetruar. Prirjet e tyre grabitqare  duhet të detyrojnë çdo qeveri  fqinje  ti mbajnë nën trysni të rreptë ushtarake …Nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur Turki  europiane  është pasuri natyrore e trashiguar  nga stergjyshrit  e races  sllave të jugut… Rival të sallavëve  janë vetem barbaret arnaut  dhe turqit të cilët  prej kohesh duhen denuar si kundershtaret më të egër të qytetrimit e perparimit , perkundrazi sllavë janë bartës të qytetrimit…”.(Se çfarë “qytetrimi” suallen sllavët në Ballkan e më gjërë , kjo nuk donë shumë koment , pasi pasojat e ketij “qytetrimi” sot i gjykon vetem Haga…).

“JEHONA” E FILLIMIT TË LIDHJES TË PRIZRENIT NË GEGNI”!! 

Në keto kushte shqiptarët me në krye ata të trevave  veriore e verilindore të Shqiperisë nuk qendruan kurrë duarkryq , ku perveç “profesionit” qindravjeçarë të qendreses  me armë në dorë, do të formulonin edhe dhjetra memorandum,  protesta e kerkesa të cilat iu a kishin drejtuar fuqive europiane të kohes , Stambollit dhe në ketë kohë kongresit të Berlinit. “Pikrisht” disa nga keto akte diplomatike të patrioteve shqiptarë po i  kujtojmë shkurtimisht: E para protesta e dates 15 qershorit (1878), protestë kjo  e popullsisë së Podgorices , Zhabjakut , Hotit  ,Grudes , Trieshit ,  Kuçit e tjer drejtuar kongresit të Berlinit per të mos i leshuar asnjë pellembë tokë Malit Zi.. E dyta vjen protesta e po kësaj date e popullsisë së krahinave të Shqiperisë së Mesme , të Veriut  të Tivarit e më gjërë,që u drejtohej qeverive të fuqive të mëdha kunder aneksimit  të tokave shqiptare po nga Mali i Zi… Ndersa e treta  është ajo e  dates 16 qershor 1878  që është protesta më e fuqishme dhe organizuar, e cila nënshkruhet në Shkodër nga 324 perfaqesues thuajse të të gjithave krahinave të Shqiperisë së veriut dhe asaj të mesme…Ne per të mos “merzitur” lexuesit po shenojmë vetem disa  nga emrat më sinjifikativ që nënshkruan protesten.. të cilet janë : Jusuf  Sokoli ,Farnçesk Çoba , Pjeter Ashiku , Daut Boriçi , Filip Suma , Selim Gjyrezi , Zef (Xhuzepe)  Muzhani , Hafiz  Jusuf  Repishti , Pjeter Lazer Pistulli , Alo  Tabaku ,  Anton Zojzi , Tahir  Bushati , Gjon (Xhiovani) Çurçia , Dul Grizha , Pjeter Guraziu , Ahmet Haxhi  Ademi , Engjëll (Anxhelo)  Curani , Paulo Simon Noga , Pjeter A. Suma , Alush Fishta , Françesk Pema , Gjon (Xhvani) Çoba , Haxhi Selim  Karakaçi , Zef (Xhuzepe)  Vasa , Hasan  Quku ,  Pjeter Çapaliku , Mark  Lula , Marash Kola , Gjekë Gega  e tjer.. Ndersa lista vijon unë me ketë rast po veçoj nëshkruasit e treves së Malesisë së Madhe ,të cilet e nenshkruan protesten jo me “bojë”, por me gjak gjatë betejave luftarake në mbrojtje të trojeve të tyre kunder ushtrive shovene Serbo-Malazeze . E ata atdhetar të mendjes e pushkes janë : Dedë  Gjon  Luli , Çun  Mula , Nikollë Mirash Hasanaj – Hot ; Ujk Gila e Merandia (Mirash) Nika –Kelmend ;  Gjel  Vuksani e Paskal (Pashko) Deda- Kastrat ; Smajl Martini, Baca Kurti, Pllum  Gjeka e Ibrahim  Hasani –Grudë ; Dedë  Nika , Lul  Vuli e Mus  Milia –Kuç ;  Dedë  Hysa e Mirash  Musa –Triepsh ; Marash  Dashi- Shkrel ; Sokol  Mustaf  Bajraktari , Meto Dema , Abdyl  Kurti e Mem Shabani- Koplik ; Fasli  Gruemira –Gruemire  ; Tafil Bisho e  Ali Tahiri – Grizhe ; Mehmet Rrjolli e Hajdar Huka –Rrjoll ; P. Mark Loshi nga Reçi ; Tak  Elezi –Lohe…                            Vlenë të theksohet se edhe komunitetet shqiptare që jetonin jashtë  trojeve të tyre  ishin soldarizuar me  protestat energjike kunder kongresit të Berlinit , që po planifikonte coptimin e mëtejshem të trojeve shqiptare. Një ndër keto protesta me  rendesi historike është edhe ajo e  shqiptarëve me banim në Stamboll të cilet  me daten 18 qershor (1878) u dergojnë një protestë domethenese perfaqesusesve  të Fuqive të mëdha në Kongresin e Berlinit  kunder qellimeve  aneksioniste të Greqisë ndaj tokave shqiptare… Gjithsesi edhe në ketë situatë mjaftë atdhetare-shqiptare , turkofilet që “goksinin” në sofren e kuvendit të Prizrenit  kishin arritur që me 18 qershor të paraqitnin  një  program prej 16 pikash të njohur me emrin Karamame (tuqisht-libri i vendimeve) , madje  Karamame-ja edhe pse nuk mori shumicen e votave  (mori 47 vota), ajo u konsiderua e miratuar. Karamame-ja  shprehte besnikerinë e pa lekundur  ndaj sulltanit  dhe pershkohej nga fryma islamiko-osmane..

“NGA LIDHJA E PRIZRENIT NË LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT”.

Me gjithë perpjekjet e e patrioteve pjesmarres në kuvendin e Prizrenit insinuatat e performances se ky kuvend është një organizim në sherbim të perandorisë osmane kishin gjurmë të “thella”, të cilat filluan të “fshihen” vetem me daten 30 qershor kur në Prizren  arriten delegatet e Shkodres ; Selim Begu-Gjyrezi , Jusuf agë Sokoli , Tahir Begu-Bushati , Shan  Deda , Hodo beg Sokoli , Jusuf efendi Podgorica  ,  Çun  Mula-bajrakatr i Hotit , Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit , Smajl  Martini –bajrakatr i Grudes , Baca  Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk  Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash  Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë  Preçi – bajraktar i Kastratit , Gjel  Vuksani –Vojvod i Kastratit , Zyber (Zymer) Selmani – bajraktari i Reçit… Mark  Lula –bajraktar i Shales , Mark Kola- bajraktar i Shoshit , Gjekë (Gjetë) Gega –vojvodë i Shllakut , Prengë Bibë Doda – Mirditë e tjer.. (Vlenë të kujtohet se nga burime jo të dokumentuara thuhet se nga Malesia e Madhe muaren pjesë në Lidhjen e Prizrenit edhe  Gjokë Doda – Pjetroshan , Prel Toma – Jeran (Kastrat) e tjer.. Pas pjesmarrjes të plotë apo më sakt më të plotë të perfaqesuesve të planifikuar në ketë Kuvend u arrit miratimi i një Programi politik dhe ushtarak nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit , që synonte të ruajnë tërsinë e tokave shqiptare  nga coptimi i shovinistëve fqinjë, si dhe një autonomi substanciale me trajta mvehtësie. Per të “freskuar” diçka nga kujtesa se çfarë ishte ky program që u miratua me daten 02 korrik 1878 , mendova të citoj 14 pikat e programit si vijon :

1.Nuk duam të pranojmë tjeter qeveri , perveç asaj të Portes së Lartë.

2.Po qe se kerkesa  jonë , drejtuar Portës  së Lartë dhe Kongresit (Berlinit) , që Serbia dhe Mali i Zi  të zbrazin viset e okupuara prej tyre nuk do të merret parasysh , ne të gjithë do të rrokim armët per çlirimin e tyre .

3.Po qe se trupat tona nisen në luftë , ne do ti permbahemi dispozitave  të Vendimeve dhe Urdhëreses.

4.E gjithë fuqia  jonë e armatosur do të ndahet në pesë korpuse ; keto do të perqendrohen në Shkoder , Shkup , Kosovë , Novipazar dhe Hercegovinë , nga një (korpus) në secilen.

5.Trupat që do të mobilizohen në Shkoder, do të sulmojnë Malin e Zi. Oficeret dhe flamurtaret e tyre do të zgjidhen prej popullit.

6.Perveç trupave  të veta  per në Guci do të dergohen 2000 burra  prej kontigjentit  të Gjakoves  dhe në Beranë  1000 burra prej Pejet.

7.Novipazari do të dergojë per në Kolashin  1000 burra prej trupave të tij.

8.Per Bjelopoljen do të majftojnë kontigjenti i mobilizuar prej banorëve vendas.

9.Per në Priepolje , Çajnicë ,Tashlixhë dhe Foçë , perveç kontigjentëve të tyre , do të dislokohen 2000 burra prej korpusit të Novipazarit.

10.Per mbrojtjen e vijës Gaçkë-Trebinjë , perveç trupave që do të japë  Hercegovina, do të dergohen 10.000 burra prej Sarajevet . Të gjitha  keto së bashku  do të formojnë korpusin e Hercegovines.

11.Trupat që do të mblidhen nga Shkupi , Kosova , dhe Novipazari do të sulmojnë Serbinë në perputhje  me udhëzimet tona.

12.Kur armiku do të kërcenojnë ndonjë prej vendeve  të sipertreguara  do të lajmrohen nga komandanti i pergjithshëm  të gjithë komandantet e tjerë. Sulmi kundër armikut  do të fillojnë  atëherë prej të gjitha  anëve njëherësh.

13. Në qoftë se , në rast  lufte me Malin e Zi, Serbia mbetet neutrale , do të dergohet në ndihmë një  korpus  nga trupat e caktuar perkundër Serbisë , per të vepruar  në Mal të Zi , dhe anasjelltas , një kontigjent  i caktuar perkundër Malit Zi do tu shkojnë në ndihmë trupave që veprojnë kundër Serbisë.

14.Në qoftë se duhet të luftohet kundër të dyve , Serbisë dhe Malit të Zi , atëherë , trupat e mobilizuara  perkundër të dyve do të zhvillojnë  luftën në mënyren e sipershenuar dhe burrëria e qendresa nuk do ti lënë gjë mangët frymës së marrëveshjes dhe betimit tonë.                                                                                                                     

Kuvendi i Lidhjes Prizrenit më parpara kishte zgjedhur edhe organet e veta drejtuese : Kryetar i Lidhjes ishte zgjedhur  Iljaz  pashë Dibra, kryetar i komisionit per punët e jashtme  Abdyl Frashëri , kryetar i komisionit per punët e brendëshme  Haxhi  Shabani dhe kryetar i komisionit per punët e finances  Sulejman Vokshi.. Lidhja  e Prizrenit do të njihej edhe si “Lidhja Shqiptare  per Mbrojtjen  e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare , apo Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.. Ky organizim do të merrte  trajtat e një “qeverie” shqiptare , me rëndësi diplomatike dhe ushtarake në kundershtim me objektivat e qeverisë të Stambollit , të cilen shqiptaret e kundershtuan edhe me armë në dorë.. Një “rast” i till sinjifikativ (por jo i vetem) është ai që zhvillohet në trojet shqiptare të Kosovës, kur me  25 gusht (1878) arriti në Prizren  marshalli turk Mehmet Ali Pasha , të cilin Porta e Lartë e kishte derguar në krye të një ushtrie , per të detyruar shqiptaret ti binden “fatit” të percaktuar  nga Europa , per ti lëshuar Malit Zi trojet shqiptare të Plavës e Gucisë… Në Prizren marshalli ndeshi në mosbindje  te shumica e organeve qendrore të Lidhjes , por gjeti edhe mbeshtetje te disa pashallarë turkomanë. Me gjithë ketë situatë të pa favorshme , Mehhmet Ali Pasha vazhdoi rrugen per në kufirin e Malit të Zi , dhe me 01 shtator  arriti në Gjakovë , ku u perball me një kundershtim më të vendosur per misionin e tij antishqiptarë . Komiteti i Lidhjes  per Gjakoven i udhëhequr nga atdhetarë Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica  i kerkuan  marshallit turk të nderpriste  udhëtimin drejt kufirit malazez  dhe të kthehej në Stamboll. Mehmet Ali Pasha nuk e pranoi kerkesen e atdhetarëve shqiptarë ,por shkoi dhe u strehua në sarajet e Abdullah Pashë Drenit nga ku do të thurte planet e tij antishqiptare.. Forcat  vullnetare të Lidhjes Shqiptare i rrethuan sarajet duke filluar keshtu luftimet kunder ushtareve dhe perkrahesve të Mehmet Ali Pashes , dhe “fatkeqësisht” mbështetesit të tij Abdulla Pashë Drenit. Pas një lufte të pergjakshme  tre ditore (3- 6 shtator 1878), forcat e lidhjes  Shqiptare vranë  marshallin turk Mehmet Ali Pashen dhe shqiptarin Abdulla Pashë Drenin… Kjo fitore e forcave ushtarake të Lidhjes shqiptare pati jehonë  të madhe kombetare e më gjërë..Në vijim të mbeshtetjes të objektivave të Lidhjes së Prizrenit  u zhvilluan edhe dhjetra kuvende e memorandume të tjera në disa  krahina të Shqiperisë Etnike.. Nga kjo kohë e organizimeve “diplomatike” po “veçojmë” ; Kuvendin e Dibres të dates 01 nentor (1878) , kuvendin i Prevezës të dates 11 janar 1879, memorandumin e Lidhjes Shqiptare të Jugut viti 1879 (pa datë) , si dhe një kuvend tjeter të zhvilluar po në Prizren me daten 3 tetor 1879…  Gjatë ketyre kohëve  me “afshë të shtuar” atëdhedashurie u nënshkruan  edhe shumë protesta , memorandume  e deklerata , ku me ketë rast menduam të kujtojmë (si tituj) “disa” nga ato  që “linden e u rriten” në votrat plot prush atdhtearie  të Malesisë Madhe dhe  Shkodres të cilat janë : Protesta e dates 21 shtator 1879 e nënshkruar nga kreret e krahianve të Grudës e Hotit , ku u kerkonin fuqive të mëdha të Europes “anullimin” e projekteve  per leshimin e trojeve të tyre Malit Zi. Dy Protesta të datave  01 mars dhe 12 mars 1880 të krenve të Hotit ,Kelmendit , Kastratit e Grudes  drejtuar konsullit  të Austro-Hungarisë në Shkoder –kunder  gadishmerisë së qeverisë Osmane  per të dorzuar keto krahina Malit të Zi.

Protesta e dates  18 maj 1880 e degës së lidhjes së Prizrenit Shkodër , drejtuar konsujve të fuqive të Mëdha , kundër lëshimit të Hotit e Grudës Malit të Zi. Mbasi kjo protestë me emrat që nënshkruajnë është shumë domethënëse, menduam që keta emra  t’i “paraqesim” siç janë :  Daut Shukri efendiu , Selim Reçaj Efendiu , Sulejman beu , Haxhi Haki ,Ahmet agë Çoba , E’them  agë Kazazi , Hasan beu , Brahim efendiu , Haxhi Hysejn Drishti , ,Muhamet Bektashi , Ahmet Haxhi Ademi, Sali agë Doçi , Nikollë Gjush Serreqi , Simon Simoni ,Mark Naraçi , Gjon Muzhani  ,Filip Suma dhe Andon Shiroka ….”. Protestat vijojnë me atë të Komitetit të Lidhjes (degës) Shkodër të dates 19 qershor 1880, drejtuar perfaqësuesve  të fuqive të medha të Europes.. Deklerata e krernve të Hotit nenshkruar në Tuz me 16 korrik 1880 , ku shprehet vendosmeria  per të luftuar per mbrojtjen e trojeve të tyre nga sulmet e ushtrisë Malazeze  e tjer.. Por as malsoret , as shkodranët , as kosovaret dhe shqiptarët e tjer nuk u mjaftuan vetem me rrugët diplomatike , por nën udheheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881) rroken armet dhe u organizuan ushtarakisht në mbrojtje të trojeve të tyre shqiptare nga lakmit e fqinjeve shoven.. Në keto kohë heroike shenohen dhjetra beteja  ku spikasin ato në mbrojtje të  trojeve të Kosoves , Plaves , Gucisë , Hotit , Grudes , e veçanarisht të Ulqinit  kur shqiptaret luftonin jo vetem kunder pushtuesve malazez , por edhe kunder Perandorisë Osmane dhe  aleancave ushtarake të disa fuqive të Europes së Kohes…Vlen të theksohet se me daten 11 prill (1880) Komiteti (Dega) e Lidhjes Prizrenit –Shkoder  njoftonte  formimin e  shtabit  ushtarak ,që do të udhehiqte luftrat mbrojtëse të Malësorve , Shkodranve e më gjërë me këtë perberje : Nga Shkodra ; Hodo Sokoli ,  Selim Çoba , Filip Çeka , Selim Gjyrezi , Zef Simoni , Shaban Bushati etj.., Ndersa nga Malesia e Madhe : Dedë Gjon  Luli , Ismajl  Marku –Hot  ; Baca  Kurti , Smajl  Martini –Grudë ; Nikë Gila , Nikë Leka –Kelmend ; Shaban Elezi , Gjon  Deda –Kastrat etj.. Në keto luftra mbrojtse dhanë jeten qindra e mijëra deshmorë , të cilet ishin frymzimi dhe amaneti i pamort i shqiptarëve , per të shpetuar atë Shqiperi e shqiptari , (edhe pse të ndarë ) që kemi sot , por  me shpresë e  të bashkuar “mot”, pasi siç thotë një shprehje popullore trojet tona i ka ndarë ropi (njeriu) e jo Zoti…

BIBLIOGRAFI:

1.Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptere 1878-1912 (Memorandume , Vendime, Protesta , Thirrje) Akademia e Shkencave …Instituti i Histiorisë –perg. nga Stefanaq  Pollo dhe Selami Pulaha-Tirane -1978.

2.Edwin Jacques ,SHQIPTARET –Historia e popullit shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. -Tiranë 1995.

3.Xhafer  Belegu ,”LIDHJA E PRIZRENIT –Tirane 1939.

4.Tajar  Zavalani , HISTORI E SHQIPERISE –Tirane 1998.

5.Stefanaq  Pollo , Në Gjurmë te Historise Shqiptare.I. –Tirane 1990.

6.Serge  Metais ,HISTORI E SHQIPTARVE  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves. Tirane-2006

7. Gazeta “Shqiperia Etnike” nr.5 viti 2001 ( Ndue Bacaj – artikulli “Shqiperia Etnike nga Realiteti në Ëndërr”).

8.Antonio  Baldacci , SHQIPERIA E MADHE.- Tiranë 2006.

9.At  Gjergj  Fishta ,LAHUTA E MALËSISË . Romë 1991.

10. Kristaq  Prifti , Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet osmane –Tirane 1978.

11.Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet ,vll.I.    Shkoder -1998.

12.Letrat, vllimi Çoba :’Studime Historike” ,V.1968 nr.33..

13.AQSH,fondi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”,dosja 2,dok.5523.

14.Stefanaq Pollo ,Referati i mbajtur me rastin e 90 vjetorit te Lidhjes Prizrenit ,botua ne Studime  historike -1968.

15.Kristo  Frasheri, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”1878- 1881 ,vll.I.Tirane -1989.

16.Noel Malcolm, Kosova Histori e shkurtër, Harper Collins, 1999.

17.Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, Sh.B. Eugen, Tiranë 2011.

MALËSI E MADHE, QERSHOR  2022 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

110 VJETORI I KUVENDIT TË  JUNIKUT

May 31, 2022 by s p

NGA NDUE  BACAJ

HYRJE:

110 Vite më parë, (21-25 maj 1912) në Junik të Gjakovës zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut. Ky kuvend “lindi” si rezultat i nevojës historike të daljes zot të trojeve shqiptare, në një kohë që perandoria pushtuese rreth 450 vjeçare turke-osmane kishte marrë tatpjetën , por për interesa të saja ishte e gatshme të mohojnë të drejtën e trojeve shqiptare etnike për t’u bashkuar në një shtet autonom shqiptar. Kryengritjet kundër turke-osmane në këto vite kishin marrë një hov të paparë deri atëherë, nga veriu në jug ,  nga lindja në perendim. Trojet shqiptare të “paktën” nga viti 1908, 1910, 1911, 1912 i ngjanin një votre të madhe “zjarri” që ngrohte zemrat e shpirtin e patriotëve shqiptar, por edhe kërkonte të digjte pushtuesin shekullore turko-osman dhe ata fqinjë shoven, që ndonse kishin grabitur deri atëherë jo pak troje etnike shqiptare, (mjerisht  edhe me bekimin e Europës plakë dhe “heshtjen” e pushtuesit turko-osman), nuk kishin të ngopur. Në këto kushte, ende pa u tharë gjaku i kryengritjes kundër turke-osmane të Malësisë së Madhe e më gjërë të vitit 1911, si dhe dhe pa u tharë mirë boja e kuvendit të Greçëss (10-23 qershor 1911),  që “prodhoi” memorandumin” e autonomisë substanciale me 12 kerkesa, në Junik të Gjakovës do të mblidhej ai kuvend , që në histori njihet (me emrin e vendit ku u zhvillua) Kuvendi i Junikut. Kuvendi i Junikut ishte “pasardhës” i kuvendit të Greçes dhe pararendës i kuvendit të Vlorës të 28 nëntorit 1912 , që shpalli mvehtësinë e Shqipërisë nga perandoria turke-osmane. 

KUVENDI  I JUNIKUT !

Përhapja e kryengritjes bëri të nevojshme bashkërendimin e forcave dhe krijimin e një qendre të vetme drejtuese. Për këtë qellim me  nismën e Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u mblodh me 21 maj 1912 në Junik të Gjakovës një kuvend i posaçëm.  Në Kuvend do të merrnin pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit, si dhe disa përfaqësues nga trevat e jugut të Shqipërisë. Disa nga emrat më të spikatur të kuvendit të Junikut ishin perveç Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit edhe Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, Salih Hoxhë Hidri etjerë patriot. Qeveria turke-osmane duke parë se kuvendi i thirrur i Junikut do të ishte një organizim e mobilizim i kryengritësve shqiptar, ajo me anën e ministrit të brendëshëm do të deklaronte  në parlament se ” kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”. Në kuvend moren pjesë edhe krerë turkomanë, që mbronin interesat e xhonturqëve , si dhe përkrahës të partisë turke “Hyrjet Itilaf” (Liri e Marrëveshje) që quheshin Itilafistë… Këta element turkomanë me përpjekjet e Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit nuk  do të arrinin të pengonin e ndryshonin punimet e vendimet e  kuvendit të Junikut.  Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, për këtë  u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme. Vlenë të cilësohet se pati kundërshtime për programin politik të kryengritjes. Megjithatë, përkrahësit e autonomisë ia parashtruan atë Portës së lartë. Programi në përgjithësi përmbante kerkesa për autonominë e Shqipërisë.1.  

MEMORANDUMI ME 12 KERKESAT , DREJTUAR QEVERISË OSMANE PËR T’I NJOHUR SHQIPËRISË TË DREJTAT E NJË PROVINCE AUTONOME.2.  

1.Të njihet kombësia shqiptare edhe gjuha të jetë shqipja, duke patur atë të drejtë që ka edhe turçja.

2.Katolikëvet dhe ortodoksëvet t’u nderohen të drejtat fetare.

3.T’u epet e zotuar që kurrë të mos veprohet nga qeveria qëndrore edhe nga nënëpunsit me vepra kundra konstitucionit. 

4.Të kenë liri të plotë për të zgjedhurit depytet e tyre,  pas shumicës së vendasve.  

5.Të qeverisunit të jetë pas zakonit dhe dëshirës  të vendit.  

6.Të zgjidhet valiu dhe nënëpunsit e lartë nga më të mirët edhe më shumë nga ata që dine gjuhen edhe zakonet e vendit.  

7.Të dorëzohet (të caktohet) një përfaqësonjës i sulltanit , i cili të jetë guvernator i përgjithshmë  për të kontrolluar të mbushurit të momeve nga nënëpunësit.  

8.Gjuha zyrtarishte të jetë shqipja edhe të perdoret edhe nëpër hyqametet (administratë).  

9.Sherbimin ushtarak ta bëjnë gjithë shqiptarët po në kohë të paqës mos largohen nga kazatë e tyre. 

10.Të ardhurat e Shqipërisë të prishen (shpenzohen) për vendin, perveç të postes, të duhanit, të pirave (pijeve alkolike) edhe ca si këto. Të tepruarit do të prishen për shkollë, udhë të hekurta, udhë qerre e të tjera gjëra të nevojshme.  

11.Këshillat e vilajeteve të rregullojnë buxhetin duke mbajtur  llogari.  

12.Nga të ardhurat  një shumicë të përdoret për të ndërtuar shtëpitë që janë prishur dhe djegur nga lufta. 3.  Është me vlera të cilësohet se edhe një memorandum tjetër, por me gjashtë kërkesa, shkruhet se është miratuar nga Kuvendi i Junikut , por ky memorandum nuk shënon datën  veçse maj 1912.  Memorandumi i është drejtuar qeverisë xhonturke dhe përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Shkup me kërkesen për t’i njohur Shqipërisë të drejtat e provinces autonome. Memorandumi ndonse është me vetëm gjashtë kërkesa është më konçiz , dhe me vlera më të qarta autonomie, ndaj unë mendova që kërkesat e memorandumit t’i citoj si vijon: 

1.T’i jepet Shqipërisë autonomi.

2.Në tërë Shqipërinë të ngrihet flamuri i Shqipërisë. 

3.Gjeneral guvernatori i Shqipërisë të zgjidhet nga stërnipërit  e prensërve (princërve) shqiptarë. 

4.Nëpunësit të cilët nuk janë shqiptarë të nxirren nga buka (nga puna) dhe të këmbehen me shqiptarë.

5.Gjuha zyrtare të jetë shqipja me shkrimin kombiar (kombëtar). 

6.Mbarimi i këtyre kërkimeve të sigurohet prej Fuqive të Mëdha.4. 

Nga kuvendi i Junikut u drejtua edhe thirrja për kryengritje të armatosur, thirrje që u nënshkrua nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani (i cili ka qënë edhe pjesmarrës në kuvendin e Greçës 1911 si perfaqësues i Ismail Qemalit). Me vendimet e Junikut do të bashkohej edhe Riza bej Kryeziu, ndërsa misioni “i paqes” i dërguar në Junik nga mytesarifi i Pejës nuk arriti t’i bindte pjesëmarrësit e Kuvendit të hiqnin dorë nga kryengritja e armatosur….

KUVENDI I JUNIKUT DHE PËRHAPJA E KRYENGRITJES KUNDËR TURKE-OSMANE. 

Kuvendi i Junikut me vendimet e tij , si dhe thirrjen për kryengritje të armatosur ndikoi fuqishëm në përhapjen e kryengritjes në trojet shqiptare, ku thirrjes iu përgjigjen mijëra luftëtarë. E ndodhur përballë një kryengritje më të fuqishme dhe më të organizuar , qeveria xhonturke mori masa dhe dërgoi në Kosovë forca të  mëdha ushtarake nën drejtimin e Fadil Pashës. Në fund të muajit maj dhe gjatë qershorit (1912) , kryengritësit të udhëhequr nga Hasan Prishtina , Bajram Curri , Isa Boletini , Idriz Seferi , Islam Spahiu etjerë zhvilluan veprime luftarake në të gjithë Kosovën , në Lumë e në Tetovë.  Luftime të ashpra pati sidomos në Qafën e Prushit (në jugperendim të Gjakovës), ku kryengritësit e komanduar nga Bajram Curri sulmuan dhe shpartalluan forcat turke-osmane që ishin përqendruar aty, si dhe tek Ura e Sinicës (afër Mitrovicës), ku kryengritësit shpartalluan dy batalione ushtarësh . Si rezultat i kësaj lufte të kryengritësve shqiptarë operacioni i ndërmarrë nga forcat e shumta të Fadil Pashës dështoi. Veprime  luftarake zhvilluan gjithashtu kryengritësit e udhëhequr nga Gjeto Coku , Zef Arapi etjerë në zonen e Lezhës, Mirditë, Bregu i Matës dhe ata të zonës Tiranë-Shijak-Krujë të udhëhequr nga Abdi Toptani. Në Shqipërinë e Jugut u formuan çeta të udhëhequra nga Themistokli Gërmenji, Spiro Ballkameni, Sali Butka, Muharrem Rushiti etjerë. Në muajin korrik kryengritja ishte shtrirë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, që nga Mitrovica e deri në Çamëri në jug. Forcat kryengritëse çliruan qytete e krahina të tjera , sidomos në treven e Kosovës. Repartet ushtarake turke-osmane në Shqipëri u paralizuan. Ngjarjet e Shqipërisë e detyruan qeverinë xhonturke të jepte dorheqjen me 17 korrik 1912…. Me 22 korrik u formua qeveria nga kundërshtarët politik të xhonturqëve e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha, që ndërpreu veprimet ushtarake në Shqipëri, dhe vendosi të hynte në bisedime me kryengritësit… Bisedimet u nderprenë pasi perfaqësuesit e qeverisë nuk i pranuan kërkesat për autonomi të paraqitura nga Hasan Prishtina. Në këto kushte kryengritësit vazhduan luftën pë çlirimin e trojeve shqiptare. Vlenë të shënohet se me 12 gusht 1912, kryengritësit çliruan Shkupin. Çlirimi i Shkupit , qëndres të vilajetit të Kosovës përbënte një fitore të rëndësishme dhe pati jehonë në mbarë vendin. Veprime luftarake u zhvilluan edhe në krahina të tjera dhe kryengritësit çliruan Peshkopinë, , Fierin, Përmetin, Leskovikun dhe Erseken… Në fillim të gushtit kur kryengritja kishte arritur kulmin , Mali i Zi bëri disa provokacione të armatosura në fshatrat kufitarë në drejtim të Shkodrës e Pejës…5.  

Megjithse kryengritja e këtyre muajve perfundoi pa i arritur objektivat e caktuara , ajo pergatiti truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912. Nëse kryengritjet kundër turke-osmane të filluar nga Malësia e Madhe në 1911 e vijuar pas kuvendit të Junikut, por edhe memorandumet (e Greçës e Junikut) ishin pararëndëse “e platëformës” të programit politik të shpalljes së pavarësisë. Ndaj keto kuvende dhe protagonistët e tyre duhen  perkujtuar,  nderuar e vlerësua në perjëtsi, sepse kështu kujtojmë, nderojmë e vlersojmë historinë tonë, gjakun e sakrificat e të pareve tanë, që dhanë jetën dhe u sakrifikuan për trojet etnike shqiptare edhe pse sot të ndara, por me shpresa se të bashkuar do të jenë “mot”… 

REFERENCAT:

1.Historia e Popullit Shqiptar për shkollat e mesme, fq.130, redaktor përgjegjës Hysni Myzyri, Sh.b.e librit shkollor, Tiranë 1994. 

2.Memorandumi në përmbajtje është i ngjashëm me atë të miratuar në  Greçë (të Malësisë së Madhe) me 23 qershor 1911… Gazeta “Koha” që e boton thotë se e ka marrë nga gazeta “Neue Freie Pressë” e Vjenës…(Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 (memorandum, vendime, protesta, thirrje) Akademia e Shkencave  e Shqipërisë, Instituti i Historisë, pergatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranë 1978, fq.234-235.  

3.Kërkesat janë botuar në gazetën “Koha” , Korçë 27 qershor / 10 korrik 1912.- Po aty, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912.  

4.Memorandumi është botuar në gazetat “Liri e Shqipërisë”, Sofje me 31 maj dhe 2 qershor 1912, gazeta “Dielli” Boston me 13 qershor (1912) , “La Nazione Albaneze “, Pallagorio (Catanzaro) me 31 maj (1912) në Italisht. Gazeta “Liri e Shqipërisë në botimin e dytë thotë se memorandumi është nënshkruar edhe nga Ismail Qemali. Këtë e shkruan edhe gazeta “Dielli” i Bostonit (SHBA) , që thotë se e ka marrë nga gazeta “Times” e Londres… Po aty, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, fq.240.  

5.Historia e Popullit Shqiptar, po aty, fq.130-132. 

Malësi e Madhe me 25 maj 2022.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

KUR  PERANDORIA TURKE-OSMANE PUSHTONTE KOSTANDINOPOJËN

May 29, 2022 by s p

NGA NDUE  BACAJ

HYRJE 

Me 29 maj 1453 , ditën e marte , një lajm i hillur do të trondiste Europën e Botën mbarë. Kostandinopoja , kryeqyteti i perandorisë Romake të Lindjes (Bizantit) , pas rreth njëmbëdhjetë  shekujsh civilizim ishte pushtuar me zjarr  e hekur nga Turko-Osmanët të udhëhequr nga sulltan Mehmet (Fatihu) II-të , apo siç njihet me “nofkek” Mehmet pushtuesi. Me pushtimin e Kostandinopojës Europa kishte humbur “Jeruzalemin” e saj , (fatkeqesisht duket perjetsisht), ndersa Botës i ishte fikur   njera nga dritat e qytetrimit e besimit Kristian , apo qorruar njeri sy… Rënia e Kostandinopojës në duar të pushtuesve turq shkaktoi dhimbje të madhe  veçanarisht te  Shqiptarët (Arbnorët) , të cilët kishin kontributin më të madh në ndertimin e këtij kryeqytetit të perandorisë Romake të Lindjes. Kostandinopoja ishte një nga kryeveprat e “pavdekshme” të Flavio Valerio Kostandinit , i cili udhëhoqi perandorinë Romake nga viti 306 deri në vitin 337 , ku per veprat e tij të trashiguara deri sot në histori , ai njihet me “emrin” Kstandini  i  Madh. Kostandini i Madh ishte Ilir , prej gjaku e mishi , ai ishte nga Nishi (Nasius) i Kosovës (Dardanisë). 

PAK HISTORI PËR KOSTANDINOPOJËN, KRYEQYTET I PERANDORISË ROMAKE TË LINDJES.

Kostandini e kishte zhvendosur selinë e tij të perandorisë në vitin 326 , nga Roma në qytetin që e kishte ndertuar dhe i kishte dhënë emrin e vet Kostandinopojë  (në vitin 330). Historian të ndryshem  thonë se këtë zhvendosje selie Kostandini e bëri (ndoshta) si  simbol i shkëputjes tij  nga e kaluara pagane.  Gjatë organizmit të ri  të perandorisë Iliriku  perbënte një nga provincat e mëdha. Ai ndahej në dy pjesë : Iliriku Përendimor (Illyricum Occidentale ) , që permblidhte vetë Ilirikun  Panoninë  e Norikun , dhe Iliriku Lindor (IIIyricumm Orientale) , ku perfshiheshin Dakia  , Moesia  , Maqedonia dhe Traka . Kostandini  u pagëzua nga historiani  kishtar  , Eusebi , pakë kohë para vdekjes, më 337. Fronin e trashiguan tre të bijët  e tij të paaftë , Kostandini , Kostandi dhe  Kostani . Ky i fundit trashigoi Ilirikun ,Italinë dhe Afrikën.1.  Kostandinopoja ishte ndërtuar  në formen e një trekendëshi  i cili rrethohej në të dyja anët  me ujë , në veri nga Briri i artë , kurse në jug nga deti Marmara. Vetëm nga ana e tretë , në pjesen perendimore  bashkohej me token. Këtu perandori Teodori II  në shek. E pestë  , kishte ndertuar murin e madh  i cili shtrihet nga veriu në jug  në një gjatësi prej  shtatë mijë e pesqindë metrash. Muri perbëhej nga tre pjesë dhe mbrohej nga një hendek i madh . Nuk kishte fortifikime më të fuqishme në periullen e mesjetës.  Muri i parë ishte i dobët dhe rrethonte hendekun.  Muri i dytë ishte njëzetë e pesë metra i lartë dhe nuk kishte kulla mbrojtëse.  Ndërkohë që muri i tretë arrinte një lartësi prej dyzetë metrash dhe ishte i mbrojtur  nga kulla të mëdha të cilat mund të mbanin shumë ushtarë në brendësinë e tyre.  Në keto kushte mesjetare ky mur ishte i pakalueshëm…2. Perandoria Romake në vitin 395  ishte ndarë perfundimisht në dy perandori , e jo thjesht per  arësye organizimi e mirqverimi si një perandori e tërë që e kishte riorganizuar Kostandini i Madh.. Mjerisht pas shumë luftrash doktrinore  teologjike , ideologjike e filozofike , të filluara që në shekullin e IV-të nga klerikë dhe  hierarkë të kishave kristiane , në vitin 1054 kisha Kristiane do t’u ndante perfundimisht  në dy “pjesë” ; në atë kristiane katolike me seli në Romë (kisha perendimore latine) , dhe ajo ortodokse (kisha lindore ) me seli në  Kostandimopojë. Kjo ndarje nuk kishte qenë një ndarje vëllazërore , por një ndarje thellësisht armiqësore , armiqësi e ruajtur edhe në shkujt e ligështisë të dy perandorive Romake , të perendimit dhe asaj të Lindjes (Bizantit). Ligështi që u trashigua jo vetëm në dy perandoritë si e tëra , por edhe nga provincat apo “shtetet” që i perbënin ato. Është pikrisht kjo ndasi e “perkthyer” shpesh në armiqësi , që arriti ta shfrytëzojnë perandoria islamike turko-osmane  që po rritej e fuqizohej dita ditës , pasi ajo kishte në themel unitetin  (edhe pse jo rrallë , ketë e arrinte me ndihmen e shpatës) , ndersa kristianët edhe kur bashkoheshin prej frikes  të islamikëve , atyre sapo u largohej kjo frikë predikonin gjërat që i ndanin e harronin ato që i bashkonin… duke thelluar ndarjen… “Flamurin” e armiqësisë e mbante kisha e lindjes (Ortodokse).

RËNIA E KOSTANDINOPOJËS NË DUAR TË TURQËVE DHE “KONTRIBUTI” I GREKËVE!  

Me rritjen e kërcënimit nga fuqia turke , ambasadorët bizantinë  zunë të dukeshin më shpesh në oborrin papnor. Bisedimet e pasinqerta për një ribashkim të Botës  së krishterë aty nisen e aty mbaronin , duke u luhatur në pershtatje me klimen ushtarake. Me sa duket grekët dinakë donin në fillim ndihmen  ushtarake  , pastaj një këshill e më në fund  po të ishte e pashmangshme , ribashkimin. Latinët e kishin më se të qartë kotësinë e një këshilli , prandaj e premtuan ndihmen  si kusht për ribashkimin. Një historian bizantin dhe mik i perandorit  ka dhënë parimet e këtyre  bisedimeve , i cili del në biseden midis perandorit  dhe trashigimtarit tij  të ri , që më vonë do të njihej si Gjoni II  Paleologu. “Mjeti ynë i fundit kundër turqëve është frika e tyre nga bashkimi ynë me latinët , me kombet luftarake të perendimit , që mund të sjellin shpetimin tonë dhe shkatërrimin e tyre. Sa herë  që të kanoset kërcënimi i heretikëve , atyre bëjua të qartë  rrezikun. Propozo thirrjen e një këshilli , koslutohu per mjetet që duhen ; por gjithmon vono dhe shmangë thirrjen e një kuvendi , i cili nuk mund të na sjellin asnjë perfitim të perkohshëm ose shpirtëror. Latinët janë krenarë , kurse grekët  kokëfortë ; asnjera palë nuk mund të lëshojë ose të terhiqet. Prandaj çdo perpjekje per arritjen e një bashkimi të perkryer nuk do të bejë gjë tjeter , veçse do të konfirmoj perçarjen.”.3. Për këtë arësye perandori hyri në bisedime  për bashkimin me latinët , me synim që ti vinte ledh  agresionit musliman. Por që të ruante identitetin e ortodoksisë , ai kurr nuk e vuri në praktikë ribashkimin. I biri , Gjoni II Paleologu nuk u tregua kaq i matur ose , ndoshta trysnia mbi do të ketë qenë më e madhe. Ai e shqyrtoi seriozisht ftesen e Papës Eugjeni IV  , i cili i kishte mposhtur anti-papët  dhe tani aspironte të ndreqte perçarjen e vjetër. Sulltani nga frika e një ribashkimi , i ofroi Paleologut  garanci sigurimi , madje ecdhe para , nëse ai hillte poshtë orvajtjet e Papës . Perandori i ri si shkak per vonesen , i nxorri papës thesarin e tij të shterruar. Menjëherë papa ia  mbuloi të gjitha shpenzimet me një ndihmë prej 10.000 dukatesh. Më në fund , perandori u dorzua , dhe së bashku me patriarkun  dhe me një shpurë të madhe , lundroi per në Këshillin e Ferrerës në Firence , me 1438. Aty , pas debatesh të pafundme doktrinore , grekët nëshkruan një lëshim të hartuar me fjalë të dykuptimshme  dhe si shperblim për ribashkimin , moren një ndihmë të vogël ushtarake. Megjithatë , kur u kthyen në Kostandinopojë , perfaqësuesit u akuzuan për apostazi , marrëveshja u denoncua publikisht  , kurse këta trafikantë të besimit moren faljen popullore , vetëm duke pranuar me perulësi gabimin e tyre dhe duke mohuar bashkimin. Pas shpartallimit të kryeqëztës në varna (1444)  dhe pergatitjeve të Mehmetit II per rrethimin e Kostandinopojës  , Kostandin  Paleologu i bëri një thirrje të fundit të dëshpëruar Perendimit  per ndihmë të madhe me çdo kusht .  Ndonse pak kohë më parë , me 1450 , një Këshillë  në Kostandinopojë , kishte renditë gabimet e latinëve…4. Që nga vendosja e turqëve mbi Dardanele  , marrja e Kostandinopojës  kishte qënë pjesë e politikës së shtetit aziatik dhe si pasojë ishin zhvilluar disa rrethime  të qytetit , por pa sukses… Pasi Mehmeti II u ngjitë në fronin e sulltanit (1451-1481)… dhe vendosi të merrte Kostandinopojen . Sulltani kerkoi të perdoret çdo mjet i disponueshëm.  Hapi i parë ishte ndertimi i një fortese në pjesën europiane të Bosforit, mbi qytetin e Kostandinopojës (1452).  Në sajë të një fortese tjetër  në skajin aziatik të Bosforit dhe me kontrollin e ngushticës  së Dardaneleve , sulltani e kishte shternguar si në morsë  të fortë kryeqytetin bizantin.  Po ashtu duke krijuar një flotë prej katëqindë anijesh  dhe një ushtri prej njëqind e pesëdhjetë mijë vetash , ndër këta dymbëdhjetë mijë jeniçer , Mehmeti filloi atë që historia e ka quajtur  rrethimi më i madh.  Mbrojtjen e Kostandinopojes do  udhëhiqte  perandori  Kostandini XI Paleologu. Ai kishte hipur në fron si pasardhës i të vëllait në vitin 1449 dhe ishte një nga sundimtarët  më të mirë të një dinastie të dobët e të turpshme.5. Në keto rrethana me 1452 , Kostandini  nënshkroi  bashkimin  , e shpalli atë në Katedralen e Shën  Sofisë  dhe për herë të parë  që nga shek.II  emri i Papës zuri  të shqiptohet  gjatë lutjeve. Megjithatë grekët , hollen poshtë çdo aleancë me latinët.  Admirali i tyre i madh , Notares , kryeminister dhe i dyti pas perandorit  , delaroi se preferonte më mirë të shihte në kostandinopojë  çallmen e turqëve , se sa kapelen e kardinalit…6. Me 22 maj 1453 kishte ndodhur eklipsi i hënës , shenjë të cilin mbrojtësit e qytetit  e kishin interpertuar si të kobshme…7. Thirrja e peraandorit për mbrojtjen e Kostadinopojës , arriti të grumbulloi një ushtri prej pesë mijë vetash , gjë që tregon per zvoglimin e popullsisë së qytetit dhe dobësinë e popullsisë  që akoma banonte  në Kostandinopojë. Disa mijëra  vullnetarë  gjenovez dhe venedikas rroken armët . Si perfundim një ushtri  që numronte jo më  tepër se tetë mijë vetë , vendosi të mbronte  qytetin.  Kostandini nuk ushqeu ndonjë iluzion për situatën . Detyra e tij ishte të vdiste si burrë… Së pari ai e  dinte se kishte grumbulluar një ushtri të vogël , e cila krijonte një pengesë të hollë në muret e qytetit. Së dyti , zbulimi i ri i barutit ishte një armë e mrekullueshme në anën e pushtuesve. Mehmeti zotronte  rreth gjashtëdhjetë topa të madhësive të ndryshme , të cilët mund të duken të vjetruar në ditët tona , por që  qenë  në gjendje të krijonin të çara kaq të mëdha në muret e Kostandinopojës , saqë mbrojtësit nuk arrinin t’i  riparonin ato. Rrethimi kishte vazhduar  pa sukses per disa muaj , deri kur sulltani mendoi se sulmit mbi mure  duhet  t’i  bashkëngjitet një sulm nga deti . Per ketë qellim , flota otomane duhet të arrinte në Bririn e Artë. Por bizantinët e kishin mbyllur  hyrjen e portit të Bririt të Artë nëpermejt një zinxhiri të gjatë që shtrihej nga njeri breg te tjetri. Aksidenti më i madh  i rrethimit qe deportimi i anijeve otomane në port pa këputur zinxhirin. Kjo ndodhi per meritë  të sulltan Mehmetit i cili kishte me vehte inxhinierët më të aftë të botës.  Kishte edhe të krishterë në këtë grup. Por Mehmeti nuk donte të humbiste luftën per shkak të paragjykimeve  të tij fetare. Inxhinierët perpiluan një plan shumë të zgjuar. Ata ndertuan një plan të perkulur prej dërrase  të vajosur. Këtë plan ata e vendosen në cepin që ndante  Bosforin nga Briri i  Artë .  Gjatë natës rreth shtatëdhjetë anije otomane deportuan në ujrat e qytetit. Per të parandaluar kercenimin e ri , grekëve iu desh që një pjesë e trupave të tyre  t’i largonin nga muri toksor per tek ai detar. Pas një bombardimi të gjatë , sulltani urdhëroi një sulm perfundimtar  mbi muret e qytetit . Dita  e vendosur për të sulmuar ishte 29 maji i vitit 1453… Rrallet e gjëra të muslimanëve u hollen mbi muret e qytetit . Në këtë orë tragjike perandori dhe mbrojtësit e tij besnikë  bënë të pamunduren  për të larguar  dobësinë  që karakterizonte perandorinë  bizantine.  Vetë Kostandini  XI  dha shembullin  personal  duke mos u larguar  , por duke qëndruar me ushtarët e tij deri sa u dogj nga hordhia e armiqëve.  Në ketë mënyrë vija e vjetër e perandorëve romak  perendoi.  Më në fund,  muret e qytetit u çanë dhe nderkohë ushtarët oroman u perhapen në të gjitha drejtimet , Mehmeti II  u drejtua me kal  per në Katedralen e Shën  Sofisë per të falnderuar Allahun. Kjo ndertesë  e mrekullueshme , simbol i botës lindjes u shëndërrua në xhami. Per disa ditë në Kostandinopojë  mbretëroi tmerri , pasi banorët dhe të mirat e tyre u perkisnin ushtarëve turq si mall lufte. Kur orgjia mbaroi , doli në pah qyteti i vjetër plot me shtepi , pallate e kisha  bosh. Vetë Mehmeti mendoi se Kostandinopoja pa banorë ishte kotë. Keshtu  ai ripopulloi qytetin . Mehmeti urdhëroi  që të burgosurit mund të paguanin per lirinë  dhe mund të ktheheshin  nëpër shtepitë e tyre. Po ashtu nga vendet përreth  erdhi popullsi e re  dhe u vendosen në Kostandinopojë . Mehmeti ndoqi këtë politikë , pasi ai nuk donte që Kostandinopoja të humbiste vlerat e saj. Popullsia e re e krishter  që  erdhi  mund të zhvillonte veprimtarinë tregtare…. Për të zbutur grekët  , sulltan Mehmeti  shpalli tolerancë fetare . Per më tepër , sulltani krijoi  edhe klerin ortodoks  , zgjodhi një patriark  dhe i dha atij  gati të njejtat të drejta fetare  që ky kishte pasur  gjatë sundimit  bizantin. Po ashtu edhe kisha greke u mbajt  nën mbrojtjen e sulltanit…8. Vetëm  3  ditë pas rënies  së Konstantinopojës ,  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi , i kishte blerë  rrobat fetare Genadiusit  duke zhvilluar edhe  procesionin  e Patriarkut  të Kostandinopojës. Sulltan  Mehmet  (Fatihu) Pushtuesi , arriti të bëjë atë aleancë me ortodoksët që është aktuale edhe sot… Mehmet pushtuesi “pajtoi” Islamin me Krishterimin Ortodoks , gjë që thelloi më shumë ndarjen mes krishterimit Katolik dhe krishterimit Ortodoks…  Kostandinopoja u bë kryeqytet turk dhe u quajt me emrin Stambollë. Gjysmë-hëna zevendësoi kryqin , dhe katedralia e Shen Sofisë u kthye në Xhami. Armiqësia e pafund  midis latinëve dhe grekëve mbi çeshtjet teknike të doktrinës , pasqyrohet në pershkrimin  e historianit latin , Bernino , Ai zbuloi  një lidhje domethënëse  midis rënies të Kostandinopojës  atë ditë ogurzezë të majit  dhe faktit se pikrisht  ajo ditë ishte caktuar atë vit per kremtimin e Shpirtit të Shenjtë , i cili vinte nga Ati dhe nga Biri , gjë që mohohej nga grekët.9.  Dita e marte e 29 majit (1453) ,që nga ajo kohë e sot merr perfundimisht  “tagrin” e ditës së tersit… 

 PAS RËNIE TË KOSTANDINOPOJËS… 

Rënia e Kostandinopojës ishte “Turpi i Krishterimit…!” paska thirrur  papa Nikolla V  me të marrë vesh lajmin , duke ulur kryet e duke u shkrehur në lot. Në vepren klasike  të baronit  Ludwig von Pastor , Histori e papëve , 1453 , lexohet  i pershkruar si vit tronditje të madhe per perendimin , posaçërisht per Romën: “Tmerrit  që lajmi hapi në Romë  iu shtua menjëherë  frika e madhe , mbasi lajme të mëtejshme  bënin me dije se të pafetë kishin futur  në dorë anijet papnore  dhe se turqit po  paiseshin me një flotë prej 300 anijesh per t’i gatitur edhe Romës vjetër fatin që kishte pësuar Roma e re. Të gjitha lajmet  perputheshin  me faktin se pershtypja  që bëri mbi papen  dhe mbi kardinalët lajmi i rënies të Kostandinopojës ishte përnjimend dërrmuese.  U ndie në mënyren më të thellë që humbja e bastionit të fundit të krishterimit në lindje ishte një ngjarje  botërore , e cila do sillte  rrjelloja shumë të rënda… me renien e Kostandinopojës… ishte  një ndryshim me shumë peshë -dhe po aq kundërpeshë – në historinë e qytetrimit europian . Një humbje  që kontinenti i vjetër  , megjithë perpjekjet  ushtarake e politike, nuk do ta rikuperonte më… Enea Silvo … ende pa u zgjedhur papë (Papa piu II) , që kur mbante  titullin e peshkopit të Sienës dhe vijonte të jetonte në oborrin  e perandorit  Frederik III  si këshilltar e sekretar i tij . vetë Frederiku III , me të marrë lajmin  e rënies të Kostandinopojës në duart e turqëve  , zuri të qarët  , u terhoq në dhomat e tij  dhe kaloi disa ditë  në zi , duke u lutur e duke shkruar… Për Enea Silvon marrja e Kostandinopojës  nga turqit përbënte një hop “cilësor”. Jo vetëm kishte rënë në duar të armikut  njëri nga “sytë” ose njëra nga “duart” e Krishterimit , në vajtimin e tij  per rënien e Kostandinopojës  ai e quante Kostandinopojen “monument  të lashtë të dijes” , falë të cilës  kishte kaluar në Perendim trashigimia  humaniste e grekëve të vjetër  : nga kjo kishte marrë Europa  tekstet e Platonit , Arstotelit , Demostenit , Ksenofonit , Tukididit , Vasilit të Madh , Dionisit , Origjenit dhe shumë të tjerëve…. Enea Silvo në njëren nga letrat  e tij  të asaj ndërkohë reagonte kështu për rënien e Kostandinopojës në duart e “barbarëve”: “Ja ajo çfar e kisha frikë , njëra nga dy dritat e Krishterimit  u fikë , shohim që selia e perandorisë Lindjes u rrëzua , që gjithë lavdia greke u asgjesua”. Turqit osman  që perfaqësonin  në atë kohë  një qytetrim lloji të ndryshem ndaj atij të Europës , e kishin sulmuar tani Krishterimin  pikrisht në sanktuarin e tij . sikurse Enea Silvo  e kujton në libërthin  kushtuar  marrjes  prej turqëve  të Kostandinopojës : “Në të kaluarën u patëm goditur  në Azi dhe në Afrikë , pra në token e tjeterkujt, ndërsa tani  jemi goditur  dhe mundur  në Europë , pra në vetë atdheun tonë”.10.  

NË VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI–SKENDËBEU DHE RËNIA E KOSTANDINOPOJËS.    

Në kohen kur turko-osmanët , kishin rrethuar Kostandinopojen , Mehmedi II kishte nisur  kundër Arbënorve që udhëhiqeshin me mjaft sukses nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu ,  një ushtri prej 14.000 vetash.  Ketë ushtri e komandonte  Ibrahim Beu , që dikur kishte qënë “shok” me Skenderbeun. Mehmeti II e kishte nisur ushtrinë me mendimin se arbënorët do ti zinte në befasi , (pasi tërë vemendja ishte perqendruar në rrethimin e Kostandinopojës). Ushtria do të hynte në Shqiperi nga ana e Tetovës dhe t’u  merrte gjakun Talipit edhe Hamzës. Por Skenderbeu  nuk ishte nga ata burra që zihej lehtë në befasi. Skenderbeu priste në kufi  , se kishte mësuar  që turqit po pergatisnin një ushtri të madhe  , e cila nuk dihej per ku do të nisej. Si u duk më vonë , ushtria e madhe u drejtua kundër Kostandinopojës . Me të mësuar këtë lajm Skenderbeu pa humbur kohë , i doli para ushtrisë të komanduar nga Ibrahim  Beu dhe e goditi befas ushtrinë turke  në fushen e Pollogut  afër Tetovës ku ishte kampuar me 22 prill 1453 , dhe  e shkatërroi , pasi e vrau me dorën e vet komandantin e saj… Afër 3000  të vrarë  mbuluan fushën . Shqiptarët të ngarkuar me plaçka u kthyen në Dibër. 11.  Edhe sipas Barletit  ushtria që komandohej nga Ibrahim Beu u thye keqas në një betejë të pergjakshme.12.  Një muaj e  një javë më pastaj , me 29 maj 1453 ra  Kostandinopoja. Mehmeti II  , i fryrë nga suksesi i madh u deklaroi luftë të gjithë fqinjëve…13.  Pas rënies të Kostandinopojës në duar të turqëve , disa ranë në fatalitet , por Skenderbeu  si njeri i aftë të zbulonte shpresen  në rrethana që duken të pashpresa , u angazhua më fort me grupimet politike europiane , që nuk e konsideruan rënien e Kostandinopojës  si fund të objektivit të kryqëzatës , por si një sfidë të re…14. 

REFERENCAT:

1.Edwin  Jacques , Shqiptarët –historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri në ditët e sotme. Fq.153 .

2.Ferdinand  Schevill , Ballkani ,historia dhe qytetërimi , fq.165, sh.p.b.”Eugen” , Tiranë 2002. 

3.Eduard  Gibon , The histori of the decline  and fall of the Roman Empire . Ed . Milman ,6 vëll. New York : Harper and Brothers 1860 , f.306-307. 

4.Edwin Jacques , po aty fq.208-209. 

5.Ferdinand  Schevill , Ballkani , po aty, fq.164-165. 

6.Edwin Jacques , po aty, fq.209. 

7.Virgjil  Kule , Gjergj Kastrioti Skenderbeu –kryqtari i fundit , fq.203 , botim nga Fast Track Albania 2012. 

8.Ferdinand Schevill , po aty , fq.165-167.  

9.Edwin Jacques , vepër e cituar , fq.209.  

10.Aurel  Plasari ,Shqipëria dhe Shqiptarët  në Europën e Piut II ,fq.68-71 ,Tiranë 2014.  

11.Fan S. Noli , Historia e Skenderbeut , fq.76 ,Tiranë 2015.  

12.Virgjil  Kule , po aty ,fq.203.  

13.Fan S. Noli,po aty ,fq.76.  

14.Virgjil  Kule , po aty ,fq.203-204. 

SHQIPËRI 29 MAJ 2022 

Filed Under: Rajon Tagged With: Ndue Bacaj

142 VJETORI I PROTESTËS TË KOMITET TË SHKODRËS, KUNDËR LËSHIMIT TË HOTIT E GRUDËS MALIT TË ZI

May 24, 2022 by s p

NDUE  BACAJ

Në mbeshtetje të protestave, kerkesave, memorandumeve  e peticioneve  të krenëve e popullsisë të  Hotit , Grudes ,Trieshit , Kojës , Kelmendit , Kastratit,  Shkrelit e më gjërë , që  kerkonin të  mbronin trojet  shqiptare të Malesisë  Madhe  nga aneksimi i Malit  Zi , ju ishte bashkuar edhe  Komiteti  i Lidhjes Kombëtare Shqiptare Shkodër (ose dega e Lidhjes së Prizrenit Shkodër).  Ky komitet i cili kishte  si rezidencë  shtepinë e Pjeter Gurakuqit, (babait të Luigj Gurakuqit), herë pas here mbështeste qëndresën e Maleve dhe Bajraqeve  të  Malesisë së  Madhe, si në luftë me pendë dhe në luftë me pushkë. Për një nga këto kohë plotë afsh atdhetarie  bënë fjalë edhe protesta e datës 18 maj 1880 , e cila ka në themel  mbeshtetjen diplomatike , por edhe  qëndresën luftarake,  nëse kjo çeshtje e pa drejtë nuk zgjidhet nga Fuqitë e Europes  plakë, që e kishin ngatërruar me kongresin e Berlinit, në këtë  kohë kur  edhe pushtuesi turko-osman  ishte ligështuar si mos me keq, dhe nuk ishte në gjendje të mbrojë  trojet që mbante të pushtuara  prej shekujsh..

PROTESTA E KOMITETIT TË SHKODRËS , DREJTUAR KOSUJVE TË FRANCËS, AUSTROHUNGARISË, ANGLISË E ITALISË ME REZIDENCË NË SHKODËR.  

SHKODËR, 18 MAJ 1880 :                                                                                                  “…Ne shqiptarët, besojmë plotesisht se marrëveshja  per lëshimin  territorial  (për dhënien e Hotit e Grudës Malit Zi) , e cila shkelë keq të drejtat tona  të shenjta  dhe që është burim për një konflikt të menjëhershem e të pergjakshëm  , të padenjë për kohë edhe më pak të qytetruara, do të jetë bërë në mënyrë të pavullnetshme  nga qeveria osmane  dhe nuk ka qënë kundërshtuar nga  fuqitë ndermjetëse , sepse ka mundësi të kenë qënë keqinformuar  për ndjejat që frymëzojnë  këta popuj, aspiratat e të cilëve  synojnë të ruajnë  integritetin e vendit  dhe karakterin e tyre kombëtar , që tash katër shekuj nuk e kanë ndryshuar kurrë.  Shqipëria, atdheu ynë  i dashur dhe i pafat , i cili ka shkruar faqe të lavdishme  në historinë  e kombeve , nuk do as të shitet e as të shkëmbehet, dhe as nuk do të durojë kurrë  një pushtim të huaj dhe aq më tepër atë sllav, sepse ndryshojmë shumë prej sllavëve  per nga kombësia , gjuha , karakteri , zakonet , veshjet dhe traditat.  Ne nuk dëshirojmë  tjetër veçse të jemi shqiptar, nuk duam veçse tërsinë e vendit tonë , të atdheut tonë , që sikundër për ne  është i dashur  për të gjithë popujt  e qytetruar të botës , të cilëve u lutemi  , duke i  bërë thirrje drejtësisë tyre , dhe duke kërkuar të kuptojnë  fatin e rëndë  që na kërcënon , të mos lejojnë të bëhet  mbi kurrizin tonë një poshtersi kaq  e madhe. Ky  ka qënë dhe është qellimi ynë i shenjtë. Ndjeja , frika se mos po humbet kombësia, që kur u mor  vesh  lajmi i zi  i lëshimit të trojeve të Hotit e Grudes, i gjithë populli i  Shqipërisë  ,me një unanimitet si kurrë ndonjeherë ,vendosën më mirë të pranojnë vdekjen, për të cilen janë përgaditur , sesa t’i  lëshojnë edhe një pellembë tokë qeverisë malazeze. Ky vendim u zbatua në fakt, sepse 10 mijë  luftëtarë  u bashkuan si një trup i  vetëm  dhe u gjetën në krye  të  një jave të rrjeshtuar ndër kufijtë , për të ndaluar vershimin që armiku  u perpoq të bënte me forcën e armëve , dhe me një numër të madh ushtarësh , të cilët akoma po kërcenojnë tek portat tona. Ne , është mirë ta përsërisim atë që ka qënë  thënë në manifestin e parë të bërë nga  krerët e Hotit e të Grudes (me 21 shtator 1879 N.B.) ; nuk kemi ndërmend tjetër veçse  t’i  përmbahemi , rreptësisht  traktatit të Berlinit   dhe të qendrojmë  vetëm në mbrojtje , sepse siç nuk duam të pushtohemi prej të tjerve, nuk duam të bëhemi pushtues. Por siç po ndodh kundër çdo qellimi të mirë  tonit  , kjo gjendje e paqëndrueshme  dhe e pavendosur e punëve  nuk mund të zgjasë më shumë, qoftë sepse Shqipëria , duke  pasur parasysh  gjendjen kritike ekonomike në të cilën rënkon nuk është në gjendje të mbajë  për shumë kohë një ushtri, qoftë sepse  per shkak të qëndrimit kërcënues  që vazhdon të mbajë kundër nesh Mali i Zi , kombi nuk mund  të përmbahet  më pa e bërë të sigurt tersinë e vet kombëtare ; kështu që për çdo ngjarje  ose për një përleshje të përgjakshme, përgjegjësia le të bjerë mbi qeverinë  malazeze , që është shkaktarja  e drejtë-perdrejtë e kësaj pune, mbasi kerkon t’i  leshohet një territor  që nuk është i saj  dhe që nuk i perket  sipas të drejtës  së kombësisë. Duke  parashtruar sa u tha më lartë , u lutemi nxehtësisht , zoterinjëve konsuj  (të Francës , Austrohungarisë , Anglisë e Italisë N.B.) që kanë qënderim këtu (në Shkodër) të marrin shënim për vendosmerinë tonë  dhe t’ua  njoftojnë  sa më parë  fuqive që ata kaq denjesisht  perfaqesojnë . Ne shpresojmë  në mënyrë të patundur  se ato do ta marrin parasysh si duhet, dhe për të sqaruar mbi gjendjen e vertet të çeshtjes , jo vetem do të  pengojnë  derdhjen e gjakut shqiptare , që  do ti therrasë  hakmarrjes  qiellit dhe të gjithë  botës , por do të marrin masa që edhe Shqipërisë  të mos i mohohet dhe  t’i  njihen ato të drejta  që për të gjithë popujt e tjerë  kanë qënë të  respektuara  në menyren dhe formen më të mirë.  Me kaq , të nënshkruarit , antarë  të Komitetit Shqiptar  kanë nderin të tregohen me nderim të thellë..:

Daut Shukri efendiu , Selim  Reçaj Efendiu , Sulejman beu , Haxhi Haki , Ahmet agë Çoba , E’them  agë Kazazi , Hasan beu , Brahim efendiu , Haxhi Hysejn Drishti , Muhamet Bektashi , Ahmet Haxhi , Ademi , Sali agë Doçi , Nikoll Gjush Serreqi ,  Simon Simoni , Mark Naraçi , Gjon Muzhani  ,Filip Suma dhe Andon Shiroka .  Në mbrojtje të  Hotit dhe Grudës , pranë degës të lidhjes Prizrenit Shkodër ishte formuar  shtabi ushtarak  të cilin e kryesonte koloneli i karierës Hodo  Sokoli … ndërsa nga Malesia  bënin pjesë  nga Hoti , Dedë Gjon  Luli (që ishte edhe zevendëskomandanti  i  ushtrisë vullnetare) dhe Ismail Marku , nga Gruda Smajl  Martini  e Baca Kurti , nga Kelmendi  Nikë Lekë Pepa dhe Ujk  Gila , kurse nga Kastrati  Shaban Elezi dhe  Gjon Deda…

Siç  shihet  të gjithë   antarët e Komitetit   të lidhjes Shqiptare (Shkodër) ishin në  unanimitet të plotë per tu dalur zot trojeve shqiptare , si ata të besimit musliman, dhe ata të besimit katolik , gjë e cila  shfuqizon ndonjë tendencë  që kerkonte  t’a  paraqesë  Lidhjen e Prizrenit apo, Degen e saj në Shkodër (me emrin Komitet…)  si organizëm të krijuar nga perandoria  turke-osmane për qellimet e saja, kur në fakte ishte krijuar nga shqiptarët patriot pa dallime  krahine , feje dhe ideje , por  me një qellim të shenjtë , mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare  nga  “klyshët” e Rusisë në  Ballkan (serbo-malazezët).. Edhe pse shqiptarët në ato kohë kishin pak miq e shumë armiq me luftën e tyre me pendë e pushkë bënë të mundur të mos ndodhte krejt ashtu siç  ishte planifikuar zi e ma zi për shumë  troje  shqiptare  që edhe sot një pjesë e këtyre trojeve vuajnë padrejtësinë e atyre kohëve të Europës plakë, që kishte forcën por jo të drejten…  

REFERENCAT : 1.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare  1878 – 1912 , faqe 100-101 , perg.nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, botim i Akademise se Shkencave…Instituti i Historise (1978 ).

2.Mr.Gjergj Nikprelaj, Dedë Gjo’Luli, mbrojtës i trojeve shqiptare, në një cep të Ilirisë, fq.85, perg. për botim dhe redaktua nga Anton Kolë Berishaj, Art Club, Ulqin 2007.

3.Xhafer  Belegu “Lidhja e Prizrenit” fq.89-91, Tiranë 1939.

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

NJË KUJTESË E VOGËL PËR DITLINDJEN MË TË MADHE TË SHQIPTARËVE…      

May 6, 2022 by s p

617 VJETORI I LINDJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDËRBE (1405-06 MAJ-2022).

NGA NDUE  BACAJ 

HYRJE:  

Të shkruash e flasësh për Gjergj Kastriotin Skenderbe nuk është e lehtë, e veçanarisht në një ditë si kjo e 6 majit, që është ditlindja e 617-të e tij. Nuk është e lehtë pasi  nuk ke të bësh vetëm me një figurë historike, por ke të bësh me vet historinë  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do të kishte kuptim , por nuk do të ishte ajo që është sot në qytetrim, besim e zhvillim në Shqiperi, por edhe  në Europë… Gjergj Kastrioti ështe identiteti europerendimor , është  krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë së sotme. Gjergj Kastrioti është kryeheroi ynë dy dimesionalësh ; Toksore dhe Hyjnore.  Është Ai pa të cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim një ishulli pa identitet , apo më sakte një “çibani kanceroz” në trupin e Europes… Gjergj Kastrioti dhe vepra e tij është perjetsuar në mijëra  e mijëra faqe librash e dokumentesh, në mijera gojdhenash e legjendash, ai është “shëndërruar” në një  MIT , që krahasohet me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë e aq më largë shihen rrezet e tija… Për ne shqiptaret , ky është një fat e privilegj i madh  që nuk e kanë pasur shumë popuj e vende të tjera.  Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit është pasaporta  europerendimore që nuk mund ta “grisin e shkarravisin” kurrë as  mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mëkatarët e çdo kohe të kësaj Bote. Ne Shqiptarët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi  shekullore  të cilat lanë pas mjegull e erresirë, ku po të mos kishim në horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastriotin Skenderbe, identiteti jonë Europerendimor do të ishte një ëndërr që nuk do të bëhej kurr zhgjëndërr…

“PAK” NGA JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT NË DITLINDJEN E  617 TË TIJ.  

Sipas shumë historianëve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti Skenderbeu ka lindur  me 6 maj të vitit 1405, 1 , në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut  të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas dëshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…2. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague, kur  lindë “me këmishë”, domethënë i  mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla duke i dhanë nji fuqi të mbinatyrshme. Kështu mbas gojdhënash lindi edhe Gjergj  Kastrioti-Skenderbegu. 3.  Ndërsa  Marin Barleti shkruante se  pak ditë para se të lindë Gjergji, nëna e tij që ishte shtatzanë, Vojza (dikun Vojsava), kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë  për me i lëshue vend , e ylli  u shëndrrue në nji foshnje  përbukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë  me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kënë andërr. Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre  e i fali Zoti ynë  nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë  kishte të “shkrueme”  nji shpatë , ndërsa  në sjetulla  dy lagje fletë  e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes  dhe babait tij Gjonit , si dhe të vëllezërve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogël i kësaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato  kohë lufte e heroizmi kundër një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon  Kastrioti (si dhe princër të tjerë arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe  fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemët.  Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng katër djemtë e tij , i  fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetaret turq me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri  e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe këtë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar, dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin kombëtarë arbënor-shqiptar. Me këtë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbënore , me Beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), dhe kështu të bashkuar  u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles dridhej vetë Europa e kohes. Europës këto  të dridhura ja kishte larguar vetëm arbënori i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili për  rreth  njëçerek shekulli,  në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve…Gjergj Kastrioti përveçse një komandont i zoti kishte qënë edhe një diplomat e poliglot i shquar. Ai zotëronte pëveç gjuhës së nënës (shqipen) edhe turqishtën gjuhën greke, italike dhe sllave.5.  Qëndresa dhe fama arbënore e Skenderbeut  kishte qënë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa për rreth 10 vite pas vdekjes (1468) të Skenderbeut arbënorët qëndruan të pamposhtur përballë sulmeve të ushtrisë turke-osmane. Madje ushtarët dhe oficeret turq kur pushtuan Lezhën (me 1478) thuhet se hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…6. Natyrisht gojdhëna është gojdhënë. Por vepra dhe lavdia e Gjergj Kastriotit Skenderbe është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore të botës…7. Disa nga këto vepra  të shkruara, (të cilat janë referncat më serioze e më të sakte edhe sot, për ata që dëshirojnë të shkruaj“diçka”serioze për Skenderbeun) , janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “Anonimit” Tivarasit, Frang  Bardhit, Rinaldit , Prifti Biemni, Torsunit e Ashik Pashazade (kronikanë të oborrit Osman, ndonse shkruajnë me urrejtje…), Donado Da Lezze, Zhak dë Lavardin etj. etj… Për të vijuar me korespondencën e Skenderbeut me Papët Bashkohor: Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II, si dhe Republikat apo mbretëritë e kohës si ato të Venedikut, Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firencës (ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetëm aleat potencial, por edhe “Babë”, pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë , ku nën drejtimin e Papa Kaliksti III  e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saj  shekull pas shekulli… Albanologu dhe historian i shquar kroat, Milan Shuflaj  do të shkruante për Skenderbeun: “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa  Përendimore  e stolisi me legjenda. Bestynia për fuqinë e tij demoniake  tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas rënies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës , ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit…8.

Në VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI DHE QYTETRIMI EUROPIAN..!

Nëse  në shekullin e XV , (në vitet 1443-1468) , në trojet e Arberisë nuk  do të  ‘‘shfaqej“  Gjergj Kastrioti  Skenderbe , me shpaten e tij ‘‘hyjnore“  dhe me trajtat e një “Mesie“ , kur Europa vuante prej ligështie, sot të pakten gjysma e popullsisë së kesaj Europe (femrat) nuk do të “lundronin” në  hapsirat, dëshirat, të drejtat dhe qjefet e jetës , që u garanton  qytetrimi perendimor –kristian, me koken lart, “duke numruar  yjet e qiellit”, por do të rrinin me kokën poshtë “duke numëruar gurët e sokakut”, të mbuluara  fizikisht dhe shpirtërisht , të mbyllura në mes katër mureve me pa të drejtë të perjetëshme që trupi i tyre të shohe rrezet e diellit ,  dhe në pritje të  degjimit të ‘‘trokllimës“ të ndonjë “kali“ apo diçkaje  tjeter , që i  lajmronte se një burrë, që do të ishte zoti i saj, po vinte ta kërkonte për grua (apo më sakt për skllave) të parë , të dytë , të tretë… apo të shtatë. Por ja që Zoti  e kishte ba emër të lind ky ‘‘Mesi“ ndër arbënor për të shpëtuar qytetërimin kristian në Europën e shek.XV nga pushtuesit turko-osman…9. Europa edhe sot ndaj shqiptarëve, pasardhës të Gjergj Kastriotit Skenderbe ka shumë borxhe. Mirë dje nuk i lau pasi siç thoshte Gjergj Fishta “shekujt” e kishin ba “kurva” motit, po sot që Europa e re (BE-ja) pretendon se është bërë e “ndershme”… a do t’na i lajnë ?..

REFERENCAT:

*Portreti, https://www.kultplus.com/trashegimia/ky-eshte-portreti-rralle-gjergj-kastriotit-skenderbeu-foto/

1.Shumica e studiuesve e historianë serioz  si ditlindje të Gjergj Kastriotit kanë konfirmuar datën 6 maj e jo 23 prillin që e “lidhin” me një datë të Shën Gjergjit. Kjo datë i ka përkitë kalendarit Julian, të cilin e ka korigjuar Papa Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformoj Kalendarin Juliaan,177 vite pas lindjes të Gjergj Kastriotit. Ndryshimi në atë kohë ishte prej 10-të ditësh, ndërsa sot ndryshimi ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian është rritur në 13-të ditë, pra data 23 prill sipas kalendarit Gregorian që perdorë sot bota e civilizuar, duke shtuar 13 ditë shkon te 6 maji, madje disa zona Shën Gjergjin e festojnë jo me 23 prill, por me 6 maj. 

2.Fan  Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.

3.At Marin Sirdani , Skanderbegu  mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008

4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.

5.Marin Barleti; Historia e Skenderbeut, fq.57, Tiranë 1967.

6.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.). 

7.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.

8.Milan  Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.

9.Ndue  Bacaj, Kumtesa me titull”Gjergj Kastrioti “Mesia” që mbrojti qytetrimin Kristian në Europë e shek.XV”. Mbajtur në Tuz në vitin 2005, në Akademinë  solemne të organizuar nga SHKA “GRUDA”me rastin e 600 vjetorit të Lindjes të Gjergj Kastriotit Skenderbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT