Në Kosovë u zhvilluan aktivitete me rastin e “Javës së Gruas”, ku në në takimin përmbyllës mori pjesë edhe kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Në ditën e pestë dhe atë përmbyllëse të javës së gruas, u diskutua lidhur me iniciativat ligjore si të nevojshme për arritjen e barazisë gjinore.Në këtë takim morën pjesë veç Grupit të Grave Deputete kosovare edhe Aleanca e Grave Deputete nga Shqipëria.
Kryeparlamentari I Kosovës Krasniqi tha se Parlamenti ka miratuar një varg ligjesh të cilat ndikojnë në fuqizimin e gruas, por gruaja ende nuk e ka vendin e merituar në shoqëri.Ndërsa, kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija, theksoi se Kushtetuta e Kosovës në nenin 7.2 siguron barazinë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik. “Kemi edhe shumë ligje të mira që përfshijnë masa afirmative për arritjen e barazisë gjinore, por ne duhet të punojmë shumë që të bëjmë legjislacion të përafërt për arritjen e barazisë gjinore dhe po ashtu duhet të punojmë që gruaja të jetë partnere e barabartë në të gjithë sektorët e shoqërisë”, theksoi Sahatqija.
Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete nga Shqipëria, Mesila Doda, tha se “ne jemi komb i madh në shtete të vogla që duhet të harmonizojmë politikat me qëllim të krijimit të vlerave njerëzore, demokratike, para së gjithash është e rëndësishme që të kemi politika arsimore, ekonomike etj, si dhe të sigurojmë rol të rëndësishëm të grave në shoqëri”.Kurse, deputetja Flora Brovina foli për rolin e Gruas në çlirimin e Kosovës, si dhe në ditët e shtetndërtimit.
Një fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësueset nga Shqipëria, Mimoza Hafizi dhe Majlinda Bregu, si dhe deputetet e Kosovës Emiljia Regjepi, Alma Lama e Sala Berisha.
Krejtësisht në fund, u çertifikuan 100 gra pjesëmarrëse në javën e gruas.
Njofohet se, kryetarja e Aleancës së grave deputete të Shqipërisë, Mesila Doda, e shoqëruar nga deputetet e tjera të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të cilat morën pjesë në “Javën e Gruas 2014”, të organizuar nga Grupi i grave deputete të Kosovës, kryesuar nga Teuta Sahatqija, ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.Po ashtu është njoftuar se, në kuadër të manifestimit “Java e Gruas”, Grupi i Grave Deputete të Shqipërisë, bashkë me deputetet e Kosovës, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, në Prekaz.(B Jashari)