Asimilimit i prine SVEFA (Shoqata e studentëve vorio-epiriotë)…U pagëzuan në grup mbi 40 persona të moshës 5-35 vjeç/
KORÇE – Sa kishte kaluar vetëm 6 ditë nga ndeshja Serbi-Shqipëri dhe patriotizmi shqiptar ishte në shkallën më të lartë në fshatin Polenë të Korçës priftërinj grekë të udhëhequr nga SVEFA (Shoqata e studentëve vorio-epiriotë) pagëzuan në grup mbi 40 persona të moshës 5-35 vjeç.
Në këtë shërbesë dashakeqe kishin marrë pjesë dhe një grup priftërinjsh nga Selaniku të quajtur “Vëllazëria ortodokse”. Sipas, burime të gazetës “Boom.al” po atë ditë secili person i pagëzuar ka marrë një shumë simbolike prej 200 eurosh.
Është e tmerrshme sesi në Polenën ku Petro Nini Luarasi hapi shkollën e dytë shqipe, priftërinjtë të udhëhequr nga politika anti-shqiptare greke duke shfrytëzuar dhe gjendjen ekonomike që po kalojnë asimilojnë ditën me diell shqiptarët.
Polena njihet për karnavalet e famshme, që zhvillohen në datën 6 janar, ku simbolika e tyre janë arapët dhe lugetërit që shfrytëzojnë terrin e natës për të kallur frikën. Po këta lugetër priftërinj shfrytëzojnë varfërinë dhe paditurinë për të bërë karnavale një popull të tërë.
Në karnavalet e Polenës lugetërit dhe arapët mbajnë opinga me lëkurë derri dhe një qese me hi në dorë ku godasin njerëzit e turmës. Sipas traditës ky hi i hedhur nuk të vret por të ndot, por uji i hedhur nga priftërinjtë më datën 20 tetor mbi kokat e të polenakëve është mesazh për të vënë alarmin që asimilimi i shqiptarëve po vazhdon si para 100 viteve nga planet shoviniste të agjentëve priftërinj grekë.
/E Vërteta.al/