Mënyrës si është themeluar Karta e Ventotenes i kundërvihet ajo e Vendeve ish komuniste.
Nga GOFFREDO BUCCINI
Përktheu: Eugjen Merlika
Më së fundi bancomati ka ngecur. Mbas vitesh dykuptimësie, porosish të kota, proçedurash të vona thyerjesh, Bashkimi evropian duket i lodhur nga të shfrytëzuarit si vetëm një shpërndarës i thjeshtë pasurish nga antarë armiq të parimeve të tij frymëzues (“një bankomat”, pikërisht, simbas përcaktimit therës të polakut Kaczynski). Përplasja e këtyre orëve ndërmjet Brukselit të Ursula von der Leyen dhe Hungarisë së Viktor Orbanit është më e gjërë dhe më e thellë se sa casus belli i saj: një ligj i miratuar në qershor nga Budapesti.
Teksti i propozuar në fillim “mbrojtja e fëmijëve kundër pedofilëve”, nëpërmjet katër amendamenteve, hedh nëtë njëjtin kazan të poshtërsisë të gjithë ata që nuk hyjnë në moralin e Shtetit hungarez, homoseksualë e transeksualë në krye. Një normativë që presidenteja e Komisionit e ka përcaktuar “e turpëshme” e që cënon të drejtat themelore të mbrojtura nga traktatet tona, simbas shtatëmbëdhjetë Shteteve antarë: praktikisht e gjithë Evropa e Perëndimit.
Sepse kjo është, në thelbin e saj, çështja e vërtetë për të cilën sot Orbani përfaqëson një lloj simboli të gjallë, udhëkryqin ndërmjet dy mënyrave të të qënit në Bashkim: një Evrope që edhe se ndërmjet pavijueshmërish dramatike e luftërash vëllavrasëse, ka nxjerrë nga dhimbjet e gabimet e saj arsyet për të zgjeruar më shumë të drejtat e qytetarëve të saj në frymën e kartës së Ventotenes; dhe një tjetër Evrope që, e dalë nga gjysmë shekulli diktature komuniste, shfaq një vonesë patologjike në kuptimin e atyre të drejtave dhe zgjedh tënjëjtësohet në ossimoron [1]e “demokracisë illiberale” (për shembull, simbas Ekonomistit, më pak se 50 % e hungarezëve, polakëve e rumunëve mendon se homoseksualët duhet të kenë të njëjtat të drejta si eteroseksualët).
Krizat e përsëritura të Bashkimit (më e madhja ajo e borxhit sovran në kapërcyell të vitit 2010) kanë shtyrë gjatëllogaridhënien. Hovi kulturor i futur nga pandemia, me paratë shpëtimtare të Recovery Plan, të rrjedhura për të parën herë nga borxhi i përbashkët (dhe i bashkësisë) ka zbllokuar menjëherë rrugën pa krye dhe ka shtyrë ndarjen e hesapeve. Sepse këtë herë Brukseli nuk ka nga ana e tij vetëm kërcënime të kota, ose proçedura që për t’i dalë në krye kërkojnë vite durimi dhe unanimitete të pamundura. Ka armën e fundit mundësinë shkatrrimtare të mos dhënies së fondeve të Pnrr: një ndëshkim i menjëhershëm që do t’i kushtonte Orbanit shtatëmiliard e gjysmë.
Udhëheqësi hungarez është njeriu i paradokseve, pra përpiqet të kthejë luftën e tij kundër lirisë së hungarezëve në një betejë në dobi të lirive të tyre kundër një Bashkimi evropian “kolonialist”, të paraqitur si një Bashkim Sovjetik i ri. Nga ana tjetër, megjithëse është bërë kanakar i së djathtës radikale italiane, i detyrohet (në mënyrë paradoksale) një ati fisnik të së majtës sonë për hyrjen e Vendit në shtëpinë evropiane. Qe Romano Prodi, në cilësinë e kryetarit të Komisionit,që luftonte për t’arritur në vitin 2004, zgjerimin e BE ndaj “jetimëve” të BRSS, me një nxitim t’urdhëruar sigurisht nga synime të lëvdueshme por paralajmëruese të përfundimeve të diskutueshme. “Në vend që të shkruheshin rregullat e reja institucionale të Bashkimit para se t’i hapnim dyert të ardhurve të rinj, i ftuam t’i shkruanim së bashku me ne dhe disa Vënde që nuk kishin tradita evropeiste dhe ishin më shumë të interesuar për të ruajtur xhelozisht sovranitetin e tyre kombëtar”, ka vërejtur vite më parë në këtë gazetë Sergio Romano.
Ideja ishte që mirëqënia ndërmjet dy pjesëvedo të nivelohej me shpejtësi. Zhgënjimi si pasojë e dështimit të sajka qenë benzina m’e mirë eOrbanit, që nga 2010 ka ndryshuar në kah autoritar Kushtetutën dhe është bërë pika e riferimit të grupit të Vishegradit, armik i çdo rindarjeje të të mërguarve ndërmjet Vëndeve të Bashkimit: objektivisht një kundërshtar i frikshëm i Italisë në një nga kartelat tona më të hajthëta; por, për një tjetër paradoks, i mbrojtur skajshmërisht nga disa sovranistë që sodisin parësinë e italianëve. Arsyeja e kësaj mbrojtjeje të vullnetëshme është se, nëse Orbani do t’a kalonte pa dëm vërtetonte që Bashkimi është një Mosbashkim, një banesë e lirë të konfederuarish që nuk bashkëndajnë as edhe një antenë parabolike në ujdi për t’ardhmen e që Evropa do të kthehej ajo e atdheve të vogla, e dashur për atë që nuk ka kuptuar se bota e globalizuar nuk ka sustën e mbështjelljes së shiritit të trupëzuar në vete.
Natyrisht, ndalesa e fondeve të Recovery-t do të gjente justifikime mëstrukturore se omofobia ligjore e Orbanit. Komisari italian Paolo Gentiloni ka përmendur korrupsionin, hyrjen në informacionet, pavarësinë e drejtësisë, kontrollin e tenderave publikë: të gjitha nerva të zbuluara të një demokrature që ka nënështruar prej kohe gjykatës e gazetarë e qëështë nën shqyrtim për përqindjen e lartëklientelare të artikullimeve të saj institucionale. Dy praktikat vrapojnë paralelishtedhe se do t’ishte hipokrite të mohohej që e para mund të ndikonte rëndë vlerësimin e së dytës. Udhëkryqi qëndron pikërisht këtu tani. Për të parën herë, ndoshta të bashkuar nga ankthi i një viti e gjysmë pandemie, evropianët japin përshtypjen se kanë kuptuar se përse bëhet fjalë: të infektojnë me të vërtetë, me kulturën liberale të të drejtave, edhe atë gjysmë të Bashkimit të mbetur mbrapa apo të përgatiten për një Eurodalje deri tani të pamenduar, një Bashkim që të dalë nga krijesa e palumtur e projektuar në 2004, e të gjindet pak mëi vogël mbi rruzull, por shumë mëi fuqishëm e mëi lidhur. Përpara se të dorëzohet duhet të ketë ndjekur deri në fund shpresën më të madhe: që vëllezërit tanë të Lindjes të lirohen nga tiranitë e mbuluara, ndjekëse të tiranisë së madhe sovietike, duke zbuluar se bancomati nga i cili kanë marrë deri tani në mënyrë të pavetëdijshme, të ketë një fjalë kyç për ta tepër gjatë të penguar. Dhjetë shkronja:demokracia.
“Corriere della Sera”, 9 korrik 2021.
[1]Ossimoro është një figurë retorike që qëndron në vënien pranë, në të njëjtën fjali, të dy fjalëve që shprehin koncepte krejtësisht të kundërta. (shënim i përkthyesit)