• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkencëtari që u bë i famshëm pa rendur pas famës

July 10, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

John Goodenough, (Xhon Gudinaf) i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 2019 në moshën 97 vjeçare, mposhti shumë vështirësi në jetë dhe arriti të jepte aq shumë për shkencën dhe njerëzimin. Shpërblimin nuk e kërkoi kurrë në reklamimin e vetes dhe marrjen e çmimeve, por vetëm te arritjet shkencore. Në kohën e sotme kur vetëreklama dhe marketingu nuk njohin kufi, ai është shembulli që tregon se reklama dhe madhështia e njeriut janë dy gjëra të ndryshme. Edhe nëse nuk ju kanë rënë rasti ta njihni apo nuk e keni dëgjuar emrin Xhon Gudinaf, produktet e punës së tij i keni në duar për çdo ditë.

Bateritë mund të jenë një artikull të cilit nuk i kushtojmë shumë vëmendje por pa to jeta jonë e përditshme dhe e gjithë bota moderne nuk do të ekzistonte. Ato janë në qendër të kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore në laboratorë të firmave të mëdha industriale, universiteteve dhe natyrisht sektorit komercial. Qysh nga viti 1800 kur Alessandro Volta shpiku baterinë e parë, njerëzimi ka qenë në kërkim të baterive që janë të sigurta, të fuqishme, të lehta, punojnë shpejt dhe nuk janë të kushtueshme. Materialet e përdorura për anodën, katodën dhe elektrolitet përcaktojnë sasinë dhe shpejtësinë e joneve që përbën në thelb fuqinë e baterisë. Roli i John Goodenough (Xhon Gudinaf) në përditshmërinë tonë është i pakontestueshëm. Nobelisti për baterinë me jone litiumi ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare. Në 2019 John ishte bashkëfitues i Çmimit Nobel në Kimi për rolin kyç në arritjen e shpikjeve që çuan te bateritë e rikarikueshme të cilat janë të kudogjendura në pajiset elektronike dhe hibride. Atë vit ai ishte 97 vjeç dhe hyri në histori si njeriu më i moshuar që ka fituar çmimin prestigjioz. Përpara se të përzgjidhej si laureat, Dr. Goodenough ishte relativisht i panjohur në qarqet akademike dhe nga gjigandët komercial që e shfrytëzonin punën e tij. Në laboratorin e Universitetit Oxford ai pati sukses në krijimin e baterisë që më vonë pushtoi botën me telefonat e dorës, dhe tableta kompjuterike, veç pajisjeve që shpëtojnë jetë si defibrilatorët kardiologjik dhe automjeteve elektrike si Tesla, që çojnë në zbutjen e efektit të ndryshimit të klimës.

Për sa i takon historikut të baterive, ecuritë teknologjike kanë ndodhur hap pas hapi dhe në sajë të një numri të madh shkencëtarësh dhe teknikësh për vite me radhë. Por Dr. Goodenough është ai që ka krijuar hallkën lidhëse në kimi, fizikë dhe inxhinieri në shkallën molekulare. Ai nuk mori përqindje të pagesave për punën e tij në fushën e Teknologjisë së baterive veç rrogës së gjashtë dhjetëvjeçarëve si shkencëtar dhe pedagog në MIT ( Instituti i Teknologjisë Masaçusets) në Oksford dhe Universitetin e Teksasit. Ai madje nuk rezervoi as të drejtat ekskluzive dhe ua jepte patentat e shpikjeve kolegëve si dhe i dhuronte donacionet që fitonte për kërkime dhe bursa. Edhe pasi arriti moshën 90 vjeçare Goodenough ishte aktiv në punën e tij për një “superbateri”. Ai thoshte se kjo do të bënte të mundur ruajtjen e energjisë së erës, atë diellore dhe bërthamore që do të revolucionalizonte rrjetin elektrik dhe transportin.

Jetën e tij e përshkruan në librin me kujtime “Dëshmitar i Madhështisë” “Witness to Grace” (2008) I ardhur në jetë si fëmi i padëshiruar i një profesori të teorisë së fesë në Yale University dhe një nëne me të cilën nuk e pati kurrë lidhjen mëmë-bir, atë e dërguan në një shkollë private në moshën 12 vjeçare. Vuante nga disleksia, dhe iu desh që më shumë durim dhe punë të jashtëzakonshme të kapërcente vështirësitë për të lexuar. Studioi Latinisht, Greqisht dhe u specializua në shkencat matematikore në Yale dhe pastaj në fushën e meteorologjisë prej nga vazhdoi në degën e fizikës ku u doktorua nga University of Chicago (Universiteti i Çikagos) 1952. Gjatë atij dhjetëvjeçari ishte pjesë e ekipit të MIT – nismëtar për memorien kompjuterike (RAM), shkruhet në nekrologjinë e tij. Në vitet 70 shkoi në Oksford ku jepte mësim dhe njëherit filloi hulumtimet për teknologjinë e baterive në laboratorin e kimisë. Duke përmirësuar vetitë e baterive me litium si elektroda negative, ai arriti të përdorte me sukses jonet e litiumit duke krijuar bateri të rikarikueshme që mundësonte përdorimin e tyre në sfera të reja dhe më shtrirje të gjerë që nga pajisjet elektronike e mjekësore deri te automjetet dhe rrjeti i komunikacionit.

Shkencëtarët e quajtën “bateria që shpëtoi botën”. Sipas nekrologjisë të publikuar në shtyp, për këtë shpikje nuk pati interesim fillimisht, madje Oksfordi nuk pranoi të lëshonte patentën për këtë zbulim të tij. Por ndërkohë në Japoni dhe Zvicër po dilnin me sukses teknologji që kombinonin litiumin me grafit karboni. Në 1991 Sony ishte kompania e parë që e kuptoi vlerën fitimprurëse dhe potencialin për shumë aplikime të zbulimit të Goodenough. Laboratorët e zvogëluan madhësinë e baterisë rimbushëse e cila hyri në prodhim masiv duke sjellë një revolucion në telefonat mobilë si edhe në rrjetin e komunikacionit.

Xhon Gudinaf u lind në Gjermani në 25 Korrik 1922. Ishte i dyti nga katër fëmijët e Ervin dhe Helen Goodenough. Kur Xhoni ishte foshnjë, familja u kthye në Amerikë pasi babai përfundoi studimet në Oxford dhe filloi punë si pedagog në Yale. Në nekrologjinë e tij thuhet se marrëdhëniet me prindërit ishin të ftohta. Për shkak të problemeve nga disleksia, Xhon konsiderohej nxënës i dobët. Studimet rigoroze dhe standardet e larta mësimore në Groton School në Masaçusets dhe Yale i dhanë një bazë të fortë disipline në jetë. Doli me rezultate të shkëlqyera në shkollën e mesme dhe fitoi bursë për Yale. Në 1943 u mobilizua në Forcat Ajrore Ushtarake. Pas luftës, iu dha bursë nga qeveria amerikane për të studiuar fizikë në Universitetin e Çikagos. Mori shkallën e parë shkencore në 1951 dhe një vit më vonë doktoraturën. Ka shkruar tetë libra dhe mbi tetëqind artikuj në revista dhe buletine shkencore. Ai ishte 100 vjeç kur ndërroi jetë në 25 qershor në Austin, Teksas.

May be an image of 1 person

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

44

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti

Independence Day and the commitment to the values we share

July 4, 2023 by s p

Rafaela Prifti

Sokol Paja/

What started as a unanimous adoption of the Declaration of Independence on July 4, 1776 by the Continental Congress, gave rise to a revolutionary war and the birth of a nation. This is the 247th year of an annual celebration. The activities of observing the holiday across the nation include parades, concerts, fireworks display, family cookouts and more. The fanfare might be showy and grand but the meaning is clear and straightforward for all of us – it is a celebration of a country built on ideas of equality and principles of “life, liberty and the pursuit of happiness”. Such words carry significant weight and are never to be taken for granted particularly at the time of democratic backsliding and increased erosions on equality.

The first readings of the Declaration were made in Philadelphia squares and met with bonfires and the ringing of bells. No other holiday is so intricately linked with a document and consequently its power. From a young age and through most of our lives, we are used to seeing it appear in textbooks, reproduced in museums, presented in libraries and shown in works of fiction and nonfiction. Each time and in every appearance the Declaration of Independence makes a powerful statement about us. The Founding fathers wrote a document that announced the expressed desire of a people to be freed from their ruler. In early 20th century, Vatra’s founders recognized their shared commitment to the same ideals that inspired the hearts of many patriots and fueled the Albanian national movement for independence. At the end of that century, the fulfillment of human aspirations was at the basis of Kosova’s war for freedom that led to its liberation in 1999. Two American statesman, respectively, President Wilson and President Clinton have advocated for and played a major role in the history of Albania and Kosova. The 42nd President, who is currently in Albania, was honored for his part in bringing peace and stability to the Balkan region.

The path forward is laden with challenges for Albanians in the Balkans. In the ongoing battle that requires hard work and dedication, Albanians honor the long-term friendship with America rooted in the commitment to the principles outlined in a forward thinking document adopted in 1776.

In the course of the activities you may have planned for today, it might be prudent to read the Declaration of Independence, which is pivotal in the history of the United States and the history of democracy.

God Bless America!

God Bless the Albanian nation!

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti, Sokol Paja

Flutura Kusari, mbrojtëse e gazetarëve, vihet në shënjestër të komenteve dashakeqe 

June 21, 2023 by s p

Flutura Kusari

Rafaela Prifti/

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave në Qendrën Evropiane për Lirinë e e Shtypit dhe Mediave, është vënë në shënjestër të komenteve ofenduese për denigrimin e figurës së saj. Një nga profesionistet më në zë të rajonit për fushën e saj, këshilltarja ligjore me origjinë nga Kosova është mbrojtëse elokuente e së drejtës së mediave dhe gazetarëve në një kohë veçanërisht sfiduese për mjetet e informimit në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Ajo i njeh sfidat e lirisë së shprehjes dhe të medias ndërkohë që këto ditë është vënë personalisht në shënjestër të fyerjeve në platformat mediale.

Pasi Flutura Kusari foli javën e kaluar në KTV për gjendjen dhe kushtet e rënda e të pasigurta në të cilat po raportojnë gazetarët në veri të Kosovës duke theksuar se përgjegjësia për mbrojtjen e tyre i takon shtetit, një analist që njihet si përkrahës i pushtetit komentoi jo për përmbajtjen e analizës së saj por për pamjen e jashtme. Postimi i tij në Facebook nxiti qindra komente me qendrime mizogjene, ofenduese dhe kërcënuese ndaj juristes. Reagimet që pasuan nga media online si Gazeta Reporteri.net. dhe shoqëria civile e organizata si “Qika” Gjinovci iu kundërvënë postimeve fyese. Së pari, deklaratat evidentojnë taktikën e zhvendosjes së vëmendjes nga brendia e problemeve tek pamja e jashtme e komentuesve si dukuri që dëmton interesat e vërteta të shoqërisë. Së dyti dhe shumë me rëndësi, të tilla komente për një grua, nënë, bashkëshorte synojnë të pengojnë përfaqësimin e grave në media.

Gazetarja Saranda Rama u shpreh se në pozitë të Flutura Kusarit gjenden edhe shumë gra tjera në Kosovë, “të cilat refuzojnë me qenë pjesë e emisioneve në media për shkak se publiku më shumë i komenton për pamjen se për atë çka deklarojnë.” Ajo tha se komentet e tilla janë plotësisht të pavend, si dhe frikësojnë gratë e tjera që të jenë pjesë e diskutimeve në publik.

“Gratë në media gjykohen për peshën, veshjen, flokët, jeten personale… E kam provuar vet dhe e kam parë këtë gjykim edhe tek shumë gra kolege. Gjykimi per pamjen e Flutura Kusari është plotësisht i pavend e si pasoje ka ndalimin e grave të tjera në paraqitje publike; është e rëndësishme që na me pa çdo ditë gra në media. Me devijime të  hundës, me flokë jo krejt të rregullta, me mbipeshë ose nënpeshë , me fustana firmato ose veshje të rëndomta – nuk ka rëndësi. Mjafton që të flasin me kompetencë ,” tha gazetarja Saranda Rama.

Leonida Molliqaj nga organizata “QIKA” bëri thirrje për t’i dënuar këto komente fyese dhe se i njëjti gazetar pati publikuar postim ofendues ndaj gazetares Dafina Demaku.

Flutura Kusari ka doktoruar për Ligjin Medial në Universitetin Ghent, Belgjikë, ka punuar për organizata të shoqërisë civile dhe është juriste në organizatën ndërkombëtare ECPMF për të përmirësuar legjislacionin në mbrojtje të lirisë së shprehjes. Ajo është vlerësuese e zëshme e punës së gazetarëve për informimin e publikut dhe vënien para llogarisë të pushtetarëve. E ftuar shpesh në intervista dhe programe televizive, Flutura Kusari ka kritikuar pa frikë tendencat autokrate dhe ligjet që synojnë të kontrollojnë mediat në Shqipëri siç ishte rasti i paketës ‘antishpifje” i AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) si edhe raste të tjera. Fushatat me synim denigrues testojnë kufirin midis lirisë së shprehjes dhe të drejtës për tu mbrojtur nga fyerjet. Liria e shprehjes nuk është licencë për të denigruar individin dhe nuk presupozon të drejtën e sharjes.   

Filed Under: Komente Tagged With: Rafaela Prifti

Dita e Babait por urimi për të është ndryshe

June 19, 2023 by s p

Vajzat Loreta, Julika, Rafaela Prifti/

Ditën e Babait mësuam ta festojmë kur erdhëm në Amerikë. Nuk e njihnim këtë ditë në atdhe dhe madje as në Europë. Çuditërisht, festa e 8 marsit në Shqipëri nuk na kishte bërë të pyesnim shumë përse nuk kishte korrespondencë mashkullore. Megjithatë ne ishim edukuar me një ideal barazie në familje ngaqë ishim rritur pa parë ndarje pune midis gjinive. Fjala vjen babai kishte talent edhe në kuzhinë por kjo nuk konsiderohej “punë femrash”. Ndërkohë që secila nga ne, tri vajzat, mund të priste drutë në oborr për sobën tonë me grykë të ngushtë si edhe të zbriste në bodrumin e pallatit për të ngjitur lart një krah me dru. Përveç lojërave me emra luftarakë si topa luftash etj dhe të tjera në fushë beteja të imagjinuara me kalorës të shpejtë e kuaj, ne ishim aktive në sporte si futbolli dhe nuk ndiheshim aspak më pak se djemtë e lagjes sonë.

Megjithëse krejt e re për ne, Festa e Babait na hyri në zemër menjëherë. E diela e tretë e muajit qershor me mot të ngrohtë na ftonte të dilnim në piknik festiv në parqe, restorante, shfaqje në natyrë apo në auditore për të parë Rean në ansamblin e tipi-tapit në Greenwich Village. Ushqimet kishin prioritet e tyre sepse babai ishte i njohur për oreksin e mirë, por ne kishim dëshirë edhe t’a befasonim me dhurata të cilat i zgjidhnim me tematikë të veçantë. Në fillim, këmisha e kravata me flamur shqiptar apo me ngjyrat e flamurit, pena të bukura të bëra me porosi, bluza të stampuara, çorape me dizajno e vizatime nga udhëtimet e ndryshme, vera të posaçme ishin disa nga zgjedhjet e preferuara. Pastaj, filxhanë kafeje me personazhe nga librat e përkthyer nga babai si Princi i Vogël i Antuan Ekzyperi. Një vit gjetëm një porcelan me maçokun e famshëm në kujtim të parathënies së tij për librin Liza në Botën e Çudirave. Disa herë zgjidhnim karakteret e përrallave të tij të paraqitura në pjata qeramike si Luani tek përralla Doktor Ariu e kështu me radhë.

Krijimet e tij na pëlqenin fillimisht si histori pastaj edhe për moralin e fabulës. Për shembull, te kjo përrallë mbreti i xhunglës kishte këputur mish, një dukuri fare e rëndomtë, por mjekët rreth tij duke menduar se luani duhet të kishte një komplikim të rangut të tij elitar vinin rrotull pa mundur ta ndihmonin pacientin. Një doktor pa grada dhe tituj si Ariu e shëroi Luanin, mbretin e kafshëve, duke ju dhënë një mësim lexuesve të vegjël e të mëdhenj. Babai thoshte se përrallat janë shumë të vështira për tu shkruar sepse lexohen nga fëmijët por duhet të pëlqehen e shijohen nga të gjithë. Me kohë e kishim kuptuar se ai pyetjeve tona të shumta fëminore u përgjigjej me mjeshtëri të paparë në përralla e rrëfime të arritura artistikisht.

Përzgjedhja e një kartoline speciale apo humoristike kishte efekt në festimin tonë të përbashkët me babanë. Edhe kartolinat me muzikë e melodi të njohura e të pëlqyera prej tij ishin të preferuara sepse sillnin kujtime nga vizita dhe shëtitje turistike nëpër botë. Pjesa më e bukur e ditës ishte hapja e dhuratave dhe leximi i kartolinave, të cilat ishin produkte që nuk gjendeshin në treg sepse ishin krijuar nga vajzat e tij. Ne prisnim reagimin dhe komentet e tij, shprehjen e fytyrës dhe sidomos buzagazin. Leximi i kartolinave ishte pika kulminante, jo vetëm se aty kishim shprehur ndjenjat tona për të, por më tepër për të dëgjuar interpretimin e tij me diksion mjeshtëror. Ai dinte t’i vlerësonte të gjitha me mençuri filozofike por edhe me modesti e humor.

Urimi këtë vit është i veçantë sepse për herë të parë nuk do ta dëgjojmë të interpretuar nga zëri i babait tonë të dashur por ndihemi me fat që do lexohet nga ndjekësit e veprave të tij që gjatë këtyre ditëve kanë shprehur me aq bukuri dhe emocione vlerësimin dhe adhurimin për babanë tonë dhe për shkrimtarin Naum Prifti!

Filed Under: Kronike Tagged With: Naum Prifti, Rafaela Prifti

US to rejoin UNESCO to counter China’s influence

June 14, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

UNESCO announced Monday that the United States plans to rejoin the specialized agency of the U.N. The announcement was hailed as “a historic moment for UNESCO” by its Director General, Audrey Azoulay. The Biden administration says the U.S. is formalizing the plan to return to the U.N.’s educational and scientific organization after a five-year absence. The motivation stems from concerns that China is ‘filling the gap’ in UNESCO policymaking particularly with regard to technology and artificial intelligence.

The decision is a big boost to the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. A vote by member states is expected in the coming weeks. It would seem to be a formality given the resounding applause as the announcement was made at the agency’s Paris headquarters. No objection to the return of a country that was once its single biggest funder. Prior to the withdrawal, the U.S. contributed 22% of the agency’s overall funding. UNESCO’s annual operating budge is $534 million. The U.S. and Israel stopped financing UNESCO after it voted to include Palestine as a member state in 2011. In 2018 the Trump administration withdrew from the agency altogether, citing long-running anti-Israel bias and management problems. AP news reports that while Palestinian membership in UNESCO triggered the U.S. fallout with the agency, its return is more about China’s growing influence.

The Biden administration has already requested $150 million for the 2024 budget to go toward UNESCO dues and arrears. The US will have to pay more than $600 million accumulated in back dues. The US officials said that the decision to rejoin UNESCO is just the latest example of the U.S. deciding it can do more to counter China by actively engaging in U.N. institutions rather than sitting on the sidelines.

The Paris-based body was founded on November 15, 1945 with the mission of promoting world peace and security through international cooperation in education, arts, sciences and culture. It is known for its Word Heritage Program and various other projects on climate and environment.

Sources: UNESCO Press Announcement, AP News

Filed Under: Reportazh Tagged With: Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë
  • “Rrobat e mbretit”…
  • Kosova midis kujtesës, rezistencës dhe diasporës në veprën e profesor doktor Roland Gjinit” Pavarësia e Kosovës, Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ (1981–2008)”
  • Mitrush Kuteli, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX
  • We are proud to announce the election of the MAASBESA Board of Directors for the 2026-2028 term
  • Letër e Lumo Skëndos viti 1908 drejtuar Jani Vretos dhe botuar te gazeta “Rrufeja” (1909)
  • KUFIRI SHENDETIT DHE SËMUNDJES
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT