• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKODER, MUZEUMI KUNDER HARRESES

September 29, 2014 by dgreca

Muzeumi në Shkodër – akuze e krimeve komuniste në Shqipëri:Nji “catharsis moral” për të gjithë/
NGA AHMET BUSHATI/
*Shënim i Prof.Sami REPISHTI: Fjala e mbajtun me rastin e inaugurimit të “Muzeumit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në qendër të qytetit të Shkodrës, më 22 shtator 2014, që ju lexues dhe lexuese do të gjeni në fund të kësaj “Hyrje”, ashtë mbajtë nga bashkëvuejtesi shkodran Ahmet Bushati, sot në moshen 85 vjeçare, por shumë aktiv. Duket se nevoja e madhe e mbrendshme e ka shtye atë me i hye nji ndërmarrje të randë, kockë-thyese, por të domosdoshme për atë, dhe e dobishme për të persekutuemët, si dhe të gjithë shqiptarët me vullnet të mirë.
Puna e Z.Bushati ashte nji ndërmarrje serioze që bahet me pengue harresën, harresën e madhe që ka mbulue vendin tonë për afër 23 vjet me rradhë, e që rrezikon jo vetëm shuemjen e efekteve shkatërrimtare,kriminale dhe asgjasuese të ish-rregjimit komunist në Shqipëri, por akoma ma keq rrezikon rivlerësimin, ringjalljen dhe eventualisht përseritjen e atij kobi të zi që mbuloi vendin tonë për ma shumë se 45 vjet të gjata, ndoshta me nji emën tjetër, nji formë tjetër, nga të tjerë kriminelë, por që në thelbin e vet përmban të njajtën substancë: lindë nga gënjeshtra, ushqehet me urrejtje e hakmarrje, dhe,qëndron në kambë me dhunë e mjete jashtë-ligjore – ashtu si “diktatura e proletariatit” që shnjerëzoi njerëzimin, krijoi nji shoqëni të çoroditun, përqafoi vorfëninë dhe ofroi vetëm urinë për masat e shtypuna..
E gjithë përpjekja e mbar nji populli,e gjithë djersa e punonjësve në shërbime argat për Qeverinë u shpenzue me mbulue dëfrimet e “klasës së re”, parazite dhe injorante, dhe me ndërtue projekte të çmenduna si 700.000 bunkerët, armatimet marramendëse, sot objekte muzeale,mobilizimin pa fryte të popullsisë për mbrojtje të vendit…nga “mullinjtë e erës”! Sepse, sot dokumentimi diplomatik konfirmon të kundërtën e propagandës komuniste. Shtetet e Bashkueme të Amerikës, “armiku kryesor”, nuk ka komplotue kundër “Shqipërisë”. Ky “armik kryesor” ka qenë, në fakt, “armik” i klasës sunduese, i PPSH-së uzurpuese e pushtetit të vendit dhe e aktivistëve të çmendun që torturuen nji popullsi të tanë për nji gjysëm shekulli në nji atmosferë paligjëshmënie…!.
Ka qenë pikërisht në këto kushte të vështira që legjione qytetarësh gjetën guximin e jashtëzakonshëm me i thanë JO! diktaturës ë diktatorit, dhe me rrezikue arrestimin, torturën, dekada të gjata në burgje e punë të detyrueshme në moçalet e shumëta e minierat e largëta në zonat ma malore të Shqipërisë. Shumë u pushkatuen, shumë u burgosën, u internuen, u izoluen…dhe sot rrezikojnë vdekjen e dytë: harresën! Sepse ekziston nji fenomen negativ në shoqëninë shqiptare sot: ashtë indiferenca mbytese; bahet sikur nuk shikohet, nuk ndigjohet, nuk dihet gja as që dëshirohet me ditë….Kjo ashtë smundja sociale që lejon përsëritjen e së keqes në nji popullsi pa kujtese! Muzeumi i ri ashtë nji dëshmi e pakundërshtueshme e diktaturës komuniste në Shqipëri!
Kundër këtij fenomeni ngrihen monumente: kujtime dëshmitarësh, libra, përmendore dhe sidomos muzeume. Muzeumi i të përndjekurëve në Shkodër kryen këtë shërbim: lufton harresën, ashtë përmendore e gjallë e të gjithë atyne që kanë vdekë e që rrezikojnë sot vdekjen e dytë, harresën. Për këtë shërbim të madh njerëzor e kombëtar, Ahmet Bushati ka punue për ma shumë se katër vjet me kambëngulje, me projektue dhe me grumullue materialet përkatëse, dhe vendosjen e tyne në ambiente përkatëse pa ndryshime, elementët origjinalë të realitetit të hidhun: gropë e zezë, e lagshtë, e errët, pa ajr ose mbushun me qelbësinë; gjithçka që mendja e mbrapshtë e xhelatit komunist projektoi me ba jetën e viktimave sa ma të vështirë që të ishte e mundun. Në Muzeumin e ri të Shkodrës shihet tani me sy vendi i ngjarjes, ndigjohet me veshë dnesa e dalun nga ai varr i errët. Për vizituesit, eksperienca do të jetë tronditëse; por shpresohet që kjo tronditje do të nxjerrë nga gjumi i randë i letargjisë mbytëse të gjithë ata që ruejnë në vetëvete bërthamën e njerëzimit, e vëllaznimit me të gjithë, pa dallim, pa përjashtim.
Ashtë ironi e fatit për vendin tonë të pafat që ndërsa në Shkodër ngrihet Muzeumi për dokumentimin e krimeve komuniste në Shqipëri, në qytetin e Gjirokastrës –viktima e parë e terrorit komunist të çetave ilegale- zhvillohen manifestime publike me kangë partizane, fjalime kërcënuese dhe pllakata me portretin e kryekriminelit komunist, përgjëgjsi kryesor i krimeve në vendin tonë, E.Hoxha. Dy Shqipëri të ndryshme në këtë botën tonë; apo dy botë të ndryshme në këtë Shqipërinë tonë? Nji pyetje që nuk duhej të ekzistonte, por që ekziston sepse krimi komunist nuk u denoncue, shtypja dhe vuejtjet u harruen sikur të mos kishin ngja fare. Muzeumi i ri në Shkodër ashtë nji përpjekje serioze me mbushë këtë boshllëk, nji përpjekje serioze me luftue harresën, e me mbajtë të gjallë kujtesën e ditëve të ferrit…të paktën në nji qytet të atdheut tonë.
Le të jetë ky Muzeum i ri “…një gur i fortë themelitë nji demokracie të vërtetë që aspirojmë me ndërtue!” (Sami Repishti, ish i burgosun politik)
***
FJALË E MBAJTUN ME RASTIN E PËRURIMIT TË MUZEUMIT TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT NË SHKODËR
Z. Kryetar,
Të nderuar pjesëmarrës!
Do ta konsiderojmë të madhe e fatlume këtë ditë që ban të mundun kthimin në muze të një prej ish-burgjeve ma të tmerrshëm e simbol të komunizmit, i quejtun prej popullit gjatë pesë dekadave me radhë “Burgu i Sigurimit”, vendi ku u kryen krime nga ma monstruozet e të pandigjuemet mbi qytetarët ma te dalluem që kishte Shkodra në atë kohë, mbi përfaqësuesit ma të shquem të patriotizmit, kulturës, të traditave tona të mrekullueshme, si dhe mbi perfaqsues të besimeve fetare.
Ngjarjet e ndodhuna mbrenda këtij “ish-burgu” disi të vogël për nga përmasat, por ferr i vërtetë për qindra e qindra viktima të tij, njerëzve të sotem mund t`u duken si ngjarje të ndodhuna shekuj ma parë, e jo ngjarje qe u perjetu në mes të shekullit të kaluem e pikërisht fill mbas një lufte që popullit tonë i pat kushtue aq shumë sakrifica, gjak të derdhun për liri, jo që Shqipëria me atë rast, e në mënyrë ma të pameritueme, të binte pré e nji prej diktaturave ma të egra që njerëzimi kishte njohë deri atëherë.
Koha kur ngrihej ky burg famëkeq, do të përkonte me ngjarjet fill mbas “Kryengritjes së Postribës”, me atë kohë të mbushun me shumë frikë e trishtim, sa qe shumë qytetarë të Shkodrës të mos e banin të qetë gjumin e natës.
Tue mos llogaritë “Burgun e madh” të Shkodrës të mbushun qysh dy vjet ma parë me ish-zogistë e të rinj ballistë, mbas ngjarjeve të Kryengritjes së Postribës, pushtetit komunist do t’i dilte nevoja që për të 1200 të arrestuemit e atyne ditëve, të kthente në burgje plot 13 ndërtesa të mëdha publike e private, prej ku të burgosunit e tyne simbas radhës e si nëpër vrimë të gjylpanës, do të përshkoheshin nëpër këtë burg. Me tortura shumë të randa fizike e presione morale, do te kërkohej nga viktima te pranontepara hetuesve kriminelë e sadistë të Sigurimit akuza për pjesemarrje ne ngjarje që nuk kishin ngjafare. Fantazi djallore!
Ishte pikërisht ajo kohë kur një Shkodre do t’i kërkohej të paguante haraç per historinë e saj të shkrueme qysh prej njëzet e tre shekujsh ma parë, qysh atëherë kur ajo kishte pasë qenë qendër e një Ilirie të madhe që na krenon, dhe për kete duhej vra në të gjithë qenien e saj, përfshi të tashmen e të ardhmen.
Nëse Stalini 30 vjet ma parë do të porosiste të gjitha degët e GPU-së ruse që “…kundërshtarët t’i rrihnin deri sa ata të pohonin krime që nuk ishin kryer asnjëhere”, Enver Hoxha nga ana e tij (me anë të një shkrese 91/3) do të porosiste të gjitha “Degët e Punëve të Brendeshme”: “Të mblidhni rreth vetes sa më shumë injorantë, fshatarë e çobenj, për t’i përdorur si të doni në emër të vijës së Partisë”, dhe Koçi Xoxe me atë rast, si Ministër i Brendeshëm, do të dërgonte në Shkodër kontigjentin ma kriminal që dispononte, me në krye xhelatin sadist të Shkodrës Zoi Temelin,me xhelatët tjerë si Maqo Lakrorin, Sirri Çarçanin, Ali Xhungën, etj.
Nji nga “prétë” ma të para të diktaturës në atë kohë do të ishin intelektualët me formim perëndimor e patriotik, mes të cilëve edhe disa të papërsëritshëm për kulturën e gjanëqë kishin, e që si elemente të pakonformuem me komunizmin, do të vriteshin njeni mbas tjetrit, ose të dergjeshin për vite të tana mbrenda burgjeve të diktaturës.
Për nivelin e naltëkulturor që kishte Shkodra në atë kohë, studiuesi Mehmet Elezi, me rastin e promovimit tënji libri tim kujtimesh, do të shprehej: “Se me njerëzit e kulturës që kishte Shkodra në atë kohë, do mund të ngrihej një akademi e vërtetë e shkencës dhe arteve të bukura, meqë Shkodra si moshatare që ishte me Romën e Lashtë, detyrimisht që do të kishte edhe asi familjesh të mëdha që ma fort se për titujt ato do të meritonin ma shumë për virtytet e tyne njerëzore, si edhe për vlerat përfaqësuese të identitetit tonë kombëtar që mbartnin, përçka një ditë do të baheshin objekt i luftës ma të egër nga ana e komunizmit, e që me kalimin e kohës gazi do t’u kthehej në lot e vllaznimi i tyne tradicional në luftë klasash e dasi”.
Për shumë vite me radhë, pjesë e këtij ish-burgu kanë kenë edhe tregtarët, sidomos tregtarët e mëdhenj të Shkodrës, të cilët qe prej nji ose dy shekujsh ma parë, bashkë me mallin kishin sjellë prej Europes në Shkodër edhe kulturë, tue i dhanë toneqytetnuese jetës së qytetit tonë. Përkete regjimi komunist, në emën të të ashtuquejtuneve “spekulacione të luftës”, jo vetëm që do te grabiste gjithë mallin e shumtë që kishin grumbullue, por edhe do t’i nxirrte nga shtëpitë e tyne të mëdha stergjyshore, me i përplasë për vite të tanë ndër ambiente të pabanueshme shtëpijash të hueja.
Gjithë ata qytetarë patriotë e të nderuem që komunizmi po i vriste e i mohonte Shkodrës, shtëpi të mëdha e bujare, qërrënonte përgjithmonë, qindra diploma qëdigjete tue u tallë, jetesën e tanë nji populli qëe kthente në mjerim, e lirinë në tirani,–pa mungue edhe Kosovën, andrrën shekullore të shqiptarëve qëEnver Hoxha me shokë, për qëllime ideologjike e personale ia dhuronin Jugosllavisë,–do të banin që nëpër këtë burg, vetëm gjatë vitit 1948 të kishte vend edhe për rreth 60 studentë idealistë të Gjimnazit të Shkodrës, përfshi edhe mue, kur mbrenda këtyne birucave do të qëndrojsha përgjithesisht i vetëm e nën torturë gjatë një viti e gjysmë, tue mos marrë as fare parasysh moshën time te re, e kontributin e pakursyem që kisha dhanë në kuadër të Luftës kunder okupatorit fashist.
Disa prej torturave të konsiderueme standard, të ushtrueme mbi viktimat e këtij ish-“Burg Sigurimi”, do të konsistonin në goditjen e viktimës me dru të fortë ose kërbaç të trashë; në varjen për shpatullash me anë litari të varun për hekura të dritares së qelise pak nën tavan; nëprivimin e tij nga e drejta me marrë ushqimin që familja ia sillte ditë për ditë, dhe gjithashtu edhe nga e drejta për të marrë ujë;pa folë edhe për shume lloje torturash morale të papërballueshme, për shumë prindër e bashkëshortë të nderuem, që do të shpiknin mendjet djallëzore të hetuesve kriminelë.Keto do të ishin disa prej torturave të ushtrueme mbi viktimat e asaj kohe, çka do të bante që disa prej tyne, me shpëtue prej mundimit të tyne e turpit, të nxitej ideja e vetevrasjes, tue shfrytëzue për atë qëllim çdo rrethanë që rastësisht u ishte paraqite;për shembull, rasti kur viktima të ishte ndodhë para një cope xhami me të cilin do të priste damarët e të vdiste; kur rastësisht të ndodhej pranë një mase “DDT”-je helmuese dhe gelltitte e helmohej; kur tue u kthye nga zyra e hetuesisë për në qeli të vraponte më qëllim provokimi vrasjen prej policit; kur tue perfitue nga dritarja e hapun e zyrës së hetuesit të fluturonte përmes saj e të gjente vdekjen e sigurtë ne sheshin e pergjakun, etj.
Torturë mbi çdo torturë ka kenë ajo e “hekurit të skuqun” mbi trupin e zhveshun të viktimës, si dhe thyemja e kockave të kupave të gjunit me çekan, torturë që dihet qe ka qenë ushtrue mbi avokatin Myzafer Pipa, me urdhen direkt te E.Hoxhes…!
Për të shpëtue nga vuajtjet e masipërme e poshtërimi, në Shkodër, do të kishte disa vrasje në ndeshje më Forcat e “Mbrojtjes Popullore”, si edhe disa dhjetëra vetevrasje, mes të cilave ajo e vëllazënve Kazazi, Rasim Gjyrezit, apo e Pjetër Shan Dedes bashkë me grue, etj.
Sollzhenicin, disidenti i madh rus, në krye të librit të tij të famshëm, do të shkruante: “Librin tim ua kushtoj atyne që nuk jetojnë ma, e se unë ende nuk i kam humbë të gjitha shpresat që mendjet njerëzore mund të mësojnë nga përvoja e popujve të tjerë, duke mos pasë nevojë që ta vuejnë atë, e se qëllimi i “Arkipelagut” asht ngritja e nji ‘catharsis moral’“që në rastin tonë e realizon nji muze si ky që sot kemi fatin ta përurojmë.
Me rastin kur ne po kthejmë në muze një prej ish-burgjeve me histori ma të veçantë torture e krimi, ne jo vetëm qe përpiqemi të shlyejmë një detyrim tonin ndaj ish-viktimave të shumeta të këtij ish-burgu ferr, por në të njëjtën kohëqofte edhe për pak çaste po mundohemi të “ringjallim” një kohë të shkueme me ngjarje e njerëz, sot në prag të një harrese të plotë, me imazhet e trishtueshme të 137 viktimave qëmbrenda këtij burgu, dikur patën nxjerrë frymët e fundit mes mundimesh të mëdha, në vetmi, e ne pamundësi të linin amanet një fjalë për mbasardhesit, një amanet për familjet e tyne të pikëllueme. Me këtë rast na shfaqen për një moment edhe imazhet e trishtueshme të atyne 601 të tjerëve, që dikur simbas radhës e drita në të dalë, me pranga ndër duer, dhe të lidhun me litarë trup për trup, të rrethuem së afërmi nga policë me automatikë ne duer, do të ishin të detyruem që me kambët e tyne te dobesueme nga vuejtja, të shkonin drejt vdekjes, drejt të përhereshmit “Muri i Zallit te Kirit” ku dhe përfundimisht do të pushkatoheshin-sakrifica te pafajshme ne altarin e Lirise!
Le te urojmë së bashku që kjo ditë e madhe e ky rast i veçantë për të gjithë ne, jo vetëm të jetë një ditë homazhi ma të thellë për gjithë viktimat e Shkodrës si zonë, por edhe për viktimat e komunizmit të të gjithë Shqipërisë, e që si e tillë, le të shërbejë jo vetëm me shërue plagët, por edhe si një gur i fortë në themel tënjë demokracie të vërtetë që aspirojmë me ndërtue. Deshmi e Kujtese!
Shkoder, 22shtator 2014(Ahmet Bushati)

Filed Under: ESSE Tagged With: Ahmet Bushati, kunder Harreses, Sami repishti, Shkoder-Muzeu

“Shenjtenia e Juej: Miresevini ne trojet tona arbenore!

September 19, 2014 by dgreca

Shkruan: Prof. Sami Repishti/
Ridgefield,CT. USA.- Sot, kam kenaqesine qe, si shqiptar mysliman, me jepet rasti me pershendete ardhjen e Atit te Shenjte, Papa Françesku, ne trojet tona arbenore:
Shenjtenia e juej: Miresevini ne Shqiperine tone, atdheu i te gjithe shqiptareve!
Shqiptaret kudo qe jane, dhe pa dallime konfesionale, ju presin me mirenjohje per gjestin tuej fisnik, dhe me shpresen se vizita e juej do te forcoje besimin e tyne per nji te ardhme ma te mire. Vizita e juej konsakron randesine e se kaluemes sone tejet tragjike, fisnikerine e frymes sone vellaznore nderfetare, perkrahjen e Selise se Shenjte per klerin e besimtaret katolike shqiptare –shembuj te shkelqyeshem te kushtimit tyne per fe e atdhe- dhe perpjekjet tona te perbashketa me ndertue
“Nji Shqiperi me Zotin, dhe per njeriun”.
Lidhjet e vendit tone me qytetnimin “christianitas” te Europes jane te vjetra; ata gjallojne qe ne vitet e para te evangjelizimit me shenjtet Pal dhe Andre. Ashtu si tregojne etnit e hereshem te Kishes, me gjakun e martireve iliriane u hodh “fara” e krishtenimit ne Ilirine e moçme, Shqiperia e sotme. Kjo “fare” dha frytet e saj ne Shqiperi, dhe i dha Kishes Katolike Apostolike Romane”kater Pape me zanafille shqiptare”, -simbas gazetes “L’Osservatore Romano”–nji kontribut qe na ban te gjitheve, dhe me te drejte, me qene krenare:
Papa Shen Eleutheri (175-189 AD);Papa Kajus (283-296 AD);Papa Gjoni IV (640-642 AD);Papa Klementi XI (1700-1721 AD) i cili,perkrah sherbimeve pastorale dhe forcimit e unifikimit te Kishes se Romes, u kujdesue shume edhe per atdheun e te pareve te ti, Shqiperine tone. Kuvendi I Kombetar Shqiptari njohun si Kuvendi i Arberit (1703). i nxitun prej tij, u ba pikenisja e nji levizje te panderpreme te “shqiptarizimit” te funksioneve dhe kuadrove kishtare, dhe fuqi mbeshtetese e zgjimit tone kombetar shqiptar.
Gjate shekullit XV, u shkrue epopeja madheshtore e herojt tone kombetar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, perpjekjet e te cilit me mbrojte Shqiperine e Kishen Katolikei dhane atij titullin “athleta Christi” dhe “mbrojtes i Krishtenimit”. Gjate 25 vjeteve te luftes se panderpreme, rezistenca e shqiptareve -ne nji kohe kur nuk ekzistonte “shteti” por “Kisha”- ka qene e organizueme dhe e mbeshtetun fuqimisht nga hierarkia e Kishes Katolike ne Shqiperi. Simbas Imzot Fan S.Nolit, organizimi kishtar ne ipeshkevi e famulli zevendsoi ate shtetnor te prefekturave dhe komuneve, dhe drejtohej nga klerike katolike, te kryesuem nga Ipeshkvi Pal Engjelli, i Durresit. Ne ato dite te veshtira, Selia e Shenjte ka qene mbrojtesja ma konsekuente e luftes se shqiptareve per pavaresi, ne perleshje me ushtrite invaduese te Perandorise Otomane.
Te larguem nga qendrat urbane, popullsia katolike e strehueme ne krepat e malesive tona, atje “ku pula han gur”, ruejti pavaresine e vet, te vendit e te fese, per pese shekuj me rradhe, perhere besnike te Selise se Shenjte. Kjo lidhje e ngushte shume shekullore tregoi fortesine e saj veçanerisht gjate dekadave fatale te terrorit komunist ne Shqiperi, qe nuk njohu as deshi te njohe te kaluemen e vendit tone. Sot, e lodhun, e me kujtesen e diteve te veshtira, popullsia katolike shqiptare, “Lleshrat e Markrat” e Veriut qe i shpetuen masakres komuniste, gjeten forcen e mjaftueshme me u ringjalle, me u organizue, dhe melulezue si asnji here ma pare. Fatmiresisht, me 25 prill 1993, me viziten e Atit te Shenjte Gjon Pali II ne Shqiperi, u rimekamb hierarkia e Kishes Katolike. Me 19 shtator 2003, u lumenue krenaria e jone, Nana Tereza- qe shpresojme te shenjtenohet nga Kisha!-, u naltesue ne poziten e Princit te Kishes i shumevuejtuni Mikel Kardinal Koliqi,-tue lane vendin te hapet per nji kardinal te ri shqiptar!-u plotesue proçesi dioçezian i kanonizimit te katerdhete martireve te vrame egersisht nga rregjimi i terrorit komunist, “deshmitare guximtare te kambenguljes me mbrojte fene!”. Kisha Katolike Shqiptare mbijetoi, u ngrit dhe u rrit çdo dite. Sot, ky Lazarus i shekullit tone na gezon te gjitheve!Sot, Kisha Katolike ne Shqiperi, e ringjallun, nuk ashte vetem nji “mesuese e fese”, nuk ashte vetem “nji force sheruese”, por ne fjalet e Atit te Shenjte ajo ashte “…nji spital fushor mbas betejes qe e rrezikoi per 45 vjet me rradhe”.
Shenjtenia e juej ploteson sot deshiren me vizitue Shqiperine, “…me vertetue mbeshtetjen per Kishen shqiptare, dhe njikohesisht me deshmue inkurajimin dhe dashunine per nji vend qe ka vuejte aq shume dhe gjate nga pasojat e ideologjive te hueja!” Keto vuejtje te mirenjohuna nga Selia e Shenjte, jane baza e mendimit dhe veprimit tone.
Per 45 vjet te gjata dhe te mundimeshme me rradhe, shqiptaret u detyruen me u gjunjezue si nji grigje e frikesueme nga prania e ujkut te kuq; ata u detyruen me u binde ndaj udheheqesve te egjer dhe te imponuem kunder vullnetit te popullit- me perjashtim te legjioneve te privilegjueme te shqiptareve te rebeluem qe gjeten guximin e duhun me i thane JO! kercenimeve, arrestimeve, burgimeve, tortures, -ah! po, tortures anti-njerezore!- dhe ekzekutimeve jashte-ligjore. Mijera heroj te heshtun, stoike para veshtiresive, perdoren ekzistencen e tyne te lire- e vetmja arme e mbetun!- aktin e mbijeteses kunder perbindshit mishngranes komunist. Ruejtja e ekzistences se lire ne nji bote jote lire u tregue si shprehja ma e nalte, dhe ma e plote e lirise se individit, forma ma efektive e rebelimit kunder shtypjes!
Ne fjalen pershendetse per shqiptaret gjate vizites se tyne ne Vatikan, 28 prill 1968, peseqind vjetori i vdekjes se Skenderbeut, Papa Pali VI u shpreh keshtu:” Bijte fort te dashtun shqiptare!….ne qofte se historia ju ka pa te shtypun e te shperndame, miresia e Zotit ka premtue qe ju, me te gjithe perfaqesueset e ‘gjakut tuej te shprishur’ (Papa e tha shqip kete fraze!) me veprimtarine e gjalle qe keni ne shpirt, dhe me njohuni te fitueme, jeni ba ure miqesishe e bashkepunimi, dhe ne kete menyre, jeni ba para-ardhesit e ekumenizmit modern”. Dhe shtoi: “Selia Apostolike gezohet qe ban pjese me miqte e vjeter te Atdheut tuej, mbasi e numeron veten njeni nga ata qe kurr nuk u dolen fjalet”. “…Para-ardhes te ekumenizmit modern”: percaktim i lavdishem i fisit tone arbenor!
Na, shqiptaret e shumevuejtun, nuk harrojme mesazhet shpresedhanese te Papes Shenjtor, Gjon Pali II. Nga brigjet perendimore te Adriatikut i drejtohejShqiperise:”Sot, nuk mund te mos e hjedh veshtrimin tim pertej detit ku Kisha heroike ne Shqiperi tronditet thelle nga persekutimi i gjate, por edhe pasunohet nga dashunia e martireve te saj, ipeshkevij, meshtare, rregulltare e rregulltare, e besimtare te thjeshte”. Ne aeroportin Rinas,Tirane, ai puthi betonin e pistes ajrore ne shenj respekti te thelle per kete toke te martirizueme; dhe ndoshta pa dijenine e faktit se nen ate beton te ftohet pushojshin, te palosun njeni prane tjetrit, eshtnat e shume te burgosuneve politike, bashkevuejtes myslimane, orthodoks, e katolike qe vdiqen ne kampet e punes çfarosese te komunizmit ne Shqiperi….! Nji gjest kuptimplote e thellesisht humanitar!
Aty, ai deklaroi:” Ty, o popull fisnik shqiptar, te drejtoj pershendetjen time te ngrohte dhe te dashtun. I dime te gjitha ngjarjet e trishtueshme qe te ashte dashte me perballue, veçanerisht ne 25 vjetet e fundit (1967-1992.SR), vite te nji mundimi te vertete, pasojat e te cilit koha me veshtiresi do te arrije t’i fshije, dhe qe Europa dhe e gjithe bota, nuk duhet t’i harrojne….(Dhe) jemi gezue qe mund te ndajme me ty, vend i dashtun, i paisun me tradite kulturore e shpirtenore, gezimin per lirine e fitueme… Vizita e ime deshiron te jete nji nxitje…ne respektimin e te gjitheve dhe tue ndjeke gjurmet qe per ju jane te njohuna, ate te bashkejeteses paqesore, te bashkepunimit te hapun, dhe mirekuptimit ndermjet te elementeve te ndryshem etnike, kulturore, dhe shpirtenore”.
Tragjedite e Greqise antike na mesojne se urtia ka burimin ne vuejtje. Zoti i Madh e din sa vuejtje ka pesue Shqiperia…vuejtje e perseri vuejtje!E kuptojme qe keto vuejtje duhet t’i kthejme ne mesime, ne fitore, dhe kjo ashte rruga qe duhet te ndjekim. E kuptojme qe duhet te perbuzim urrejtjen e hakmarrjen (qe diktatura e kuqe ushqeu me metoda “shkencore”!) Akoma sot, 23 vjet mbas shembjes se komunizmit ne Shqiperi, viktimet e pafajshme pyesin: “Çfare te keqe i kemi ba Nanes Shqiperi? E kemi dashte me shpirt, dhe me zemer te ngrohte!” Kjo tregohet sot, kur ne mendjet e zemrat tona kerkojme qe vuejtjent’a kthejme ne fitore te njerezimit dhe vendosmenine te ndjekim kete rruge per qetesimin tone shpirtenor!
Mbeshtetja e jone shekullore ne nji “nacionalizem” rudimentar nuk na pergatiti me ballafaque sfidat e botes moderne. Sot, nuk jemi naïve! Sot, jemi te paisun me dituni, sidomos me njohuni mbi arritjet e Botes se Perendimit; sot kemi hape dyert e vendit tone te mbyllun hermetikisht per afer 50 vjet, me synimin e caktuem: me pa ma mire, me ndigjue ma mire, me mendue ma mire, e me projektue ma mire te ardhmen tone ne Europe. Europa ashte shtepia e jone! Me nji qendrim te ketill, gjendja e jone ne Shqiperi do te permiresohet, e vellaznit e motrat shqiptare do te mesohen me dashte njeni tjetrin e jo me urrye. Keshtu, Shqiperia e don te ardhmen e femijve te saj pa u konsumue nga urrejtja per kundershtaret…!
Nji shembull te shkelqyeshem na japin ish te perndjekurit politike, viktima te diktatures se proletariatit. Qe nga viti 1991, ata perpiqen me pengue kthimin e perseritjen e pervojes komuniste. Sot, kjo perpjekje duhet tejete misioni i te gjithe shqiptareve.“Pa falje, nuk ka dashuni te vertete!”(Nana Tereza)
Fisnikeria e skajshme e viktimave te pa faj e te pa mbrojtje te komunizmit ne Shqiperi, ashte shprehe me madheshti shpirtenore nga viktima e dallueme, bashkevuejtesi im poet, Arshi Pipa. Ai shkruen:” …Ne burg kam njohe egoizmin e eger qe arrine te uroje vdekjen e shokut per t’i vjedhe buken, te frikes se marre shtazore qe erreson jo vetem syte, por deri edhe ndjenjat…Une nuk mbaj meri atyne qe me kane ba te vuej, madje i falenderoj, dhe sinqerisht. Ka te drejte te mallkoje ai qe shtypet nga ajo. Por, ai qe i mund, do te duhej t’a bekoje. Ndersa njena degjeneron ne vuejtje, tjetra ripertrihet. Poshte ajo çon te krimi. Nalt, te hyjnia!”
E kuptojne xhelatet komuniste kete gjuhe sublime?
Nji perbuzeje e ketill e urrejtjes dhe hakmarrjes, gjest fisnik i ish te persekutuareve, keputi sinxhirin e hakmarrjeve te ndersjella qe njeh mire historia e vendit tone. Ish regjimi komunist ne Shqiperi nuk mund te quhet nji aksident i hidhun historik; ai ka nji kontekst, ne kohe e ne hapesine, qe e spjegon –megjithese asgja nuk justifikon pranine e “murtajesse kuqe” ne atdheun tone.
Ajo qe bajme na sot si popull shqiptar ashte ndertimi i nji konteksti qe i pershtatet natyres dhe interesave te popullit tone. Pa –izma; pa eufori! Ky qendrim ndertues u shpreh me elokuencenga Argjipeshkevi Metropolitani Tiranes dhe Durresit, Imzot Rrok Mirdita, kur shkruen: “…Eshte endrra e femijeve tane qe merr tingull, eshte shpresa e tyre per nje bote me te mire qe do te kumboje duke zgjuar ne qeniet tona me ritmet e saj, vetedijen e nje dhurate te humbur, por qe perseri do te na behet dhurate. E ky tingull eshte sfide, sfide qe vjen prej atyre, ne duart e te cileve, duhet te dorezojme te ardhmen!” Dhurate: nji Shqiperi shpirtenisht te qetesueme!
Shenjtenia e juej: Akoma pa vue kambe ne token tone te pergjakun rande, na vjen mesazhi i juej inkurajues nga Seuli i Korese ne lidhje me tolerancen fetare ne Shqiperi: “Po shkoj ne Shqiperi i shtyem nga dy motive: i pari, sepse kane tregue pjekunine me formue nji qeverisje –mos harroni jemi ne Ballkan!- kane tregue nji pjekuni me formue nji Qeveri te bashkimit kombetar me myslimane, orthodoks e katolike dhe me nji Keshille Nderfetar qe ndihmon shume, dhe qe ashte i balancuem. Kjo ashte e mire, dhe e harmonishme. Prania e Papes synon me deklarue per te gjithe se per popujt ebotes ashte e mundun me punue se bashku. E ndjeva kete nevoje me ndihmue ate popull fisnik.
Ka edhe diçka tjeter! Kur mendojme per historine e Shqiperise, e pame nga aspekti fetar: Shqiperia ka qene i vetmi vend i ‘botes komuniste’ qe ka sanksjonue me Kushtetute ateizmin ne praktike…!Keshtu e ndjeva, duhet te shkoj. Ashte afer, vetem nji dite!”
Mesazhi i juej u ndigjue nga qindera miljona ne boten mbar dhe ka rrite shume kapitalin moral te atdheut tone. Pozita e juej e privilegjueme, dhe respekti i madh qe gezon emni i juej ne boten tone te tronditun, ngjallin shpresa per te gjithe ne, shqiptaret pa dallim, pa perjashtim, se ne Seline e Shenjte kemi nji za te forte, dhe nji dore te sigurte qe na kupton, na çmon, dhe na ndihmon.Ashtu si na ndihmoi Papa Benedikti XV, ne vitet 1919-1920. Mbas takimit historik me Imzot Luigj Bumçin, kryetar i Delegacionit Shqiptar ne Konferencen e Paqes Paris, Papa instruktoi Nuncin Apostolik ne Washington D.C., te nderhyje prane Departmentit te Shtetit me kerkese te perkrahej Delegacioni Shqiptar ne Paris. Nderhymja hapi dyert “e mbyllyna” te diplomacise europiane per takime me shqiptaret. Mik i mire, ne dite te veshtire!
Shenjtenia e juej! Po, Shqiperia ashte afer. Ejani, shikoni, gezohuni per faltoret e shumeta multi-konfesionale qe sherbejne nji popullsi te etun per sherbime shpirtenore. Ejani ne trojet tona arbenore, ne Shqiperi dhe ne Kosove (qe ju pret me padurim!), dy shtete me shumice myslimane, dhe shikoni “…para-ardhesit e ekumenizmit modern” qe festojne lavdine e te krishtenit Skenderbeu, heroj kombetar per te gjithe; shikoni se si katedrale, monumente, institute e bulevarde mbajne emnin e murgeshes se krishtene, Nana Tereza; shikoni sa shume festime fetare kremtohen se bashku ne nji atmosphere vellaznimi..…
Ne New York City, me 2 nandor 1997,ne “Saint Patrick Cathedral” u mbajt Mesha Solemne ne perkujtimte Nanes Tereza, organizue nga famullitari Dom Pjeter Popaj, i Kishes Katolike “Zoja e Shkodres” (Hartsdale,N.Y.) Pjesemarresit ishin nga te tri konfesionet tona. Ne mes tyne, Imam Isa Hoxha, i Xhamise se Brooklyn-it, i cili tha nji lutje per kete murgeshe katolike, -nji ngjarje e pa pame ndonji here. Tenori shqiptar, Bashkim Paçuku, recitoi hymnin “Ave Maria” te Schubert-it. Qindera besimtare te huej shikojshin me kureshtje kete skene te lavdishme dhe shperthyen ne duertrokitje te gjata. Une e quejta: Madheshtore! Ashte ky “ekumenizem shqiptar” qe njihet e çmohet, qe nuk lejoi anti-semitizmin ne trojet tona, e qe shpetoi jetet e te gjithe hebrejeve, vendas dhe te huej,strehue ne vendin tone gjate L2B.
Fenomen unik ne mbar boten tone te trazueme! Shembull i shkelqyeshem bashkejetese e tolerance fetare – e “…mos harroni se jemi ne Ballkan!”, jo larg Srebrenices, varreze e qytetnimit perendimor…!
Shenjtenia e juej! Ejani! Bekoni atdheun tone mijevjeçar shqiptar! Lutuni per ne, per te gjithe shqiptaret kudo qe banojne, per lirine dhe dinjitetin e tyne shpesh te neperkambun, per paqen e pajtimin e tyne shpesh te damtueme nga luftat e pushtimet, dhe per vellaznimintone ne frymen e tolerances fetare.
Ati i Shenjte! Mire-se-vini ne trojet tona arbenore!

Filed Under: ESSE Tagged With: “Shenjtenia e Juej: Miresevini, arbenore, ne trojet tona, Sami repishti

“Shenjtenia e Juej: Miresevini ne atdheun tone!”

September 15, 2014 by dgreca

Nga Prof. Sami REPISHTI*/
Jam mirenjohes qe me jepet mundesia me fole sot para kesaj Konference kuptimplote qe mbahet vetem 8 dite para vizites se Atit te Shenjte ne token tone arbenore, vizite qe une pershendes: “Shenjtenia e Juej: Miresevini ne atdheun tone!”. Vizita konsakron randesine e se kaluemes sone tragjike, dhe synon, njikohesisht, perkrahjen e Selise se Shenjte per klerin katolik shqiptar ne perpjekjet e tia me forcue sa ma shume veprimtarine e tij ne sherbim te grigjes shqiptare, me ringjalle “Nji Shqiperi me Zotin, dhe per njeriun!”
Jeta me dha mundesi me deshmue periudhen e letargjise dhe vorfenise ne vitet e Monarkise, okupacionin ushtarak fashist, vitin kalimtar te ordive shkaterruese naziste ne vendin tone, 15 vjet te rregjimit komunist, dhe sot periudhen e nji tranzicioni anemik e te pa planifikuem, kaosi i te cilit mundon qindera mijera shqiptare, dhe shkakton nji konfuzion te gjithembarshem ne mendjet e individeve dhe te kolektivit shqiptar. Sot, Shqiperia, ende e pasherueme nga plaget e murtajes komuniste, ende e trazueme nga meturinat helmuese te saj ne jeten e perditeshme e ne ndergjegjen e seicilit, mban te gjalle nji te kalueme monstruoze qe refuzon me vdeke, dhe nuk gjen fuqi te mjaftueshme me ushqye te rene e lire e demokratike qe duhet te linde…!
Ne kete mes te padeshirueshem, une shoh veten si deshmitar okular i epokave qe kam jetue. Si i ketill duhet te flas, sepse heshtja ashte e papranueshme. Me fole don te thote me thane te verteten qe, pa qene absolute per arsye te kontekstit qe e permban, ashte shprehja e nji deshmitari me te gjithe vleren qe kjo mund te kete. Ky qendrim me ka detyrue moralisht me tregue ngjarje te jetueme, sidomos gjate viteve te diktatures se proletariatit, dhe me theksue ate qe quej”esenciale” ne jeten e popullit tone: vuejtjen e pameritueme, dhe forcen e karakteritme iqendrue besnik vetes para kercenimeve, tue pershi edhe ate te jetes. Sot perseris, se ne katastrofen tone komuniste, ka pase nji element qe ka mbajte nji qendrim frymezues per ne e per brezenite e ardhme. Ky element ka qene popullsia katolike shqiptare, dhe udheheqsit e saj shpirtenor, kleri katolik apostolik roman shqiptar. Binomi “Fe e Atdhe” gjate viteve te diktatures se kuqe, u tregue nji fortese e pathyeshme, dhe e paperkuleshme!
Kjo ashte nji e vertete,qe une perseris: Te akuzuem pa faj, te arrestuem pa faj, te torturuem pa faj, te denuem pa faj dhe te pushkatuem pa faj, ata i qendruen besnike fese dhe Kishes, ata nuk harruen asnjihere Nanen Shqiperi.. Para skuadrave te ekzekutimit, thirrjet ma te shpeshta kane qene: “Rrofte Krishti-Mbret, Rrofte Papa, Rrofte Shqipnia!”. Dhe kane ra ne heshtjen e perhereshme, kane fitue lavdine e perhereshme, dhe mirenjohjen e perhereshme te mbar nji populli !
Shoqenia shqiptare nuk do te sherohet kurre nga rrjedhimet e murtajes komuniste, persa kohe qe nuk del ne shesh e verteta. Martirizimi i klerit katolik shqiptar, dhe persekutimi i veçante i besimtareve katolike shqiptare jane dy “fakte” qe duhen theksue, dhe duhen studjue si manifestime monstruoze te diskriminimit fetar dhe politik ne Shqiperi. Ky ashte nji proces. Hapi i pare ashte zbulimi i se vertetes, dokumentimi dhe popullarizimi i saj.
Asgjasimi fizik i klerit katolik shqiptar ka qene nji fenomen unik, ne kohen tone e ne hapesinen shqiptare. Prandej, duhet studjue sistematikisht qe te kuptohet e te mos perseritet. Pse ngjau kjo katastrofe per katoliket shqiptare? Cilet jane faktoret qe e prodhuen? Cilat jane forcat shoqenore qe e ushtruen, dhe cila ishte fryma qe ushqeu keto forca? Pse “Lleshrat dhe Markrat e Veriut u vrane faj e pa faj” siç pohonte krimineli Pandi Kristo ne Burgun e Burrelit?
Shqiperia pret nji pergjigje!
Pak randesi ka pase per xhelatet ekzekutues “fakti” qe ky grup i veçante perbante kolonen vertebrore te nji shoqenie shqiptare te organizueme per qendrese ne kryengritjet kombetare, qe nga Skenderbeu deri ne Diten e Pavaresise; qe ky grup i veçante mbajti te gjalle shqiptarizmin per pese shekuj te gjate robenie otomane; qe ky grup i veçante lavroi gjuhen shqipe dhe e mesoi ate ne shkolla, qe hapi spitale e shtepia per pleqte, qe u kujdesue per te vorfenit, dhe me shume randesi, zbuti atmosferen e ashper te hakmarrjes ne malesite tona, tue ofrue frymen e faljes se fajit dhe pajtimin.Ashte ky grup i veçante qe dha fretnit me zhgunin e vorfenise ne katundet ma te vorfena, dhe murgeshat e pervuejtuna ne sherbim te lagjeve ma te mjerueme ne qytetet tona….dhe ashte ky grup i veçante qe vazhdon me predikue, ashtu si ne te kaluemen,”…per te krishteret…dashuria shkon deri ne dashuri per armikun” (1) Madheshti shpirtenore!
Pak randesi ka pase per xhelatet ekzekutues “fakti” se historia e popullit shqiptar nuk njeh nji rast te vetem kur kleri dhe besimtaret katolike te mos kene qene pjesemarres, e ne shume raste udheheqes, ne kalvarin shume shekullor te vendit tone, e ne luftat kunder anmiqve kercenues; dhe tashti vone, ne forcimin e nji Shqiperie te lire qe perpiqet me qene europiane.Me kete, katoliket shqiptare ritheksojne randesine e “atdheut” shqiptar. Ata keshillojne se “…detyra e qytetareveeshte t’ijapin ndihmen e tyne pushtetit civil e shoqerise me shpirtin e se vertetes, drejtesise, solidaritetit, dhe lirise. Dashuria dhe sherbimi ndaj atdheut rrjedhin nga detyra e mirenjohjes, dhe nga rendi i dashurise,” Detyre qytetare e vertete!
Kjo “detyre” nuk ashte bindje e verbet, as rrjedhimi i nji frikesimi, sepse “…qytetaret jane te detyruar ne ndergjegje,e te mos i ndjekin ato ligje te autoriteteve civile qe jane ne kundershtim me kerkesat e rendit moral, me te drejtat themelore te personit dhe memesimet e Ungjillit”(2), nji pozicionim qe Imzot Desmond Tutu i Afrikes Jugore, ne ditet e “apartheid”-it e quente “e drejta kristiane me u revoltue!” Çdo akt ligjor çdo veprim i pushtetit civil qe kufizon lirine e te drejtat e qytetarit te lire ashte moralisht i gabueshem, dhe ligjerisht i pa vlere. Ne kete deklarate une shoh edhe thelbin e rezistences anti-komuniste te vellazenve dhemotrave tona katolike: nji revolte kunder shtypjes se fese, kunder asgjasimit fizik te klerit katolik shqiptar- dhe e pershendes! Per Kishen katolike shqiptare “…mosbindja civile…perben nje te drejte te pacenueshme, e te pa tjetersueshme te personit, nje te drejte qe ne, ipeshkevinjte, bejme thirrje qe ta ushtrojne te gjithe”(3)
***
Sot, andrra e keqe ka perfundue! Por ne gjindemi para nji procesi sherimi ne vendin tone, para detyres se rande te rindertimit moral per te gjithe ne. Jo vetem ata qe jane pergjegjes direkt per krimet e kryeme, por edhe ata qe margjinalisht ndiehen fajtore, – sepse kane heshte dhe ketu ka nji numer te madh!- duhet te kalojne neper procesin e rivleresimit te pergjegjsise se tyne, te qendrimit te tyne imoral ose amoral ne ditet e veshtira, kundrejt grupit shoqenor numerikisht ma te vogel, por ma te persekutuem se te tjeret, popullsise katolike shqiptare.
Pavaresisht nga rruga qe secili nga ne do te zgjedhe ne vete-vleresimin si qenie njerezore me dinjitet, statusi i katolikeve ne ish-Shqiperine komuniste na paraqitet si nji rast unik i viktimes se persektueme pa meshire e pa pushim, ne nji bote shqiptare te shurdhet, te verbet, memece, qe lejoi humbjen e mijera viktimave te pafajshme. Dhe, ashtu si do te perpiqemi me lehtesue shpirtet tone, me pastrue zemrat tona, na duhet te dalim me nji angazhim solemn, dhe me deklarue se tragjedia e kalueme e katolikeve shqiptare nuk duhet te perseritet kurre! Kurre ma! Çdo qendrim tjeter do te sanksiononte kalbezimin tone moral!

Me 4 maj 1991, u perkujtue katastrofa e klerit katolik shqiptar ne Qendren Jezuite te Universitetit te San Francisco-s (SHBA).Me ftesen e te ndjerit xhakonit Gjon Sinishta mora pjese. Dom Simon Jubani u nderue me nji diplome “honoris causa”. Si foles i ftuem, une theksova faktet si nji deshmitar okular, “…si nji deshmitar i brezenise sime te konsumueme nga erresina, i zemruem e i perbuzun”; une fola si “deshmitar i persekutimit te bashkekombesve te mi te izoluem, qe perballuen nji fat nga i cili nuk mund te shkeputen, dhe njikohesisht si nji deshmitar i shpirtemadhesise se tyne qe u ngrit nga zjarri infernal qe perpiqej me asgjasue viktimen…” Fola si deshmitar i fisnikerise shpirtenore te gjithe atyne qe, duer-thate, perballojshin tiranine komuniste qe ushtroi ma shume dhune se nevojitej me na asgjasue…! Ate dite ne San Francisco shume pyetje u sollen ne koken time. Shume viktima nuk e humben besimin ne Zotin edhe kur shpata varej mbi koket e tyne. Por a kemi zbulue kuptimin e thelle te vuejtjes pa faj? Akemi krijue “kulturen e vuejtjes” se qellimeshme e thellesisht te pranueme? Sepse vuejtja pa qellim ashte idiotike. Çfare duhet te baj nji i pafajshem, i deshpruem e i perbuzun ne jete? Vetevrasje? Keto pyetje me mundojshin ne ate dite perkujtimi…dhe vazhdojne edhe sot!
Per fat te mire, erdhi zhvillimi i ngjarjeve ne Shqiperi: shpresa e ushqyeme me besim. Tashti ndigjohet kumbona e kishes perseri; dhe perseri muezini thrret besimtaret per adhurim teZotit. Sot, shqiptaret luten, meditojne, shpresojne perseri. Sot, po zbret vala e vuejtjeve qe urrejtja krijoi ne marrezine e vet, dhe shpresojme se do tezevendesohet me nji fryme te re, te heshtun por plot gjalleni, me mirekuptim, por pa harrue te kaluemen. Sot, ish te persekutuemet kane perbuze hakmarrjen, nji fitore morale shqiptare me perpjestimehistorike,e qe kepute zinxhirin e hakmarrjes. Sepse falja e fajit ka zanafille hyjnore, ashte karakteristike e shpirte-madhesise, dhe ky ashte nji ogur i mire,
nji shprese e re qe shoqenia shqiptare ka vendose mos-perseritjen e tragjedise se kalueme. Sot, Kisha katolike shqiptare, viktima kryesore, deklaron: “Ne, nuk gjykojme!“
Nga qelite e erreta te tortures, dhe nga kampet e vdekjes ish-komuniste te Shqiperise sime te martirizueme, nji bote e re perpiqet me linde, nji shoqeni e re po ngrihet, nji brezeni e re po rritet me i dhane forme nji te ardhmje ma te mire per vete dhe per prindet e tyne qe sot vuejne nga pesha e fajit te heshtjes. Feja tradicionale po tregon se nuk ashte vjetrue, dhe se mendimi shkencor nuk ka pase sukses me na kurue nga deshprimi ekzistencial. Nji hap cilesor ashte hjedhe…!
Nga forma feminore e besimit, nepermjet vuejtjes, shqiptaret po hyjne ne burrenimin shpirtenor. Shqiperia duhet te jete e gatshme per nji experience, fetare ndoshta, por kuptimplote qe, une shpresoj, do te jete nji element dominues, e do t’i jap formen ma njerezore shoqenise sone shqiptare. Martirizimi i klerit shqiptar, dhe sidomos i klerit katolik, nuk mund te jete i pa qellimshem. Por, sakrificat e tyne do te njohin vleresimin e tyne te plote, dhe mirenjohjen e perhereshme vetem atehere kur parimet qe ata mbrojten me çmimin e jetes se tyne do te pasunojne mendimin tone, dhe do te udheheqin veprat e bashke-atdhetareve te tyne ne te ardhmen.
Keshtu mendova une ne vitin 1991 ne San Francisco, me hapjen e Shqiperise per boten e jashteme. Keshtu mendoj edhe sot….por me nji siguri ma te vogel. Indiferencaper te kaluemen tone tragjike qe une deshmoj, burim kryesor i heshtjes para krimit te kryem, ….me frikeson!
Falemnderit!
Ridgefield, CT, SHBA Sami Repishti
13 shtator 2014
ish i burgosun politik ne Shqiperine
komuniste,dhe ne Jugosllavine komuniste

Fides et Patria-Fe e Atdhe. Letra Baritore e Ipeshkevinjve te Shqiperise. (Tirane:2012), f.5.
Idem, f.7
Imzot Rrok Mirdita. Per nji Shqiperi me Zotin. v.II (Tirane:2003)
* SHËNIM: Ky eshte nfjalimi qe profesor Sami Repishti, i ftuar të jepte kontributin e tij në një tubimin të mbajtur te Henen me 15 Shtator 2014 në Tiranë.Në pamundësi për të qenë i pranishëm, fjalimi i është dërguar konferencës së Tiranës, e cila zhvilloi punimet në lidhje me vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri. Profesor Repishtit i ishte kërkuar kontributi i tij në lidhje me këtë Konferencë dhe ai dërgoi komentet e tij që po publikojme ne Dielli. Profesori i nderuar, si gjithmonë, fletë nga pikëpamja e një dëshmitari okular i vuajtjeve të shumë bashkatdhetarve të tij, me të cilët ai vet ka ndarë kryesisht vuajtjet, në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe të burgjeve komuniste të ish-Jugosllavisë. Kjo përvojë e ka bërë Profesor Repishtin, që gjithë jetën e tij t’ia kushtonte pendën dhe mendjen, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive bazë të individit, jo vetëm për shqiptarët në trojet e veta në Ballkan, por për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës, pasi beson se të drejtat e njeriut janë universale, për të gjithë pa dallim. Fjalimin dhe kete shenim te shkurter i dergoi z. Frank Shkreli.

Filed Under: Editorial Tagged With: “Shenjtenia e Juej:, Miresevini, ne atdheun tone!”, Sami repishti

EKSTREMIZMI FETAR TROKET NE PORTAT TONA

August 24, 2014 by dgreca

Nga Sami Repishti/
“Kujtojeni humanizmin; dhe, harrojini te tjerat!”-Russell-Einstein Manifesto,(1955)/
Ridgefield, CT. USA.-Shtypi i hapesines shqiptare ne Ballkan dhe ai nderkombetar njoftojne se nji vale e padeshirueshme “vullnetaresh” shqiptare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, udhetojne drejt fushe-betejave vella-vrasese te Sirise dhe Irakut Perendimor dhe i bashkohen te ashtuquejtunit “xhihad”, te vete-quejtunit “Kalifat”, nen drejtimin e nji te vetequejtuni “Kalif”, Abu Baker al Baghdadi.
Qarqet e mireinformueme amerikane e pershkruejne kete “kalif” te improvizuem:” (Kur u zu rob, 2004) ai ishte nji vagabond rrugaç…Ashte eveshtire te mendosh se ai do te bahej kryetar i ISIS” (Shteti Islamik i Sirise dhe Irakut). Tashti ai nxite fushaten e dhunes per debimin dhe asgjasimin e pakicave fetare, siç jane shiate dhe jazidite, akte qe jane denue edhe nga vete udheheqsit e Al Kaides. Pretendimet e tia jane aq ekstravagante sa te reklamoje se vjen nga fisi Kurejshi,i Profetit Muhamed….!” Ne kete kaos qe ka prue kaq shume vdekje dhe shkaterrim, bajne pjese edhe afersisht 160 shqiptare myslimane, ekstremiste deri ne ate pike sa te perqafojne “kultin e vdekjes”
Sot, me miljona refugjate- burra, gra e sidomos femije- vuejne tmerret e luftes, dhimbjene vrasjes se te dashtuneve te tyne, kercenimin e vazhdueshem te smundjeve, dhe ditet e gjata pa buke, pa uje, ne hapesinat e shkretueme te zonave pa jete bimore. Sot, perballohemi me nji situate qe ofendon dhe turpenon çdo qenie njerezore me nji zemer qe ndien, dhe nji mendje qe gjykon….!
Keto ditet e fundit, Policia e Republikes se Kosoves njoftoi arrestimin e 40 shqiptareve myslimane te dyshuem per pjesemarrje ne luftimet qe zhvillohen ne Siri dhe Irak, dhe te akuzuem per vepra penale “…organizim dhe pjesemarrje ne grupe terroriste, nxitje te urrejtjes perçarese ose mosdurimit (intolerance) kombetar, racor, fetar apo etnik, rekrutim per terrorizem, mbajtje ne pronesi, posedim apo shfrytezim te pa autorizuem te armeve”. Gjate arrestimeve, Policia njofton se me perjashtim tedy rasteve, te gjithe familjaret kane ndihmue Policine ne aktin e arrestimit te te akuzuemeve, dhe ky ashte nji zhvillim i mire. Policia ka arrestue edhe Imamin e xhamise El Kuddus te Gjilanit, Zekeria Qazimi, i cili dyshohet se ashte nji nder frymezuesit kryesor te xhihadit…(Ai) dyshohet per veprat e rekrutimit per terrorizem, organizim dhe pjesemarrje ne grupe terroriste etj. Gjithashtu ashte arrestue edhe Imami i Xhamise se Madhe te Prishtines Shefqet Krasniqi, ne banesen e te cilit jane gjete arsenale armesh ushtarake.
Deri tashti, numerohen 16 shqiptare myslimane, shumica kosovare, te vrame ne Siri e Irak. “Imamet” qe indoktrinuen kete rini me frymen e urrejtjes fetare jane plotesisht pergjegjes per humbjen e tyne. Sepse devocioni per fene –ketu ashte feja islame- ashte nji qendrim per levdate; por, me ndihmue ekstremistet myslimane ne kryemjen e akteve terroriste gjenocidale, ne emen te Zotit, ashte nji krim qe duhet denue nga te gjithe, dhe publikisht.
Para nji situate te ketill thellesisht te padeshirueshme, Bashkesia Islamike e Kosoves ka ba thirrje per kundershtim te atyne qe perkrahin e nxisin gjuhen e urrejtjes, interpretimin e ngushte te mesimeve fetare, dhe poshtenimin e besimit islam. Bashkesia u ban thirrje te gjithe besimtareve moste bien pre e individeve te papergjegjshem e te pa adrese qe manipulojne besimin islam jo per qellime humane, dhe ne veçanti u ban thirrje te mos bien pre e grupeve te ndryshme qe deklarohen ne emen te te ashtuquejtunit “xhihad”, e te nji fare “kalifati”, simbas “Zerit te Amerikes”. Gjithashtu, tre kryetaret e institucioneve fetare te Kosoves,- mysliman, katolik dhe orthodox- ne nji deklarate te perbashket denojne aktet e elementeve te indoktrinueme dhe bajne thirrje per vellaznim dhe mirekuptim reciprok, e paqe ne Kosove. Nji thirrje e ketill ashte ba edhe nga Komiteti Nderfetar i Shqiperise, i cili shprehu solidaritet me njerezit qe vazhdojne te perndiqen per bindjet e tyne fetar kudo qofshin ne bote. Dhe kjo na gezon!
Siç shkruente edhe editori i gazetes Illyria (N.Y.) Ruben Avxhiu, “…disa nga vullnetaret shqiptare qe shkuen ne Siri u radikalizuen…Ata shkuen per te ndaluar krimet dhe u kthyen vete ne pjese te nji seriali te tmerrshem krimesh qe eshte bere i njohur nga e gjithe bota. Shkuan mbase per te luftuar ne emer te fese- dhe po njollosin imazhin e fese se tyre…Çfare vendi mund te kene ne shoqerine tone moderne te kohes sone, njerez si ai qe pozonte me koken e prere te nji njeriu? Dhe, cfare pervoje sjellin keta njerez kur kthehen nga lufta ku ishin, ne se kane marre pjese ne formacione qe kane therur gra e femije, qe kane konvertuar njerez me dhune, e kane masakrue ata qe nuk kane mundur (te konvertojne)?
Po krijohet nji “bote e re”, nji perbindsh qe perjashton çdo gja njerezore, dhe ne emen te Zotit (sic!), nji bote kunder vete Zotit, dhe mesimeve te Tij; nji bote e çthurun, ku çdo njeni ashte i lire me veprue papengese dhe pa kufi…simbas deshires se tij, e pa pergjegjsi! Gjithçka ashte harrue…shkaterrohen monumente historike, qendra te shenjtenueme, institucione kulturore, digjen kisha e xhamia e libra e biblioteka….Si rrjedhim, kemi perseritjen e Auschwitz-it dhe te Hiroshimes! Kemi injorancen e plote dhe indiferencen vrastare qe mbretnojne mbi nji bote pa vlera dhe kunder vlerave themelore te qytetnimit njerezor! Slogane pa kuptim, thirrje histerike per gjakderdhje te popullsive te pafajshme…dhe e gjithe kjo si pergjigje e tyne pyetjeve te medha te ekzistences sone, fillimin e mbarimin e jetes, e pergjegjsine tone ne kete bote. Per plotesimin e botes se absurdit thirret ne ndihme “Feja”, ne kete rast Islamizmi, qe ashte anti-teza e tezes kriminale te “kultit te vdekjes”.
Jeta e ketyne ekstremisteve ashte thjeshte nji udhetim ne erresinen e pafund qe kane perqafue e qe i dergon kah vdekja e paevitueshme dhe e pa lavdishme. Ne kete delir te papermbajtun, ata jane ne gjendje me mbulue peshen e krimit te kryem, punen e xhelatit te pa fre, qe u jep atyne sensin e epersise falso mbi viktimet e pa faj, te pafte me u mbrojte…kujtim i rande i dhomave naziste te gazit ne kampet e çfarosjes! Si qenie njerezore, si shqiptar, dhe si mysliman, i pafte me veprue e me pengue zhvillimin e kesaj kasaphaneje makabre, une e ndiej veten te vrame dhe te poshtenuem…!
***
Si “europiane” na ndiehemi “te ndryshem” nga banoret e vendeve me kultura te ndryshme. Ne thelb, kultura perfaqesohet nga gjuha, besimi fetar, vlerat morale baze te shoqenise ku jetojme, traditat, doket e zakonet dhe ne nji perqindje te madhe edhe aspiratat tona. Si “europiane” jemi kryenalte te zhvillimit shkencor, teknologjise moderne, industrializimit te gjithanshem, jetes se organizume urbane, dhe perparimeve ne arsim, dhe arte te bukura; dhe njikohesisht, gjykohemi nga te tjeret si arrogante dhe te rrezikshem kur flitet per pasunite tonate grumullueme me djersen e te tjereve. Nji pjese e mire e mireqenjes sone materiale shikohet sikur rrjedh nga shfrytezimi i popujve tjere gjate dekadave te kolonializmit qe nga shekuli 18 e deri ne vitin 1960, kur formalisht u shperba kolonializmi ne Afrike e Azi. Por metodat e shfrytezimit nukpushuen; per vuejtesit ata jane te gjalla edhe sot.
Pothuesje te gjitha “vatrat e konfliktit te nxehte” ne keto dy kontinente jane rezultat i qeverisjes se keqe dhe shfrytezimit te kapitalit europian. Qytetnimi e kultura nuk vendosen, as zhvillohen me urdhena e dekrete. Ata kerkojne nji proceste gjate e te kontrollluem; alfa dhe omega e ketij procesi ashte shenjtenia e jetes se njeriut. Persa kohe qe ky koncept themelor nuk bahet pjese e natyreshme e jetes shoqenore te nji vendi, çdo perparim ose bahet i pamundun, ose ashte artificial dhe nuk mund te qendroje. Ne Siri dhe ne Irak, kemi te bajme me dy “shtete” te krijuem artificialisht mbas L1B, jo per plotesimin e aspiratave popullore, por me kenaqe interesat e ish-fuqive koloniale, France e Britania e Madhe.
Zhvillimet e mavoneshme, mbas vitit 1918, tregojne se “pushteti” ka qene gjithehere ne duert e “kolaboracionisteve” vendas, ose ne raste revoltimi ne duert e diktatoreve absolut qe mbajten pushtetin vetem me “grushtin e hekurt”.Liria, kjo lule qe sjelle jeten me dinjitet e te deshirueme nga te gjithe, nuk u lejue asnjihere me u zhvillue. Familja Asad ne Siri dhe Sadam Hysejni ne Irak jane pergjegjsit kryesore, dy elemente qe nuk kuptuen asnji here kohen ne te cilen jetuen, dhe nuk pranuen asnjihere vlerat e qytetnimit perendimor qe perfaqesonte “ish-kolonializmi shtypes”. Sot, ekstremizmi islamik tregon –me nji ashpersi edhe ma te madhe – kete pa aftesi me i u pershtate “kohes”. “modernitetit”, dhe si reagim, kthen syte kah e kaluemja e shekullit shtate…1,400 vjet mbrapa! Sikur asgja nuk ka ngja ne keto 14 shekuj me rradhe!
Trashegimia klasike greko-latine, filozofi e ligje; qytetnimi i krishtenimit perendimor- kryesisht katolicizmi dhe protestantizmi- dhe kontributi i tyne ne zhvillimin e nji bashkesie ne mes te popujve te krishtene; gjuhet europiane, si mjeti ma i forte i komunikimit shoqenor; ndamja e autoritetit shtetnor nga ai kishtar, “Zoti dhe Cezari”; sundimi i ligjit, Non sub homine, sed sub Deo et lege (jo nen sundimin e njeriut, por nen Zotin dhe ligjin); pluralizmi social dhe shoqenia civile; ngritja e grupeve shoqenore te perzieme dhe me sjellje te qytetnueme; pushtet perfaqesues; individualizimi, randesia e cilido individ (me paraqite vetem elementet e qytetnimit simbas Samuel Huntington) nuk ekzistojne ne vendet sot te turbullta, dhe fitohen vetem me kalimin e kohes. Nuk ashte nji akt, ashte nji procesi gjate dhe i mundimshem!
Jo vetem qe zhvillime te ketilla nuk gjeten mirepritje ne Siri dhe Irak, por shkaktuen nji reagim kundershtar; ata u pane si “helmi” i shoqenise arabe, dhe moren emnin “Westoxification” Nji prirje me u kthye ne zanafille, d.m.th. ne fillimet e “Islamizmit” u ba epiqendra e drejtimit te vendeve arabe, qe mbahet- me te drejte- kryenalte me “qytetnimin arab” te pre-Mesjetes: Bagdad, Damask, Aleksandria, Cordova, Sevilla etj.i cili neesence, ishte zbulimi dhe studimi i njohunive te Greqise Antike dhe avancimi i tyne ne nivele ma te nalta,- dhe jo refuzimi i tyne qe deshmojme na sot.
***
Por kjo dileme nuk paraqitet per ne shqiptaret, ne Shqiperi, ne Kosove, Maqedoni, Presheve dhe Mal te Zi. Me gjithe te kaluemen -te larget e te afert- tonen, dhe vuejtjet e pesueme, shqiptaret kane pase gjithehere nji orientim te caktuem: Europen! Na kemi pervetesue shkencen dhe teknologjine europiane, por mbi te gjitha kemi çmue pasunine intelektuale dhe artistike te Perendimit dhe e kemi perqafue ate, jo luftue. Per ma teper, historia bashkekohore ka tregue se Perendimi sot nuk ashte “njerka” e jone, e se ne ditet e veshtira ashte rreshtue krah nesh ne konflikte qe kane rrezikue vete ekzistencen tone. Dhe ne Kosove ma shume se ne çdo vend tjeter! Akoma i kemi te fresketa imazhet e fitueme nga fotografite dhe ekranet televizive te ushtareve te NATO-s qe hyne triumfalisht ne Kosove (qershor 1999) dhe pergatiten terrenin per pavaresine e plote, nxorren Serbine jashte Kosoves, njihere e pergjithemone, dhe prune pavaresine e saj (17 shkurt 2008).
Si ashte e mundun qe toka kosovare te nxjerre keto elemente kaq buke-shkale sa te sakrifikojne jetet e tyne ne nji konflikt jo-parimor, kriminel, vella-vrases i forcave te erresines, i “kultit te vdekjes”?
Ne maj 2012,mendimtari i ndjere Arben Xhaferi, shkruente:”…Te disa qarqe islamike ne bote, pas deshtimit te komunizmit ekziston tendenca per vazhdim te misionit te kesajideologjie totalitariste, por me nje dallim esencial: totalitarizmi fetar eshte me i rrezikshem, nga qe legjitimitetn e vet e mbeshtete mbi nje ide te pakontestueshme, ate te Zotit. Çdo aksion qe ndermerret, me cinizem arsyetohert me vullnetin e Zotit. Ata qe rezistojne te pranojne kete lloj manipulimi masiv kercenohen me vdekje dhe lloje te ndryshme te presionit. Armiku me i madh i kesaj utopie te re, ketij totalitarizmi eshte dyshimi, mendja kritike…!” Dhe shton me optimizem:” Jam i bindun se e gjithe kjo politike nuk do te arrije te shnderroje shqiptaret ne fundamentaliste por do te rrise vigjilencen, dhe vetevetiu do t’i kendelle mendjet e kontaminuara nga nji fundamentalizem i ri…” I ndjeri Arben Xhaferi shihte perspektiven shqiptare tek europianizimi i shoqerise sone, tek humanizmi europian –tolerance e arsye –shtet ligjor, demokraci etj.
Per fat te mire, zane te arsyeshme e tolerante fetare jane ndigjue keto ditet e fundit. Imam Naim Ternava, kryetar i BI te Kosoves , ne nji interviste me “Zerin e Amerikes”, deklaroi se mbeshtet aksionin policor ne Kosove dhe arrestimin e te dyshuemeve. Ai tha se terrorizmi dhe ekstremizmi nuk kane asgja te perbashket me besimin islam, dhe premtoj se do te bashkepunoje me bashkesite tjera fetare qe te ruhet toleranca ne mes te besimtareve te ndryshem. Imam Ternava shtoi se te ashtuquejtunit “imame” te arrestuem nuk jane “imame” te konfirmuem me vendim te Bashkesise Islame te Kosoves.
Me te njajten fryme u shpreh edhe Myftiu i Zones Shkoder, Imam Muhamed Sytari, per te cilin: “fanatizmi eshte nje entuziasem qe djeg, jo nje e vertete qe ndriçon”, dhe spjegon:” Ne Islam, besimi i sakte eshte fryt i vullnetit te lire,” dhe perfundon:”Zot, ki meshire per myslimanet e pafajshem ne Gaza, per te krishteret e pafajshem ne Musil, per jezidet e pafajshem ne Sinxhar, per myslimanete pafajshem ne Turkmenistanin e larget… per te gjitha krijesat e Tua te pafajshme ne mbar boten, qe vriten, ndeshkohen, qe shkelen e dhunohen nga injoranca dhe fanatizmi afetar, shpesh i veshur me rroben e fese, ciles do fe”. Dhe shton: “Shqiperia sot ashte nje vend qe aspiron te aderoje drejte Bashkimit Europian. Eshte e vertete se ka nje rrugetim te luhatshem ne kete drejtim, ama e ka te qarte vendin e saj”.
Pak kohe ma pare, famullitari katolik Dom Gjergj Meta, ne pergjigje te atyne qe akuzojne Islamizmin per mospranim ne Bashkimin Europian, shkruente se ne se kjo ishte e vertete, pa vellaznit e motrat tona myslimane nuk duem te hyjme ne Bashkimin Europian…!
Qendrime te ketilla, nga dy klerike te breznise se re, pergatisin epoken e vellazenimit, lirise individuale e tolerances ne shoqenine tone pluraliste shqiptare, dhe jane te mireprituna! Une i pershendes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ekstremizmi fetar, Sami repishti, troket

SHQIPTARET E GREQISE- NJI HISTORI E DOKUMENTUEME

July 23, 2014 by dgreca

Nga Sami Repishti*/
“Çameria gjate L2B dhe pertej” permban 19 dokumente; shumica e tyne botohen per here te pare.
Dokumenti i pare mban daten 21 shtator 1940, d.m.th. pese jave para agresionit fashist italian kunder Greqise.dhe firmen:Veip Demi, kryetar, dhe Rushid I. Didan, sekretar i Shoqates Çameria (ne SHBA) Dokumenti ashte nji Leter drejtue Editorit te gazetes londineze The Times, dhe ashte nji thesar ivertete korrektesia politike dhe aftesie diplomatike. Keu japim pikat kryesore:
1.Mund te kete interes per ju ose mund te sherbeje si baze per veprim nga ju me dite se nji grup patriotesh shqiptare ne SHBA, e quejtun’‘Shoqata Shqiptare Çameria’, kundershton me kambengulje politiken e Italise qe synon me qetesue Shqiperine me perpjekje per marrjen e territoreve (siç ashte Çameria).
2.Shoqata deklaron se interesi i vertete i Mussolinit ne Çameri nuk ashte humanitar por grabitçar
3. Shqiptaret nuk jane bandite, por te frymezuem me nji vendosmeni te vertete me arrrite statusin e nji kombi te lire dhe te pavarun.
4.Afersisht dy vjet ma pare, Shoqata e jone botoi informaten per trajtimin shnjerezor te bashkekombasve tone shqiptare ne Çameri, sot nen sundimin grek
5.I ashtuquejtuni interesim miqesor i Qeverise italiane ne trajtimin e shqiptareve ne Greqi nuk mund te quhet nga ne si interesim sinqerte, persa kohe qe Italia sundon Shqiperine, dhe perpiqet me okupue territore tjera shqiptare, dhe me pase akoma ma shume shqiptare per perandorine e vet.
6.Zgjidhja e vertete e problemit shqiptar nuk arrihet me anen e kontrollit nga ana e Italise ose Greqise ,te popullit shqiptar.
7.Parimi i vete-vendosjes per kombet e vegjel, jo vetem qe do te sjelle nji popull shqiptar te lire e te bashkuem, pa trazime te mbrendshme e te jashteme, por do te eliminonte nji pike te rrezikshme per nji paqe europiane, dhe do te ruente racen ma te vjeter ekzistuese ne Europe.”
Me 7 korrik, 1944, nji dokument ushtarak i forcave te okupacionit gjerman (ne Greqi) tregon se perfaqesuesi i Hitlerit per Ballkanin, Neuebacher, ka neglizhue problemin e çameve, “…per arsye se administrata shqiptare (ne Çameri) tani per tani funksionon mjaft mire,. Nga ana tjeter, bashkimi i ketij territori me Shqiperine,.nji zgjidhje qe deshirojne shqiptaret, nuk mund te garantohet. Te dy palet (shqiptare e greke)jane njoftue se nji komision gjerman do te formohet me percaktue kete problem, por formimi i tij ashte shtye vazhdimisht…”(f.339) (Shenim: bashkimi i Camerise me Shqiperine ne vitin 1941, nuk ashte ba me kenaqe kerkesat greke te kolaboracionisteve greke te Athines.SR)
Nji dokument i dates 17 tetor 1944, i pergatitun nga Komiteti Antifashist i Camerise (Tirane) numron krimet dhe grabitjet e çameve nga autoritetet dhe agjentet greke, e proteston: “…kunder barbarizmave te pashembullta te krimeve te kryeme nga bandat e E.D.E.S-it ne kurriz te popullsise se pafajshme shqiptare qe mbetet akoma ne Greqi; ma shume se 300 gra e femije jane vra, te vejat dhe vajzat e reja jane perdhunue, dhe vazhdojne me jetue ne nji gjendje pa mbrojtje, vazhdojne me qene viktima te akteve te paturpshme ne duert e krimineleve te E.D.E.S-it Permbi 2500-3000 shtepi jane djege e shkrumue, dhe te gjitha rezervat ushqimore dhe te tjera jane djege e shkaterrue krejtesisht…..Popullsia shqiptare e Çamerise nuk jane pergjegjes per krimet e bame nga greket dhe shqiptaret e Çamerise….Shqiptaret e Çamerise nuk pranuen planet e E.D.E.S-it dhe per kete ata vuejne persekutimet
Pakica shqiptare ne Çameri e quen veten pjese integrale e popullit grek, me te cilin ajo ka interesa te perbashketa. Gjaku i derdhun bashkerisht ne luften per çlirimin e Greqise ka forcue edhe ma shume vellaznimin ne mes tyne.
Pjesemarrja e 500 shqiptareve came ne rradhet e ELLAS-it ka qene nji akt per te cilin na jemi kryenalt, sepse ne kete ne morem pjese ne luften per çlirimin e popujve. Si rrjedhim, na kerkojme:
Kthimin e menjihereshem te popullsise çame (ne Greqi) dhe sigurimin per vendosjen e mundesine e jeteses; terheqjen e menjihereshme te EDES-it nga Çameria, barazine ne te drejtat simbas Kartes se Atlantikut, lirimin sa ma shpejt te 300 grave dhe femijeve qe mbeten akoma ne kampet e perqendrimit te Filatit dhe Paramithise…”Çameria e Lire!” (f.341)
Ky dokument perseritet ne raportin e forcave ushtarake britanike ne lidhje me minoritetin shqiptar ne Epir, dhe perfundon me kete shenim : “…pakica shqiptare deklaron se konsideron veten si “pjese e pandashme e popullit grek” (jo shkeputje nga Greqia, SR) Dokumenti ka nii randesi te veçante sepse shoqenohet nga “komente” te “Seksionit per Shqiperine” date 8 janar 1945, qe perfshine aspektet historike, kufinjte, popullsine, numrin e pakices shqiptare ne Greqi, situaten gjate okupacinit italian, raportet e Frontit Nacional-Çlirimtar (te Shqiperise) me pakicen shqiptare, ELLAS-in, dhe vazhdon me “Vrejtje te Pergjitheshme”
Ne seksionin 7 : “Sulmet e shqiptareve myslimane (kunder popullsise greke)” bahet kjo vrejtje ma randesi:
”…Vlen te shenohet, megjithate, se shumica e ketyne sulmeve u krye MBAS vendosjes se forcave te Zervas ne Epir”f. 347)(Theksi im.SR) Ne valen e hakmarrjes greke, bandat e Zervas “…dogjen plotesisht Margaritin, nji nga fshatet ma te bukura te Epirit”.(f.350).
Raporti i Seksionit per Shqiperine jep kete pershkrim :
“Perfundim: Problemi i shqiptareve myslimane nuk ashte zgjidhe akoma. Po te krijohet nji Qeveri nacionaliste ne Athine ne mbarim te Luftes, nuk ka asnji dyshim se ajo so te deklaroje qe nuk ka asnji shqiptar mysliman ne Greqi, dhe se problem i vetem qe mbetet ashte ai i pakices greke ne Shqiperi, zgjidhja e vetme e te cilit ashte levizja e kufinit grek deri ne mesin e Shqiperise.
Po te kontrollohet Epiri nge ELLAS nderkaq, ka mundesi qe shqiptaret myslimane do te lejohen me u kthye ne shtepite e tyne, dhe ka mundesi qe te inkurajohen me u hakmarre kunder elementit nacionalist (grek) ne Epir.
Çdo perpjekje me kenaqe kerkesat e nacionalisteve (greke) natyrisht do te kundershtohet fuqimisht nga Shqiperia, dhe ne te njejten kohe do te krijoje nji tjeter problem minoriteti. Nga ana jeter, ne qofte se ELLAS do te lejonte kthimin e shqiptareve myslimane ne Greqi, i gjithe problemi nuk ashte ma afer nji zgjidhje te mundshme.
Çfaredo qe te bahet, me perjashtim te masave per transferimin radikal te popullsive, duket se ky problem do te mbetet si nji nga problemet e vogla, por te komplikueme, ashtu siç jane tani ne vendet tjera te Ballkanit”. (f.350)
Ne nji Report nga Zyra britaniuke ne Bari (Itali) per Komanden e Mesdheut Qendror ne Caserta (Itali) perseriten akuzat greke: “Duket se ky grup shqiptar (çamet) kane ndihmue ushtrine italiane ne fushaten e vitit 1940 kunder Greqise, dhe ne 1944, kane ndihmue aktivisht forcat gjermane te okupacionit…Dyshohet se ne nji lokalitet, 40 ushtare te Zervas jane zhduke, dhe ma vone jane gjete te vrame…Ky incident ka shkaktue hakmarrjen e forcave te Zervas qe perfundoi me debimin, ne Shqiperi, te gjithe grupit shqiptar. (Firmue F.W.Deakin,) (f.351)
Tue komentue mbi gjendjen ne Çameri, koloneli anglez C.A.S.Palmer, ne nji raport mbas vizites se tij ne Çameri, gjate 9-14 prill 1945, mbasi pershkruen ndjenjat e urrejtjes se forte greke kunder shqiptareve qe jetojshin ne zonat ma te mira te Çamerise –Filati, Paramithia, Margeriti, Gumenica, thekson se :”…ka qene gjithemone nji ndjenje urrejtje dhe smire nga ana e grekeve te kesaj zone kundrejt çameve”, dhe len te kuptohet per arsye te pasunive te tyne. Koloneli Palmer nuk perjashton mundesine e bashkepunimit teçameve me gjermanet dhe shton: “…Ushtaret e EDES-it gjeten mundesine per hakmarrje. Perleshjet u hapen gjate veres se vitit 1944 me provokime ndoshta nga te dy palet, nji situate qe, pa dyshim, ashte inkurajue nga gjermanet…. Sulme te reja u bane me 12 dhe 16 mars 1945, qe ishin nji vazhdim i ndjenjave ekstreme anti-shqiptare qe ekzistojne ne Greqi per ate krahine (Çamerine) dhe jo te provokueme nga ana e vete shqiptareve. Si rrjedhimi ketyne sulmeve, tashti nuk ka mbete asnji shqiptar mysliman ne Greqi”…dhe “ashte e pamundun per shqiptaret me u kthye ne votrat e tyne sepse vendi kontrollohet nga Qeveria (nacionaliste) greke” (f.355)
Kolonel Palmer raporton:
“Greket r eklamojne se nga 1.000.000 shqiotare, 450.000 jane greke, pretendime e kalojne per se tepermi çdo konstatim te paraqitun deri tashti nga cilado qeveri greke, dhe jep pershtypjen se jane pretendime te pa baze dhe te papergjegjshme qe tregojne urrejtjen shume te theksueme per shqiptaret nga ana e grekeve. Kjo urrejtje ashte shume e forte dhe d rejtohet jo vetem kunder çameve por kunder shqiotareve ne pergjithesi. (idem)
Ajo qe ashte me te vertete deshpruese ashte qendrimi i Qeverise komuniste te Tiranes kundrejt problemit çam: “persa perket Frontit Nacional-Clirimtar (FNC) shqiptar asnji kerkese nuk i ashte ba Greqise per Çamerine. Une mendoj se nuk ka gjase qe te bahet ndonji kerkese (per çamet) vetem ne raste per kunderbalancimin e kerkesave greke”(f.356)
Mbas nji vizite ne kampin e refugjateve çame ne Shqiperine e Jugut, Gjeneral Brigadier M.A.Hodgson, i Misionit britanik ne Shqiperi, raportonte me daten 15 prill 1945:
“Nga fundi i dhjetorit 1944, afersisht 18.000 çame te minoritetit shqitar ne Greqi kane ike, kane kalue kufinin, e Shqiperise dhe kane gjete strehim ne Shqiperi.Ne janar 1945, me inkurajimin e Qeverise shqiptare disa çame jane kthye ne Greqi…. Ne mars 1945, nji grupi dyte prej afer 5.000 vetash kane dale perseri ne Shqiperi, duket si rrjedhim i persekutimeve nga ‘Ushtria Kombetare Greke’…se bashku me banda te armatosuna nga Korfuzi dhe popullsia lokale greke…” Masakrat e Filatit kane ngja me 13 mars 19435…”Deshira epergjithshme e refugjateve shqiptare ashte kthimi ne Greqi sa ma shpejt, por me garanci te jetes nga Aleatet….Tani, ata jetojne ne kondita shume te veshtira. Edhe ne Veri te Vlores ata banojne pa strehe mbi koke, ne qiellin e hapun…Aty, ata rrezikohen te vdesin nga uria” (ff.357-358)
Me 23 prill 1945, problemi çam arriti ne tryezen e MPJ britanik, A.Eden, dergue nga R.A Leper I ML britanik ne Athine. Ne mes tjerash thuhet:
“…Ajo qe ashte e sigurte, ashte se çamet, ashtu si çdo pakice tjeter ne Greqi, qofte Pomaket, Jahudijte spanjole, Vllehet, Maltezet, Armenet, dhe nji perqindje e madhe e refugjateve greke te shperngulun nga Anadolli nuk jane absorbue nga populi grek, ndoshta per arsye te nji antipatie instinktive per dallimet fetare, dhe prandej mbeten nji burim i perhershem pakenaqsishe”. (f.360)
Por, ne raportin e bashkengjitun, raportohet biseda e Kolonelit Palmer (ML ne Shqiperi) ku ai ban dy sugjerime:
Me shume randesi ashte me informue Qeverine shqiptare, preferohet me ane te ML britanik se jemi ne dijeni te situates se tanishme, dhe do te shikojme çfare mund te bahet qe çamet te lejohen me u kthye ne Greqi. Ne kete moment, nuk ashte e sigurte jeta e tyne, por ma vone, ne nji date specifike (une sugjeroj tetor 1945) ata do te jene ne gjendje me u kthye ne votrat e tyne pa frike persekutimi. Ne se e bajme kete, duhet te informojme edhe Zyren e ML britanik dhe Komanden e Nalte Ushtarake per Epirin.
A do teishte e mundun qe UNRRA te angazhohet me dergue disa ndihma vecanerisht per çamet ne Shqiperi? Mund te dergohen me kaike ne Sarande. Dorezimi per ata qe e meritojne do te garantohet nga ML britanik ne Shqioeri. Kjo do te lehtesonte shume tensionin greko-shqiptar ne kete moment”. Firmue D.W.S.Hunt,( f.363)
Ashte e vajtueshme qe megjithe faktet e jetueme, e refugjatet ne kampe komandanti grek Vassili Papayanis deklaronte:”…asnji incident i vajtueshem muk ka ngja ne Thesproti ne mes te dates 12 e 18 mars 1945; asnji ekzekutim nga 60-70 personave nuk ashte ba, dhe asnji akt grabitje, perdhunimi ose tjeter akt kriminal ashte krye kunder çameve” (f. 365) Nderkaq, propaganda greke kundrejt Shqiperise egersohet çdo dite.
Te shqetesuem nga ky zhvilim i ngjarjeve, nji grup patriotesh shqiptare nga Roma (Itali) me 19 korrik 1945, i drejtiohet KM britanik W.Churchill, me sigurimin se pakica greke ne Shqiperi gezon te gjitha te drejtat. (Firmue Dr.Xhemil Çela e 14 te tjere) (f.367)
Me 3 korrik 1945, Keshilli Çam ne Tirane ne nji Memorandum drejtue Konferences se Paqes teMinistrave te Jashten aleate, London, mbasi pershkruen tragjedine çame, kerkon ne mes tjerash:
1.denimin e kriminleve greke fajtore per masakrat kunder çameve
2.Kthimin ne vatrat e tyne te çameve te debuem.
3.Sigurime per çamet me te drejta te barabarta ashtu si i gjithe populli grek, dhe ne te njejten menyre siç gezon pakica greke ne Shqiperi.” (f. 372)
Koloneli britanmik C.M.Woodhouse, i ML britanik ne Greqi me daten 16 tetor 1945 pershkruen ngjarjet dhe masakrat me gjuhen e urrejtjes:
“…Zervas, i inkurajuem nga Misioni Aleat, nen kryesine time, i perzuni ata (çamet) nga shtepite e tyne ne 1944 me qellim qe te lehtesoheshin operacionet kunder anmikut. Shumica e çameve shkoi ne Shqiperi, ku edhe atje jane te padeshirueshem. Debimi nga Greqia ka qene i pergjakshem, per arsye te frymes se hakmarrjes qe ashte ushqye nga shume brutalitetete bame nga çamet, se bashku me italianet….Akti i Zerves u plotesue me nji masaker te pajustikueshme te çameve ne Filat, ne mars 1945, i zbatuem nga meturinat e forcave te shperndame te Zerves nen komanden e nji oficeri te quejtun Zotos…Çamet meritojne ate qe kane pesue, por edhe bandat e Zerves kane qene shume te keqia…Si rezultat kemi nji ndryshim te popullsise qe eliminoi nji pakice te padeshirueshme nga toka greke. Ndoshta, do te ishte mire sikur punet te mbeten ashtu si jane.” (f.373)
Punet ashtu si jane…! Komiteti Antifashist per Refugjatet Çame spjegon si jane punet:
“ …Ma shume se 20.000 persona te terrorizuem kane ike nga Çameria dhe jane strehue ne Shqiperi, te ndjekur nga barbarizmat e mercenareve greke (te Gjeneralit) Zervas. Ma shume se 1.500 persona jane masakraue ne distriktet e ndryshem te Çamerise. E gjithe pasuria e tyre eshte grabite. Fshatet shqiptare jane shkretuar dhe djege krejtesisht. Çameria pjellore eshte reduktuar ne nji shkretire, ne nje ferr…”(f.374) Dhe,
“…shume familje jane asgjesuar, prinde, femije dhe foshnje ne djep. gra e vajza te reja jane perdhunuar…Sanie Bollati, nga Paramithia, eshte djege e gjalle me benzine, mbasi qe gjoksi i eshte prere me thike, e syte i jane nxjerre jashte…”(f.381)
Komiteti Antifashist i Refugjateve Çame paraqet keto kerkesa:
Ndalimin e menjihereshem te vendosjes se elementeve te huej ne shtepite tona.
Te gjithe çamet duhet te kthehen ne vatrat e tyne.
Te gjithe pronat e konfiskueme duhet te kthehen, dhe te gjithe damet e shkaktueme duhet te kompensohen.
Ndihme duhet dhane per çamet qe duen te rindertojne shtepite e tyne te prishuna.
.Duhen marre te gjitha masat perfituese te percaktueme nga traktatet nderkombetare dhe mandatet, siç jane sigurimi i te drejtave civile, politike dhe kulturore, si dhe sigurimi i jetes se njeriut.
Te gjithe forumet pergjegjes per krime te kryeme duhen gjykue dhe denue”
Firmue: Tako Sejko, Kasem Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Vehip Demi, Derivish Dojaka, Hilmi Seiti. (f. 387-394)
(Natura e krimeve te kryeme jepet me hollesi ne deklaratat e viktimave çame te gjenocidit grek, te permbledhuna profesionalisht nga Kastriot Dervishi:”Masakrat ne Çameri: deshmite e te mbijetuareve; Permbledhje dokumentesh arkivore” (Tirane:55,2009, ff .143-154
***
Recensioni i ketij libri ashte nji pune e dhimbshme. Ai te kujton historine biblike te Jobit. Profeti qe vuen kerkon nji spjegim nga Zoti qe heshte, e qe sprovon.
Ne rastin e çameve, “Zoti” nuk i sprovon. Ashte shovinizmi grek, ne formen e tij ma te eger, ma shnjerezore, qe “ndeshkon kolektivisht” nji popullsi te pafajshme. Me akuzen “bashkepunim me okupatorin” – nji fenomen mjaft i zhvilluem ne Greqine e okupueme gjate L2B sidomos, bashkepunimi qe nga Gjenerali Tcholakopoulos deri te “Bataljonet e Shenjta”, kryeministri Rallis dhe qeverite kuislinge te Athines deri ne “clirimin” e Greqise- shovinistet greke perfituen nga nji gjendje kaotike me asgjsue fizikisht pakicen shqiptare ne Çameri, kryesisht shqiptaret myslimane, nji çfaqje e shemtueme e diskriminmit kombetar e fetar.
Tue fole per kete fenomen te turpshem te popullit grek, profesori anglez Noel Malcolm, shkruen:
”Fati i shqiptareve çame ashte njeni nga sekretet ma te erreta te historise moderne europiane. Nji permbledhje e randesishme e dokumenteve hjedhe driten shume te nevojshme. Do te kishte nji vlere te madhe, jo vetem per historine e Greqise dhe te Ballkanit, por gjithashtu per cilindo qe deshiron me kuptue situaten e sotme te Çamerise ne Shqiperi.”
Duhet shpernda mjegulla e propagandes shoviniste qe erreson te verteten mbi Çamerine e viktimet çame. Profesor Elsie dhe studjuesi Destani meritojne falenderimet e te gjithe shqiptareve dhe te gjithe atyne qe çmojne randesine e se vertetes historike.
Ridgefield,Ct.,USA, korrik, 2014
* Recension- (Pjesa e trete)

Filed Under: Histori Tagged With: - NJI HISTORI E DOKUMENTUEME, pj e trete, Sami repishti, SHQIPTARET E GREQISE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 20
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT