• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRPARËSITË E POLITIKËS SË JASHTËME AMERIKANE NDAJ BALLKAN

June 17, 2015 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

Administrata e Presidentit Obama i ka paraqitur Kongresit prioritetet dhe planet e politikës së jashtëme amerikane karshi Europës dhe Euroazisë, prëfshirë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për vitin e ardhëshëm financiar. Kërkesa e Administratës së Presidentit Obama për buxhetin e vitit 2016 për këtë rajon është $953.3 millionë dollarë. Është ky një ritual që bëhet çdo vit, pasi Kongresi, sipas kushtetutës, duhet të miratojë buxhetin për financimin e shpenzimeve për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtëme amerikane për zona të ndryshme gjeografike të botës. Ndonëse ky është vetëm fillimi i procesit dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë si përfundim i ngjarjeve në rajon, dëshmia të martën e kësaj jave e Koordinatores së Departamentit të Shtetit për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski para Nën-Komisionit të Kongresit që merret me çështjet europiane dhe euro-aziatike –mund të shërbejë si një tregues i përparësive të politikës së jashtëme amerikane ndaj Europës dhe Euro-Azisë në përgjithësi dhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në veçanti, për vitin që vjen.

Përfaqsuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) fillimisht falenderoi anëtarët e nën-komisionit të Kongresit për Punët e Europës dhe të Euro-Azisë për mbështetjen që ligjvensit e të dy partive — republikanë dhe demokratë – që sipas saj i kanë dhënë përpjekjeve të administratës për të zgjëruar dhe për të forcuar, “Një Europë të tërë, të lirë dhe në paqë”. Ajo u tha ligjvënsve se për arsye të agresionit të Rusisë në Ukrainë, ky vizion tani gjëndet përball një kërcënimi më të madh se çdo herë tjetër ç’prej mbarimit të Luftës së Ftohtë. Ajo falënderoi gjithashtu kongresistët për interesimin dhe vizitat e tyre që bëjnë në Europë, përfshirë Ballkanin, gjë që tha ajo, “ka ndihmuar për të siguruar aleatët tanë atje për angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit, demokracisë, paqës dhe begatisë, si gurthemeli i interesit dhe sigurimit tonë kombëtar.”

Ajo vlerësoi ndihmat e SHBA për Europën Lindore ç’prej shëmbjes së komunizmit (me një vlerë prej $27.5 miliardë dollarësh) gjatë 25 viteve të kaluara, duke thënë se ato kanë provuar fuqinë transformuese të SHBA-ave, në forcimin e lirisë, sigurisë dhe të begatisë anë e mbanë një rajoni që ishte mbërthyer nga totalitarizmi, armiqësitë ideologjike dhe nga shkatërrimi ekonomik. Ajo vuri në dukje se ç’prej

vitit 1990, 12 prej vendeve ish-komuniste që merrnin ndihma gjatë asaj periudhe, tani janë anëtare të NATO-s dhe 11 prej tyre bëjnë pjesë në Bashkimin Europian. Për më tepër, shtoi Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski, 11 prej vendeve të Europës Qëndrore që dikurë merrnin ndihma amerikane, tashti ato japin ndihmë në mbështetje të demokracisë, të tregjeve të lira dhe të dinjitetit njerëzor, vendeve në nevojë nga Ukraina e deri në Afganistan.

Por megjithë sukseset e dukshme të çerek shekullit të kaluar në Europë, zyrtarja e lartë e DASH i tha Kongresit se, harta e një Europe “të lirë, demokratike dhe e bazuar në tregje të lira”, nuk është ende e plotë. “Korrupcioni, papunësia e lartë, zmbrapsjet në zhvillimet demokratike, shtypja e medias, tensionet etnike dhe konfliktet e tejzgjatura prekin gjithnjë shumë shtete të këtij rajoni.” Ajo posaçërisht theksoi influencën e rrezikshme të Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një prej faktorëve që po pengon antarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian dhe në NATO, duke sjellur si shembull krizën e fundit politike në Maqedoni.

Alina Romanowski përqëndroi një pjesë të madhe të kumtesës së saj para Kongresit, duke folur për ndihmat dhe politikën e SHBA-ve ndaj Ukrainës, ndërsa theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të shkelur dhe zhdukur vlerat mbi të cilat janë bazuar marrëdhënjet ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë, por ajo nuk mungoi të fliste edhe për prioritet e politikës së jashtëme amerikane me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.Ajo i tha Kongresit se ndërsa SHBA janë në krye të përpjekjeve për integrimin e këtij rajoni në organizmat Euro-Atlantike, “Ne duhet të vazhdojmë tu ofrojmë të gjithë atyre që aspirojnë zbatimin e standardeve Euro-Atlantike, ndihmën politike, ekonomike dhe morale në përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar këtyre organizmave.” Ajo u tha ligjvënsve amerikanë, të cilët eventualisht duhet të miratojnë fondet ndihmesë për vendet e Ballkanit Perëndimor se, “Ndihmat e SHBA-ave do të përqëndrohen në bërjen e reformave që janë të nevojshme për të përshpejtuar antarësimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe në zbatimin e marrveshjeve për normalizimin e marrëdhënjeve midis Serbisë dhe Kosovës”, ndër të tjera. Ajo theksoi gjithashtu se, “Në Kosovë, ndihmat tona janë një investim i vazhdueshëm për zhvillimin e një demokracie me të vërtetë multi-etnike, ku të gjithë qytetarët e saj kanë besim në qeverinë e vet dhe ku siguria e pajisjes me energji është e garantuar.”

Në buxhetin për ndihmat e jashëtme që po i kërkohet Kongresit për miratim për vitin e ardhëshëm, përfshihen edhe projektet në sektorin e drejtësisë, si dhe ndihmat për organizatat e shoqërisë civile në mbarë rajonin, si një mjet për të luftuar korrupcionin. Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski, përmendi Shqipërinë si shembëll, ku ne tha ajo, “Jemi duke mbështetur një projekt në sektorin e drejtësisë i cili ka për qëllim të shtojë transparencën dhe përgjegjësinë në këtë fushë, me instalimin e mjeteve për inçizimin e procedimeve gjyqësore në gjykatat krahinore dhe në ato të apelit anë e mbanë vendit”, theksoi ajo. Por, zyrtarja e lartë e DASH u shpreh se ndihma të tilla nuk mund të kenë sukses pa mbështetjen politike në radhët e qeverive, të shoqërive civile dhe të qytetarëve të këtyre vendeve. Ne, vazhdoi ajo, jemi duke u përpjekur të pengojmë prirjet në rritje e sipër në rajon që synojnë për t’i, “mbyllur hapësirën pluralizmit politik, debateve publike dhe kundërshtarëve politikë”. Në një numër gjithnjë e më të madh vendesh në Europë dhe Euroazi, theksoi Alina Romanowski, udhëheqës të ndryshëm politikë kanë kufizuar hapësirën e veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile dhe të medias së pavarur, me qëllim për t’u mbyllur gojën kritikëve dhe në përpjekje për të këthyer mbështetjen publike në favor të tyre. Në përgjithësi, nënvijoi ajo, “Ndihmat tona kanë për qëllim të aftësojnë qytetarët që të angazhohen me qeveritë e tyre, qoftë nepërmjet organizatave të shoqërisë civile, qoftë nepërmjet medias së pavarur, sektorit të drejtësisë, ose nepërmjet aktiviteteve të partive politike demokratike”. Shtetet e Bashkuara, theksoi zyrtarja e DASH, mbështesin organizatat e shoqërisë civile dhe median e pavarur, ndërkohë që ato përpiqen të informojnë publikun dhe të hedhin pak dritë mbi sfidat me të cilat përballet demokracia dhe qeverisja e mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më në fund, ajo foli edhe për ndihmën ushtarake të SHBA-ave, “në fushën e sigurisë, të mbrojtjes, të modernizimit ushtarak, të doktrinës dhe taktikave ushtarake amerikane si edhe për bashkpunimin dhe bashkveprimin e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.” Është interesant fakti se duke folur për ndihmat dhe bashkpunimin në fushën e mbrojtjes, Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski, përmendi Kosovën ndër vendet ku, tha ajo, ” Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë investime strategjike në fushën e mbrojtjes me Aleatët dhe me partnerët tanë, kryesisht me Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë, me Kosovën dhe shtetet Baltike”.

Ajo theksoi edhe kontributin e Bashkimit Europian për ndihmat që i akordon vendeve të këtij rajoni duke thënë se ndihmat amerikane dhe europiane përputhen

me njëra tjetrën dhe se të dy palët janë duke bashkpunuar për të sjellur përvojën dhe praktikat më të mira ekonomike të vendeve ish komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në hapësirën e vendeve post-sovjetike.

Koordinatorja e DASH për Ndihmat Amerikane për Europën, Euroazinë dhe Azinë Qëndrore, Alina Romanowski përfundoi dëshminë e saj para Nën-Komisionit të Kongresit për Punët Europiane dhe Euro-Aziatike, duke thënë se, “Ndihmat tona kanë përmirësuar jetën e miliona njerëzve dhe se buxheti i kërkuar për vitin që vjen për këtë rajon, është një vazhdim i këtij misioni” u angazhua ajo para Kongresit. “Ne”, përfundoi, zyrtarja e lartë e DASH, “megjithë kufizimet me të cilat përballet buxheti për ndihmat e jashtëme, zotohemi se do punojmë me zell, efektivisht dhe me imagjinatë, ashtuqë burimet financiare të dhëna nga populli amerikan, të përdoren në shërbim të forcimit të vlerave tona si dhe në mbështetje të interesit tonë kombëtar, për të forcuar demokracinë, stabilitetin dhe begatinë anë e mbanë rajonit”, të Europës dhe Euroazisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ballkan, Frank shkreli, Jashtme, Perparsite e Politikes, SHBA

Moska kërcënon me pasoja për armët e SHBA në Evropë

June 16, 2015 by dgreca

Moska i përgjigjet me fjalë të qarta lajmit se SHBA mund të stacionojnë si masë paraprake armë të rënda në Evropën Lindore. Kjo mund të jetë në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë.

Udhëheqja në Moskë nuk do ta pranojë duarlidhur një përforcim të mundshëm të pranisë ushtarake të SHBA në shtetet e Evropës Lindore. “Rusisë nuk do t’i mbetet tjetër, përveç forcimit të trupave dhe burimeve të saj në krahun perëndimor”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, gjenerali Juri Jabukov, sipas një informacioni të agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. Armatimi i planifikuar në kufi është “masa më agresive” e SHBA dhe e NATO-s që prej fundit të Luftës së Ftohtë, tha ai.

Përgjigja ruse do të përmbajë ndoshta përshpejtimin e stacionimit të raketave Iskandar në enklavën e Kaliningradit si dhe një përforcim të trupave ruse në Bjellorusi. Rusia ka dorë të lirë për të organizuar kundërmasa, për ta mbrojtur më mirë kufirin perëndimor, tha Jabukow-i.

Tanke në Evropën Lindore?

Në fundjavë u bë e ditur se SHBA po shqyrtojnë mundësinë e stacionimit të armëve të rënda në disa shtete të Evropës Lindore dhe të shteteve baltike. “New York Times” bëri të ditur një plan të Pentagonit, sipas të cilit do të zhvendosen pajisje ushtarake për deri 5000 ushtarë amerikanë në Estoni, Letoni dhe Lituani si dhe në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta edhe në Hungari. SHBA do të transportonin kështu për herë të parë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore armë të rënda si tanke luftarake në shtetet më të reja të NATO-s, të cilat më parë bënin pjesë në sferën e ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Synimi është që të sprapset Rusia nga një sulm në Evropë.

Deri tani ky është një propozim. Por sipas raportit Pentagoni shpreson të marrë dritë të gjelbër nga Shtëpia e Bardhë deri në një takim të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në fund të qershorit në Bruksel. Zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitri Peskow deklaroi se për sa kohë SHBA nuk janë pozicionuar zyrtarisht për këto plane, ai nuk dëshiron ta komentojë këtë lajm.

Konfirmim nga Polonia

Polonia dhe Lituania konfirmuan se ka bisedime me qeverinë e SHBA për të stacionuar armë të rënda në vendet e tyre. Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak deklaroi në Varshavë se vendimin e SHBA e pret javët e ardhshme. Planet ai tha se i kishte diskutuar tashmë në vizitën e tij në SHBA katër javë më parë me homologun e tij Carter. Vendi i tij ka kohë që angazhohet për një prani më të madhe të ushtrisë amerikane në Evropë. Zhvendosja e armatimeve luftarake të SHBA në rajon do të ishte në këtë kuadër “një hap shumë i rëndësishëm”, tha Siemoniak.Evropianolindorët dhe shtetet baltike janë gjithmonë e më të shqetësuar për politikën e fqinjit të madh, që kur Rusia aneksoi Krimenë në pranverë 2014. Kësaj i shtohet edhe zgjerimi i pranisë ushtarake ruse në Detin Baltik si dhe në hapësirën ajrore në kufijtë e tyre. Në prill, shtetet baltike paraqitën tek NATO-ja lutje për stacionimin afatgjatë të mijëra ushtarëve të NATO-s në territorin e tyre.(DW)

Filed Under: Rajon Tagged With: Moska kercenon, SHBA

Sulm i madh kibernetik kundër SHBA-së

June 5, 2015 by dgreca

Hakerët kinezë dyshohet se kanë kryer një sulm të madh kibernetik, duke prekur të dhënat e miliona punonjësve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Zyra për Menaxhimin e Personelit ka thënë se gati katër milionë të punësuar aktualë dhe të mëparshëm janë prekur.
Zyrtarët po ashtu kanë paralajmëruar se sulmi mund të ndikojë në çdo agjenci federale.
Susan Collin, anëtare e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, ka thënë se sulmi dyshohet se ka origjinën në Kinë.
Ambasada e Kinës në Uashington ka kërkuar që të “mos kërcëhet në konstatime”.
Zëdhënësi i ambasadës, Zhu Haiquan, i ka thënë agjencisë Reuters se akuzat janë “të papërgjegjshme dhe kundërproduktive”.
Zyra për Menaxhimin e Personelit ka thënë se ka zbuluar sulmin në muajin prill, para se të bënte “përpjekjet agresive” për të zbatuar kontrolle më të rrepta. Sipas saj, FBI dhe Deparatamenti për Siguri Kombëtare janë duke hetuar rastin, për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmit.
FBI ka thënë se i merr shumë seriozisht të gjitha kërcënimet për sektorin kibernetik publik dhe privat dhe se do të mbajë përgjegjës ata që bëjnë kërcënime të tilla.
Kongresisti Adam Schiff ka kërkuar që bazat e të dhënave në internet të përmirësohen.
“Kërcënimet kibernetike nga hakerët, kriminelët, terroristët dhe aktorët shtetërorë janë sfida më e madhe me të cilën përballemi në baza ditore. Andaj, është e qartë se një përmirësim i konsiderueshëm në bazat tona të të dhënave, është rrezikshmërisht i vonuar”, ka thënë Schiff.
Zyra për Menaxhimin e Personelit shërben si departament i burimeve njerëzore për qeverinë federale. Ajo harton të dhënat e të gjithë punëtorëve federalë.
Informacionet që ruhen në bazën e saj përfshijnë funksionet e punonjësve, performancat dhe trajnimet e tyre.
Sulmi kibernetik në Zyrën për Menaxhimin e Personelit mund të jetë më i madhi, por kjo nuk është hera e parë që hakerët sulmojnë sistemet kompjuterike të qeverisë federale.
Kompjuterë të paklasifikuar të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit janë sulmuar, ashtu si edhe llogaritë në Twitter dhe YouTube të komandës ushtarake qendrore të SHBA-së.
Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, i cili është përgjegjës për mbledhjen e taksave, ka thënë muajin e kaluar se hakerët kanë vjedhur informacionet e mbi 100,000 taksapaguesve amerikanë.
Hakerët kanë sulmuar edhe gjigantët komercialë, si Sony Pictures dhe eBay.
Për disa nga sulmet janë fajësuar Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina. Ekspertët thonë se Kina është e etur për të futur duart e saj në sekretet industriale dhe tregtare të SHBA-së. Kina i mohon akuzat dhe thotë se ka qenë vetë shënjestër e sulmeve kibernetike të SHBA-së.

Filed Under: Kronike Tagged With: Hakerat kineze, SHBA, sulmojne

DioGuardi – tregon lidhjet e forta të shqiptarëve me hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara

May 16, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA, New York/
Joanna Landau:” Përpjekjet për të eksploruar Izraelin, kan qenë të suksesshme, për të krijuar programe të reja që tërheqin më shumë njerëz . Kjo inisiativë është parë, si një mënyrë për të krijuar marrëdhëniet profesionale dhe afatgjata me njerëzit, si e shohin Izraelin rreth globit, dhe shtuar sa më shumë miq për Izraelin”
NEW YORK CITY: Miqt amerikanë të Vibe-Izraelit u mblodhën të enjten, në klubin Bohemian “Bohemian National Hall ” – në qytetin e Nju Jorkut, në një pritje, ku u promovua tradita, kultura, mallart dhe prodhimet, turizmi dhe historia e Izraelit. Dhjetëra pjesëmarës morën pjesë në këtë pritje, të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Izraelit, në bashkëpunim me organizatën VibeIzrael, me presidente Joanna Landau, përfshirë edhe ambasdorë të trupit diplomatik në OKB, personalitete izraelito-amerikane të fushave të ndryshme, rabin dhe veprimtar të njohur izraelit.
Në këtë pritje ishte i ftuar nderi edhe ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi – Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili edhe një herë më shumë, tregojë se lidhjet e forta të shqiptarëve me popullin hebre janë më të mirat se ndonjëherë në historinë e tyre. Një lidhje, kjo, që i ka rrënjët e saj, prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore – kur shqiptarët me guximin e jashtëzakonshm gjatë Luftës së Dytë Botërore, kan strehuar , duke i mbrojtur dhe shpëtuar jetën për mijëra hebrenjë gjatë Holokaustit, në bazë të kodit shqiptarë Besa.
Joanna Landau, e cila është preisdente e Misionit VibeIzrael, duke hapur këtë veprimtari tha se ky mision është themeluar në vitin 2009, për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe të ndjehen në lidhje me Izraelin. ” Qëllimi ynë, tha znj. Landau në fillim të shfaqjes së këtij dokumentari promovues, të traditës, kulturës, prodhimeve të ndryshme, turizmit, dhe historisë së Izraelit me titull “The American Friends of Israel”, është për të tërhequr miliona të rinjë e të reja, në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine, Evropë dhe Australi, me një mesazh frymëzues dhe opinione pozitive rreth Israelit, që do të jenë të balancuara prej mesazheve negative në lidhje me Izraelin”.
VibeIzraeli, si një organizatë më vete, u themelua në vitin 2013 dhe filloi të përqëndrohet në përpjekjet e saj, për të ndryshuar perceptimet globale ndaj Izraelit, me një theks të veçantë në fokus kryesor, të “Toursto Israel”.VibeIzraeli, që nga themelimi i saj, u shafq në dokumentar se ka qenë në turne anembanë Izraelit. Prej krijimit Misioni VibelIzrael, tha Joanna Landau preisdente e Misionit VibeIzrael, “përpjekjet për të eksploruar Izraelin, kan qenë të suksesshme, për të krijuar programe të reja që tërheqin më shumë njerëz . Kjo inisiativë është parë, u shpreh ajo si një mënyrë për të krijuar marrëdhëniet profesionale dhe afatgjata me njerëzit, në atë si e shohin Izraelin rreth globit, ata, dhe, shtuar sa më shumë miq për Izraelin”

Filed Under: Histori Tagged With: DioGuardi, lidhjet e forta, SHBA, Shqiperi-Hebrej

SHBA: Policia e Ohaios, kërkon një vajzë shqiptare 3 vjeçare

February 24, 2015 by dgreca

OHIO : Autoritetet e ruajtjes së rendit në policinë e Ohios, seksioni i njerëzve të humbur, duke kërkuar edhe ndihmën e FBI, kan lëshuar në gjithë vendin një njoftim me një poster të martën herët, ku bëhet fjalë për një vajzë 3-vjeçare, e cila rezulton e humbur nga qyteti New Castle, Delaware.
Në rrjetet sociale, thuhet se fëmija është shqiptare, por nuk sqarohet se nga nëna apo babai i saj.
Fëmija quhet Elinor Trotta, ndërsa besohet të jetë “rrëmbyer”, prej të atit të tij, të martën në orën 6;48 të mëngjesit në kompleksin e shtëpive ” School Side Apartments” në qytezën New Castle.
Michael Trotta, 43 vjeç, i cili simbas policisë konsiderohet njeri i rrezikshëm mbasi mendohet të jetë i armatosur , sipas një njoftimi të lëshuar nga Qendra Kombëtare për Fëmijët të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.
Shtypi atje ka shkruar se Trotta, mund të jet në Ohajo, ose New Jersey, mbasi ai ka kaluar një patrull të policisë në autostradë, por ende nuk është e qartë se në cilën pjesë në Ohajos soe New Jersey, ai do të mund të jet futur dhe qëndron i fshehur.
Një zyrtar Tom Jackson nga Departamenti i Policisë të Qarkut – New Castle County, ka thënë se agjencia e tij – ka shpërndar njoftimin me fotografinë e fëmijës së humbur së bashku me foton e babait të tij, dhe është duke e kërkuar nëpërmjet rrjetit social, e shtypit, për personat e humbur në adresën, “Amber Alerts” në disa shtete dhe zona të Ohios dhe shtet për rreth saj.
Ka shumë mundësi që Trotta mund të jetë larguar, së bashku me fëmijën e tij, me një makinë Mazda 626 ngjyrë gri, me regjistrim të Delaware 247457, tha Jackson – pa dhënë ndonjë detaj se në cilin drejtim.
Michael Trotta, është i gjinisë mashkull – i bardhë, 5’8 “i gjatë, rreth 160 paund, me prerje flokësh të shkurtër, pak mjekër dhe me mustaqe, i veshur me rrobat ngjyrë zezë. Trotta është i dyshuar se për rrëmbimin vajzës e tij ka ndodhur gjatë një incidenti të brendshëm në familjen e tij.
Fëmija e tij Elinora, është e bardhë me flokë ngjyrë kafe dhe peshon 60 pouand. Ajo u pa për her të fundit, e veshur me një pallto ngjyrë të purpurt, pantallona rozë dhe atlete të bardha.
Policia, thotë në njoftim se nëse e shihni dikë, me këto të dhëna dhe u duket si i dyshuar – kontaktoni menjëherë policinë në numërin e telefonit 911 – menjëherë. Nëse ju keni informacione, të tjera që do të ndihmojnë policinë në vendodhjen e fëmijësose të “rrëmbyesit” ju gjithashtu mund të telefononi Departamentin e Policisë Qarkut, New Castle County, në 302-573-2800 ose vizitoni faqen e personave të humbur në www.nccpd.com /Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: 3-vjeçare, kerkon, një vajzë shqiptare, Policia e Ohaios, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT