Sokol Demaku/
Një punë e vyer dhe shumë e mrekullueshme është bërë nga ana e Bibliotekës Botërore në Stockholm në kryeqytetin e Mbretërisë së bashkuar suedeze, fëmijët e kombeve dhe kombësive që jetojnë dhe verpojnë në ketë vend si dhe në vendin fqwinjë Norvegji nga tani ata mund të lexojnë litarturë tåe zgjedhur në gjuhën amtare. E gjithë kjo falë angazhimit dhe punës së palodhur të punonjësve të kësaj bilbioteke të cilët kanë arritur që të sigurojnë tituj të shumtë libri në gjuhë të ndryshme.
Tani në Bibliotekën Botërore në Suedi ka mbi100 libra të rinj për fëmijë dhe adoleshentë në raftin e librave në Shqip. Këtu mund të lexoni për Djalin dhe Tigri, Gjueti diamantësh, Katitizi, Pesha e dashurisë, Valeria-Fakulteti i ëndërrave, Uria, Vajza e keqe, Macoku i lajthitur, Histori e Skënderbeut, Iliada Lufta e Trojës, A di të fishkëllosh Johana, Pippi Corapegjatë, për magjistarët dhe shumë e shumë libra të tjerë në Gjuhën shqipe. Ne përmendem vetem didsa nga mbi 100 titujt që mund ti gjeni neë raftet e kësaj Biblioteke me renome në Mbreterin e bashkuar të Suedisë.
E gjithë kjo punë madhore është bërë duke ju falenderua bashkëpunimit të Qendres Kuklturore Shqiptare Migjeni në Borås, Bibliotekës Botërore në Stockholm dhe Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana në Shqipëri.
Këto libra dhe shumë të tjerë mund t’i gjeni në adresën www.varldensbibliotek.se.
Klikoni në raftin shqip të librave!
A njihni dikë që kërkon libra në shqip? Këshillojeni që të kontaktoj Bibliotekën Botërore në Stockholm!
Biblioteka botërore është gjithmonë e hapur dhe gjithmonë e lirë.
Ju që jeni në Suedi ose Norvegji mund të lexoni dhe dëgjoni sa herë të doni, dhe sa të doni një libër. # shqip #ebooks #ebook #ebooks #ebook #
Biblioteka Botërore #biblioteka ime # gjuha amtare # Biblioteka shumëgjuhëshe, Biblioteka Botërore në Stockholm tër Suedisë.