Nga Rayan Parrjin nga Riga, Latvia & Jarry Tonner nga Talini, Estoni/
Perktheu per Diellin: GJON KADELI/
Varshave Poloni; Aeroplanet e NATOs fluturojne rregullisht ne hapsiren ajrore, te vendeve te Europes Lindore, dhe mjetet e blindueme amerikane levizin rregullisht, ne afersi te kufinit me Rusine, ne misionin e tyne per te sigurue qytetaret e atyne vendeve, se nuk duhet te frigohen nga ndonji agresion Rus. Megjithe kete, edhe njerzit e rendomte, jane tuej marre masa mbojtese, kunder ndonji rreziku nga Rusia.
Ne Poloni, doktoret, ligjvenesit, e te tjere, jane tuej ju pergjegjun thirrjes, per te marre pjese ne stervitjet ushtarake; keshtu, qe te jene te gatshem, per cdo rast rreziku, ne nji lufte te mundshme.
Vjetin e ardhshem, Lituania ka ne plan te stervisi studentet e universiteteve, ne fushen ushtarake. Gjithashtu, po bahen perpjekje per t’i mesue njnerzit e rendomte, se si me perdorun armet, dhe se si duhet te mbrohen, ne rast te nji sulmi; gja qe tregon, se asht shtue shume friga, ne radhet e njerezve, ne nji zone, ku kujtimi i dominimit Rus, i cili perfundoi me 1990tat, asht ende ne kujtesen e tyne.
Njerzit kane frige se sigurimi i tyne, dhe pavaresia, qe u fitue, mbas shume perpjekjesh, jane te kercnueme,nderkohe qe, marredhanjet ndermjet vendeve Perendimore dhe Rusise, po keqesohen, si rrjedhim I konfliktit ne Ukraine, ku deri tashti, ma shume se 6000 njerez jane vra.
Ne Poloni,brezi ma i vjeter, e mbajne men pushtimin nga Ushtria Sovjetike me 1939, kur filloi Lufta e Dyte Botnore. Te rijte e ndiejne vehten shume te frigsuem, nga shtypja qe pesuen nga rregjimi komunist, qe zgjati ma se 40 vjete.
Zadhanesi i Ministris se Mrojtjes te Latvis, Aja Jakobovski, i tha
Agjensise A.P.” se ekziston nji shqetsim i vertete, ne shoqnine tone, per nji kercenim”. Si rrjedhim,”stervitjet ushtarake per studentet, “asht nji menyre,me ane te ciles, ne e fuqizojme aftesine tone per vetmbrojtje”.
Shumica e njerezve, ende e shikojne NATOn, si garancine kryesore, te sugurise se tyne, por njerzit preferojne te shofin pranine e forcave te NATOs ne vendet e tyne.
Polonis ka qene vendi i pare qe ka paralajmerue, mbi rrezikun qe paraqet, konflikti ne Ukraine. Ajo ka shtue perpjekjet, per te modernizue arsenalin e saje te armeve.
Ne nji thirrje te jashtzakoneshme, zadhanesi i Parlamentit, Radek Sokorski,u kerkon ligjvenesve, qe te marrin masat e nevojshme , per t’i stervitun njerzit. Nderkohe,Ministri i Mbrojtjes, Tomas Siemanuk, u ka ba thirrje si mashkujve po ashtu edhe femnave, te moshes 18te deri ne 50te, te nenshkruejne per te marre pjese ne stervitjet ushtarake. Presidenti Branislav Komerovski tha se, koha ne te cilen
ndodhemi tashti, asht e rrezikeshme dhe na patjeter duhet te bajme cdo gja, per te perforcue aftesine e Polonise, per te mbrojtun vendin e saje. Gjate nji vizite qe ai bani te nji njisi ushtarake, kohve te fundit, nji ish-ushtar 35 vjecare tha se, thirrja per stervitje,”ishte absolutisht e natyrshme”. “cdo neri duhet te jete i gatshem, per te mbrojtun vendlindjen”. Edhe te moshuemit ne Poloni e ndiejne si detyre, te bajne perpjekje, per te mbrojtun vehten. Mjeku 58te vjecare, Vojceh Klukovski tha se “ne nuk e ndiejme veten te sigute”.
“shume njerez duen te sterviten, per te mbrojtun shtepite e tyne, vendet e tyne te punes, si dhe familjet e tyne”.