• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIMET E KRYEMINISTRIT TE KOSOVES NE NJU JORK

September 22, 2016 by dgreca

Kryeministri Isa Mustafa mori përkrahjen e SHBA-ve, Kolumbisë dhe shteteve të tjera për Kosovën (VIDEO)/

Nju Jork, 22 shtator 2016-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Nju Jork, u takua me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për zhvillimet e fundit që lidhen me proceset integruese euroatlantike, fuqizimin e shtetësisë e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.
Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.
Gjatë ditës, në selinë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Isa Mustafa ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Maria Angela Cuellar.
Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke kërkuar përkrahjen e Kolumbisë për fuqizimin e subjektivitetit  ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa ka marrë pjesë edhe në pritjet e organizuara nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik si dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka takuar përfaqësues të shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar përkrahjen e tyre për Kosovën.
Në një deklaratë për media, kryeministri Mustafa ka folur për agjendën e takimeve në Nju Jork.
“Agjenda jonë ka të bëjë me forcimin e subjektivitetit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe njohjen e Kosovës nga më shumë shtete sa që e kanë njohur deri më tani. Pastaj, vënia e marrëdhënieve bilaterale me shtete të cilat e kanë njohur Kosovën por akoma nuk kemi vendosur marrëdhënie bilaterale dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha kryeministri Mustafa.
Duke folur për përkrahjen e ofruar nga SHBA, kryeministri Mustafa tha se ka pasur takime edhe me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ka ardhur në shprehje interesimi i përhershëm për Kosovën.
Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, kryeministri Mustafa tha se çështja është shumë qartë.
“Ne duhet t’i përmbushim detyrimet të cilat i kemi dhe detyrimi përfundimtar që tani ka mbetur që ta përmbushim është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi . Është një çështje e cila është e patejkalueshme sa i përket përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Por, mund t’ju them se kjo çështje nuk është diskutuar vetëm nga ta, kjo çështje na është shtruar gati në të gjitha takimet që i kemi pas”, tha kryeministri Mustafa, për media./b.j/

Filed Under: Komente, Komunitet Tagged With: Isa Mustafa, nju jor, Takimet e Kryeministrit

Artikujt e fundit

  • Dita e Veteranëve, – Përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • SHQIPTARËT DHE EURO-INTEGRIMI I MAQEDONISË QË U SHPALL SI SYNIM I PËRBASHKËT, POR U SHNDËRRUA NË PROJEKT ME BARRË TË PABARABARTË 
  • Gëzuar festën e veteranëve të ushtrisë-Happy Veterans Day!
  • VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2025 NË NEW YORK
  • PANAIRI I LIBRIT TIRANA 2025, SFIDA DHE PERSPEKTIVA TË BOTIMEVE SHQIPTARE NË EPOKËN DIGJITALE
  • “Paradigmat e vetmisë në poezi” – një urë shpirtërore mes letërsisë shqiptare dhe rumune
  • “ALBANIAN BOOKFEST” SI KONTRIBUT KOMBËTAR I FEDERATËS VATRA NË MBËSHTETJE E PROMOVIM TË KULTURËS E LETËRSISË KOMBËTARE NË MËRGATËN E AMERIKËS
  • DËSHMI ARKIVORE MBI PRONAT NË ZONËN KUFITARE SHQIPËRI-MALI I ZI
  • Një libër i guximshëm…
  • Trashëgimia arbëreshe…
  • Kosova, Serbia dhe Integrimi në Bashkimin Evropian: Analizë Strategjike dhe Parashikim
  • “Kjo tokë ju pret”…
  • Artistet Linda Lupi dhe Anila Hetoja vizituan Vatrën
  • Charles R. Crane dhe Shqipëria: Një Aleat i Haruar në Diplomacinë Wilsoniane
  • “MOS MA ZGJONI DODONËN”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT