• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A mundem të votojë edhe unë Kryeministër?

June 18, 2015 by dgreca

Shkruan: Ilir Levonja-Florida/

Më mundi lodhja mbi grindjet e shqiptarëve. Më shpuri diku. Pak gjumë. Fare pak. Megjithatë aty në atë dremitje. Pashë të kundërtën e jetës së tyre. Një jetë si në folklor. Bash burra kuvendar. E gra shtojza. Zana luaresh. Aq sa dhe bregut të detit vinin valë krahëgjera e të shtruara. Ndërkohë gra të tjera, qytetase. Veshur për bukuri. Shkonin malit për ujë. Edhe pse deti nuk e kishte trupin të kripur.

Më mundi lodhja. Koka në folklor e veshi në kompjuter.

Nuk e di se cila shqisë e çapiti më tutje ëndjen. Një web, ca zë… Dhe realiteti i drejtpërdrejtë. Horrat. Ne. Mielli. Qelbësirat. Mallkimet. Vrasjet për një tokë. Përdhunimet. Një mësues. Një bankier që ia vjedhin sysh arkën e shtetit, e që rezulton çun i mirë lagje. Gazetar i lodhur nga bixhozi. Video montime. Reforma të përjetshme. Sidomos përemri Ne. E tha edhe Kryeministri. Në shtator (Ne) do bëjmë reformën më të madhe në drejtësi. Ne-ja e pjesshme shqiptare. Ne-ja që su bë një herë tërësia shqiptare. Drejtësia jonë. Një kryegjyqtar që fle me euro poshtë jastëkut. Disa të tillë që të nxjerrin kristal të kulluar. Pas nëntë muajsh hulumtime. Edhe pse rreh publikisht.   Më mundi lodhja mbi përpjekjen për ta treguar këtë rrëmujë. Që vlon nga fryma  e entuziazmit. Që ka vetëm një formë shtjellimi. Glorifikim. Heronjë që mbetet përpjetësisht, statuja palësh.

1) Një dëshirë e thjesht zoti Kryeministër. A mundem të votoj edhe unë?. A mundet të votojmë edhe ne emigrantët. U dërrmuam për një pasaportë italiane, gjermane, hollandeze, spanjolle, franceze, greke, kanadeze. Shitëm shtëpi e katandi për një të tillë amerikane. Të shëtit në të gjithë botën. Dhe ne na pëlqen të fluturojmë. Vdiqëm për një pasaportë deri nga Australia e largët. Zelanda e Re. Megjithatë e ruajmë si Zotin atë shqiptaren. E ruajmë si sytë e ballit. Bash sikur të kemi ardhur këtej për të kuptuar se sa me vlerë është ky thesar. Edhe pse Kolombë, prapë ajo copëz vishnje me atë shqiponjë ruhet si Zoti vet. Dhe ajo është Zoti ynë. Sado që t’i mburresh me çfarë na japin bota. Për të bërë kultet tona. Zoti ynë njerëzor, i mbledhur si pikat e ujit dhe që qëmton zërash potpurish nëpër kryqëzimet e metropoleve të botës. A të ka rastisur ndonjiherë, që në mes të New Yorkut të dëgjosh këngën, ”A kanë ujë ata burime, ti moj buzë karajfilja ime”? A të ka qëlluar të ikësh me vrap. Për shkak të policisë, aty në Athinë. Pikërisht në vendin ku lindi demokracia.? A të ka qëlluar të flesh poshtë urës? A të qëlluar të të thonë se, Shqipëria është vendi më i varfër? Se aktualisht në Shqipëri, mundet të blesh armë. Mundet të punësohesh si mjeshtër droge. Si biznesmen femrash?

A mund të votoj edhe unë. Edhe ato miliona si puna ime. Më beso. Na kanë rënë të ndenjurat në ujë. Na janë ftohur trutë. Nuk është aspak e vështirë. Lista e bijve nëpër botë gjendet kollaj fare. Nuk ke nevojë për Komision Zgjedhor. E ke tek Western Union.

E bëjnë italianët, e bëjnë hollandezët. Plot të tjerë e bëjnë. A mundet?

Apo thjesht, nuk na doni për këtë eveniment. Thuaje. Nuk ka asnjë problem. Neve jemi mësuar me të na fyer. Jemi pamja e mëshirmit. Kemi falur të huajin. Pa diskutim që do të falim edhe ty.

2)Teksa kërkoja në internet mbi të drejtën e votës. Në sajtin e Komisionit Zgjedhor. Edhe pse e dija shumë mirë që emigrantët nuk mund të votojnë nga këtej. Më dilte shpesh një titull i tillë. Vota e jashtme. Më tutje…, një premtim elektoral. ”Përse duhet të vijë një emigrant për të votuar.” Pikë e zezë. Prapë emigrantëve u hidhej detyrimi. Më tutje akoma një paragraf i tillë. ”U kemi bërë një premtim të gjithë emigrantëve, veçanërisht atyre në Greqi dhe Itali; në momentin që do të vijmë në pushtet, ne do të kalojmë ligjin për Votën e Jashtme, që do u mundësojë emigrantëve që të votojnë në vendin ku ata ndodhen, pa pasur nevojë të udhëtojnë për në Shqipëri. Gjithashtu, kemi premtuar ngritjen e një Ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elemente të spikatur prej emigracionit, si dhe kemi premtuar një përfshirje të drejtpërdrejtë të emigrantëve në strukturat diplomatike të shtetit shqiptar, pra në ambasada dhe konsullata.” Pirro Lutaj, gazeta Shekulli e 25 Shkurtit 2013, ora 14:12.

A jeni në pushtet Kryeministër? Më pëlqen shumë si vendim’marrje. Madje i fola edhe tim biri. E qortova duke i kujtuar se ja, se përse i duhet gjuha shqipe. Mund të përfaqësosh vendin tënd. Mund të bëhesh diplomat i tij.

Mirëpo nga tjetër, deri më sot. Ashtu si me punën e dosjeve ka vetëm një retorikë. Ajo e hedhjes së fajit nga pala në palë.

3)Nga memoria ime, shpesh herë burrat e shtetit shqiptar. Ndajnë dekorata. Ku kryesisht meritat u njihen qytetarëve të tyre, pas vdekjes. Edhe kur vinë në diasporë, ndajnë dekorata. Flasin të ngrirë, me kostume firmato. Me patos pengues ndaj palës opozitare. Për një mos vullnet. Për shovinizëm. Akoma edhe për armiq të klasës. Dhe diaspora i pret. I nderon. Madje i dekoron edhe ajo. Kontribon politikisht duke mundësuar njohjen në administratën e botës së madhe. Darka zyrtare. Edhe pse nuk janë vendimarrës. Edhe pse nuk janë qytetarë me të drejta të meritura. Edhe pse e ruajnë si Zoti emrin e shqiptarit.

Nga diaspora kështu. Ku sa e sa prej këtyre, vdesin për të ndjerë po atë vëmëndje që japin për Eliza Dushkun, Rita Orën. Jo për paratë. Pasi ato ua ka falur prej çasti që fluturuan botës. Jo për shkëlqim skenik. Pasi atë e kanë varur në makinë. Pranë pasqyrës një copë lecke. Një thile. Një flamur. Thjesht si shpagim i vetsakrifikimit nën emrin e të qënit qytetar shqiptar.

Na jep mundësinë të votojmë Kryeministër. Bijë nënash shqiptare jemi edhe ne.

Filed Under: Editorial Tagged With: a mund te votoj, Ilir Levonja, Kryeminister, une

UNË, ISA BOLETINI

June 10, 2015 by dgreca

UNË, ISA BOLETINI – poezi nga “Lufta Kryengritëse”/
Hapeni rrugën njerëz të flamurit/
Hapeni rrugën njerëz të nderuar/
jam Isa Boletini trim i kryeherit/
Me vete i kam të gjitha betejat/

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli/
duajeni është e juaja, ndërtonjeni/
Kosova kujtoj është e mençur/
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë/

Hapeni rrugën qytetar të nderuar/
duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni/
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga/
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet/

Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosovë o nënë, fshima sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë

Luftuar kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

2
—————————————

Në Boletinin ku unë jam lindur
kumbues është guri i daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, bir i kryeherit
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka pakëz e vogëluar

Në Boletin kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup

Kosovë, kremto mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe këngën kuqezi të flamurit!..

3
—————————————

Në këtë botë me shumë trazira
të gjitha kohët i kemi në duar
fjalë e tiranëve ende dëgjohen
ka që kërcënojnë atë që fituam

Nuk mjafton të jesh Mbinjeri
Historia askujt asgjë s´ i falë
mendja njeriut si kap të gjitha
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë

Duajeni atdheun, mos ia ktheni
Shpinën, babëzitë janë shumë
Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
është fitorja që sot po festojmë…

Në këto gjëmime të historisë
Jem pjesë e luftave të mëdha
burra, sot kam 1 plagë më pak
që ta përjetoj këtë çast me ju

O Dritë e këngëve të shtëpisë
Asgjë s´kemi ngrënë dhe pirë
nga argjendet që i ka Kosova
unë jam një pikë uji para lumit!..

4
—————————————

Kosovë, Shqipëri, dhe Çsmëri
trim më bëri dashuria për ju
unë e pata guximin për lirinë
që t´i dalim zot vetë dheut tonë

Kjo kuantikë heroike e atdheut
është pjesë e gjaktë e historisë
pjesë e jetëve tona të jetuara
pjesë e mendjes të këtij populli

Po vij nga më të lashtit e tokës
në një qytet tjetër të të lashtëve
gjuha e eshtrave sot flet qartë
ADN-ëja sot shkruhet e lexohet

Liri e kombit më të qytetëruar
popull i flamurit më të bukur
jepi krahë lirisë tuaj, dhe krijo
uji i thëllimave e shton bukën

Në këtë tokë të pasur me lufta
asgjë s´ka më të shenjtë s´e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Kosovë sot jemi një!..

Rrustem Geci – Dortmund, Qershor, 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Isa Boletini, Rrustem Geci, une

KAM NJOHUR EDHE UNË NJË”FRROK”….

April 10, 2015 by dgreca

Nga Illo Foto-New York/
Nga analizat mediatiko-politike të kohëve të fundit për cështjen komplekse”Doshi “- “FRROKU”, kam vecuar dy superlativa : ” Shoqëria është kriminalizuar dhe do ta dekriminalizojmë, një herë e mirë politikën shqiptare “.
Mendoj se nuk janë politikanët,juristët dhe analistët, që vuajnë pasojat e këtyre fenomeneve negative ; madje është populli , që i vuan , prandaj e shkruaj këtë esse analitike , që të ndaj me ju , atë që unë e quaj anën më të rrezikuar të problemit.
Nuk kam asgjë personale me emrin apo mbiemrin Frroku. Njeriun nuk e pyesin për pagëzimin e parë dhe nuk mban përgjegjësi për emrin fillestar . Vetpagëzimet e tjera kanë ndryshim të madh me fillestarin. Emigracioni postkomunist, në mënyrë polivalente , na diktoi shumë forma dhe rrethana vetpagëzimi . Në të tëra rastet emri lidhet pak me karakterin e njeriut.
Nga emrat e paktë , që gjallojnë në Shqipëri , është emri “Frok ” . Nuk e kam fjalën për Frrok Cupin , sepse ai është bërë i njohur si gazetar dhe publicist në të dy regjimet , që kaloi Shqipëria . Megjithëse i rrallë emri “Frok “, në trevën time, unë jam ndeshur me këtë emër njeriu qysh në fund të viteve ’60 të shekullit kaluar . Madje e kam ndeshur këtë emër në Cermë të Lushnjës , bash në mesin e Shqipërisë.
Ai mund të ketë qenë Froku i fundit, që ka ekzistuar në Cermë Sektor. Nuk besoj se ka pasur bebe, që është pagëzuar Frok, në ish sektorin Cermë, që tani quhet Komuna Terbuf. Nuk e vë dorën në zjarr, qe të mos jetë cfrytëzuar si emër i dyte, nga emigrantë, që këtë punë e bëjnë për të fshehur krimin dhe për të fituar azil politik. Këtë marifet e njohëm edhe në fundmarsin 2015 , kur mësuam se deputeti Mark Froku, pat përdorur në emigracion 3 emra rezervë, për të fituar azilin politik belg , por edhe për të realizuar programet mafioze të shoqërisë së tij , që akuzohet zyrtarisht lidhur me krimin e organizuar europjan.
Jeta në emigracion e deputetit Mark Froku, e marrë neto, sic është zhvilluar, pa asnjë shtesë dhe artific , eshtë një tabllo e qartë e një personazh filmi , që e shikon me gojë hapur . Gazetat shqiptare dhe europjane tashmë e kanë bërë të njohur aventurën “Frok- Belgjika “.
Frroku qe kam njohur une ishte ndryshe….Le të shkëputemi një grimë nga Mark Froku dhe te kalojme tek Froku i Cermes , qe ja permenda emrin , pak me lart . Ne Sektorin Cerme te ish Fermes se Lushnjes , qe sot quhet “Komuna Terbuf “, ka jetuar burri me emer , Frok Froku , ndoshta me prejardhje mirditore . Banimin familjar e kishte ne qytetin e Lushnjes , qe ishte 17 Km larg Cermes, por Froku pjesen me te rendesishme te javes e kalonte ne Cerme sektor .Sic e shihni , nuk e permenda fjalen pune sepse Froku nuk kishte kapur pune me dore . Heshtja ishte puna e tij .Ne Cermen e kohes , te tere banoret merreshin me pune.I kishin duart me kallo . Ne ate kohe , aty punonin pleqte dhe femijte , ne lemin , ku manipuloheshin prodhimet . Duart e burrit , afer 60 vjecar , qe mbante emrin Frok Froku ishin te buta, si te nje zonje .
Froku ishte nje burre i gjate , dukej si i keputur ne mes , me fytyre te pervuajtur dhe sy te vemendshem . Ishte gjithnje i etur per biseda por vetem per probleme anesore. Vishej thjesht dhe hijshem . Perhere mbante nje cante operative , te varur ne kraheqafe . Ne Cerme cfaqej ne mengjes , verdallosej gjithe diten , ndoshta dhe naten . Na respektonte ne specialisteve , qe ishim gjithsej 5 dhe vinim ne levizje gjiganrin bujqesore Cerme , me rreth 3 mije banore dhe 1200 puntore te perhershem .Me as njerin nga specjalistet dukej se nuk kishte afinitet , bisedat perqendroheshin per klimen , klubin e fshatit dhe mencen . Me njerin nga ne , pikerisht me specjalistin V. M.- Froku bisedonte koke per koke , ne mjedise te fshehta , me shume jashte se brenda Cermes .
Une ne Cerme , per pune , u vendosa me gjithe familjen , ne mes te viteve 1966 . Nje nga njerezit e pare , qe njoha ishte Froku . Fillimisht, shoqerohesha vetem me homologun Vedat Sazani , qe jo vetem na lidhte puna , por dhe prejardhja , si gjirokastite.
– Si e ka mbiemrin Froku , e pyeta Vedatin?
– Froku , mu pergjigj Vedati dhe per arsye te pa njohura , e mbylli me kaq biseden.
– Duhet te jete pseudonim ,ia preva me te paren , por Vedati , qe dalloi nje lloj humori , me kerkoi , qe te mos bisedohej me per njeriun me te rendesishemn te qytezes tone , ku gati 30 % e popullsise ishin te internuar. Qofte dhe te shkoje ne mend se saterizon operativin , rrezikoje Spacin . Operativi kishte nje imunitet te pa shpallur dhe te heshtur .
Kishte te drejte Vedati . Froku ishte njeriu me i rendesishem , me gjithse puna e tij ishte e pa dukshme ne publik . Nga kalemi i operativit te zones , qe perkthehet perfaqesusi i policise sekrete te shtetit enverist , varej jeta e sejcilit shqiptar , ndaj te cilit mund te thurej nje intrige dhe te vishej me kodet ligjore , per te perfunduar ne burgjet me te errta , per agjitacion e prapagande . Nuk dihet ndonje staistike se sa shqiptare jane intriguar , arestuar dhe burgosur me firmen ” Frokfroku ” .
Kjo intrige ishte me shume e mundshme , per Vedatin , pasardhesin e Enver Sazanit , intelektualin patriot dhe shok shkolle i Enver Hoxhes , por qe Ai e ekzeketuoi me urdherin e vet direkt .Vedati ishte lende e pershhtashme , per punishten “Frok-u ” .
Nuk diskutuam me me Vedatin ,per operaivin Frok Froku , por une vijoja ta shihja Ate neper rrugica , duke biseduar tines me bashkepuntoret . Jeta rrodhi , ne shtratin e saj te natyrshem dhe ja ku ndodhi “Ceshtja Doshi “, ku personi kyc ishte deputeti i PKD , ne aleance me koalicionin e majte qeverrises.
Mbas 50 vjetesh , kjo ndodhi me solli ne mendje operativin e Cermes , qe vetem mbiemri i lidh me te dyshuarin kriminelin europian , Mark Froku , qe u be qendra e jetes politiko – medjake , ne Mars 2015 . Deri sa shqiptari kryen krim, ne menyre spektakolare edhe ne Belgjike , qe konsiderohet shtet me demokraci te maturauar, kemi te drejte te gjykojme se krimi eshte pjese e shoqesrise njerezore , qe ka moshen e vete shoqerise.
Krimi i organizuar ka moshe me te re , por edhe ai ka lindur bashke me shtetin. Duke qene se krimi ka lidhje me shtetin , quhet i organizuar . Frok – Froku ishte fillese e krimit te organizuar te shtetit komunist . Vete shteti nuk e fshefte se ishte ne kupole te krimit . Deri sa e emeronte veten diktature e proletariatit , krimin e mbante nen sqetull . Lufta per krimin e organizuar , kishte emrin lufte klase . Ate e formulonin dhe i jepnin kuptim “ligjor “, operativet e sigurimit te zones , qe per lehtesi studimi , le t’i quajm Froker .
Cerma , si vend me ndjeshmeri te larte , kishte tre froker . I dyti ishte nje ish rrobaqepes nga qyteti i Shkodres , mysliman , qe nuk me kujtohet emri i tij . Me kujtohet portreti : Me shume serioz ,sesa fudull . Udhtonte gjithnje me automatik ne krah. Shume artificial ne biseda . I treti ishte Zalo Mejdani , me origjine diku nga Laberia . Si Zalo nuk kam ndeshur, ndonje homolog te tij . Ai na thoshte me ze te larte dhe me sinqeritet : Te interrnuarit e kampit2 , jane vellezrit tone . Jane njerez puntore dhe te zgjuar . Jepuni pune sipas aftesive , qe kane .Keto fjale Zalo nuk na i thoshte ne , specjalisteve , por dhe Pergjegjesit dhe sekretarit te Partise , qe perfaqesonin nivelin me te larte politik te qytezes tone bujqesore .
_ Duhet te kemi parasysh luften e klasave , i pergjigjeshim ne Zalos , me seriozitetin , qe meritonte kjo shprehje dhe qe na ndiqte ne c’do hap te jetes .
_ Per ate lufte , Partia me ka caktuar mua , pergjigjej Zalo ; Ju beni detyrat tuaja civile .
Te tre operativet e qytezes Cerme , ishin karaktere te ndryshme , por ata ishin te tere Froker , sepse ishin te detyruar t’i sherbenin te njejtit padron .Krimi komunist ishte vete pushteti .Policia sekrete ishte leve e mekanizmit kriminal .
Kampi Cerma2 ishte i rrethuar me tela me gjemba . Ne te banonin persona me “rrezikshmeri te larte ” .Shumica ishin djem qe kapeshin ne kufi , gjat arratisjes , nga te dy anet e kufirit . Brigata e tyre e punes ishte e vecante nga te tjerat . Punonte vetem ne kanale. Mbase kishin statusin e azilantit politik te asaj kohe .
Sido qe te tre operativet e Cermes , qe konsiderohej kamp interrnimi, permbushin detyren e spiunit , derisa shteti , qe i kish deleguar vriste pa gjyq dhe denonte dhe me gjyqe farse . Operativi perbente fillesen e krimit te organizuar , qe niste nga lart poshte .Krimi ne Belgjike dhe te tere te ngjashem me te , fillon nga posht lart , duke synuar pushtetin . Kjo mani nuk kursen as nje komisar si Dritan Lamaj , kete kolonel Tomson te koheve moderne.
Po vete Tom Doshi ? Eshte karakteri tipik , qe krimi e zgjedh , per te arritur qellimet afatgjata . Tereni i zhvillimit te krimit jane njerzit e shkolluar keq , vecanerisht njerzit gjysem te shkolluar , qe i ngjajne drurit te pastruguar dhe krimi mund t’u japi c’do forme , qe i duhet .
Nga sa sqarova me shembujt , qe analizova , nga pervoja ime jetesore , vecoj faktin se shoqeria nuk kriminalizohet , por kushtet ekonomiko- shoqerore favorizojne fuqizimin e krimit . Fatkeqesia me e vogel mbetet krimi , krahasimisht me pa ndeshkushmerine . Krimi i pa ndeshkuar , gjeneron krim pas krimi , gjithnje me virulent . Shoqeria eshte e rrezikuar , propocionalisht me mos ndeshkimin e krimit .
Froket jane shqiptare dhe ata pas ndeshkimit duhet t’u jepe mundesia e vetedukimit . Nuk ka denime te perjeteshme, vec atyre qe i cileson gjykata te tille. Po gjykuam se krimi jeton perjetesisht me kriminelin , kemi konfirmuar luften klasore , qe vazhdon me breza . Jane te lodhur njerzit me keto dogma . Gjenetikisht shqiptaret nuk jane kriminele . Nuk mund te jete kriminel , nje popull , qe mikpritjen e ka institucion dhe ka krijuar kanune , kur nuk ka pasur ende ligje . Krimanalizimin e kane sjelle regjimet dhe kushtet ekonomike – sociale . Te denohet krimi i organizuar dhe krimi komunist , nuk do te thote se do te denohen bartesit perjetesisht . Krimi i pa ndeshkuar eshte aq i rrezikshem per shoqerine , sa dhe per vete autoret e krimit. Jemi te vonuar ne vendosjen e ndeshkushmerise se krimit , por nuk besoj se jemi pafundesisht te vonuar .
Shoqeria e kriminalizuar ka shenja barazimi me nje shoqeri te eger para Darwiniste . Shoqerine e ger shqiptaret e kane harruar , sepse kane dhene prova qe dine te dalin , prej saj . Nuk duhet parafytyruar nje shoqeri srerile nga krimi , por nje shoqeri aktive , qe ka forca per izolimin e krimit . Shoqeria gjermane , ku u perzie Nazizmi me STASIN nuk u kriminalizua, por gjeti forca , per te dale ne balle te shoqerise se emancipuar europjane dhe boterore . Kjo nuk eshte shoqeria sterile , por shoqeria moderne , qe e izolon krimin , ne te tera format , qe cfaqet.Nuk ka shoqeri te kriminalizuar , sic nuk ka dhe shoqeri sterile. Kete desha te sqaroja ne kete ese , ne se ja arrita . Te flasesh per shoqeri te kriminalizuar dhe per shoqeri sterile , do te thote te flasesh rroma per Toma .
NY – Prill 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Frroku, Illo Foto, qe kam njohur, une

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT