
Familjes Gashi,
Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Prof. Dr. Sali Gashit – një prej figurave më të ndritura të dijes, shkencës dhe shoqërisë kosovare.
Profesor Gashi ishte një mendje brilante e kimisë, një udhëheqës i urtë dhe vizionar në shërbim të qytetit të Prishtinës si ish-Kryetar i Kryeqytetit, si dhe një zë i fuqishëm në botën akademike përmes punës së tij të vyer si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në edukim, shkencë dhe zhvillimin institucional të vendit do të mbetet i pashlyeshëm në kujtesën kolektive të kombit shqiptar.
Isha i nderuar që për vite të tëra punuam së bashku për shtendërtimin dhe prosperitetin e Kosovës tonë.
Në emrin tim personal dhe të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Ndajmë dhimbjen me familjen, Akademinë, studentët dhe bashkëpunëtorët e shumtë të tij, duke e kujtuar Prof. Dr. Sali Gashin me nderim të thellë dhe respekt të përjetshëm.
Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit të tij!
Dr. Elmi Berisha
Kryetar
Federata Panshqiptare e Amerikës – VATRA