Archives for September 2015
PËR KË BIEN KAMBANAT?
KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË/
NGA BESIM NDREGJONI/
Presidenti i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë./
Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ajo përballet me mos denimin e ideollogjisë kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale po rikthen dhe po trysnon me pushtetin politik qeverisës simbolet e diktatures komuniste.Mbas 25 vitesh ne përballemi me një mazhorancë me moshë të re por me mentalitet komunist dhe këmbgulës për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm. Eshtë e pamoralshme që ky parlament i dalë nga zgjedhje e 23 qershorit është parlamenti i mbushur me ish operative të sigurimit, me bisnesmen të dyshimtë në afera korruptive, dhe me suportin politike të diktaturës. Ne sot kemi një parlament ku drejtues të komisioneve të këtij parlamenti janë individë që i kan shërbyer me devotshmëri diktaturës dhe kan gëzuar poste politike në diktaturë. Si Kryetari i Komisionit të ligjeve, Kryetari i komisionit të sigurise kombëtare etj. Kemi ministra që kan qënë hetues të diktaturës e sot drejtojnë drejtësinë. Promovohen në organet e larta të shtetit administratorët me të flakët të pushtetit të djeshëm diktatorial.
Shqipëria përdor dy standarte në demokraci, ish komunisti nderohet si pjesmarrës në luftën antifashiste dhe ish antikomunisti i vrarë kundra fashizmit përbuzet.
Fatkeqësisht mbas 25 vitesh është krijuar muri klasor ideologjikë i cili ka ndërtuar suporte urretje ndaj antikomunistëve ish të përndjekur politikë, dhe promovon në institucjonet ligjëvënse, shtetërore ata që dje, ishin pjesë e diktaturës dhe direkt pjesmarrës në krimet ndaj të përndjekurve politikë. Fashizmi triumfoi duke promovuar të rinjtë “balilët” .. fatëkeqesishte mbas 25 vitesh në demokracinë shqiptare po promovohen “balilët” e Enver Hoxhës.Cdo vitë kjo mazhorancë me “balilët” e saj komuniste i rikthen shoqërise ideologjinë komuniste dhe parqet para opinionit si hero diktatorin. Kriminelët nuk mund të jenë heronj zoti Kryeministër, Kryetari i Parlamentit dhe se fundi “balili” i ri i komunizmit fatëkeqësishtë, Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit..
Midis ministrive dhe Bashkisë , Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Velia po ndërtoin një Bunker madhështor që të lidhin tunelin nga shtëpia e “gjetheve” ish e sigurimit të pushtetit komunistë me MB. Ambasada italiane ka financuar një projekt që ti shërbej tunelit të nëndheshëm, dhe jo të ndërtohet bunkerin si në kohën e diktatorit HOXHA. Tjetërsojne fondet vetëm që të jëtë nje simbol i komunizmit në qendër të kryeqytetit.. Dhe kjo ndodh nga këta pushtetarë që cdo ditë flasin se nuk janë pjesë e komunizmit etj ..hipokrizi totale e morale e këtyre politikanëve që nga mosha jane të rinj por nga mentaliteti janë me diktatorin e diktaturën..
Ne ish të përndjëkurit politikë që kemi kaluar tortura cnjerzore nga diktatura kemi kërkuar të zhvillohet një seancë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë për dënimin e aktiviteti kriminal të Enver Hoxhës mbi bazën e Konventës kundër Torturës. Regjimi i Enver Hoxhës kishte në metodën e tij drejtuese torturën si element të mbajtjes së pushtetit. Heshtje, vetëm heshtje për kërkesën tonë të drejtë dhe ligjore. Parlamenti aktual diktatorin e quan hero..kurse ne antikomunistëve armiq të partisë.
Opozita shqiptare, pjesmarrjen e saj në parlament duhet ta ketë moto të ditës në kalendarin e saj, përfshirjen e denimit të krimeve të komunizmit, por dhe ajo i mbështetet heshtjes. Jemi i vetmi vend në botë që nuk i denojmë krimet e komunistave që kan kryer për 45 vite mbi ne, dhe ish prokuror apo operativa sigurimi , hetues , administator të lartë të diktaturës komuniste , krenohen me aktivitetet e tyre kriminale në pushtetin e diktatures duke denuar qytetar deri në marrje jete. Për një ish antikomunistë të përndjekur politikë është e ndaluar të jetë në drejtimin e shtetit apo në administraten shtetërore , kurse për ata që i kan shërbyer diktatures janë të hapura promovimet në administratë dhe shtet. Para disa ditësh ne i kemi dhënë afat parlamentit dhe qeverisë të denoj me ligj krimet e diktaturës.. por heshtja vazhdon.. cdo heshtje ndaj kërkesës tonë të drejte do të jetë një bumerang për këtë mazhorancë dhe për gjithë klasën politike. Ne nuk do të lejomë që misioni antikomunist të dështoj sic ka ndodhur për 25 vite të këtij pluralizmi komunist shqiptarë. Cdo krim duhet të denohet me ligj, në Shqipëri ndodh e kundërta, krimi komunist denohet me demagogji.
I ftojmë ambasadorët e akredituar në Tirane, në respekt të misionit të tyre . në respekt të lirive dhe të drejtatave të njeriut, të mos jenë indiferent për denimin e krimeve të komunizmit shqiptar.. apo klasës antikomuniste shqiptare që është pjesa më fisnike e qëndrestare dhe miqësore e vendeve që ata përfaqësojnë. Mos të harrojnë se para 25 vitesh ata ishin armiq për pushtetin e diktaturës. Të gjithë ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të Shqipërise kemi kaluar mbi njëmije vite burgje në kampe të punës së detyrueshme. Vetëm se mbronim të drejtat dhe liritë e njeriut .Sot kur pushteti që i përbuz mbështetet në kapitalin moral të ish përndjekurve politike këto viktima e shohin veten si “lecka të hedhura poshtë” , nga ata që nuk pranojnë të trazohen nga tregimet e bëmat e tyre , historira të kaluara që u kujtojnë pushtetarëve karierat gjatë regjimit komunistë . Qeveritarët, fytyrat e të cilëve ndritin nga dhjami apo si Kryetari i Bashkise Tiranës që mbrenda 40 ditëve të qeverisjes përdor fondet publike për të promovuar një ngjarje ideologjike të diktaturës , duke u krenuar me fotot e diktatorit dhe bërjen e një bukeri simbol të diktaturës komunise. E pakta në një sistem demokratikë këto veprime anti demokratike do ta detyronin Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkise të jëpnin dorëheqje për promovimim të simboleve komuniste.. Godina e MB, ku dyshja Rama –Veliaj po ndërtoin bunkerin me fondet e ambasadës italiane, pikrishtë tek kjo godinë , ku qindra shqiptarë u torturuan u masakruan vetëm se deshën Shqipërine demokratike, për të i bërë karrshillëk viktimave të komunizmit, nderim për xhelatin dhe përbuzje për viktimën. A mund të ndërtojmë raporte të drejta për zhvillimin normal të demoracisë më këtë sjëllje të kësaj qeverie. Ekulibrat në një shoqëri ruhen kur ato kan të përbashkët mbrotjen e lirive e të mendimit ndryshe. Me ruajtjen e ketyre ekulibrave ndërtojme shtet të së drejtës.
E ftojmë median pamvrësisht mbi trysnine politike që ajo ka nga pushteti politike të jete promotore e kësaj lëvizje kombëtare të përndjekurve politikë për të denuar të keqen që mban peng demokracine tonë të brishtë. Për të i thënë ndal promovimit të simboleve të diktaturës ku akoma nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve që akoma nuk u janë gjëtur eshtrat e shqiptarëve të mirë që i vrau diktatura me simbolet e krimit.. I bëjmë apel gjithë shqiptarëve “Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë.
Mitrovica e Veriut përfiton tre projekte nga Fondi për Zhvillim
North Mitrovica municipality awarded three projects from Development Fund, worth 1.5 million euro/
-Vlerë prej 1.5 milionë eurosh-
PRISHTINË, 18 shtator 2015/ Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ka dhuruar 1.5 milionë euro për tre projekte që janë dorëzuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore në takimin e tij të sotëm. Këto projekte do të mbështesin zhvillimin socio-ekonomik të kësaj komune.Këto fonde do të përdoren për ndërtimin e një qendreje për zjarrfikësit, për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) si dhe për shpronësimin e tokës për ndërtimin e një ndërtese të re të komunës.
Në takimin e tyre të ardhshëm, Bordi do të rishikojë projektet e mëtejshme të dorëzuara nga komunat veriore për aprovim në një fazë të mëvonshme, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra e BE-së Kosovë.Aktualisht rreth 7.2 milionë euro që ndodhen në llogarinë e Fondit janë nga taksat e mbledhura në vendkalimet Jarinje/Rudnicë dhe Tabavije/Brnjak.
Bordi Menxhues, i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti, në emër të autoriteteve të Kosovës dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb, vendosin për operimin e këtij Fondi./b.j/
***
North Mitrovica municipality awarded three projects from Development Fund, worth 1.5 million euro
PRISTINA, 18 September 2015 – The Management Board of the Development Fund awarded 1.5 million euro for three projects submitted by the Municipality of North Mitrovica at its meeting today. The projects will support the socio-economic development of the municipality.The funds will be used for building a fire brigade center, supporting small and medium size enterprises (SMEs) development, as well as for the expropriation of land for constructing a new municipality building.At its next meeting, the board will review further projects submitted by the northern municipalities for approval at a later stage.Currently there are approximately 7.2 million euros in the account of the Fund, deriving from taxes collected at the Jarinje/Rudnica and Tabavije/Brnjak crossing points.
The operation of the Fund is decided by the Management Board composing Samuel Žbogar, Chair of the Board in his capacity as the EU Special Representative in Kosovo, Kosovo Minister of Finance Avdullah Hoti on behalf of the Kosovo authorities, and Danijela Zubac, on behalf of the Serb community.
Thaçi takon ambasadorët e UNESCO-s në Paris
Paris, 18 shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, pas Londrës ka vazhduar vizitën në Francë.Në Paris, zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar takime të shumta me ambasadorë të shteteve të ndryshme të botës, që janë anëtare të UNESCO-s.
Ai i ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen që po i japin procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së dhe ka treguar që edhe Kuvajti e Luksemburgu janë nënshkruar në kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.”Kosova është angazhuar në një fushatë pozitive, sistematike dhe të fokusuar në promovimin e zhvillimit tonë social, kulturor dhe ekonomik, derisa shumica e shteteve kanë shprehur mirënjohje për qasjen tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.Ditë më parë, zëvendëskryeministri Thaçi ka qëndruar edhe në Britani të Madhe, ku po ashtu ka marr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO./b.j/
Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera themelojnë Qendrën e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione
PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Qendrës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion.Nënshkrimi u bë gjatë Konferencës Ministrore të Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion, e cila është mbajtur sot në Split, Kroaci. Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në Konferencë theksoi se bashkëpunimi në sferën e hulumtimit dhe inovacionit është një domosdoshmëri e kohës për vendet e rajonit dhe një mundësi shumë e mirë që të bashkuara të ecin rrugës së integrimeve evropiane.Sipas njoftimit dërguar nga Ministria kosovare, Qendra e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione do të jetë një organizatë ndërkombëtare, e pavarur, jo-fitimprurëse dhe në pronësi të palëve nënshkruese të marrëveshjes rajonale.
Kjo qendër do të mbështesë fuqizimin e bashkëpunimit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke përmirësuar klimën e Ballkanit Perëndimor për hulumtim dhe inovacion. Për më tepër, kjo Qendër do të promovojë mobilitetin e hulumtueseve të rinj dhe kandidatëve për doktoratë në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe mes rajonit dhe vendeve tjera.Themelimi i kësaj Qendre dhe asistenca teknike rajonale për të është e paraparë edhe në kuadër të Strategjisë Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Shkencë dhe Hulumtim në të cilën është e përfshirë edhe Kosova.Është paraparë që Bashkimi Evropian të mbeshtesë këtë qendër me 200 milionë euro, fond në të cilin do të mund të përfitojnë përmes projekteve edhe hulumtuesit kosovarë./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 43
- 44
- 45
- 46
- 47
- …
- 91
- Next Page »