• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

PUSHIMET

October 27, 2016 by dgreca

 

1-astrit_lulushiNga Astrit Lulushi/

Jam dakord; duke mos ndjekur rregullat, kam bërë “gabim”./

Dhe ata e quajtën “Eureca!” Por cfare gjetën ishte problem. Megjithatë, kur vazhduan ai u tha: “Ai që është pa mëkat, le të jetë i pari për të hedhur gurin kundër saj.” (Gjoni 8: 7)

Studimet e fundit tregojnë se pushime të shkurtra sporadike ndihmojnë njerëzit të jenë më produktivë dhe kjo konsiderohet si prirje e shekullit të 21-të.

Einstein ia atribuon shumë prej zbulimeve të tij pushimeve me violinën e tij, të cilat ai besonte se e ndihmuan të lidhë idetë në mënyra krejt ndryshme.

Në një intervistë në vitin 1926, Henry Ford shpjegon se pse ai kaloi punëtorët e tij nga një punë 48-orëshe 6-ditë në javë në një punë 5-ditëshe 40-orë në javë, por me të njëjtat pagat: “Shlodhja është përbërëse e domosdoshme për një rritje të tregut të konsumit, sepse njerëzit që punojnë duhet të kenë mjaft kohë të lirë për të gjetur dhe përdorur produkte konsumi, duke përfshirë automobila.”

Duket se trupi i njeriut është projektuar për të punuar në ritme, jo për orë pafund, dhe pushimet janë shpesh po aq të rëndësishme sa edhe puna që bën.

Kërkimet e diskutuara në librin “Creativity and Mind” tregojnë se pushimet e shpeshta rrisin ndjeshëm aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Duke punuar papushim për katër ose pesë njeriu kufizon shanset për të bërë lidhje të reja nervore në tru, të cilat nxisin mendimin dhe krijimtarinë.

Rregullat duhet të respektohen, por disa edhe duhet të tolerohen kur janë provuar shkencërisht si shkatërruese të produktivitetit.

Për të zgjidhur një problem duhet shkuar në rrënjët e tij dhe kur problemi rritet me keqdashje, rrënjët janë harruar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Pushime

Austria kremtoi 26 Tetorin-Festën Kombëtare

October 27, 2016 by dgreca

 

1-austriHazir Mehmeti, Vjenë/
Austria kremtoi 26 Tetorin, Festën Kombëtare, datë kjo kur para 61 vjetësh u larguan përfundimisht forcat aleate fituese kundër nazizmit.
Qendra e Vjenës, Heldenplaci ishte i mbushur me ushtarë regrutë të cilët solemnisht dhanë betimin para qytetarëve dhe drejtuesve të vendit, përjashtuar kryetarin i cili pritet të zgjidhet në dhjetor.
Kancelari Christian Kern në fjalën e rastit mes tjerash tha: “ Historia e sukseseve në Austri është shkruar nga e përbashkëta, ju referohem mbi 2 milion vullnetarëve anëtarë të shoqatave dhe organizatave në vend. Kjo tregon mbi vetëdijen e lartë për një ta qua sigurt Austrinë përpara”  U organizua parada ushtarake në unazën e parë të qytetit aty ku janë edhe Parlamenti, Universiteti, Burgtheatri.
Përndryshe, polarizimit mes forcave politike në vend asnjëherë nuk kanë qenë më të ashpra. Kjo u vërtetua edhe me dështimin e zgjedhjes së presidentit pas dy përpjekjeve.
Përndryshe Austria që nga viti 1959 është përcaktuar si vend me politikë neutrale, çka i dha një prestigj të lartë në politikën globale deri atje sa prej këtij shteti u zgjodhe edhe Kryetari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Kurt Waldheim.
Gazetat kryesore “Die Presse”, “Der Standard” etj  shkruajnë  me titullin “Festa kombëtare pa president” ku jepen fjalët e kancelarit Kern dhe analizë gjendjes së polaritetit politike me theks të veçantë ruajtja e imazhit dhe progresit politik të vendit.
Austria ka një ekonomi të zhvilluar, me të ardhura të larta për krye banori e cila renditet ndër të parat në botë, me kualitet jete gjithmonë nga vendi i parë deri në të tretin. Të ardhurat kombëtare kryesore janë nga industria, turizmi, bujqësia. Vetëm Vjenën e vizitojnë brenda vitit mbi 13 milion turist nga e gjithë globi. Edhe pse nuk ka det, Austria me turizëm i siguron 1/3 e të ardhura kombëtare.
Në historinë e popullit austriak dhe shqiptar janë të shkruara lidhje miqësore shekujve, njëri nga të cilët ishte mbështetja e Austro-Hungarisë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në shekullin e kaluar. Përkrahja diplomatike në situata të vështira popullin shqiptar pas rrëzimit të komunizmit, kundërshtimi i politikës shtypëse e gjenocide të Serbisë, përkrahja e kërkesave të drejta të shqiptarëve, mbështetja e ekonomike, pjesëtarët austriak të KFOR-it etj.  Këtu janë të njohura mirë për ne  figurat politike si: Alois Mock, Bruno Keesky, Viktor Klima etj, Apo gazetarja e mirënjohur e  Die Pressit në Beograd Christine Von Kochl, e cila u shpall e pa dëshirueshme në Beograd vetëm pse mbajti qëndrim të drejtë ndaj shqiptarëve, dhe ishte kundër dhunës jugosllave, kundër mohimit të të drejtave të shqiptarëve në viset shqiptare.
Në historinë e re mes dy kombeve do jetë e shkruar me shkronja që peshojnë, hartimi dhe përkrahja e planit për pavarësinë e Kosovës ambasadori dhe diplomati i njohur, Albert Rohan.
Të gjitha këtyre lidhjeve u prijnë ata që brumosin trurin me shkencë e kulturë, veprat e gjuhëtarëve e shkencëtarëve austriak e gjerman: Johannes Gerog Hahn, Gustav Meyer, Franz   Baron Nopsca, mes  të cilëve themelues i studimeve albanologjike  Norber Jokli, nga i cili për herë të parë prej të gjitha gjuhëve ballkanase incizoi në shirit fjalët nga gjuha shqipe.
Austria ngriti shumë shkolla shqipe, shkolloi mbi baza njerëzore e patriotike ku mësuan shumë figura të njohura kombëtare.
Shqiptarët kontribuuan në bazamentit e fortë të miqësisë, ndër të cilët duhet përmendur: Gjergj Basta, komandat ushtrie dhe guvernator i Vjenës para katër shekujve, Karl Gega, Aleksandër Moisiu etj.  Aktualisht në Austri jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, shumica mërgatë e re. Janë të integruar mirë në jetën e vendit. Kanë shoqata e biznese të shumta dhe dallohen me sukseset e tyre. Në qendrat Universitare të Austrisë studiojnë student shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, vetëm në Vjenë rreth njëmijë student pjesërisht të organizuar në shoqata studentore. Në Austri mësohet gjuha shqipe si gjuhë amtare për çka nga shteti austriak paguhen 24 mësues me  2600 nxënës.  Tani shqiptarët janë të kyçur edhe në organet administrative vendore dhe në jetën politike.
Vjena është pjesërisht seli e Kombeve të Bashkuara ku edhe shqiptarët janë të përfaqësuar përmes shtetit amë, Shqipërisë.

Filed Under: Histori Tagged With: : Austria, festa Kombetare, Hazir Mehmeti

Numri 13, numer me fat ne letersine dhe kulturen shqiptare

October 27, 2016 by dgreca

 

1-migjeni-1Nga Sadik ELSHANI/

Per numrin 13 jane te lidhura shume mite, shume besetytni ne shume kultura e qyteterime boterore, Ne shume kultura ai merret si nje numer ters, i pafat, qe sjell vetem fatkeqesi. Shume rruge nuk kane shtepi me numrin 13, ndersa shume ndertesa nuk e kane katin e 13-te. Sidomos dita e premte me date 13 merre si nje dite teper terse. Por ne disa kultura ky numer eshte shume me fat. Ne Itali konsiderohet numer me fat. Ndersa per acteket ai eshte nje numer i shenjte. Amerika eshte krijuar nga 13 kolonite britanike. Ne besimin hebre 13-shi shenon moshen kur nje djale e arrin moshen e pjekurise dhe behet Bar Mitzvah. Per te mos u zgjatur shume, ne internet ka mjaft informacione lidhur mr numrin 13. Po per ne shqiptaret, numri 13 eshte numer me fat, apo i pafat?

Jane tre poete, shkrimtare te shquar te letersise shqipe qe kane lindur ne daten 13: Mitrush Kuteli (13 shtator 1907 – 1967), Migjeni (13 tetor 1911 – 1938), Dritero Agolli (13 tetor 1931 – jeton). Pra, Migjeni dhe Driteroi kane lindur ne te njejten date, ne te njejtin muaj, por ne vite te ndryshme. Qe te tre jane emra te medhenj ne letersine tone dhe secili ne menyren e vet origjinale e pasuroi dhe i hapi shtigje te reja letersise shqipe. Dhe ne muajin e letersise t’i kujtojme keta shkrimtare qe te perbashket e kane numrin 13, daten e lindjes se tyre.Ky shkrim i shkurter eshte nje reflektim per kete date ne letersine shqipe dhe asgje me teper.

2-mitrushiMitrush Kuteli eshte njeri nder shkrimtaret, perkthyesit, publicistet dhe financieret me te njohur shqiptare. Ai mbi te gjitha shquhet si mjeshter i tregimit te shkurter dhe se bashku me Ernest Koliqin (1903 – 1975) eshte themelues i kesaj gjinie letrare ne letersine shqipe. Per motivet e tregimeve te tij u mbeshtet ne traditen e pasur te prozes popullore: legjendat, perrallat, rrefimet, baladat, sidomos ato nga jugu i Shqiperise. Populli, historia e tij me gjithe vuajtjet, sfidat dhe qendresen heroike nder shekuj, ishin muza e Mitrush Kutelit. Ai shquhej per atdhetarizmin e tij ne jete dhe ne krijimtari, prandaj veprat e tij jane shume te fuqishme. Te kujtojme krijimet e tij poetike, “Poem Kosovar”, “Balte shqiptare” e shume te tjera. “Poem Kosovar” eshte historia dhe qendresa e shqiptareve te Kosoves per mbrojtjen e qenjes dhe tokes se tyre, shprehur me vargje shume te fuqishme me plot ndjenja atdhedashurie, shkruar nga nje atdhetar i pashoq. Kuteli e shkroi kete poeme pasi ai e kishte vizituar Kosoven me 1943, tani te bashkuar me Dheun Meme pas nje sundimi te eger 30 vjecar serb. Kuteli eshte autor i dhjetera permbledhjeve me tregime, kritika e studime letrare. Ka perkthyer me mjeshteri veprat e klasikeve te letersise ruse e asaj boterore. Perkthimi i romanit “Shpirtera te vdekura” te Gogolit eshte nje perkthim i perkryer mjeshteror e mjaft poetik.

Migjeni padyshim eshte njeri nder emrat me te dashur ne tere letersine shqipe, sidomos eshte i dashur nga rinia shqiptare. Ai ne tere krijimtarine e tij artistike, si ne poezi, ashtu edhe ne proze, solli dicka te re e te papare gjer atehere ne letrat tona: solli nje stil te ri, nje force te re e te fuqishme shprehese. Me Migjenin fillon nje periudhe e re ne letersine shqipe, ndarja nga tradicionalja dhe romantizmi dhe fillimi i realizmit kritik. Konceptet e reja qe futi Migjeni ne letersine shqipe, teknika artistike, figuracioni, vargu i lire dhe forca shprehese, tematika dhe realizmi me te cilat ai trajtoi problemet e shoqerise shqiptare te viteve te tridhjeta, i hapen letersise shqipe rrugen drejt bashkekohesise, drejt modernitetit, drejt orientimit europian. Migjeni se bashku me Lasgush Poradecin i dhane letersise shqipe vendin e merituar ne letersine dhe kulturen europiane.

Paraqitja e Migjenit ne letersine tone eshte nje dukuri qe rralle shfaqet edhe ne letersine boterore. Me fuqine e tij artistike, Migjeni erdhi si nje meteor ne letersine shqipe dhe vdekja e hershme na e mori si  nje meteor, por me krijimtarine e tij mbeti ne qiellin tone letrar nje yll qe do te shkelqeje gjithmone. Dhe sa me shume kohe qe do te kaloje, aq me teper ai do te shkelqeje, sepse ka nje magjepsje me vepren e tij, me jeten e tij te brishte e te shkurter. Shkoi i ri dhe do te mbetet perhere i ri, i freket dhe aktual. Vepra qe na ka lene trashegim eshte e shkelqyeshme, e perjetshme dhe gjer me sot e paarritshme, e pakalueshme nga askush ne letersine shqipe. Pa i mbushur te njezeteshtatat e mbylli ciklin e jetes se tij, e mbylli krijimtarine e tij brilante dhe i hapi shtigje, horizonte  te reja letersise shqipe.

1-dritero

Edhe Dritero Agolli, se bashku me Ismail Kadarene dhe Fatos Arapin, eshte poeti qe i ka prire brezit te tij. Eshte njeri nder shkrimtaret me te dalluar, me te dashur, me prodhimtare e me me ndikim ne letersine bashkekohore shqipe. Krijimtaria e tij eshte mjaft e pasur ne gjini e lloje te ndryshme krijuese: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenare filmash, reportazhe, etj. Por mbi te gjitha, ai eshte i njohur si poet ne kuptimin e plote te kesaj fjale – mjeshter i vertete i vargut. Qe ne krijimet e tij te para ne poezi, ai u paraqit si nje ze i forte origjinal qe solli nje hov rinor, optimizem e freeski ne letersine shqipe. Dritero Agolli krijoi nje model te ri te vjersherimit, si ne problematike, ashtu edhe ne figuracion dhe zhvilloi nje teknike mjeshterore shprehese te ndjenjave, vrojtimeve dhe shqetesimeve te tij. Lidhja e forte me token, natyren, me prejardhjen e tij fshatare e shpuri ne formimin e unit (kredos) poetik: “S’jam poet, jam fshatar i jugut”. Vargu i tij kundermon me eren e ugarit nga hullite e tokes se zeze dhe na ato vargje shpesh rrjedhe edhe shume raki. Me shume mjeshteri e perdor frazeologjine dhe urtesine popullore, duke i gershetuar natyrshem vlerat tradicionale te poezise ne menyra e forma te reja te shprehjes poetike. Me vargjet e tij plot frymezim, ai krijoi nje bote te tijen, nje bote agolliane ku thjeshtesia e komunikimit te drejtperdrejte, porosite e pergjithshme (universale) dhe shprehja e hapur e plot ndjenja, jane shtylla te forta ku mbeshtetet poezia e tij. Ngrohtesia njerezore e vargjeve te tij ka bere qe lexuesi qe shijon kete poezi, te njejtesohet (identifikohet) me vete poetin. Ky raport i ndersjelle poet – lexues eshte me teper i theksuar te Dritero Agolli  sesa te ndonje poet tjeter ne letersine bashkekohore shqipe, duke e bere poezine e tij te afert pert te gjithe. Kjo fryme poetike eshte mjaft e pranishme edhe ne prozen e tij qe eshte mjaft e suksesshme. Vlen te theksohet, se shumicen e krijimeve te Agollit e pershkon nje fryme e holle e humorit, madje edhe ne situate qe mund te jene shume serioze.

Numri 13 vertet eshte numer me fat ne letersine tone, por nuk ishte me fat per vete jeten  e shkrimtareve te permendur. Migjeni vuajti tere jeten nga tuberkulozi dhe vdiq teper i ri. Po ashtu edhe jeta e Mitrush Kutelit nuk ishte aq e lehte. Ne vitin 1947 e arrestojne dhe e denojne si “Armik te popullit” me 5 vjet heqje lirie. Ne keneten e Maliqit e varrosin te gjalle, por ne castet e fundit e shpetojne. Jetoi ne varferi e me shpirt te plagosur, por gjithmone i paperkulur e dinjitoz. Driteroi ndoshta ishte pak me me fat nga dy te paret. Sapo festoi ditelindjen e 85-te, por edhe ai i kishte dramat e jetes se tij.

Pra, per ne, per letersine dhe kulturen tone numri 13 eshte numer me fat, por per vete keta shkrimtare nuk ishte edhe aq me fat.

Filadelfia, tetor 2016

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dritero Agolli, Kuteli, Migjeni, Numri 13, Sadik Elshani, tre poete

E NDJERA XHESIKA MULLIQI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

October 27, 2016 by dgreca

Poezi te shkeputura nga permbledhja poetike ” Qyteti i Engjejve “/

1-xhesika-mulliqiPOETESHA E NDJERE XHESIKA MULLIQI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT/*
NENA JONE TEREZE/
(Gonxhe Bojaxhiut)/
Ti kur ishe femije, si cdo femije…/
Porsi gonxhe per miresi shpertheve Ti/
Nje mesazh kur botes ia drejtove/
Ti Nene Tereza pergjithmone u perjetesove./

E gjithe Bota Ty te kujtojne/
Nga Kalkuta e deri ne Amerike…/
Emri Nene Tereza kudo shndrit/
Je simbol i yni i shqiptarise/
Qe i sherbeve gjithe njerezise./

BESA SHQIPTARE
Kush ia dha besen e memedheut
Kushtrimi i Gjergjit-Skenderbeut
Kurdo shqiptari e jep besen…
Gjithmone Ai aty e flijon jeten.

Ku u lind besa per here te pare
Tek ne,te kombi yne shqiptar
Besa me e madhe e shqiptarit
Kushtrimi e flijimi i Adem Jasharit.

TINGUJT E NJE KITARE
Ne mes te tingujve Ty te kujtoj
Ne kete nate me yje shume
Ku ne syte e mi s’kam gjume
Ku ti me je pjese e jetes sime

Ku lumenjte rrjedhin ngadale
Ah,sa do te dojna t’i them dy fjale
Edhe pse ke ikur nuk me besohet
Momentet me Ty ende me kujtohen.

BUZEQESHJE E VRARE
Lundrova valeve te jetes porsi anije
Permbi vale me hodhe perposhte
Te mos mbetemi me gjalle
Me leshove nga duart
Pa me thene fjalen e fundit
Buzeqeshja m’u vra
Kur i mbyllur syte
Nen qiellin e kalter…

CAMERIA
Kush e ndau nenen prej femijes
Kush ia vuri kufirin Camerise
Kush luajti me fatin e shqiptareve
Kush i preu lisat e maleve!?

Ti je enderr e merguar
Cameri moj e perveluar
Ty ne zemer te mbajme
Cameri moj,e paharruar
Kur te vjen koha e lirise…
Cameri…do te jesh e Shqiperise!

NENAT SHQIPTARE
Nenat tona si syte e ballit na running
Me kenaqesi ato buken e gatuanin
Petkat na i lanin edhe ne breglumi
Duke,na kenduar pareshtur kenge gjumi

Nenat tona te mira e shume bujare
Pareshtur ato punonin pa anekesa fare
Me krenari ato na e mbajten jeten
Tradites tone shqiptare -te verteten.
*Pergatiti per botim:Mr.Sc.Lulzim Mulliqi

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: E ndjera Xhesika Mulliqi, Lulzm Muriqi, ne sofren e Diellit

Nuk mund të injorohen krimet ruse në Siri

October 27, 2016 by dgreca

Putin ka përvojë në vrasje masive, të cilën gjë e bëri para 15 vjetëve në Çeçeni, ndërsa tash po e bën në mënyrë të tmerrshme në Alepo të Sirisë /

1-masaker-ne-siri_5

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/

SHBA-të kanë pezulluar bisedimet me Rusinë për Sirinë dhe e vetmja gjë e çuditshme është se kjo nuk ka ndodhur më parë. Putin nuk është i interesuar për paqë, por ai nuk kursen asgjë që me çdo kusht ta mbaj në pushtet diktatorin e Sirisë Bashar al- Aasad. Nuk ndihmoj asnjë propozim franko-spanjoll në KS të OKB-së lidhur me perspektiven e Alepos sepse Rusia ka të drejtën e vetos dhe kësisoj ajo refuzoj  atë dhe nuk i ndal bombardimet në këtë qytet. Rusia shkoi edhe më tej duke e përkujtuar SHBA-të se ajo do të tërhiqet nga Marrëveshja çarmatimit dhe shkatërrimit të plutoniumit që mund të përdorët në armët bërthamore. Zgjedhja ka më shumë simbolik se sa rëndësi ushtarake.

Barbarizëm i pastër në Alepo

Ajo që po ndodh në Alepo të Sirisë, megjithatë, është një barbarizëm i pastër. Armëpushimi është i largët, të cilin po e shemb Rusia. Diktatori Asad gjithnjë ka mbajtur të rrethuar popullsinë e atjeshme dhe kinse premtimi për të lejuar depërtimin e ndihmave humanitare në atë zonë që e kontrollojnë rebelët ishte padyshim një lojë e tij. Në ditët e fundit disa qindra sulme ajrore u kryen mbi Alepo duke gjuajtur bomba të llojeve të ndryshme e çka jo tjetër. Nuk po kursehet asgjë, as spitalet, as shkollat, uji dhe energjia në mënyrë që jeta atje të bëhet e padurueshme. Ndihet mungesë e ushqimit dhe medikamenteve për më shumë se një të katërtën e një milionë civilëve të cilët gjenden në lindje të Alepos.

Sanksionet ndaj Rusisë kanë vlerë

Sanksionet ndaj Rusisë janë shkaktuar nga abuzimi me Ukrainën. Në këtë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar. Përveç  kësaj asesei nuk duhet të injorohen krimet e luftës ruse që deri me tash janë bërë në Siri. Rusia dhe Siria tash për tash po kërkojnë një zgjidhje ushtarake dhe tash këtë gjë askiush nuk mund ta ndal. Ndoshta qëllimi është që të pushtohet ky qytet para ndryshimit të presidencës në SHBA. Putin ka eksperiencë në vrasje masive të civilëve për të arritur objektivat ushtarake. Ai për të nënshtruar Çeçeninë para 15 vjetëve bëri atë që tash po e bën në Alepo.Me këtë rast do përmendur edhe këtë se Rusia nuk e braktisë mbështetjen që ka ndaj Asadit, bile edhe nëse regjimi në Damask nuk ndjek direktivat e tij. Është e qartë se Rusia nuk kishte për qëllim pët të mbajtur premtimet e marrëveshjes për armëpushim. Krahasimet mund të bëhen me numrat iluzion në Ukrainë. Putin paturpësisht ka gënjyer për marrjen ushtarakisht të Krimes në vitin 2014, e cila u kurorëzua me aneksimin e paligjshëm. Pastaj, ai, organizoi një “ rebelim” në Ukrainën Lindore, ku rebelët u furnizuan  me armë të rënda dhe në të njëjtën kohë atje u dërguan edhe mijëra ushtarë rus. Ai gjithnjë ka mohuar çdo përfshirje ruse, ashtu siç bënte Serbia  në BH, Kroaci e Kosovë, pavarësisht  fakteve të mëdha që shihen ashiqare. Gato dhjetë mijë njerëz kanë vdekur në luftë në Ukrainën Lindore. Në Ukrainë Putin u sul mbi rendin evropian  që është në fuqi që prej luftës së dytë botërore, në bazë të të cilit kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë.

Aneksimi i Krimes ndikojë që SHBA dhe BE të vendosin sanksione ndaj Rusisë, të forcuara edhe më shumë pas rrëzimit të aeroplanit të Malajzisë. Element i rëndësishëm është se një numër i njerëzve është i ndaluar nga perëndimi, por Rusia, po ashtu, është e prerë në thelb nga tregjet e kapitalit perëndimor. Sanksionet kanë kontribuar në krizën e thellë ekonomike të shkaktuar nga gara e çmimit me naftë. Tash për tash mund të thuhet se Rusia nuk është një partner i mundur, ndaj edhe nuk duhet të ndodh të shpërblehet me koncesione. Për më shumë SHBA dhe BE duhet t’i marrin parasysh krimet e tmerrshme ruse në Siri që do të jetë një arsye e mjaftueshme për të zgjeruar sanksionet. Askush nuk duhet të imagjinoj se Rusia do të qetësohet duke e pyetur bukur. Në Ukrainë problemi është Rusia. Dhe në Siri, për fat të keq, Rusia nuk është zgjidhje.

Filed Under: Analiza Tagged With: masakrat, Nuk harrohen, Siri, Xhavit Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT