• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ylber Dauti

A DO TË KTHEHET ALEANCA E HERSHME NDËRMJET EVROPËS E SHBA ME ARDHJEN E BIDEN-IT?

January 15, 2021 by dgreca

Nga ANGELO PANEBIANCO- Përktheu Eugjen Merlika / Ndërsa në ekranet televizive rridhnin pamjet e mësymjes  mbi Capitol Hill ndihej shpesh  të përsëritej prej atyre që i komentonin se n’atë çast po kryhej një sulm kundër “tempullit” të demokracisë. Duke lënë mënjanë fjalët e bukura, n’ato fjalë përceptohej përveç përhumbjes përballë të pamendueshmes (sulme kundër Parlamentëve mund të priteshin në shumë vënde të botës, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara), edhe pak a shumë një vetëdije të çoroditur mbi çfarë është me të vërtetë demokracia kur arrin në një pikë vendimtare. Demokracia është, para së gjithash e mbi të gjitha, një metodë për të zëvendësuar qeveritarët në fuqi pa dhunë e pa derdhje gjaku kur, në zgjedhje të lira, një shumicë votuesish (por shpesh bëhet fjalë për pakicën më të fuqishme) vendos t’I ndryshojë.

                Demokracia “i numëron kokat në vënd që t’I presë”. Kjo e dallon nga regjimet e tjerë politikë. Jo gjithmonë arrin t’a shmangë dhunën, siç dëshmon historia e gjithë demokracive. Duke filluar nga ajo e Shteteve të Bashkuara me të gjithë episodet e dhunës politike. Megjithatë, pavarësisht nga Capitol Hill, pavarësisht nga orvatjet e Trump-it për të helmuar të gjithë puset e mundëshme para tërheqjes së pashmangëshme, duhet thënë se lajmet që qarkullojnë sot mbi krizën e demokracisë amerikane janë “ të zmadhuara në mënyrë trashanike”. 

                Presidenti Trump, me fjalën e tij mbi fitoren e vjedhur, jo vetëm ka shtyrë për veprim kryengritësit e Capitol Hillit. Ka kërkuar, nëpërmjet çfarëdo mjeti të ligjshëm në mundësitë e veta, përmbysjen e përfundimeve zgjedhore. Nuk ka gjetur asnjë guvernator e asnjë gjykatës të gatshëm për të përmbushur qëllimin e tij. Mjaft demokraci rreth e përqark botës janë shembur sepse kryetari i qeverisë në fuqi ka kundërshtuar dorëheqjen mbas humbjes së zgjedhjeve. Por institucionet amerikane janë tepër të qëndrueshme për t’i lejuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara atë që, në vende të tjera, institucione më të dobëta i lejojnë disa lloj kryeministrave.

                Është e njohur se Trump-i, edhe se ka humbur Shtëpinë e Bardhë, ka dëshmuar se ruan një fuqi të madhe zgjedhore, se është ende një tërheqës shumë i mirë. Kanë mundur t’a vërtetojnë demokratët që kanë ruajtur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por duke humbur vota e deputetë.

                Janë rrjeshtuar shumë herë arsyet që e bëjnë aq të turbulltë sot jetën amerikane: një rënie e theksuar e besimit të publikut kundrejt qeveritarëve, një stinë e gjatë e polarizimit politik, fuqia m’e madhe e dukshmëria më e plotë e pakicave skajore të prirjeve të ndryshme. Është kjo në fund të fundit që i dha mundësi njërit si Trump-i, katër vjet më parë të fitonte e që bën të mundur zgjedhjen, në rradhët e demokratëve të kandidatëve që po të ushtronim parametrat evropianë, mund t’i klasifikonim si skajorë të së majtës.

                Megjithatë kjo nuk ka ndaluar fitoren e një qëndërsori si Joe Biden. As do të pengojë, me gjasë e me të drejtë ata parlamentarë republikanë, që kanë pësuar Trump-in gjatë këtyre viteve, duke qeshur se nuk mund të qanin, për të gjetur pragmatikisht pika takimi me Administratën demokratike, sa herë që për ta do t’ishte e leverdisëshme.

                Por thuhet se Amerika është një “Vend i ndarë”, ku garuesit trajtohen si kundërshtarë (Po nuk është ashtu n’Itali?). Ndonjë herë është përshtypja se ndonjeri dënon jo vetëm dhunat por edhe ndasitë si të tilla. A thuajse është e mundur dhe e urueshme një demokraci  pa ndarje (pak a sumë të thella). Problem nuk janë ndarjet por aftësia e institucioneve për t’i mbajtur nën kontroll e për të ndaluar konfliktet – të pashmangëshme e të nevojshme – të përdhosen deri n’atë pikë sa të venë në rrezik rendin shoqëror. Pavarësisht nga episodi shumë i rëndë i Capitol Hillit apo i dhunave qytetare që kanë shkundur Amerikën në muajtë e fundit nuk duket aspak se institucionet e demokracisë së Shteteve të Bashkuara t’a kenë humbur atë aftësi.

                Nëse janë të tepruara piskamat për t’ardhmen e demokracisë amerikane, kjo nuk do të thotë se nuk ka arsye të fuqishme për t’u shqetësuar për ne evropianët. Rreziku më i madh është që Biden-i megjithë përvojën dhe vullnetin e tij  të shfaqur shpesh, në rinyjëzimin e lidhjeve me Evropën, të pësojë trysninë e forcave që shtyjnë në drejtim të kundërt. Duhet të kujtojmë se e majta e Partisë demokratike është e interesuar vetëm për reforma rrënjësore shoqërore të brëndëshme dhe qëndrimet e saj ndërkombëtare (izolacioniste e proteksioniste), nëse do të mbizotëronin, do të kishin për ne pasoja po aq rrënuese sa dhe ato të shkaktuara nga Administrata Trump.

                Ka arsye ai që mendon se humbja e Trump-it nuk mund të përbëjë një kthim të pastër e të thjeshtë në të shkuarën. Edhe se, sigurishht, marrëdhëniet ndërmjet Amerikës dhe Evropës do të përmirësohen, Biden-i do të mbajë parasysh faktin se publiku amerikan nuk pranon më të paguajë çmime shumë të larta për të ushqyer mbizotërimin ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara. Mbulesa do të jetë më e shkurtër se një kohë. Kjo do të thotë se investimi amerikan i kujdesit dhe i burimeve ekonomike në shemërinë me Kinën do të shpërblehet me një disponueshmëri më të pakët për të siguruar me të njëjtën fuqi e besueshmëri të së kaluarës sigurinë evropiane. Me që siguria është thelbësore për të garantuar jo vetëm paprekshmërinë fizile të qytetarëve, por dhe qëndrueshmërinë e institucioneve demokratike, në teori do të na takonte ne evropianëve të merremi me të në vitet që vijnë. Më e lehtë të thuhet se të bëhet. Dihet se sa të pabindur janë shumë evropianë, ndoshta shumica, për të zhvendosur tek mbrojtja e siguria burime të papërdorëshme e deri tani të përdorura për qëllime të tjera. Në vend të fatit të demokracisë amerikane (që, megjithatë, nuk duket se kalon rreziqe të mëdha), duhet të fillojmë të shqetësohemi për t’ardhmen e demokracive tona.

                “Corriere della Sera”, 10 janar 2021    

   Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Analiza Tagged With: ALEANCAT, Evropa, perktheu Eugjen Merlika, SHBA

Cakani Law
Kosova Tours

Artikujt e fundit

  • DURDICA RAMQAJ, NJË CICERONE SHQIPTARE QË RRËFEN ZAGREBIN
  • Interview with Film Director and Producer Berat Asani
  • BURRAT QË NUK DUAN TË HUMBASIN
  • Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet brenda mandatit të qeverisë së re në Prishtinë
  • ALBIN KURTI BETOHET PARA HEROIT KOMBËTAR DHE BESËLIDHJES SË LEZHES
  • Qeveri e mirëqenie
  • GJURMË NË NEW YORK- Agim Krajka, Dritë që s’do të fiket kurrë
  • WOMEN’S HISTORY MONTH
  • JAM KETU!
  • KORPUSI I PAQËS: NJË INSTITUCION AMERIKAN
  • TELIVIZIONI I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS, LETËR PRESIDENTIT BIDEN
  • KUR PLUMBAT E TERRORIT KOMUNIST VRISNIN DEPUTETIN E DURRESIT
  • TREES – Gazmend Freitag
  • SFIDAT NË MENAXHIMIN DHE ORGANIZIMIN E KLINIKËS EMERGJENTE GJATË PANDEMISË COVID-19
  • Lamtumirë Kujtim Gjonaj regjisor i shquar, “Mjeshtër i Madh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

Albert Habazaj alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugen Shehu Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.