NGA ASLLAN BUSHATI/
Në rreshtat e më poshtëm, ndoshta nuk do të them ndonjë gjë të re e të pa ditur, por dua të flas me ata që më kuptojnë drejt, qoftë edhe me familjarët e mi, me miq, shokë, vatranë, intelektualë dhe me sejcilin bashkëatdhetar që mendon si unë ose pajtohet me shqetësimin që po më brenë nga brenda prej një kohe të gjatë e të cilin po e bëj sot publik. Ditë pas dite më është krijuar mendimi se këto 25 vitet e fundit me (ose pa) dashje, kemi krijuar një “pisllëk” të madh e stresues rreth vehtes i cili është i padurueshëm, por që na është bërë i pranueshëm si një gjë normale e jetës së përditëshme. Kaq shumë shoh ndotje në shoqërinë shqiptare sa më duket si një epidemi që rrezikon të na çfarosi si komb.
Unë nuk jam adhurues i komunizmit (kur them këto 25 vitet e fundit), sepse atë sistem shoqëror e kam urryer dhe vazhdoj ta urrejë, madje kam marrë pjesë në shtyrjen e tij për në theqafje. Por ndotjen që shoh e ndjejë sot për rreth në mjedisin shqiptar edhe ai sistem kaq i urryer nuk e ka patur.
Ndotësit më të mëdhenj mendoj se janë politikanët tanë, të cilët i kemi votuar e vazhdojmë ti votojmë, me synim që ata të na përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze, të na përmirësojnë jetën ekonomiko-shoqërore, mirqenien, sigurinë personale e kombëtare, të na sigurojnë prosperitet për gjeneratat e së ardhmes dhe tju bashkohemi kombeve të tjerë të qytetëruar e kulturuar. Por, të nderuar bashkëatdhetar, gojët e politikanëve tanë janë aq të pista sa të vjen zor të bësh ndonjë krahasim me to, se ka rrezik të biesh në vulgaritetin e tyre. Epitetet dhe krahasimet që bëjnë për njeri-tjetrin, janë në kufijt e ekstremitetit, sikur njera palë janë atdhetarët më të kulluar dhe pala tjetër armiqt më të medhenj të kombit tonë. Pra vulgariteti është këthyer në një modë të re.
Në takimet dhe marrdhëniet me të huajt, politikanët tanë, janë aq të përulur e servilë sa të vjen ndot ti shohësh, kurse me njeri-tjetrin i mprehin shpatat si Don Kishoti me mullinjt e erës (ose më mirë si gjeli majë plehut). Madje disa të huaj duke i njohur mirë këtë soji politikanësh na kanë thënë se ju shqiptarët nuk jeni as trima as të besës, as të ndershëm, as të vyrtytshëm ejt etj, duke na poshtruar hapur në ato që janë veti e vyrtyte të rëndësishme të Kombit tonë. Atij të huaji që ka thënë për shqiptarët si më lart, dua ti them se une, së bashku me qindra e mijra shqiptarë si unë (që ti nuk i ke takuar), intelektualë e atdhetarë të devotshëm, jemi shumë të ndershëm, të besës, të virtytshëm dhe po të them edhe trima po të jetë nevoja e atdheut. Por ti i nderuar i huaj ke takuar me politikanët tanë, që s’janë në gjendje të të thonë gjysëm fjale megjithë fyerjen e rëndë që na ke bërë si komb.
Programet e strategjitë politiko-ekonomike të së shkuarës dhe të së ardhmes, prezantuar nga kjo klasë politike në cdo katër vjet, ose kanë qenë kopjime të huaja të pa përshatëshme për vendin tonë, ose shpesh kanë qenë mashtrime të pa turpshme vetëm për të marrë votat e për ti hipur kalit të pushtetit për interesa personale, familjare e klanore. Vjedhja e pasurisë kombëtare, korrupsioni, ryshfeti, mos zgjidhja e problemit të pronës, lidhja e shtetit me krimin etj, janë këthyer në një mjet vrasës të sotmes dhe të së ardhmes.
Sikur të mos mjaftonte kjo, mbështetësi i dytë i ndotjes kombëtare është bërë medja. Ska anjë medja të lirë e të pa varur, por thjeshtë mbështetëse e një krahu të politikës. Hapen e mbyllen lajmet, kronikat dhe shkrimet, vetëm me kronikën e zezë ose lajmin partiak. A thua se vendi ynë s’ka asgjë të mirë, progresive, të drejtë, edukuese, të qënësishme, të kulturuar? A thua se fjalori i shqipes është aq i vobektë sa të katandiset në një grumbull fjalësh e frazash të kronikës ndotur e të huazimeve?
Ata që bëjnë tekse këngësh, a mendojne se përdorimi i fjalëve të pista nuk i shton vlerat, por përkundrazi i shkatërron ato? A e dinë ata se në familjen tradicionale dhe të re shqiptare janë të pa pranueshme banalitetet e teksteve? A mendojnë kompozuesit e këngëve se largimi nga tabani i muzikës kombëtare është një huazim, që heret a vonë do të bëhet tumor në brumin muzikor shqiptar? Globalizimi dhe komercialitetit kanë kohën dhe hapsirën e vet, por a duhet lejuar që ata të këthehet në një vrasës të formës dhe përmbajtjes së këngës popullore e tradicionale shqiptare?
Po humori pse është këthyer nga një mjet argëtimi e zbavitjeje, në një mjet vulgariteti, me një fjalor të ndotur tej çdo mase? A është i pranueshëm për formimin kulturor të gjeneratës së re kjo ndotje shoqërore e të qeshurës shqiptare? A është i pranueshëm në gjirin e familjen shqiptare ky humor që ka kaq shumë ndotje fjalori, të cilën dhe privatisht nuk mund ta themi?
Po gjuha e bukur shqipe, pse është ndotur kaq shumë me huazime nga disa politikanë injorantë dhe disa gazetarë po kaq injorantë? A mendojnë ata se përdorimi i fjalëve të huaja (shpesh dhe të pa kuptueshme për to) në vend të atyre shqip i bën ata më të kohës dhe më të pranueshëm për publikun?
Ky është shqetësimi im miqt e mi, të cilin po e ndaj me ju, duke vazhduar të pyes se: a ka moral në politikë, në organizmat shtetror, në masmadja, ku të mbrohet interesi kombëtar, publik e njerëzor i shqiptarëve nga kjo ndotje e madhe që mund të quhet më thjeshtë “pisllëk”.
Fani KSHILLUSI says
Gazes e kupton Ku done me dale .Nuk di nje deputet te thote me fale.,te lutem degjom une te degjov,a sepse askish nuke degjon nerd jetting.jute degjoni dhe shifni parlamentin e. Kosoves Si shqiptari qe flet pistoleta ne parlamente.
kosova e tejkaloj rrethoj parlamentin me
tanker.
Bire selmani I nines c’ te te qaj me pare.
Ti ke pas ken nje zonje rende,
Burrat e dhut te thirrshin nene.?Po sot me than??,,
ku e lam e Ku Na mbeti,vaj vatsni e maker mileti…