Shtetet e Bashkuara kujtojnë 11 shtatorin 2001 /
Shtetet e Bashkuara shënuan të dielën 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur terroristë të Al Kaidës rrëmbyen avionët e pasagjerëve dhe i përplasën ata tek ndërtesta e Qendrës Botërore të Tregtisënë Nju Jork dhe në Pentagon, pranë Uashingtonit. Një tjetër avion i rrëmbyer u rrëzua në Pensilvani.
Në kujtim të kësaj dite dhe në respekt të viktimave, në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e Presidentit Barack Obama, ku u mbajt një minutë heshtje në orën 8:46 të mëngjesit të së dielës, pikërisht në orën kur avioni i parë u përlas më 11 shtator të vitit 2001 tek Qendra Botërore e Tregtisë.
Më vonë Presidenti foli në një ceremoni në Pentagon, për të nderuar kujtimin e atë vrarëve atë ditë. “Ne i kujtojmë dhe nuk do t’i harrojmë kurrë rreth 3 mijë jetët e bukura që i morën prej nesh barbarisht”, – tha presidenti.
Ai u zotua se terroristët nuk do të jenë kurrë të aftë të mundin një komb kaq të mrekullueshëm dhe të fuqishëm si ai amerikan, duke vlerësuar shumëllojshmërinë etnike të SHBA me njerëz nga të të gjitha racave dhe feve. “Këtu qëndron fuqia jonë,” – tha Presidenti.
Viktimat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork u kujtuan në një ceremoni tek vendi që njihet si “Niveli Zero”, ku morën pjesë edhe kandidatët presidencialë Hillary Clinton dhe Donald Trump, të cilët të dielën i ndaluan veprimtaritë e fushatës.
Në ceremoni u lexuan nga familjarët e viktimave, në një atmosferë solemne, emrat e 2,983 personave të vrarë atë ditë.
Po në Nju Jork, pas perëndimit të Diellit, do të projektohen në qiell dy rreze drite gjigande, në kujtim të dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, që u rrëzuan ditën e 11 shtatorit 2001.
19 rrëmbyesit e avionëve, 15 prej tyre nga Arabia Saudite, u vranë në sulmet e 11 shtatorit. Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara filluan luftën në Afganistan, ku ishin stërvitur nga Al Kaida rrëmbyesit e avionëve dhe në Irak. Në të dyja këto vende ende ndodhen mijëra trupa amerikane, edhe pse operacionet në shkallë të gjerë atje kanë përfunduar.
Hillary Clinton nuk ndjehet mirë gjatë ceremonisë/
Kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton, nuk u ndje mirë dhe u largua papritur nga ceremonia e sotshme në Nju Jork që po zhvillohej në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Zyrtarët e fushatës së saj njoftuan më pas se ajo ndihej shumë më mirë.
Zyrtarët e fushatës thanë se ajo përjetoi të nxehtin e lartë në vendin ku u krye sulmi i 11 shtatorit 2001, kur al-Qaida mori jetët e pothuajse 3 mijë personave duke përplasur avionë në Kullat Binjake.
Një zëdhënës i fushatës tha se ajo qëndroi në ceremoni për gati 90 minuta për të respektuar viktimat dhe për t’u përshëndetur me familjet e tyre. Kur ajo ndjeu se nuk përballonte më temperaturat e larta, eskorta e Shërbimit Sekret e transportoi kandidaten 68-vjeçare tek apartamenti i së bijës, Chelsea, që ndodhet në Nju Jork.
Pas rreth dy orësh, zonja Clinton doli prej banesës së të bijës, përqafoi një fëmijë, përshëndeti kalimtarët dhe u nis me autokolonën e saj. Ndërsa po largohej, ajo tha se: “Ndjehem shumë mirë; është një ditë e bukur në Nju Jork”.(VOA)
Sulmi në Pentagon, kujtimet e një dëshmitari
Nga Ardita Dunellari/
Për Dr. Bruce Powers, 11 shtatori zgjon kujtime të forta mbi sulmin terrorist të vitit 2001 në Pentagon. Dr. Powers, aktualisht profesor në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit George Washington, ishte në atë kohë analist për politikat e mbrojtjes në Pentagon kur Shtetet e Bashkuara u bënë objektiv i sulmit më të rëndë terrorist ndaj vendit. Në një bisedë me kolegen Ardita Dunellari, Dr. Powers kujton zhvillimet e asaj dite dhe flet për mënyrën që ka zgjedhur për të nderuar kolegët që humbën jetën dhe për t’i dhënë kuptim asaj dite….
Çdo 11 shtator, Dr. Bruce Powers ndjek një ritual të përvitshëm të krijuar gjatë 15 vjetëve të fundit.
“Eci më këmbë nga Pentagoni për në shtëpi, ashtu siç eca për herë të parë kur ndodhi sulmi, pasi atë ditë u pezullua lëvizja e autobusëve dhe metrove në Uashington”, thotë ai.
Ashtu si dhjetëra mijëra të tjerë në Uashington dhe Nju Jork, Dr. Powers mbeti i bllokuar pa mundësi transporti, pasi metrotë dhe autobusët u pezulluan menjëherë pas sulmit.
Ai kishte ardhur në punë me autobus, si zakonisht, duke filluar një ditë të zakonshme si analist i mbrojtjes në Pentagon. Por, shumë shpejt dita filloi të merrte një atmosferë ogurzezë, kur dy kullat binjake në Nju Jork u goditën nga avionët.
“Në Pentagon u dëgjua një zhurmë shumë e fortë, sikur të kishte kërcitur pranë meje skapamentoja e një kamioni. Ndërtesa u trondit paksa. Pentagoni është i ndërtuar prej betoni, prandaj nuk tronditet shumë. E kuptova menjëherë çfarë po ndodhte sepse kisha ndjekur ngjarjet në Nju Jork… Filloi evakuimi; mijëra punonjës filluan të dalin me shpejtësi. Nuk pati panik. Pashë ndonjë që qante, por askush nuk po vraponte, askush nuk shtynte, ishte një zbrazje e ndërtesës me shumë rregull”, rrëfen zoti Powers.
Ai kujton se doli në oborrin e brendshëm të Pentagonit, ku njerëzit ishin mbledhur e po shkëmbenin informacione dhe po përpiqeshin të gjenin kolegët. Bruce Powers zbuloi me kalimin e ditëve se disa miq të tij, banorë të zonës së Uashingtonit, kishin vdekur pasi ishin në avionin që goditi Pentagonin.
“Miq të mi, 10 të njohur që u vranë më 11 shtator, të gjithë u vranë kur avioni goditi Pentagonin. Qendra e Zbulimeve për Marinën Ushtarake i kishte zyrat në pjesën e ndërtesës që u godit. Unë kam punuar si civil për marinën ushtarake dhe kisha shumë miq atje. Në fakt, një shok qëlloi rastësisht të ishte në ato zyra; ai ishte në vend të keq në kohë të keqe… Ishte punë fati. Në rastin e tij, ishte fati i keq”.
Në këtë 15 vjetor të sulmeve, ai kujton miqtë dhe kolegët që humbi atë ditë. 125 vetë gjetën vdekjen nga sulmi ndaj Pentagonit. Por, kjo tragjedi do të kishte qenë shumë më e madhe nëse fati nuk do të kishte ndërhyrë për të shpëtuar mijëra jetë të tjera.
“Pjesa e ndërtesës që u godit ishte thuajse bosh, kishte shumë pak punonjës, pasi po bëheshin punime për të vënë fibra të reja optike dhe për të ndërruar rrjetin elektrik. Pra avioni goditi një segment të Pentagonit ku nuk kishte thuajse aspak njerëz. Po të ishte goditur ndonjë pjesë tjetër e ndërtesës, mund të kishin humbur mijëra jetë, pasi Pentagoni është një ndërtesë me dendësi të lartë punonjësish”, thotë ai.
Vetë Dr. Powers ishte ndër ata që e mbrojti fati.
“Shtatë javë para sulmit e kisha zyrën në atë pjesë të ndërtesës. Pra nëse sulmi do të ishte realizuar shtatë javë më parë, nuk do të isha sot këtu për të treguar historinë time”, thotë ai.
Tani, ai e ndan atë histori me vizitorët në Memorialin e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ku punon si guidë turistike. Është një mënyrë që e ndihmon të mbajë gjallë kujtimet e asaj dite.
Këtë të dielë ai i përjeton kujtimet me ecjen e përvitshme për në shtëpi nga Pentagoni. Një nga nipat e tij e shoqëron çdo vit në këtë ecje. Është një traditë familjare që ai shpreson se nipat do të mbajnë gjallë edhe pasi ai të mos jetë më në gjendje ta përballojë rrugën.
JAKOV says
Tragjedia e 11 shtatorit dhe humbja e madhe njerezore –jo vetem sepse prej kesaj ngjarje u duk qarte se SHBA ,nuk ishte aspak e mbrojtur nga terrori –eshte faj direkt i qeverise se Obames qe me qorrellek e suleshllekun me te madh ,lejuan te sterviten e fushat e tyre per pilotim ,arabe –armiqte e sotme te botes .Kjo qeveri eshte pergjegjese direkte per ate ngjarje ogurzeze ,qe vertetoi se SHBA ,eshte nje tiger prej letre ,qe mund te griset lehtesisht –dhe kjo u provua .Persa i perket pastaj simptomave te Clinton ,ne ate ngjarje –keto nuk kane asnje lidhje as me emocionin dhe as me temperaturen e larte ne Ground zero .Aty kishte mijra njerez dhe asnje nuk pati ate keputje te shendetit si zonja plake e tharanuke ,buzeqeshje shtirura Clinton .Kete te semure doni te zgjidhni presidente qe tua lere ne mes punet per shkaqe shendetesore –vertete do ta quaja “Shendet Sorre “?SHBA do se pari nje president te forte shendeterisht dhe te afte te zgjidh problemet ne rritje te vendit ,por me te madhen –venien ne vend te AUTORITETIT TE SHKATERUAR ,te vendit qe gjithmone ka qene ne rrjeshtin e pare te forces kunder cdo padrejtesie ne bote .Pikerisht kjo i mungon sot Amerikes dhe qe duhet riparuar sa me shpejt pa arritur ne greminen e pakthyeshme .Sot kjo Amerike vetem proteston kunder terrorizmit ,kunder provave berthamore ne Korene e veriut dhe s’ka force te kunderveproje kunder Rusise me gjithe ato pataksira qe ben perdite (ngjarjet ne Ukraine e Krime )e kunder IS qe i ka nxjerre gjuhen nje meter Amerikes duke i perqeshur per paaftesine saje ,PSE ? Sepse ne krye te saje qendron nje i paafte ogurzi per ate vend qe i dhene rrokullimen shtetit deri ne Keniakistanin e tij te dashur qe i jep ndihma per tu bere dashamires i gjithe sorrollopit te tij qe ka uzurpuar SHBA .Atij vendi i duhet bere purifikim total nga gjithe ai pisllek qe po i ze frymen vendit .SHBA -se i duhet nje Herkul qe te kthej lumin e te pastroje gjithe stallat e ndyra te tij -Kete e ben me siguri vetem TRUMP -po qe se doni serish nje Amerike te forte dhe autoritare .Nuk kam c’te shtoje me teper po qe se me kini kuptuar drejte .
Zef Balaj says
Z.Jakov.
Jam shume dakorde me ate qe thueni ne tandsi ne artikul deri ne fund. Vetem fillimi i artikullit do tju baje nji korrigjime me mire kuptime . Ne vendin e OBAMES duhet vendose BILL KLINTONIN.faji ashte i ketina kurse Obama ka kontribue per te keqen e AMERIKES .
Me siguri ju kujtohet se ne vitin 1993 nji vite mbase zegjedhjes se Klintonit si president ; njerzit e BEN LADINIT deshen ti rrexojne kullat binjake nga temeli , por nuke paten sukses por dami qe i madhe.KLINTONI jo qe nuke bani as nji hape per ti gjetun keta terrorista por ne dy -tri raste gjate administrates tina e kan lutun Klintonin Arabija Saudite dhe dy shtete tjera “e kemi Ben Ladinin ne dore dhe hajdeni e merreni.Klintoni u ka thanun “jo faliminderit nuk domi problem me ta qone ka te doni”.Ndane(9) muaj mase ardhjes se Gjeorgje W Bushit , pilotet e stervitun gjat administrates se Klintonit dhe i sulmuen dy pallatet world trade center ,Pentagonin dhe aroplani i katert i destinuem per ne shtepin e bardhe pasangjert TRIMA e detyruen qe aroplanie te perplaset ne fushat e Pensilvanis tegjith vdiqen per Atdhe.
Fajet i ka Klintoni fillimisht ; por as Bushi per mendimin tim nuk diti , nuk kishte nevoje ti turret IRAKUT kur Iraku ishte tuj liftue kunder IRANIT me ndihmen e Amerikanvet.Mbase Bushit vjen Obama dhe ky e bani edhe ma zi se Klintoni.Keshtu ashte situata e vertet.Ne se perendia mendon per ket AMERIKE Hellerija Klinton e smute nuke zgjidhet.