• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETA DIELLI -110-VJETË THIRRJE PËR LIRI

January 9, 2019 by dgreca

1 frank1 GDielli_3071 a Mbahu neno ok.JPG1 Flamuri shenje1 dielli Miting i Madh

Frank Shkreli/

Jemi në prak të Vitit të Ri, 2019.  6 Janari shënoi ditëlindjen e Peshkop Fan Nolit – drejtuesit të parë të organit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra — ndërkohë që Gazeta Dielli, siç shënohej për një kohë të gjatë në faqen e parë të saj, “U fillua me 15 Shkurt, 1909”, duke shënuar këtë vit 110-vjetorin e daljes në dritë të “Diellit”.   Emërat e Fan Nolit, Faik Konicës, Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe organit të saj, Dielli identifikohen me periudhën më të lumnueshme të historisë së tyre – një histori kjo që përgjithmonë do të mbetet si periudha që e bëri Shqipërinë.

110 vjetë më parë, ekzaktërisht me 15 Shkurt, 1909 në Boston të Shteteve të Bashkuara doli numri i parë i gazetës Dielli, organ i Organizatës Pan-Shqiptare Vatra, gazetë që edhe sot vazhdon të botohet rregullisht në internet dhe njëherë në muaj del në versionin e printuar. Në ‘të përmblidhen artikujt dhe komentet nga kontribues të ndryshëm, si dhe veprimtaritë më të dalluara mujore të organizatës Vatra dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Gazeta pasqyron rregullisht edhe ngjarjet aktuale anë e mbanë trojeve shqiptare.

Gjatë dekadave është shkruar shumë dhe jam i sigurt se edhe në këtë përvjetor do të theksohet roli që ka luajtur dhe vazhdon të luaj Vatra dhe Dielli në historinë e vjetër dhe të sotëme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.  Dielli ka shënuar edhe më heret përvjetorë të themelimit të tij si zëdhënse e Vatrës dhe e komunitetit shqiptaro-amerikan.  Më të njohur janë 50-vjetori dhe 60-vjetori i themelimit të Diellit, shënuar nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe më gjërë.  Në vend të fjalëve të mia, që i kam shprehur edhe në të kaluarën me raste të tjera, për Vatrën e Diellin, dëshiroj që në këtë përvjetor të Diellit dhe të lindjes së Fan Nolit, të sjell disa komente vlerësuese të Profesor Ernest Koliqit, botuar në revistën e tij Shëjzat, me rastin e 50-vjetorit të themelimit të gazetës Dielli.  Profesor Ernest Koliqi, shkruante se gazeta Dielli nuk ishte thjesht një gazetë vetëm për shqiptaro-amerikanët.  Ai filllon vlersimin e tij të rolit historik të gazetës Dielli, duke theksuar se, “Kush kujdeset, pak a shumë për historinë e vendlindjes, e di rolin kryesuer që ka luajtun kjo fletore në lëvizjet kombëtare.  Ajo e nisi punën e vet me kryefjalën fatlume të Nolit, ‘Një Shqipëri për Shqiptarët’, një moto kjo me të cilën shprehet ai, “Noli ia ndjelli të mirën Atdheut dhe Ora e Kombit mbas pak vjetëve ia fali gjindes shqiptare – tekembramja — një truell të lirë ku ajo të rronte e të zhvillohej si mbas prirjeve të veta landore dhe shpirtënore.”

Ernest Koliqi, botimin e gazetës Dielli dhe themelimin e organizatës Vatra, i lidhë drejtë për së drejti me pavarësinë e Shqipërisë.  “Botimi i Diellit solli themelimin e “Vatrës”, e cila me 28 prill 1912 e shpalli veten si Federatë Pan Shqiptare.  Çdo grumbullim energjishë e veprimtarishë ka uratën e Perendisë dhe buzqeshjen e fatit.  Këtë, na Shqiptarët s’duhet ta harrojmë.  Si të donte Provanija Hyjnore me shpërblye ringjalljen e frymës së vëllaznimit ndër Shqiptarë – mbas gjashtë muajve të themelimit të Vatrës – Shqipnija fitoi pamvarsinë.   Me 28 prill 1912 u krijue Vatra dhe me 28 nanduer po të atij vjeti e puthi rrezja e lirisë flamurin e Skënderbeut mbas 500-vjetësh që ai rrinte i paluem si leckë e pavlerë në terr e në harresë”, shkruante i madhi Ernest Koliqi, në vlerësimin e tij me rastin e 50-vjetorit të botimit të gazetës Dielli, në revistën e tij Shëjzat të vitit 1959, botuar në Romë.

Në vazhdim të editorialit kushtuar 50-vjetorit të Diellit të Vatrës, Ernest Koliqi e ka cilësuar veprimtarinë historike të Vatrës e të Diellit, si një “varg tubzash epiko-lirike”, duke nenvijuar se gazeta Dielli, “përcolli besnikërisht ngjarjet shqiptare dhe botërore të asaj periudhe, gjithmonë e gatshme për të mbrojtur qendrimet e shqiptarizmit”.  Si shembull, Koliqi përmend, në editorialin e tij, një shkrim të gazetës Dielli të 3 qershorit, 1913, ku përshkruhet gjëndja e atëhershme në Ballkan, në të vërtetë shumë e ngjashme me përpjekjet aktuale të Rusisë putiniste për të influencuar ngjarjet atje në interes të saj me qëllim për të dhe për të kontrolluar gjëndjen në Ballkan, përfshirë trojet shqiptare, sidomos për të shkaktuar trazira në Kosovë.  Në atë kohë, gazeta Dielli, sipas Koliqit, i kishte dhënë një paralajmërim botës shqiptare në fillim të shekullit të kaluar se, “Shqipëria nuk duhet kurrë të presë ndonjë të mirë ase ndihmë nga Rusia, se interesat e saj kanë qenë dhe do të jenë kurdoherë për të copëtuar Shqipërinë dhe t’ua shpërndajë copat këlyshve sllavë për fitim të saj.   Programi i Rusisë është që të përfshijë një ditë gjithë shtetet e Ballkanit, të lidhë Detin e Zi me Egjen e me Adriatikun”, theksohej në komentin e Koliqit.

Në 50-vjetorin e Diellit, Profesor Ernest Koliqi vlerësonte se veprimtaria patriotike e gazetës Dielli dhe e përfaqsuesve të Organizatës Pan-Shqiptare Vatra, arrinë kulmin në vitin 1918.   Atëherë kur sipas tij, “Fan Noli ban mrekullina në Europë si delegat i Vatrës.”  Ai nënvijon takimet e Fan Nolit me Presidentin Wilson dhe me ish-presidentin Theodore Roosevelt në Washington, para Konferencës së Paqës në Paris, ku sipas Koliqit, “Noli u përpoq për Atdhe me vetitë e nalta të tija — shpëtoi Shqipëninë asokohe nga cungimi ma i shemtuet”, ndërkohë që përveç mbështetjes së presidentit amerikan Wilson për Shqipërinë, iu shtua edhe përkrahja e Papa Benediktit të XVI për shpëtimin e Korçës dhe Gjirokastrës, shkruante Koliqi në komentin kushtuar 50-vjetorit të botimit të parë të gazetës Dielli, mbi rolin që luajti Fan Noli në rrethanat e atëhershme vendimtare historike për Shqipërinë.

Në komentin me titull, “Pesëdhjetëvjetori i Fletores “Dielli”, botuar në revistën Shëjzat të vitit 1959, Profesor Ernest Koliqi u jep meritën më të madhe për veprimtaritë historike të Diellit dhe të Vatrës, “Dy kampionëve të mëdhej të shqiptarizmit, At Fan Noli dhe Faik Konica…si gërshetuesit kryesorë të veprimtarisë së shkëlqyeshme të Vatrës dhe vatranëve”, por pa harruar, shton ai, as veprimtarët e tjerë të shumtë të Diellit e të Vatrës, si, “Kost Çekrezi, Kristo Floqi, Kol Tomara, Kristo Kirka, Bahri Omari e Sotir Peci”, e të tjerë gjatë dekadave e deri më sot.

Por, ja ku jemi sot. Në çerekun e parë të shekullit 21, gazeta Dielli, më e vjetra ndër gazeta shqiptare, kujton 110-vjetorin e daljes në dritë.  Shumë gjëra kanë ndryshuar, por shumë gjëra gjithnjë vazhdojnë të jenë të ngjashme me situatat e sotëme aktuale politike dhe mediatike, me të cilat përballet edhe sot, jo vetëm Vatra e Dielli dhe komuniteti shqiptaro-amerikan në veçanti, por edhe mbarë shqiptarët në trojet e veta, në përgjithësi. Duket sikur situatat e dikurshme po përsëriten, hallet e vjetra pra, janë prapë të reja, aktuale.  Ende në takimet ndërkombëtare sot diskutohet për copëtim të trojeve shqiptare!!!  Duket sikur sfidat me të cilat përballen shqiptarët s’kanë fund.

Kush do e mirrte me mend se në këtë 110-vjetor të themelimit, nga Amerika e largët, Dielli dhe Vatra kanë ende një rol për të luajtur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve.   Fatbardhësisht, Vatra dhe Dielli sot kanë një shembull që mund të ndjekin si dhe mësimet e themeluesve të saj – Fan Noli e Faik Konica me shokë – një gurrë e pashterrshme patriotizmi e atdhedashurie.  Prandaj, në këtë 110-vjetor të daljes në dritë të gazetës Dielli, shpresojmë që nga gjiri i brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve të dalin patriotë të vërtetë dhe të pa hile si Fan Noli dhe Faik Konica, që të jenë një “shtyllë më e fortë” se kurrë më parë e shqiptarizmit në Amerikë dhe e mbrojtjes së interesave kombëtare në përgjithësi.

Federata Pan-Shqiptare Vatra ka njoftuar se 110-vjetorin e themelimit të organit të saj gazetës Dielli, ka në plan t’a shënojë në mënyrën më të mirë që meriton ky përvjetor.  Urojmë që Dielli, Vatra dhe të gjithë ne – megjithë sfidat dhe problemet që ka përballur komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë historisë së tij 100 e sa vjeçare — të mësojmë nga historia e gjatë dhe pozitive e veprimtarisë së këtyre dy institucioneve shqiptaro-amerikane, megjithse jo gjithmonë pa probleme, si dhe nga përvoja e udhëheqsve të tyre të shekullit të kaluar, për të  punuar vëllazërisht, për të mirën e përbashkët në interesin kombëtar, jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare.  Sidomos në këtë 110-vjetor të gazetës Dielli dhe në kujtim të ditëlindjes së Fan Nolit dhe të veprimtarisë së tij patriotike, i bashkohem thirrjes së Ernest Koliqit që kishte bërë me rastin e 50-vjetorit të Diellit, që, “Bashkatdhetarët e Amerikës, të cilët dijtën të ndërtojnë këtë qëndër të fortë atdhedashunie – duhet sidomos sot të jenë në naltësinë e misjonit historik që u përket, mbasi jetojnë e veprojnë në prehën të Demokracisë së Madhe Amerikane, në dorë të cilës është fati i botës, e prandej edhe i vendit tonë.”

Një thirrje kjo shumë me vend në vitin 1959, por gjithnjë aktuale edhe sot, për Shqipërinë dhe për Shqiptarët kudo – ku sipas shumë vërejtësve, për fat të keq, ashtu siç është shprehur edhe Fan Noli pothuaj para një shekulli, “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive” (fetare, sociale, patriotike, morale, e idealeve).  Për fat të keq tonin, ky konfuzion i anarkive vazhdon edhe sot, sidomos konfuzioni në fushën morale, patriotike dhe të idealeve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, GAZETA DIELLI -110-VJETË, THIRRJE PËR LIRI

VATRA MAKES A CASE FOR THE RECOGNITION OF KOSOVA TO THE APOSTOLIC NUNCIO OF ALBANIA

January 9, 2019 by dgreca

1 ambasadori e mire1 Balaj me letra1 a adm ceza treg1 dritani hap1 Lumi shkruan1 a Marko flet1 amb dalip dok1 amb shkruan1 am dera

1 a bashke

By Rafaela PRIFTI/

In his first visit at Vatra’s offices, the diplomatic representative of the Holy See to Albania, Archbishop Charles Brown was warmly received by several members of the Board and the Albanian-American community. On behalf of the Pan-Albanian Federation Vatra, President Dritan Mishto, expressed thanks for the efforts of the papal envoy to improve religious tolerance in Albania and pleaded with him to recognize Kosova’s independence. Archbishop Brown, who is a native New Yorker and served as a priest in a Bronx parish in the late 1980s, served a full term as the Vatican’s Ambassador in Ireland prior to accepting the assignment of Pope Francis to be the Nuncio in Albania in March 2017. During the 1990s he did a lot of work with the Missionary sisters and Mother Teresa personally, which he regards as a spiritual introduction to his current assignment. He spoke fondly about this year and a half in Albania, amidst efforts to know the people and learn the language. Indeed only a few weeks ago, the Archbishop celebrated Catholic mass in Albanian among the Albanian-American community in Washington DC. In his recent assignment, he said that the great discovery of “the preservation of some traditional values of family and respect in Albania that have really disappeared in many other places in the world” is worth-noting. He added that he was with Pope Francis before this last Christmas in Rome, and while talking about Albania, his Holiness reminded him that Albania was the first country in Europe that he visited and “he wanted that to be a sign.” Among the reasons for the Pope’s appreciation for Albania, the apostolic nuncio noted the religious harmony that exists in the country which can be a model for other places and the history of persecution of the faith. Religious believers of different faiths suffered under the time of communism. And that is a great testimony of the triumph of faith over communist materialism. “So for those two reasons, I think Pope Francis has a very special love for Albania and that love is certainly been communicated in a big way to me.” With regard to the issue of Kosova, the papal nuncio reiterated that in the last year or little more than a year, both the Prime Minister and the President of Kosova have visited with the Pope. This is an important issue that we take very, very seriously, he said and opened the floor to questions, most of which focused on Kosova. The successful developer with family origins from Peja, Harry Bajraktari raised the question of Kosova’s recognition by the Vatican and the establishing of diplomatic relations that positively encourage business and development in the country. Zef Balaj of Vatra’s Executive Board pressed for some guidance on the issue of supporting the acceptance of Kosova by the Holy See, which carries significant weight in the diplomatic community. In his response, Archbishop Brown expressed the desire of the Holy See to see a real resolution of the disputes between Serbia and Kosovo, as a condition towards moving forward with a number of issues including recognition. He admitted that at the present time, these are very difficult issues.

On the issue of inter-religious cooperation, the apostolic nuncio singled out the work of a committee of all heads of religious communities, which is very active and has issued joint letters on a number of issues. In the last year, the committee addressed various topics including European integration. When asked about his role, he answered that as the diplomatic link between the Holy See, the Vatican and the government of Albania, his task is to strengthen the relationship between the Vatican and the Catholic Church and the relationship between the Vatican and the government.

Responding to a question on the issue of properties confiscated by communism, he stated that it is a matter that affects the Catholic Church and other religious communities. On this sensitive topic, the Holy See supports and promotes the views of the Albanian Catholic Bishops. The church is not interested in displacing people to try to retain property. Aside from the restitution, there are problems of property title and ownership. The government is working on these complicated issues which are difficult to regulate, added the papal envoy.With regard to opportunities for the young people in Albania, Archbishop Brown said that they are immigrating and have a desire to emigrate in large numbers due to the economic situation. One of the elements certainly is corruption in various sectors of society that needs to be confronted and resolved. The reduction of corruption will produce a situation where there are more opportunities for young people. The government’s efforts to combat the problem of corruption are applauded and supported by the religious communities including the Catholic Church. He added that the European integration is linked to the question of corruption as the integration process moves forward that almost inevitably will require a reduction if not the elimination of corruption.

Bringing the attention back to Kosova, the community activist Harry Bajraktari provided more context to the issue of recognition by the Holy See. He stated that the Serbian Orthodox Church continues to undermine the country alongside the Serbian government supported by their historic allies. In Albania, the Orthodox Church under the influence of the Greek clergy plays a divisive role. Although Albanians are in a great place presently, the undermining efforts coming from various directions are intensifying. While commending the leadership of the Church, he noted that resolving the issue of recognition will help diffuse the rising tensions calling upon the Pope to move this matter forward.

Cezar Ndreu, Executive Council Member of Vatra, brought up to the Archbishop Brown a rare find: photocopied pages from a Benziger publication titled Our Lady of Good Counsel in Genazzano: A History of that Ancient Sanctuary and of the Wonderful Apparition and Miraculous Translation in 1467 of Our Lady’s Sacred Image, from Scutari to Genazzano

 While looking at the pages carefully, the Vatican envoy commented with excitement about the history of the church. The selection from the 1888 publication was donated to the papal nuncio along with the November and December 2018 issues of the newspaper Dielli.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Rafaela Prifti, RECOGNITION OF KOSOVA, THE APOSTOLIC NUNCIO OF ALBANIA, Vatra

ARRIJNË DËRGESAT E PARA PËR KONKURSIN E GAZETËS “DIELLI

January 8, 2019 by dgreca

Njoftojmë lexuesit e Diellit se kanë nisë prurjet e para për Konkursin e hapur nga Gazeta “Dielli” me rastin e 110 vjetorit të saj. Konkuruesit e deritanishëm janë nga SHBA, Kosovë, Suedi dhe Itali. Ndërkohë është përcaktuar edhe Juria e Konkursit, e cila përbëhet nga gazetarë dhe studiues të njohur. Po ripublikojmë edhe një herë tekstin e shpalljes së KONKURSIT.

1 a Mbahu neno ok.JPG

GAZETA”DIELLI” SHPALL KONKURS ME RASTIN E 110 VJETORIT

Nju Jork, 29 Dhjetor 2018 – Viti 2019 përkon me 110 vjetorin e daljes të numrit të parë të Gazetës Dielli. Si gazetë e shoqërisë Besa-Besën numri i parë  i gazetës doli në Boston me 15 Shkurt 1909 me editor Fan S. Noli dhe menaxher Geroge Konda(Gjonleka). Nga tetori i vitit 1909, Editor u bë Faik Konica. Pronare dhe themelonjëse e gazetës  ishte Shoqata Besa-Besën, e cila qe krijuar që me 6 Janar 1907, duke patur si zyrtarë: Fan S. Noli-Kryetar; Goni Katundi-nën/Kryetar; Nini Fani Katundi-Sekretar; dhe anëtarë-(Pleq): John Gjoka, Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Konomi, dhe Lambi Josif.  Dielli, që zëvendësoi “Kombin” e Sotir Pecit,që u mbyll me 10 Janar 1909, ishte gazetë javore dhe e para e përditshme shqiptare më 1914 me Kostë Cekrezin Editor. Në mbledhjen themeluese të  Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  me 28 Prill 1912, gazeta Dielli u bë pronë e saj me editor Kristo Floqin dhe menaxher Kristo Kirkën. Në Kuvendin e parë të Vatrës pas themelimit të 14 Korrikut 1912, Editor u bë sërish Faik Konica, i cili kishte dhe postin e sekretarit të Përgjithshëm të Vatrës.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do ta festojë 110 vjetorin e Gazetës me një sërë veprimtarish, që do të bëhen të njohura në ditët në vijim. Gazeta në përkujtim të këtij përvjetori , dhe në nderim të Editorëve të saj për 110 vite, shpall Konkursin për gazetarë e studiues.

Preferohen libra të rinj, që janë botuar gjatë vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019(deri me 31 mars 2019); esse(shqip dhe anglisht), artikuj studimorë, Kritikë letrare, analiza, portrete, Dossier, Fejtone,  kushtuar  Vatrës, gazetës Dielli dhe editorëve të saj ndër vite. Cmimet do të mbajën emrat e editorëve më të shquar të Diellit.

Konkursi mbyllet me 31 Mars 2019. Fituesit do të shpallen me 6 Prill.

Së shpejti do të publikojmë edhe Jurinë, e cila tashmë është e përcaktuar dhe anëtarë të saj ajnë gazetarë.

Adresa ku dërgohen materialet: Email: gazetadielli@gmail.com

Adresa e Postimit:

VATRA

2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

USA

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Konkursi i gazetes Dielli, vijne punimet

20 VJET LIRI, 2019-ta SHPALLET VIT I NATO-s NË KOSOVË

January 8, 2019 by dgreca

-Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka shpallur 2019-tën Vit të NATO-s në Kosovë/

1 a NATO-Kosove-aviaciniDate:12 June 1999 Location: Kosovo Photographer:Kevin Capon HELI / ROAD Paratroops of the 1st Battalion The Parachute Regiment get into ÔChalksÕ as they prepare to embark on the Chinook Helicopters of 27 Sqadron RAF. The lift was on the road to Pristina and was reminiscent of the film ÔApocolyspe NowÕ; as the noise, dust and swirling air brought a surreal quality to the occaision. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 01722433677Date:12 June 1999 Location: Kosovo Photographer:Kevin Capon Engr /Bridge 2 A Sapper from 9 Independent Parachute Squadron Royal Engineers looks towards a noise in the tree covered slopes of the Kacnik pass. Behind him is the strategic bridge that was vital to the route into Pristina if the British columb was to pass over it. As he guards the bridge Engineers check for hidden explosives. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 017224336771 a erdhi NATO1 Gjen Klark1 a NATO-hyrja-ne-Kosove1 a festeDate:13June 1999 Location:Kosovo Photographer:Kevin Capon Garry OÕBrien-Kissing Fusilier Garry OÕBrien receives a bouquet of flowers and a kiss from a grateful Kosovar girl as he drove through a ransacked village. Garry who is 21 years of age and comes from Loch Lomond near Glasgow, is a Warrior Armoured Fighting Vechicle driver with the (Princess Margrets Own Glasgow and Ayreshire) Royal Highland Fusiliers and has only been in the Balkans for two weeks. He said ÒBefore we crosssed the border we were besiged with waving cheering refugees from the camps. They mobbed the vehicles and kept giving us fruit, flowers and packets of cereal. When we drove through Skopje there were thousands of people lining the street - it was like a cup final crowdÓ. Garry who was worried about what the bombing was doing to the Kosovars, before he came out said. ÒIt all seems worth while when you seee how happy the people are they are treating us a liberators and you can see why when you drive through the trashed villgesÓ. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 01722433677NATO-Kosove-12Qershor1999-hapat e pare

-Në 2019-tën bëhen 20 vjet të Kosovës në liri e 11 vjet shtet i pavarur. Bëhen 20 vjet nga 24 Marsi  dhe 12 Qershori 1999 – ditëve të ndërhyrjes  e hyrjes shpëtimtare të NATO-s në Kosovë/

-24 Mars 1999: “Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s/

-12 Qershor 1999: Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë, isha në kolonën e tyre dhe raportoja lajmin e madh për gjithë shqiptarët dhe botën…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Per me shume fotografi shkoni ne FB dielli vatra/

nato-behlul-jashari-kosoveGazeta-tradicionale-e-Kosoves-Rilindja-13 -qershor- 1999

PRISHTINË, 8 Janar 2019/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur sot 2019-tën Vit të NATO-s në Kosovë.

“Në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”, thekson njoftimi i sapodërguar nga Presidenca.Përkujtohet se,  në 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s e kishin nisur fushatën e bombardimeve kundër caqeve të shtetit serb, që kishte zgjatur gjithsej 78 ditë, duke ndalur gjenocidin dhe sjellë lirinë për Kosovën.

“Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre”, thekson Presidenca.

Në 2019-tën bëhen 20 vjet të Kosovës në liri e 11 vjet shtet i pavarur.

Bëhen 20 vjet nga 24 Marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës. Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e  shumicës shqiptare të Kosovës.

Në fillimet e pranverës së para  20 viteve, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. Edhe derisa bisedohej në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve,  shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me Misionin vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja raportimet nga Kosova për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, të nisura nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste kosovare, si dhe për Radio Televizionin Shqiptar…

E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike bëheshin të pamundura.

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain, Demë Jashari, në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë- Zvicër raportoja derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vellai me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi pozicionet e forcave serbe.

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

Pasi e raportoja këtë, shtoja se “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve, lajmin që dhash edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime. Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve, paramilitarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet e Prishtinës ku ishin.

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet e fundit që dhash nga Kosova drejt Tiranës  ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe  gjatë natës të shqiptarëve në Mitrovicë, kryesisht veprimtarëve e intelektualëve, ndër të cilët ishte edhe poeti Latif Berisha.

Ai mëngjes i 25 marsit 1999  sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin dhe që të tre i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet…

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë ishte arritur  Marrëveshja e Kumanovës mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…

 

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë dhe Radio Televizionit Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit…

 

Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Raportimet që kisha bërë dëshmonin për fushatën e forcave serbe për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 5 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit, kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400  fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve…

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës (qytetet në Maqedoni), ndërmjet NATO-s dhe  Beogradit – federatës jugosllave që zhbëhej, e cila u nënshkrua në 9 Qershor e  hyri në fuqi në 11 Qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Michael Jackson, gjeneral britanik, ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 Qershorit 2008, përcakton 12 Qershorin – Ditë të Paqes.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  poashtu para afër 11 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas 17 Shkurtit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 116 shtete të botës anëtare të OKB-së.

 

12 QERSHOR 1999: NGA RAPORTIMI I GAZETARIT TË RILINDJES, BEDRI SADIKU

 

Gazetari i njohur edhe për raportimet nga Maqedonia e Lugina e Preshevës në kohë lufte të shqiptarëve për të drejtat e tyre, Bedri Sadiku, që ishte në një automjet tjetër reporterësh nga gjithë bota, ja si e përshkruan hyrjen e tij në Prishtinë dhe kryeqytetin e Kosovës në pasditën e 12 qershorit 1999, në një shkrim në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja:

“Në Prishtinë hymë gati gabimisht, dhe pastaj edhe me qëllim. Ky rrugëtim duhej të shkonte sipas porosive të NATO-s.  Konvojet e NATO-s shkuan në drejtim të Shtimes dhe Lipjanit,  kurse ne me makinën tonë shkuam drejt për në Prishtinë dhe  në Lapnasellë e Çagllavicë hasëm menjëherë në forcat policore,  ushtarake dhe paramilitare serbe…

Në afërsi të Hotel Grandit dhe para tij kishin mbërritur ekipe të gazetarëve të huaj nga Beogradi.  Me këtë rast për pak u shkaktua edhe një incident me disa gazetarë, për shkak të emblemës së Press Qendrës së NATO-s dhe shenjës së NATO-s…

Në ora 16 pa 5 minuta helikopterët e parë të NATO-s fluturuan mbi Prishtinë-paralajmëronin çlirimin e kryeqytetit të Kosovës

Pasi bëmë disa fotografi rrugëve të Prishtinës,  diku rreth orës 16 pa 5 minuta u nisëm në drejtim të Shkupit…Me t’u nisur drejt Veternikut,  dy helikopterë të NATO-s dolën mbi qiellin e Prishtinës dhe bënë disa xhiro mbi Dardani e Dragodan dhe në pjesën qëndrore të qytetit, që paralajmëronin ardhjen e forcave të NATO-s edhe në Prishtinë dhe fillimin e çlirimit nga thundra kolonialiste serbe edhe të kryeqytetit të Kosovës. Një pjesë e këtyre forcave,  që drejtoheshin nga britanikët, i ishin afruar edhe Lagjes së Spitalit, ndërsa grupe ushtarësh ishin vendosur nga gjysma e Veternikut përpjetë, si pararojë e forcave të NATO-s e të KFOR-it,  që pritej të hynin natën dhe në mëngjes në Prishtinë dhe që tashmë kishin mbërritur deri te Llugaxhia. Prishtina do ta kalonte vetëm edhe një natë nën thundrën pushtuese serbe,   në pritje të agimit të parë në liri…

Filed Under: Featured Tagged With: 20 VJET LIRI, 2019-ta SHPALLET VIT I NATO-s NË KOSOVË, Behlul Jashari

Studentët vazhdojne protestat, sot para ambasades amerikane

January 8, 2019 by dgreca

1 protesta-studenteve14Studentet, sot protestë tek Ambasada amerikane: Tërhiqi veshin Kryeministrit/

1 ProtestaStudentët e universiteteve publike rifilluan dje protestat me kërkesat e tyre ekonomike dhe akademike, duke mbushur plot një muaj bojkot të auditoreve.Ata kërkojnë uljen e tarifave universitare, rritjen e buxhetit për arsimin dhe pjesëmarrje në institucionet vendim-marrëse të universiteteve.

Qeveria mori një seri vendimesh për studentët në mbledhjen e fundit, por studentët pohojnë se ato nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.Në mbledhjen e fundit të dhjetorit qeveria mori 11 vendime për studentët e rezultateve të larta dhe ata në nevojë, që do të përfitojnë arsim falas dhe bursa mujore. Për studentët e programeve master me rezultate të larta tarifa ulet 50%.

Studentët nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikë e tetraplegjikë financohen tani nga shteti 100% në tarifën e regjistrimit. Po ashtu edhe studentët me nota të larta në çdo program studimi.

Studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me kusht që gjatë studimeve të mbajnë një mesatare mbi 6 të notave.Tarifat e studimeve master paguhen 50 për qind nga qeveria për studentët me nota të larta, ata nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë.Vendimet e tjera parashikojnë përfitime të ndryshme në jetën konviktore dhe në atë të auditoreve, transparencën buxhetore dhe atë akademike në lidhje me pedagogët.Por studentët rifilluan protestat, sepse, siç thonë, kërkesat e tyre kanë të bëjnë me të drejtat e tyre universale njerëzore për shkollim dhe jo një sistem shpërblimesh për më të mirët, siç e sheh qeveria çëshjten.Ata kërkojnë uljen e tarifave në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë studentët.

SOT, protestë tek Ambasada amerikane: Tërhiqi veshin Kryeministrit

Media e Tiranes sot jep kete njoftim: Në një lëvizje surprizë, studentët e kanë zhvendosur protestën mesditën e sotme (8 janar 2019) drejt Ambasadës amerikane.Qëndrimi tyre zgjati vetëm pak minuta dhe protesta ishte e karakterit simbolik. Ajo u monitorua nga forca të shumta policie.

Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e martë e protestës së studentëve solli një zhvillim tjetër.  Disa studentë të Universitetit të Politeknikut kanë hyrë në mësim në orën  e parë së bashku me pedagogët, por mësimi është ndërprerë për shkak të pjesmarrjes së pakët të studentëve.

Ndërsa në fakultetin e Histori-Filologjisë, në disa auditore ishte duke u zhvilluar mësim.

Mësim kanë zhvilluar edhe fakulteti i Juridikut. Por, vetë studentët thonë se kanë marrë kërcënime dhe presione për rikthimin në auditore.

Këtë të martë protesta para Kryeministrisë nisi më vonë se ditët e tjera. Edhe pse në temperatura të ulëta, studentët u grumbulluan për qëllimin e tyre të përbashkët, plotësimin e pikave të tyre me miratim në Parlament.

Më tej studentët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ambasadës amerikane, Presidencës dhe Rektoratit.

Studenti: “I kërkojmë mbështetje Ambasadës amerikane që të gjithë këta studentë të jenë të sigurtë dhe pas protestës. Kanë filluar dhe po bëhen kërcënime, kërkojmë nga Ambasada të monitorojnë protestën. Presim përgjigje, sepse edhe brenda Ambasadës amerikane ka njerëz që nuk e duan këtë protestë. Do të jetë një qëndresë simbolike. Më pas do marshojmë sërish te Politekniku, Kryeministria”.

Studenti: “Ne duam ligj, duam pozitë dhe opozitë të mblidhen atje në Parlament  në seancë të jashtëzakonshme ta kalojnë me 3/5 kërkesat tona dhe ngërçi të zgjidhet. Pasi shteti nuk po na jep zgjidhje kërkojmë ndihmën e shtetit  më të fuqishëm, aleatit më të madh të shqiptarëve. Kush më shumë se Ambasada amerikane mund ti tërheqë veshin atij që tallet me studentët, të ardhmen e kombit”.

Lidhur me protestën e studentëve dhe bojkotin e auditoreve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në twitter Rama thotë se “pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të Universitetit!”

Rama iu kërkon studentëve që të mos paguajnë më shumë se 50% të tarifës së studimit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: PARTITË, Protesta, studentet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1146
  • 1147
  • 1148
  • 1149
  • 1150
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT