Emri i Peticionit është “Kosova Republikë e Pavarur”
Nga Albulena Haxhiu/Të hënën më 23 nëntor, Opozita e Bashkuar, dorëzoi peticionin e me 205.254 nënshkrimeve tek Presidentja Atifete Jahjaga. Në nenin 83 të Kushtetutës së Republikës sanksionohet se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”, në rrethanat e jashtëzakonshme nëpër të cilat po kalojmë është po ashtu institucioni i vetëm ku mund të paraqitej vullneti politik i qytetarëve. Pra kundërshtimi i tyre karshi marrëveshjeve që po na e shthurin shtetin dhe po na e rrezikojnë Republikën.Kosova nga Republikë parlamentare ka rrëshqitur në një organizim qeveritar. Sot mazhoranca në Kuvendin e Republikës së Kosovës është në shkallën e fundit drejt degradimit. Ata po i japin pamjen e makinës së votimit përfaqësimit të vullnetit politik të qytetarëve. Deputetët e mazhorancës me pak përjashtime herë shndërrohen në shërbëtor të qeverisë dhe herë si shërbëtor të ca burokratëve ndërkombëtarë por assesi në shërbëtorë të qytetarëve. Po pra është po ky Kuvend, në të cilin shqyrtohen ligje shpejt e shpejt, votohet duke bërë trysni dhe shantazh tek deputetët (rasti i Gjykatës Speciale dhe jo vetëm), Kryeministri bashkë me ministra injorojnë deputetët gjatë kohës së pyetjeve parlamentare, ministrat injorojnë ftesat në komisionet parlamentare, nuk përgjigjen në thirrjet për interpelancë, nuk votohen komisione hetimore për SHIK-un dhe hetimin e skandaleve në RTK, votohen militantë partiakë në borde, agjenci dhe institucione të pavarura siç ishte rasti me Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese. Një anarki e vërtetë.
Në rrethana të tjera padyshim që peticionet shqyrtohen nga Komisionin për të drejtat e njeriut, pikërisht në ketë komision i cili ka vepruar padrejtësisht të paktën në dy raste të peticioneve. Në peticionin e 33 mijë nënshkrimeve për mosngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe atë me mbi 11 mijë nënshkrime për angazhimin në zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit, ku Komisioni për të drejtat e njeriut rrënjësisht ka ndryshuar kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e angazhuar në ato dy peticione na patën përcjell zhgënjim e madh për faktin se qeveria i ka futur duart kudo.
Ky lloj i mazhorancës nuk është garanci as për paqe sociale e prosperitet, as për shtet të së drejtës e as për zhvillim ekonomik. Pra çfarë këta po i përcjellin prej kohësh qytetarëve është parrulla “kqyr bëja diqysh për vete”, pra ik nga të mundesh leje shtetin e vendin se “nuk bëhet”. Peticioni i organizuar për rreth 1 muaj është një përgjigje që duhet mbajtur mend. Aty në fakt, në thelb të tij deklarohet se NE nuk ikim. Ne jemi këtu në Kosovë për Kosovën. Nuk e japim Republikën e shtetin për asnjë çmim.
Nuk mbahet mend që nga paslufta, të ketë pasur peticion aq të madh dhe të organizuar për shumë pak ditë.
Komunikimi zyrtar nga Presidenca le në një lloj kuptimi idenë se dërgimi në Kushtetuese i “Zajednicës” është deri diku mision i kryer sa i takon Presidentes. Ne në fakt i kemi dorëzuar asaj Peticionin që kërkon tërheqjen e 4 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, pra atë për “Zajednicën”, atë për Kodin shtetëror telefonik, për ElektroSeverin, për ndarjen e re të Suhodollit në Mitrovicë si dhe marrëveshjen e nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi për demarkacionin me Malin e Zi. Presidentja me kushtetutë është shefja e Politikës së Jashtme të Kosovës dhe si e tillë ka të gjitha mundësitë t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës. Si dhe në politikën e brendshme së paku duhet t’i thërrasë në përgjegjësi Ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin e po ashtu t’i drejtohet atyre dhe në emër të këtyre qindra mijra nënshkrimeve që i ka tashmë zyrtarisht të dorëzuara.
Pra, përmbushja e obligimit kushtetues nga Presidentja pritet të ndodhë sepse s’ka ndodhur ende.
Sa i takon Gjykatës Kushtetuese praktikisht përbërja e kolegjit të saj të gjyqtarëve e ka humbur besueshmërinë prej kohësh. Aty një grup nuk janë fare me mandat kushtetues e janë qytetarë të vendeve të tjera. Sot po ashtu në krye të kësaj Gjykate, është zonja Arta Rama Hajrizi, e cila së bashku me Enver Hasanin, dyshohen për falsifikim të kuorumit të tre gjyqtarëve ndërkombëtar (mandat ky që Jahjaga ia kishte vazhduar duke shkelur Kushtetutën). Ndërsa si institucion për shkak të këtyre vendimeve si heqja dorë nga shqyrtimi i marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 e deri tek moslejimi që shumica ta krijojë qeverinë por edhe tek vendimi skandaloz për amendamentimin e kushtetutës për Gjykatën Speciale.
Presidentja e vendit, nëse asgjë tjetër, të paktën do të duhej të kishte marrë mundin që këtë marrëveshje ta dërgonte në Komisionin e Venecias, meqë këtë mundësi nuk e ka opozita.
Nënshkrimet e 205.254 qytetarëve dhe e gjithë opozita e presin Presidenten të veprojë. Pra nuk mjafton dërgimi në Kushtetuese. Institucioni i saj ka ende shume punë për të bërë.
Komunikatat si ajo e fundit nga zyra e saj lënë shijen e shpërfilljes se këtyre qindra mijëra nënshkrimeve sepse qytetarët nuk kanë kërkuar në Peticion “tavolinë” ku flasin liderët por tërheqjen e marrëveshjeve.
Kështu që znj.Presidente nuk mund të diskutohet për ulje në tavolina pa ndryshim rrethanash, pra pa parë një gatishmëri të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për t’u tërhequr nga këto marrëveshje.
Presidentja Jahjaga prej kohës sa mban këtë pozicion, nuk mbaj mend të ketë përfaqësuar unitetin e popullit, as vitin e kaluar, pas zgjedhjeve parlamentare që ka mbajtur rol tërësisht të njëanshëm. Meqë është në përfundim të mandatit të saj, të paktën le ta përfundojë me dinjitet këtë detyrë. Kësisoj ndoshta do t’i justifikohet rreshtimi përkrah qeverisë dhe shkelja mbi unitetit të popullit.
Presidente, emri i vërtetë i Peticionit është Kosova një Republikë e pavarur. Një Republikë e qytetarëve të saj dhe e institucioneve të popullit. Ke rastin të jesh pjesë e këtij konfirmimi të madh qytetar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetje për përparimin e Kosovës
-Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në takim në Zagreb me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Zagreb me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.Presidentja Jahjaga dhe Zëvendëspresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës, thekson njoftimi i Presidencës kosovare i sapodërguar nga Zagrebi.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në Zagreb në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Mysafir i Samitit është zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Sipas Presidencës kosovare, në samit marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Shqipëria në Udhëkryq të Demokracisë
Dr. Elez Biberaj*/
Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë- Zëri i Amerikës/
Faleminderit shumë për ftesën për të marrë pjesë në këtë simpozium të rëndësishëm.Jam shumë i lumturqë ndodhem këtu në Tiranë në përvjetorin e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme.Është kënaqësi e veçantë të ndodhem këtunë shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të miqve e kolegëve.Njëzetepesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist totalitar të Enver Hoxhës, shqiptarët kanëtë drejtë tëndihen krenarë për arritjet politike dhe ekonomike që ka shënuar vendi i tyre. Shqipëria tashmë është një vend i transformuar. Janë zhvilluar tetë zgjedhje parlamentare që nga viti 1991, me rotacion pushteti mes dy partive më të mëdha politike. Shqiptarët përgjithsisht i kanë pranuar normat demokratike dhe demokracia shihet si sistemi ideal politik.Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ndarja e pushteteve janë të mishëruara në kushtetutë.Zbatimi i reformave ka sjellë rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësime në infrastrukture, dhe ulje të varfërisë.Shqipëria po ashtu ka parë lindjen e një media dinamike dhe të shumëllojshme.Dhe ndërsa niveli i angazhimit qytetar nuk është shumë i lartë, roli i shoqërisë civile po bëhen gjithënjë mëi rëndësishëm dhe në disa raste ajo kaarritur të ndikojnë në procesin vendim-marrës të qeverisë.
Qëndrimet e Shqipërisë në politikën e jashtme kanë qënë në përputhje me interesat kryesorërajonale e botërore të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, anëtarësimit në NATO dhe tani, edhe si vend kandidat i BE-së, Shqipëria ështëpozicionuarvendosmërisht më Perëndimin. Kursi që kanë përqafuar shqiptarëtështë ai i thellimit të lidhjeve historike me Evropën e me vlerat demokratike, dhe kundërshtimin i ekstremizmit fetar.Shqipëria ka mbështetur fuqishëm bashkëpunimin dhe pajtiminnë Ballkan dhe roli i e saj në rajon është rritur ndjeshëm.
Megjithë këto arritje mbresëlënëse,Shqipëria demokratikee gjen veten në udhëkryq.Ajo vlerësohet shumë më ulët se shumica e ish vendeve të bllokut sovjetik dhe republikave jugosllave për treguesit e demokracisë, dhe ende nuk ka krijuar një sistem mirë-funksionues demokratik.Shqipëria vuan më shumë se vendet e tjera që kanë kryer tranzicionin nga komunizmi në një sistem shumë-partiak, nga cilësia e ulët e demokracisë. Siç thekson edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian, Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër për të forcuar shtetin ligjor, për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për funksonimin e duhur të institucioneve të shtetit, për të pastruar parlamentin nga elementët kriminalë dhe të korruptuar, dhe për të realizuar reforma të thella në drejtësi.
Ka shumë faktorë që shpjegojnë përparimin e dobët demokratik të Shqipërisë: mungesa e një kulture demokratike, trashëgimia komuniste, dhe dobësia ekonomike. Por, pa dashur të minimizoj rëndësinë e tyre, nuk ka asnjë dyshim se shumë prej vështirësive me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e drejtëpërdrejtë e qëndrimeve dhe vendimeve të elitave të saj qeverisëse.Gabime, dështime, politika jo të drejta, dhe raste të humbura kanë qënë tipare të përbashkëta të qeverive demokrate edhe të atyre socialiste.
Shqipëria ndeshet me një numër sfidash të ndërlikuara. Ato do të vënë në provë aftësitë udhëheqëse të politikanëve të tanishëm dhedo tëpërcaktojnë nëse Shqipëria do të arrijë të konsolidojë plotësisht demokracinë e saj.
Çështja më jetike mbetet ekonomia.Shqipëria renditet mes vendeve më të varfëra në rajon, me papunësi të lartë dhe mundësi të kufizuara ekonomike.Segmente të tëra të shoqërisë besojnë se nuk kanë asgjë në dorë për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre, ose për të ndikuar tek vendimet politike që kanë të bëjnë me interesat e tyre jetike.Shqipëria është një nga vendet që prodhon numrin më të lartë të imigrantëve.Rreth 20 për qind e popullsisë është largur nga vendi që nga fillimi i viteve ’90.Dhe siç kemi parë me valën e fundit të emigrantëve, Shqipëria po humbet shumë nga qytetarët e saj të edukur dhe në moshë të re – që janë pjesa më vitale e popullsisë.Humbja e shpresës dhe përkeqësimi igjendjes ekonomike, janë tregues që Shqipëria mund të jetë në prag të humbjes së garës mes mundësive ekonomike dhe pakënaqësisë.
Korrupsioni, paligjshmëria e përhershme, dhe dështimi për të forcuar shtetin ligjor, përbëjnë një kërcënim serioz për vetë ekzistencën e demokracisë në Shqipëri.Korrupsioni ka hedhur rrënjë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë.Mbajtja e një posti publik ose në administratë është kthyer në rrugën më të mirë për t’u pasuruar.Pasuria dhe pushteti janë përqëndruar në duart e një grupi të vogël.Drejtësia shihet si një nga institucionet më të korruptuara në Shqipëri.Korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor mishërohen më së miri tek kriminalizimi i parlamentit dhe tek paturpësia se sizyrtarët përpiqen për të ndikuar tek vendimet e gjykatave.Rrallë ndodh që zyrtarë të zgjedhur apo të emëruar të ndëshkohen për abuzim pushteti, korrupsion apo shkelje të tjera.Prandaj nuk është për t’u habitur që publiku nuk ka shumë besim tek fushata e qeverisë kundër korrupsionit dhe tek kryerja e reformave të thella në drejtësi.
Media në Shqipëri ka bërë pak përparim drejt të qënit një pushtet i katërt funksionues.Shumica e mediave janë të lidhura me qeverinë ose me parti apo politikanë të caktuar.Ndonëse qeveri të ndryshme e kanë shpallur veten si kampionë të shtypit të lirë, shpesh ato kanë ushtruar trysni meforma të ndryshme ndaj mediave, si mosdhënie reklamash, apo duke u bërë trysni pronarëve ose bizneseve të tyre.Biznesmenë të njohur, të lidhur ngushtë me partitë politike në qeveri ose opozitë, kanë blerë gazeta dhe stacione të rëndësishme televizive.Shumë gazetarë, të pambrojtur nga trysnia politike dhe ekonomike, praktikojnë gjerësisht auto-censurën dhe kanë një mungesë profesionalizmi dhe etike. Vendosja e një shtypi vërtetë të lirë, do të kërkojë që gazetarët t’i mbrojnë më me forcë të drejtat e tyre. E lidhur ngushtë me këtë, është nevoja që gazetarët t’u qëndrojnë besnik standarteve profesionale të gazetarisë.Në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë lloj muri-ndarës midis zyrtarëve qeveritarë dhe pronarëve të mediave nga njera anë, dhe gazetarëve nga ana tjetër, një ndarje e nevojshmepër të siguruar integritetin redaksional dhe pavarësinë e shtypit.
Ndoshta pengesa kryesore që Shqipëria nuk ka arritur potencialin e saj të plotë demokratik, ka qënë polarizimi politik.Politika në Shqipëri vazhdon të jetë tejet konfrontuese dhe përçarëse.Dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, nuk kanë pranuar të angazhohen në arritjen e kompromiseve, që janë një normë e zakonshme në një shoqëri demokratike.Qëllimkryesor i tyre ka qënë sigurimi dhe mbajtja e pushtetit. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, ato janë angazhuar në praktika të dyshimta demokratike – nuk kanë respektuar shtetin ligjor, kanë shpërndarë pasuritë publike sipas parapëlqimit partiak, kanë ndryshuar rregullat e lojës nga një palë zgjedhje në tjetrën dhe kanë ushtruar trysni ndaj institucioneve të pavarura dhe grupeve të shoqërisë civile. Kur janë në opozitë, ose gjatë fushatave elektorale, politikanët shqiptarë e portretizojnë veten si udhëheqës frymëzues, reformatorë, konsensual, dhe mbështetës të reformave politike dhe ekonomike që synojnë shndërrimin e Shqipërisë në një shtet funksionues demokratik.Por kur vijnë në pushtet, shumë shpejt largohen nga rruga demokratike, shmangin kontrollet dhe balancat institucionale, që më parë i mbështesnin, konsolidojnë pushtetin me qëndrime anti-demokratike, dhe përpiqen të kapin shtetin për përfitime ekonomike.Çdo qeveri e re ka kryer spastrime të mëdha nëadministratën shtetërore.Shqipëria ende nuk ka arritur të zëvendësojë klientelizmin dhe interesat partiake, me meritokracinë për punësimet në administratën publike.
Është e vështirëpër të kuptuar vazhdimin dhe intensifikimin e polarizmit të ashpër politik sot kur dallimet ideologjike mes partive kryesore politike janë ngushtuar ndjeshëm.Ndërsa pranohet gjerësisht se pushteti politik mund të fitohet në mënyrë të ligjshme vetëm nga kutitë e votimit, zgjedhjet në Shqipëri shoqërohen me dramë të madhe. Ato shihen si një betejë për jetë a vdekje, vetëm me fitues e të mundur, dhe jo si një garë mes platformave politike.
Në parlament, debatet janë kthyer në një teatër politik.Fyerjet vulgare, shpifjet dhe gënjeshtrat janë bërë pjesë normale e debatit politik.Kjo retorikë armiqësore dhe provokuese ka krijuar një atmosferë toksike në parlament, që nuk e ndihmon debatin demokratik.Polarizimi politik e ka bërë shumë të vështirë gjetjen e individëve që shqiptarët mund t’i shohin si shembuj pozitiv.Njëzetepesë vjet më parë, ne tek Zëri i Amerikës, mund të intervistonim në periudha krizash të thella personalitete të shquara, si Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, deklaratet e të cilëve kishin ndikim.Sot, është vështirë të gjesh një personalitet që të pranohet si figurë bashkuese dhe një forcë e moderuar.
Zgjedhjet e vitit 2013 krijuan shpresë dhe pritshmëri për ndryshime e reforma.Socialistët korren nje fitore tëthellë, duke siguruar kështu një mandat të jashtëzakonshëm për të bërë ndryshime.Me përjashtim të qeverisë së parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në mars të 1992, asnjë qeveri tjetër nuk ka patur një mandattë tillë, dhe bashkë me të, edhe mundësinë për të kryer reforma të thella politike dhe ekonomike.
Kryeministri Edi Rama kishte bërë shumë premtime gjatë fushatës së tij të bujshme elektorale për të forcuar shtetin ligjor, luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, për të reformuar drejtësinë dhe modernizuar ekonominë.Ndërsa qeveria ka bërë përparime në shumë fronte, kryeministri Rama nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë e këtij momenti vendimtar për tëndjekur një kurs të rinj.Me që gëzonte një shumicë të mjaftueshme në parlament, Kryeministri Rama nuk e pa të nevojshme tëndërmirtemasa serioze për një marrëdhënie më normale me opozitën.Ndonse para zgjedhjeve ai mbeshteste pavarësinë e insitucioneve dhe kërkonte respektimin e ndarjes së pushteteve, pasi erdhi ne pushtet ai nuk ngurroi që të perpiqej për t’iu shmangur sistemit të kontrollit dhe balancave të institucioneve.Deri tani nuk ka shenja se marrëdhëniet e qeverisë me opozitën mund të përmirësohen së shpejti. Është e pabesueshme që për vite të tëra nuk ka patur ndonjë takim kokë-më-kokë mes udhëheqësve të të dy forcave kryesore politike.
Partia Demokratike është ende në procesin e rimëkëmbjes pas humbjes së thellë elektorale. Ajo ndeshet me sfida të shumta dhe do t’i duhet kohë të rehabilitohet në sytë e elektoratit shqiptar. Sali Berisha, i cili e kishte dominuar partinëpër më shumë se dy dekada dhe shikohej nga baza e partisë si udhëheqes i domosdoshëm, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në vitin 2013 pa përgatitur më parë brezin që do ta pasonte. Dorëheqja e tij ka krijuar njëboshllëk të madh.Lulzim Basha po ecën me kujdes drejt konsolidimit të pushtetit, duke u përpjekur t’i mbajë të bashkuara grupet e ndryshme në parti.Por ai ende nuk ka arritur të krijojë profilin e tij politik.Ai ka zgjedhur rrugën më të lehtë, siç kanëbërë zakonisht udhëheqësit e opozitës gjatë njëzetepesë vjetëve të fundit, duke luajtur rolin e kritizerit të ashpër, duke nxirrë gjithshkaqë bën qeveria dhe duke ndjekur disa prej taktikave të dëmshme që socialistët kishin zbatuar para zgjedhjeve të 2013.Zoti Bashaduhet të luajë rolin e një udhëheqësi vizionar, që shikon nga e ardhmja dhe bashkëpunon me qeverinë për çështjet dhe reformat e rëndësishme.
Ndërsa Shqipëria po shqyrton mundësinë e reformave në drejtësi dhe kushtetutë, bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës është jetik. Të dyja – qeveria dhe opozita – duhet të ndajnë si barrën ashtu edhe përfitimet nga reformat.
Që Shqipëria të bëjë një shkëputje të qartë nga e kaluara dhe të konsolidojë plotësisht sistemin demokratik, udhëheqësit e saj duhet të bëjnë një vlerësim real dhe të nxjerrin mesime të vlefshme nga mënyra se si është qeverisur vendi deri mëtani.Por cilat janë disa nga këto mësime që mund t’ju ndihmojnë vendim-marrësve në të ardhmen? Unë do të përmend katër mësime të përgjithshme.
- Përqëndrimi tek interesat partiake dhe objektivat politike afat-shkurtëra, në vend të interesave themelore kombëtare, sjell pasoja të rënda dhe afat-gjatë për politiken e brendshme dhe të jashtme. Reformat graduale janë të lehta politikisht për t’u kryer, por ato sjellin ndryshime të vogla. Përvoja e deritanishme deshmon se ritmi i ngadaltë i ndryshimeve e ka zgjatur agoninë e shqiptarëve dhe integrimin e vendit të tyre në BE. Sfidat madhore të vendit mund të përballohen në mënyrë më të efektshme permes përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë dhe opozitës. Zbatimi i reformave rrënjësoreqë kanë të bëjnë me çështjet themelore kombëtare, dhe që do të kenë një jetë më të gjatë se samandatii një administrate, kërkojnë konsensus të gjerë.
- Dy, përpjekjet e udhëheqësve politikë për të kufizuar hapësirat e kundërshtarit, për të ushtruar kontroll autoritar mbi partinë e grupin e tyre parlamentar, institucionet e pavarura, median,dhe shoqërinë civile, kanë prirjen të sjellin rezultat të kundërt dhe në një këndvështrim afat-gjatë, minojnë përparimin demokratik dhe dëmtojnë mundësitë e vendit për zhvillim. Tashmë duhet të jetëe qartë se Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një shtet funksionues demokratik pa institucione të fuqishme të pavarura.
- Tre, përvoja e shumë vendeve në tranzicion dëshmon se qeveritë që nuk dëgjojnë zërin e popullit dhe nuk respektojnë aspirtat e qytetarëve të tyre për mundësi më të mëdha politike, sociale dhe ekonomike, rrezikojnë veten e tyre. Shembujt e fundit në Ukrainë dhe Rumani janë domethënës. Ishte pakënaqësia dhe zemërimi popullor ndaj elitave të korruptuara që nxiti protesta masive që çuan në rrëzimin e presidentit Victor Yanukovych dhe dorëheqjen e kryeministrit Victor Ponta. Ndërsa gjendja në Shqipëri nuk është e njejtë me atë në Ukrainë dhe Rumani, nuk ka asnjë dyshim se hendeku midis atyre në pushtet dhe atyre pa pushtet është shumë i thellë. Pesimizmi është në ngritje dhe shumë shqiptarë kanë humbur shpresën. Rritja e vështirësive ekonomike, paaftësia e qeverisë për t’u treguar e vendosur në luftën kunder korrupsionit dhe shtimi i pakënaqësisë sociale mund të çojnë në përplasje serioze.
- Dhe katër, marrëdhëniet jofunksionale mes aktorëve kryesorë politikë kanë pasur pasoja shumë të rënda për vendin. Paaftësia e demokratëve dhe socialistëve për të bërë kompromis dhe punuar së bashku, ka rezultuar në një qeverisje të dobët dhe ka ngadalësuar integrimin në Bashkimin Evropian. Në se nuk vihet nën kontroll, kykonflikt i papërgjegjshëm dhe jo-parimor,dhe retorika e ashpër armiqësore që e shoqëron, mund të dëmtojë seriozisht qëndrueshmërinëe Shqipërisë.Mbetet për t’u parë në se udhëheqësit shqiptarë kanë vullnetin politik për të zgjidhur disa prej mangësive dhe gabimeve më të mëdha, që kanë penguar Shqipërinë të arrijë potencialin e saj demokratik. Deri tani, reformat e thella, qeverisja e mirë, dhe lufta ndaj korrupsionit nuk kanë qënë përparësi e qeverive të ndryshme që kanë drejtuar vendin. Gjendja aktuale, gjithsesi, është e rëndë dhe çmimi i dështimit mund të jetë i madh për elitat politike dhe vendin në tërësi.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë treguar angazhim të thellë për përparimin demokratik të Shqipërisë. Ato kanë mbeshtetur udhëheqësit shqiptarë me shpresëse ata do të udhëhiqnin vendin e tyre drejt një demokracie të vërtetë, e jo që të ndiqnin praktika jo-demokratike e të pasuroheshin në mënyrë të paligjshme, duke vjedhur kështu të ardhmen e popullit të tyre. Ndërsa shtytja për ndryshime reale duhet të vijë nga brenda, bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndihmojë Shqipërinë ta përfundojë procesin e konsolidimit të demokracisë. Bashkësia ndërkombëtare mund ta bëjë këtë duke përdorur levat e ndryshme që ka në dizspozicion për të ushtruar trysni mbi vendim-marrësit shqiptarë. Ata që luftojnë me të vërtetë për një Shqipëri të begatë, demokratike e të drejtë duhen mbështetur, ndërsa politikanët, zyrtarët dhe biznesmenët e dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar duhet të përballen me ndëshkime të rënda.
Vendim-marrësit në Tiranë shpesh e shohin mbështetjen që jep bashkësia ndërkombëtare si një ripohim të politikave të tyre.Por ata duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mbeshtesinindividë të caktuar politikë.Ato mbeshtesin aspiratat e popullit shqiptar për një procespolitik gjithë-përfshirës, për vendosjen e shtetit ligjor, dhe për krijimin e një qeverie të efektshme dhe të përgjegjëshme.Nuk ka në të vërtetë asnjë arësye bindëse sot, se përse Shqipërisë i duhet dhënë ndihmë pa kushte.Ndërsa Shqipëria është e rëndësishme, ajo nuk është pjesë e interesave jetikë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.Shqipëria është thjesht pjesë e strategjisë së tyre periferike.Bashkësia ndërkombëtare, e angazhuar sot me çështje të shumta dhe shumë më urgjente se Shqipëria, nuk pritet të jetë më aq e gatshëme për të ndihmuar, në se udhëheqësit në Tiranë perceptohen si të korruptuar, të përçarë, dhe me një angazhim të dyshimtë ndaj demokracisë. Kështu, udhëheqësit shqiptarë duhet të jenë të ndërgjegjshëm nga rreziku i një “lodhjeje me Shqipërinë.”
Sot, njëzetepesë vjet pas përmbysjes së komunizmit, elita politike shqiptare e ka vetë në dorë të nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e së kaluarës dhe të krijojë një sistem ekonomik dhe politik gjithëpërfshirës, me mundësi për të gjithë, që ndërton një të ardhme që forcon demokracinë, shton transparencën dhe përgjegjësinë, dhe përkrah politika zhvillimi të qëndrueshme.Zbatimi i reformave rrënjesore kërkon udhëheqje të efektshme.Që Shqipëria të arrijë potencialin e saj dhe të gëzojë të mirat e plota të një demokracie të konsoliduar, udhëheqësit e saj duhet të venë interesat e larta të vendit para interesave personale dhe të zbatojnë një spektër të gjerë reformash politike dhe ekonomike. Në sedështojnë në këtë pikë, udhëheqësit shqiptarë do t’i mohonin popullit të tyre një të ardhme më të mire.
*Pikëpamjet e shprehura këtu janë të autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e Zërit të Amerikës.
*Fjala në Konferencën “ Shqipëria25 Vjet pas Komunizmit”
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare
Tiranë
25 nëntor 2015
Fan Noli, Between The Divine And Human Worlds
By Raimonda Moisiu/
I do not believe that Fan Noli ever had any personal enemies. He was a humanitarian and a man of letters. He, not only served as a statesman, but also became a priest. In order to become a priest, a person must be a person of high ideals, who lives in the world of the divine and the world of the human and he must be tolerant and merciful. Since Noli possessed these qualities, he wore the black robe with ease. Immediately afterwords, he made a brilliant declaration which allowed him to more easily push the limits of the millennium, in which he lived. He said that the Albanians, with a Muslim majority, chose an Orthodox priest as their leader. And where would you find a more beautiful expression of religious tolerance, especially in today’s world rife with religious conflict? Fan Noli bridged the gap between cultured Albanians and nonAlbanians alike. The brilliance of both his original works and his translations is undeniable. As a poet and journalist, I would like to point out an example which demonstrates this excellence to all of us who create literature and to aspiring artists in this field. If we call a miserly person a Jew, Fan Noli was a Jew of the cultivated word. When he wrote, he resembled a goldsmith or a clock maker. You would not dare to remove a single syllable of the golden poetry he left us.
It is our duty to preserve the legacy of Noli, Mjeda, and Migjeni. We must respect Professor Noli for his choice of words. It is said that Noli, in search of the beautiful Albanian word gérdallé, (jade) wrote from America to a childhood friend while translating Cervantes. And in the end, who was the jade one? And who else but Rosinant? Or another? And after the War, when they sent him other works by Shakespeare published in his country, at the same time as he congratulated them for their work, he said,”Albanian has other words that are more beautiful, my friends.”
Noli was modern in every sense of the word. Because of the church he founded, Albanians were and still are more united in America than in any other country in the world. Because of Noli, respected clerics such as Father Arthur Liolin preserve this unity. Also, a special thank you to Neka Doko for her support of Father Arthur Liolin and the Fan Noli library. Is it not so, brothers and sisters?