• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

…Romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët

October 19, 2015 by dgreca

Sa për sqarim/
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Në artikullin e vet me titull:
“Zbulimi në arkivat e Vatikanit. Shkrimi më i vjetër i Shqipes, ja ç’shkruhej më 1210”, të botuar në internet më 09 tetor 2015, zotëria Sitki Cerekja flet për Guljelm Adamin, “.., i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”.
Në realitet, e vërteta për ato shkronjat “latine” që kanë pasur “në përdorim” shqiptarët, qëndron krejt ndryshe. Sepse Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare.
Me sa duket, kryepeshkopi i Tivarit Guljelm Adami, nuk e ka pasur informacionin e duhur për huazimin e alfabetit ilir nga ana e romakëve. Ose edhe mund ta ketë pasur këtë informacion, por e mohon qëllimisht të vërtetën historike për rrënjët e lashta të gjuhës shqipe. Sepse e kam të vështirë ta besoj që Guljelm Adami nuk ka pasur dijeni për rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjenerali romak Paul Emile, i cili, me urdhër të senatit romak, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.

Tiranë, 19 tetor 2015

Filed Under: Histori Tagged With: e morën, nga ilirët, Prof. dr. eshref Ymeri, Romakët, shkrimin e tyre

Kosovë-Jahjaga fton spektrin politik parlamentar për dialog

October 19, 2015 by dgreca

-Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës/
-Në pritje të takimeve të Presidentes me drejtuesit politikë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është shtyrë për ditën e martë/
-AAK, një nga tre partitë opozitare, do mbajë konferencë për shtyp/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Tetor 2015/ Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një konferencë shtypi sot deklaroi se, pas konsultimeve me krerët e institucioneve, me Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit për t’i njoftuar me vendimin tim, ftoj për dialog politik partitë politike parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend.
“Veprimet e dhunshme dhe diskursi si në institucione dhe jashtë tyre të ditëve të fundit janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik në Republikën e Kosovës”, theksoi ajo.
Mandati im si Presidente e vendit, vijoi Jahjaga, është të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve dhe të shërbej si faktor uniteti, dhe mbi këtë bazë e ftoj spektrin politik parlamentar të Kosovës që të pranojnë këtë ftesë për dialog për mospajtimet në këto javët e fundit.
“Tashmë ftesat subjekteve politike si të koalicionit qeveritar ashtu edhe partive opozitare u janë dërguar, fillimisht për takime të ndara në zyrën time, dhe përfundimisht – në mirëbesim – në tryezë të përbashkët”, tha Presdientja e Republikës.
Shpresoj, vijoi Jahjaga, që kjo iniciative e imja të ndihmojë që shqetësimet t’i adresojmë me pjekuri politike dhe duke dëshmuar angazhimin tonë që të jetësojmë përkushtimin tonë për një demokraci parlamentare që fuqizon institucionet, forcon besimin e qytetarëve në perspektiven e vendit të tyre dhe krijon pajtimin bazik për rrugën tonë përpara.
“I thërras partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre t’i përgjigjen ftesës dhe të tregojnë vullnet që bashkërisht të gjejmë gjuhë të përbashkët për daljen nga kjo gjendje”, theksoi ajo.
Presidentja Jahjaga u shpreh se, tash më shumë se kurrë është momenti t’ua dëshmojmë të gjithë qytetarëve që na e kanë besuar udhëheqjen e këtij shteti se dëshira e tyre për të jetuar në paqe, të kenë një ardhmëri të sigurt për ta e për brezat e ardhshëm nuk është premtim që zbehet përballë sfidës së parë, por udhërrëfyes, obligim, besë e dhënë se dallimet tona, të çfarëdo natyre, i tejkalojmë në tryezë, duke biseduar, duke gjetur zgjidhje bashkërisht dhe duke marrë përgjegjësi për to.
“Përgatitjet për seancën plenare” janë sot në axhendën e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.
Kosova po vazhdon të humb në kohë me Kuvendin e saj, i cili në legjislacionin e kaluar ishte 7 muaj jofunksional, 1 muaj para e 6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare parakohëshme të 8 qershorit, derisa u mblodh në seancën konstituive shumë të vonuar në 8 dhjetor 2014.
Para më shumë se një muaji, raportimi i qeverisë së Kosovës lidhur me katër marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015 ishte në axhendë në seancat e para të sesionit vjeshtor në 17 e 22 shtator. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, ndërsa në të dytën që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.
Kuvendi i Kosovës pa asnjë seancë të përfunduar në sesionin vjeshtor, i bllokuar nga opozita, është mbledhur në një seancë tjetër në 15 tetor të ftuar nga Kryesia me shefat e grupeve parlamentare, në mbledhjen me vetëm përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit qeverisës, përballur edhe me bojkotin opozitar.
Por, që në fillim deputetët e opozitës bllokuan me “rrethim” të foltorës dhe kryesuesit, e pastaj, për të dytën herë, si edhe një javë më parë, hodhën gaz lotsjellës dhe seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre.
Derisa ndodhnin zhvillimet në seancën parlamentare dhe pas ndërprerjes së saj, në shesh para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kishte grumbullime për protestë të aktivistëve të opozitës e qytetarëve tjerë.
“Aksionet simbolike” të opozitës, me “rrethime” të foltores e kryesuesëve, fërshëllima, gjuajtje vezësh e gazi lotësjellës në sallën e seancave të Kuvendit, janë pjesë e kundërshtimeve, edhe me protesta në rrugë dhe me një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi”, ka paralajmëruar opozita në deklaratën e përbashkët të tre partive, LVV, AAK e Nisma.
Opozita shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që do të thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë/Asociacionin e komunave me shumicë sebe në Kosovë.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, sipas njoftimeve zyrtare nga Kuvendi, “do të diskutohet për vazhdimin e seancës plenare, të ndërprerë në 15 tetor si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës”. Opozita vazhdon të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit dhe komisionet parlamentare, ndërsa kërkon të mos thirren seanca plenare, ku shkon vetëm për t’i bllokuar.
“Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit që të mos thërras më seancë plenare. Çfarëdo insistimi në këtë drejtim është provokim dhe përshkallëzim i situates në Republikën e Kosovës”, ka theksuar opozita në një deklaratë.
Organizata të shoqërisë civile në Kosovë në një deklaratë kanë shprehur opinionin se, “thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike”, ndërsa theksojnë se “gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike”.
“Po ashtu, ne kërkojmë që në këtë proces të përfshihet edhe Presidentja e vendit si garante e funksionimit kushtetues të institucioneve”, përfundohet në deklaratën e organizatave të shoqërisë civile. Ndërkohë, u njoftua nga Presidenca kosovare se, “Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mban sot konferencë për media”.
SHTYHET PËR NESËR MBLEDHJA E KRYESISË SË KUVENDIT, NË PRITJE TË TAKIMEVE TË PRESIDENTES ME DREJTUESIT POLITIKË
Ndërkohë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është shtyrë për ditën e martë, në orën 11:00.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, para fillimit të mbledhjes, i njoftoi nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare me iniciativën e presidentes së vendit për takime me drejtuesit institucionalë dhe politikë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në pritje të zhvillimit të këtyre takimeve, kryetari Veseli propozoi që mbledhja të shtyhet për ditën e nesërme. Propozimi u përkrah njëzëri nga Kryesia.
Kreu i Kuvendit bëri të ditur po ashtu se gjatë kësaj jave do të mbahet mbledhja plenare, e ndërprerë javën e kaluar.

FTESA E PRESIDENTES PARTIVE, AAK KONFERENCË SHTYPI

Pas njoftimit për ftesën e Presidentes, sapo bëhet e ditur nga AAK, partia e dytë opozitare, se do mbajë konferencë për shtyp sot në orën 13:30 në selinë qendrore në Prishtinë. Ende nuk ka ndonjë njoftim nga dy subjektet tjera politike të opozitës së bashkuar, LVV dhe Nisma.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Ftese per dialog, Jahjaga

Majlinda Kelmendi fiton titullin “Grand Slam” në Paris

October 18, 2015 by dgreca

Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi kampione bote në fuqi fiton edhe titullin “Grand Slam” në Paris/
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kg.
Sportistja nga Peja mundi në finale zviceranen Evelyne Tschopp duke kryesuar e para në të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra, me 3226 pikë.
Në turneun e Francës morën pjesë 84 shtete. Për “Inside the Games” Kelemndi u shpreh se ndihej mjaft e kënaqur me këtë çmim dhe se kërkonte të fitonte Medalje të Artë edhe në turneun e Rio-s 2016.
Megjithatë, xhudistja kosovare, sfidën finale e përfundoi për 1 minutë e gjysëm.
Vitin e shkuar, pejania fitoje medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Rio de Janeiros, duke u shpallur e para në botë.

Filed Under: Sport Tagged With: “Grand Slam”, fiton edhe titullin, Kampionia e Botes, Majlinda Kelmendi, ne Paris

“ZERI I AMERIKES” NE TROJET SHQIPTARE

October 18, 2015 by dgreca

Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe Drejtori i Seksionit shqip z. Arben Xhixho, vizitë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë/
TIRANE : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, priti në një takim Drejtorin e Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe Drejtorin e Seksionit shqip z. Arben Xhixho, shkruan sot faqja e presidentit te Republikës së Shqipërisë.
Krerët më të lart të këtij institucioni Zëri i Amerikës javën që lamë pas vizituan Prishtinën dhe Shkupin në kuadër të programit BBG/ VOA & RFE, një program ky i cili merret me trajnimin e gazetarve në Ballkan.
Në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, bëhet e ditur se Biberaj dhe Xhixho janë takuar me Presidenten e Kosovës zonjën Atfifete Jahjaga dhe kolegët e tyre të Zërit të Amerikës në Kosovë.
Kurse, në Maqedoni Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe Drejtori i Seksionit shqip z. Arben Xhixho, janë takuar me kryetaren e Komunës së Tetovës zonjë Teuta Arifi dhe korrespondentët e Zërit të Amerikës, nga Shkupi, si dhe me drejtorin e Radio Televizionit 21 , z. Eugen Saraqina. / Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: arben xhixho, Elez Biberaj, ne Trojet Shqiptare, zeri i amerikes

MERGATA- DY PROMOVIME NË PANAIRIN “FRANKFURTI 2015”

October 18, 2015 by dgreca

Nga Neki Lulaj/
Në ditën e shtunë te 17, tetorit një lum njerëzish sot kishin vërrshuar Frankfurtin. Ne një tren me te cilin udhtova edhe unë me disa bashkëudhetarë gjermanë të cilët ishin shumë dhe bisedonin mes vedi për këtë festë si më të madhe të librit në botë, dhe shfaqnin gëzimin e pjesëmarrjës se tyre aty. Panairi i 67-të librit “Frankfurti 2015” këtë vit grumbulloi mbi 8.000 botues dhe mbi 110 vende të botës, si dhe mbi njëmilion vizitorësht, një rekord i paparashikuar rekordesh ky. Edhe Kosova ishte pjesë e këtij panairi, në Sallën 5.0 D131, me sipërfaqe 24 m2, e përfaqsuar nga Ndërmarrja botuese Buzuku me zt. Edmond Zeneli. Thënë drejtë, këtë vit ishte varferia e librit ishte edhe me e madhe kur dihet se stenda është vizioni i komunikimit letrar e libri është mëma e dijës e mbylur mbrenda dy kopertinash kurse panairi është pika e takimit dhe kontakti me autorët e të gjitha letërsive botërore.
Frankfurti ishte i pasur me libra nga letërsia botërore por i varfër me vepra nga letërsia shqiptare. Pjesëmarrja minore e Onufrit dhe Botimpex e zbehë edhe më shumë konkurrimin e Kadaresë së madh dhe meritor për çmimin Nobel, kuptim sublim të fjalës e cila rezaton botën përtej kohës shkrimore! Kur dihet se ambasadorët me të mirë të shqiptarisë dhe të kombit shqiptar janë sporti dhe kultura. Ne Stenden e Kosovës pati edhe dy Promovim librash. Lidhja e Shkrimtarëve Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani për këtë ditë madhështore kishte paraparë promovimin e dy veprave të autoreve Drita Fejza dhe Neki Lulaj.
Kështu, në praninë përfaqsuesit të konsullatës të Republikës së Kosovës, konzullit të palodhur dhe shumë të afërt me bashkombasit, zt. Astrit Zemaj, kordinatores për aktivitete kulturore pranë kësaj konsullate, znj. Fakete Musliu, pastaj delegacionit të ardhur nga Republika e Kosovës, zt. Fazli Gajraku, drejtor i Biblotekës Kombtare të Kosovës dhe zëvendësit të tij, zt Tefik Mehmeti e shumë mysafirëve dhe vizitorëve si dhe mediave të shkruara dhe atyre difuzive të televizionit Rrokum dhe kamermanit të e palodhur, Halil Rrustemaj. I pranishem ishte aktivisti i pa lodhur dhe kryetari i Lidhjës të Shqiptareve në botë për Gjermani, zt. Sebastian Nuiqi.
Kur çdo gjë ishte gati që të ja fillojmë punën, konsulli i Republikës se Kosovës i njohtoit të pranishit: Miq, ne sot kemi dy gëzime një se po i promovojmë dy tituj librash të rinjë dhe sot, unë bashkë me kolegen Fakete dhe me Fazliun dhe Tefikun në stenden e Antiqvariatit kemi gjetur një libër të vjetër dhe Voluminoz dhe ndoshta i vetmi exemplar i këtij lloji të autorit Marin Barletit mbi Skënderbeun, botuar në Zagreb në vitin 1743, libër të cilin e paguam goxha shtenjtë, por e ka vlerën e paçmuar për heroin tonë kombtar.
Per romanin „Triumf dashurie“ te autores Drita Fejza, referoi Lirie Fejza, parathënien e shkruar nga publicisti dhe poeti Nexhat Rexha, i cili e kishte vlerësuar me nota të larta fabullën e shtjelluar ne roman me një karakteristikë të veçantë çka nuk e kemi te romasieret e reja në Kosovë. Në vazhdim autorja lexoi një pjesë nga një kapitull të romanit në fjalë. Dhe në fund e falënderoi nga zemra audiencën e këtij eenimenti kulturor.
Për përmbledhjen poetike “Kodi i tokës“ të autorit autorit të këtij reportazhi (N. Lulaj), foli kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistve dhe Krijuesve shqiptar në Gjermani, zt Pal Sokoli, i cili tha: “Është nderë për mua q të flas këtu sot, para jush për poezitë dhe autorin e këtij libri. Kur e di se poezia e Neki Lulajt është ngjizur në Pejë, ne Bërliq, në vendlindje, në Belle, në Tivar, Reçak, Gjakovë, Tiranë, Vlorë, në Gjermani, Koshare, Prekaz, Luginë, Iliridë, Kumanovë, Çamëri, Manastir, duke ngritur jo thjeshtë një urë të bukur shkronjash, por edhe një urë shqiptarizmi. Kështu, atë qe sot politika nuk po e bën, qoftë për arësye të tyre objektive dhe subjektive të paaftësisë së saj, po e bën bukur shumë poezia tregimi, filmi, sporti. E kur bashkohen kaq mirë, kaq harmonishëm, këto pjesë të artit dhe jetës, atehërë ai bashkim afrohet. Të gjithë nuk kemi pse të klithim, por të ulim kokën e të ecim shpejt se kemi humbur shumë kohë nga historia e jonë e përgjakur.”
Në përfundim të kësaj ceremonie afirmative, autori lexoi një poezi nga permbledhja poetike „Kodi i tokës“. Moderatorja e këtij evlimenti kulturor, znj. Seveme Fetiqi, recitoi poezinë e poetit Neki Lulaj, Motrës sime Çame, e cila ngriti emocione të veçanta. Dhe fjalën e mori autori i pëmbledhjes respective, i cili mes tjerash tha: “Miq të nderuar! Ju përshëndes dhe Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen Tuaj! Edhe ky takim është dëshmi se krijuesit në diasporë janë faktor me rëndësi për afirmimin dhe zhvillimin e vleraveshpirtërore dhe letrare. Ne fjalën pëmbyllëse të konsullit të Republikë së Kosovës, zt Astrit Zemaj dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, zt Fazli Gajraku, autorëve ju dëshiruan frymëzime të reja dhe krijime te thukta vlerash, që përurimet e rradhës t’i bejnë në Prishtinë dhe nË qendrat tjera të Kosovës, në Shqipëri dhe Iliridë.

Filed Under: Mergata Tagged With: “FRANKFURTI 2015”, DY PROMOVIME, NË PANAIRIN, neki Lulaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3432
  • 3433
  • 3434
  • 3435
  • 3436
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT