• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JETON KELMENDI SJELL NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT POETIN ARMEN, EDURD HARENS

August 29, 2014 by dgreca

Eduard HARENS, Armeni/
Përktheu nga Anglishtja Jeton Kelmendi, Bruksel/
Biografia/
Eduard Harens, u lind me 27.08.1982 në Armeni/
Studioj në Universiteti Shtetëror Armenian (Fakultetin e Studimeve Orientale), Yerevan Armeni
Në Universitetin e Kajros (Fakulteti i Studimeve Orientale), Kairo Egjipt.
Debutimi letrar: E përditshmja “Aliq” Teheran, Iran 100 kopje me 14.05.2000
Aktualisht ka gradën master.
Çmime vjetore dhe periodike: “Greters” 2007, 2009, 2011 dhe me 2013 çmimin vjetore përkthyesi më i mirë në poezi.
Çmimin e parë për të rinj të quajtur Irina Gyulnazaryan (Libri më i mirë i vitit) për librin “Vigjilenca lëkurake”, Yerevan 2013.
Festivalet
Konferenca e shkrimtarëve të rinj Panarmenia 2007-2014, Tsaghkadzor, Armeni.
Konferenca Ndërkombëtare e shkrimtarëve të rinj Tsaghkadzorian 2012, Tsaghkadzor Armeni.
Festivali Ndërkombëtar Letrar “Lierary ark” 2012, Yerevan-Dilijan, Armeni.
Festivali Ndërkombëtar Letrar “Lierary ark” 2013, Yerevan-Dilijan, Armeni.
Festivali i parë Ndërkombëtar i Yerevan-it 2013, Yerevan, Armeni.
Konferenca e 5-të Shkrimtarët Armen që shkruajnë në gjuhë të huaj 2013, Tsaghkazor, Armeni.
Forumi i 6-të i përktheve dhe botuesve të CIS dhe vendeve të Baltikut 2012, Yerevan, Armeni.
Forumi i 7-të i përktheve dhe botuesve të CIS dhe vendeve të Baltikut 2013, Yerevan, Armeni.
Festivali Ndërkombëtar “Poesia di Genova”, Gjenovë, Itali me 2014.
Festivali Ndërkombëtar “Netët e Poezisë në Kurtea de Argjesh” Rumani 2014.

Revista ku janë botuar poezitë
• «Литературная Армения» (2012, Armeni), – në gjuhën Ruse
• «Юность» (2009, Rusi), – në gjuhën Ruse
• «Zagros» (2011, Armeni), – në gjuhën Kurde
• «Литературный Кавказ» (2011, Rusi), – në gjuhën Ruse
• «Русское поле» (2012, Moldavia), – në gjuhën Ruse
• «Di tutti i colori» (2012, Itali), – në gjuhën Frënge
• «Современная поэзия» (2012, Rusi), – në gjuhën Ruse
• «ODA» (2013, Gjermani), – në gjuhën Gjermane
• «Gazeta Shqiptare» (2013, Shqipëri), – në gjuhën Shqipe
• «Словото днес» (2013, Bullgari), – në gjuhën Bullgare
• «Листо.К. АБГ» (2013, Gjeorgji), – në gjuhën Ruse
• «Poezia» (2014, Rumani), – në gjuhën Rumune
• «45-я параллель» (2014, Rusi), – në gjuhën Ruse
«Ителлигент» (2014, Rusi), – në gjuhën Ruse
Antologji
– “Poezia armene bashkëkohore” 2012 Armeni, në gjuhën Angleze
“Poezia armene bashkëkohore” 2012 Armeni, në gjuhën Gjermane
“Poezia armene bashkëkohore” 2012 Armeni, në gjuhën Frënge
«Буквы на камнях» (2013, Rusi), – dygjuhësh: Armenisht-Rusisht
“Në fillim ishte fjala” 2013, Armeni dygjuhësh: Armenisht-Anglisht
“çereku i poetëve botëror” 2014, në gjuhën Kineze
“POESYS 18 në lutje të bukures”, volumi 2, Antologji poetike në Kurtea de Argjesh, Rumanisht-Anglisht, Rumani.
Bibliografia

. “Një Ëndërr e humbur” Zangak-97, shtëpia botues Yerevan 2000
. „Ëndrra të Lodhura“ Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 2002
. “Gjysëmrrëfimi i tregimeve” Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 2004
. “Shiu karafilave” Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 2005
. “Vigjilenca Lëkurëtarie” Zangak-97, Shtëpia botues Yerevan 20
***
Jeta jeton në mua me të gjitha detajet e mia,
dhe i kthehem përreth saj
si ngjyra e brushës tjetër.
Kavanozat e mia kanë vrima
si një monedhë japoneze,
përmes të cilës një nga një
të gjitha dashuritë e mia lirojnë veten e tyre
nga unë, gjithmonë jashtë
ikja e tyre
kumbuese për humbjen time të mrekullueshme …
Dhe duartrokitjet e mia
peshojnë rëndë si unë bëj.
Kështu që kam mbledhur ato
në dorën time
si para letre paluar
për ti mbajtur ato
për fund – për vdekjen
për të rindërtuar maskën e saj,
që do të jetë vrimë e një ditë,
siç janë kanvacet e mia.
Dhe unë do të thërras jashtë përgjithmonë,
e jeta do të vazhdojë të jetojë me mua
me të gjitha të dhënat e mia …
Jam duke shpupluar tani
qerpikët e heshtjes një nga një
ta ndreqë lutjen time,
i cili ka qenë e shqyer nga nuancat e fjalës …
Tani nuanca është më shumë se e zërit …
Dhe tani hyjë
Në kishën e Shpresës zbathur,
kështu që hapat e mi nuk do të pikturojnë zërat mbi pasurinë time.
Sa gjurmët e këmbëve janë të ndarë veç e veç nga pëshpëritja…
Ndërsa gjurma ime
është lutja ime e dashurisë,
e cila kurrë nuk mbaron,
si kurrë nuk ngjyrosë vetën në fjalë …
dhe tani
ngjyra kryesore është e vërteta,
se dashuria është poezi e ndjenjës …
Këto Muza nuk kthehet në gra …

Unë jam biografi e
Keqardhjes Perëndisë.
ai shpesh rrëshqiti gjurmëve fatin tim.
Dhimbje e ujit-nimfës
ishte ndryshuar në zogj
dhe çukat portokallin
në rrokje fatit tim …
Pastaj Zoti po kërkonte për molla në pëllëmbët e mia,
duke mbajtur solemnisht
rrezen e pendimit
dhe përvjetori im ishte duke u festuar kësi soji,
për shkakun
Unë jam biografi
e keqardhjes Perëndisë …
Por …
Molla nuk bie nga brinjët e mia të degëzuara.
ai lënë trashëgim ato
në gjarpër, Eva dhe Adami
të cilin e përjashtuan nga Xheneti atëherë.
Dhe harroi për të marrë
disa fara …
Jashtë parajsa
trajektorja e frutave ishte zhdukur
si
përfundimi vertikal i meteorit …
Sikur engjëjt,
nuk ishin në gjendje t’ia falin Perëndisë
kështu
vendosën për të më harruar mua,
shkaku Unë jam biografi
e keqardhje të Tij …
Fjalim Nobel
Armeni i këngës u çmend
sepse ai nuk e kishte mendjen.
Vetë Perëndia ishte vendi i mendjes.
dhe njerëzit
këtë herë përsëri nuk kryqëzuan Perëndinë,
por
kryqëzuan këngë për Perëndinë.
Lutja është neurozë engjyrës.
Dhe kur mbaroi ngjyra e saj e fundit,
Perëndia vendosi të ngjitet …
Njerëzit e panë të gjitha ato gjëra, perceptuar,
kujtuan,
por
nuk besuan …
Dhe ja pse ata menduan
që
Orhan Pamuk … u çmend …

******
sot,
më shumë se kurrë,
fillova
të kem nevojë për ekzistencën e Zotit.
Por nëse ai ekziston,
në këtë rast
sot
më shumë se kurrë
gradualisht, kam filluar të besoj
për këtë legjendë të shenjtë,
se djali i tij
ishte një njeri i thjeshtë si unë,
edhe pse ai mund të mbajë
valët e detit nën këmbë …
Për shkak se
sa vjet,
Unë jo vetëm që jam duke ecur,
por jam duke vrapuar
në oqeanin e
Dhimbjes dhe Dashurisë …

Urdhërimi i njëmbëdhjetë

Kur ju le Dashuria shkojë prej duarve tua,
japë një duartrokitje për
Dobësinë e shpirtit tënd.

Dhe për faljen e dritës që fluturoi
nga qepalla tua
jap një duartrokitje –
me shuplakë në faqen tuaj
nga e cila ju grisi fyelli i aromës.
Bëje një duartrokitje për fyellin …

Një dorë jepe një duartrokitje shumë ..

E diel akuzuese

Trëndafilat e natës janë të bardhë
si gjuha hebraike.

E doja lutjen e humbur e hënë harkore.

Në mëngjes … ndjenja e erë
ishte Armenishtja
si e kuqe …

Lutja

Perëndia ju sheh në ëndrrën e tij.
Biseda mes miut dhe zogut …

***
Pas aq shumë devotshmërie,
netë pa dashuri,
Nuk kam asnjë ide nga të cilat
muskujt të kohës,
por stuhitë po kumbojnë nga vetja ime
me sa duket duke rrëmbyer të gjithë merzitw
e mia, të cilat
mbetën grushta si kjo
deri tani
si këpucë
nga një student medalist i artë …

interesante:
se sa i pasur, aq kumbues,
për të cilin portat
në mbrëmjen tim – një ditë –
hapen?

Dëshirë e zjarrtë

Hija e ngjyrës
është shkallë
e plagës së ditës;
duke ecur qetësisë
së një ëndrre të hasur …

Lulja është fshehtësi
e dhimbjes;
një buzëqeshje medituese.
Pasardhës emri mëkatar.

Përtej zakoneve personale
të lutjes,
vetë-mohimi i një pemë
është po aq i ndritshëm
sa të ngrohta janë duart
e natës.

Po ngrij … emrin tuaj.

Magdalena

Kthej mbrapa gurët
që hodhi në ju:
ka vrima të zbrazëta në muret e
dhomës time …

***
E di, unë do të zgjohem një ditë
nga darka mistike,
do veshi gjurmët e dëmtuara
të babait tim
xhepat e vegjël
mbushur me dashuri pafund …
Munden ditët e mia -mendoj-
shkalla që shumë e padurueshme
mendjelehtësi?

***
Emri im
është një gur në ëndërr Perëndie,
me gdhendje zbukuruese
pasqyra e shtrembër.
Nëpërmjet kockave të brinjëve
të dritës
kataraktet e babait tim
është tingëllim në gjuhën time.

***
Të dua, baba,
sepse trëndafila
e fatit tënd
po sëmbon këmbët e mia.

Linjat e mia janë lumenj të kuqe
poshtë ferrave
përmbyten rrënjët
e dashurisë time …

Odiseja

Ne atë poezi,
heshtja tymosur
me një filxhan kafe,
kemi marrë larg nga vdekja
ngjyra përtypet,
por ende ne jemi duke vështruar
në fjalën …

***
Verërat po shkatërrohen duke u shtjer,
si Rodin-së «Danaide-së» membranat e trurit …
Vjeshta është këtu lodhur çrregullimit nga fati,
nga ngjyrë e tyre –
si jelek- piktori shpërndarë në stilin barok …
Dimrat janë pistil vetë-hedhur poshtë
zgjatja zbehet
nga ëndërr-gjelbërta e engjëjve …
Por ende jam pranverë
e dashurisë njëanshme …

Flat B

Lotët e nënës sime si një lule
bien nga mendja e Perëndisë.
Hemiparesis në anën e djathtë,
ju jeni grua pa sytjena …
Ju jeni nata e besim-gjelbërimit tim.
Merrni dorën time të majtë si një sytjena për qumësht gjiri juaj
për të mos u turpëruar,
të mos kenë frikë,
jo për të humbur kauzën e qumështit të ftohtë!
Merrni dorën time të majtë si një sytjen për gjinjtë tuaj
për të mbrojtur nga të ftohtit!
Nuk dua lotët e nënës sime të dridhen.
Prandaj, le pikëllimin e nënës sime
të bjerë në duart e mia.
Siç tërheq lule-molës në sytjen ju nuk keni.
Lotët e nënës sime si një lule
bien nga mendja e Perëndisë

***
Ka gra të tilla,
që
pas humbjes virgjërisë
po qëndrojnë më shumë se virgjëresha…
Gratë e tilla janë
të gjitha qirinj …

Kuq,
kuq,
ndër betimet tuaja të kuqe
ngjyrat e engjëjve
janë me gjysmë zemre shi;
shiu po fiksonin klithmat
në shpirtin e trotuarit tim;
të cilin po e thithni
frymëmarrje
tani-
si një poçe-këndojë …

Kairo

Ti je një grua-qyteti me gjinj piramidal,
përkulur në shtyllat kurrizore e mijëra viteve.

Ti je një grua me kupolë harkore,
si një pasdite myslimane;
ti je një grua me nikabin,
si zëri i Ibna-l-Qulsum-it;
ju ëndërr duke shikuar në pasqyrën e thyer mijëvjeçare,
si hieroglifet e fundit.

Ti je një qytet që ka sharmë,
si netët e rrumbullakëta arabe.
Dhe ju buzëqeshje aq të madhe sa piramidat juaja egjiptiane,
errët dhe shënuar.

Ti mbjell një lule-Fairuz
për çdo ditë pas mesditës,
si një tym nargjile,
në fytin tuaj të hollë
si numri dhe renditje e faqeve Kuranore,
si një këngë ninullë.

Ti nuk ke të drejtë, të kesh një fund të shkurtër,
dhe të dalësh jashtë, apo të ecësh nëpër shtëpi.
Dhe sidomos të shtrihesh anësh-kockave të shekujve,
duke shikuar në qiell.

Ti nuk ke të drejtë,
por, edhe, nuk ke dert,
se era e shekujve
linde
nën fustanin tënd të shkurtër, –
nga quka jote anash.

Ti je aq të qetë,
qetësisht si mumiet,
që do të japin gjak për ADN
në mbrëmje …

Edhe, ti nuk je e turpëruar për këmbët tua
të bardhë dhe blu.
Për këmbët tua, që humbin forcën e tyre shkaku i verës, përgjithmonë
si një gjarpër – vajzë në këtë papirus.

Jubran Khalil Jubran

Një zemër Arabi e stilit rokoko,
çdo ditë,
pas çdo valë e nëntë të diellit të çmendur,
bën molesin libanez
në zemër të gjigantit Nju Jork.

Poezi

Poshtë në rruazë të kërcenit të shekujve,
pasuar nga bie në sytë e gjinjve dashamirës,
të ziera
prej syrit të Ma’arrit,
nga veshi i Beetovenit,
prej frikës sw Dantes,
nga zëri i Kalas
dhe
nga truri i çmendur i Chanents “, –
një koktej qejf …

***
Në atë ditë e kuqe
megjithatë gjyshet pagane të muzës time,
me votim të fshehtë e të mbyllur,
kishin vendosur që
pas nëntë muajsh
nën këngët e fazanit Bakun
duhet të lindte poeti i mbesave të tyre.
E, ndërsa ata ishin të frikësuar prej Zotit,
prandaj vendosen-
mollën e fundit të pemëve Qiellore,
e cila nuk i është dhënë rëndom- çdo mjeku
ta fshehin atë nën prehrin e nënave të mia me kujdes …

Në gusht të 1981s
babai im ishte distilimi vodka e manit …

***
Nën dritaren e poezisë
nga çdo fund deri në fillim të shekullit
harxhova serenatat e dehura …
Dhe deri rreth meje membranat përtypen
herë prostitutë,
për joshje zemrës time,
po ndryshimi i ngjyrave të
vdekjes tyre për ndërresa shterpë, –
ngjyra ime e dashur në botë
është poezia …

***
Le të dihet.
Mbiemri im është Dashuria,
dhe emri im – puthja.
Unë kam sytë e gjelbër
dhe hënën blu
e universin-venë –
me gjak dhimbjeje.
Dhe kështu që unë jam lindur në fillim të shekullit të Përjetshëm –
në muajin të çastit
të vitit të gëzuar –
në natën e Sekreteve të
Ditës mitike –
në dashurinë e nevojshme dhe Kthimit,
me trupin e misterit …
E pra, do t’ju them një gjë më shumë,
Unë i dua ata,
emri i të cilëve është Dashuria,
Dhe mbiemri – puthja …
Le të njihen.

***
Kjo poemë,
e cila më quan baba,
që sytë janë plot qeshje pafund,
ajo tingëllon sikur në momentet e mia të trishtim,
si buzëqeshja ime
është lodër e humbur …
Ajo gjithmonë fiton në çdo lojë,
Po rrëfen në lidhje me vajzat e dashura,
dhe para gjumit
ai më urdhëron,
për të rrëfyer tregime e
fëmijërinë sime …
Dhe si një vjeshtë e pamend
shkërmoqet para mrekullisë time …
E merr britmat e fëmijës tim në pëllëmbët e mia
Unë jam duke pëshpëritur:
– Ju vetë jeni matuf- përrallë
Dhe … e kënaqësisë,
që unë nuk mund të kujtoj
çdo përrallë-zanash në asnjë mënyrë,
ai është duke qeshur me mua
gjithë Natën-
deri në agim …
atëherë
gërvisht Gëzimin mbajtur mes qepallash-
hyn në një tabernak mer një sy gjumë.
Nëse kënga ime është duke fjetur, – hapja sytë …

***
E në qoftë se ti mund ti përkthesh ngjyrat,
lexo letrën dhe dëgjimin e shpendëve;
mund t’ia hiqni lutjes baltën
në trotuar gdhendjen e fateve?

E atë që mund ta pini të vërtetën
përtyp fajin dhe … trete të vërtetën,
kur jo larg ju përgënjeshtruan se engjëjt
për të pikturuar u rritën, e vrarë namazin? –

Kur ju rrethon vdekja dhe helmi,
dhe kur trupi juaj është tepër ditues
e kur në vend të infermieres shqisat tuaja
jetojnë duke u përpjekur për të qethur zemrën tënde …

Kur syllobusi emëron fatin tuaj
intrigat pinë gjakun tënd të shndritshme;
kur me trishtim tënd kudo thonë mirëdita
ata që më parë do të urrejnë …

Nëse ju mund të … atëherë ta dredh n’ emrin,
për tradhti në të pasur emocion,
dhe për gjakun tënd, në rritje deri,
zhdukjen e mëkatit të vajzave të fatit tuaj!

***
Çfarë është e tillë si, sikur – pse,
ajo është misteri që shfaq dritë;
ankthi – pa buzë, buzë – ozel
duke çuar shumë buzëqesh në krahët e tij.

Dhe çojë qiellin që kishin vjedhur:
si – çfarë dhe pse – si;
taketukja nuk na pëlqen në errësirë
Shpend-keqja luan cirk, oh!

Këto janë recetat e çmuara të vdekjes
vënë në lotari, sidomos të lirë,
por kjo nuk pritet këndshëm nesër:
pse – si, çka – ¿Kur POR?

Pastaj poshtërimin ja kalon se njëjtës
së shpejti do të përfundojë rolet e vdekjes.
Megjithatë – çfarë, pse dhe si:
të shfaqet mister dritë përsëri …

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Eduard Harens, Jeton Kelmendi, Poeti Armen

IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR

August 29, 2014 by dgreca

Nga Nikë Gashaj/*
Një ndër faktorët më me rëndësi të përcaktimit të identitetit kombëtar është përdorimi i gjuhës amtare ( private, publike dhe zyrtare) dhe arsimimi kombëtar. Njohjet historike tregojnë se themelimi i shkollave në trojet shqiptare u bë gjatë mesjetës me nismën e urdhrave kishtarë, sidomos të urdhrit dominikan. Një aktivitet i këtillë filloi së pari në Ulqin rreth vitit 1258, në Kotorr më 1266, në Durrës më 1278, në Shkodër më 1345 dhe në Tivar nga gjysma e dytë e shek.XIV.
Gjuha shqipe, si gjuhë e shkruar, në këtë kohë ende nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë shkrimit greqisht, latinisht dhe sllavisht, gjuhë kishtare me rendësi, të cilat për më tepër kishin mbështetjen e institucioneve të administratës shtetërore. Ajo shërbente si gjuhë e komunikimit të përditshëm si për shtresat popullore, ashtu dhe për fisnikërinë e klerin vendas. Kështu, në shek.XIV shqipja përdorej në administratën e bashkësisë qytetare të Ulqinit, ku në mbledhjet të Këshillit të Madh ajo ishte gjuha e shërbimit.
Një ndryshim me rëndësi shumë të madhe për historië e kulturës shqiptare shfaqet në gjysmën e parë të shek.XIV, kur dokumentohet për herë të parë se shqipja, përdorej si gjuhë shkrimi. Ky ishte një hap i rëndësishëm për identitetin kombëtar shqiptar, sepse me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë shkrimi, viheshin bazat për zhvillimin e mëtejshëm të saj si gjuhë e kulturës dhe e letërsisë shqipe ( Historia e Popullit Shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqiprisë- Instituti i Historisë, f.354, Tiranë, 2002. ).
Institucionet kryesore arsimore që u ngritën në periudhën e sundimit osman në Shqipëri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, me mësim në gjuhë turko-osmane dhe arabe.
Shkollat e komunitetit ortodoks, që funkciononin në Shqipëri qysh nga shek.XVI-XVII ishin nën mbrojtjen Patrikanës së Stambollit. Mësime në këto shkolla jepej greqisht, në gjuhën e kishës.
Shkollat katolike ishin nën drejtimin e kishës së Romës dhe kishin si detyrë të përgatisnin mësues-klerikë. Kur misionarët e Romës vunë re se veprimtaria e tyre në Shqipëri nuk po jepte rezultatet që priteshin, për shkak se zhvillohej latinisht ose italisht dhe jo në gjuhën e popullit. Roma filloi të përdorte edhe gjuhën shqipe në shkollat fetare katolike. Në këto rrethana u hapën disa shkolla të tilla, ku mësohej edhe gjuha shqipe dhe ku shërbenin si tekste mësimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarët klerikë si Pjetër Budi. Këto ishin ngritur kryesisht pranë famullive dhe manastireve. Një shkollë e tillë funksiononte në vitet 1628-1675 në Pedhanë dhe po në atë kohë edhe në Blinisht(të dyja në rrethin e Lezhës ), si dhe në Kurbin ( rrethi i Krujës ) . Në 1669-1670 funksiononte një shkollë katolike në gjuhën shqipe edhe në Himarë. Në Pedhanë e në Blinisht u krijuan më vonë edhe shkolla më të larta, gjimnaze, ku përdorej gjithashtu gjuha shqipe. Këto shkolla u ngritën nga murgjit françeskanë. Shkolla të mesme shqipe katolike u hapën edhe në Janievë të Kosovës (1671), në Velje të Mirditës (1699), në qytetin e Shkodrës(1699). Në këto shkolla të mesme nxënsit, që ishin destinuar për t’u bërë klerikë, studionin teologjinë, gjuhët latine e italiane dhe disa prej tyre dërgoheshin për studime më të larta në itali.

Mësimi i gjuhës shqipe në këto shkolla, ishte në interes të popullësisë vendase, që i përkrahte ato. Kështu gjimnazi i Blinshtit u ngrit me kërkesën e krerëve të vendit dhe kur në vitin 1648 shkolla e Pëdhanës u rrafshua nga një ekspeditë ndëshkimore osmane, banorët e fshatit e rindëruan atë përsëri.
Në vitin 1622 kisha katolike krijoi institucionin me emrin”De Propaganda Fide”me qendër në Romë. Ky ngriti disa shkolla për përgatitjen e klerikëve shqiptarë, si Kolegji ilirik i Femos(1633 ), që drejtohej nga misionarët jezuitë, shkolla e Montorinos në Romë, nën drejtimin e misionarëve françeskan etj.
Rrethana më e favorshme për arsimin shqip u krijuan, kur në fronin e papës hipi Klementi XI, me origjinë shqiptare. Me nismën e tij u mblodh më 1703 Koncili i peshkopëve të Shqipërisë, që njihet me emrin”Koncili i Arbërit”, i cili vendosi të përhapte letërsinë fetare në gjuhën shqipe. Tetë vjet më vonë, më 1711, në shkollën e Montorinos në Romë u hap katedra e gjuhës shqipe ( Historia e Popullit Shqiptar, tomi I, Akademia e shkencave e Shqipërisë- Instituti i Historisë, faqe, 704-706, Tiranë, 2002. ).
Në bazë të dhënave të lartpermendura, si dhe të njohjeve tjera historike mund të konstatohet se një rol të rëndësishëm në veprimtarin arsimore dhe kultuore në gjuhën shqipe në mesjetë tek shqiptarët e ka luajtur kisha katolike. Ajo pati në dorë përgatitjen e inteligjencës së kohës. Shumica e njerëzëve të kulturës, veçenarisht në shekujt e mesjetës së herët, ishin thuajse pa përjashtim klerikë. Në duarët e tyre ishin filozofia e letërsia, arsimi dhe artet. Si qendra të arsimit dhe të veprimtarisë kulturore-artistike shërbyen manastiret fetare. Në shkollat pranë manastirave, mësohej kursi tradicional mësimor që jepej edhe në shkollat e vendeve perëndimore. Ai përbëhej nga cikli i ulët që përfshinte lëndët letrare (gramatikë, retorikë, didaktikë ) dhe cikli i lartë me lëndë shkencore (aritmetikë, gjeometri, astronomi e muzikë ).
Në shek. XIV e në fillimin e shek. XV numri i intelektualëve klerikë shqiptarë ishte mjaftë i madh. Ata gjenden të përhapur edhe jashtë Shqipërisë, në shumë qytete dalmatine ku kryenin funksione kancelarësh, mësuesish, famulltarësh etj.
Po ashtu në atë kohë shënohej një rritje e zgjerim në përdorimin e shkrimit dhe në zhvillimin e letërsisë e të arsimit në tokat shqiptare. Megjithatë, që veprat letrare ishin të shkruara në një frymë teologjike, këto prodhime përbëjnë hapat e para të historiografisë në trojet shqiptarte, sepse pikërisht një pjesë e këtyre është hartuar nga autorët shqiptarë.
Shkputjen nga ndikimi kishtar dhe kalimi në historiografinë laike, këtë hap në historinë e kulturës shqiptare, e bënë humanistët shqiptarë në fund të shek. XV e në fillim të shek. XVI, por tanimë në kushtet e pushtimit osman të vendit, jashtë Shqipërisë.
Gjatë kohës së sundimit osman në trojet shqiptare shkollat ishin të ndara veç për popullsin myslimane dhe veç për atë të krishterë. Përveç shkollave turke, ishin hapur dhe në numer i madh i shkollave private: greke, serbe, bullgare, austriake e italiane. Në ato shkolla mësimi zhvillohej në gjuhë të huaja, ndërsa gjuha shqipe ishte e përjashtuar nga mësimdhënia, çka rrezikonte që të zhdukej pa nam e pa nishan me kalimin e kohës.
Perandaoria Osmane nuk njihte në zotërimet e veta kombësi, por vetëm komunitete fetare: myslimanë, ortodoksë dhe latinë (katolikë ). Rrjedhimisht edhe shqiptarët ishin grupuar në këtë tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si një njësi kombëtare më vete.
Përveç kësaj, komunitetet e tyre fetare ishin të varura nga tri qendra të ndryshme të huaja kishtare e kulturore. Sistemi arsimor i kohës ishte shëndërruar në një mjet të fuqishëm ndikimi politik e kulturor si të sundimit osman, ashtu edhe të shtetëve të tjera.

Një pjesë e atyre shkollave kishin një dimension të propagandave të shteteve të huaja për asimilimin e shqiptarëve. Prandaj rilindësit i trajtonin ato si një pengesë në lëvizjen për çlirimin kombëtar të popullit shqiptar dhe kërkonin mbydhjen e tyre ose kthimin e tyre në shkolla shqipe.
Ndryshe nga autoritetet osmane që e përkufizonin kombin mbi bazën e fesë. Intelektualët e Rilindjes kombëtare shqiptare mendonin se kombi ishte në radhë të parë gjuha. Në themel të kombit shqiptar ishte gjuha. Ajo u kishte bërë ballë të gjitha përpjekjeve për asimilim, që nga koha e pushtimit romak. Ajo duhej të ishte njëzëri gjuhë letërsie të shkruar dhe gjuhë arsimi.
Duhet thënë se, deri në mesin e shekullit XIX, librat në shqip ishin shumë të rrallë dhe se nuk kishte normë shkrimi mbi bazën e një alfabeti të veçantë. Tekstet e botura ishin nxjerrë pikësëpari për qëllime fetare dhe alfabetet e përdorura ishin grek, por edhe arab. Mungesa e një drejtshkrimi të njësuar dhe numri i paktë i botimeve në shqip shpjegohen me faktin se, qysh nga koha e pushtimit romak në shekullin e II para erës sonë, shqiptarët
(ose paraardhësit e tyre ilirët, dardanë apo epirotë ) nuk kanë qenë kurrë përnjëmend zot të vetes. Po të veçohet mënjëanë episodi i Principatës shqiptare të Gjergj Kastriotit Skënderbegut në shekullin XV, ata kanë qenë gjithmon të sunduar: nga romakët, bizantinët, sllavët dhe osmanët. Natyrisht, as që kanë mundur për t’iu kundërvu fuqive të mëdha. Andaj dhe gjuha administrative ishte një gjuhë e huaj, por edhe shqipja e përjashtuar nga liturgjia. Tek Shqiptarët qe i ngadalshëm e i vonë ndërgjegjësimi se përbëjnë një komb. Ai zuri fill nga mesi i shekullit XIX me shenjat e para të një lëvizje kulturore që u quajt Rilindja Kombëtare. Lindja e vetëdijes kombëtare lidhej me idenë se gjuha shqipe ishte një pasuri, në trashigimi prej të parëve, që ishte e udhës të mbrohej.
Rrahja e mendimeve për një normë shkrimi të shqipes, beteja për arsimin në këtë gjuhë, shpinin në një kërkim identiteti. Ndjesia e shqiptarëve se i përkisnin një populli shumë të lashtë, u përforcua nëpërmjet përcjelljes së miteve dhe kultit të heronjeve.
Patriotët e Rilindjes kombëtare punuan me përkushtim për zhvillimin e arsimit kombëtar. Mirëpo, në atë drejtim krahas pengesave të regjiimit osman, i cili ishte përpjekur gjithë një t’i mbante shqiptarët në errësirë e në padituri, si dhe faktorvë të jashtëm, ata hasën dhe në pengesa dhe për shkak të përçarjes së shqiptarëve nga pikëpamja fetare.
Karakteri i përçarë i fesë në tri besime kryesore: islame, katolike e ortodokse, si dhe i tri shkollave fetare me ndikim financiar dhe programor nga të huajit vuri në rrezik veprimin e bashkuar të shqiptarëve në luftën e tyre për liri. Mu për këtë arsye patriotët e parë nisën të nxisnin shqiptarinë mbi të gjitha fetë. Gjatë luftës për pavarësi nga Turqia Pashko Vasa një patriot dhe poet kombëtar nga Shkodra, shkruente:”Çoniu, o shqiptarë, prej gjumi çoniu, /të gjithë si vllazën në një besë shtrëngoniu, /edhe mos shikoni kisha e xhamia, /fe e shqyptarit asht shqypria….”.
Një nga udhëheqësit e shquar të Rilindjes kombëtare, Sami Frashëri, kishte shkruar më 1899: “Shqiptari është shqipëtar përpara se të jetë mysliman a i kreshtenë. Besa s’e ka ndruarë fare edhe kurrë, se kombësia ashtë përpara besës…”.
Një vazhdim të së njëjtës ide, një vjershator popullor thoshte: “Besa juaj sot/ s’është as kishë as xhami / por Nëna Shqipëri ! / Kur të fitojmë lirinë / do të kujdesi për kishën e xhaminë. Nëse kisha ka një këmbanë / njëqind të varni anembanë. / Nëse kini në fshat vetëm një xhami / ndëtoni edhe njëzet e tri. / Por feja jonë tani / është Nëna Shqipëri”.

Edhe pas fitores së pavarësisë së Shqipërisë, patriotët shqiptar kishin bindjen se e vetmja zgjidhje për dyzimin e përçarë midis islamizmit dhe krishterimit ishte zëvendësimi i tyre me shqiptarinë. Kështu, Andon Zako Çajupi në librin e tij Mëmdheu, përfshiu në të një poemë për Malin e Tomorit. Në majën e malit ndodhej një faltore, ku shqiptarët e lashtë shkonin të këshilloheshin me orakullin për të ardhmen e tyre. Poti shkruente:”Baba Tomor, kishë e Shqipërisë, /mal kryelartë, fron i Perëdisë, / tek ti kanë ardhur njerëzia që në lashtësi, /për të mësuar atë që urdhëronte Zoti”. Më tej shtonte:”… kombi juaj s’vete mbarë, / se betë u kanë ndarë. / … të krishterë e myslimanë, / gjithë një perendi kanë; / jini një gjak mor të mjerë, / se një vend kini lerë, / jini gjithë shqiptarë”.
Në pajtim me këtë atmosferë mbizotëruese elita politike e shtetit shqiptarë të kohës vëndosi që shteti të ishte asnjanës, pa fe zyrtare, dhe që ushtrimin e lirë të besimit duhet ta gëzonin të gjitha fetë. Ata vun si fe shqiptarinë, duke i quejtur nëpunësit dhe mësuesit”apostuj” dhe “misionarë”. Në tëra aktivitete shoqërore publike, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës shprehej një shqiptari e zjarrtë që kishte për qellim të eklipsonte dasitë fetare dhe të bashkonte popullin shqiptar.
Shqiptarët kanë pasur një vonesë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare e cila ishte kryesisht pasojë e përçarjes fetare: nën sundimin osman, dy të tretat e popullsisë shqiptare ishin kthyer në fenë islame, ndërkohë që një e treta që mbetej ishte edhe ajo e ndarë në të krishterë katolik në Veri dhe ortodoksë të ritit grek, në Jug. Të mbëshetur në këtë përçarje autoritetet osmane e mohonin ekzistencën e një kombi shqiptar. Ata e pëkufizonin kombin në bazë të fesë – parimi i miletit ( Studiuesi Serge Metais, Histori e Shqiptarëve- nga Ilirët deri te Pavarësia e Kosovës, f. 16, Tiranë, 2006.).
Si pasojë e zgjimit të vonë të vetëdijes kombëtare te shqiptarët dhe të mungesës së përkrahësëve të tyre jashtë Perandorisë Osmane, Bismarku tha në Kongresin e Berlinit më 1878 se Shqipëria nuk ishte veçëse një shprehje gjeografike dhe se nuk ekziston kurrëfarë kombi shqiptar. Dhe jo vetëm Bismaku si kryesues i Kongresit por asnjë prej fuqive të mëdha nuk i njishin shqiptarë si kombë, e kjo ka qenë fatale për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Sepse si parim i njohjes dhe i formimit të shteteve europiane dhe ballkanike ishte parimi kombëtar. Shqiptarët me vonesë të madhe bëjnë përpjeke që prej horizonteve politike osmane të dalin në horizonte evropiane. Në lidhje me këtë çështje profesor Rexhep Qosja, ndër të tjerat shprehet:”Në Kongresin e Berlinit përfaqësuesëve shqiptarë nuk u lëjohet në marrin pjesë në cilësi zyrtare në punimet e tij, sepse në Kongresin e Berlinit trojet shqiptare trajtohen”zotërime turke”, kurse shqiptarët nënshtetas të Turqisë”! Vetëm pse rreth dy të tretat e tij e kishin pranuar fenë myslimane, shpallej kështu popullë i paqenë ! Më tutje Qosja shton:”Shqiptarët kanë pësuar dëmtim të rëndë, tragjik, prej politikës së Fuqive të Mëdha evropiane… për arësye se dy të tretat e tij i takonin fesë myslimane dhe pse ishin nën pushtimet e një perandorie që këtë fe e kishte përhapur me shpatë dhe zjarr. Në kohën kur për Evropën e krishterë feja dhe kombësia ishin njësh, shqiptarët e gjetur në gjirin e një perandorie, pothuaj, islamike, s’kishin se si të shikoheshin veçse si dikush që nuk i takon Evropës as me fenë, as me etninë, prandaj as me fatin, si dikush që prej Evropës trajtohej i përjashtuari i Evropës!”
( Rexhep Qosja, Studimi: Çështja Shqiptare-Historia dhe politika, faq. 8 dhe 47, Instituti albanologjik, Prishtinë, 1994 ).
*( Autori është politikolog, kryeredaktor i revistës për kulturë, )
shkencë e çështje shoqërore “Malësia”dhe Këshilltar i
Avokatit të Popullit në Mal të Zi

Filed Under: ESSE Tagged With: IDENTITETI, KOMBËTAR SHQIPTAR, Nike Gashaj

KOSOVE- GJYKATA SPECIALE NUK ËSHTË RASTËSI

August 29, 2014 by dgreca

NGA Avdyl Gërvalla/ Gjenevë/
Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike pas luftes. Shumë prej tyre i kanë bërë të burgosurit me dënime të gjata për krime të ndryshme. Atyre Drejtësia e Kosovës ua mundëson të drejten për week-ende të lira, çfarë absurdi!?! Week-end, për mua është fund-java, e shtuna dhe e diela… Për këta vrasës week-end janë edhe ditët tjera të javës. Pas kryerjes së detyrës kthehen lirisht nëpër burgje dhe askujt s’i shkon as mendja t’i fajsojë ata kriminelë. Pra krimet i ndihmon edhe vet policia, ministria e drejtësisë dhe qeveria… Për këtë arësye të gjitha ato krime deri më tani ende nuk janë zbardhur… Por do të zbardhen, me Gjykaten Speciale, hiç mos u bëni merak… Në një dhomë të dëshmive, të mbrojtur nga policia zhduken dëshmitë, armet e përdorura gjatë likuidimeve të shqiptarëve… zhduket droga… zhduken para, shumë para… Sa qesharake!… bajram rexhepi shefi i policisë urdhëron keqtrajtimin e studentëve që demonstruan kundër plagiaturës… e në fund dëshmohet ky plagiat… dorëhiqet i apostrofuari… A mund të tërhiqet brutaliteti i policisë gjatë ndërhyrjes ndaj studentëve?… këtë do ta sqarojë bajram rexhepi… të gjitha këto paudhësi ndodhin në një vend, fatbardhësisht në sy të aleatëve… Eulexi dhe KFOR-i i dinë të gjithat dhe do të veprojnë… Krijimi i Gjykatës Speciale nuk është rastësi…

Avdyl Gërvalla
Gjenevë, më 26 gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Avdyl Gervalla, GJYKATA SPECIALE, NUK ESHTE, RASTËSI

Shën Kozmai! Ne nuk jemi Grek, por të Krishterë!

August 29, 2014 by dgreca

Shën Kozmai një misionar i ortodoksisë dhe një kundërshtar i Greqisë së Lashtë e i gjuhës shqipe/
Nga Arben LLALLA/
Më 24 Gusht u festua në Kolkondas të Libofshës 300 vjetori i lindjes së Shën Kozma Etolis i cili ka propaganduar përhapjen ortodoksisë, por edhe asimilimin e popujve të tjerë si shqiptarët, bullgarëve dhe vllahët.
Propaganda për mbajtjen e këtij manifestimi hapi debate të ashpra deri në akuza të rënda. Ithtarët dhe përfaqësuesit e Kishës Autoqefale Shqiptare i akuzonin ata që ishin kundër këtij manifestimi si ateist, nuk i përkasin ortodoksisë dhe komunistë, ndërsa grupi që kritikonte madhështinë e këtij manifestimi thoshin se Shën Kozmai ka qenë një antishqiptar. Si pasojë e debateve të ashpra ky përkujtim kaloj i qetë, pa madhështinë e paralajmëruar, dështoj edhe Simpoziumi Shkencorë që do mbahej për nderim të tij.
Në tubimin kryesorë që u mbajt në Kolkondas nuk ishin më shumë se 500-600 veta, të cilët një pjesë e tyre kishin ardhur nga Greqia. Figura më e lartë e këtij manifestimi ishte deputeti i partisë greke Demokracia e Re (Nea Demokratia) i Larisës, ish-ministri Maksimos Harakopulos. Gjatë ceremonisë Kryepeshkopi Anastasios, si avokat mbrojtës i Shën Kozmait deklaroj se: “Në kohën kur veproj ai nuk kishte kufij shtetesh dhe gjuha shqipe nuk shkruhej, si e tillë ajo nuk mund të ishte pjesë e shërbesave fetare. Kështu, që Shën Kozmai kërkonte arsimimin e popullit duke hapur shkolla për të bërë të mundur njohjen e librave të shenjtë”.
Si diplomat dhe filozof, Hirësia e Tij, mundi ti radhisë mirë fjalët për të mbrojtur Shën Kozmain gjatë fjalimit para popullit, por ne do ti vërtetojmë me fakte dhe shkencë se Shën Kozmai hapte shkollat greke për të asimiluar popujt e tjerë jogrek. Kryepeshkop Anastasi disa herë ka përmendur se Shën Kozmain e kanë respektuar ndër vite shqiptarët. Kjo është shumë e vërtetë që një pakicë e shqiptarëve e respekton Shën Kozmain si imponim i bërë nga rrethanat e kohës dhe nga Patriarkana e Stambollit. Por nga ajo shumicë e shqiptarëve ortodoks që ka në Shqipëri, vetëm një pakicë i përkulet atij, kjo u vërejt edhe në 300 vjetorin e Kozma Etolos.
Interesant është fakti se Patriarku i Stambollit z.Bartholomeo qëndroj në Greqi nga data 20-24 Gusht, dhe nuk mbajti asnjë meshë në kujtim të Shën Kozmait dhe pse ka qenë Patriarkana e Stambollit që e ka shpallur atë të Shenjtë.
Kush është Kozma Etolos
Kozma Etolos lindi diku midis 1700-1714 (vit dhe datë të saktë nuk ka) në rajonin e Etolisë, në fshatin Mega Dhendron, afër qytetit Thermo, dhe u dorëzua murg në Malin e Agios Oros ku kreu shkollën Teologjike. Emri i tij i vërtet ishte Konsta Anifanti dhe prindërit ishin nga Epiri i Jugut-Çamëria, të rrethit të Prevezës. Familja e Kozmait ishte shumë e varfër, babai i tij mbante çantat e fshatarëve nga fusha për në shtëpitë e tyre për të siguruar bukën e gojës. Ka shumë mundësi që ai ta dinte gjuhën shqipe të përdorimit të përditshëm. (Për çudi edhe Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastasi është me origjinë nga ajo zonë, ndoshta është lidhja shpirtërore midis tyre që Kryepeshkopi e nderon kaq shumë Shën Kozmain, duke ndërtuar për nder të tij brenda 10 viteve rreth 6 kisha në Shqipëri). Në disa libra lexova se Kozma Etolos ishte vllah, këtë e shkruan edhe G.A.Papathanasiu, në librin, “Historia e Vllahëve”, botim, 1994, fq. 39. Në të vërtetë Kozma Etolos ishte nga zona që shumica e banorëve ishin vlleh, por kjo nuk do të thotë që ishte vlleh. Popullsia vllahe në Epir ka banuar vllezërisht vetëm me shqiptarët, prandaj edhe zakonet, veshja e tyre është pothuajse e njëjtë.
Pasi mbaroj shkollën fetare, ai filloj misionin për asimilimin e vllahëve, bullgarëve dhe shqiptarëve në Traki, Maqedoni dhe Epir. Sipas gojëdhënave ka hapur rreth 200 shkolla greke, fliste gjuhën turke, frengjisht, hebraisht, shqip dhe vllahishten. Që Kozma Etolos të ketë hapur rreth 200 shkolla greke në kohën kur nuk ekzistonte shteti grek është e pamundur. Kjo është thjeshtë një gënjeshtër sepse sipas të dhënave zyrtare të Greqisë, në 157 fshatra në Epir ka patur 78 shkolla greke më 1874. Pra, me gjithë financime dhe misionarë të shumtë, Greqia mundi në Epir të hapte vetëm 78 shkolla, ndërsa Shën Kozmai i vetëm 200. Kjo është e pamundur. Ka të dhëna se Shën Kozmai ka hapur vetëm një shkollë në Himarë më 1770, dhe një shkollë në Dropull më 1773. Shkollat greke kanë qenë të pakta deri në fillim të shek.19, ato numëroheshin me gishtat e njerëz dorë.
Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Fierit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779. Në një shkrim Gjergj Mihalit, shkruan se Shën Kozmai u vra nga Mullai i Ahmet Kurt Pasha i Beratit, i cili ishte paguar nga hebrenjtë. Për pagesën që bënë hebrenjtë për të varrë Shën Kozmain shkruajnë edhe shumë autor grek sepse ai i urrente shumë hebrenjtë. Kozma Etoli më shumë ka qëndruar në Epir, në atë zonë që e njihte mirë gjuhën e banorëve. Ai bëri një udhëtim në Traki dhe Maqedoni, por misioni i tij dështojë në këto treva. Shën Kozmai ishte një murg i thjeshtë, pa një vend të sigurt qëndrimi, nuk shërbente në asnjë kishë, por bukën e gojës e siguronte duke mbajtur fjalime ortodokse në çdo fshat.
Sipas shumë biografëve Kozma Etolosit bënte propagandën që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e Diel ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e Shtunë me qëllim që njerëzit të Dielën të shkojnë në kishë për tu lutur. Thirrja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën e dëmtojë rëndë bashkësinë hebrenj sepse të Shtunën ata kryenin rritet e tyre fetare. Në të vërtet nuk ishte ideja e Kozma Etolos që dita e pazarit të bëhej të Shtunën dhe jo të Dielën, por e tregtarëve shqiptar të Epirit. Marko Gjolas(Markos Gkolias), në librin e tij, botim 1972, me titull: “Kozma Etolos dhe Epoka e tij”, në faqen 18, shkruan se Shumica e popullsisë ishte e krishterë dhe tregtarët e krishterë dëshironin të kishin pazaret e tyre në ditën e Shtunë duke dëmtuar tregtarët hebrenj. Financuesit e kësaj ideje ishin tregtarët shqiptar të Epirit të cilët financuan predikimet e Kozma Etolos për Ditën e Pazarit të jetë e Shtuna. Kështu, nga një propagandë e thjeshtë për tregti, ajo kaloj në një propagandë fanatike fetare e cila mori formën e plotë të urrejtjes ekstremiste midis ortodoksëve dhe hebrenjve.
Në fillimet e shek.18, shqiptarët po hynin fuqishëm si tregtarë në tregun e Perandorisë Osmane, ata mundën të organizonin Ditën e Pazarit duke ua marrë ekskluzivitetin hebrenjve të cilët kishin gjetur hapësirën e pasurimit të tyre pikërisht duke organizuar këtë ditë.
Për urrejtjen e hebrenjve ndaj Shën Kozmai, ai vetë ishte i ndërgjegjshëm. Më 2 Mars 1779, Kozma Etolos i shkruante vëllait të tij, Krisanthos se : “Dhjetëra mijëra të krishterë më duan, por vetëm njëri më urren, mijëra turq më duan, por vetëm njëri kaq shumë, mijëra hebrenj duan vdekjen time, por askush nuk e do jovdekjen time”. Pra, siç del nga letra Shën Kozmai ishte i bindur se vdekja do ti vinte nga hebrenjtë sepse ata kishin shumë arsye për ta vrarë atë. Më 2013, Rabini hebre, Morntehai Frizi, deklaroj publikisht se Hebrenjtë e vranë Shën Kozmain. Sipas legjendës, Shën Kozmain e varën në një pemë dhe trupin e tij e hodhën në Lumin Seman, pas tre ditësh e gjeti famullai i kishës dhe e varrosi në oborrin e saj. Një gojëdhënë thotë se kokën e Shën Kozmai e mori Ali Pasha dhe e lau me argjend si shenjë respekti për profecinë në favor të tij. Kozma Etolos nuk mundi të shkelte të gjitha trevat e Shqipërisë së sotme që banorët ishin në ato vite shumicë të krishterë si në Korçë, Elbasan, Durrës etj. Misioni i tij u ndal atje, në Kolkondas të Fierit.
Shën Kozmai u shpall Shenjtor në 20 Prill të 1961, nga Patriarkana e Stambollit

Fakte që Shën Kozmai ishte kundërshtar i Greqisë së Lashtë dhe gjuhës shqipe

Në Doktrinë e parë Shën Kozmai i drejtohet grekëve:

Ne nuk jemi Grek, por të Krishterë!
Dhe Unë, Vëllezërit e mi, që denjësisht qëndrova në këtë apostoli të shenjtë për mëshirën e Krishtit tonë dhe të Perëndisë sonë, Ju nuk jeni grek, Ju nuk jeni mosbesues, heretikë, ateistë, por ju jeni të krishterë ortodoksë të devotshëm, se ju jeni të pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, ju jeni bijtë e bijat e Krishtit tonë.
Këto vargje të Shën Kozmait kanë shfaqur shumë polemika dhe diskutime në Greqi sepse ai shpreh hapët luftën ndaj kulturës dhe Greqisë së Lashtë. Asaj Greqie që besojnë grekët e sotëm se janë trashëgimtar. Shën Kozmai ishte i vetëdijshëm se ,,grekëve,, që ju fliste ishin trashëgimtarët e Greqisë së Lashtë, por ata nuk flisnin greqishten e tij, por gjuhën e perëndive të Olimbit, që ishte dhe është shqipja. Shqiptarët e shekujve të kaluar ishin të bindur se ishin grekët e lashtë, këtë e ka deklaruar edhe ish-zëvendëskryeministri i Greqisë, Teodoror Pangallos më 2003, në Athinë.

Lufta kundër gjuhës shqipe e Shën Kozmait

Në të gjithë librat grek që lexova për Shën Kozmain ndesha në fjalinë e tij kundër gjuhës shqipe që thoshte në trevat shqiptare: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit).
Me këtë teori Shën Kozmai donte të çrrënjoste gjuhën shqipe nga shqiptarët. Këtë shpjegim e thonë të gjithë studiuesit grek të biografisë së tij. Në kohën që Shën Kozmai mallkonte gjuhen shqipe, ishte vetë Sulltan Abdulhamiti më 31 maj 1779, që lëshoj një Ferman ku thuhej që të merret në mbrojtje kultura, gjuha greke, të mbrohen grekët nga shqiptarët, të ndiqen ata që mësojnë shqip. Por lind pyetja: Përse Kozma Etolos kërkonte të ndalohej gjuha vllahe dhe shqipe që flisnin banorët në territorin e Greqisë së sotme? Pra, kjo kërkesë e tij tregon se popullsia nuk ishte greke në ato territore ku propagandonte Shën Kozmai si në Trakia, Maqedoni dhe Epir, por vllahe dhe shqiptare.
Ka të dhëna se në vitin 1777, Kozma Etolos qëndroj në fshatin Baieasa ose Vovousa që banohej nga vllahët afër Janinës, ai ju tha banorëve: “Gjuha greke është gjuha e Zotit, ndërsa gjuha vllahe është gjuha e Djallit”.
Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Gerasimos Janaullatos. Ai me anë të gjuhës melankolike, i butë dhe me një buzëqeshje ironike e me kulturën bizantine, Hiqu sikur s’ke, Hiqu sikur s’je, ka arritur ti fusë në kurthe politikanët shqiptarë për të siguruar pavdekshmërinë e misionit të tij të vërtetë. Por Hirësia e Tij duhet ti trembet vetëm hakmarrjes së Zotit, ditën e gjykimit, jam i bindur se ai i trembet vërtet shumë asaj dite.
Çfarë ishte në të vërtetë Shën Kozmai

Shën Kozmai nuk ishte grek sepse nuk ekzistonte kombi grek, as Greqia si shtet. Ai ishte një misionar i përhapjes së ortodoksisë së Bizantit duke sulmuar gjuhët dhe kulturat popujve të tjerë. Kozma Etolos nëse do ringjallej sot do të çmendej nga nderimet e mëdha që i bënë Greqia, sepse ai punoj dhe luftoj për ortodoksisë nën Perandorinë Osmane.
Sot Greqia Shën Kozmain e ka shpallur Babai i Greqisë Moderne, ky është një vlerësim i drejtë sepse ai tërë jetën e tij ia kushtojë gjuhës dhe kulturës ortodokse të sotme greke që s’ka lidhje fare me gjuhën dhe kulturën e Greqisë së Lashtë. Sipas kësaj del se Kombi i sotëm grek nuk është ai kombi grek që kanë shkruar filozofët dhe historianët e lashtë nga frymëzohet e tërë bota. Pra, historia e Greqisë së sotme fillon me Shën Kozmain, kjo sipas vetëm grekëve.
Ka disa vite që thonë se është gjetur një letër e Shën Kozmait e nënshkruan në fund nga dora e tij para se ta arrestonin. Për mendimin tim kjo është një mashtrim sepse nuk mund ta vërtetojë askush origjinalitetin e kësaj letre duke u nisur nga koha që jetoj Kozma Etolos. Nuk janë ruajtur letra të tilla për shumë arsye sepse ai nuk ishte ndonjë figurë qendrore e Kishës Ortodokse të Patriarkanës së Stambollit. Ato që i referohemi si profecitë e Shën Kozmait nuk janë veçse tekste, të cilat janë bazuar në predikimet e tij. Nuk ka dorëshkrime origjinale të tij, sikurse nuk ka edhe data të sakta për secilin prej tyre. Besohet se ndonëse fillesat janë predikimet e tij, ato janë shkruar dhe kopjuar vetëm pas vdekjes së tij, sikurse mund të ketë edhe modifikime si rezultat i këtij procesi. Bashkë me profecinë që shkruesit e më vonshëm i sollën deri në ditët tona japin edhe komentet që lidhen me kohën që jetoj Shën Kozmai.
Kozma Etolos ishte një fanatik i kishës ortodokse i cili propagandonte gjuhën e saj, ai kishte për qëllim që popullsitë që jetonin nënpushtimin osman si shqiptarët, vllahët, sllavët etj., ti kthente në një popullsi Unike në shërbim të Patriarkanës së Stambollit e cila ishte vënë në shërbim të Sulltanit prej kaq vitesh. A ishte profet Shën Kozmai? Ai nuk mund të ishte profet, në atë periudhë shumë njerëz përdornin fjalitë që kishin lexuar nëpër libra për të përfituar të holla. Ishte koha ku në perandorinë Otomane njerëzit ishin injorantë, të pa shkolluar, të shtypur, ishin skllevër që punonin për të paguar haraç dhe ishte e logjikës që një njeri i shkolluar në Manastire në Malin e Agios Oros të gjente terrenin për të propaganduar për atë që ishte paguar.
Shën Kozmai në fjalimet e tij nuk i referohej asnjëherë filozofëve të Greqisë së Lashtë, por librave të hebrenjve, librave të krishterimit që nuk ishin të autorëve grek, por hebrenj. Në këtë pikë kemi përplasje midis ideologjisë së Filozofëve dhe të Ortodoksisë. Ai ishte një mbrojtës i pushtimit turk, sepse shpesh herë predikonte se pushtimi turk është i mirë, ata i mbrojnë grekët nga kërcënimi i perëndimit.
Në përfundim të këtij studimi i cili është mbështetur mbi bazë të të dhënave serioze le të hedhin akuzat ata që besojnë në gënjeshtrën. Le të na quajnë Ateist, Komunistë, Heretik, jo i Krishterë, Nacionalistë, por e vërteta mbetet e vërtetë, edhe vetë ZOTI përkulet para fakteve të pamohueshme. Shën Kozmai duhet nderuar vetëm për realizim e Profetësisë së Tij që Greqia e sotme është një shtet fanatik Ortodoksë, ku minoritetet nuk njihen, ku qytetarët grek që i përkasin sekteve të tjera si mysliman, katolik, jakuva etj., shtypen, kërcënohen në vendin që pretendon se ka patur Demokraci që në kohën e Lashtë.

Bibliografia
Gazeta, ANAPLASIS, Janar, 1953
Revista Istorika Themata, Gusht, 2003, Greqi
Revista, ISTORIKO Grnosia, 2001
Revista CONTACT, 2001, Agrinio
Marko Giolas, Kozmai dhe Epoka e tij, 1975
Κ. Simopulos, Udhëtarët e Huaj në Greqi,
Thoma Paskidhu, Pellazgët, 1879, Greqi
G. D.Metallinu, I Zoi toy Kozma Etolos, 2003
Efstathios Gieorgios, Kozmas Etolos…, Thessaloniki, 2010
Menun Ioannio, Kozmas Etolos…., Athinë, 1979
Theothoru Zish, Agios Kozma Etolos, 2008
Stergios Sakkos, Agios Kozmas-Profetis
Nikoslaos Psimenos, Etolakarmane Llogji, 1981
www.history-of-macedonia.com
www.pare-dose.net
www.agioskosmas.gr
www.freeinquiry.gr

Filed Under: Editorial, Histori Tagged With: arben llalla, por të Krishterë!, Shën Kozmai! Ne nuk jemi Grek

FESTIVALI I GJINOKASTRES DHE SHEMTUESIT E KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR

August 29, 2014 by dgreca

Opinion Nga Fritz RADOVANI/
Boll me përralla!/
Edhe këte sahat që shihni naltë në Kala, e keni zhgulë në Kishat Katolike të Shkodres!
Ditë e natë u mendue vetem si me e shkatrrue, plaçkitë e me e qitë faret qytetin e Shkodres!
Po, edhe Rozafa… vazhdonte punen e Saj: “Me u mëkue disa Burrave me qumështin e vet, ata tipare të pavdekshme të Trojeve Ilire, që ruente thellë nder temelet e gurt’ e Saj historikë!
Kostumi kombtar i Shkodres, trashigohej dhe ruhej si rrelike nder shtëpijat tona!
Nëse nuk perdorej… Ai shihej në të gjitha dhomat e pritjes së shtëpijave të vjetra, kjoftë edhe nder fotografi që vareshin në krye të vendit. Stergjyshët tanë vazhdonin me na nderue edhe ne!
Arkat e vjetra të grave ishin të kudondodhuna me thesaret e Etnografisë sonë kombtare.
Kostumi kombtar shkodranë i grave shihej nder disa raste i veshun nga gjyshja ime Ninja e Pjeter Prennushit, Lezja, nana e Gasper Ugashit, Maria e Gjon Mark Shllakut Rusit, Zina e Kolë Dajës, Ninja e Kolë Gurashit, Shaqia e Shan Tarrnakut, Silja e Zef Krajës, Katrina e Gjelosh Shalës, Roza Krroqi e ndonjë grue që koha më ka shlye emnat e tyne. Ndersa, gratë kosovare që kanë jetue në Shkoder, binin në sy per veshjen e tyne kombtare dhe shumë të bukur tue fillue prej të shoqes Zef Batalakut, Luigj Shalës, Mati Thaçit, Pashko Berishës, Tade Shirokës etj…
Kostumi i grave shkodrane e tham pa pikë dyshimi se asht i papersëritshëm edhe nder vendet tjera të qytetnueme. Bukuria e tij tregonte kulturen shekullore që trashigohej nder breza…
Ishte i vetmi kostum kombtar i mbetun në një qytet Martirë, në Shkoder; mbasi nder qytetet tjera të Shqipnisë veshjet e tyne kombtare ishin “asimilue” nga turqit, sllavët dhe grekët… Prandej, dhe ai duhej perçudnue mbas viteve 1967, ashtusi, mendohej me e shpartallue edhe Shkodren!
Këte fakt e verteton “Festivali Folklorik i Gjirokastres”…
Fara e qytetnimit Europjan në Shkoder nuk shqimet kurrë!
Nga familja shumë e vjeter Kamsi njoha në vitin 1978, në moshen 84 vjeçare Burrin e dijtun e trim, mikun e Luigj Gurakuqit, Gjon Kamsin. Një ditë më dha një leter që i kishte shkrue Kryetarit të Institutit Folklorit në Tiranë, shokut Profesor Zihni Sako… Sigurisht, me shpresë se ajo leter, do të shkojë në zyret dhe tavolinat e të gjithë atyne “profesorëve” (ose edhe ma naltë), që mendonin dhe punonin pa pushue me turpnue veshjen e Grave Shkodrane.
I kerkova leje me e kopjue! Ai më dha atë të drejtë, tue shtue që “mbasi t’a lexoj, me i dhanë pershtypjen time per permbajtjen e saj!”
Unë do të botoj letren e plotë, pergjegjen e sh. Zihni Sako, dhe pershtypjen time t’ atëhershme:

“Shokut Profesor Zihni Sako, Drejtuer i Institutit të Folklorit Tiranë.
Shkoder, me 30 Tetuer 1978.
Në Festivalin folklorik të Gjinokastres i zhvilluem sivjet, më ka ra në sy paraqitja e grues shkodrane, e kerkueme, si thonë, në veshjen e saj, pa brenavekë fill në këmishë e tlina.
Nji paraqitje e tillë e kerkueme nuk dihet perse e me ç’ qellim folklorik ka pasë jo pa arsye, nji gjykim të randë nga ata qi kanë ndodhë ta shofin qysh në çfaqjen e parë, qi asht dhanë në nisjen e grupit folklorik të Shkodres per Gjinokaster.
E asht per atë arsye e të botës së pranishme, vendase e të huej në atë çfaqje festivali, qi po due të theksoj gabimin e randë të ndryshimit të veshjes së grues shkodrane, nga me brenavekë në atë me këmishë e tlina me bohçe perpara. Ndryshim qi nuk difton asgja të mirë folklorike e estetike.
Brenaveku nuk asht ashtu si mendohet nji veshje e thjeshtë me kinda por nji veshje mëndafshi të zi a vjollcë, me kambësa gajtani të kuq e qendisje mbi cohë të kuqe, lulesh me tehri të zezë, qi mërrijnë te pulpat e kambës dhe me të perparme, aty ku lidhet në bel me ushkur, nji ermaç të madh në trajtë zemre, edhe ky i qendisun po ashtu mbi cohë të kuqe me tehrina të zeza. Per rreth belit, mbi brenavekë, ka brezin e mëndafshit shumë ngjyrash.
Mandej, brenaveku nuk veshet fill mbas tlinave të ndjeshuna trupit, por mbi të bardhë me kinda, per nji dukje ma të hieshme të brenavekëve mbi trup.
Prandej, brenaveku në punimin e veshjen ndjekë nji kujdes të posaçem të terzis per kambëzat e ermaçin, dhe të grues.
Grueja shkodrane nisë veshjen fillim e mbarim kështu:
a. Ma parë, njiheri me tlinat, nji fanelë të hollë me mangë, e bardhë ose e drandofilltë, të veshuna per mish: Fanela e gershetueme në qafë me nji kordelë, qi lidhet në gushë në trajtën e nji flutres.
b. Të bardhat pambuku me kinda me këmishen harkat siper fanelës, me qafë e me grykë, e punueme me gjylpanë.
c. Jeleku mëndafshi me lule, merthehet në bel me fodulla të qendisuna me ar e lagjyhera, me komçe të punueme nga argjentarët;
d. Brenavekët me brez të mëndafshit si u tha ma naltë;
dh. Mbi krye me flokët të lidhuna bishtalec, ven sallmanin të qendisun me tertil e lagjyhera e inxhi, i merthyem mbi krye me nji lidhcë të gjanë, të qendisun gjithashtu;
ë. Sipri sallmanit degermia e qendisun me lule, fije mëndafshi të bardhe e diku nëpërte edhe fije ari, e cila, merthehet mbi krye rreth lidhcës së sallmanit dhe bije krahëve mbi xhybe.
e. Xhybja – pa mangë, e punueme me cohë të kuqe dhe e qendisun me leheri të zezë, me lule e pikla të kuqe. Asht e punueme e artit të terziut edhe në premjen e saj, dhe sa e ndjeshun per shpinë aq e gjanë mbi brenavekë dhe, në hapjen e saj kah parzma asht e stolisun me sumulla vezake mëndafshi, të zeza me majuca të kuq o të mëndafshta t’ arta.
f. Kambët me çorapë të shkurtë të pambukët a të leshtë, të bardhë simbas stinës, mbështetë mbi pashmangë me shtrijë të qendisunen e artë, si gjithashtu, siprina e gishtave qi maron në majuca o me stivaleti lustrafini të vizatuem e të merthyem anash me sumbulla xhixhë.
g. Marama tisi të bardhë, e hollë dhe e gjatë deri në gju, aty kah fundi ka nji shirit të qendisun me fije mëndafshi ngjyrë të kuqe dhe në mes ari, dhe vihet kur grueja del me shetitë. Ajo mbëlon me nji shestini rreth fëtyrës, me krahët, krejtë të perparmen e trupit.
gj. Japanxha në të kuq të kjartë cohe, pa mangë, mbëlon trupin deri në gjuj dhe ka nji jakë permbrapa që hidhet mbi krye dhe lidhet nen mjekerr me nji fije tertili të artë. E perparmja e hapun asht e qendisun në dy anët e kapakëve me lule të mëndafshta ngjyrë të verdhë, të kuqe e të qielltë, dhe ka në dy anët e supeve xhufka të mëdhaja me po ato ngjyra, të cilat derdhen mbi krahë.
l. Parzma ka per stoli gushoren (gjerdan a kolanë) dhe varsen per dupa, sinxhirin e sahatit me kapakë ari, në veshë ka vathët e vjerruna, në gishta të dorës unazat me gurë dhe, në kyq të dorës bylyzykët. Gjithë stolia xhevahiresh të argjentarëve zanatçi shkodranë.”…
Melbourne, 2014.

Filed Under: Featured Tagged With: DHE SHEMTUESIT E KOSTUMIT, FESTIVALI I, Fritz radovani, GJINOKASTRES, KOMBTAR SHQIPTAR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4436
  • 4437
  • 4438
  • 4439
  • 4440
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT