• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM PËR TË PAME

January 23, 2020 by dgreca

GEZIM DHE ANGJELINA NIKAJ NJOFTOJNE PER TE PAME- E SHTUNE 25 JANAR 2020/-

Familja e Gëzim Nikës dhe Angjelina Nikës lajmërojnë Komunitetin se me rastin e vdekjes të më të dashururve të tyre: Mark(Milan) Djerri -babai i Angjelinës dhe Nik(Vuksan) Nika-babait të Gëzimit, të Shtunën me 25 Janar 2020 hapin të Pame nga ora 10.00 AM deri në 4.00 PM.

E pamja(Për burra dhe gra) organizohet në Royal Regency Hotel ne adresen 165 Tuckahoe RD, Yonkers, NY 10710.

Një grup nga përfaqësia e Vatrës do te shkojë bashkë për ngushëllim.Takimi para Hotelit në orën 2 PM. Kush ka mundësi, takohemi në ora 2.00.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gezim Nika-Angjelina Nika-Te pame

Pa vote nuk ka demokraci

January 23, 2020 by dgreca

Nga Agustin Mirakaj/*

Përshëndetje të gjithë delegetve të këtij kuvendi. Shpresoi që ky kuvend të jet një shëmbull për të gjithë, me shpresën që këto zgjedhje të jenë të pastra dhe me kandidat të denjë e të zot që te garoin sic duhet.

Kam ardhë me një propozim të thjesht e të qart për të ardhmen me një platform të re për menyrën e votimit.

VATRA duhet të ftojë anëtarët të marrin pjesë aktive dhe të barabartë në vendimmarrje kryesore, përfshirë zgjedhjen e funksionarëve të lartë.

Demokratizimi ne VATER eshte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili kërkon shpesh veprime të guximshme për të bërë kthesat të nevojshme.

Mënyra më e mirë për të demokratizuar VATRA është përfshirja e të gjithë anëtarëve në procesin e vendimmarrjes. Sistemi “NJË ANTARË – NJË VOTË”

Ky model votimi jep mundësin që Vatra të zgjerohet e të shtrihet më gjerë përtej kufinjve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Egzistenxa e Vatrës na bënë të fort dhe u jep shpresë Shqiptarëve. VOTA eshte forca e ndryshimit.

Uroi qe kyetari i ri të jetë një shëmbull si Z. Mishto

  • Fjala e mbajtur ne Kuvendin e Vatres ne Detroit, 19 Janar 2020…

Filed Under: Opinion Tagged With: Agustin Mirakaj-Vatra-vota-demokracia

KRYETARI I RI I VATRËS, Z. ELMI BERISHA, E FILLOI PUNËN DUKE BISEDUAR MË KRYETARËT E DEGËVE

January 22, 2020 by dgreca

Sot, e Mërkurë, 22 Janar 2020, kryetari i ri i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, i zgjedhur me vota unanime nga Kuvendi i organizuar me 19 Janar në Detroit, nisi ushtrimin e detyrës në selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës. Së pari ai u telefonoi kryetarëve të degëve nëpër shtetet e Amerikës dhe të Kanadasë, për udhëtimin e tyre nga Detroiti, i falenderoi ata për besimin që i dhanë dhe u interesua për mbarvajtjen e degëve.

Po gjatë ditës së sotme kryetari Berisha organizoi konsulta në Vatër dhe po vazhdon punën për hartimin e strukturave dhe deprtamenteve të Vatrës.

Punë të mbarë Kryetar i Vatrës z. Elmi Berisha!

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi berisha-Kryetari i vatres

Mark Gjonaj mes nxënësve të Shkollës Shqipe“Alba Life” në Bronks

January 22, 2020 by dgreca

Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut dhe Nder i Kombit midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx/

Në se hapni një klasë me grupmoshën time unë do të jem i pari për t’u regjistruar në këtëshkollë- Mark Gjonaj/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Z.Mark Gjonaj, Këshilltar ne Bashkinë e Nju Jorkut dhe ish ansambleist i shtetit të Nju Jorkut erdhi ditën e shtunë në shkollën publike amerikane “Christopher Columbus” ku Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx, shkollë që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut zhvillon mësimin e gjuhës shqipe.  Edhe pse një ditë e ftohtë bore dhe me temperatura të ulta, nxënësit të shoqëruar nga prindërit vinin grupe-grupe për në shkollën shqipe.

Z.Gjonaj u mirëprit në hyrje të shkollës nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i shkollës si dhe nga dy koordinatorët znj.Arta Xhaferri dhe z.Blerim Gjocaj. 

Ardhja e zotit Gjonaj është frymëzim, sepse ai është nje shembull i shkëlqyer i suksesit dhe i punës patriotike në shërbim të çështjes kombëtare.  Gjithmonë e them dhe e shkruaj, sepse pjesëmarrja e tij në shumë aktivitete të rëndësishme të komunitetit në Diasporë si dhe lidhjet me Kombin janë shumë impresionuese dhe ogur i mire për Atdheun tonë.

Z.Mark Gjonaj vizitoi mjediset në klasat e mësueseve Majlindës, Fatbardhës dhe Mirvetes si dhe bisedoi me nxënësit kokë më kokë në një komunikim të lirshëm dhe shumë të ngrohtë.  Nxënësit i bënë shumë pyetje si psh: Ku keni lindur, ku keni mbaruar shkollën, a shkoni shpesh ne Shqipëri, si e keni mësuar gjuhën shqipe etj.   

Pas vizitave nëpër klasa nxënësit, mësuesit dhe prindërit u mblodhën së bashku për t’u takuar direkt me z.Gjonaj.  Z.Gjonaj u falënderua nga z.Zylo në emër të Bordit të shkolles i cili tha se ardhja e z.Gjonaj pranë shkollës Shqipe është krenari për të gjithë ne.  Z.Gjonaj ka 13 vjet që e viziton Shkollën Shqipe dhe bëhet frymëzim për Diasporën, pasi veprat e tij për Kombin me punë janë shumë mbresëlënëse.  Fjala elekuente e z.Mark Gjonaj dhe e mbështetur në realitetin e jetës së tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet.  Z.Gjonaj tha midis të tjerash se: “Mësojeni Gjuhën Shqipe që të dini nga keni ardhur dhe ku do të shkoni.  Nuk ka më bukur kur ju mblidheni të gjithë së bashku në Shkollën Shqipe dhe mëoni gjuhën e nënës.  Ju bëni shumë miq shqiptarë në shkollë, që më perpara nuk i keni njohur, por tani ju do të jeni miq përgjithmonë, se shokët dhe shoqet e shkollës nuk harrohen kurrë.  Unë kam shumë emocione kur vijë në shkollën Christofer Columbus, sepse kam mbaruar në këtë shkolle, ndërsa tani vi dhe takoj miq shqiptar.  Kur unë kam qenë në moshën tuaj ne nuk kemi pasur shkollë shqipe përreth, por nëse do të kishte prindërit e mi do të më çonin të parin në shkollë.  Unë falënderoj prindërit e mi që më dhanë këtë dhuratë të paçmuar, mësimin e Gjuhës Shqipe.  Sidoqoftë më lajmëroni të parin në se hapni ndonjë klasë me grupmoshën time, unë do të regjistrohem me shumë kënaqesi në këtë klasë.  Traditat, kultura dhe historia jonë e lavdishme duhet të njihen nga të gjithë shiqptarët veçanërisht në Diasporë.  Ruajini traditat dhe kulturën kombëtare dhe për këtë ne ndihemi të privilegjuar që shteti i Amerikës na krijon mundësinë për të pasur lirshëm shkolla shqipe”. 

Dy nxënës të talentuar si Arelt Xhaferi dhe Fatjona Gjocaj interpretuan poezi nga repertori i tyre.  Në klasë u krijua një atmosferë shumë miqësore, sepse z.Gjonaj foli shumë natyrshëm dhe lirshëm si dhe komunikimi midis tyre ishte si një leksion i vyer pedagogjik, një nga ato mësimet e hapura.  Në fund z.Gjonaj i shoqëruar nga znj.Liljana Pekic anëtare e stafit pranë zyrës së tij në Bashki iu dhuroi nga një pako të gjithë nxënësve të cilët i morën me kënaqësinë më të madhe dhe me falënderimin më të përzemërt. 

Nxënësit, mësuesit dhe prindërit bënë një fotografi të përbashkët për ta pasur kujtim të pashlyeshëm në memorjen e tyre. 

Pas takimit me nxënësit, Z.Gjonaj dha një intervistë për TV “Alba Life”, intervistë që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

Ndihmuan në regjistrimin e kronikës kameramanët z.Elton Xhaferi dhe z.Bujar Sadikaj.

Autorja është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

18 janar, 2020

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo-Alba Life-Mark Gjonaj

BETEJA E NOKSHIQIT DHE 140 VJET TË FAMËS SË SAJ

January 22, 2020 by dgreca

Kronikë – Akademi përkujtimore kushtuar 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit dhe luftës për mbro­j­t­jen e Plavës dhe të Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi, e mbajtur në Pejë, më 18 janar 2020

Shkruan: Zymer U. NEZIRI/                                                                                                  

Kjo akademi përkujtimore iu kushtua 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe Luftës së Janarit 1880 të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ush­trisë së Malit të Zi. U organizua nga Klubi i Intelektualëve të Rugovës dhe nga universiteti ’’Haxhi Ze­ka’’. U mbajt në Pejë, më 18 janar 2020, në lokalet e universitetit ’’Haxhi Zeka’’. Salla ishte e mbushur për­plot. Pati edhe mysafirë nga Ulqini, Shkodra, Tetova, Shkupi, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ba­j­r­am Curri, Rozhaja, Plava, Gucia.

Këtë tubim të madh përkujtimor e hapi drejtuesi i saj, prof. dr. Jeton Kelmendi. Him­nin e Fla­m­urit e intonoi Kori i universitetit ’’Haxhi Zeka’’. Pastaj, dëshmorët dhe heronjtë e mbrojtjes së Plavës e të Gucisë u nde­ruan nga të pranishmit me një minutë heshtje.

Fjalët e mirëseardhjes i thanë prof. asoc. dr. Afrim Selimaj, prorektor, dhe prof. dr. Riza Smaka, kryetar i Klubit, kurse fjalë përshëndetëse patën: Jahja Lluka, në emër të Ramush Haradinajt, kryeministër në detyrë, akad. korr. prof. dr. Frashër Demaj, Akademia SHAK, Prishtinë, prof. dr. Skënder Asani, Instituti TKSH, Shkup, si dhe prof. as. dr. Elindë Ramadani, Universiteti i Shko­d­rës.

Në vijim, prof. dr. Zymer U. Neziri mbajti referatin ’’Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe Lufta e Janarit 1880 e ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ushtrisë së Malit të Zi’’.

Mirënjohje për familjet e heronjve dhe të dëshmorëve të kombit

Këshilli Organizues ka dhënë mirënjohje për familjet e heronjve dhe të dëshmorëve të kombit:Ymer Prizreni, Prizren, Haxhi Zeka, Pejë. Ali pashë Gucia, Plavë e Guci. Sylejman Vokshi, Gjakovë. Ja­kup Feri, Plavë e Guci. Çelë Shabani, Rugovë, Stakaj. Kadri Bajri, Rugovë, Koshutan. Kajë Galja, Nokshiq (Koshutan). Mulla Jaha, Plavë e Guci. Bali Dema, Plavë e Guci, Martinaj. Ahmet Zeneli, Plavë e Guci, Vuthaj. Nure Kurti, Pla­vë e Guci, Nokshiq. Kurt Asllani, Plavë e Guci, Nokshiq. Adem Isufi, Ru­go­vë, Shkrel. Rexhë Avdia, Rugovë, Shkrel. Sadik Ha­m­za, Rrafshi i Dukagjinit, Qallapek. Fazli Syla, Rra­fshi i Dukagjinit, Podgur. Rrustem Uka, Rrafshi i Dukagjinit, Isniq. Ahmet Rama, Rrafshi i Du­kagjinit, Strellc. Hamëz agë Batusha, Rra­f­shi i Dukagjinit, Batushë. Binak Alia, Malësia e Gjakovës, Kra­sniqe. Ali Ibra, Malësia e Gja­­kovës, Gash. Niman Syla, Malësia e Gjakovës. Halil Bajraktari, Ma­lë­sia e Gja­ko­vës.

Kjo listë u hartua në bazë të të dhënave tashmë të njohura dhe sipas librit të autorit Elmaz Plava, marrë nga bu­ri­me të dorës së parë të kohës (Plava 2002: 60-62). Mirëpo, në terren kemi pasur probleme në identifikimin e disa fa­m­iljeve: Fazli Syla, Rra­fshi i Dukagjinit, Podgur. Rrustem Uka, Rrafshi i Dukagjinit, Isniq. Ah­met Ra­ma, Rra­fshi i Du­kagjinit, Strellc. Hamzë agë Batusha, Rrafshi i Du­ka­gjinit, Halil Bajraktari, Ma­lë­sia e Gja­ko­vës. Hulumtimi për identifikimin e tyre va­zhdon, kra­has i disa të tjerëve, se janë të mundshme gabimet e shkruara për identitetin e tyre.

Në fund të kësaj akademie përkujtimore u shfaq program artistik, që u prit me shumë kënaqësi nga të pranishmit në sallë. Rapsodi i njohur Rifat Berisha, bashkë me rapsodin gjithashtu të ta­le­nt­uar Tribal Berisha, kënduan këngën emblematike të Betejës së Nokshiqit, 1879, ’’Ç’janë këto gjamë që po i bje era’’. Ndërkaq, Januz Mu­sh­kolaj, po ashtu rapsod i njohur, këndoi këngën ’’Lufta e Plavës dhe Gucisë’’, gjithashtu të asaj kohe. Këndoi me lahutë edhe rapsodi i për­me­ndur rugovas, Isë Elezi. Ai e këndoi këngën, po me motive lufte me Malin e Zi, “Shemso Feri n’kamë na u çua’’, kurse AFA ’’Rugova’’ u paraqit me kcime epike të shkallës së lartë artistike: Vesel Nikçi, Bekim Demaj, Florim Nikçi, Shaban De­maj, Fatos Selmani, si dhe Faton Bytyçi e Ukë Kameraj, me vegla muzikore.

Nderime te varret e dëshmorëve dhe të heronjve në 12 pika, nga Ulqini e deri në Prizren

Sipas projektit për shënimin e përvejtorit të Betejës së Nokshiqit, janë bërë nderime te varret e dëshmorëve dhe të heronjve në 12 pika nderimi, nga Ulqini e deri në Prizren.

Nderime e kurora në Ulqin: 9,00: Kurora te Varri i Ymer Prizrenit, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Dr. Bahri Brisku, Prof. Mehmet Bardhi, prof. Daut Ceka. Nderime e kurora në Plavë: 9,00: Kurora te varret e dëshmorëve e të heronjve: Jakup Feri me shokë, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Tahir Gjo­n­ba­l­aj dhe grupi.9,00: Kurora te Varri i Kajë Gales, Nokshiq, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Tahir Gjo­n­ba­laj dhe grupi. Nderime e kurora në Guci: 9,00: Kurora te varret e dëshmorëve e të heronjve, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Tahir Gjonbalaj dhe grupi. Nderime e kurora në Rugovë: 9,00: Kurora te Varri i Adem Isufit, Shkrel, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Mujë Ru­gova, Ali Lajçi. 9,30: Kurora te Varri i Rexhë Avdisë, Shkrel, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Ali Muriqi, Avdi Shkreli. Nderime e kurora në Pejë: 9,00: Kurora te Varri i Haxhi Zekës, Pejë, më 18.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Gazmend Rizaj, Salih Lajçi, Rexhep Nikçi. 9,30: Kurora te Varri i Ali pashë Gucisë, më 18.1.2020. Fjalë rasti: Prof. as. Dr.Luan Tetaj, prof. Rexhep De­dushaj. Nderime e kurora në Kelmend (Nabergjan): 9,00: Kurora te Varri i Kadri Ba­j­rit, Kelmend (Nabergjan), më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, Pren Marashi, Nexhmi Lajçi.Nderime e kurora në Prizren: 9,00: Kurora te shtatoret e drejtuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Prizren, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Dr. Parim Kosova, Bedri Halimi. Nderime e kurora në Gjakovë: 9,00: Kurora te shtatorja e Sylejman Vokshit, Gjakovë, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Prof. Dr. Arben Hoxha, Prof. Dr. Shefqet Canhasi, Mr. sc. Muhamet Rogova. 9,30: Kurora te shtatorja e Ali Ibrës, Gjakovë, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Dr. Shefqet Dinaj dhe grupi. Nderime e kurora në Krasniqe: 9,00: Kurora te Varri i Binak Alisë, Malësia e Gjakovës, Krasniqe, më 17.1.2020. Fjalë rasti: Ali Sylaj, Shpend Bisheva, Hasan Buçpapaj. Nderime e kurora në Gash: 9,00: Kurora te Varri i Ali Ibrës, Malësia e Gjakovës, Gash, më 17.1.2020. Fjalë rasti:  Gjon Markolaj, Zenel Vidrica.

Qëllimi

Qëllimi dhe synimet e kësaj akademie përkujtimore janë shënimi i 140-vjetorit të Betejës së Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe të Luftës së Janarit 1880 të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë kundër ush­t­risë së Malit të Zi. Kjo është përpjekje për të larë borxh ndaj të gjithëatyre që e flijuan je­tën dhe që ranëdëshmorë duke mbrojtur heroikisht viset e sulmuara të atdheut nga Mali i Zi, pak pas Ko­ngresit të Berlinit. Kjo është po ashtu përpjekje për ndriçimin e mëtejshëm të his­torisë më të re të su­lm­eve të Malit të Zi mbi popullin shqip­tar dhe të pushtimeve të tokave shqi­p­tare në një periudhë dyshe­ku­llore, sidomos nga fiset e derivona shqiptare të Malësisë së Madhe: Kuç, Piper dhe Vasoviq. Nga këto tri fise, vonë të slla­vi­zuara, ishin edhe prijësit e mëdhenj të sulmit të përgjakshëm mbi Shqipërinë, pikërisht mbi Plavë e Guci, në vitet 1879-1880, Mark Mi­lani i fisit Kuç dhe To­­dor Milani i fisit Vaso­viq. Aty ish­in edhe pasardhësit e familjeve tona mesjetare të sllavizuara: Mu­gosha, Matagu­zha, Mataruzha, Pje­vçiq etj. Aty ishin, pra, pasardhësit e fisit Dokleat, i njohur ndër fi­set ilire, më vonë vendi Dukla e tash Mali i Zi.

Me këtë akademi përkujtimore duam t’ia kujtojmë brezit tonë të ri rrugëtimin e përgjakshëm të të parëve tanë dhe të përgjakjeve me Malin e Zi, në shekullin XIX dhe nga viti 1912 deri në qershor 1999, kur Ru­gova, Peja, Gjakova e krejt Kosova, pas një shekull robërie shumë të rëndë, gjatë luftës së Ushtrisë Çli­rimtare të Kosovës, përsëri janë masa­k­ruar, janë plaçkitur e janë djegur nga Mali i Zi e nga Serbia, që ish­in ende në një bashkësi shtetërore. Mirëpo, deri më sot nuk ka pasur kër­kimfa­lje për krimet, ende nuk janë kthyer esh­trat e të pagjeturve, as nuk janë pa­guar dëmet e shkaktuara, ndo­nëse lu­ftën e kanë humbur. Ma­dje, Ma­lin e Zi e kanë shpër­blyer 80 deputetë shqiptarë me afër një të tretën e te­­rritorit të krahinës së Rug­ovës, më 21 mars 2018, në Kuvendin e Rep­u­b­­likës së Kosovës!

Beteja e Nokshiqit edhe sot, në 140-vjetorin e saj, duhet të ko­n­si­­derohet be­tejë ma­dhë­shtore dhe fi­tore ma­­­­dhë­sh­tore. Kënga e saj u bë himn lufte dhe u këndua duke shkuar në shumë beteja, por këndohet edhe në dasma, kur kru­sh­qit nisen për të marrë nuse. Ajo është kë­nduar edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çli­rimtare të Kosovës. Be­te­ja e No­k­shiqit ishte be­­­­te­jë mbi be­­te­ja dhe vle­rë­so­het se ish­te nderi ush­­­ta­r­ak dhe po­litik i Li­dh­jes Shqi­p­ta­re të Pri­z­re­nit. Shënimi i këtij përvjetori është borxh ndaj atyre që i kanë da­­­lur zot vendit të vet, që u kanë thënë jo Fuqive të Më­dha të Evropës e Perandorisë Osmane dhe që janë flijuar për atdhe duke luftuar kundër pu­sh­tu­esit, Ma­lit të Zi.

Synimi         

Kjo akademi përkujtimore në Pejë, e përmasave pak e shumë lokale, se aq ishin mundësitë, sy­n­on se du­het t’i bëjë me di­je in­stitucionet tona përgjegjëse se gjatë këtij viti e kanë për detyrë që t’i bëjnë ga­ti propozimet dhe arsye­ti­met për dekorata në Tiranë e në Pri­shtinë për të gji­thë ata, nga të gjitha krahinat pjesë­marrëse në luftë, që e dhanë jetën për mbrojtjen e Plavës dhe të Gu­c­isë, ku­ndër Malit të Zi, në vi­tet 1879-1880. Pritet se akademi përkujtimore do të organi­zo­hen edhe në qendrat universitare në Prizren, Gjakovë e Shkodër, që do t’u prinin proceseve të orga­ni­zimit të konferencës shkencore, më 10 qershor 2020, në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për Be­te­j­ën e Nokshiqit, më 4 dhjetor 1879, dhe për Luftën e Janarit 1880 për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë.                                                                                                                      

Organizimi

Këshilli Organizues i akademisë përkujtimore kishte këtë përbërje: Nga Universiteti: prof. dr. Fadil Mi­ll­aku, rektor; prof. asoc. dr. Afrim Selimaj, prorektor (përgjegjës); prof. asoc. Hysen Nimani,  dekan; ma. sc. Irfan Nikçi, këshilltar i rektorit. Nga Klubi: prof. dr. Riza Smaka, prof. dr. Mujë Rugova, prof. dr. Ali Muriqi, prof. dr. Shemsedin Dreshaj, prof. dr. Jeton Kelmendi, prof. dr. Zymer U. Neziri (hartues i projektit dhe për­gje­gjës i realizimit). Në Grupin përkrahës të Këshillit Organizues të akademisë përkujtimore ishin: Ali Lajçi, Artan I. Demaj, Avdi Shkreli, Bashkim Lajçi, Baton Z. Neziri, Dardan S. Lajçi, Emërim Lajçi, Haxhë Z. Nikçi, Islam Hu­s­aj, Mustafë H. Lajçi, Nexhmi Lajçi, Salih B. Lajçi, Salih Lukaj, Vesel Nikçi.

Këshilli Organizues ka dhënë edhe falënderime për folësit në 12 pikat e nderimit te varret e he­ro­njve dhe të dëshmorëve: Ulqin, Plavë, Guci, Nokshiq, Gash, Krasniqe, Shkrel, Pejë, Kel­m­end (Nabergjan), Qallapek, Gjakovë, Prizren. Po ashtu janë dhënë falënderime edhe për disa vep­ri­m­ta­rë që kanë ndihmuar Kë­shillin Organizues të kësaj akademie përkujtimore për Nokshiqin.

Filed Under: Histori Tagged With: Beteja e Nokshiqit- 140 vjetori-Zymer U.Neziri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 755
  • 756
  • 757
  • 758
  • 759
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT