• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GREKO-HEBREU QE KERKOI VARRIMIN E ESHTRAVE NE GREQI…

October 29, 2019 by dgreca

Greko-Hebreu që kërkojë eshtrat e babait të tij të rivarroseshin në Greqi!/

Nga Arben LLALLA/

Greqia po bënë vazhdimisht presione Shqipërisë për të mbushur rreth 8.000 varre fantazme me eshtra qoftë të kafshëve, por edhe të shqiptarëve duke i pagëzuar si eshtra të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Do të ishte më e pranueshme dhe e respektueshme nëse do kishte një varrezë monumentale e nderuar nga të gjithë se sa disa varreza me eshtrash të paidentifikuar, por të pagëzuar nga Greqia si eshtra të ushtarëve të saj. Një fakt interesantë është gjetja më 2001 e eshtrave të kolonelit greko-hebre Mordehe Friz në fshatin Tremisht të Përmetit. Ku më 2002 familja dhe komuniteti hebre në Greqi kërkuan me këmbëngulje që këto eshtra të rivarrosen me nderime atje ku e kanë vendin dhe nderin, pra në Selanik dhe jo të mbeteshin pa nderime e pakrenari në Shqipëri. Për fat të keq varrezat dhe varri i heroit të Greqisë greko-hebreu Mordehe Friz dhunohen nga fanatikët fetar ortodoksë dhe nazistët grekë. Kjo tregonte se fanatizmi dhe intoleranca fetare nuk ofrojnë zgjidhje por janë problem në Greqi.

Mordehe Frizis lindi në 1893 në Halkidha të Greqisë. U diplomua për juridike dhe mbarojë më 1916 shkollën e Oficerëve në Rezervë. Djali i tij Jakov Mordehe Friz dërgojë mbi 2.000 letra qeverive të Greqisë dhe ambasadës greke në Tiranë për gjetjen e eshtrave të babait të tij, deri sa më 2002 këto eshtra u gjetën dhe u rivarrosën në Greqi. Mordehe Frizis u vra më 5 dhjetor 1940 nga bombardimet e aviacionit italian.

Filed Under: Histori Tagged With: Greko-Hebreu-Varrosje-Greqi

GODITJA KALIMTARE E TRURIT

October 29, 2019 by dgreca

….TIA,-Transient Ischaemic Attack-/

-Mund të jetë me origjinë Iscemike dhe Hemoragjike…-/

– 25 Për qind e aksidenteve Cerebrale shkaktohen gjatë gjumit, modis orëve 4, 6 dhe 8 të Mëngjesit…….Ja pse…!/

Shkruan: DR. ZEKRI PALUSHI- GAZETA”DIELLI” SHBA

Mund të thuhet se është një strokë fatlume që brenda një ore kalon pa lënë pasoja të gjata, të përhershme.

          Pra, asht një defiçit i përkohshëm neurologjik që vjen si pasoj e ishemisë vaskulare të trurit, por s’asht infarct/ kalbje e një pjese të trurit.

              Nga vjen?

        Truni furrnizohet me gjak prej dy arterieve KAROTIDE,- që kemi n’dy anët e qafës, -degët e vogla të k’tyne arterieve transportojnë gjakun në tru. Në qoftë se, një prej këtyre degëve bllokohet përkohësisht prej një blood clot apo thërmijë dhjami, -atëherë shenjat e TIAs mund të ndodhin. Në qoftë se bllokimi mbetet për një kohë të gjatë, atëherë ndodh STROKA.

      Nganjëherë, shkak për TIA mund të bahet një hemoragji që vjen si pasoje e e plasjes (shpërthimit) të një arterje t’vogël brenda trunit.

     Para se të flasim në përgjithësi për TIA-n, po tregoj një rast konkret:

Pacientin MK, 73 vjeç,-diabetik, me Hypertension arterial, dhe Atrial Fibrilation,-e pruni për konsultë, vajza e tij që më tregoi se një ditë më parë, pacienti kishte pas një periudhë që s’kishte pasë mundësi me folë, e as me kuptue fjalët, dhe se afërsisht katër javë para këtij episodi, ai nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte mbështet pas një muri sepse s’kishte qenë në gjendje me qëndrue n’kambë pasi ndjente se ato i kishte shumë të dobta. E bija më tregoi se që të dy rastet kishin zgjat afërisht 30 minuta.

Pacienti merrte mjekim të përdishëm për diabetin,- që e kishte mirë në kontroll, po kështu, për çrregullimet e ritmit të zemrës dhe Hypertensionin,- merrte Diltiazem CD 300mg/dite, Lisinopril 40 mg/ditë dhe Aspirinë 81mg/ditë

Kishte pas pi dy paketa duhan në ditë, deri kur ishte diagnostikue me Hypertension.

Pinte një birrë në ditë…

       Në historin familjare, gjejmë se nana i kishte vdekë prej Stroke në moshën 79vjeçare, ndërsa baba i kishte vdek 64 vjeç nga kanceri i zorrës trashë (colon cancer).

Investigimet urgjente, si MRI pa contrast e trunit, MRA or CTA, për enët e gjakut të qafës, nuk tregun se i sëmuri kishte pas hemoragji në tru, apo bllokim të karotideve. Siç shifet, pacjenti  u diagnostikue me TIAs, dhe duke pas parasysh Fibrilacionin Atrial që kishte, – mjekimin që merrte nuk ishte sipas GUIDELINES, sepse në këto raste Aspirina s’asht e mjaftushme. Ky duhej që të merrte WARFARIN ose DABIGATRAN.

 Ne preferum WARFARIN-nën për arsye se është shumë e lirë dhe po kështu kontrollohet ma kollaj niveli i hollimit të gjakut nëpërmjet INR…..(target 2.5), në bazë të së cilës manipulojmë dozën.

 Po kështu asht e randësishme kontrollimi i shpejtësisë së rrahjeve t’zemrës, 60-80 rrahje/minut

Shenjat e TIAs mund të jenë:

-Dhimbje e fortë dhe e papritur koke.

-Humbje e përkohëshme e shikimit, apo shikim i trubullt.

-Ç’rregullim shikimi (shikim i dyfishtë (double vision), ose pamundësia për të pa nga e Majta apo e Djathta).

-Ç’rregullim në t’folun, mos-shqiptim i mirë i fjalëve, dhe pa-aftësia për të shprehë me fjalë ato çfarë mendon;

-Mpirje, dhe dobësim të faqes

-Vështërësi në gëlltitje (përdimje)

-Dobësim ose paralizë e faqes, krahëve ose kambëve

-Marrje mendësh (spinning sensation)

-Humbje t’ballancës

-Ndjenjë për t’vjellur ose t’vjella

F.A.S.T test

Shenjat kryesore të një aksidenti cerebral mund të mbahen ma mirë mend me memorizimin dhe përdorjen e fjalës FAST:

*Face (faqe/Ftyra)- mouth dropped..

*Arms (krahët/ektremitetet e sipërme)- a mund të ngrihen (çohen) nalt

*Speech (e folmja)- a asht e slurred? A kuptohet ç’farë thotë

*Time (koha)- ashtë tepër e randësishme,-nqs keni ndonjë nga këto shenja, ose I shifni ndonji nga kto shenja tek të tjerët, -THIRRNI URGJENT AMBULANCËN 

TIA asht një paralajmërim që ju mund të jeni duke pas një goditje të trunit (Insult Cerebral/STROKE). Pra,  asht shumë e randësishme që,- nëse mendoni se keni TIA, mundohuni që me çdo kusht të parandaloni një stroke,- duke marrë menjëherë ASPIRIN 325 mg, dhe thirr urgjent AMBULANCËN.

Në pacientët me TIA, antikoagulantet jepen vetëm atëherë kur MRI apo CT e trunit kanë përjashtue një hemoragji të brendshme të trunit (Intracranial haemorrhage)

Anti-Platelets (Aspirin 81mg + DIPIRAMIDOLE) ose vetëm Clopidogrel duhet t’jepen për një kohë t’gjatë, tek të gjithë pacientet me TIA

MJEKIMI I TIAs ka si qëllim PREVENIMIN e TIA-ve pasuese që mund të përfundojnë në Ischaemic STROKE.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Zekri Palushaj-Goditja Kalimtare-Truri-Stroke

PROTESTAT ANË E MBANË BOTËS ….

October 29, 2019 by dgreca

…DHE POLITIKANËT E PAPËRGJEGJËSHËM/

                                           Nga Frank Shkreli/

Kohët e fundit janë venë re protesta në shumë vende të botës, disa prej tyre madje edhe protesta me dhunë ku kanë mbetur shumë protestues të vrarë e të plagosur, gjë që ka shkaktuar që Sekretari i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres t’u bëjë thirrje politikanëve, anë e mbanë botës, që të përballen me atë që ai quan, “deficiti në besueshmërinë e popullit” ndaj tyre. 

Në një njoftim nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, botuar të premtën që kaloi, citohet Shefi i Organizatës Botërore të jetë shprehur se, “Njerëzit po vuajnë dhe se ata kanë nevojë që zëri i tyre të dëgjohet” nga udhëheqsit politikë për nevojat dhe problemet me të cilat përballen njerëzit kudo.

Duke folur me gazetarët në Kryeqëndrën e OKB-së në Nju Jork, Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ndonëse “çdo situataë është unike”, ekzistojnë, njëkohësisht faktorë të përbashkët, në shumë vende të botës, të cilët sipas tij, paraqesin “kërcënime në rritje e sipër” ndaj “kontratës sociale” midis qeverive dhe të qeverisurve – midis qytetarëve dhe klasës politike.

Antonio Guterres u bëri thirrje udhëheqësve politike në mbarë botën që, “të dëgjojnë problemet reale të njerëzve real”, siç u shpreh ai.

“Njerëzit”, theksoi ai, “duan që të gjithë të kenë një mundësi të drejtë dhe të barabartë për të dalë me sukses në jetë, përfshir  krijimin e sistemeve shoqërore, ekonomike dhe financiare që të funksionojnë barabar për të gjithë”, duke mos përjashtuar respektin për të drejtat e njeriut dhe që të kenë një zë në vendim marrje për çështje të rëndësishme që i prekin ata drejtë për drejtë, ka thënë Z. Guterres.

Zyra e OKB-së që merret me të drejtat e  njeriut u tha gazetarëve në Gjenevë se demonstratat dhe protestat e kohëve të fundit kanë përfshir vende si Bolivia, Hong Kongu, Kili, Ekuadori, Egjipti, Ginea, Haiti, Iraku dhe Libani, ndërsa më heret ka patur protesta anti-qeveritare në Algjeri, Honduras, Nikaragua, Malawi, Rusi, Sudan, Zimbabwe, Francë, Spanjë dhe në Angli.

Zëdhënsja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut u tha gazetarëve se Kombet e Bashkuara kanë marrë raporte nga disa vende për përdorimin e forcës nga ana e policisë kundër protestuesve, duke përmendur, ndër të tjera, Bolivinë, duke bërë thirrje të gjitha palëve përfshir udhëheqsit politikë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet.  Një mesazh i njëjtë thuhet se iu dërgua edhe politikanëve në Bagdad, ku të pakën deri tani më tani janë vrarë 157 dhe janë plagosur pothuaj 5,500 të tjerë, anë e mbanë Irakut.  Sipas Kombeve të Bashkuara ka raporte të besueshme për shkelje serioze të drejtave të njeriut, përfshir vrasjen e protestuesve të pa armatosur, përdorimin e forcës së tepëruar dhe shkeljen e lirisë së informacionit nga ana e qeverisë.

Edhe Departmaneti Amerikan i Shtetit, nepërmjet zëdhënsit të tij, shprehi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara mbi gjëndjen e krijuar në Irak duke u bërë thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga dhuna.  Zëdhënsi amerikan shprehi gjithashtu shqetësimin e Washingtonit për presionet që po i bëhen medias në lidhje me protestat.  “Liria e shtypit është e pazevëndësueshme për reformat demokratike.  Ne mbështesim të drejën bazë të lirisë së shprehjes, e garantuar nga kushtetuta për të gjitha mediat si dhe të drejtën e gazetarëve për të ushtruar detyrën e tyre në një hapësirë të sigurt”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me protestat me dhunë në Irak, ku sipas OKB-së, humbën jetën 157 veta dhe afër 5.500 të tjerë u plagosën në protestat e fundit anti-qeveritare.

Në njoftimin e Kombeve të Bashkuara flitet gjtihashtu edhe për akuzat në lidhje me shkeljen e të drejtave të demonstruesve në Kili, të cilët po protestojnë pabarazitë, koston e lartë të jetesës e të tjera, si dhe për gjëndjen në Liban ku me “Dhjetra mijëra protestues paqësorë, përfaqsues të gjitha besimeve fetare po shprehin zemërimin e tyre për ato që ata cilësojnë si disa dekada korrupsioni dhe keq-qeverisje”.   Kryetari i Kombeve të Bashkuara tha se nuk ka asnjë arsye për përdorimin e dhunës dhe shtoi se ishte tepër i shqetësuar për humbjen e jetës në protestat me dhunë.   Në mesazhin e tij, ai nenvijoi se qeveritë kanë për detyrim të mbrojnë lirinë e të shprehurit, mbledhjet paqësore dhe të sigurojnë hapësirën ku njerzit mund të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protesuar.

Por, ndërsa udhëheqsi i organizatës botërore shtoi se forcat e sigurisë  duhet të ushtrojnë përmbajtje në maksimum karshi demonstruesve, protestuesit gjithashtu e kanë për detyrë, tha ai, “të ndjekin shembullin e Gandit, Martin Luther Kingut dhe kampionëve të tjerë të protestave paqësore që kanë vepruar për të bërë ndryshime pa përdorimin e dhunës”, për të realizuar objektivat e tyre.

Antonio Guterres e përfundoi mesazhin e tij drejtuar udhëheqsve të botës duke thënë se dhuna duhet të mënjanohet me çdo kusht nga të gjitha palët.  “Mbi të gjitha”, përfundoi ai, “Unë u bëjë thirrje udhëheqësve anë e mbanë botës të dëgjojnë problemet reale të njerëzve real, në vendet e tyre.   Bota jonë ka nevojë për veprim dhe ambicje për të krijuar një globalizim të drejtë, për të forcuar kohesionin shoqëror dhe për tu përballur me krizën klimaterike.   Me solidaritet dhe me zbatimin e politikave të mençura, udhëheqsit politikë anë e mbanë botës, mund të tregohen solidarë dhe të kuptueshëm ndaj nevojave të popullit, duke ecur në një rrugë që çon drejtë një bote me të drejtë”,  ka përmbyllur mesazhin e tij Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank Shkreli- Protestat- Politikane e papergjegjshem

Dy këshilla të thjeshta për të hyrë në Europë

October 29, 2019 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ/

Europa përsërit Jo-në për Shqipërinë! /

Politikanët perëndimorë, pas cikloneve bëjnë bilancin e dëmit…, politikanët shqiptarë kurrë! Po vallë çfarë bënë gjithë këto vite  politikanët shqiptarë për të bindur partnerët që populli i tyre është i gatshëm të shijojë frytet e lirisë, filozofisë dhe  prosperitetit europian? Zeroooo!!! Enden poshtë e përpjetë me një pafytyrësi rrugaçësh dhe pastaj kur dikush i pyet, kërcejnë duke ngritur zërin.

Fajtori për t’u mbrojtur numëron  një sërë  arritjesh si në kohën e qoftëlargut: 1-2-3… Ndërsa partnerët numërojnë një sërë dështimesh, 4-5-6-7-8-9  etj., dhe këto numra rreshtorë  kanë  të vërteta, por dhe mangësi, sepse vetë partnerët nuk  e kanë përsosmërinë e shifrave, porse ndalen tek rregullat bazë që konsolidojnë vlerat e shtetit dhe qytetërimit europian, të cilat u mungojnë  përfaqezinjëve tanë.

Analiza dhe kritikat janë të domosdoshme për rregullat e demokracisë,  sepse rasti sjell nevojën e korrigjimit, pasqyrën e reflektimit të një përgjegjësie të lartë morale dhe shpirtërore të përfaqësimit. Po ku janë ato burra që përpiqen për të sakrifikuar nderet dhe privilegjet e veta për të mirën e popullit dhe atdheut?! Asgjëkundi !!!

            Një klasë plaçkitëse e pamoralshme ka marrë fatet e kombit në dorë. Nën drejtimin e tyre plaga e shoqërisë po hapet përditë e më madhe. Nuk i vret ndergjegjeja dhe as nuk  u kuqet fytyra për  pisllëqet dhe dëmet që i sjellin Shqipërisë.  Kur janë pranë partnerëve europianë dhe botërorë, shtiren si delfinë shpëtimtarë mbi dallgët që sajojnë vetë. Aktorllëku, rryshfeti dhe servilizmi i kthen nga delfinë shpëtimtarë në kalina me shalle pionieri pa u mbetur asnjë pikë personaliteti. E vetmja gjë që i mbetet për të justifikuar grykësinë dhe paaftësinë janë lehjet për njëri-tjetrin…, gjë që i bën në sytë e botës së qytetëruar dhe më të vegjël se ç’ janë. Pas këtyre lehjeve  të turpshme, partnerët tanë i shohin shqiptarët si hije e zezë plumbi mbi hapësirat e tyre qiellore.

Mjerisht, më duhet të ilustroj këtë rast me historinë e dy qytetarëve që kishin shpëtuar djalin e Vezirit. Qeverisësi i thirri dy qytetarët dhe në shenjë mirënjohje kërkoi t’i shpërblente. Njërit ia plotësoi dëshirën, por kur e pyeti tjetrin çfarë shpërblimi dëshironte, qytetari  duke u përkulur ia ktheu Vezirit: “Nuk du asgja pasha Allahun! Por njata që i premtove shokut tem mos ia jep dhe kështu jena t’ lam!”

Urrejtja dhe cmira për oponentin nuk i lejon të shohin të vërtetën që i shërben kombit, por vetem banderolat e bordellove që përfaqësojnë. Kështu mjerimi i inteligjencës  politike  shkon deri në neveri, kur  përfaqësuesi mburravec  dhe mediokër  rreshton hiçin në murin e paçimentuar të demokracisë.  Politikani kokëbosh fryhet para kamerave dhe shpërthen një lum llumi pornotaresk, duke i vënë fajin gjetheve të rëna në vitet e shkuara. Diplomati  partiak mbron asetet e përçudnuara të partisë dhe jo vlerat e shtetit. Gjykatësi i çnderuar në peshoren e drejtësisë vendos trastën e vet! Qeveritarit  kleptokrat  në kalkulatorin e telefonit i mungojnë dy apo tre vila. Pjesa gazetareske pa integritet tjerr pezishkën e merimangës për pagesat më të mira, ku e bëjnë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë… Kulmi i dekadencës dhe ironisë së demokracisë degjeneron në qeverisjen monopartiake! Dhe  më e tmershmja dhe e turpshmja: strategjia e spastrimit të popullatës për të siguruar qeverisje afatgjatë! Të gjitha këto minuse në pluset  e Europës  bëjnë  të pabesueshme votën pro Shqipërisë.

E pra, të gjithë këtë zallamahi e bëjnë “intelektualët” dhe jo klasa punëtore! Mbase gaboj…, por këto lloj karakteresh janë mjerimi i inteligjencës dhe varrëmihësit e kombit.  Mendje të tilla nuk i çuan asnjëherë kombet drejtë përparimit, por vetem drejt varfërisë dhe rrënimit. Puna e tyre shkëlqen vetëm në kapjen e momentit abuziv.

E kam thënë dhe më parë, disa zëra të paktë të ndërgjegjes së mirëfilltë intelektuale bien copë për t’i shpjeguar shoqërisë shqiptare rrugën e të vërtetës, që vendi të dalë nga impakti i një çerek shekulli, por më kot! Sepse kur fusha e betejës është mbushur me çakej, as dy apo tre luanë e luanesha nuk kanë çfarë të bëjnë më… se në të rënë të muzgut u duhet të lënë fushën e betejës (mbase dhe duke braktisur atdheun), për të mos u  rrëzuar si  palmat pas stuhisë, ndërsa pajtuesit e realitetit të hidhur përkulen si degët e shelgut lotues.  

“Homos Deus” i Hararit  është një ëndërr e bukur që mund të gënjejë ëmbël për të ardhmen e largët, porse njeriu i sotëm (shqiptari im) zvarritet i sëmurë dhe vdes i pashpresë për të ardhmen e afërt ! Unë nuk kërkoj tek “vëllau” im fajtor, “Five Minds for the Future” siç shkruan  autori Howard Gardner në librin e tij, por kërkoj mendje të pasur dhe të zhdërvjellët me një shpirt të kristaltë për të nxjerrë nga balta Shqipërinë e shekullit XXI.

Paratë e pista  apo të pastra  nuk do i marrë askush me vete në varr, por ashtu siç  vdiq Gobseku me krye mbi florinjtë e mbuluar me hi, dhe të tjerëve si ai nuk do u bëhen mburojë metalikët në frymën e fundit (ashtu dhe si dhe  faraonëve nuk i ndihmoi gjë para pesëmijë vjetësh), sepse shpirti e braktis trupin e njeriut, për të cilin ai është mburrur gjithë jetën. Pra, personi ka mundësi të çlirohet prej vesit para se të mbesë peng  i territ të çthurur të  materies, këtij frymëzuesi fatal të vulës së turpit në histori!

Sot, shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë për të shkëlqyer përkrah kombeve tjera, duke braktisur flamujt e rremë, dhe si formulë, sjell dy mendime të thjeshta për të hyrë në Europë:

1-Në mungesë arsyes së kulluar dhe argumentit ndërtues, shahuni sa të mundni me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe, por  kurrë në gjuhë të huaj…!

2-Punoni bashkë për kallirin e pjekur dhe jo për tokë të djegur!

Filed Under: Politike Tagged With: ALFONS GRISHAJ-DY kESHILLA-Hyrja ne Europe

Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor

October 28, 2019 by dgreca

Moses-Ones : “Shqipëria është tashmë një vend kandidat i BE-së – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar.

Nga Ilirian Agolli/ Zeri i Amerikes/

Tiranë, 28 Tetor 2019- Në Tiranë u zhvillua sot një konferencë ndërkombëtare mbi politikën e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor. Diplomatë, qeveritarë dhe analistë të njohur diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe ndikimin e SHBA-ve dhe BE-së në rajon.

Diplomatët amerikanë në Tiranë pohuan sot se Shqipëria po punon shumë për reformën në drejtësi, si edhe reforma zgjedhore u bë një projekt kombëtar që po ndiqet nga qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Lejla Moses-Ones tha se drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës të përbashkët.

Ajo i bëri këto komente në konferencën “Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar në Tiranë.

“Shqipëria është tashmë një vend kandidat i BE-së – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë” – tha zonja Moses-Ones.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të vecantë, dhe se Uashingtoni i ka mbështetur shqiptarët për afro një shekull, qysh nga fillesat e shtetit shqiptar. Reformat e Shqipërisë tha ai nuk bëhen për SHBA-nt dhe BE-në, por për popullin shqiptar.

“Ne nuk i bëjmë reformat as për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as për Bashkimin Europian. Nuk i kërkojmë nga vetja të gjitha këto ndryshime të domosdoshme dhe nuk jemi të angazhuar me aleatët tanë në këto procese të ndërlikuara, sepse na kërkohet nga ata, por sepse e kërkon destinacioni i ynë historik, që është krijimi i një hapësire shqiptare dhe në rastin konkret të Shqipërisë, të një shteti modern europian me të gjitha standardet demokratike dhe me të gjitha institucionet funksionale” – tha ai.

Folësit theksuan se si vitin tjetër Shqipëria pritet të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së dhe se si, me mbështetjen e amerikane dhe europiane do të angazhuar për të trajtuar çështje dhe kriza të mprehta, si lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përkrahjen e rolit të grave në zgjidhjen e konflikteve, rininë dhe kontrollin e armëve.

Oratorët vlerësuan si parimore qqëndrimet e Shqipërisë si për zhvillimet në rajon edhe më gjerë, duke shërbyer si një faktor paqeje dhe qëndrueshmërie.

Konferenca “Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor” bashkoi rreth një tryeze shumë studiues dhe figura të njohura të politikës, diplomacisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Ilirian Agolli-politikën e SHBA-ve -në Ballkanin Perëndimor.

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 843
  • 844
  • 845
  • 846
  • 847
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT