• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Piktori që“lidh” me tel me gjemba gishtat e këputur nga retorika e Miloshevicit….

October 28, 2019 by dgreca

  • Bisedë e Editores së Diellit për gjuhën angleze, Rafaela Prifti me piktorin Njazi Llonqari, autor I ekspozitës “Kosova dje dhe sot” në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork-/

Hapja e ekspozitës së piktorit Nijazi Llonqari – Naka në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork i dha rastin vizitorëve të shumtë të shohin jo vetëm punimet e tij të reja por edhe të takohen me të personalisht. I lindur e rritur në Kosovë, i arsimuar në Universitetin e Prishtinës dhe ‘dëshmitar” i periudhës së shkeljes së lirive të shqiptarëve, Nijaziu me familjen e tij emigroi në Amerikë në fund të 1999. Ai ka qenë pjesëmarrës në disa ekspozita ndërkombëtare, dhe vitin e kaluar, me mbështetje të Shoqatës Peja, disa punime të tij u paraqitën në një galeri në Bruklin. Madje ‘pikënisja’ për ekspozitën e re në Konsullatën e Republikës së Kosovës filloi me vizitën e Ambasadoreshës Teuta Sahatqija tek shoqata Peja ku u konfirmuan edhe datat e hapjes, thotë piktori Nijazi Llonqari. Midis të pranishmëve të premten më 25 tetor kishte diplomatë shqiptarë, veprimtarë e miq, drejtuesë të shoqatave të komunitetit si edhe përfaqësues të misioneve të Italisë, Malit të Zi, Turqisë, Estonisë etj.

Ai ka qenë pjesëmarrës në disa ekspozita ndërkombëtare, dhe vitin e kaluar, me mbështetje të Shoqatës Peja, disa punime të tij u paraqitën në një galeri në Bruklin. Madje ‘pikënisja’ për ekspozitën e re në Konsullatën e Republikës së Kosovës filloi me vizitën e Ambasadoreshës Teuta Sahatqija tek shoqata Peja ku u konfirmuan edhe datat e hapjes, thotë piktori Nijazi Llonqari. Midis të pranishmëve të premten më 25 tetor kishte diplomatë shqiptarë, veprimtarë e miq, drejtuesë të shoqatave të komunitetit si edhe përfaqësues të misioneve të Italisë, Malit të Zi, Turqisë, Estonisë etj. 

Në fjalën e hapjes së ceremonisë, Konsullja e Kosovës zonja Sahatqija falenderoi personelin dhe diplomaten Albana Bylykbashi për organizimin e paraqitjes së punimeve. Në cilësinë e ‘zonjës së shtëpisë’ Ambasadoresha prezantoi piktorin Njazi Llonqari dhe përshkroi kontekstin e punimeve të paraqitura që krijojnë tablonë e madhe të ekspozitës “Kosova Dje dhe Sot”.  

Periudhën e errët të fundit të viteve 1980 ajo e lidhi me gravurat bardhë e zi të ekspozitës. 

“1989 ishte fillimi i një epoke të errët për shqiptarët, dehumanizim deri në arsyetim të përzënjes e fëmijëve nga shkollat, largim të prindërve nga puna, dhunimit, vrasjes, djegje. Ishte kohë kur mjaftonte ngritja e dy gishtave ne symbol të Lirisë e paqes, të denohesh me burg,” tha ajo, duke bërë lidhjen me serialin kushtuar rezistencës paqësore të “Kosovës Dje” ku Llonqari “lidh me tel me gjemba gishtat e këputur nga retorika e Miloshevicit.” 

Akuarelet ku frymon liria e “Kosovës Sot” piktori thotë se i ka krijuar në gjashtë muajt e fundit për t’i paraqitur në këtë ekspozitë. Të vendosura krahas me gravurat, ato krijojnë kontrastin fizik dhe shpirtëror të dy peridhave të historisë së re të Kosovës. 

Kur Dielli e pyeti për përshtypjet nga ceremonia e hapjes së ekspozitës, Nijazi Llonqari tha se u emocionua aq shumë nga fjalët e Ambasadoreshës Teuta Sahaiqiaj sa nuk mundi t’i lexonte shënimet e tij në ceremoni. Duke shprehur mirënjohje për interesimin, piktori 65-vjecar tha se, si emigrant në Amerikë, Dielli ishte ‘gazeta e parë që pat blerë pranë furrës së bukës në Bronks dhe nëpërmjet faqeve të sai i dukej se takohej me nismëtarët e saj, me Nolin e Konicën.” Nga ana e vet, Dielli i uroi piktorit Nijazi Llonqari punë të mbarë e sukses edhe në të ardhmen.        

Galeria do të jetë e hapur deri në muajin shkurt 2020.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Rafaela Prifti- Ekspozita- Konsullata e Kosoves- Llancari

ALBIN KURTI-AMBASADORIT AMERIKAN: SHPEJT VJEN QEVERIA!

October 28, 2019 by dgreca

AMBASADORI I SHBA: INSTITUCIONET E  ZGJEDHJEVE NË KOSOVË TË THEMELOHEN SA MË PARË/

-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje  Kurti e njoftoi ambasadorin e SHBA-ve Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet Qeveria e re/

-Ambasadori Amerikan inkurajon të vazhdohet qasja konstruktive në proceset e Kosovës/

PRISHTINË, 28 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett sot u prit në takime në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat parti opozitare fituese të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit edhe sot kanë zhvilluar bisedime për krijimin e Qeverisë së re sa më shpëjtë.

KOSNETT SHPREHU INTERESIM PËR ECURINË E BISEDIMEVE LVV-LDK

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, sot priti në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett, shoqëruar nga këshilltarja politike, znj. Jessica Long dhe shefja e Sektorit Ekonomik në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, znj. Lori Michaelson.

LVV bën të ditur se, në këtë takim, z. Kosnett shprehu interesimin e tij për ecurinë e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re, duke uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para. Shefja e Sektorit Ekonomik në këtë ambasadë, znj. Michaelson, vuri theksin te rëndësia e zhvillimit ekonomik në vend duke shprehë interesimin dhe mbështetjen e ambasadës për projektet e qeverisë së ardhshme në këtë drejtim.

Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik. Përpos luftës ndaj korrupsionit, me z. Kosnett dhe znj. Michaelson u ndanë edhe idetë tona për zhvillimin ekonomik të bazuar në politika mbështetëse për bizneset e vogla dhe të mesme në përgjithësi, në prodhimin vendor, dhe në arsimin e lidhur me ekonominë. Bindja jonë është se zhvillimi ekonomik i integron edhe qytetarët me bindje e besime të ndryshme brenda Republikës por edhe shtetet mes vete.

AMBASADORI AMERIKAN INKURAJON LDK-në

Sot, nënkryetarët Dr. Vjosa Osmani dhe z. Lutfi Haziri janë takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese.Dr. Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës. 

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Dr. Vjosa Osmani dhe z. Lutfi Haziri dhe anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala dhe Besian Mustafa, bën të ditur njoftimi  dërguar sot nga LDK – Zyra për Informim./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti-Ambasadori Amerika-Kosnnet

NJOFTIM PER TE PAME

October 28, 2019 by dgreca

KLIKO MBI FLAYER QE TA LEXOSH…

Filed Under: Opinion Tagged With: EPAME-BLAKAJ-

AJO COPËZ MURI DHE LIRIA E RIFITUAR

October 28, 2019 by dgreca

Nga PIERLUIGI BATTISTA/

            Ndërmjet gjërave të cilat i dua më shumë e që nuk do të donja kurrë t’i humbisnja është një copëz e Murit të Berlinit, i shkërmoqur në nëntorin 1989, plot tridhjetë vjet të shkuara, që një gjerman, atëherë i ri si un, më kishte sjellë si një trofe të mrekullueshëm të lirisë së rigjetur. Ai që sot nuk ka së paku dyzet vjet nuk mund të kuptojë se me çfarë ndijesie të lirimit kemi jetuar drejtpërsëdrejti goditjet e kazmave që po dërmonin, në një festë të madhe prekëse, një monument të vajtueshëm të shtypjes e të totalitarizmit. Turmat e berlinësve të Lindjes vërshonin të dehur nga lumturia në dyqanet e quajtura nga komunizmi në pushtet si simbole të konsumizmit të urryer perëndimor. Mjeshtri Mstislav Rostropoviç i binte violonçelit të tij përpara Murit të sulmuar nga të rinjtë, më së fundi të lirë për të festuar rënien e një barriere që, thonte, “më coptonte zemrën”. Ndigjohej zhurma e çekanëve, sepse secili gjerman që gjindej aty donte të jepte ndihmesën e tij në shkatërrimin lëndor të një makthi. Ishin emocione të pashlyeshme, që i kam gjetur vite më pas kur së bashku me bijën time jemi mallëngjyer në Muzeun e Checkpoint Charlie përpara shëmbëlltyrave të shumë gjermanëve të burgosur të Berlinit Lindor që kërkuan të kalonin kufirin në mënyrat më të kuturisura, për të shpëtuar nga Vopos-it, qitësit e diktaturës së RDGJ, mbretërisë së Stasit.

            Një emocion që nuk duhet të pakësojë ndiesinë e turpit që shumë prej nesh duhet të kenë provuar, për të qenurit, në dhjetëvjeçarët para të lavdishmit ’89, në “anën e gabuar”, në anën e xhelatëve që ndërtuan atë mur e jo n’atë të John Fitzgerald Kennedy-t që, pak metra larg Murit, thërriste “Jam qytetar berlinez” para një grumbulli berlinasish të Perëndimit të lirë. A nuk është e vërtetë? Ndoshta ishim nga ana e gabuar “pa dijeninë tonë”, pa dalë kurrë në sheshe për lirinë e Evropës Lindore të mbytur nga muret e tankset? Apo ndoshta kemi bërë sikur nuk shikonim për të mos jetuar krizat e ndërgjegjes? Madje qarkullon edhe tani në Perëndim një farë malli për rendin botëror të luftës së ftohtë. Mallëngjehuni, por me një kusht: këtë herë nga ana e errët e murit të shkoni ju, me Vopos-ët të keni të bëni ju. Nga pak për secilin, me rradhë. Me një këshillë letrare: “Qentë e zinj” të Jan McEwan, për të mësuar diçka nga ajo shëmbje e mrekullueshme e Murit të turpit.

            “Corriere della Sera”, 20 tetor 2019    E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: Pierluigi Batista-Copeza e Murit-Eugjen Merlika

FUQIA E IDESE…

October 28, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
…fuqia e idesë… …/

Natyra është shfaqje e shpirtit. Ligjet që rregullojnë krijimin dhe lëvizjen e gjithçkaje në univers janë natyrore, jofizike. Zanafilla e jetës është jofizike. Mendja dhe vetëdija janë jofizike. Historia, gjithashtu, është shprehje e forcave jofizike; ajo përbëhet nga idetë, aspiratat dhe energjitë e njerëzve në veprim.
Shumë njerëz kanë rrezikuar e rrezikojnë gjithçka – jetën, lënë vendin, shtëpitë e tyre, paguajnë, japin pasuritë e tyre – për të kaluar male, çajnë dete e oqeane për t’u vendosur larg, diku tjetër. Qëllimi i tyre është kryesisht mirëqenia; dëshira për të besuar e ‘u lutur ashtu siç dëshirojnë, për të punuar, begatuar dhe shkolluar fëmijët e tyre. Të gjitha këto, vendi i origjinës nuk i ofron ose nuk do t’ua përmbushë; 50 përqind e shqiptarëve jetojnë sot larg trojeve të tyre, ndërsa qeveritarët duket se janë të kënaqur me dy shtete të vogla, (përça e sundo) sesa me një shtet të vetëm më të madh. Të dihej që në fillim se do të përfundonin kështu, asnjë përpjekje për shtet të pavarur në vitet 1900 nuk do t’ia vlente. Por pavarësia kishte qenë ide e një pakice shqiptarësh të zhgënjyer nga karriera në Stamboll dhe e një kompromisi ndërkombëtar për të kënaqur a shuar ambicjet e vendeve fqinje pas shpërbërjes së perandorisë osmane, ndërsa për të tjerët vendas, pavarësia ishte fjalë boshe.
Por ndërsa motivimet për mirëqenie janë të pranishëm në individë të ndryshëm, ato duket se kalojnë në plan të dytë. Mbi të gjitha, të ikurit marrin me vete frymën e përpjekjes së vazhdueshme për zgjerim, eksplorim dhe liri. Gjithashtu, si faktor kryesor i ikjes nuk përjashtohet menaxhimi shumë i keq dhe qeveritë diktatoriale e autokrate që njerëzit vazhdojnë të provojnë.
Çfarë e nxiti Revolucionin Amerikan për pavarësi nga Britania? A ishte thjesht çështje e taksimit pa përfaqësim? Apo ishte ndjenja e natyrëshme në rritje e të drejtave dhe lirive në mendjet e njerëzve, e cila arriti deri në pikën sa kupa u mbush më shumë se sa mund të mbante. Këto pyetje vazhdojnë të jenë tema debati mes historianëve.
Në histori, vihet re se si motivet dhe veprimet individuale përfshihen a shndërrohen në valë të mëdha kolektive. Në vendet ku respektohen liritë dhe të drejtat, kur arrihet ndonjë gjë e rëndësishme e qëndrueshme, ajo nuk realizohet nga një person, por nga të gjithë njerëzit; ngjarjet e shkëlqyera në histori janë triumfe të idealeve njerëzore. Çdo sukses varet së pari nga fuqia e idesë, dhe pastaj nga numëri i njerëzve.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-...fuqia e idesë...

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 844
  • 845
  • 846
  • 847
  • 848
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT