• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN- 2 NËNTOR, 2019

October 30, 2019 by dgreca

SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN, MË 2 NËNTOR, 2019

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij. Mos harroni, këtë të shtunë, me 2 Nëntor, 2019, ora 1 pas dreke, Salla Nënë Tereza.

Adresa: 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530

Programi

  • Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndet Dom Pjeter Popaj
  • Përshëndetja e z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej

Diskutimet

  1. “At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.
  • Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga

Keze Kozeta Zylo Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.

  • Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar
  • Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.
  • Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikolle Nilaj
  • Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës
  • At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C.nga Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.
  • Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.
  • Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Leke Calaj

Moderatore: Keze Kozeta Zylo

Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

Filed Under: Politike Tagged With: 2 nentor 2019-Simpozium-At Gjergj Fishta- Kisha"Zoja e Shkodres-

Një ditë mësimi shqip mes Children of the eagle

October 30, 2019 by dgreca

Nga Marjana BULKU/

Për shkollën shqipe “Children of the eagle” e shtuna është një ditë e zakonshme mësimi i gjuhës shqipe në një program tri orësh për të cilin kujdeset Drita Gjongecaj e cila është nën drejtore e shkollës publike   Theodore Schoenfeld School , bashkë me stafin e saj mësimdhënës , ndërsa për mua mëngjesi filloi ndryshe , tjetër rrugë, drejtim, zonë , nga ajo me çka zakonisht vrapon java ime. Natyrisht që është një ditë që mbart emocione, meditime, vlerësime dhe efekte të bukura sepse lidhet me ish-profesionin e ushtruar me aq shumë pasion dikur, lidhet me simbolin tonë përbashkues dhe identifikues siç është gjuha shqipe si dhe me atë mision që nuk është aspak i lehtë kur je larg Shqipërisë; ruajtjen , trashëgimin dhe edukimin e brezave të ardhshëm shqitaro-amerikan  përmes gjuhës shqipes me kulturën tonë, historinë tonë dhe vlerat që kanë ruajtur ekzistencën kombëtare në çdo kohë. Teksa nxitojmë me Dritën për të gjetur një kënd nga ku mundemi tia nisim komunikimin mbi detajet rreth organizimit të këtij cikli edukimi i cili ka 4 -vjet që ka filluar si pjesë e Programit Dual albanian American language and culture, nuk ke se si të mos ndalosh pranë klasês ku këndohet “ Dhuratë për ditëlindje” , një këngë historike e festivalit kombëtar të fëmijëve në Shqipëri e cila interpretohet nga amerikano-shqiptarët që edhe pse gjuhën shqipen nuk e kanë të natyrshme ,përpjekjet për ta mësuar atë nuk ju mungojnë. Pak më tej nxënësit lexojnë “himnin e flamurit” pastaj e këndojnë… dhe vetëm ca hapa më tutje klasa e të vegjëlve shfleton faqe me shkronja , lidh fjalë . Këtu hyj me vrull brenda, përpara kêtyre vogëlushëve që paralel me gjuhën angleze zgjedhin edhe shqipen , nuk ke se si të mos ndalosh, përkëdhelësh, përgëzosh për atë dashuri të çiltër që u lexohet në çdo shqisë.Ata të surprizojnë me vjersha  të cituara rrjedhshëm, për gjuhën shqipe , në gjuhën shqipe dhe nuk ke se si të mos ndjesh mirnjohje për prindërit që ua kanë injektuar këtë dashuri , mësuesen që i organizon kaq bukur dhe Dritën që e kam në krah e cila rrallë flet e lëvdohet por kur puna flet…janë të tepêrta edhe vetë fjalët.

A keni ndërtuar një kalendar me festat shqiptare ? 

-i pyes fëmijët ..

Shtatori …tetori… nëntori të cilit ju i këndoni himnin .

29 shtatori është dita e trashëgimnisë kulturore në Shqipëri, e kush më fort se shqiptaro amerikanët i don , ruan dhe vesh kostumet tona kombëtare plot art e mjeshtëri.

Pastaj ndalojmë  tek 19 tetori , dita e Lumturimit të Nënë Terezës, nxitur nga Papa Gjon Pali i II që i parapriu shenjtërimit të saj. 

Ju  jap të lexojnë një sentencë të saj : “It is not how much we do -it is how much love we put into the doing”

Dhe ata përpiqen ta përkthejnë në shqip.

Dhe ta ndjejnë në çdo gjuhë e në gjithçka do të bëjnë në jetë.

Ulemi në një kënd, pasi mësimi ka mbaruar dhe nxënësit janë shpërndarë. Nuk është e lehtë të kujdesesh për një grup fëmijësh që êshtë relativisht i madh . Përveç programit duket se ekziston edhe një vullnet i bukur për të nxitur tek fëmijët dashuri për gjuhën , kulturën, historinë , emra të shquar shqiptar që edhe bota i njeh.

Ne kemi folun me Dritën rreth këtij projekti qysh në embrionin e tij dhe sot biseda është më e thjeshtë sepse bazat e punës janë hedhur dhe shkolla tashmë ka një histori e cila rritet dhe zgjerohet bashkë me përpjekjet për një shqipe jetëgjatë..Mësueset performojnë lirshëm duke ndërthurur metodat amerikane me ato shqiptare ku gjuha bën diferencën. Nxënësit mësojnë përmes metodash por edhe niveleve të ndryshme të njëri tjetrit , askush nuk humbet sepse eshe ai që shqipen e ka gjuhë të dytë mëson nga pak nga progresi i tjetrit. 

Ky proçes – shprehet Drita Gjongecaj -“ kalon nga klasa tek nxënësi permes materialesh didaktike, filmike, vizitave në institucione ku promovohet historia dhe kultura shqiptare( Vatra, Konsullata e Kosovës, Televizionet shqiptare ACTV) , projekteve individuale dhe në grup si dhe mjaft praktikave te tjera që sa vijnë e intensifikohen.

Êshtë shpresëdhënës fakti që fëmijët e duan këtë program edhe pse nuk është e lehtë që të shtunën ta kalosh përsëri mbi libra, gjuhë tjetër, histori tjera të cilat stafi edukativ mundohet tua përcjellë bashkë me emocionet që ndodh që këta fëmijë të mos i kuptojnë pasi shumë prej tyre nuk e kanë përjetuar të jetuarit në Shqipëri. Por me partneritetin prindëror si the eventet atraktive të komunitetit shqiptaro amerikan duket se interesi për gjuhën nuk është sipërfaqsor , ai shtrihet thellë në detaje që Drita i zbulon me shumë modesti. 

Është prag festa jonë kombëtare Dita e Pavarësisë 28 Nëntori dhe me siguri këta vogëlushë do të pregatisin diçka që tjua bëjë më të dashur, njohur dhe historike këtë ditë.

Festimet e fëmijëve kanë ngjyra tjera përveç atyre kuq e zi, kanë kolorin e ndjesive të pastra dhe kureshtjen e kohës që prindërit e tyre përjetuan ndryshe me mangësi e kufizime , ëndrra e zhgënjime . Teksa bisedoj me mësueset ndjej dëshirën e tyre të madhe që këtij interesi masiv të fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe ti përgjigjen me përkushtim.

Dhe me të vërtetë nuk ka rëndësi se sa shumë gjëra bëjmë por me sa dashuri i realizojmë ato , shprehej Tereza jonë me zemër të madhe .

Filed Under: Featured Tagged With: Marjana Bulku-Mesim Shqip-Children of the Eagle-Drita Gjongeca

SYRIA: NEVER AGAIN!

October 30, 2019 by dgreca

CEYLANPINAR, TURKEY – OCTOBER 17: Smoke rises over the Syrian town of Ras al-Ain on October 17, 2019 as seen from the Turkish border town Ceylanpinar, Turkey. The military action is part of a campaign to extend Turkish control of more of northern Syria, a large swath of which is currently held by Syrian Kurds, whom Turkey regards as a threat. U.S. President Donald Trump granted tacit American approval to this campaign, withdrawing his country’s troops from several Syrian outposts near the Turkish border. (Photo by Burak Kara/Getty Images)

By: J. Kenneth Blackwell and David L. Phillips- Christian POST/

Turkey’s President Tayyip Erdogan has threatened to “cleanse” northern Syria of Kurds. Though the term “ethnic cleansing” originated during the Bosnian War in the 1990s, genocide and ethnic cleansing are functionally interchangeable. Both are crimes against humanity to which the U.S. must be adamantly opposed. The term “genocide” was coined by Raphael Lemkin in 1943 who explained, “I became interested in genocide because it happened so many times. It happened to the Armenians, then after the Armenians, Hitler took action.” Genocide was the legal basis of the Nuremberg Trials, which prosecuted Nazi war criminals. The Convention on the Prevention and Punishment of Genocide, adopted in 1948, requires states to intervene, whereas ethnic cleansing has no explicit or implied legal obligation. The Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide outlines acts that constitute genocide if they are done “with the intent to destroy an ethnic, national, racial or religious group.” These include: – Killing members of the group – Causing serious bodily or mental harm – Deliberately inflicting conditions of life calculated to bring about the group’s physical destruction in whole or in part “Ethnic cleansing” is a complementary term first used by the Bosnian Serb leader, Radovan Karadzic, to characterize Serbia’s treatment of Muslims and non-Serbs during the break-up of Yugoslavia in the 1990s. It may seem like a more benign and antiseptic term, but genocide and ethnic cleansing both describe crimes against humanity.  As U.S. officials, and in our private capacities, we struggled to prevent ethnic cleansing by Serbs in Bosnia. We applauded in 1995 when the United States went to war to stop ethnic cleansing in Bosnia and, in 1999, U.S. forces intervened to prevent what happened in Bosnia from happening in Kosovo. In both instances, we championed the rights of Muslims. We were proud that the U.S. went to war to defend defenseless victims. In 1998, we visited Southeast Turkey to document the systematic killing and displacement of ethnic Kurds. Turkey cited counter-terrorism to justify its crimes, which resulted in the deaths of 40,000 people and the displacement of millions. We testified to the UN Human Rights Commission on Turkey’s abuses. Today, Turkey is practicing genocide again. Turkish troops and their jihadist mercenaries invaded northern Syria in October 2019. Erdogan vowed to “clear” the Kurds from the border area. Clear is a euphemism for cleanse, which is another way of saying genocide. President Trump’s turning a blind eye to Erdogan’s murderous action against a U.S. ally who joined our fight against ISIS is a problem. The President said the Turks needed a swath of Syria to be “cleaned out” of Kurds — this may be seen by many as an endorsement of ethnic cleansing. Regardless of the language or legal semantics, the U.S. should always oppose genocide and ethnic cleansing. The U.S. has historically tried to be a force for good in the world. We opposed Hitler’s genocide. Bombed the Serbs to prevent ethnic cleansing in Bosnia and Kosovo. Launched the Gulf War to keep Saddam Hussein from using chemical weapons. By allowing ethnic cleansing to remove the Kurds from northern Syria, the U.S. may be seen as an accomplice to Erdogan’s war crimes. The U.S. must oppose genocide in all its forms and in whatever name. *J. Kenneth Blackwell is the former U.S. Ambassador to the United Nations Human Rights Commission. David L. Phillips is Director of Columbia University’s Program on Peace-building and Rights. He served as a senior adviser and foreign affairs experts at the State Department during the administrations of President Clinton, Bush, and Obama.

Filed Under: Analiza Tagged With: J.Kenneth Blackwell and David L. Phillips

MIDTOWN RALLY CALLS OUT SERBIA FOR UNPUNISHED WAR CRIMES 1991-1999

October 29, 2019 by dgreca

By Rafaela PRIFTI/ DIELLI/

The joint Albanian, Bosnian, Croatian rally held on Tuesday in Manhattan raised its voice for the Serbian diplomats inside the Consulate offices to hear the chant: SHAME ON SERBIA!

Scores of speakers with different backgrounds, nationalities and political affiliations addressed the issue of prosecuting Serbia’s War Rapists in front of participants who waved Albanian, Bosnian and Croatian flags and held up signs. To them, as far as Belgrade is concerned, Milosevic is alive and well, since his hard line ideology that instigated three wars in one decade and directed rape as a weapon is still not condemned by bringing justice to thousands of sex crime victims. On behalf of the organizers, the Albanian American Women Organization Motrat Qiriazi, Ariana Elezaj said that for far too long justice has eluded the victims but today all of them together have a voice.

Today’s rally will start a movement, as our efforts will continue to gain momentum, said Ms. Elezaj, AAWO Board Member.  Earlier Dielli provided background on the UN Resolutions and the bipartisan support for the US Congressional Hearing on Accountability for Kosovo Victims of War. A brief conversation with the representatives of the organization about the significance of the rally was posted online For Its Sex Crimes, Serbia is Betting on Silence …

City Council Member Mark Gjonaj, who has continuously supported the issue of punishing the war crimes, led the initiative of #Rally for Her Justice campaign. He introduced each speaker and maintained the energy of the protest with the chants directed at the Serbian government representatives. Joining him at the rally was Co-Chair NYC Councilwoman Carlina Rivera who said that the NYC Women’s Caucus strongly condemns the sexual violence perpetrated during the Yugoslav Wars. Professor Tanya Domi, Senior Public Affairs Officer for International Affairs, Economics and Politics at Columbia University’s Office of Communications and Public Affairs since 2006, has worked internationally for more than a decade on issues related to democratic transitional development, including political and media development, gender issues, sex trafficking, human rights in many countries including Bosnia, Kosovo etc. She spoke of her Albanian grandmother and the strong values that were passed on to her. Professor Domi is an articulate and powerful supporter of women survivors of sexual crimes, a campaign carried out during the Balkan Wars in the 1990s that “targeted women’s bodies to destroy lives”.

Patricia Engel, Women’s Caucus Activist and wife of NY Congressman Elliot Engel raised the issue of the ‘unbalanced’ court system that has prosecuted Albanian perpetrators of similar crimes, yet not a single Serbian case has been brought forth despite ample evidence. A week earlier, Representative Eliot Engel, Chairman of the House Foreign Affairs Committee delivered a statement on the House floor in support of House Resolution 32 “a measure calling for justice for United States citizens Ylli, Agron and Mehment Bytyqi” who were murdered in the Republic of Serbia in July 1999. The surviving brother Ilir addressed the protest as he campaigns with the message: “We will not be ignored!”

It was the remarks of Vasfije Krasniqi Goodman, the first rape survivor to speak openly about it that delivered a strong message to the offenders of the actual acts and the ones who support the culprits by stopping justice. She said that they were cowards then and they are cowards now! By speaking up and standing up for herself and the ‘voiceless’, she will undertake visits to foreign office and embassies to put pressure on Serbia to punish the sex crimes of war.  

One by one the speakers echoed the message of the pain inflicted on the women who were subjected to rape during the war and how they are being wronged again by waiting for justice that is not delivered: Ella Miche, a Croatian-American filmmaker and singer, one of the most influential Croatians in the USA 40 under 40, Vilma Bosanka, Bosnian-American Professor and Researcher, Tommi Michelle, Croatian-American writer and artist etc.

Ambassador William Walker, a well-respected veteran diplomat known for his role during the Yugoslav wars, particularly as Head of the Kosovo Verification Mission between October 1998 and June 1999. Following the Racak massacre and the findings of the forensic experts with regards to the Serbian security forces as perpetrators, Walker said that the FR Yugoslavia government made him persona non grata. He likened the compassion of Tuesday’s rally with the protests organized by Vetevendosja that persisted for decades. Referencing the outcome of the recent elections in Kosovo, Ambassador Walker projected optimism in pressing on with the issue of unpunished crimes of Serbia’s wars.

Marko Kepi, a Republican Candidate in the 2020 race for a seat in the New York Assembly, spoke at the rally for the victims of sexual abuse conducted by the forces of Serbian regime during the Yugoslav wars. Board Members of Vatra and numerous Vatran as well as officials from community organizations and associations participated at the protest. The size of the rally went beyond the area in Midtown Manhattan to around the country and the world through the campaign #RallyforHerJustice as pictures of hundreds were displayed on a portable electronic screen placed across the street right at the entrance of the Consulate General of the Republic of Serbia.

A POWERFUL STATEMENT WENT OUT FROM THE PROTEST: JUSTICE WILL NOT BE DELAYED FOREVER!

Filed Under: Featured Tagged With: Rafaela Prifti-Calls out Serbia's-Protection-of War Rapists

NDEROHET VEPRA E MID’HAT FRASHËRIT NË 70 VJETORIN E VDEKJES

October 29, 2019 by dgreca

-Në veprimtarinë e përkujtimit të 70 vjetorit të Mid’hat Frashërit dhe analizës vjetore të punës të degës së Queensit në New York të drejtuar nga Dr. Skënder Murtezani, mori pjesë edhe kryetari i Vatrës, Dritan Mishto-

– Dr. Murtezani i tha gazetës Dielli se në të ardhmen veprimtaritë kushtuar kolosit të shqiptarizmës Mid’hat Bej Frashërit do të organizohen çdo 5 vjet.

Queens, NY, 26 tetor 2019- Dega e Vatrës në Queens-NY, që drejtohet nga dr. Skënder Murtezani, u mblodh të shtunën në mbrëmje, 26 tetor 2019, në Dauglaston, në auditorin e Immaculate Conception Center. Krahas anëtarëve të kësaj dege mori pjesë edhe kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” Dritan Mishto, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Zef Balaj dhe editori i Diellit.

Takimin e ka hapur kryetari i degës Dr. Skender Murtezani, i cili ka ftuar të pranishmit për t’u ngritë në këmbë dhe për të përcjellë Hymnet Kombëtare. Më pas ai ka ftuar kryetarin e Vatrës, Dritan Mishto, për të mbajtë fjalën përshëndetse. Z. Mishto ka përgëzuar degën dhe kryetarin e saj dr. Murtezani për përpjkjet në vazhdimësi për t’u organizuar dhe prë të zhvilluar aktivitete kombëtare. Kryetari i Vatrës, tha se nderimi që i bëhet Mid’hat Frashërit në 70 vjetorin e vdekjes nga dega e Queensit, nuk është rastësi, për çdo vit kjo degë e ka nderuar veprën dhe jetën e Mid’hat Frashërit me veprimtari përkujtimore, studimore, me seminare e konferenca etj.Kryetari i Vatrës e ka përgëzuar degën edhe për veprimtaritë e tjera dhe shpreson se së shpejti ajo do t’i ketë kryer edhe detyrimet e  anëtarësisë dhe do të përgatitet për Kuvendin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA” që pritet të bëhet pasi degët të kenë shlyer detyrimet e anëtarësisë dhe të kenë analizuar veprimtaritë e tyre.

Dr. Skënder Murtezani ka ftuar editorin e Diellit, Dalip Greca për të mbajtë kumtesën “Mid’hat Frashëri dhe VATRA”.

Editori solli fakte të paekspozuara deri më tani të nxjerra nga rekordet e Vatrës.Sipas editorit marrdhëniet e Vatrës me Mid’hat Frashërin duhen analizuar në tri kohë; ato të vitit 1918; kur M.Frashëri u ftua nga Kuvendi i Korrikut të 1918-ës që të vinte në SHBA dhe të merrte drejtimin e Vatrës, sipas propozimit që vinte nga Nju Jorku prej vatranit Qemal Veseli dhe mbështetjen e vatranit Dhori Tsako e Muke Përmeti,nga degët e Merilandit. Ftesa bëhej me qëllim që Mid’hat Frashëri të pranonte kërkesën e kuvendit të Vatrës për të marrë kryesimin e saj. Mid’hat Frashëri ftohej si intelektual, që i përkiste elitës së kohës dhe si i paanshëm në koloninë shqiptare të Amerikës, duke qenë se nuk kishte pasë kontakte më parë me shqiptarët e Amerikës, ç’ka do të ndikonte në pajtimin mes Partisë Politike të Kristo Dakos dhe Vatrës. Mid’hat Frashëri nuk mundi të vinte për shkak të Luftës, por ai pranoi kredencialet e Vatrës për të vepruar si delegate i saj në Zvicër.

Pikëtakimi i dytë i Vatrës me Mid’hat Frashërin ishte Huaja Kombëtare, që organizoi Vatra për të ndihmuar Qeverinë e Sulejman Delvinës, ndërkohë që Mid’hat Beu ishte i dërguari i posaçëm, i paracaktuar prej Vatrës dhe i miratuar nga Qeveria. Kjo periudhë i takon fillimshtatorit 1920 deri në nëntor 1920, edhe pse Vatra e  vazhdoi fushatën edhe përgjatë vitit 1921.Ky bashkëpunim qe i shkëlqyer…

     Në kumtesën e editorit u sollën detaje se si u organizua fushata, pjesmarrja e Mid’hat Frashërit në mbledhejn e  Komisionit të Vatrës të 8 shtatorit 1920, organizimi i mitingut të 13 shtatorit në Boston, e deri tek darka që u shtrua për nder të dërguarit të posaçëm të qeverisë, duke e përcjellë atë drejt Parisit.

    Koha e tretë e marrdhënieve të Vatrës me Mid’hat bej Frashërin, që i përkasin periudhës të pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ishin të këndshme.Vatra nuk e pranoi rolin e Mid’hat Frashërit në krye të Komitetit Shqipëria e Lirë, ashtu siç nuk kishte pranuar rolin e tij gjatë luftës, duke u vënë në krye të Ballit Kombëtar. Jo vetëm kaq, por e gjithë veprimtaria e tij pas vitit 1926 u vu në pikëpyetja nga Vatra dhe Dielli.Edhe në përcjelljen me rastin vdekjes së papritur në Nju Jork, editori i athershëm i Diellit, Qerim Panariti,ia numëroi të këqiat dhe vdekjen e  quajti si një ndëshkim të Zotit për “tradhëtinë” e Mid’hat Frashërit që turpëroi babanë e tij Abdyl Frashëri, udhëheqësin e Lidhjes së Prizrenit….

Studentja Enejda Karaj, që e mori fjalën më pas, solli të dhëna biografike për Mid’hat Frashërin, duke u ndalur në origjinën e tij, fëmijërinë, rininë. Ishte bir Abdyl Frashërit dhe nip i Naim dhe Sami Frashërit, më pas ajo foli për shkollimin e tij, veprimtarinë në Selanik,si pjestar i Klubit të Selaniku, ku drejtoi edhe gazetën “Liria” , në Manastir, ku ishte bashkëkryetar i Kongresit të Alfabetit, në Vlorë, ku shërbeu pak kohë si Ministër në qeverinë e Ismail Qemalit, ishte i pari minsitër që u dorëhoq për motive patriotike etj…

Studentja Sea Novaku përcolli kumtesën e shkrimtarit Naum Prifti rreth veprimtarisë letrare të Mid’hat Frashërit.Citojmë nga kumtesa: Sikur të hartohej një listë e bibliografëve shqiptarë, jam i sigurt se vendin e parë, dua të them vendin e nderit do ta zinte Mid’hat Bej Frashëri, jo vetëm nga lashtësia e viteve kur e filloi atë veprimtari, por edhe nga cilësia e librave dhe nga sasia jashtëzakonisht e madhe e tyre. Dihet se ai kishte më se 40.000 vëllime të ndryshme në gjuhë të ndryshme. Ky qe pasioni i tij më i madh, të cilin e ndoqi me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij. Bir i një familje intelektuale nga më të shquarat, djali i atdhetarit të dëgjuar të Rilindjes Kombëtare Abdyl Frashëri,i edukuar qysh në vegjëli me frymën e atdhe dashurisë, ai ia kushtoi gjithë jetën lirisë së atdheut dhe përparimit të vendit që të vihej në një radhë me kombet e tjera të Ballkanit dhe Europës. Ai u aktivizua në jetën politike shqiptare qysh në moshë të re, pra qysh në fillim të shekullit XIX kur qe njëzet vjeçar dhe e vazhdoi pa ndërprerje deri në fund të jetës së tij. Qe një nga veprimtarët e parë të Klubit të njohur të Selenikut dhe më pas bëhet nismëtar për botimin e gazetës “Liria” po në Selenik, titull simbolik për gjëndjen e Shqipërisë, në atë kohër kur ende s’e kishim fituar pavarësinë.

Dr. Erion Bardhi u ndal në veprimtarinë diplomatike të Mid’hat Frashërit, ndër të tjera ai tha se: Mid’hat Frashëri ishte nje diplomat i persosur , ai kishte prirje të dëgjonte, të kuptonte, të dashuronte çdo mendim, çdo ide e iniciativë për të mirën e Shqipërisë. Kolosi ynë shpenzoi çdo sekond’ të jetës së tij për Shqiptarinë. Ishte njeri i pajtimit, i dialogut, i mirëkuptimit ndërshqiptar.

Në kumtesën e  tij dr. Skëndër Murtezani u ndal në rëndësinë e Mid’hat Frashërit për prezantimin e pasurisë kulturore dhe qytetare shqiptare ndër shekuj.

Ligjërusi tregoi shkaqet përse Mid’hat Frashëri u hoq mënjanë dhe u mor me librin dhe edukimin.Në fillim të vitit 1925 ashpërsimi i politikës në Shqipëri me siguri se nuk kishte forcë të bëj ndonjë ndryshim gjatë procesit të humbjes së dy të tretave të teritorit vendos që të hiqet mënjanë nga Politika dhe t’i përkushtohet tërsisht librit dhe edukimit të rinisë, tha dr. Murtezani. Me këtë ndryshim Midhati plotëson një zbrazëtirë të madhe dhe të domosdoshme të egzistimit të kombit, edukimi dhe qytetrimit që do të ngrente nivelin e vetëdijes kombëtare dhe harmonisë ndërfetare. Libraria e Lumo Skëndos u bë një vatër kulture, ku mblidhej inteligjencia dhe rinia e kohës.Libraria e tij numëronte më shumë se 40 mijë libra dhe ishte e hapur për publikun.
Mid’hat Frashëri ishte një “Inxhinjer i shkëlqyeshëm i ndërtimit të urave”. Më e bukura urë, që ja dhuroi kulturës Shqiptare ishte ajo që lidh shekujt dhe dokumenton  vazhdimsinë e  qytetrimit shqiptar prej nga Marin Barlettit deri në kohën e tij.  Sa urë e rëndësishme Mid’hati I dha dritë qytetrimit tonë.Me pas ai ka gjurmuar veprimtarine dhe ekspeditat kulturore qe ndermori Mid’hat Frash Veprimtaria e Mithat Frasherit na la aq shume njohuri me vlere enciklopedika dhe tani të gjithë e dimë nga e kishte kete prirje, po na ka nxjer perpara nje det’ të pafund per hulumtime ne te ardhmen. Ai veproi si nje institucion jo si individ.

 Më pas dr. Murtezani bëri një prezantim në Power Point të çasteve kryesore të jetës së Mid’hat Frashërit dhe veprave që ai la. Dr. Murtezani i tha gazetës Dielli se në të ardhmen veprimtaritë kushtuar kolosit të shqiptarizmës Mid’hat Bej Frashërit do të organizohen çdo 5 vjet.

Veprimtaria do të finalizohej me analizën e veprimatrive të degës., ndërkohë që në mbyllje u organizua një darkë-buffet.(Për më shumë do të lexoni në Diellin ne print, me shume fotografi shihni ne Facebook)

Filed Under: Featured Tagged With: Dalip Greca- Vatar Queens- Dr. Skender Murtezani- Mid'hat Frashwri-Dritan Mishto

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 842
  • 843
  • 844
  • 845
  • 846
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHUHET VATRANI KUJTIM FUNICI, VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI
  • Ditëlindja e Skënderbeut, kujtesë, frymëzim dhe thirrje për bashkim
  • Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për çlirimtarët e kombit!
  • Kujtojmë në ditën e lindjes shkrimtarin Vath Koreshi, një zë origjinal i letërsisë dhe kinemasë shqiptare
  • PROF. DR. JUSUF ZEJNELI – REKTOR ME VIZION NDËRKOMBËTAR DHE ARKITEKT I MODERNIZIMIT TË AKADEMISË SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT
  • Përtej së mirës dhe së keqes: Morali si strategji e vetëmbrojtjes
  • “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!
  • PA AMERIKË NUK KA KOSOVË
  • MEMORIALI I “VATRES” DREJTUAR PRESIDENTIT, WILSON DHE ‘ÇËSHTJA E ADRIATIKUT”
  • Ndarja në vilajete e territoreve shqiptare si përpjekje e osmanëve për të penguar vetëdijen e përbashkët kombëtare të shqiptarëve
  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT