• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“BIJTË E SHQIPES” NË PHILADELPHIA E PËRKUJTUAN DHE E NDERUAN GJERGJ KASTRIOT – SKENDERBEUN

January 23, 2023 by s p

Veprimtari përkujtimore me rastin e 555 vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar

Nga dr. Sadik Elshani

Shoqata “Bijtë e shqipes” në mjediset e saj organizoi një veprimtari përkujtimore me rastin e 555 vjetorit të ndarjes fizike nga kjo botë të Kryezotit të Arbërisë, Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot – Skenderbeut (6 maj 1405 – 17 janar 1468). Kjo nuk është hera e parë që shoqata jonë e kujton e nderon këtë figurë më madhështore të kombit tonë. Një veprimtari madhështore është organizuar edhe me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së tij. Por, jo vetëm në përvjetorë të tillë të plotë duhet kujtuar kryetrimi yne – ai duhet të kujtohet në çdo çast, sepse ajo periudhe njezetepesëvjeçare është periudha më e ndritur e historisë së popullit tonë. Është periudha e fitoreve mbi një ushtri më të madhe, më të pajisur e më të fuqishme, siç ishte atëherë ushtria e Perandorisë Otomane. Ishte periudha e diplomacisë intensive, aleancave me fuqitë Perëndimore. Skenderbeu simbolizon bashkimin kombëtar, qëndresën, synimet e popullit tonë për liri e pavarësi. Gjuha shqipe, flamuri Kuq e Zi, Skenderbeu, përbëjnë trekëndshin e barabartë kombëtar, ADN-në e kombit tone.

Referatin kryesor të kësaj veprimtarie, me titull: “Roli jetik i Skenderbeut në historinë tonë”, e mbajti z. llazar Vero, i cili i bëri një përshkrim të hollësishëm figurës shumëdimensionale të Skenderbeut dhe periudhës së tij të lavdishme. Ai theksoi se Skenderbeu nuk ishte vetëm trim e mjeshtër i shpatës, por ai ishte edhe burrështeti guximtar e largpamës, strateg ushtarak gjenial e i pashoq, diplomat i shkëlqyer, duke u bërë mbrojtës i krishtërimit e qytetërimit europian. “Nuk ȅshtȅ e vȅshtirȅ tȅ flasȅsh pȅr kȅtȅ shqiptar tȅ madh, pȅr kȅtȅ gjeneral tȅ shquar, pȅr kȅtȅ figurȅ shumȅplaneshe tȅ historisȅ sonȅ, qȅ nȅ fund tȅ fundit i dha emrin e vet kohȅs qȅ jetoi dhe qȅ kaloi pesȅ shekuj e gjysȅm pa u harruar dhe vjen nȅ ditȅt tona kaq i ri, i fuqishȅm, pȅrsȅri pȅr tȅ na bashkuar dhe pȅr tȅ çuar nȅ vend amanetin e Shqipȅrisȅ zonjȅ dhe tȅ respektuar midis popujve tȅ tjerë të botës” – vazhdoi z. Vero në fjalën e tij. Pastaj ai foli për rolin e figurës së Skenderbeut në ngritjen e ndërgjegjës kombëtare gjatë periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Z. Vero në fjalën e tij u përqendrua  në trashëgimin historike që Skenderbeu ka lënë në kujtesën kolektive të popullit tonë: “Por ajo qȅ ngre mȅ shumȅ peshȅ ȅshtȅ se ai injektoi tek shqiptarȅt njȅ ide tȅ re, idenȅ se bashkimi ȅshtȅ forcȅ, ȅshtȅ mȅnçuri dhe drejtȅsi, ȅshtȅ fitore. Pȅr 25 vite ai thyeu mitin e pathyeshmȅrisȅ sȅ ushtrisȅ otomane dhe rrȅnjosi ne zemrȅn e njerzve tȅ thjeshtȅ besimin dhe dashurinȅ pȅr tokȅn e tȅ parȅve tȅ tyre, dashurinȅ lirinȅ dhe gatishmȅrinȅ pȅr sakrificȅ tȅ bashkȅvendasve tȅ tij.

Pikȅrisht nȅ kȅtȅ pikȅ dua tȅ ndalem paksa mȅ shumȅ, qȅ e permbledhur shkurt po e quajmȅ trashȅgimia historike e Gjergj Kastriot Skȅnderbeut. Ajo ȅshtȅ e trashȅguar nȅ shumȅ rrugȅ dhe menyra, nȅ kujtesȅn e popullit me kȅngȅt dhe tregimet pȅr heroin e madh, nȅ veprat e autorȅve shqiptarȅ dhe mȅ shumȅ tȅ huaj nga e gjithe bota, nȅ skulptura dhe piktura tȅ autorȅve shqiptarȅ dhe tȅ huaj, deri dhe nȅ opera, simfoni, kȅngȅ klasike dhe muze nȅ Shqipȅri dhe jashtȅ saj”. Shumë sheshe, rrugë e institucione në trojet shqiptare dhe në disa vende të botës kanë marrë emrin e Skenderbeut, prandaj edhe ne në Philadelphia duhet të bëjmë përpjekje që të emërojmë një rrugë të Philadelphias dhe t’ia ngremë një përmendore Skenderbeut, e përfundoi fjalën e tij z. Vero.

Ndërsa z. Vlashi Fili kishte përgatitur materialin me titull: “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 – 1468) – disa cilësi dhe vlerësime për të. Në këtë material z. Fili kishte sjellur disa thënie e vlerësime të figurave botërore që i kanë bërë Skenderbeut: shkrimtarë, poetë, gjeneralë, filozofë, etj.  Po japim këtu vetëm disa vlerësime. Është e njohur thënia e iluministit e filozofit francez, Volter, për Skenderbeun si strateg ushtarak: “Sikur perandorët bizantinë të kishin qenë Skenderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”. Kurse historiani i njohur danez me origjinë norvegjeze, Baroni Ludvig Holberg (1684 – 1754) ka shkruar kështu për Skënderbeun: “…Mund të thuhet për këtë burrë se ai ishte heroi më i madh në histori dhe askush as në historin e vjetër dhe as në atë të re, nuk mund të krahasohet me të. Pasi asgjë nuk është më madhështore se sa të shohësh një princ me një grusht njerëzish, të drejtojë luftënkundër dy monarkëve nga të cilët Persia, Egjipti dhe e gjithe Europa u dridhën dhe u tmeruan. Ai shkatëroi plotësisht 20 ushtri të fuqishme. Shumicën e komanndantëve dhe luftëtarëve që e sfiduan atë i vrau me dorën e vet”. Z. fili e lexoi edhe një poezi të tijën kushtuar Skenderbeut, me titull: “Krahu dhe shpata”.

Zoti Sadik Elshani, njëherësh edhe shkruesi i këtyre radhëve, foli për rolin e figurës së Skenderbeut në historinë tonë kombëtare dhe rolin e tij për mbijetesën e kombit tonë dhe u ndal pak më gjatë në festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut në Kosovë, sepse kjo ishte nje ngjarje kyçe ne historinë e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë e pavarësisë: “Edhe zgjimi, ringjallja atdhetare e shqiptarëve të Kosovës lidhet me emrin e Skenderbeut. Ishte pikërisht manifestimi madhështor i shënimit të 500 vjetorit të vdekjes së Skendrbeut në Kosovë që i dha hov lëvizjes për liri e pavarësi. Keto ngjarje po ndodhnin vetëm dy vite pas rënjes së Rankoviqit, ministrit famëkeq të Punëve të Brëndshme të Jugosllavisë. Atë vit mori hov edhe botimi i një vargu të veprave letrare e historike, ndër të tjera: “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut” e Nolit, “Bashkëluftëtarët e Skenderbeut” e Ali Hashorvës. Këto libra dhe shumë të tjera ngjallnin ndjenjat, krenarinë kombëtare që kulmuan me demonstratat e studentëve ne Prishtinë në nëntor të viti 1968. Dhe 40 vite më vonë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur. Të gjitha rrjedhat, ngjarjet historike që kanë ndodhur më vonë, burimin e kanë te ajo periudhë e lavdishme, te bëmat e Skenderbeut. Skendrbeu ishte oksigjeni që e mbajti gjallë frymemarrjen e një populli që po lëngonte nën pushtimin shumëshekullor Otoman, e mbajti gjallë shpirtin, shpresën, ëndrrën e popullit tonë për liri e pavarësi”.

Ne muajin janar kanë lindur edhe disa figura të njohura të historisë e kulturës sonë kombëtare, prandaj z. Elshani e shfrytëzoi rastin që në këtë veprimtari të nderoheshin edhe këto figura me një poezi te tijën, titulluar: “Janari i Shqipërisë”:

Muaji i ftoftë, muaji janar

Burra të mëdhenj i dha kombit shqiptar

Lindi Ismail Qemal e Isa Boletin

Që në Vlorë bënë Shqipërinë

Ngrenë Flamurine Skenderbeut

Shpallën Pavarësinë e Mëmëdheut

Muaj i bekuar edhe në letërsi

Lindi dy pena si flori

Lindi Nol e Kadare

Letërsinë n’qiell e kanë ngre

Vepra e tyre sa e vlerë

Kombit tonë i ben nder

Një ditë janari të historisë

Skenderbeu, Kryezoti i Arbërisë

Kalorësi i përhershëm i lirisë

Me kurorën e lavdisë

Kaloi në botën e përjetësisë

Gjithmonë në zemrat e shqiptarisë!

(Ismail Qemali lindi më 16 janar 1844; Isa Boletini lindi më 15 janar 1864 dhe u vra më 24 janar të vitit 1916; Fan Noli lindi më 6 janar 1882; Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936; Më 17 janar 1468, Skenderbeu u nda nga kjo botë për të kaluar në botën e lavdisë së përjetshme).

Në vazhdim të kësaj veprimtarie u lexuan pjesë të fjalimit të fundit të Skenderbeut para shqiptarëve, botuar nga Aurenc Bepja, si dhe u shfaq një dokumentar në gjuhën angleze për jetën dhe bëmat e Skenderbeut. Si zakonisht, veprimtaria u mbyll me koktejin tonë tradicional: “Bukë e kripë e zemër”. Edhe gjate koktejit vazhdoi biseda për Skenderbeun, kohën e tij dhe kohën e tanishme. Edhe sot shqiptarët duhet t’i drejtojnë sytë kah Skenderbeu dhe Rilindja jonë Kombëtare: bashkim kombëtar, shtet të qëndrueshëm me institucione funksionale demokratike, aleanca të forta Veriore – Atlantike. Nuk ka shembull në historinë e kombeve të tjera (me ndonjë përjashtim të rrallë) që një figurë si Skenderbeu që ka 555 vite që nuk është në këëtë botë e të jetë mjaft i pranishëm edhe sot në jetën tonë të përditshme. Skenderbeu më tepër se një emër, një njeri, është një vizion, është një epokë, është mbijetesa e një kombi. Skenderbeu nuk simbolizon vetëm forcën e muskujve, por edhe mencurinë, zgjarësinë, urtësinë, intelektin.

Lavdi e përjetshme për kryetrimin e shqiptarëvë!

Philadelphia, më 21 janar 2023

Sadik Elshani është anëtar i kryesisë dhe ish-kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes”.

Filed Under: Fejton Tagged With: Sadik Elshani

LA TURQUIE (1910) / SUKSESI I SHFAQJES SHQIPTARE “GOLFO” NË THÉÂTRE DES VARIÉTÉS (KOSTANDINOPOJË) NËN PRANINË E DERVISH BEJ HIMËS DHE FEHIM BEJ ZAVALANIT

January 23, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2023

“La Turquie” ka botuar, të hënën e 7 marsit 1910, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me suksesin e shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) asokohe nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Teatër shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shfaqja shqiptare “Golfo” e së shtunës mbrëma në “Théâtre des Variétés” tërhoqi një turmë të konsiderueshme shqiptarësh; të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, deputetë e fshatarë, myslimanë e të krishterë, të gjithë të vëllazëruar në shpërthimin e entuziazmit më të lartë patriotik.

Këtë e vuri në dukje, në një improvizim brilant, gjatë “entr’acte-it”, Dervish bej Hima, drejtori simpatik i gazetës “Shqipëtari”, i cili renditi përfitimet e panumërta që do të rrjedhin nga ky solidaritet vëllazëror në realizimin e veprës qytetëruese.

Fjalimi i tij u duartrokit për një kohë të gjatë, si ai i bashkatdhetarit të tij që e pasoi, Fehim bej Zavalani, president i klubit shqiptar të Manastirit.

Shfaqja e luajtur nga të rinjtë shqiptarë pati shumë sukses; nuk e prisnim një interpretim kaq të mirë nga këta artistë të improvizuar.

Vallet dhe këngët shqiptare u duartrokitën pa masë.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Feniksi që ringjalli lirinë e Kosovës përmes paqes

January 23, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Qëndrimet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës në prag të shembjes së komunizmit dhe deri në vitet e para të shekullit XXI i përcaktoi në masë të konsiderueshme vizioni historik i Ibrahim Rugovës. Autoriteti moral i Rugovës në politikën e Kosovës në periudhën e 1999-2006 buronte nga udhëheqja e suksesshme që ai i kishte bërë betejës politike paqësore dhe ndërtimit të shtetit paralel gjatë shkatërrimit të autonomisë së Kosovës dhe shtypjes brutale të Drejtave dhe Lirive të Njeriut gjatë periudhës 1989-1999, për të arritur ringjalljen e Kosovës së pavarur. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), Referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992, ishin kredencialet e para të demokracisë liberale të shtetit të Kosovës. Më vonë, si kreu i shtetit gjatë viteve të para të pasluftës 2000-2006, me anë të tentativave intelektuale dhe paqësore ai u përpoq të përvijonte për shtetin e rithemeluar kufijtë e Kosovës dhe respektimin e minoriteteve, pra, si rrjedhim duke ndihmuar diplomacinë botërore të formulonte Pakon Ahtisari që i dha pavarësinë e plotë Kosovës. Ky program parashikonte strukturë kushtetuese që respektonte multikulturalitetin dhe kombësitë e tjera në Kosovë dhe në të njëjtën kohë ndërtimin e një Republike të Kosovës, të pavarur dhe jo domosdoshmërisht të bashkuar me Shqipërinë. Rugova ishte një sovranist i lindur, i cili respektonte identitetin si shumëllojshmëri identitetesh duke mos lejuar asnjë indentitet të mbivendosej mbi të tjerët. Në të njëjtën kohë një nga parimet kryesore të politikës së jashtme të tij në këtë kohë ishte dhe mos përzierja në grindjet e partive politike në Shqipëri , Maqedoni dhe Mal të Zi, por mbështetje e plotë për kauzën kombëtare shqiptare. Gjithësesi edhe në këtë drejtim Rugova e modernizoi patriotizmin shqiptar , duke e kthyer nga një patriotizëm folklorik i shekullit të XIX në një patriotizëm evropian të shekullit të XXI.Në thelb të këtij patriotizmi kushtetues evropian sipas filozofit social Habermas qëndrojnë respektimi i të drejtave dhe liritë e njeriut dhe ndërtimi i një demokracie funksionale. Politika e tij pacifiste nuk u kuptua nga shumica e shqiptarëve por në fakt ajo rezultoi të ishte një sfida morale përballë së cilës, nacionalizmi agresiv serb u zhvlerësua në arenën ndërkombëtare . Misioni i tij politik i përngjau misionit të fundit politik të Pjetër Bogdanit, (që Rugova rizbuloi kulturualisht për shqiptarët në fund të viteve 80′ të shekullit të kaluar), çlirimi i Kosovës nëpërmjet në aleance të ngushtë me Perëndimin. Për Rugovën orientimi perëndimor i Kosovës ishte dhe mbeti e vetmja barkë shpëtimi për lirinë e kombit të vet.

Filed Under: Komente Tagged With: Dorian Koci

Kujtojmë sulmin e dytë të forcave serbe kundër Familjes Jashari, më 22 janar 1998

January 23, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika*/

Qëndresa e Familjes Jashari u bë shembull i qëndresës deri në sakrificën e tyre titanike, duke u shndërruar në themel të lirisë së Kosovës.

Pas disa orë luftimesh, forcat serbe u detyruan të tërhiqen, dhe kjo ishte hera e dytë që ato humbën betejën e 22 janar 1998, kjo familje do behet rrezja e lirisë së Kosovë.

Drenica ishte një nga qendrat e Lëvizjes Kombëtare për çlirim. Në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të shekullit të kaluar, Drenica është dalluar për veprime të guximshme e të rëndësishme kombëtare kundër pushtuesit serb.

Rezistenca për lirinë e Kosovës ndaj forcave fashist serb, ishte prezent në kështjellën e pamposhtur te kryengritjes dhe shqiptarizmit në Drenicën e lavdishëm e kryelartë të burrave dhe grave qe afër nje shekullit nuk i ndalën përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ishin betejat e përleshjet titanike me forcat serbe të familjes së pamposhtur Jashari që në emblemë të UÇK-së e bëjnë ralitet lirinë e Kosovës.

Ne historianet e kujtojmë përherë me shumë mirënjohje aktin heroik të familjes Jashari që ndryshuan historinë tonë kombëtare duke u ber sinonim dhe emblema e lirisë së Kosovës.

Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së, ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare

Lavdi e përjetshme familjes emblematike Jashari!

Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve!

*Autori është anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Lulzim Nika

Nik Mrnaçaj, 33 vjet pas kalimit në amshim

January 23, 2023 by s p

Familja, miqtë, bashkëpunëtorët e komuniteti shqiptar në New York e mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtoi dje me nderim e respekt Nik Marash Mrnaçajn në 33 vjetorin e kalimit në amshim. Veprimtaria patriotike dhe antikomuniste e mërgatës shqiptare të Amerikës në vitet 80-90-të pa dyshim lidhet me emrin e lavdishëm të heroit të demokracisë shqiptare Nik Mrnaçaj i cili bashkë me shumë patriotë e nacionalistë shqiptarë luftuan me çdo mjet e me çdo kusht për shembjen e komunizmit në Shqipëri.

Nik Mrnaçaj mbylli sytë përgjithmonë më 22 janar 1990 teksa tragjikisht humbi jetën ndërsa kthehej nga një demonstratë antikomuniste në Michigan. Ai la pas një shembull të gjallë patriotizmi dhe nacionalizmi duke qenë burim frymëzimi edhe për patriotët e tjerë shqiptarë në përpjekjet për një Shqipëritë lirë e demokratike. Në Kishën Katolike të komunitetit shqiptar Zoja e Shkodrës në New York, nesër do të mbahet meshë e shenjtë përkujtimore kushtuar patriotit antikomunist Nik Mrnaçaj.

Filed Under: Opinion Tagged With: NIK MRNACAJ

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1871
  • 1872
  • 1873
  • 1874
  • 1875
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT