-Ndryshim dhe plotësim i Programit Legjislativ për vitin 2016/
PRISHTINË, 30 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi koncept-dokumentin për diasporën, i cili ofron opsione për zgjidhje praktike lidhur me promovimin e të drejtave politike dhe sociale të diasporës, ruajtjen e identitetit dhe fuqizimin e lidhjeve me diasporën, integrimin e diasporës në shtetet në të cilat jeton dhe përfshirja e diasporës në zhvillimin ekonomik.
Qeveria miratoi edhe dy koncept-dokumente tjera – për bujqësi e zhvillim rural dhe për sigurimet shëndetësore, si dhe dy projektligje.
Fillimisht u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Republikën e Kosovës. Qëllimi i këtij Projektligji është rregullimi i statusit juridik të bashkësive fetare në Republikën e Kosovës dhe Ligjin për Lirinë Fetare në Republikën e Kosovës ta bëjë më të zbatueshëm dhe më funksional në fushëveprimin e tij.
Projektligji i dytë cili ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar është ai për kontrollin e brendshëm të financave publike. Qëllimi i këtij Projektligji është sistemimi i kontrollit të brendshëm financiar, menaxhimin e financave, auditimin e brendshëm dhe harmonizimin e këtyre veprimeve me standardet ndërkombëtare.
Me vendimin e aprovuar në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ për vitin 2016.
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, zhvilloi sot mbledhjen e 110-të, të 42-tën në 2016-tën, në vazhdim të punës në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
Tirane, 26 Shtator/ATSH-Flora Nikolla/.- Dashuria, kujdesi, përkushtimi i Lena Gjonaj Catalic, kishte nisur ne fakt shume kohe me pare qe kur ajo erdhi shumë e re në Nju Jork, dhe në sajë të këmbënguljes , arriti të vazhdonte kurse dhe shkolla deri sa u diplomua në “Administrim Spitalor”. Lena thotë se e thirren qe ishte nder te parat qe do te krijonin nje Klinike per shqiptaret te cilen e quajtën Klinika Illyria , pasi ky emër përfshinte të gjitha trevat ku jetonin shqiptarë dhe e ishte një emër gjithëpërfshirës. Klinika nisi të tërheqë pacientë shqipëfoles por dhe nga treva të Ballkanit si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Madeqedonia, Bosnja . Klinika nisi funksionimin e saj fillimisht për fëmijë dhe në vitin 2006, në sajë të këmbënguljes së Lenës dhe për të rriturrit. Ka qënë kënaqësi për Lenën, që gjatë 20 viteve, ka parë ndryshime të mëdha tek punonjësit e spitalit Jakobi, ku ka kam ndihmuar si, mjeke, infermiere, teknike laboratori, punonjëse sociale, sekretare e këshilltare siguracionesh, etj. Klinika jo vetëm jepte kujdes shëndëtësor, por u bë qënder kulturore e komunitetit shqiptar, ku pacientët e familjet e tyre, merrnin këshilla për probleme të jetës në emigrim, si nga mbushja e formularëve për taksat, aplikime per insuranceat mjekësore, letra reference për të gjetur pune. Sot, të dy djemtë e Lenës , janë të shkolluar e të martuar me fëmijë. Sandri ka një kompani ndertimi, gruaja e tij mbaruar shkollën për Stalin e marketing dhe kanë dy vajza binjake, Sementha e Teffeny. Gjoni, ka rol drejtues në një kompani të madhe Agjensi Immobilare në Nju Jork. Ai është i martuar me Justinën, mësuese dhe kanë tre femijë. Kur doli në pension, djemtë i dhuruan një makinë. Ishte një surprizë shumë e bukur që e emocionoi shumë . Lena Gjonaj Catalic, eshte pjese e librit “Zonjat shqiptare” ne Nju Jork”, promovuar te shtunen e kaluar ne Symphoni Space ne Nju Jork, ne nje mbremje te mrekullueshme , ne prani te Presidenti te Republikes, z. Bujar Nishani .
F.N : A ishte i vështirë fillimi i jetës në NY dhe si e kujtoni ju atë